Wednesday, January 19, 2011

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve (1405-17 janar 1468)

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.
Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.
Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.
Njohja e thellë e jetës, e botëkuptimit, e traditës dhe e luftës së shqiptarëve kundër pushtimit të huaj si dhe e organizimit të shtetit e të ushtrisë osmane, i dhanë mundësi Skënderbeut të ndërtonte me efektivitet të lartë gjithë veprimtarinë e tij si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak i shquar. Ai arriti në përfundimin se, përballë një pushtuesi të fuqishëm, siç ishte Perandoria Osmane, shqiptarët nuk mund të arrinin në fitore, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh, pa një bazë organizative të qëndrueshme, pa bashkërendimin e mjeteve dhe të burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkërendimin e të gjitha veprimeve që zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm e të këtyre me veprimet e ndërmarra në rrafsh ndërkombëtar. Një nga hapat e parë në këtë drejtim qe themelimi, me nismën e nën drejtimin e tij, i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, që përbënte të parin bashkim të gjerë politik të shqiptarëve.
Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve e perspektivën e tyre, Skënderbeu e kuptoi me kohë se nuk mund të mbrohej vendi, të çliroheshin viset e pushtuara dhe të zhdukej përfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qëndruar mbi bazën e Besëlidhjes Shqiptare si aleancë politike vullnetare, karakteristikë që ajo e kishte pasur në fazën e saj fillestare. Prandaj në gjirin e koalicionit të fisnikëve shqiptarë u krye dora-dorës një zhvendosje në raportin e forcave (që karakterizon etapën e dytë të veprimtarisë së Skënderbeut si burrë shteti), dhe që çoi në fund të viteve 50 në krijimin e një pushteti të vetëm shtetëror për të gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bë themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, mbi të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug të viseve të lira, ai u dha mundësi nënshtetasve të tij të zhvillonin një veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si më parë, edhe në këto vite vazhduan të eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithëra e prodhime të tjera.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu u kushtoi vëmendje viseve të pushtuara. U mbajtën kështu të gjalla dhe u forcuan më tej lidhjet me banorët e këtyre viseve, gjë që ndikoi në forcimin e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve dhe në konsolidimin e mëtejshëm të kombit shqiptar, duke i dhënë mundësi të mbijetojë e të zhvillohet më pas në kuadrin e Perandorisë Osmane.
Procesin e bashkimit të shqiptarëve e favorizoi shumë edhe toleranca e lartë fetare e Skënderbeut. Si i krishterë i rritur në ambientin mysliman, ai qëndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkëpunoi ngushtë dhe pa asnjë paragjykim me klerin e riteve të ndryshme dhe dërgoi si ambasadorë të tij në vendet e huaja priftërinj katolikë dhe ortodoksë. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht në procesin e bashkimit të shqiptarëve.
Bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij, shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ai e vlerësoi drejt rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si kusht i nevojshëm për të përballuar agresionin osman. Duke patur të qartë se rrezikut osman mund t'i bëhej ballë me sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kërkoi pjesëmarrjen e tyre në luftën kundër armikut të përbashkët, si dhe përkrahje materiale për luftën e popullit shqiptar.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti është i pandarë nga veprimtaria e tij si udhëheqës ushtarak i talentuar.
Në kushtet e pabarazisë, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Këtë parim, të ndjekur prej tij, e shprehin me vërtetësi edhe fjalët që Barleci ka vënë në gojë të Skënderbeut, se "kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë më të madhe".
Në kushtet e epërsisë së theksuar të ushtrive osmane në luftëtarë e në armatime, Skënderbeu për t'i mposhtur ato i mbante në alarm të përhershëm, i shqetësonte me sulme të vogla e të papritura. U priste rrugët e furnizimit dhe, pasi i kishte futur në kurth, i godiste me sulme të fuqishme e të befasishme dhe i shkatërronte përfundimisht. Skënderbeu zbatoi një strategji të mbrojtjes aktive sipas parimit "mbrohu duke sulmuar". Në betejat e ndryshme ai ndërthuri mjeshtërisht operacione të mëdha taktike-strategjike me tërheqje e sulme, me pusi e befasi të luftës guerile.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.
Skënderbeu gëzonte dashurinë nga bashkëkombësit e vet, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte që habiti botën me fitoret e saj legjendare dhe u bë krenaria për një të kaluar, të cilën donin ta përsërisnin. Këngët që shqiptarët i thurën Skënderbeut, të cilat i këndonin me krenari edhe përpara pushtuesve, gojëdhënat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise të tjera të banuara prej tyre, i dhanë atij tiparet e një luftëtari me forca vigane, të pajisur me trimëri të pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilësitë e një figure që mishëronte aspiratat e një populli të tërë për liri e pavarësi.
Kujtimi i Skënderbeut jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi. Ai pati një shtrirje që kalonte kufijtë e Gadishullit të Ballkanit, kishte një rëndësi evropiane. Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të.

Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit e në përgjithësi të opinionit publik evropian, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin mësime nga përvoja luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj.

Këtu e ka burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe shumëgjuhëshe, që i është kushtuar figurës së këtij Heroi, në të katër anët e botës. Kur vërshimi osman qëndronte si një shpatë mbi Evropën Qendrore, kur në Gadishullin e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për çlirimin kombëtar etj., historianët, shkrimtarët e poetët e përdornin figurën e Heroit shqiptar si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre në luftë për liri.
Dëshmi e përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë popujt e tjerë për Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët e Romës, të Parisit, të Brukselit, të Gjenevës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme, ku janë vendosur monumente e buste të tij ose që mbajnë emrin "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu".

Shqiperia.com

U flet shqip, maqedonasit e Prespës sulmojnë diplomaten

Syhëna Qerimi-Balliu, sekretare në Ambasadën e Maqedonisë në Ankara, është vënë në shënjestër të sulmeve të grupit folklorik të Pustecit-Prespa e Vogël-Shqipëri, për shkak se ajo ka komunikuar me ata në gjuhën shqipe e jo maqedonase, që është konsideruar "fyerje e rëndë diskriminuese dhe poshtëruese".
Sipas mediave në gjuhën maqedonase, sekretarja e Ambasadës së Maqedonisë në Ankara-Turqi, Syhëna Qerimi-Balliu, "paska ofenduar rëndë" pjesëtarët e ansamblit folklorik të Pustecit-Shqipëri, sepse u paska fol shqip!

Ky "ofendim" nuk ka kaluar pa bujë mediatike, duke marrë nismën dhe bekimin nga Tv "Sonce" (Dielli), televizion i maqedonasve në Shqipëri, sipas të cilit për këtë "ofendim', ose siç e quajnë ata "sjellje skandaloze të sekretares së Ambasadës Maqedonase në Ankara", interesim ka shfaqur edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.
Duke iu referuar deklarimeve dhe pohimeve të tyre, Ansambli nga Pusteci-Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes në Festivalin Ballkanik të Folklorit në Izmir të Turqisë, së bashku me 11 vende tjera pjesëmarrëse, janë ankuar se ditën e dytë të Festivalit, kanë filluar "problemet" me Syhëna Qerimi-Balliu.

