Sunday, September 30, 2012

Bindju ti Xhemalit që të shpëtosh


Sot në mëngjes herët dëgjova një të trokitur në derë. E hapa dhe shikoj një çift të veshur mirë dhe me buzëqeshje në fytyrë. Burri foli i pari:

“Mirëmëngjes? Unë jam Qazimi, kjo Maria.”

Maria: “Mirëmëngjes! Kemi ardhur të të ftojmë të vish të lëpish bythën e Xhemalit me ne.”

Unë: “Si qe kjo?! Ça flisni mër? Kush osht ky Xhemali, e pse u dashka të vikam me ju për t’i lëpi bythën?!”

Qazimi: “Po nëse i lëpin bythën Xhemalit, Ai të jep 100 milionë lekë, dhe nëse nuk ia lëpin, Ai të zhdëp keq në dru.”

Unë: “Ça thu mër dak? Ka ardh gjo nai mafie në lagje?!”

Qazimi: “Oh jo, përkundrazi, Xhemali është bamirës dhe shumë i pasur. Në fakt Xhemali është ai që ka ndërtuar këtë qytet. Xhemali është pikërisht pronari i këtij qyteti. Ai mund të bëjë çfarë të dojë këtu dhe ajo që Ai do është të të japë ty 100 milionë lekë, por Ai nuk mund ta bëjë këtë n.q.s. ti nuk i lëpin më parë bythën.”

Unë: “Po kjo s’ka kokërr kuptimi, mër ti. E pse...”

Maria: “...Kush je ti që vë në dyshim dhuratën e Xhemalit? A nuk i do ti 100 milionë lekët? A nuk ia vlen t’ia lëpish bythën Xhemalit për 100 milionë lekë?”

Unë: “Ore jeni në vete ju, apo më bojn veshët mu?”

Qazimi: “Po eja pra me ne t’ia lëpijmë së bashku bythën Xhemalit”.

Unë: “Po çne i her? Ia lëpini shpesh bythën Xhemalit kshu?”

Maria: “Ua, po si jo, tërë kohës...”

Unë: “Dhe i keni marrë 100 milionë lekët?”


Qazimi: “Shiko, lekët nuk i merr nëse nuk ikën nga qyteti.”

Unë: “Po mirë pse nuk keni ik ka qyteti, që të merrni lekët?”

Maria: “Po nuk mund të ikësh nga qyteti po s’të dha leje Xhemali, se po ike pa leje, nuk i merr lekët dhe Ai të zhdëp keq në dru.”

Unë: “Po mirë, meqë ra fjala, a njifni ju nanjonin që i ka lëpi bythën Xhemalit, që ka ik nga qyteti dhe që i ka marrë këto 100 milionë lekët?”

Qazimi: “Po ja, nëna ime ia ka lëpirë bythën Xhemalit për vite me radhë. Ajo iku nga qyteti vitin e kaluar dhe besoj se do i ketë marrë lekët.”

Unë: “Beson?! Po pse kshu, nuk keni fol më bashkë, që ta dish sak a i ka marrë lekët a jo?”

Qazimi: “Po sigurisht që s'kemi folur më, Xhemali nuk e lejon një gjë të tillë.”

Unë: “Po pse mendo ti që Xhemali ka me t’i dhon lekët kur ti nuk paske fol kurrë me nonji që supozohet se duhet t’i ketë marrë lekët masi ka ik ka qyteti?”

Maria: “Po shiko, Ai të jep disa lekë në fillim para se të ikësh. Herë të rritet rroga në punë, herë fiton ndonjë llotari, herë gjen lekë në rrugë.”

Unë: “E ça lidhje kanë këto me Xhemalin?”

Qazimi: “Po Xhemali njeh njerëz.”

Unë: “Nigjoni, mu gjithë kjo punë po m'bi erë.”

Qazimi: “Po janë 100 milionë lekë, vërtet ke ndërmend t’i rrezikosh ashtu kot? Dhe kujdes, sepse po nuk ia lëpive bythën Xhemalit, Ai do të të zhdepë keq në dru.”

Unë: “A ma rregulloni i takim sy më sy me kët Xhemalin, që ta sqaroj vetë kët punë...”

Maria: “Askush nuk e sheh Xhemalin, askush nuk i flet Xhemalit.”

Unë: “Ou?! Po si ia lëpini bythën?

Qazimi: “Disa herë i japim një të lëpirë dorës sonë dhe mendojmë për bythën e Tij. Herë të tjera i lëpijmë bythën Thanasit, dhe ky ia përcjell Xhemalit për ne.”

Unë: “Po Thanasi kush o?!”

Maria: “Një miku ynë i mirë. Ai është që na mësoi gjithçka rreth Xhemalit. Ne i hapëm derën dhe e futëm në shtëpinë dhe jetën tonë.”

Unë: “E si nodhi, i besut ashtu ashiqare fjalës së tij se ka i Xhemal, se Xhemali kërko që t’i lëpini bythën dhe se Xhemali do ju shpërblejë për kët pun?”

Qazimi: “Jo, jo. Thanasi ka një letër që e ka marrë nga Xhemali vite më parë dhe aty sqarohet gjithçka me hollësi. Ja një kopje e letrës. Shikoje vetë.

    Nga Tryeza e Thanasit

    1. Lëpi bythën e Xhemalit dhe Ai do të të japë 100 milionë lekë kur të ikësh nga qyteti.
    2. Mos abuzo me pijet alkoolike.
    3. Hyja në dru atyre që nuk janë si ty.
    4. Ha siç duhet.
    5. Xhemali e diktoi vetë këtë listë.
    6. Hëna është prej djathi.
    7. Xhemali ka gjithnjë të drejtë.
    8. Laji duart pasi mbaron punë në nevojtore.
    9. Mos pi alkool.
    10. Sallami shoqërohet vetëm me bukë.
    11. Lëpi bythën e Xhemalit, përndryshe do zhdëpesh keq në dru.

Unë: “Ej, kjo letra paska stemë blloku me emrin e Thanasit.”

Maria: “Po normal, Xhemali nuk kishte letër.”

Unë: “Seç kom i parandjenjë që po ta shof më tej ka me dal që dhe shkrimi osh i Thanasit...”

Qazimi: “Po natyrisht, Xhemali thjesht e diktoi atë.”

Unë: “Po sikur m'thatë shpar që asnjoni s’e shef Xhemalin!...”

Maria: “Tani jo, po vite më parë Ai i shfaqej disa njerëzve të caktuar."

Unë: “D.m.th. ky qeka i bamirs që i shfaqet "njerzve të caktum" dhe ia hy tjetrit m'dru vetëm pse tjetri s’prano me i lëpi bythën?!”

Maria: “Ky është vullneti i Xhemalit dhe Xhemali ka gjithmonë të drejtë”

Unë: “E si e qite kët?”

Maria: “Po pika 7 thotë që Xhemali ka gjithnjë të drejtë. Kaq më mjafton!”

Unë: “Po sikur ta ketë shpik Thanasi tërë kët punë.”

Qazimi: “S’ka mundësi. Pika 5 thotë se Xhemali e diktoi vetë listën. Pastaj dhe pika 2 thotë që të mos abuzojmë me pijet alkoolike, pika 4 thotë të hamë siç duhet dhe pika 8 thotë të lajmë duart pasi dalim nga nevojtorja. Të gjithë e dinë që këto janë gjëra të drejta, kështu që dhe pikat e tjera duhet të jenë të vërteta."

Unë: “Po pika 9, që thotë mos pi alkool, bi ndesh me pikën 2, ene pika 6 thotë që Hona është prej djathi, gjo që osht trapllik kok e kom”.

Qazimi: “Nuk ka kontradiktë mes 9-ës dhe 2-shit, 9-a e sqaron 2-shin. Kurse për sa i përket 6-ës, ti nuk ke qenë ndonjëherë në Hënë, kështu që nuk ke si ta dish a është prej djathi Hëna apo jo.”

Unë: “Po është verifiku tashmë prej shkencëtarëve që Hona është shkëmbore ene kjo s'ka fije dyshimi...”

Maria: “Po ata nuk e dinë nëse shkëmbi ka ardhur nga Toka apo nga hapësira, kështu që ajo mund të jetë prej djathi.”

