Tuesday, March 20, 2012

Kriminaliteti në Shqipëri

Krimnaliteti i renditur sipas qyteteve shqiptare.

Përmeti, qyteti më i qetë.
Berati, më i trazuari

Vjedhjet po terrorizojnë Shqipërinë

Krimi që dëmton dhe prek më shumë shqiptarët është vjedhja.

Shifrat e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se 40.63 për qind e krimeve që ndodhin në vend janë vjedhje. E përkthyer në shifra konkrete rezulton se vitin që kaloi kanë ndodhur 13 314 vjedhje, ose më shumë se 36 vjedhje në ditë. Por për këtë numër gjigant vjedhjesh, prokuroria ka hetuar vetëm 3409 persona dhe në gjykatë kanë përfunduar vetëm 2644 të pandehur.


Krimet me sfond seksual

Në total gjatë vitit 2011 në Shqipëri kanë ndodhur 49 krime seksuale, ku pjesa më e madhe janë krime homoseksuale me të mitur. Ndërkohë vepra e dytë më e përhapur e kësaj kategorie është kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë e pasuar nga kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me adoleshentë të moshës 14-18 vjeç.
- Shekulli
Qytetet me aktivitet më të lartë kriminal:
Tirana
Durrësi
Elbasani
Vlora
Shkodra
Korça
Berati
Lezha ...e në fund Përmeti, qyteti i paqes dhe i trëndafilave.


Llozha e Madhe Shqiptare ka arritur më në fund kushtet për të marrë njohjen dhe miratimin ndërkombëtar

E ka vendosur Komisioni i Rinjohjeve Ndërkombëtare gjatë Konferencës së Mjeshtrave të Mëdhenj në Amerikën Veriore. Orienti i Madh i Italisë gjithmonë në anën e vëllezërve të Shqipërisë.

Vetëm pak vite më parë dukej si një ëndërr: Ngritja e shtyllave në Tokën e Shqiponjave, ndërsa sot ai është një realitet, në zemër të Vëllazërisë Universale.

Gjatë punimeve të Konferencës së Mjeshtrave të Mëdhenj të Amerikës së Veriut, që u mbajt në Atalanta, në kryeqytetin e shtetit të Gjeorgjisë (USA), u ngrit Komisioni i çmimeve ndërkombëtare, i cili ka detyrën e verifikimit të plotësimit të kërkesave themelore të Llozhës së Madhe ndërkombëtare vëllazërore.

Mjeshtri i Madh i Orientit të Madh të Italisë, Gustavo Rafi, ka ilustruar dhe argumentuar para kërkesës së Komisionit për njohjen e Llozhës së madhe të Shqipërisë, të përbërë dhe shenjtëruar prej Orientit të Madh të Italisë Tetor 14, 2011.
Këtë mëngjes, Komisioni publikoi raportin e tij, duke deklaruar se Llozha e Madhe shqiptare i plotëson të gjitha kërkesat për të marrë njohjen ndërkombëtare.

Vëllezërit e Orientit të Madh të Italisë - Palazzo Giustiniani, me dashuri vëllazërore përqafon Mjeshtrin e Madh të Shqipërisë, Elton CACI dhe të gjithë vëllezërit shqiptarë të bindjes.

Tani edhe më shumë së bashku, për të mirën e njerëzimit, një shenjë e ndërtuesve të botës së lirë.

Burimi: http://www.grandeoriente.it/index.php?option=com_content&view=article&id=2480%3Aatlanta-21-febbraio-2012-la-gran-loggia-di-albania-ha-i-requisiti-per-poter-ottenere-i-riconoscimenti-internazionali&catid=27%3Aeventi-e-news&Itemid=12

P.s Orienti, nënkupton lindjen, si koncept gjeografik.

Edhe sikur ta marrim të mirëqenë faktin se kjo llozhë masonike shqiptare, do ndikojë, pozitivisht apo negativisht qoftë, në realitetin shqiptar dhe për të ardhmen tonë të përbashkët, pse brenda sqetullës së tartarukeve italianë?


P.s Si e ndryshon realitetin një organizatë e tillë, e cila nuk ka qasje në politikë dhe në politikën e saj, ka në qendër vetëm paqen?

Në rast se i përket tashmë një llozhe ndërkombëtare, a përfaqëson interesat shqiptare, apo interesat dhe problematikën ndërkombëtare?