"Sekretarja e tretë në Ambasadën e Maqedonisë në Turqi, Syhëna Qerimi-Balliu, si përfaqësuese zyrtare e vendit (Maqedonisë) në "Ballkaniadën folklorike" që është mbajtur gjatë muajit dhjetor në Izmir të Turqisë, i është "vërsulur" anëtarëve të grupit folkloristik nga Prespa e Vogël dhe i ka pyetur pse flasin në gjuhën maqedonase dhe luajnë valle maqedonase e jo shqiptare.
Për këtë incident, për të cilin ka informuar televizioni i maqedonasve në Shqipëri "Sonce", janë interesuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Sipas televizionit "Sonce", Syhëna Qerimi-Balliu, me ton të ashpër diskriminues dhe poshtërues iu ka thënë përfaqësuesve të Prespës së Vogël, se ata janë shqiptar e jo maqedonas dhe se vijnë nga Shqipëria për të prezantuar kulturën shqiptare.
Ndaj kësaj paraqitje kanë reaguar ashpër përfaqësuesit e maqedonasve nga Prespa e Vogël. "Ne menjëherë reaguam dhe u drejtuam deri tek ushtruesi i detyrës në Ambasadën e Maqedonisë në Ankara, Jasmin Qahil, i cili ishte shumë fatlum që jemi prezantuar me folklor burimor maqedonas, por ai nuk ishte në dijeni për incidentin. Prandaj kemi informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe presidentin Gjorgji Ivanov. Nuk mundet kryebashkiaku i Izmirit të na presë me të gjitha nderimet, ndërsa përfaqësuesi ynë maqedonas (fjala është për Syhëna Qerimi-Balliu), të na ofendojë për atë pse kemi luajtur valle maqedonase dhe pse kemi folur në gjuhën maqedonase",- ka deklaruar për gazetën ditore në gjuhën maqedonase "Vreme" dhe TV "Alfa" ne Shkup, zëvendës kryetari i komunës së Pustecit, Vasil Sterjov, i cili është edhe drejtor i Televizionit të maqedonasve në Shqipëri "Sonce".

Për rastin në fjalë, siç e quajnë "sjellje skandaloze të sekretares së Ambasadës së Maqedonisë në Ankara, Syhëna Qerimi-Balliu", nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, kanë kërkuar informacione plotësuese nga Ambasadat e RM në Ankara dhe në Tiranë, si dhe nga përfaqësuesit e shoqërisë kulturore artistike, pjesëmarrës në festivalin e Izmirit, duke pas parasysh se ambasadori i RM në Turqi, Goran Taskovski, sapo e ka marrë detyrën dhe nuk ka qenë në rrjedhë të ngjarjeve.
Syhëna Qerimi-Balliu, sekretare e Ambasadës së RM-së në Ankara-Turqi, pasi ka takuar pjesëmarrësit e vendeve ballkanike në festivalin e Izmirit, ka takuar dhe është përshëndetur edhe me grupin nga Shqipëria, natyrisht duke iu drejtuar në gjuhën shqipe, që "ka ofenduar" zotërinjtë nga Shqipëria, pse ajo u flet shqip! Ajo vetëm natyrshëm ka mbrojtur gjuhën shqipe, duke qenë pjesëtare e komunitetit shqiptar në Maqedoni dhe duke komunikuar me shtetas të Shqipërisë.
Vasil Sterjov, zyrtar i pushtetit vendor në Pustec (zëvendës kryetar i komunës) dhe drejtor i Televizionit të maqedonasve në Shqipëri "Sonce", së bashku me grupin folklorik, a kanë udhëtuar drejt Izmirit si përfaqësues të Shqipërisë, e pasaporta shqiptare, apo kanë udhëtuar si përfaqësues të Maqedonisë nga Shqipëria me pasaporta maqedonase? Vasil Sterjov dhe të tjerët, a kanë pas synim pjesëmarrjen në festivalin folklorik apo kanë pas për detyrë kodoshllëkun dhe spiunazhet e shantazhet ndaj kuadrove shqiptare, detyrë që mbase ua ka besuar ndonjë shërbim që mbase edhe u paguan rroga të majme. Komunikimi i Vasil Sterjov me presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov vetvetiu flet se kanë komunikim dhe relacione të afërta, duke anashkaluar të gjitha nivelet e komunikimit të presidentit të një shteti me qytetar-shtetas të një vendi tjetër jashtë protokollit. Së fundmi, autoritetet e shtetit të Maqedonisë, qoftë MPJ, qoftë edhe presidenti Gjorgji Ivanov, kujt duhet ti referohet: zyrtarit të akredituar të Maqedonisë, në rastin konkret Syhëna Qerimi-Balliu, apo kodoshëve e spiunëve të kurdisur nga jashtë-në rastin konkret Vasil Sterjov e të ngjashëm?.

Kush është Syhëna Qerimi-Balliu
Syhëna Qerimi-Balliu, është mbesa e mësuesit të ndjerë gjirokastrit, Myfit Agush Sinojmeri, i cili është vrarë nga dora e zgjatur e UDB-së famëkeqe jugosllave në fshatin Zhitoshe, të komunës së Dollnenit-Maqedoni, më 14 shkurt 1954, vetëm e vetëm pse ka qenë mësues i shkollës shqipe dhe ka arsimuar popullin shqiptar! Për punën e misionin e tij fisnik, Myfit Sinojmeri është nderuar nga President i Shqipërisë, me Urdhrin "Naim Frashëri i Klasit të Parë" dhe nga Ministria e Arsimit të RM-së me Mirënjohje, për kontributin e tij në arsimin shqip në Maqedoni.

Shekulli

O prindër të mirë, përse bëheni fëmijë të këqinj?!

Një vajzë 12 vjeçare, në klasë të 6-të, nga komuna Luftinjë e Tepelenës, u gjet e vrarë, e vetvarur me litar në qafë, në kasollen e bagëtive, dje rreth orës 17:40.
Ajo kishte marrë këtë vendim fatal, pasi ishte ndjerë e dëshpëruar në një ngarkesë të papërballueshme psikologjike, nga rezultatet e dobëta që kishte arritur në mësime gjatë simestrit të parë.

Nuk më dhemb se ajo vajzë e gjorë e donte aq shumë shkollën dhe mësimet, por sepse donte atë që në shkollë nuk do t'a mësonte kurrë.

Ajo ndërroi jetë, në një akt fatal, nga ndjesia e përgjegjësisë, e fajit, nga ndjesia e korrektësisë, e ndëshkimit...

Ndjesi, që njerëzve që ajo la gjallë në këtë jetë, u mungojnë.

Ajo shkoi, pa e ditur se bota që la pas ishte shumë më e papërgjegjshme, hiç më pak e pafajshme, shumë më shumë e ndyrë.
Aq e ndyrë sa gjen forcë për të të gjykuar, për të të tallur, pa e kuptuar se vdekja jote, është vdekja e saj.

O prindër të mirë, përse bëheni fëmijë të këqinj?!
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Dalin përgjimet e reja, Prifti regjistron Fazlliç, kaseta në dorë të Berishës

Kur Ilir Meta përfundoi emisionin “Opinion” kur kishte kaluar mesnata e të enjtes duke u gdhirë e premte, nuk kishte asnjë qëllim të largohej nga detyra e tij e zv.kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë. Por çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit deri në orën 10.00 të paradites së djeshme kur ai u paraqit te kryeministri për t’i dorëzuar dorëheqjen?
Ka dy palë zërash për këtë fakt: nga opozita thuhet nën zë se ishte Sali Berisha që i ka kërkuar dorëheqjen, por dje, si në orën 12.30 kur Meta doli në konferencë për shtyp, ashtu edhe në orën 14.00 kur Berisha doli në konferencë për shtyp, të dy funksionarët deklaruan se kjo ishte një dorëheqje e parevokueshme e Ilir Metës dhe mandej edhe zëvendësimi nga strukturat e LSI ishte i detyrueshëm.