Unë: “Nigjo, ekspert nuk jom, po kjo teoria se Hona qeka shkëput nga Toka është rrëzu këtu e qyshkuri. Masnej edhe sikur mos ta dinim se nga ka ardh materiali shkëmbor i Honës kjo nuk e bo atë prej djathi!”

Qazimi: “Ha! Sapo e pranove që shkencëtarët bëjnë gabime, por ne e dimë që Xhemali thotë gjithnjë të vërtetën”.

Unë: “Jo re!”

Maria: “Po natyrisht, sepse e thotë tek pika 7."

Unë: “Pra ti po thu që Xhemali ka të drejtë se lista thotë ashtu, dhe lista është në rregull sepse e ka diktu Xhemali, dhe ne e dimë që e ka diktu Xhemali, sepse e thotë lista? Nuk të duket pak si rreth vicioz ky? Si me thon që Xhemali ka të drejtë, sepse ai thotë se ka të drejtë...”

Qazimi: “E shikon që e kuptove! Është kënaqësi kur tjetri më në fund e kupton siç duhet udhën e Xhemalit.”

Unë: “Nigjo, lene fare! Po ajo puna e sallamit si qe, se s'i rashë m'te.”

Maria skuqet në fytyrë.

Qazimi: “Sallami shoqërohet vetëm me bukë, pa asnjë asortiment tjetër. Kështu ka thënë Xhemali. Çdo gjë tjetër është keq.”

Unë: “Po sikur mos t’kem bukë?”

Qazimi: “Po s’pate bukë, s’ka sallam. Sallami pa bukë është keq.”

Unë: “Po me salcë? Gjizë? Majonezë?”

Maria nis të shfaqë interes.

Qazimi: “Ej kujdes gjuhën! Asortimentet e çdo lloji janë keq.”

Unë: “D.m.th. as që bohet fjalë për nai gjellë lakre me copa sallami sipër e nai gotë raki?”

Maria mbulon veshët me duar: “Ç’janë këto që thotë ky. Ua i mbylla veshët la la la la la la la...”.

Qazimi: “Ç’janë këto sende të neveritshme. Vetëm ai që ka marrë udhën e ligë ushqehet me gjëra të tilla...”

Unë: “Pse mër jau. Osh super, unë e boj shpesh ashu.”

Marisë i bie të fikët.

Qazimi kap Marinë: “Sikur ta dinim që ti ishe “nga ata”, nuk do të kishim qëndruar më kot këtu një orë. Kur Xhemali të të zhdepë në dru, aty do të na kesh dhe ne duke numëruar lekët e duke qeshur me ty. Por meqë kam zemrën e madhe unë do t'ia lëpij bythën Xhemalit dhe për ty, që të shpëtosh nga kjo gjëmë që po i bën vetes."

Aty Qazimi dhe Maria u larguan me hap të shpejtë për të përhapur diku tjetër fjalën e Xhemalit e për të thirrur njerëzinë në xhemallëk.


(Përshtatje nga "Kissing Hank's Ass" e Xhejms Haberit.)

Papa Kristo Negovani (1875-1905)

Papa Kristo Negovani
 (1875-1905)


Jetëshkrimi
Papa Kristo Negovani, martiri dhe prinjësi shpirtëror i Shqipërisë për krah të cilit mbas njëzet e katër vjetëve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefën Gjeçovi, lindi në katundin Negovan të Maqedhonisë në vitin 1875. Negovani, katund në rrethet e Florinës, ësht i banuar krejt nga Shqiptarë e thuhet se këta, bashkë me ata të katundit Bellkamen, kanë vajtur atje dyke u çpërngulur nga katundi Plikat i Kolonjës së Korçës njëqind e pesëdhjetë e ca vjet më parë.


Kristua në fshatin e vet mbaroi shkollën fillore greke edhe pastaj për mësime më të lartëra hyri në gjymnas t’Athinës. Mbas tre vjetve u shtërngua t’a lërë shkollën, sepse atin e tij i a vranë kusarët dyke i marrë tërë pasurinë edhe të riut i u desht të kujdesohej për ushqimin e familjes së vet. Më 1890 në Negovan e emëruan si mësonjës të shkollës greke. Në këtë kohë filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarët e Negovanit edhe të Bellkamenit, të rrethuar vetëm nga armiqtë, po kërcënoheshin nga një mijë të zeza, që të humbisnin gjuhën, zakonet dhe të harronin fare Mëmëdheun e tyre të vërtetë: nën rrogozë e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarët e maleve bënte ç’mos për t’i greqizuar këta Shqiptarë të kulluar. Kundrejt këtij rreziku nisni luftën e parë Mësonjësi i ri i shkollës së Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjë valë ideali helenik, rroga e saj nuk e embëlsoi aspak: Kristua vendosi të krijojë n’ato katunde të vetëmuara çerdhen e vërtetë të shqiptarizmës. Dyke u mësuar nxënësvet alfavitën greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi t’u predikojë të rinjvet e bashkëfshatarëve të vet dashurinë për Mëmëdheun e vërtetë: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”, — i thoshtë or’ e çast, kujdo e kudo.

Kristua – mësonjës kishte dije të plotë për zulmën e madhe të stërgjyshërve t’anë, ndoqi këmba-këmbës lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare pas Lidhjes së Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqërisë së Stambollit të vitit 1879 e nga ajo e shoqërisë Drita të Bukureshtit të viti 1881 edhe u familjarizua me udhëheqësit më në zë të lëvizjes shqiptare të asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nën petkun e zí do t’i sillte shërbimet më të mëdha Kombit të vet të robëruar, prandaj, edhe në marrëveshje me mëmëdhetarët e mërgimit, më 1892 mësonjësi i ri shkelmoi dëfrimet e djalërisë dhe u bë prift i katundit dyke u bërë njëkohësisht pararendësi, frymëzonjësi dhe krijonjësi i Kishës së më vonëshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe punës i dha zjarr: në shtëpin e vet hapi një shkollë shqipe të natës:

...O djem, o vashë, vraponi
Nd’ i bekuar mësim!
Gjuhën e Mëmës mësoni
—Me dëshir’ e mallëngjim!
Sepse:Mësimi do t’shpëtonjëtë varfrënë Shqipëri!...

u bënte thirjen Shqiptarëvet kudo e veçanërisht bashkëfshatarëvet të vet. Puna ideale mori rrugën e mbarë: njëqind djem e vajza katundare natë për natë në këthinën e ngushtë të shtëpisë së tij mësonin abecenë shqipe dhe historinë lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Për mësimin e gjuhës shqipe i mungonin të gjitha, por prifti-mësonjës-idealist i plotësonte me shpenzimet e veta edhe or’ e çast shkruante me duart e veta abetaren nepër fletore edhe u çpërndante nxënësvet. Më vonë gjuhën shqipe filloi t’a përdorë dalë ngadalë në kishë: së pari e këndonte shqip vetëm ungjillin, pastaj shtoi lutje të vogla e së fundi meshën e tërë. Kisha dhe shtëpija e tij u bënë çerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin të mëdhenj e të vegjël për të marrë kungatën e shqiptarizmës nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjërata e shumta i nxiste për të ruajtur si syt e ballit gjuhën e zakonet, këngët dhe vallet thjesht shqiptare edhe të bënin theror çdo gjë, sa edhe jetën për të fituar lirinë e vetëm lirinë! E Negovanësit dhe Bellkamenësit u magjepsën aqë fort nga vepra e nga fjale e Atit të Mirë sa që çdo botim, që dilte nepër kolonitë shqiptare, me një herë fluturonte nepër këto vënde me aqë ankth e dashuri sa edhe një abetar vetëm shëtiste me njëzet vetë sa grisej e bëhej lëvere!
Ketë propagandë tërë flakë atdhedashurije Papa Kristua e përhapte edhe ndër zemrat më të strukura shqiptare me anën e libravet të tija që botonte, si edhe me anën e shkrimevet të tjera të shumta që shkruante nepër fletoret dhe nepër të përkohëshmet.
As kërcënimet e Mitropolitit të Kosturit, as ato të komandantit të komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatërresat e parreshtura të atdhemohonjësvet edhe t’anmiqëvet të tjerë nuk e trembën Atin e Bekuar.
Emri i Shenjtorit e i Mësonjësit idealist mori dhenë nepër Shqipëri si prinjës i lirisë, ndërsa u çfaqej si fantomë tmerri armiqëvet. Por atdhemohonjësit edhe armiqt e Kombit nuk lanë dy gurë bashkë gjer sa e vunë në vijë punën e tradhëtisë: Papa Kristo Negovani ishte halë në sy, luftëtari më i rrezikshëm edhe armiku më i math i tyre, prandaj duhej çdukur! Vepra e shëmtuar e trathëtisë nuk vonoi shum: Në natën e errët të 12 Shkurtit të vitit 1905, atëherë kur Shenjtori-Mësonjës çpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen nga shtëpija dhe e shpunë jashtë katundit. Atje u  zhvillua tragjedija më çnjerëzore: Gjakpirësit së pari me sopata e me thika i a copëtuan trupin e pastaj me tehin e përgjakur të sopatës më të rëndë i a çanë kryet në dysh e i a derdhën trutë dyke e përcjellur gjakësin’ e tyre me fjalët therëse:

—Shko tani të bësh propagandë për lirin’ e Shqipërisë e t’a thuash ungjillin shqip!