Si përzgjidhet hiearkia e tyre? Cili ua ka shkruar "kushtetutën" dhe cilat janë disa prej veprave të tyre, për të justufikuar ekzistencën e tyre si organizatë?

Shkroi dhe përktheu: Stop Injorancës

Shpirti si sinonim i mendjes

Shpirti, rëndomtë trajtohet prej njerëzve si një koncept i ndarë prej mendjes, apo edhe si koncept që shpeshherë edhe bie ndesh me të.
Thonë që në momentin kur lind njeriu, në momentin kur ai vjen në jetë është i pajisur me shpirtin e tij. Shpirt që sipas disa dogmave kryesisht teologjike, nuk vdes kurrë, madje as me vdekjen tonë fizike.

Po le të marrim një shembull për të analizuar të ashtëquajturin shpirt dhe mendjen, lidhjen, ndërvarësinë e tyre. Janë sinonime të të njëjtit koncept, apo realisht identifikojnë 2 koncepte të ndara prej njëra-tjetrës.

Si shembull marrim rastin e fëmijës me prindin.
Të gjithë jemi të njohur me faktin se kujtesa njerëzore zakonisht nuk nis para moshës 2-vjeçare e madje edhe më vonë tek njeriu.
Pra, kujtesa, mendimi, riprodhimi e arsyetimi mendor, lind pas moshës 2-vjeç dhe nëse marrim të mirëqenë faktin se njeriu lind me shpirt, atëherë rrjedhimisht shpirti lind para mendjes njerëzore.
Po nëse një fëmijë të rritur për 2-vjet tek prindërit e tij, lidhje kjo që për analizë po e quajmë "lidhje shpirtërore", e ndajmë nga prindërit dhe e dërgojmë të rritet në një familje tjetër, me prindër biologjikë apo jo, kur ky fëmijë të rritet, do të dojë me shpirt, apo me mendje prindërit e tij?

Pra, ky fëmijë do të dojë prindërit e tij që e rritën 2-vitet e tij të para (vite të cilat nuk i ka fiksuar në kujtesë), apo prindërit me të cilët bashkëjeton dhe i do në bazë të një arsyetimi logjik, në bazë të një marrëdhënieje të vazhdueshme?

Cilët prindër do të dojë ky fëmijë dhe do të ndjejë më afër ky fëmijë?
Ata të lidhjes shpirtërore, apo ata të lidhjes mendore?


Nëse supozojmë se çdokush ka një shpirt, a janë këta shpirtra të barabartë? Apo shpirti i çdokujt prej nesh është i barazvlefshëm me aktivitetin mendor të secilit prej nesh?

A pasurohet shpirti gjatë jetës? Po mendja jonë në raport me të?

Çdokush mund ti përgjigjet në heshtje pyetjeve të mësipërme, por jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë që ajo që quhet shpirt, nuk është asgjë tjetër veçse një krijim letrar, një sinonim i aktivitetit mendor të njeriut.

Shkroi: Stop Injorancës

Piramida e qenieve humane


Përse na duhen mbretërit kur të gjithë jemi njerëz dhe të gjithëve na rrjedh gjak i kuq?

Si është e mundur që një grusht njerëzish si Uindsorët, Rotshildët, Sorosi e të tjerë përbindsha si këta të tërheqin për hunde për një kohë kaq të gjatë mbarë njerëzimin? A do të mundeshin këto monstra t'ua hidhin paq njerëzve pa bashkëpunimin me ta?

Bashkëpunimi mes monstrave si Uindsorët dhe qenieve njerëzore në vepra çnjerëzore është një dëshmi e rëndë kundër vetë njeriut.

Aristokracia dhe pushteti i saj

Me anë të medias si dhe të gjitha mekanizmave të tjerë Aristokracia me në krye Monarkitë e Evropës përpiqet t’u mbushë mendjen njerëzve se ajo nuk ka asnjë pushtet dhe se nuk përzihet me punët e politikës, ekonomisë, financave, me çështjet e luftës, etj. Publikisht, Aristokracia menaxhon vetëm organizma dhe fondazione bamirësie, bërn promovime në fushën e letërsisë dhe të arteve, si dhe të shkencës.
Të gjithë mbretërit dhe mbretëreshat, princat e princeshat e Evropës kanë ngritur fondacionet e tyre. Këtë ata e bëjnë vetëm për të mbuluar natyrën e tyre barbare dhe kriminale, pasi pushtetin në këtë botë plot dhunë, krime, konflikte, luftra, epidemira dhe genocide e kanë vetëm këta mbretër e mbretëresha, këta princër dhe princesha. Ata kanë gisht në të gjitha fatkeqësitë e mëdha që ka kaluar, kalon dhe do të kalojë çdo komb e të çdo shtet.