Kaseta 1: Prifti përgjon Fazlliç
Në orët e para të mëngjezit, telefonatat e shumta që u bënë nga të gjitha palët, konfirmuan se ekzistojnë edhe kaseta të tjera të regjistruara, por këtë radhë, jo vetëm nga Prifti, por edhe regjistrime nga Meta. Lufta e kasetave dhe brendia e tyre tashmë është bërë një “luftë” brenda llojit.
Dritan Prifti në “Top Story” të enjten deklaroi se ka kaseta të tjera të përgjuara mes tij dhe Metës. Ilir Meta te “Opinion” deklaroi se nëse i ka duhet t’i nxjerrë. Sipas burimeve afër ish-ministrit Prifti, bëhet fjalë për një regjistrim të realizuar në tetorin e vitit të kaluar, por këtë radhë jo në Shqipëri, por në Vjenë. Pas shkarkimit nga detyra në shtator, Dritan Prifti ka qenë në Vjenë. Aty është takuar me Damir Fazlliç, i cili është një personazh i njohur tashmë në Shqipëri si mik i kryeministrit Sali Berisha. Fazlliç ka shkuar në takim me Priftin, duke i thënë se ka qenë i dërguar në këtë takim nga kryeministri Sali Berisha. Që në tetor, të gjitha palët kanë qenë në dijeni të kasetës së parë, por ajo që nuk dinte Damir Fazlliç është se po me të njëjtën mënyrë që Prifti regjistroi Metën, po ashtu po regjistronte edhe Damir Fazlliçin.
Ky i fundit i ka folur në emër të kryeministrit ish ministrit Prifti. I ka kërkuar garanci Priftit që të mos ndryshojë qëndrim, të mos bëjë asnjë veprim, të mos largohet nga maxhoranca edhe për shkak të numrave dhe se gjithçka do të zgjidhej shumë shpejt. Por, ndërkohë që Fazlliç i shprehte gjithë këto mendime të kryeministrit, Prifti heshtte, duke mos dhënë asnjë premtim. Ndërkohë i është kërkuar të mos bënte gjë me kasetën e parë, atë që tashmë është transmetuar në “Fiks Fare” dhe për të cilën të gjitha palët kishin dijeni.
Dritan Prifti, i pyetur nga Gazeta Shqiptare për vërtetësinë dhe përmbajtjen e një kasete të re, deklaroi “no comment”.

Kaseta 2: Përgjimi 2 Meta-Prifti
Këtë radhë, bëhet fjalë për një takim mes ish.zv.kryeministrit Ilir Meta, dhe ish ministrit Dritan Prifti, në restorant Piazza, kohë pas shkarkimit të Priftit. Përmbajtjen e kësaj kasete, pak a shumë Ilir Meta e deklaroi edhe në emisionin “Opinion” të së enjtes, për ofertën që Prifti i kishte bërë atij në emër të Edi Ramës. Prifti ka përmendur në këtë takim një ofertë të Edi Ramës, Gramoz Ruçit e Tom Doshit, për kreun e LSI. Ky i fundit, duhet të rrëzonte Berishën nga qeveria, dhe pas kësaj, oferta të ishte që Ilir Meta të bëhej kryeministër, dhe Dritan Prifti sërish ministër. Sipas asaj që është biseduar, Prifti ka shprehur shumë dyshime dhe për Berishën madje, mendohet të ketë deklaruar, sipas asaj që flitet, se Berisha do ta shesë shumë shpejt Ilir Metën.
Meta nuk e ka pranuar këtë skemë të Priftit, ndërsa ky ka thënë se do të bëhet ministër brenda 3 muajve. Meta i ka thënë se për tre muaj nuk e bën dot ministër, dhe se Prifti do të duhet të punojë me strukturat e partisë derisa të mbarojnë të paktën zgjedhjet vendore të majit 2011. Edhe kjo nuk është pranuar nga Prifti. Ai ka kërcënuar për publikimin e kasetës së parë nëse nuk bëhej një gjë e tillë, gjë që ka çuar në prishjen e atij takimi. Ashtu sikurse e konfirmoi Meta publikisht, vetëm një javë para publikimit të kasetës në Fiks Fare, Dritan Prifti, i ka bërë një telefonatë Ilir Metës, dhe ky i fundit nuk ka pranuar të flasë me ish ministrin. Kjo kasetë, me këtë brendi pak a shumë, është sot në duart e kryeministrit Berisha.
Fazlliç në mbledhje qeveritare mbi sigurinë kombëtare !!!
Enigma

Nuk dihet nëse pas dorëheqjes së Metës ndonjë nga këto kaseta, të të dy palëve, që janë në dispozicion si të Ramës ashtu edhe të Berishës, do të bëhen publike nga aktorët përgjegjës, apo do të shfrytëzohen para fushatës zgjedhore. Ajo që bëhet e qartë, është se Prifti ka deklaruar se kasetat e regjistruara ekzistojnë. Ashtu sikurse, të dy palët, nuk marrin përsipër të komentojnë nëse materialet janë këto që përfliten poshtë e përpjetë në ambientet e politikës.

Ajo që është e qartë, është se frika e publikimit të këtyre kasetave, tashmë ka tronditur qeverinë dhe gjithë politikën.


G. Shqiptares

Friday, January 14, 2011

Video-skandali, Ilir Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare

Zv. Kryeministri, njëherësh Ministër I Ekonomisë, Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta jep dorëheqjen e parevokueshme në të dyja postet e tij në qeveri.
Në një konferencë për shtyp Meta bëri publik vendimin duke e quajtur një vendim personal.



"Jap dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Ekonomisë dhe si zëvendëskryeministër. Dorëheqjen ia kam komunikuar kryeministrit Berisha dhe pas këtij momenti jam në dispozicion të prokurorisë për hetim"-tha Meta





Sipas Metës, Shqipëria nuk mund të merret peng nga krimi i organizuar dhe monstra si Dritan Prifti, për të cilin u shpreh se ka një të kaluar kriminale.


Dorëheqja e ministrit Meta vjen 3 ditë pas publikimit të video-skandalit nga 'Fiks Fare'.

Shekulli

Prifti: Ilir Meta është njeri i rrezikshëm, në zyrën e tij hyjnë e dalin kriminelë që kanë bërë qindra vite burg

Ish ministri i Ekonomisë: Për pak ditë do të nxjerr një video tjetër shumë më të rëndë
Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, pas publikimit të kasetës së skandalit “Meta”, ka hedhur dje akuzat më tronditës ndaj Ilir Metës, ku e nxjerr zëvendëskryeministrin si njeriun më të rrezikshëm dhe më të inkriminuar në Shqipëri dhe Ballkan.
Pasi  pranoi publikisht se ai është autori i regjistrimit të bisedës, Prifti theksoi se Meta i kishte kërkuar 500 mijë marka borxh në vitin 2001 për të blerë KPD e PS, me qëllim për të rrëzuar Nanon. Më tej, Prifti publikoi një sërë aferash për Metën, që nga 2001 e deri në 2010.

Sipas Priftit, Ilir Meta në kohën kur ishte konflikti brenda Partisë Socialiste me ish-kryeministrin Fatos Nano i kishte kërkuar 500 mijë marka gjermane. “Më tha më duhen 500 mijë marka për të blerë disa anëtarë të KPD-së së Partisë Socialiste. I thashë ku ti marr unë? Më tha gjeji ku të duash, merri borxh”, theksoi Prifti.
Ai theksoi gjithashtu se në kohën ku po përmbytej Shkodra, Meta shkoi në Çeki për të bërë një tjetër aferë me CEZ. Ish ministri i Ekonomisë tha gjithashtu se Meta është një person tepër i rrezikshëm, pasi zyra e tij është e mbushur plot me kriminelë që kanë bërë burg dhe që kanë vrarë njerëz.

