Le të marrim si shembull pikërisht fjalën thesar, për të treguar madhështinë e kësaj gjuhe.
Sipas etimologëve, fjala thesar vjen prej greqishtes "thesauros" (thesavros), që në latinisht bën "thesaurum", në frengjishten e shek. të XIII-të "trésor", në anglisht "treasure", italisht "tesoro", në portugezçe "tesouro" e në shqip "thesar" dhe nënkupton "store, treasure, treasure house", pra vendmbajtjen e thesarit.
Asnjë gjuhë, sot e mot, veç shqipes nuk e ka përdorur apo e përdor fjalën "thes", por përdorin fjalë si çanta, gr. "τσάντα", lat. "sacculum", ang. "bag apo sack", ita. "borsa", fre. "sac", port. "saco", spa. "bolsa", gjer. "Tasche", sue "väska" etj, etj.
Ka gjetur një thes me ar, është një shprehje shumë e përdorur shqiptare, në përralla apo tregime të moçme, ç'ka na mjafton ne për të kuptuar shumë.
Sipas etimologjisë zyrtare, fjala "thesauros" vjen prej rrënjës "tithenai" që nënkupton të fusësh apo të vendosësh. A bind ky shpjegim ndokënd prej jush?
Si mundet "tithenai" të bëhet "thes" dhe nuk qenka e mundur që fjala "thes" e shqipes të jetë rrënja e parë e kësaj fjale?
Mos të harrojmë që edhe vetë fjala "arkë" e shqipes, nuk do të thotë asgjë tjetër veçse "ar+ka", pra ajo që ka ar.
Përse ka heshtur Akademia Shqiptare, nuk ka ditur apo nuk është lejuar të flasë?
Çfarë përfundimi nxjerr një e dhënë e tillë, veç faktit se ishte shqipja ajo që krijoi shkrimin grek të lashtë apo atë latin?
Sami Frashëri
Gjuha shqipe është më e vjetër se gjuha e vjetër greke dhe ajo latine, prandaj edhe populli shqiptar është më i vjetri " (f.24 S.F.)
Këtë pohim e nxirrte nga studimi i rrënjëve të gjuhës shqipe me ato të gjuhës së vjetër greke, latine,sllave, gjermane dhe gjuhëve të vjetra europiane si dhe gjuhës persiane, zende dhe sanskrite.
E kaluara duhej manipuluar ngaqë, sikundër thotë Orwell, kush sundon të shkuarën, sundon të ardhmen; kush sundon të sotmen, sundon të shkuarën.
Ne shqiptarëve sot, na takon të rinisim studimet, pikërisht aty ku i kanë ndërprenë rilindasit shqiptarë. Ky nuk është as romantizëm e as patriotizëm, por një hedhje dritë mbi të vërtetën. Mbi atë të vërtetë që bën çdo njeri të lirë.
Shkroi: Stop Injorancës