...Papa Kriston e vranë,
dhe s’ra për ’të një këmbanë!...
Por zemra e përvëluar e Kombit e vajtoi me dënesë:

...E gjithku në Shqipëri,Mbajën e rin ndë zi;Cilido si për një bir,Çë la jetën me pa-hir;Cilido si për një vlla,Çë nga Grekërit u vra;Jo në luftë e jo për ftesë,Po ndë fshehie e me pa-besë;Jo te sheshi i burrëris,Po te prita e kuseris!...
e qau me plot vrer Poeti i math arbëresh Zef Skiroi.
Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mësonjës-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrëke në moshën tridhjetë vjeçare për të zbukuruar e për të kristalizuar për jetë të jetëvet lulen e lirisë Kombtare.
Papa Kristua shum shkrime e vjersha të tija i ka nënshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.


(Kalendari Kombiar, vj. 1904)Përgatiti: Sterjo SpasseSHKRIMTARËT SHQIPTARË, II, Tiranë, 1941.

"Habiten se pse ky popull "idiot" nuk qenkësh i lumtur!"

Gati tre javë më parë, një modele izraelite, gjatë një seance fotografimi, u kafshua nga një gjarpër në gjoks. Fati i mirë i modeles dhe fati i keq i gjarpërit u bënë bashkë në mënyrë të pabesueshme duke prishur radhën dhe rendin në zinxhirin e evolucionit dhe duke ndërruar vendin mes viktimës së parashkruar dhe agresorit natyral: silikoni me të cilin ajo kishte harkuar dhe zmadhuar gjoksin, helmoi gjarprin, i cili ngordhi më pas.



"Të bëhet drejtësia, pa të përmbyset bota", i mësojnë juristët e rinj që në semestrin e parë, të vitit të parë të jurisprudencës. Bota e vogël shqiptare është përmbysur shpesh herë pikërisht sepse ka munguar drejtësia.

Dhe nëse javën që shkoi, një valë arrestesh për kontrabandën e naftës tronditi vendin, çdo qytetar është ndjerë edhe i vjedhur, edhe i grabitur, edhe i tallur. Eshtë ndjerë edhe i helmuar nga tymi mbytës i makinave.
Do të jetë i tallur dhe helmuar nëse e gjithë historia do të shfryhet në ndëshkimin e disa fakirëve që drejtonin autobotët e naftës, do të jenë të tallur e të helmuar të gjithë qytetarët edhe nëse do të ndëshkohen disa nga bosët që shumëfishuan milionat e eurove.
Do të jenë të tallur e të helmuar sa kohë nuk shpjegohet gjithë ky zinxhir krimi që nuk mbyllet me të arrestuarit dhe nuk ndëshkohen të gjitha hallkat e të njëjtit zinxhir.
Si në rastin e Diverolit të fishekëve kinezë, këtij profeti të së keqes që paralajmëronte dikur: gjithçka ka vajtur shumë larg e lart. Kafshët kanë dalë nga kontrolli.

Në fakt, pushteti kontrollohet kafshërisht. Pushteti është fotografia që tentohet të shitet si realitet.
Gjarpri i modeles izraelite që fotografohej me zvarranikun i nguli dhëmbët aty ku është mësuar t´i ngulë sytë njerëzia. Për fatin e tij të keq dhe për fatin e mirë të modeles u vetëhelmua nga silikoni i gjoksit të saj.
Shoqëria shqiptare nuk është gjoks izraeliteje. Edhe pse e kanë mbushur me silikon lumturie dhe i kanë mpirë nervin që e bën të dallojë viktimën nga xhelati, të vërtetën nga gënjeshtra, krimin nga dëmshpërblimi.  
Sepse sot shqiptarët janë "romë" në vendin e tyre dhe vetë romët, trajtohen siç trajtonin hebrenjtë nazistët.
Nazistët kishin bindjen e verbër se për pushtetin ishin në të drejtën të tyre edhe kur vrisnin, edhe kur digjnin, edhe kur shkelnin me zjarr të drejtën elementare të tjetrit për të jetuar.

Kështu, sot në Tiranë, ca jetojnë si patricët romakë në Romë, shumë të tjerë trajtohen si "romë" periferie: i duan shumë në letra, kurse në të vërtetë i vrasin edhe në mes të Bulevardit si në 21 janar.
Aleks Nika, prostestues i 21 janarit, i vrarë në mes të bulevardit!!!
Për hir të pushtetit, në emër të pushtetit, që habitet se pse ky popull "idiot" nuk është i lumtur!

Shekulli

Friday, September 28, 2012

Shën Floriani

Shën Floriani ka qenë një komandant i Perandorisë Romake, që ka vdekur në vitin 304 të erës sonë.
Ai përgjigjej për sigurinë ushtarake në Austrisë veriore të sotme si dhe për shuarjen e zjarreve. Kur Perandoria Romake kërkoi zhdukjen e krishtërimit, ai e kundërshtoi këtë vendim derisa e mbytën në lumin Ens, me një gur të lidhur rreth qafës së tij.

4 maji është dita përkushtuar figurës së tij.

Në nder të Florianit, gjithashtu një qytet ka marrë emrin e tij.
http://en.wikipedia.org/wiki/Sankt_Florian

Emri i tij është trashëguar të paktën tek njëri prej meshkujve të familjeve në Bavari dhe Austri si dhe sot forcat zjarrëfikëse me fjalën Florian nënkuptojnë sinjalin për urgjencë.
http://en.wikipedia.org/wiki/Saint_Florian

Veçse ka një problem. Floriani i mitizuar e mistifikuar prej kishës na ka mbetur pa përkatësi etnike dhe emri i tij sot po nënkupton luftën ndaj zjarrit...

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës !

Zupë shoqëruar me Zup!

Kohë të vështira kemi kaluar!
Uleshim në Pastiçeri dhe porosisnim një ëmbëlsirë Zupë, shoqëruar me një pije Zupë...

Shkroi: Stop Injorancës !

TANGOJA E VDEKJES

Shteti duhet ta luftojë korrupsionin.
Korrupsionin e madh mund ta luftojë vetëm shteti i fuqishëm. Sa më i madh korrupsioni, aq më i fuqishëm duhet të jetë shteti në mënyrë që ta mposhtë korrupsionin.
Në anën tjetër, korrupsioni i madh tashmë është dëshmi që shteti është i dobët. Duke e pasur shtetin të dobët, lulëzon korrupsioni. Duke mbetur shteti i dobët, rritet korrupsioni dhe shteti dobësohet edhe më tej.
Shteti i dobët është toka pjellore për korrupsionin që është plehu artificial për dobësinë e shtetit.
Kësisoj, shteti i dobët dhe korrupsioni duket se janë të mbërthyer në një vorbull marramendëse, në një tango vdekjeprurëse, në fund të së cilës vdes vetëm njëri partner - shteti, për shkak të dobësisë së vet që s'i mbijeton dot.

E, megjithatë, nuk është krejt kështu.