-  Ju keni qenë për shumë orë në prokurori dhe i jeni përgjigjur pyetjeve?
Mora njoftim nga Prokuroria e Tiranës që ditën e djeshme ku mu kërkua të paraqitesha si dëshmitar për videon që u shfaq në Fiks Fare dhe shpreha gatishmërinë që të shkoja dhe të tregoja çdo gjë që di në lidhje me të. Kam depozituar sot kasetën, videon, të shkarkuar nga origjinali, dhe pastaj për 3-4 orë kam dhënë përgjigje, pyetjeve të prokurorisë për pjesë të ndryshme të kësaj video dhe marrëdhënieve të mia me metën apo personat e tjerë të përmendur në këtë video.

- Përfshirë dhe Berishën?
Për të gjithë, pa tjetër.

- Deklarata e Ilir Metës? Me z. Tom Doshi ç`lidhje keni?
Ky është një nga karakteristikat kryesore të një njeriu mafioz që mbrohet duke goditur, përmend zotin Doshi që gjatë jetës sime kam ndenjur 3 herë me të. Ma ka prezantuar Meta. Me zotin Doshi kam marrëdhënie sipërfaqësore shoqërore, asnjë marrëdhënie politike dhe Doshi nuk ka asnjë kontroll mbi mua, vetëm se kemi një marrëdhënie të muajve të fundit me njëri-tjetrin. Ilir Meta më akuzoi se kam shkuar tek prehri i Tan Leprit. Unë atë nuk e njoh. Ai ka qenë shoferi i gruas së Ilir Metës. Kjo është strategji e një njeriu të rrezikshëm, mafioz i cili i shmanget të vërtetës dhe sulmon për të larguar vëmendjen nga ajo që ka bërë ai. Nga e vërteta tronditëse e tij. Kam marrë një mesazh nga një diplomat i huaj në Tiranë, më thoshte: Gjëra rrëqethëse. Ai kujton se duke sulmuar ditë tjetër, opinioni publik do të çojë mendjen tek personat që përmend ky zotëria për të mbuluar qelbsillëqet e veta. Toma ka hyrë me votat e veta në parlament. Ai ka marrë një pjesë të madhe në Shkodër se e duan shkodranët, atij Tomës ky i ka privatizuar në 2001 antibiotikë, Profarmën dhe ka bërë paratë që ka. Tom Doshi, Ilir Metës i është gjetur pranë shumë herë në kohë të vështira.

-  Ju i keni bërë presion Metës siç ai ju akuzon?
Nuk e kam çuar ndërmend t’i bëj presion Ilir Metës. Ka qenë detyra ime të dokumentoj presionet mafioze, kërkesat për shkelje ligji, për favore të pandershme që më ka bërë Meta gjatë një viti rresht. Që muajin e parë të detyrës, ai më ka rrahur me kërkesa këtë koncesion të tij, presion i jashtëzakonshëm dhe unë e kam pasur për detyrë para opinionit publik, fëmijëve të mi, të dokumentoj se me çfarë mafiozi kam punuar dhe të pranoj në prokurori ato që kanë ndodhur.

-    Ju e keni regjistruar videon?
Videon e kam regjistruar me ndërgjegje të plotë për të dokumentuar se kush është ky lloj burri. Ai burrë është sot mbase nga njerëzi më të rrezikshëm në Shqipëri, më i korruptuar në Shqipëri. Ka 10-12 vjet që vjedh, abuzon, kërcënon, abuzon, mashtron dhe deri tani ia ka hedhur.

-    Pse i keni qëndruar pranë Metës për kaq kohë?
Nuk është se nuk kam pasur episode të Metës që në vitin 2000. Isha drejtor KESH. 10 ditë u largova në Amerikë. Meta bëri 10 milionë dollarë energji për 10 ditë që unë u largova. U ktheva nga Amerika dhe e kundërshtova dhe kam pasur luftë të ashpër me të. Më ka thirrur në zyrë duke pritur për të shkuar në parlament, më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Na duhet të blejmë anëtarë të KPD të PS. Më tha, më duhen 500 mijë marka. I tash se nuk kisha ku t’i gjeja. Merri borxh më tha. Kam menduar se kanë qenë episode të veçuara që mbase ndodhin nga një papjekuri rinore. Çfarë kam parë këto vite dhe çfarë dëgjoj tani, nuk mundet ta mbaja në arkivin tim këtë video. Nuk mund ta mbaja më.

-    Pse nuk e denoncove videon ato ditë kur ndodhi kjo. Pse e mbajtët kaq gjatë videon?
Kam tentuar disa herë për ta bërë publike dhe gjatë kohës që isha ministër, tentova të bindja kryeministrin të vepronte, pasi kjo ndodhi, kam njoftuar kryeministrin. Me kryeministrin kam pasur marrëdhënie që çdo javë raportoja për çka ndodhte. Ai është në dijeni të çdo kërcënimi që më ka bërë Meta mua. Më vjen mirë që ai e ka pranuar se unë i kam dhënë një kopje të videos, por ai nuk pranoi ta shihte.

- Keni koment për kryeministrin Berisha?
Nuk e kam më. Pas këtij deklarimi sot (dje) të kryeministrit më vjen keq. Shoh që ai duhet të ketë më shumë anë me Ilir Metën se sa kam menduar unë. Duhet të jetë i lidhur në mënyrë të sëmurë me Metën. I lidhur për gjëra jo të mira. Nuk mundte, ai kryeministër që fluturoi për pak minuta Ylli Pangon, që nuk ka peshën e kësaj që ka dalë, se i ndodhi diçka në banesën e vet që i shkoi me dëshirë, ai kryeministër duhet të jetë në hall tepër të madh për këtë deklaratë që ka bërë. Ndjej zhgënjim, nuk e prisja që zoti Berisha të fliste para drejtësisë. Nuk e prisja që ai të merrte anë. Ai me këtë i drejtohet drejtësisë. Ti thua se është e trukuar, se kështu them unë. Është e rrezikshme. Më vjen mirë që e pranoi se i kam çuar kasetën.

-    Kur ia keni ofruar Berishës kasetën?
Në kohën e duhur që kishte mundësi për të reaguar në kohën e duhur. Me këtë që ka bërë sot ka rënë miti i atij njeriu si njeri i pastër. Deri dje ka dal me duar të pastra, por unë tashmë e them me shumë keqardhje, po filloj të kujtoj dhe episode të tjerë në marrëdhëniet tona që më bëjnë të dyshoj.

- Cilat janë?
E kam informuar për kontrabandën e naftës Virgjinia, që bëhej në Shqipëri, që mbrohej nga doganat, policia, tatimet. Që mbrohej nga policia ai nuk reagoi edhe pse përmenda badigardin e tij, që sot është zv/drejtor i policisë, ai nuk reagoi. Vetëm për interesa elektorale merr në mbrojte Metën që mund t’i japë shans t’i afrohet ndopak Ramës. Kur isha ministër i kam çuar një raport kontrolli të brendshëm të koncesioneve që janë kontrolluar vetëm muajt e verës së vitit 2009. Kur shkova në ministri jam mbytur me ankesa për ish ministrin Genc Ruli. Kontrolli i  brendshëm i ministrisë aty ka gjetur gjëra të tmerrshme, ia çova kryeministrit e auditit të brendshëm ia dha departamentit të vet antikorrupsion e deri më sot nuk kam dëgjuar asnjë fjalë për të. Vetëm gjatë dy muajve të verës dha 40 koncesione, gjatë mungesës së parlamentit nga pas zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re.

-    Disa prej tyre i ka akuzuar opozita?  
Mund të jenë dhe disa prej tyre, por janë gjëra të reja që si ka parë asnjëherë. Ia dhashë kryeministrit raportin e auditit, ai ia dha departamentit të antikorrupsionit, ata janë marrë por asnjë përfundim. Jam shumë i zhgënjyer prej Berishës.