Pushteti në këtë planet është i trashëgueshëm dhe pushtetin në këtë planet e gëzojnë vetëm një grusht familjesh Monarkish të Evropës të lidhur mes tyre me fije farefisnie. Qeverisja e mbarë popujve është rregullluar në atë mënyrë, që Monarkitë e Evropës të jenë gjithmonë sunduesit realë të mbarë Tokës.
Ç. Xhunga

Kombi dhe historia

Kombësia është një ndër kategoritë kryesore mbi të cilat është organizuar bota jonë sot.

Fjala "Nation", që nënkupton sot "Kombësinë" ka ardhur prej fjalës latine "Natio". Hera e parë kur përdoret ky term është në Bolonjë në shekullin e XIII-të të mesjetës dhe nënkuptonte thjeshtë Universitetet, duke u përdorur për njerëzit që i përkisnin të njëjtit Universitet.

Nga ana tjetër, vetë fjala "latine" ka lindur për herë të parë në shek. e XIII-të.

Koncepti "Nation", si "Identitet Kombëtar" ka lindur vetëm gjatë revolucionit francez të 1789-ës.

Si shpjegohet atëherë, në një botë ku ende nuk kishte lindur koncepti i kombit, pra prej vitit 1789 e poshtë, historia na i trajton ngjarjet historike, perandoritë, perandorët, figurat e ndryshme historike si pronësi të disa kombeve të caktuara (greke, romake, osmane etj, etj)?

Nga ana tjetër, historia trajton shtetet ilire, apo Mbretin e parë të Arbrit dhe të Epirit, në një kohë kur vetë europianët nuk kishin ende sensin e kombësisë.

Shkroi: Stop Injorancës

Rrugaçëria televizive

Mbrëmë, në kanalin televiziv UTV, pjesë e biznesit UFO University , http://www.albanianuniversity.al/ i cili u shndërrua në Albanian University, (pasi voli mirë për disa vite rrjesht studentë shqiptarë me nga 2500-3000 euro në vit), pronësi e një prej Ministrave më të korruptuar të Shqipërisë, në Emisionin "Fakt", drejtuar nga Çim Peka (siç dëshiron të vetquhet Shkëlqimi), plasi një skandal i paprecedentë.

Tema e emisionit ishin deklaratat e Ambasadorëve Amerikanë në Shqipëri, nga Uidhers tek Arvizu.

Përballë njëri-tjetrit ishin të ulur "analistët e pavarur" që prodhojnë idetë përparimtare dhe përcjellin kulturë, majtas Eduart Zaloshnja, Lorenc Vangjeli si dhe përballë tyre "analistët e pavarur" gjithmonë djathtas; Frrok Çupi dhe Artan Hoxha.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen për të ndjekur debatin, ishte metafora "çokollatë" e përdorur prej Frrokut, për ambasadorin Uidhërs.

Si mundet një i vetquajtur intelektual të etiketojë një Ambasador të SHBA-ve, nisur prej ngjyrës së tij dhe kjo, në televizion?

Por kjo ishte veç fillimi.

Fliteshin e përfliteshin ambasadorët amerikanë, sikur të flitej realisht për marka të ndryshme çokollatash, me një frymë shumë të rrezikshme diabetike e diabolike.
Pasi i vetëquajturi debat televiziv u personalizua me akuza të ndërsjellta ndaj dhe prej gojëkulluarit Frrok Çupi, si ithtar i PD-së, ardhur direkt nga posti i gazetarit të "Zërit të Popullit" dhe që arriti kulmin me akuzën e Zaloshnjës që e etiketonin Frrokun si pjesë e sigurimit të shtetit, apo spiun i rëndomtë lagjeje , aty Kryeradaktori i Gazetës Agon, pronësi e F:. Nanos, publikisht i kthehet Zaloshnjës duke e akuzuar se ai kishte hyrë në P. Demokratike vetëm sepse e kishte motrën kurvë.