Sepse ka këtu një faktor tjetër shtesë që, në fakt, është themelor. Një faktor që nuk duket sepse është (gjithmonë aty) dhe që befason sepse nënvlerësohet; një faktor që shfaqet si ngjarje për t'u bërë histori dhe gjurmë për t'u bërë ardhmëri.
Është ky faktori popull, faktori vendës e vendimtar që ngrihet dhe largon gjithë ato hedhurina me të cilat ishte mbuluar, faktori që ndërhyn si e vërteta që vetëzbulohet dhe shpalos realitetin për ta ndryshuar atë edhe përgjithmonë, edhe përherë. Ky faktor që ndërhyn në situatën e vetes e ndërpret tangon e vdekjes për t'i dhënë jetë shoqërisë dhe qytetarit, në shërbim të të cilëve vihet shteti i ripërtërirë.
Mirëpo, pse dhe qysh nisi kjo tango e vdekjes?
Si u mashtruam dhe çfarë emri mban ky mashtrim?
Cili është hapi i gabuar që bëri të mos kuptohet nëse po vallëzojmë me nxitim drejt rrëzimit apo kemi marrë në thua sërish drejt rrëzimit?
Pa dyshim që bëhet fjalë për dy proceset themelore: decentralizimin dhe privatizimin.
Këto dy procese e kanë copëtuar e rrudhur shtetin tonë. E kanë bërë atë të pafuqishëm para korrupsionit. Çdo vend kur çlirohet, çdo shtet kur pavarësohet, kalon nëpër një fazë etatiste, nëpër një fazë kur koncentrohet, konsolidohet, përmblidhet, përqendrohet dhe e merr veten. Nëpër një fazë të tubimit e të grumbullimit, të krijimit e të prodhimit. Është kjo faza e shtetndërtimit dhe zhvillimit.
Bënë saktësisht të kundërtën: na shpërqendruan e na shpërndanë, na shkapërderdhën e na atomizuan.
U nda territori e u shkri pasuria. U zhbë uniteti i tokës dhe i institucioneve, u tretën ndërmarrjet dhe mirëqenia.
Më parë se shtet,jemi shumësi komunash. Më parë se ekonomi, jemi shumësi tregtish.

Para se të mblidhen gjërat e sendet, mblidhen njerëzit. Ata bëhen ata që janë - popull. Gjithçka bëhet e mundshme për ta. Vullneti krijon mundësinë. Vullneti realizon mundësinë.

Sepse vullneti është vullnet i popullit.

Shkroi: Albin Kurti

Redaktoi: Stop Injorancës

Shqiptarët dhe sllavët e jugut!

Ju mund të kuptoni fare lehtë kulturën dhe psikologjinë e një populli, prej shprehjeve që ai krijon e mban gjallë në gjirin e vet.

Stop Injorancës !

Bashkërendimi dhe bashkëpunimi i ngushtë sllavo-ortodokso-islamik për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve


-”Padrejtësia kudo që ndodhë , është kërcënim i drejtësisë në gjithë botën.” Martin Luther King
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili, kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore!
Qysh prej vitit 1054, kur u bë përçarja, ndarja e besimit të krishterë në dy blloqe dhe në dy qendra, në besimin e krishterë ortodoks me qendër në Stamboll dhe besimit e krishterë romano-katolik me qendër në Romë, kundërthënjet në mes tyre kurrë nuk pushuan deri në këto momente që po i shkruaj këta rreshta dhe nuk pati kurrënjëherë afrim, apo bashkëpunim në mes tyre.
Sllavo-ortodoksizmi duke pasur si qendër Stambollin, e Stambolli duke qenë një qytet në ndarjen e Evropës dhe Azisë, duke qenë qytet me shumicë dërmuese të përkatësisë islame, duke qenë edhe kryeqendër e perandorisë Osmane, u përdor nga sllavo-ortodoksizmi për projektet nxitëse kundër përendimit dmth. kundër besimit të krishterë romano-katolik.
Për fat të keq pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ishte në prag të derës së Stambollit dhe thyerjet, betejat, luftat e para do të fillonin mu në trevat shqiptare, por edhe qëndresat e para, gjakderdhjet dhe pasojat do të barteshin në radhë të parë nga vetë shqiptarët.
Të gjitha betejat dhe luftat më të përgjakura u zhvilluan kundër shqiptarëve dhe impakti kryesor kundër forcave lindore vinte pikërisht nga shqiptarët .
Me pushtimin e trojeve shqiptare filloi edhe islamizimi i dhunshëm i popullsisë me besim romano-katolik dhe asimilimi i tyre.
Përveç dhunës ndaj gjithë popullsisë së krishterë shqiptare (ortodokse dhe romano-katolike), zbatohej polotika e taksave dhe gjobave të rënda si në pasuritë materiale, ashtu edhe në marrjen nizam të djemve dhe tretjen e tyre me dymbëdhjetë vjet e më vonë shtatë vjet shërbim ushtarak. Por për familjet autoritare që nuk bindeshin dhe pushteti ua kishte frikën përveç vrasjeve, burgosjeve, torturave, dënimeve zbatohej edhe internimi i familjes, lagjes, i gjithë fshatit, apo edhe i gjithë popullësisë së një krahine, nëpër ujdhesa të Egjeut, apo në shkretëtira të Anadollit.
Popullsia shqiptare me besim ortodoks që pranonte autoritetin e kishës sllavo-ortodokse në trojet dardane, dhe pjesa shqiptare që pranonte islamizmin si besim të vetin, u trajtua krejt ndryshe nga ajo krishterë romano-katolike dhe dalëngadalë filloi joshja e tyre nga të gjitha pushtetet okupuese  Kleri ortodoks shkollohej kryesisht në Stamboll, në Athinë dhe në Moskë. Kisha sllavo-ortodokse kishte arritur që me lajka të përfitonte lirinë e ushtrimit të riteve fetare në gjirin e perandorisë osmane.
Pasi klerikët ordodoks predikonin në greqishte, ose në sllavishte, një pjesë e madhe e shqiptarëve të këtij besimi u asimiluan në grekë respektivisht në sllavë. Eshtë tipik rasti i shkijëve (jo i kolonistëve serbë), në territoret e Dardanisë antike, apo i vilajetit të Kosovës që edhe sot e kësaj dite ADN-ja e tyre është iliro-shqiptare.
Në shekullin e kaluar i gjithë vilajeti i Kosovës u robërua nga sllavët serbo-bullgarë, të cilët vazhduan të njejtën politikë sikur perandoria osmane, bile në mënyrë edhe më të egër. Në të gjitha periudhat zona të tëra të trevave shqiptare, për të mbijetuar, mbanin nga dy emëra. Një emër e kishin të besimit islam që përdorej në administratë, në rrugë, në punë dhe në të gjitha formalitetet zyrtare, kurse emërin tjetër e mbanin të besimit të krishterë romano-kotolik dhe e përdornin vetëm brenda familjes, ku edhe mbanin të gjitha ritet fetare të krishtera, sdo mendë në mënyrë ilegale. Familje të tilla kemi edhe sot në disa treva të Kosovës. Në të gjitha kohët familjet e krishtera përbuzeshin dhe nënçmoheshin nga pushteti dhe në anën tjetër, pjesa e islamizuar e popullsisë cytej që mos t'i pranonte në mesin e tyre, ti leçiste dhe në shumë raste edhe ti ndjekte duke i gjuajtur me gurë, pjesëtarët e besimit të krishterë romano-katolik (këtë e tregonte edhe nëna Emine (Marie), nga rrethi i Kumanovës, në vitet ’90-ta në Duisburg të Gjermanisë, kur shkoja për vizitë në familjen e tyre). Pra familjet e krishtera në shumë anë nuk guxonin të deklaroheshin, por edhe sot e gjithë ditën nuk kanë guxim të deklarohen haptas që i takonin dhe i takojnë besimit të krishterë katoliko-romak. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite shumë familje të tilla, nga përzierja e martesave me familje të besimit islam, nga frika se nuk do të mirëpritet deklarimi i tyre si të krishterë, heshtin dhe ngurrojnë të deklarojnë opinionin e tyre që e ruajnë thellë në zemër dhe në shpirtin e tyre .
Sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë sistematik për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve
Në kohën e perandorisë osmane sllavët kishin një trajtim të privilegjuar në krahasim me shqiptarët. Ata kishin të drejtën e besimit dhe praktikimit të riteve fetare ortodokse, të drejtën për shkollim në gjuhën e tyre, kurse shqiptarët nuk i gëzonin këto të drejta.
Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në pazar nga vetë perandoria për t'i joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës. Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm me rreth 28 mijë km², sepse të tjerat u aneksuan nga serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet perëndimore. Edhe kjo pak Shqipëri, përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur  është një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike evro-përendimore dhe SHBA-ve.
Shkëmbimi i popullsive Greqi-Turqi dhe shpërnguljet e shqiptarëvenga vilajeti i Kosovës (si turqë, sepse atyre u ndrroheshin emërat, mbiemërat, shtetësia dhe përkatësia kombëtare në Shkup, para se t’i dërgonin për Turqi), në Turqi flasin qartë për bashkërendimin dhe bashkëpunimin në fjalë .
Le të më falin imamët e ndershëm , të cilët kurrë nuk mohuan që para se të ishin hoxhë ishin shqiptarë, të cilët kanë hangër ma shumë dajak, sesa bukë gjatë gjithë jetës së tyre nga OZN-a , ose UDB-ja!
Hoxhollarët në kohën e Perandorisë Otomane ishin pushteti vetë, por i padeklaruar, kurse në kohën e Serbisë së parë ishin kthyer në misionarët më të rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë shqiptare  Ata ishin bërë “dërrzhavni imami” që do të thotë imam shtetëror, të cilët paguheshin drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Rrogat e tyre ishin në rangun e ministrave dhe me një rrogë mujore të cilën e merrte imami i tillë, mund të blente dy penë qe (kije), që për kohën ishte vlera e një hektari tokë pune. Porosia e tyre ishte që, imamët çdo të dytën fjalë ti predikonin popullit se ishin turk, në vend të fjalës musliman, kurse emërtimi shqiptar të çrrënjosej nga fjalori ynë i përditshëm dhe nga zhargoni i ngjarjeve historike. Efekti predikues i kësajë maskarade antishqiptare arriti deri aty, sa që një pjesë dërmuese e pleqëve, që edhe vetë i mbaj mend, betimin kryesor e kishin “-Pasha turqninë!, Në kofsha turk i biri turkut! …”etj. Kurse pohimi “jemi turqë, jam turk,…” kishte zëvendësuar atë shqiptar. Ky lloj imamësh shkonin deri aty sa që popullsisë e besimit islam i predikonin që “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.” , “…e dini sa afër e kami serbin ortodoks, sa trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun shqiptar sa trashësia e pjesës tjetër të qepës!…”, “…katoliku shqiptar, për tu konvertue në fenë islame, së pari duhet të shkojë të konvertohet në kishën ortodokse serbe, për ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë ate së pakut tre vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë islame.”, por jo vetëm kaq, sepse “këshillonin”edhe se “…nëqoftëse je i shoqëruar me gruan dhe takohesh me një serb dhe një shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të fshihet pas serbit që mos ta shoh katoliku,…”, që ,”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë! ,…djali që i lëshon flokët bëhet shkja ! ,…vajza që nuk mbulohet me ferexhe bëhet shkinë ! “ , “…varri i muslimanit sa më shpejt të zhduket është aq më sevap!, …është haram të rregullohet varri i muslimanit, sepse shkijet i rregullojnë varret !”, “…kjo botë është e kaurrëve, kurse bota tjetër është e muslimanëve !” e shumë prapështi të këtij lloji që vetëm hoxhollarët me gjak të prishur dinin ti bënin. 