-    Videoja?
Ia kam thënë Metës dhe atë ditë që më dërgoi me sms i kam thënë po me sms se do të më shkarkosh mua se do të vjedhësh, do të marrësh vendin tim se do të vjedhësh. Ai ka shkuar atje vetëm për të vjedhur.

-    Koncesion dhënë një miku, këtë koncesion Meta nuk e ka bërë?
Nëse do të qëndrojmë këtu po e them se ai këtë nuk e ka bërë sepse unë atij disa herë i kam thënë se këtë  bisedë ia kam regjistruar për ti dhënë vëllezërve Tolaj këtë koncesion. Por është tepër e qartë si kristali kërkesa që ka bërë ai që këtë koncesionin, sot mbaroje sot se ata janë gati për të dhënë lekët. Shumë e qartë, është tepër e qartë. Më vjen mirë që është me sekonda dhe nuk ka asnjë shkëputje. E kanë fituar unë këtë punë e kam studiuar, kjo punë ka mbaruar. Më vjen keq që ka dal emri i një zonje të nderuar, Shpresa Becit është e vërtetë që vajza e saj ka shkuar në Vjenë dhe është e vërtetë atë që deklaroi Meta se këtë punë e mbyll unë deri në fund. E filloi me një kërkesë, për punësim të Tur Handarit që është oficer policie sot që ka qenë shef i madh në armo, Albpetroli  kur ka qenë Meta kryeministër, iku nga puna dhe i ka sot Albetrolit 9 % mijë lek sot është në gjyq si ta merrja unë këtë dhe ta bëjë drejtor të inspektoratit të naftës për Tiranën ose për Durrësin. Ai sot është në policinë e shtetit me atë historik problematik në sektorin e naftës unë nuk mund ta bëja. Ndaj erdhi Meta i inatosur në zyrë për të kërkuar llogari. Episodi tjetër për të anulluar një tender tjetër në Albpetrol. Më thotë anulloje mos e zvarrit. Po të kesh një post politik nuk ka rëndësi as ligji, as morali, as konkurrenca e tregut, unë të jam urdhër  jam kryetari yt zbatoje. Nëse do e doja atë më tepër se fëmijët e mi do e zbatoja. Nuk mund të ndërhyja në një tender të Albetrolit ku ishin ftuar më tepër se 15 kompani, unë kisha 2 muaj që nuk i jepja rrogat Alpetrolit se nuk shitej asnjë litër naftë, Albetroli ishte para shkurtimeve. Si të anuloja tenderin. Për këto qejfmbetje erdhi ajo që erdhi nga pas që u prishën marrëdhëniet dhe që unë u largova.

- Qytetarët e Fierit?
Gjysma e Fierit është pa drita. Ishalla nuk ka gisht Meta që ua ka prerë që të mos shohin emisionin sot (dje).


-   Në Amerikë regjistrimet në pronën tënde nuk ka nevojë të marrësh leje nga askush. Përgjigjen ligjore do e japë prokuroria. Biseda juaj me Metën, komportimi ndaj presioneve të tij me lisën e kërkesave rezistenca e tij duket e pakët ndjehet bashkëfajtor prifti?
Qëndrimi im, doja që Meta të fliste nuk mund ta bëja të dyshonte se isha duke regjistruar. E vërteta është se asnjë nga kërkesat e tij për favorizime të jashtëligjshme unë nuk e kam zbatuar. Jo vetëm këto që janë të përmendura në këtë video, por në asnjë rast asnjë nga kërkesat e paligjshme të tij nuk i kam zbatuar. Kam bindjen e plotë se në atë detyrë jam shërbëtor dhe jo për të shkelur ligjin. Më vjen mirë që meta nuk më kuptoi se po e regjistroja dhe e zbrazi barkun.

-   Shifra 700? Meta e përmendi shifrën 700 si dëm shkaktuar këtij biznesmeni për shkak të zvarritjes?
Mund të sajojë çdo justifikim për 700 mijë euro që ofroi për të dhënë këtë koncesion. 7% dhe 700 mijë euro zotëri mi ofronte mua, sesa ishte pjesa e tij në para nuk e di, ai kishte 20% dhe i kishte vënë në emrin e Fatmir Merkaj, ose në emër të firmës së tij. Është person i mirë, më duket se ka qenë ish shofer i metës, shumë pallate në tiranë, Dhërmi më thonë se janë të Metës por nuk e di. 20% që ka tek kompania e vëllezërve Tolaj është i tij dhe i Ilirit, Ilir Meta e kishte pjesën e tij veç.

-  Prokuroria bëri deklarim për hetimet, deklaroi se hetimet do të vazhdojnë për koncesionet. Mendoni se ky koncesion i pa dhënë do të përfshihet në hetimet?
Ilir Meta ia ka dhënë një bashkimi tjetër kompanie, Kurum dhe kompanisë Doko nga Elbasani, ai ia ka dhënë tenderin të tjerëve.

-   Akuza ndaj këtyre që e kanë marrë?
Nuk kam informacion si e kanë marrë, ka vendosur komisioni apo jo, është bërë pasi kam ikur nga ministria, akuza ime është se meta më ka bërë presion dhe ofertë të paligjshme për t`ia dhënë vëllezërve Tola.

-   Meta tha se nuk ka të drejtë zv/kryeminsiri të ndjekë problemet e miqve të tij?
Ka të drejtë të plotë, por nuk ka të drejtë të kërkojë gjëra të paligjshme,e ka të drejtë dhe e ka bërë këtë rëndom por nuk ka të drejtë të bëjë gjëra të jashtëligjshme.

- Meta përmend kryeministrin dhe prokurorinë në bisedën tuaj. Biseda është e marsit 2010, flitet për prokurorinë, më duket sikur dëgjoj një herë emrin Belegu një herë mbiemrin Stojku? Është zhdukur dhe Eduart Belegu në mars të 2010?
Kam diskutuar në prokurori vetëm për pjesën e zbardhur nga emisioni Fisk Fare, jam i disponueshëm të shkoj sa herë të jetë e nevojshme. Përmendja e kryeministrit kur bisedonin për të zëvendësuar drejtorin e KESH, u përmend Stojku. Meta më kërkonte të emëroja drejtorin aktual të bëjë këtë ndryshim dhe unë i thashë se është mirë të kemi konfirmim nga kryeminsiri, ai më tha se kryeministri është dakord. Një ok për një emërim, drejtor të përgjithshëm të KESH. Kontekstin e prokurorisë nuk e mbaj mend plotësisht mund të ketë qenë për Belegun. Bëhet fjalë për të tjerë, mund të ketë qenë Belegu, ku Meta më thoshte se ki kujdes se prokuroria mund të veprojë. Meta ma ka përmendur mikun tim disa herë, më ka kërkuar disa herë ta largoja nga detyra, mbase m,und të ketë qenë në kontekst me atë. Pjesën e prokurorisë të jem i sinqertë nuk e mbaj mend mirë.

-   Nikoll Lesi ka deklaruar se do të deklarojë emrat e 3 ministrave të korruptuar, keni dijeni për emrat e tyre?
Ilir Meta dhe Genc Ruli, për të tretin nuk dëshiroj të abuzoj.

-   Reagimi i kryeministrit si mendoni se do të ishte nëse prokuroria vërteton autencitetin e kasetës?
Prokuroria ta deklarojë para se të mbyllë hetimet,për 3-4 ditë mund të verifikohet, nëse nuk ka ekspertë të merren ekspertë të huaj. Prokuroria për vërtetësinë e tyre që ka dhënë fiks fare, duhet të jap një deklaratë. Nëse thotë se faktet e Fiks Fare konfirmohen nga versioni origjinal mendoj se qeveria e gjithë duhet të japë dorëheqjen dhe Berisha të vijë në parlament të kërkoj mazhorancë të re. Për Shqipërinë do të ishte mirë të shkonim në zgjedhje të parakohshme. Kjo qeveri nuk jep shumë shpresa siç është ngjizur.