Në atë çast ndërpritet emisioni mes kërcënimesh dhe Zaloshnja largohet prej debatit.

A thua janë vërtetë këta njerëz, këta analistë, opinionbërës, opinionshitës, elita e mendimit shqiptar?
Çfarë mund të mendosh më pas, po të zbresësh më poshtë dhe të mendosh për atë popullin e thjeshtë që i ndjek nëpërmjet televizorit?

Eshtë e vërtetë që edukata qytetare është trajtuar në programet tona mësimore si lënda më pak e rëndësishme, por këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me mungesë etike dhe injorancë të kulturës së debatit. Këtu kemi të bëjmë me njerëz të cilët paguhen të bëjnë avokatët e djallit, paguhen me vende pune, me favore nga më të ndryshmet.
http://www.ama-news.al/2012/02/shperblehet-dhe-frrok-cupi-berisha-e-ben-drejtor-kulture/
Frroku psh u shpërblye më 16 shkurt 2012-të me vendin e punës Drejtor, i Qendrës Kombëtare të Artit, Institucion i krijuar enkas për shpërblime lakejsh. http://lajme.parajsa.com/Kulture/id_372687/

Këtu kemi të bëjmë me intoksifikim të mendjeve të papregatitura, me qëllime mizore, të cilat përpiqen me çdo kusht të ushqejnë skllavërinë mendore, në emër të skllavopronarëve.

Injorimi dhe qëndrimi larg vëmendjes i këtyre emisioneve pseudointelektuale, është një e drejtë legjitime e çdo qytetari shqiptar.
Këtu mund të ndiqni me video, skandalin: http://www.youtube.com/watch?v=mTWR4p2X6WM&feature=player_embedded

Shkroi: Stop Injorancës

Përhapja e arsimit në Botë - Statistikat e 2011-ës

Harta e mëposhtme, është Harta e Botës, Raport i UNDHP së 2011-tës, e ndarë ndërmjet kriterit të njohjes së "shkrim-këndimit".

Shtetet e shënuara me blu të errët janë shtetet ku mbi 97% e popullsisë së tyre njeh "shkrim e këndim".
Në Europë përjashtim bën vetëm Portugalia, Bosnja si dhe Kosova, të cilat ndodhen pak më poshtë % europiane dhe pikërisht me 90-97%.

Ajo që mund të vini re nga Harta Botërore, është fakti se hemisfera veriore është më e arsimuar sesa hemisfera jugore.

Diçka tjetër që të bën përshtypje është lidhja e pashmangshme e arsimit dhe zhvillimit.
Vendet më të paarsimuara, janë njëkohësisht vendet më të varfra, vendet ku të drejtat e njeriut shkelen më haptazi, vendet me supersticionet më të larta si dhe vendet ku Institucionet fetare janë më të forta dhe përkatësisht: "Amerika e Jugut, Afrika dhe Azia".
Po të vini re me kujdes, përgjithsisht ato vende që kanë qenë de-juro dhe mbeten de-facto koloni të Anglisë apo Francës, kanë mbetur në mjerim...

A është njeriu ai që ndërton shkollën, apo është shkolla ajo që ndërton njeriun? Shkroi: Stop Injorancës

Parashikimi i ëndrrave

Dje po shihja tek Kanali T, një dokumentar nga Nadir Murra, mbi misterin e Endrrave, në ciklin e dokumentarëve ENIGMA.

Ajo teori, të cilën dokumentari e mbështeste fuqimisht, nëpërmjet intervistash me njerëz të shkencave të ndryshme, ishte ideja se ëndrrat kanë një domethënie, kanë një kuptim, japin disa mesazhe, disa kode, të cilat duhet mësojmë ti lexojmë.

Sipas besimeve më të lashta të njeriut madje deri tek Bibla, ëndrrat trajtohen si pika takimi me krijuesin.
Me sa miliard ëndrra shikojmë, sa i lartë është propabiliteti që diçka që e shohim në ëndërr, të na ndodhë realisht?