Pasojat e predikimeve të tilla për popullin shqiptar janë të pariparueshme, sepse kanë bërë efektin e tyre direkt. Po ju jap vetëm një shembull, – në fshatin tim të lindjes Bllacë, komuna e Therandës , sipër lagjes Guraziu është një lendinë e shkretëruar në të cilën deri para njëzetë e pesë vitesh janë varrosur bashkëfshatarë të një pjese të fshatit tonë, unë mbaj mend mirë raste varrimi me emër e mbiemër dhe sot nuk dihet asnjë gjurmë varresh. Si pasojë, sot një pjesë madhe e bashkëfshatarëve të mij nuk dijnë as varret e prindërve të tyre, e leje më varret e gjyshërve që nuk vjen as në shprehje. Këtë “meritë” të imamëve antishqiptar, gjithësecili nga ju lexues të nderuar, mund ta verifikojë vetë pa më të voglin mundim. Mjafton të bëni një vizitë në kodrinën sipër lagjes Guraziu të fshatit Bllacë.
Nuk do mend të gjitha këto bëheshin në bashkëpunim të ngushtë dhe me direktiva të dhëna nga OZN-a dhe më vonë nga UDB-ja. Bashkërendimi dhe bashkëpunimi në mes sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit kishte shkuar deri aty sa që një numër i madh rusësh e sllavësh të tjerë ishin shkolluar në mejtepet e medresetë e Stambollit dhe ishin trajnuar në Moskë e Beograd e pastaj ishin dërguar si imamë nëpër vendbanimet shqiptare për t’i spiunuar dhe për t’i asimiluar shqiptarët. Edhe Kurani që përdorej në territoret shqiptare ishte i modifikuar dhe i përshtatur për dezorientimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve.
Për fat të keq edhe në Jugosllavinë e Titos një pjesë dërmuese e imamëve ishin anëtarë të LKJ-së dhe ishin dora e djathtë e pushtetit në spiunimin e popullsisë shqiptare tek organet e sigurimit shtetëror.
Shihni sot gjendjen e Sanxhakut të Bislim Boshnjakut, bashkëluftarit të Isa Boletinit, shihni sot gjendjen e Plavës dhe Gucisë së Ali Pashë Gucisë si janë katandisur dhe kanë humbur identitetin e tyre, gjuhën e tyre dhe e quajnë veten e tyre sanxhaçki muslimani, (muslimanë të Sanxhakut) , respektivisht cernogorski muslimani, (muslimanë të Malit të Zi), kur fare mirë e dimë që ata deri para pak dekadash ishin shqiptarë, çka tregojnë qartë edhe mbiemërat e tyre shqiptar , si Laiç=Lajçi , Gashiç=Gashi , Shaliç=Shala , Shkreliç=Shkrreli , etj. Po për boshnjakët kur do të dijmë se në ç’kohë janë asimiluar! Iu mbetet historianëve të punojnë për të ndriçuar këtë tragjedi pellazgo-iliro-shqiptare.
Në kohën e kriminelit të radhës Millosheviç, prapë imamët u bënë “dërrzhavni imami” , sepse Beogradi iu lidhi paga të majme dhe iu bëri privilegje nga më të ndryshmet. Një pjesë e madhe e spiunimit të popullit shqiptar bëhej pikërisht nga vetë imamët shqipfolës. Në vitet ’90-ta, sidomos pas largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna dhe vendosjes së masave të dhunëshme dhe segregacionit të plotë në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, filloi me të madhe propagandimi i imamëve që i paguante Beogradi për mbledhjen rreth veti edhe të asaj pjese të popullit shqiptar  të cilët kurrë nuk kishin vënë këmbën as në Kishë e as në xhami. Pra rifilloi islamizimi i popullsisë shqiptare. Kulmi i tradhëtisë dhe vetëdenoncimit të imamëve ishte organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të serbisë, në veçanti të partisë së kriminelit Millosheviç, SPS në xhamitë tona. Në ditët tona pjesa dërmuese e xhematit në xhamitë tona janë ata njerëz të cilët ishin dikur anëtarë të devotshëm të LKJ-së, nëpunës shtetror, policë e spiujë të UDB-së dhe të cilët përjashtonin mësuesit tanë që shiheshin te dera e oborrit të xhamisë ditën e bajramit, edhepse këta të fundit nuk luteshin, por vetëm ishin spektatorë të faljes së namazit të festës së Bajramit . Çfarë të drejte morale, njerëzore e kombëtare kanë imamët e tillë të qëndrojnë ende në ato xhami ?!…
-Kur njeriut i zihet bishti me derë !
Pas luftës së shenjët të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga çizmja serbe, në vendin tonë dolën në shesh fenomene të reja . Përveç ndërtimit të xhamive jasht traditës dhe motiveve ekzistuese edhe në ato fshatra të thella që kurrë më parë nuk kishte xhamijë , u krijuanë edhe qendra e sekte të reja fetare ekstremiste që kurrë më parë nuk i kishte parë dhe njohur populli ynë . Po të analizojm dhe të studiojm mirë të kaluarën e misionarëve të këtyre sekteve ekstremiste, (lexo: terroriste), pjesa dërmuese e përfaqësuesve të tyre janë nga ata individë të cilët i takojnë grupit të cilët kanë qenë nga“shqiptarët e ndershëm” në bazë të propagandës së Beogradit . Ndër individët që drejtojnë dhe ata më aktivët në këto veprime antishqiptare janë pjesa dërmuese e imamëve, hoxhollarëve, por kanë afruar rreth veti edhe shumë këngëtarë e artistë , të cilët deri më 1999 merreshin me këngë të përthyera nga gjuhët sllave, arabe, rome, turke, induse etj, degjeneronin muzikën popullore shqiptare, sepse ato këngë prezentoheshin si muzikë shqiptare, në anën tjetër këta këngëtarë e artistë frekuentonin klubet e natës ku edhe promovoheshin dhe merreshin me përdorimin e drogës dhe shitjen e shpërndarjen e sajë, kurse alkooli ishte një rutinë për ta . Kjo kategori njerëzish tani kanë ndërruar pamjen dhe sjelljen e tyre, sepse meshkujt përveç që kanë lëshuar mjekrra, veshin pantollona të shkurta , por tani kanë ndryshuar edhe repertoaret e këngëve të tyre dhe gjithë repertoarin e këngëve i kanë zëvendësuar me këngë e uluritje arabe dhe me derse, (ligjërata fetare), nëpër xhamitë dhe në disa nga shkollat private e publike ku kanë ndikim, kurse femrat që sot i shohim të mbuluara me ferexhe dhe me shami me ngjyra fetare dhe na paraqiten sikur engjuj dhe nuk pranojnë as ti japin dorën njeriut me të cilin përshëndeten , pjesa dërmuese e tyre dikur ishin nga femrat më të përdalura dhe merreshin me prostitucion, me konsumim e shpërndarje drogash nëpër klubet e natës që sillnin përfitime të majme materiale pronarëve të tyre dhe ndonjë shefi të lartë të policisë serbo-çetnike, pse jo edhe ndonjë zyrtari të niveleve komunale , të cilët ishin mburojë e tragëtarëve dhe tregëtive të pista . Në këtë kategori janë kyçur edhe shumë intelektualë me bisht të zënë me derë nga UDB-ja, për të bërat kundër kolegëve të tyre të dikurshëm dhe rinisë studentore, të cilëve iu jepet bukur shumë vënd dhe hapsirë në mediat tona të shkruara dhe elektronike dhe në institucionet më të larta shtetrore të shtetit tonë të brisht laik. Ky kor i organizuar me dhunë shantazhuese nga ana e Beogradit janë dora e djathtë e sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit në shërbim të asimilimit, tjetërsimit, zhdukjes dhe shfarosjes së popullit shqiptar duke cenuar në rend të parë gjuhën, kulturën, traditën, historinë, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Kjo dihet mirëfilli, por pse vallë kurrë nuk reagoj Bashkësia Islame e Kosovës,(BIK-u), për këto degjenerime të radhës ! Erdhi një ditë që më 11 shtator 2001 , kur ndodhi sulmi terrorist ndaj kullave binjake në qendër të Nju Jorkut , një imam në Prizren nxorri besnikët dhe shërbëtorët e tij në rrugë, që me tabaka të shpërndajnë llokume në shenjë solidarizimi me terroristët e organizatës Al Kaida . Erdhi një ditë që këta misionarë të dalin dhe të rrahin disa nga ata imam të vërtetë , që kurrë nuk harruanë që para se të ishin hoxhë ishin dhe janë shqiptar. Erdhi një ditë që këta misionarë shanë Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën e Pjeter Bogdanin, sepse i pengon vlera që bartin këto personalitete të historisë sonë kombëtare dhe respekti që gëzojnë në popull . Erdhi një ditë që këta misionarë të dalin në rrugët e Prishtinës , por edhe në kalanë e Prizrenit , të ulurisin në arabisht me flamur të organizatës terroriste Hamas dhe të kërkojnë ndërtimin e një xhamie në trojet e univerzitetit, por edhe në kalanë e Prizrenit  A thua se nuk paska xhamijë në Prishtinë e Prizren ?!… Altoparlantët e vendosur në minaret e xhamive të Prishtinës, Prizrenit dhe gjithandej trojeve shqiptare, na e prishin gjumin në ora pesë të mëngjesit me ulurimën lemeritëse e rrënqethëse dhe atë jo në shqip, por në arabisht edhepse 90% e popullsisë nuk janë praktikues.