-   Deklaratat e Metës?
E mora vesh që kishin fituar vendimin e apelit, ma thotë ai dhe personi në telefon i them meqë e keni fituar ma dërgoni me protokoll.

- Keni pasur kërcënime të reja?
Kam pasur 2-3 mesazhe që pas videos së fiks fare, sharje, ofendime, jo kërcënime të drejtpërdrejta. Ky mafiozi, më duket kaq komik që flet se e njoh kush është, hiqet komplet si njeri tjetër, ky vazhdon përditë e kërcënon. Nga celulari i tij më kanë ardhur kërcënime, mos i turpëro katër fëmijët e tu. Njësoj si mesazhet e mafies, ka tre muaj që kur ka shkuar atje, ka kthyer përmbys ministrinë, ka kontrolluar çdo firmë timen. Ka marrë policë në administratë, ata kanë vendosur kamera të fshehta dhe thërrasin administratën për ti bërë presion, të gjitha firmat që për një vit mund të kenë pasur marrëdhënie me ministrinë. Ky dhe Agron Kuliçaj, disa nga firmat më kanë thënë. I kërkojnë të shpifin për mua, po kthejnë çdo gjë përmbys për të më bërë kërcënime që ta çojnë në prokurori. Terror.

- Posti i ministrit të Ekonomisë para dhe pas jush është përfshirë nga këto skandale, vetëm pjesa juaj ka mbetur e pa prekur?
Për një vit që kam qenë në detyrë nuk ka pasur akuzë publike, për pasurinë kanë qenë akuzat para se të bëhesha ministër. Pasuria nuk ka pasur lidhje me detyrën. Por ky burri që flet se do vijë një ditë që do të bëhen gjërat transparente, është pjesë e një skenari ogurzi për Shqipërinë. Bashkë me Berishën, Bashën dhe me ndonjë tjetër, kanë bërë plan me çdo mënyrë ti marrin Ramës  bashkinë e Tiranës, ndaj ky dhe Luli rrinë nga mëngjesi deri në darkë bashkë. Në çdo mënyrë, pastaj Meta po të them skenarin që e kam dëgjuar prej tij, me disa njerëz që janë brenda PS dhe jashtë do të marrë fushatë për tu bërë kreu i opozitës. Ai ka skenar, që pasi Rama të humbë bashkinë ti sulet Ramës për të marrë kreun e opozitës. Imagjinoni sa skenar është ogurzi për Shqipërinë. Që këta njerëz të kenë opozitën dhe qeverinë. Në atë kohë nëse kjo do të ndodhë nuk do të jetoj më në Shqipëri. Është një skenar i paparë.

- Bëni deklaratë për një skenar që është thënë nga Meta mbi të ardhmen e opozitës pas marrjes së  bashkisë së Tiranës me ndihmën e Metës?
Skenar i Metës që të rikthehet në drejtim të saj, të marrë PS dhe të drejtojë opozitën shqiptare. Kam informacion tepër të saktë dhe në takimet që ka pasur me Nanon kjo ka qenë pjesa kryesore, sesi ata do të kthehen njëri president dhe tjetri kryetar opozite. Fiksimi i Metës, dhe ndaj ai nga mëngjesi në dark i shërben Bashës, është që Rama të humbë bashkinë e Tiranës që ai ta sulmojë për ta hequr nga kreu. Do i blejë votat nga asambleja në KPD. Në 2001 më ka kërkuar 500 mijë marka gjermane për të blerë votat. Ai është njeriu që shqiptarët vetëm nëpërmjet kësaj video e njohin se kush është në të vërtetë. Asnjë efekt tjetër nga drejtësia, më mjafton që shqiptarëve i kam treguar se kush është ai burrë. Ai këtë skenar e bisedon edhe me njerëzit brenda grupit parlamentar të PS.
- Në video-kasetë keni përmendur një emër, me një numër telefoni, Bekim Halilaj. Personi që ju keni përmendur në videokasetë. Kur është bërë ankandi i parë në Albpetrol a më ka ftuar ndonjëherë në shtëpi dhe ç’më ka thënë për zotin Tom Doshin që më ka mik?
Bekimi ka qenë disa orë dje me Metën. Ka marrë në telefon Doshin dhe i ka thënë: Jam me atë mikun tonë dhe kur do të pimë një kafe. Është mik me Tom Doshin, është prezantuar nga unë. Jemi takuar disa herë në hotel “Rogner” me Bekimin. Nuk e mbaj mend ta kem ftuar në shtëpi mund të ketë ardhur kur kam qenë pa qejf, është miku i Ilir Metës. Fakti që Meta kërkonte t’i jepte atij ankandin e 30 mijë tonë të Albpetrolit, ky ka marrë pjesë në atë ankand. Nuk ka pasur dokumentet në rregull dhe komisioni atje e ka skualifikuar.

- Do i kërkoni shtetit 8 mijë lekët?
Berisha nuk kishte lek t’i jepte shpërblim për fundvitin pensionistëve. Buxheti i shtetit është bosh. Nuk kam nevojë të marr 8 mijë lekëshin.

- A ka Prifti ndonjë hobi si gjuetia apo peshkimi? Keni frikë për sigurinë tuaj personale?
Përafrohet me ish mikun tim Kosta Trebickën që u vra kur shkoi në gjueti. Ai u vra. Për këtë unë nuk kam informacion, as prova. Unë jam i frikësuar për familjen time. Nuk kam absolutisht frikë nga vdekja për veten time, nuk dua t’ia dij fare. Njeriu një herë lind, një herë vdes. Jam i frikësuar për familjen time, brenga e vetme që atyre i kam çuar rrezikun e jetës. Por me mënyrën time përpiqem që t’i mbroj. Ilir Meta është njeri jashtë mase i rrezikshëm. Mjafton të shkosh të marrësh videot, që regjistrohen kush hynë e kush del, për një javë në zyrën e ministrisë së tij, do të kuptosh se njerëzit që hyjnë tek zyra e tij i kanë bërë 100 vjet burg.
- Do përballeni me Metën?
Ilir Meta është një person me intelekt nën mestar. Nuk mund të më afrohet fare mua në këtë kuptim. Ka mbaruar shkollën, është bërë deputet dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë si gjithë shqiptarët. Direkt me politikë është marrë e ka pasur lehtshëm. Meta i është dukur misterioz njerëzve se ka pasur kokëfortësi që ngulte këmbë për diçka dhe e bënte. Vetëm kjo është pjesa e dhunës. Përsa i përket nivelit të intelektit, në çdo lloj konkursi njohurish, të dalë me mua jam i gatshëm të dal nesër përballë tij.