Sa është numri i ëndrrave të cilat nuk realizohen?
Sa është numri i ëndrrave ku nga dhoma jote del në një pyll dhe aty pas një liqeni të shfaqet tregu i zarzavateve dhe brenda një shoku yt i fëmijërisë që shet armë...
A duhet domosdoshmërisht ti japim ndërgjegje të pandërgjegjshmes?
Fundja ç'kuptim ka të parashikosh të ardhmen, kur ti përsëri nuk do ta ndryshosh dot?

Sepse në rast se e ndryshon, nuk quhet më parashikim.


Sipas opinionit tim, nqs ëndrrat kanë një domethënie, atëherë edhe prapanica i ka të gjitha arsyet të nisë dhe të pretendojë deshifrimin e të gjithë tingujve të saj...


Shkroi: Stop Injorancës

Nga ka ardhur fjala shqip "i/e vogël"?



Sipas historiografisë zyrtare, "vogel", është një fjalë që vjen prej gjermanishtes së lashtë, e cila përkthehet "zog", ndërkohë që vetë fjala "zog" në gjermanisht përkthehet "lëvizur". (Shiko rastësinë "vog" me "zog")

"Vogël" është njëkohësisht fjalë e vjetër anglo-saksone, që prej shekullit të 7-të dhe sipas tyre rrjedh nga fjala "Fugol", që nënkupton gjithashtu "zogun".

Devijimet që kjo fjala ka marrë në anglisht janë: "Gowle, Fowell, Fuggle, Vowell, Fowles, Vowells, Vouls, Fuggles dhe gjermanisht: Vogel, Vogl, Vogil, Vogler, Vogeller, Vogele, Vogelein, Vogelin.

Fjalët e prejardhura prej saj në shqip janë: VOGËLAK, VOGËLI, VOGËLIM, VOGËLIMË, VOGËLINË, VOGËLOHEM, VOGËLOJ, VOGËLOSH, VOGËLUSHE, VOGËLSI, VOGËLSIRË, VOGËLUAR, shumësat , VEGJË, VEGJËLI, VEGJETAL, VEGJËTAR/E, VEGJETARIAN, VEGJETATIV, VEGJOJ, VEGJORE, VEGËL, VEGIM, VEGIMTAR, VEGLËRI, VEGLORE, VEGOJ, VEGSH, VEGSHAR etj...


A mendoni se shqipja e mori realisht këtë fjalë prej gjermanishtes së lashtë dhe krijoi me të dhjetra e dhjetra fjalë e koncepte të reja, e mori gjermanishtja e anglishtja prej shqipes, ishte e njëjta gjuhë e përdorur dikur prej njerëzve, disa njerëz krijuan gjuhët e tjera duke u bazuar tek njëra gjuhë e ndritur, apo këto janë vetëm rastësi mes gjuhësh të ndryshme? Gig, gog, gogël, vigan, big, vig, vog, veg, ...?
Shkroi: Stop Injorancës

Njeriu i Ri socialist vs Njeriu i Ri kapitalist

Shqipëria gjatë 50 viteve të regjimit komunist, luftoi dhe krijoi Njeriun e Ri socialist. Sot, në 2 dekada të rënies së sistemit njëpartiak, në Shqipëri ka lindur dhe po rritet Njeriu i Ri kapitalist.
Le të hedhim një vështrim pas, për të krahasuar këta 2 Njerëzit e Rinj shqiptarë, dje dhe sot.

Njeriu i Ri socialist nuk mundej të abortonte një fëmijë, për asnjë arsye, as pse gjinia e foshnjës ishte femër, as pse foshnja ishte jashtë planifikimit familjar, pasi shteti shqiptar aplikonte politika që të nxiste lindshmërinë.
Njeriu i Ri kapitalist në Shqipëri, kryen me përafërsi(pasi klinikat private nuk raportojnë çdo abort që kryejnë) rreth 10 mijë aborte në vit, ose e thënë ndryshe 1 në 4 shtatëzani.

Njeriu i Ri socialist kishte të siguruar një vend në çerdhe, apo në kopësht për fëmijën e tij.
Njeriu i Ri kapitalist, duhet të korruptojë drejtoreshën e çerdhes për ti siguruar fëmijës së tij, një vend dhe një uturak.

Njeriu i Ri socialist mundej ta linte fëmijën e tij për të luajtur poshtë pallatit, në gjelbërim, pa patur frikë se do ta rrëmbente ndokush, pa patur frikë se do ta shtypte ndonjë makinë, pa patur frikë se do ia drogonin...
Njeriu i Ri kapitalist poshtë pallatit ka vetëm pluhur dhe beton, qindra makina të mpleksura bashkë që nuk pushojnë duke i rënë burive, për të dalë nga parkimi i improvizuar.