Po pse kërkohet të ndërtohet xhami mu në trojet e universitetit ?!… Pse kërkohet të ndërtohet xhamijë në kalanë e Prizrenit ?!…
Nuk do mend, sepse në trojet universitare gjindet kisha sllavo-ortodokse, e cila në bazë të pohimeve të imamëve është motra e madhe e xhamisë, pra aty është kisha ortodokse serbe e ndërtuar nga autoritetet okupuese serbo-çetnike te Millosheviqit në kohën e okupimit të Kosovës në të gjitha lëmitë e jetës, që ende nuk është bërë meremet. Me ndërtimin e xhamisë, pretendohet të përgatitet terreni që, të fillojë proçedura për legalizimin dhe meremetimin e kishës ortodokse serbe në zemër të Prishtinës dhe atë, në trojet e ndërgjegjjes dhe të krenarisë kombëtare, pra në trojet e universitetit të Kosovës dhe me fondet e qeverisë së Kosovës, që janë ndjersa dhe të hollat e taksapaguesve të qytetarëve të republikës së Kosovës.
Le të më falin njerëzit hallexhinjë dhe të mashtruarit qoftë nga fukarallëku, qoftë nga rënja viktimë nga këta misionarë maskarenjë!
Këta mjeranë, pra këta misionarët, janë njerëzit më të mjerë që thithin ajrin, pijnë ujin dhe hajnë bukën e Kosovës me hile dhe me zemër të zezë. Këta mjeranë kanë bërë aq shumë mëkate ndaj familjes së tyre, fqinjëve, shokëve e miqëve të tyre, ndaj gjithë popullit shqiptar, sa që sot detyrohen të luajnë vallen ashtu si iu thotë, pra ashtu si i urdhëron Beogradi, sepse të tillët janë të shantazhueshëm dhe prandaj zhantazhohen nga UDB-ja . Në fillim të shekullit XXI, kundër dëshirës së tyre lëshojnë mjekrra, veshin pantollona të shkurta mbi zogun e këmbës, i detyrojnë gratë, motrat, kunatat, vajzat e tyre të vishen në ferexhe dhe shamija fetare dhe të dallohen prej popullit të tyre, sepse Beogradi ashtu kërkon që shqiptarët të paraqiten para botës si islamistë ekstremistë dhe mundësisht të largojë përkrahjen e shteteve të Evropës dhe SHBA-ve për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Edhe rasti i tentimit të sulmit ndaj bazës së ushtrisë amerikane në Nju Xherzi dhe rasti i vrasjes së ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfutit në Gjermani janë bashkërendim dhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet atyre që unë i quaj sllavo-ortodokso-islamistë.
Duke i analizuar këto të bëra, po e përsëris që këtyre mjeranëve iu është zënë bishti me derë nga UDB-ja dhe nuk pritet asgjë e mirë prej tyre !
Për fat të mirë evropianët dhe amerikanët i dinë mirë këto lojëra dhe nuk pijnë ujë më, sepse sot nuk është koha kur shqiptarët nuk mund të flasin për veten e tyre dhe në mos sot nuk do të vonojë dhe vetë ineligjenca shqiptare do të ngritet kundër këtyre maskarenjëve servilë.
Imponimi i ceremonive arabo-xhihadiste dhe mungesa e kurajos së shqiptarëve për t'i kundërshtuar imamët
Me rastin e ndonjë varrimi si në atdhe, ashtu edhe në diasporë , imamët kanë ndryshaur ritet e ceremonialet e mortjes dhe të varrimit nga ato që ne i njihnim para vitit 1981, sepse përveç faljes së xhenazës dhe thirrjes së tallkinit, pjesa dërmuese e imamëve, tashti arkivolit po i hudhin një leckë të gjelbër me ca shkresurina arabe gjatë gjithë kohës, prej shtëpisë deri te varri, pastaj me të mbuluar kufomën e të ndjerit në varr , imamë, hoxhollarë e haxhinjë po organizohen në kor dhe po fillojnë këndimin e këngëve arabe që kurrë më parë nuk i kemi parë dhe ndëgjuar, po i detyrojnë të gjithë pjesëmarrësit të ulen galuç(kacul) derisa ata po i mbarojnë uluritjet e tyre në një arabishte që mund ti ngjajë çdo uluritje tjetër përveç origjinalit ! Këndime të tilla organizohen edhe me rastin e varrimit të ndonjë komandanti e ushtari shumë të nderuar të UÇK-së , edhe me rastin e varrimit të ndonjë intelektuali e veprimtari të çështjes kombëtare, edhe me rastin e varrimit të ndonjë prindi të dëshmorëve e të cilitdo të ndjerë ku imamët e tillë kanë mundësinë të imponojnë mënyrën e ceremonialit mortor arabo-xhihadist . Nga frika se “mos po e prishin ” ceremoninë mortore pothuaj pjesa dërmuese e pjesëmarrësve përulen para autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtetin e të gjithë okupatorëve të popullit tonë që nga otomanët e deri te sllavo-ortodoksët .
Pjesa tjetër e pjesëmarrësve të cilët nuk i përfillin këto ceremoniale të huaja për popullin dhe traditën tonë qëndrojnë në këmbë dhe nuk i ngrisin lartë as durtë e a këmbët, por me qëndrimin e tyre stoik nderojnë të ndjerin, të afërmit e të ndjerit dhe injorojnë imamët e tillë arabo-xhihadistë dhe misionarë të sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit.
Për fat të keq, imamët, edhe sot e gjithë ditën janë imponues , përbuzës, poshtrues, denigrues, asimilues e çka jo tjetër ndaj vlerave të mirëfillta kombëtare shqiptaro-iliro-pellazge .
Varrimi i fundit ku isha prezent ndodhi në fshatin Karvasari të komunës së Malishevës të njohur si fshat me dy besime fetare. Banorët e fshatrave të kësaj ane, jo vetëm qytetarët e Karvasarisë, por edhe nipat e tyre i quajnë romano-katolik, sepse këta të fundit janë nipa të Karvasarisë . Më 28 shkurt 2012 ndrroi jetë Zeqir O. Gërdalla ,(Mhill Gërdalla, sipas atyre që dinë për pakëzimin e tij), një prej pleqëve më me zë të asaj treve, për nga zgjuarsia dhe njohja e traditës së vjetër iliro-shqiptare . Zeqir Gërdalla ishte personi , i zgjedhuri parë , i cili pranoi që të hedh gurthemelin e kishës romano-katolike në fshatin e tij , ishte gjithashtu personi që preu shritin përurues të hapjes së kishës . Për hirë të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare Zeqir Gërdalla pranoi të vejë edhe gurthemelin e xhamisë së fshatit . Ai ishte njeri me bindje plotësisht të besimit të krishterë , por nga rrethanat , pothuaj gjithë miqësinë i kishte të besimit islam, por familja e tyre nuk ishte praktikuese e riteve fetare. Aty pritej dhe flitej vetëm bujarisht, miqësisht dhe shqiptarisht, sepse izmat nuk kishin vend . Më 28 shkurt në darkë filluam bisedën rreth mënyrës së rrjedhes së ceremonisë mortore , temë që e hapa unë duke dashur të jemi besnik ndaj opinioneve dhe dëshirave të të ndjerit . Si gjithëherë aty u fol shumë , por nuk u vendos asgjë konkrete, përveç pastrimit të trupit të të ndjerit që ishte bërë nga familja. Pra kjo dihej mirë, se nuk do të kishte hoxhë që do të prekte kufomën e tij . Pyetjet se ; -çka do të thojnë miqët?, çka do të mendojnë kojshitë?, çka do të thojnë bashfshatarët?, e një mori pyetjesh të tilla të kota, sikur mos të njihej dhe sikur mos të diheshin paraprakisht idetë dhe opinionet e të ndjerit rreth besimit fetar , nuk kishin të ndalur . Për habinë më të madhe në mesin e të pranishëmve kishte edhe individë që heqen si intelektualë dhe ngulmoonin në bërjen e ceremonialit mortor islam , kishte edhe burra që e kishin shoqërue të ndjerin me rastin e prerjes së shiritit për hapjen e kishës në fshat, kishin pirë verë bashkë dhe kishin marrë pjesë edhe lutjet fetare në atë rast , por ishin indiferent dhe nuk bëzanin fare . Këta të fundit kishin ngrënë edhe dreka e darka në restorante të ndryshme bashkë me Zeqir Gërdallën dhe priftin e fshatit . Ndonjë rast më kishin telefonuar edhe nua, por pasiqë unë ndodhesha në Prishtinë, ose jasht vëndit nuk kisha pasur rast t’iu bashkangjitem në një ndejë të tillë . Prej të pranishmëve në mbrëmjen e 28 shkurtit vetëm një nip i Zeqir Gërdallës , Ganiu i tha gjerat shkurt dhe trup para të gjithëve .
“-Burra ! – tha ai, -Qamili po thotë që nëse ne i respektojm opinionet, idetë , besimin dhe dëshirat e dajes Zeqir, ceremonia e varrimit duhet të behet ashtu si ka dashur i ndjeri, ose tek e fundit mos thirrni as hoxhë e as prift, për ceremoninë mortore , se nuk bëhet nami ! Nëqoftëse duanë të vijnë i ftoni thjeshtë, vetëm si pjesëmarrës në varrim !”