- A ka video të tjera?
Meta ka marrë në punë Astrit Banushin si drejtor të përgjithshëm. Ai rrinte pas derës sime se donte t’i firmosja një pagesë prej 200 milionë lekë për abuzime për gjoja kursim e këmbimit, unë nuk ia  bëra. Më pak se një muaj pas largimit tim, Meta i firmosi 200 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Dhe ky burri, ka rolin e policit dhe e thërret të gjithë stafin dhe i thotë ç’të ka thënë Dritani. Di çdo firmë që ka hedhur ai. Javën e fundit kompania CEZ bëri një mbledhje bordi. Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra ishte e përmbytur për t’i kërkuar CEZ, Kastriot Ismailaj, që t’i jepte një kontratë. Ka dosje për aktivitetit e tij. Do që CEZ t’i japë kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra, 50% i merr ky 50% i shkojnë CEZ. Borxhe janë shumica e institucioneve shtetërore. Ai çdo ditë, çdo firmë që hedhë bënë abuzime. Të shkojë prokuroria për lejet minerale, nuk lejohet të jepet asnjë leje. Ai ka dhënë leje minerale kur ligji nuk e lejon sot. Procesi i privatizimit i bllokuar komplet, ai nuk firmosë asnjë. Në ministrinë e Financave ka 3 muaj që nuk ka çuar asnjë dosje për privatizimi të ri. Ai nuk do të privatizojë Albpetrolin se i duhet për të vijuar tenderat e ankandit.

Po të them për videon. Kam dokumente të tjera që do i publikoj shumë shpejt, brenda disa ditëve.


G. Sot

Thursday, January 13, 2011

Dua

Dua të pij, të dehem,
të trazoj bishën brenda meje
të çaj maskën e saj,
e të dëfrehem.

Dua të ngre një dolli për frikacakët,
një dolli për matrapazët
e me fund, një tjetër për moralistët e padritë.
Pastaj të çohem në këmbë dhe të ulëras:
" H I P O K R I T E"



E ti shikoj njerëzit e gjorë,
në sytë e tyre të vobektë
kur frikën me të cilën ushqehen
t'a përthyejnë në respekt.

E dua të zvarritem si i marrë
mbi të gjorin trotuar
të zhgërryhem nëpër baltë
si një derr krye-qytetar.

Do të përmbys koshin e plehrave,
plehrat e kalbura nga vetmia,
ti pyes një e nga një
në pranojnë miq, nga Italia.

Dua të lahem me rroba
dhe të jetoj lakuriq.
Në jetë mbi të gjitha,
virtytet dua ti kem miq.

Dua të qesh me të madhe kur shkëmbehem,
me kalimtarë të vrenjtur
dua të përshëndes me ironi ata,
që vellon e indiferencës keq mbajnë veshur.

Dua ti rrah (pa u lënë shenja) femrat e mbuluara
që me sy më shohin trupin, jo mendjen
e dua ti shqyej bluzat e shkurtra,
atyre që i ulin ato me dorë,
për të tërhequr vëmendjen.

Dua ti puth duart çdo femre
që ka gatuar të paktën një ëmbëlsirë.
Dua të përqafoj çdo njeri
që ndjen pendesë e mëshirë.

Dua të përqafoj fëmijët
për të madhërishmen pafajsi
kafshët, pemët pa gjethe
e zogjtë e trembur në liri.

Dua të kap pleqtë e rrudhur
e ti akuzoj për tradhëti,
të zgjoj djemtë rinihumbur
dhe ti ftoj për përgjegjësi.

Dua ti kap njerëzit në rrugë
e për leckash ti shkund,
t'ua ndez zemrat e ngrira
e nga gjumi ti tund.

Në mes të dheut të begatë
po vuajmë bukën e gojës
ju shpirtrobër mendjeskllevër
duartrokisni "Kalin e Trojës".

Mjaft me idhuj e perëndi
mjaft me dogma, ideologji
mjaft me militantë, verbëri,
vegla, skllevër e varfëri.

Dua të kap mjekë e infermierë
që sëmundje tregtojnë
dhe të ftoj këtë popull të drobitur
të mësojë ti operojë.

Dua t'u dal përpara gazetarëve
dhe t'i pyes se ç'është një V.I.P,
për inatin e gjithë intelektualëve
dua t'iu flas veçse në shqip.

Dua të kap politikanë,
politucë e pushtetarë,
ti detyroj të puthin, falen para flamurit
që të parët tanë, me gjak kanë larë.

Të luftojmë për drejtësi,
të hetohet kush na ka shkelur
të zbardhen netët nëpër gjyqe
të dënohet kush ka vjedhur.

Kush ka korruptuar, e kush ka sharë
Kush ka vjedhur, kush ka vrarë,
kush na ka shitur e mashtruar
kush u pasurua, kur u varfëruam.

Vetëm kështu do shohim para
ashtu si dua, ashtu si duam,
vetëm kështu do vëmë një tullë
mbi kalanë që keq  rrënuam.

Unë besoj tek ajo energji
që kaq negativisht kemi ngarkuar
unë besoj se mund t'a shndërrojmë
në forcë të madhe, për të ndryshuar.

Një dolli për TY e dua,
një dolli për çdo shqiptar,
një thirrje për dinjitet,
një urim për Bashkim Kombëtar.

Të bëhemi krah-përkrah njëri-tjetrit
në këtë vëllazëri të RE
dhe një ditë mund ti tregojmë botës
pse populli Hyjnor, ishim NE.



Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Trazira në zonën e ish-Bllokut, rojet e LSI rrahin gjimnazistët

Dhjetra qytetarë të mbledhur për të protesuar para selise së Levizjes Socialiste për Integrim rreth ores 12:30, janë përballur me një gjendje të pazakontë.

Simpatizante dhe rojet e LSI, kane dale nga lokalet rreth kesaj partie si dhe nga selia e saj, kane sulmuar grupin e qytetareve duke i goditur ato me grushte dhe shkelma dhe duke i dhene ketij sherri permasa skandaloze.

Shkak për këtë grindje të shëmtuar mendohet të jetë bërë sulmi me vezë ndaj selisë së LSI nga disa të rinj gjimnazistë, pjesë e grupit të protestuesve.
Forcat e rendit ndodhen ne vendngjarje duke shpërndarë protestuesit, ndërkohë që sipas një gazetari të Shekulit në vengjarje, dy prej te rinjve janë marrë nga policia në furgon dhe ndodhen në Komisariatin numër 2.

Shekulli

Anës lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.


Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

Fan Noli

“Të reagojë urgjent Berisha”

Forum/ Flasin për “Shqip” politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile


Publikimi i skandalit të korrupsionit në majën e kupolës së qeverisë shqiptare ka tronditur opinionin publik shqiptar. Në një forum të organizuar menjëherë pas transmetimit të emisionit të mbrëmshëm të “Fiks Fare”, një numër i madh politikanësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile kanë reaguar, duke e cilësuar ngjarjen si një dëshmi e rëndë për qeverinë, por edhe për vendin. Ndërkaq, në një deklaratë të sajën, LSI e konsideron montazh filmimin e transmetuar mbrëmë, duke e komentuar atë si një “përdorje e Priftit për llogari të Edi Ramës”. Ndërkaq politikanë të djathtë dhe të majtë kërkojnë largimin e Metës dhe reagimin e shpejtë të Berishës.

Deklarata

LSI: Montazh i neveritshëm i Edi Ramës“Është përdorur sërish Dritan Prifti, këtë radhë në një shfaqje të neveritshme, realizuar përmes një montazhi të pështirë, ku në rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama përpëlitet në grahmat e fundit, i detyruar ta hedhë vallen sipas vijësjelljes së klaneve kriminale dhe korruptive, që me largimin e tij nga qeveria humbën instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, shfaqje të tilla – pjellë e krimit të organizuar, nuk përbëjnë asnjë shqetësim. Përkundrazi, lufta pa kompromis e deri në qelizën e fundit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarisë mafioze e korruptive mbetet një konstante e pandryshueshme, prioritet gjithnjë i pazëvendësueshëm, nga i cili nuk mund të na largojnë makinacionet dhe montazhet e një çimke të skaduar. Në respekt të shtetit ligjor dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit, LSI e fton çimkën dhe atë që e përdor, e cilindo që disponon fakte dhe prova, t’i drejtohen organit të Prokurorisë, që të zbardhet e vërteta dhe cilido që rezulton i implikuar të vihet përpara drejtësisë”.

