Monday, January 30, 2012

Me apo pa kamera...

Ironia më therrëse që mund të kishte ngjarë në këtë 100 vjetor pavarësie.

 Sapo Gjykata e Lartë ka shpallur I. Metën të pafajshëm, duke rrëzuar poshtë rregjistrimin filmik si provë, shpenzohen 3 milion euro për të survejuar me kamera të gjitha kryqëzimet e kryeqytetit.

 Nga ta dinë qytetarët e shkretë, që policia nuk mund të bëjë me ato filmime, montazhe alla "Prifti Production"?!
Shkroi: Stop Injorancës !

Drejtësia vdiq

Shqipërinë e zaptuan disa zagarë e i vunë zjarr,
 shqiptar, mos rri po duku shqiptar...

 Rinia socialiste reagoi nëpërmjet këtij kortezhi simbolik, po shoqëria civile, intelektualët, të rinjtë, studentët, shoqatat e ndryshme patriotike...?

 Vetëm rinisë socialiste iu dhimbs drejtësia në këtë vend?

Revolucioni shqiptar

Xhemi Xhelilaj - DeMotivational në Shqip

Pa koment


Mesia e përrallave horror

Stop Injorancës
Tani nuk keni pse t'iu tregoni të vegjëlve, nipërve apo mbesave tuaja, të njëjtat përralla me shtriga, ujqër të tërbuar, dragonj gjakpirës, kuçedra e cikllopë...

 Personazhi më i ri mistik që të var tek palmat, quhet Mesila...

 (Foto Ze IsLo)

Zgjimi i mendjes

Stop Injorancës
Unë mendoj se Zgjimi i Mendjes kalon nëpër disa faza, përndryshe nuk mund të quhet i tillë. Fazat janë:

 - 1. Problem.
 - 2. Nuk e shoh problemin.
 - 3. Problemi fillon më prek mua personalisht.
 - 4. E shoh problemin, por nuk e kuptoj.
 - 5. Filloj informohem, por informohem keq.
 - 6. Mendoj se po e bëj detyren time si qytetar.
 - 7. Zhgënjehem.
 - 8. Humbas dëshirën për të ndryshuar gjërat.
 - 9. Problemi është akoma aty dhe vazhdon të më dëmtojë.
 -10.Filloj informohem siç duhet.
 -11.Kuptoj që vetëm s'mund të bëj dot gjë.
 -12.Filloj të informoj të tjerët.
 -13.E marr vetë situatën në dorë.
 -14.Kuptoj që nëse dua të ndryshoj gjërat, atëherë s'duhet të delegoj askënd që të marrë vendime për mua.
 -15.Filloj të bëhem nevrik.
 -16.Nuk e pranoj më situatën.
 -17.Kuptoj që s'kam asgjë për të humbur.
 -18.S'kam më frikë as nga vdekja.
 -19.ZGJOHEM.
 -20.REVOLUCION.
 -21.LIRI.

 90% e shqiptareve janë akoma tek faza e 4-t dhe 9.9%  tek faza 8-të.


 Ermal Patushi - E DI SHQIPERIA /Lo Sai Albania!

3 rrugë rinore

Me ligjërimin e prostitucionit intelektual, që kreu Berisha - Meta, përfiton së fundmi edhe çifti Rama - Nano.

 Rinisë në këtë situatë i kanë mbetur vetëm 3 rrugë:

 a). Të shtrëngojë dhëmbët fort për të kafshuar këtë plakë të ligë që ka privatizuar shtetin shqiptar e   të ardhmen e tij.
 b). Të shtrëngojë të pasmet fort e të marrë rrugën e shtegtimit.
 c). Të shtrëngojë fort jastëkun dhe të vazhdojë gjumin e saj letargjik.


Shkroi: Stop Injorancës

Kur vlon Vlona, tronditet e gjithë Shqipëria.



 Çfarë duhet të kuptojmë nga Vlora, e cila së fundmi ka përjetuar edhe një sulm tjetër terrorist me tritol ndaj forcave të policisë?


 Pas disa vjedhjeve me armë të bankave, pas hedhjes në erë të makinës së Gjykatësit Konomi, të hedhjes në erë të makinave të disa prej biznesmenëve më të fuqishëm, të hedhjes në erë të makinës së kryetarit të Bashkisë para disa ditësh e së fundmi edhe hedhjen në erë të makinës së një efektivi policie, duhet kuptuar qartë se kryesisht në Vlorë krimi po lufton hapur shtetin në dy kampe.