Njeriu i Ri socialist arsimin 8-vjeçar e kishte të detyruar dhe familja ndëshkohej fillimisht me gjobë dhe më pas edhe me burg nëse nuk dërgonte fëmijët në shkollë.
Njeriu i Ri kapitalist nuk i jep llogari askujt. Rrugët janë të mbushura me fëmijë që lypin, që shesin fara, gazeta, paketa e gjithçka tjetër, në atë orë në të cilën duhej të ishin të ulur, në bangat shkollore.

Njeriu i Ri socialist, në çdo fshat kishte një shkollë.
Njeriu i Ri kapitalist, në çdo fshat sot ka një kishë a një xhami.

Njeriu i Ri socialist e kishte të ndaluar të lypte.
Njeriu i Ri kapitalist, duke lypur mundet të fitojë edhe më tepër se një inxhinier.

Njeriu i Ri socialist vendin e punës e kishte të garantuar prej shtetit.
Njeriu i Ri kapitalist edhe vendin e punës, është i detyruar ta blejë me para.

Njeriu i Ri socialist të gjithë shërbimin shëndetësor e kishte falas.
Njeriu i Ri kapitalist paguan para edhe tek Spitalet Shtetërore.

Njeriu i Ri socialist shtëpinë e kishte të sigurt prej shtetit.
Njeriu i Ri kapitalist blen një shtëpi, as kur ajo nuk ka hipotekë.

Njeriu i Ri socialist dilte dhe e pastronte ambjentin e përbashkët ku jetonte.
Njeriu i Ri kapitalist i hedh plehrat ku t'ia ketë qejfi dhe askush nuk guxon ti thotë një fjalë.

Njeriu i Ri socialist i linte dyert hapur mes komshinjve.
Njeriu i Ri kapitalist nuk përshëndet dhe nuk njeh as komshiun që ka përballë prej vitesh.

Njeriu i Ri socialist i kalonte pasditet duke parë teatro, koncerte, cirk, duke bërë shëtitje, apo ulur mbi trotuare.
Njeriu i Ri kapitalist, kafeneve, pubeve, xhiro në makina ose në facebook.


Njeriu i Ri Socialist ushqehej dhe konsumonte kryesisht prodhime shqiptare.
Njeriu i Ri Kapitalist investon paratë e tij tek produktet greke, serbe, malazeze, maqedonase, italiane, turke, kineze etj,etj...

Njeriu i Ri Socialist nuk protestonte, nga frika se regjimi do ta vriste.
NJeriu i Ri Kapitalist nuk proteston, sepse regjimi e ktheu frikën e tij në realitet.

Njeriu i Ri Socialist festonte 1 majin, pasi punonte gjatë gjithë vitit.
Njeriu i Ri Kapitalist, feston ende 1 majin, sepse është i papunë...

Njeriu i Ri Socialist nderonte dëshmorët e 5 majit, Çlirimin më 29 nëntor.

Njeriu i Ri Kapitalist ka harruar ç'është 5 maji dhe 29 nëntorin e kanë kthyer në një ditë ndarjeje, mes 28-ës dhe 29-ës.
Njeriu i Ri socialist merrej me art, me sport, me industri, me bujqësi etj.
Njeriu i Ri kapitalist është shterpë, luan kalçeto, mbahet ende gjallë me shitjen e skrapit të këtyre industrive dhe tokat i ka lënë djerrë.

Njeriu i Ri socialist, nuk kishte të drejtë të fliste kundra sistemit.
Njeriu i Ri kapitalist mundet të thotë gjithçka kundra sistemit, por askush nuk ia vë veshin.

Njeriu i Ri socialist gjithçka e kishte shtetërore.
Njeriu i Ri kapitalist, edhe shtetin e ka pronë private.

Kjo listë mund të jetë shumë e gjatë dhe me kahe të ndryshme, pasi sigurisht jo gjithçka ka ndryshuar për keq, prandaj do e lija në dorën tuaj ta plotësonit panoramën, se si dhe sa ka ndryshuar Njeriu i Ri shqiptar.

Shkroi: Stop Injorancës