Ish-drejtuesi i LSI-së
Sabit Brokaj: Dëshmia e batakut ku ka rënë shoqëriaNë fakt, nga ajo që pamë, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. E them këtë, sepse ne këtë dukuri e kemi hasur edhe më parë, jo nga ecuria e tyre si proces, por nga konkluzionet e veprimeve të qeveritarëve. Kjo karakterizon qeveritë shqiptare prej disa vitesh tanimë. E reja në këtë rast është se një prej ministrave filmon tjetrin dhe e transmeton çështjen në pamje vizive dhe auditive. Tani dëshmohet se deri në ç’batak kemi rënë ne si shoqëri dhe jo vetëm qeveria që është promovuese e të gjitha të këqijave. Në momentin kur edhe një ngjarje si Gërdeci, ku për të fituar para, u vranë 26 njerëz, po mbyllet përfundimisht, pa asnjë reagim nga institucionet e Drejtësisë, natyrisht që është e qartë se rasti në fjalë është një nga të shumtit që karakterizojnë momentin e tanishëm. E përsëris, kjo dëshmon se deri ku kemi rënë ne si shoqëri dhe nuk e kuptoj se çfarë pret më populli për të reaguar rreptësisht ndaj kësaj qeverie, që po del hapur se si vepron. Sa i përket asaj se nëse mund të ketë një reagim politik apo një ndryshim qeverie, unë gjykoj se kjo nuk ka gjasë të ndodhë. Nuk ka ndodhur për krime apo ngjarje të tjera më të rënda.

Nënkryetari i grupit të PS-së

Erjon Braçe: U vërtetuan akuzat tona për korrupsionin

Kjo konfirmon mot a mot atë çfarë kemi thënë ne për sa i përket korrupsionit me koncesionet e hidrocentraleve dhe naftës, çfarë ndodh me “Albpetrolin” etj., në këtë vend. Ky tanimë nuk është problem i opozitës, por është problem i popullit. Natyrisht opozita ka pjesën e saj të detyrimit dhe angazhimit, por kjo çështje, në përmasën që ka marrë, është problem i popullit shqiptar. Ajo çfarë ne pamë, në përmasën e vet, dëshmon sesi veprohet në këtë vend, sesi qeveria operon me interesat e qytetarëve. Ne jemi dyshuar, jemi parë me skepticizëm kur kemi denoncuar rastet e korrupsionit, kjo e gjitha tanimë e fakton vërtetësinë e deklarimeve dhe akuzave tona. Është problem i popullit, e ritheksoj, sepse nevojitet një pastrim gjeneral, i plotë. Për një parandjenjë rastësore, unë kam propozuar edhe platformën antikorrupsion, e cila parashikon pikërisht nevojën e një politike tjetër, që të instalojë kulturën e ndëshkimit në Shqipëri.


Anëtari i Kryesisë së PD-së
Aleksandër Biberaj: Një qeveri e zhytur në korrupsion
Ky është treguesi më i qartë i korrupsionit të kësaj qeverie. Një qeveri e zhytur në korrupsion totalisht nga i pari te më i fundit. Natyrisht që kjo është vetëm maja e ajsbergut, sepse korrupsioni i kësaj qeverie është i përmasave shumë më të mëdha. Korrupsion i cili do t’i japë Partisë Demokratike një kosto dhe një njollë historike, të cilën nuk e meritojnë demokratët e vërtetë. Si në çdo vend demokratik, duhet të veprojë sistemi i drejtësisë, në mënyrë që bartësit dhe mbrojtësit e korrupsionit të përfundojnë përpara drejtësisë. Ndryshe demokracia shqiptare është në një rrezik të jashtëzakonshëm. Ngritja e korrupsionit në sistem dhe çimentimi i këtij sistemi korruptiv dëmton rëndë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Dhe dëmton interesin e brezave të ardhshëm. Në çdo vend tjetër demokratik, Kryeministri me qeverinë do të jepnin dorëheqje, nuk do t’i njihnin vetes imunitete dhe do të përgjigjeshin përpara sistemit të drejtësisë për shkeljen e ligjit dhe përpara zgjedhësve për mashtrimin dhe keqpërdorimin me votën e tyre.

Analisti
Artan Lame: Filipi na ka sfiduar të gjithëveËshtë dorashka e radhës e sfidës që Filipi na hedh të gjithëve. Në radhë të parë është një sfidë që i bëhet Prokurorisë, për të provuar veten edhe një herë tjetër nëse mund të çojë në fund një çështje. Veç kësaj është një sfidë edhe ndaj së gjithë shoqërisë shqiptare se deri ku mund të durojë.

Drejtuesi i opozitës
Spartak Ngjela: Berisha ka vetëm dy zgjidhjeJanë një grup banditësh, të cilët tani nuk kanë më mbulesë. Pyetja është ç’do ndodhë? E para, ose Berisha do të japë dorëheqjen, sepse ka marrë pushtetin me vota të vjedhura dhe tani kuptohet përse, ose do të vendosë terror. Këto janë dy arsyet. E treta është kjo, shqiptarët duhet t’i japin fund kësaj valle vdekjeje. Opozita do të përgjigjet shumë fort.

Kreu i PDK-së
Nard Ndoka: Mazhoranca, e ngjizur nga korrupsioniNormalisht një mazhorancë e tillë, që është ngjizur mbi vjedhjen e votave, mbi pazaret politike këtë përfundim do të kishte. Tani shikohet qartë kapja e Berishës nga korrupsioni dhe nga pamundësia e tij për të bërë lëvizje politike, pasi ky është edhe fundi i tij përfundimtar. Unë jam i bindur se Berisha nuk do distancohet nga korrupsioni dhe do të vijojë me lojërat e tij të çimkave dhe me demagogji të tilla, për shkak se një pjesë e mirë e zyrtarëve të tij, duke përfshirë edhe atë vetë, janë të zhytur në afera korruptive.

Drejtuesi i opozitës
Erjon Veliaj: Meta të largohet nga posti që mbanSë pari ndiej neveri. Vetë pamja e një burri trashaluq që shfleton bllokun e pazareve me gishtat me pështymë, si një kambist i rëndomtë tufat me para, më erdhi për të vjellë. E sigurisht, s'mund të mos më kujtohej ajo fushatë ku bashkë me shumë të rinj denoncuam dy vite përpara këtë bandë vulgare. Në pak minuta, pamë zv.kryeministrin që pshurri mbi të gjithë shtetin shqiptar, administratën, ARMO-N, Hec-et, kryegjyqtaren e lartë, në pak kohë na demonstroi që “kish folur me Berishën” e kjo mjaftonte për të zhvatur në 7 sekonda 700 mijë euro. Sot Meta duhet të largohet përfundimisht nga politika, nëse duam të japim një fije shprese për këtë vend. Kujtoni Ivo Sanaderin, e kuptoni pse Kroacia është më europiane sot. Natyrisht, Berisha s'mund të reagojë, se ndryshe do ta kishte bërë për katër minuta siç hoqi Pangon për reçipetat. Berisha është ortak, se po të mos ishte s'do kish pritur kaq gjatë.
Më e rënda, Berisha sot është impotent, nuk mund të trembë më as kënd, as Metën, as të vetët, në gjoja luftën për korrupsion. Dje ra kjo qeveri, dhe u provua ajo që themi se kjo nuk është një qeveri e shqiptarëve, vodhi votat për të vjedhur më pas shqiptarët. Ndaj i gjithë populli duhet organizuar që këta njerëz të mos prekin më zyrë shteti me këmbë.

G. Shqip