 - Njëri kamp dhe më i rrezikshmi, është ai i zyrtarëve që kanë veshur rrobat e kanë zënë karriget shtetërore.

 - Kampi tjetër, është ai që e lufton shtetin, duke e trajtuar si bandë rivale.


 E jap këtë alarm për t'iu kujtuar se Vlora, që edhe emrin prej vlimit, historikisht ka qenë vatra e ndryshimeve drastike për shqiptarët, duke nisur qoftë prej shpalljes së pavarësisë e në tragjedi njerëzore si mars 97-a që përmbysi shtetin, si 9 janar 2004 që rrëzoi qeverinë e asaj kohe.

 Historia kur nuk mësohet, përsëritet. Fari i Vlonës ka kohë që ka ndezur dritën e tij.

Shkroi: Stop Injorancës

Në kërkim të kujt!!!



 Dje u shfaq në televizionin e Top Channel-it një prodhim po i këtij kanali, një serial i vetëquajtur fiksion, me regji të Gjergj Xhuvanit me titull "Në kërkim të kujt!!!"

 Duke u nisur pikërisht nga titulli edhe pse pashë vetëm njërën prej këtyre 5 serive, besoj se e kuptova qartësisht fabulën e këtij filmi, ku marrin pjesë aktorë të mëdhenj të kategorisë së Ndriçim Xhepës, Reshat Arbanës, Luiza Xhuvanit, Niko Kangjerit dhe të tjerë.

 Titulli "Në kërkim të kujt!!!", nënkupton se regjizori i shquar Gj. Xhuvani, nuk ka kuptuar ende se çfarë teleshikuesish kërkon, apo se cilin realitet po trajton.

 Nuk është hera e parë dhe sigurisht që nuk do jetë as edhe e fundit, ku filma prodhim shqiptar, i kalojnë pranë realitetit shqiptar, po vetëm për pak milimetra, nuk e takojnë dot fare.

 Si fillim doja të trajtoja shqipen letrare që përcillet në dialogjet mes personazheve.
 E shtirë, e pajetë me asnjë pikë takimi me fjalorin e sotëm popullor. Po ashtu si banaliteti i përdor prej atyre nxënësve në film, shumë i rëndomtë për të qenë banal.

 Duke kaluar më pas tek ngjarjet e prekura, ku mjeku shikonte përmes syrit të pacientit, trurin e tij.

 A nuk e di Zoti regjisor realitetin e mjeksisë sonë, ku në Lushnjë para pak javësh një burrë vdiq i shtypur nga treni, 5 minuta larg spitalit pasi ambulanca erdhi pas 1 ore.
 Ku një grua e re shtatëzëna në Korçë vdiq si pasojë e ndërhyrjes së mjekut në efekt alkooli.
 Në cilin realitet e marrin frymëzimin këta regjizorë?
 Në kërkim të kujt audience i realizojnë këto filma?


 Pa folur pastaj për vjedhjen e asaj fotos në tabelën e nxënësve të dalluar të shkollës dhe me një drejtor që vjen në shkollë që në orën 7-të të mëngjesit, që ndjen mungesën e fotos dhe menjëherë lajmëron edhe policinë.

 Drejtori nuk dihet se cilën ditë shkon të vizitojë shkollën e tij, nxënësit nëpër shkolla kryejnë marrëdhënie seksuale nëpër banjo e pinë hashash në mes të orëve dhe kurrë një polic apo një drejtor nuk e ka kapur apo ngritur si shqetësim.

 Bindja ime ka qenë se një film duhet të bazohet mbi një realitet dhe të godasë anët negative të tij, për të dhënë në fund me anë të fabulës një moral, por filma të tillë, bëjnë mirë të titullohen të gjithë "Në kërkim të kujt!!!"

 Shkroi: Stop Injorancës!

Thursday, January 19, 2012

Debati pro e kundra abortit...

Mendoj se debati pro apo kundra abortit është tërësisht i pavendtë, për aq kohë sa në të marrin pjesë vetëm fëmijët e paabortuar. Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2