Mirëpo nuk patëm përkrahje dhe fundi mbet pezull , me hoxhë po, por pa i përcaktuar kufijtë as në vija të trasha . Pra kishte vend për manipulime të shumta . Me sa e di unë, prifti i fshatit nuk ishte ftuar dhe nuk ishte lajmërua fare, edhepse ishte mik shumë i mirë i të ndjerit !!!… Më 29 shkurt do të bëhej varrimi . U grumbulluanë shumë miqë e dashamirës erdhi edhe imami i fshatit, një i ri me të kaluar shumë të dyshimt, por që tani mbante çallmën e imamit të fshatit . Si gjithë imamët edhe hoxha në fjalë, megjithëse më i ri në moshë se pjesa dërmuese e miqëve, pa pyetur askend iu drejtua vendit të nderit në odën e Gërdallëve . Askush nuk kundërshtoi . Unë si nip i Gërdallëve u ngrita dola jasht dhe takova kryetarin e fshatit me qëllim që të ndaloja uluritjet në arabisht para trupit të të ndjerit . Në fund me pikë të zorit arrita që të siguroj që së pakut te varri mos të këndohej dhe mos të bëhej asnjë lutje në gjuhën arabe, përndryshe për gjerat tjera , nëqoftëse këmbëngulja, isha i bindur që do të lindnin probleme ndërmjet meje dhe ndonjërit prej anëtarëve të familjes Gërdalla. Ora 13 e 30 minuta dalin tre a katër veta që “kishin abdes” , thanë se diku pranë shtëpisë bënë një lutje arabe pranë arkivolit të të ndjerit, pastaj u bart arkivoli deri në afërsi të verrezave të familjes Gërdalla, e vunë arkivolin mbi dy trejë dhe bënë edhe një lutje arabe që për fat nuk zgjati shumë, u soll arkivoli afër varrit, un ia lexova një biografi të shkurtër që më mori kohë rreth katër minuta , u vendos arkivoli në varr, u mbulua dhe unë ndjeva një lirim shpirtëror që së pakut para varrit nuk u këndua arabisht . Por tamam kur mendova se çdo gjë mbaroi, mu afrua djali i të ndjerit dhe mu drejtua me fjalët ; “- Hoxha po pyet a ban me e bërë një lutje në gjuhën shqipe ?” , e pashë në sy djalin e të ndjerit dhe e pashë se nuk kisha mundësi të mohoj, kur ai vetë ishte detyrue të intervenonte nga presioni i hoxhës dhe një pjese të të pranishëmve, ndër ta edhe nga ndonjë anëtarë i familjes Gërdalla . Hoxha u ul pranë varrit të të ndjerit Zeqir Gërdalla dhe kërkoi nga të pranishmit që të ulen derisa ai të bënte lutjen e tij . Një pjesë , pothuaj gjysma e të pranishëmve u ulën galuç dhe përcollën lutjen e imamit, kurse pjesa tjetër qëndruanë në këmbë . Megjithëse lutja u bë në shqip, nuk kishte asgjë shqiptare dhe asgjë nga ajo se si do të dëshironte i ndjeri, por autoriteti i trashëguar i imamëve nga pushtetet okupatore , shkeli edhe njëherë mbi vlerat tona kombëtare, shkeli mbi traditën e familjes Gërdalla, shkeli mbi opinionin, bindjet, dhe besimin fetar e kombëtar të të ndjerit Zeqir Gërdalla , lutja e përherëshme e të cilit ishte : ” -O i madhi Zot, mbushjua mendjen shqiptarëve me dashtë gjuhën e vetë, me u lutë në gjuhën e vetë,me dashtë kombin e vetë, me dashtë vendin e vetë, me dashtë kulturën e vetë,me dashtë historinë e vetë,me dashtë traditën e vetë dhe mos me i harrue dhimbjet dhe krenaritë e veta, mos me e harrue gjakun e derdhur për liri qe 2000 vjetë,sepse Harresa është mallkimi më i madh për një popull dhe populli që i harron këto gjëra të shenjëta, nuk mund ta gëzojë të tashmen dhe nuk mund të ket ardhmëri të sigurt. Amen !”
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili, kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !
Imamët dhe hoxhët vetëm në safin e parë ! Pse ?!…
Duke e shfrytëzuar traditën e imponimit dhe të autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtet, cilido imam apo hoxhë, me të hyrë në ndonjë vend ndeje, për gëzim apo hidhërim , pa i thënë dhe pa i dhënë leje askush i drejtohet vendit të nderit , te oxhaku i odave tona, ose rendit të parë të karrigave të rezervuara për musafirët më të nderuar , pra safit të parë siç e përdorin imamët dhe një pjesë e popullit. Edhe në këto raste të pranishmit e sidomos organizatorët ngelen pa fjalë nga mungesa e kurajos e guximit dhe nga frika se “mos po e prishin” ndejen në kuvendin , në gëzimin apo në hidhërimin e rastit .
Në rrethana normale dhe në rast të ekzistimit të vetëdijes së lartë njerëzore në rend të parë e pastaj edhe të asaj kombëtare, njeriu me tu liruar nga imponuesi okupator e hudh poshtë barrën e ngarkuar nga robëria, por në të kundërtën do ta mbajë atë përgjithëmonë mbi kurrizin e tij dhe kurrë nuk do të mund ti çelë sytë dhe të shoh dritën e vërtetë të lirisë .
Sjellja e masave të popullit tonë karshi imamëve e hoxhollarëve më kujtoi një tregim të një të moshuari çam në Durrës në vitin 1993 .
Ishim unë dhe Rizahu, njëri nga vëllezërit e mi duke shetitur në Durrës . U ndalëm në një dyqan të vogël për të blerë ca gjera . Aty shërbente plaku çam, xha Nakipi . Me të kuptuar që ne vinim nga Kosova, plaku doli jasht banakut dhe na mori ngryk të dyve. Me lot në sy ai filloi bisedën me ne…., ai donte të dinte çdo gjë rreth asaj që ndodhte në dhe me popullin e Kosovës. Pyetjeve të xha Nakipit më tepër iu përgjigjej vllau, pasi ai vinte drejtë nga Kosova dhe i njihte gjerat dhe rrethanat më mirë . Në një moment xha Nakipi na u drejtua të dyve me fjalët e zjarrta që i dilnin nga thellësia e shpirtit : “- E dini ju si janë kosovarët ! Kosovarët janë sikur ai bualli të cilin e kanë lidhur me zingjirë të trash për dyreku në ahur . Bualli mbasi provon të këpus zingjirët dhe nuk ia del, sepse zingjiri ishte i trash dhe trau gjithashtu i trash dhe i vendosur mirë, fillon ti besoj forcës së zingjirit… E keni pa , kur bualli është i lidhur me zingjirë, apo me litar, e tërheç për dore një fëmijë i vogël, sepse bualli është provuar me zingjirin, apo me litarin dhe nuk mendon në forcën e kufizuar të fëmiut. Po të kishte vetëdije bualli për forcën e fëmiut, me një lëkundje koke do ta hudhte fëmiun për tokë dhe vetë do të lirohej ! Kështu janë edhe kosovarët ! Po ti rrokin armët në dorë dhe tua tregojnë vendin çetnikëve serbë do të lirohen shumë shpejt nga ajo barrë e rëndë e robërisë !…” . Kështu mbyll tregimin xha Nakipi duke na përqafuar dhe duke na dhënë zemër që mos të dorëzohemi, por të revoltohemi deri në çlirimin e vendit dhe popullit tonë nga zgjedha serbo-çetnike.
Rrefeva këtë tregim të plakut çam për të shpjeguar mungesën e guximit dhe kurajos gjithashtu edhe frikën e mbjellur ndër shekuj me radhë nga pushtetet okupatore , fatkeqësisht të trashëguar deri në ditët tona , por edhe nëpërmjet autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtetin e arëmiqëve tanë, sepse po të kundërshtoje hoxhën dikur internoheshe me gjithë familje në ndonjë ujdhesë të mesdheut, ose në shkretëtirat e anadollit , ose më vonë treteshe kazamateve të jugosllavisë , duke mos e harruar se imamët dhe hoxhët e tillë kishin duartë e gjata deri në majat e pushteteve okupuese dhe shumë shpejt fillonin torturat më të tmerrëshme ndaj atyre që guxonin të ngriteshin kundër pushtetit dhe autoritetit të tyre. Kur e dijnë mirë që, më shumë se nëntëdhjetë përqind të popullit tonë , nuk janë praktikues të asnjërit besim , heshtja para këtyre çoroditjeve që po i bëhen popullit tonë e sidomos rinisë sonë aqë të pastër e aq të shenjët, ka qenë, është dhe do të jetë si një kancer me pasoja të drejtëpërdrejta pikërisht nga hyrja e frikës deri në palcë , ndoshta edhe në gjenet e popullit tonë si pasojë e egërsisë së robërisë shekullore nga pushtetet okupuese dhe veglat e tyre të veshur me uniformën e hoxhës dhe imamit . Mua shpesh më ka rastisur të revoltohem kundër këtyre fenomeneve të shëmtuara , të cilat popullit shqiptar po i kushtojnë shumë dhe do ti kushtojnë e do ti lëjnë pasoja afatgjata, nëqoftëse nuk ndërmerret diçka konkrete nga inteligjenca jonë , nga vetë vetë populli ynë dhe nga vetë shteti ynë, pra nga Tirana dhe Prishtina zyrtare . Të punojmë dhe të shpresojmë !
Dy të kundërta që ndihmojnë njëra tjetrën
Kur e dijm mirë që të krishterët lindorë sllavo-ortodoks dhe ata përendimorë romano-katolik, janë të përçarë që nga mesi i shekullit XI-të dhe ende nuk kanë asnjë bashkëpunim ndërfetar, kur e dijm mirë që gadi gjatë gjithë mileniumit të dytë të erës sonë pushtetin e kishte ai që kishte besimin, kur e dijm mirë që edhe sot e gjithë ditën ekzistojnë dy pole të forta interesash geostrategjike , Rusia me aleatët e vetë në njëren anë dhe NATO-ja me anëtarët dhe përkrahësit e vetë në anën tjetër, del fare lehtë konkluzioni që besimi i krishterë sllavo-ortodoks dhe islamizmi kishin të njejtin kundërshtarë (lexo:armik) sidomos në trevat e Ballkanit në përgjithësi e në trojet shqiptare në veçanti . Duke e ditur që qendra e krishterizmit sllavo-ortodoks është në Stamboll dhe gjithëherë ka qenë e lirë të ushtrojë ritet dhe besimet sllavo-ortodokse, në mënyrë të natyrshme vjen në shprehje bashkëpunimi në mes të besimit sllavo-ortodoks dhe besimit islam në dëm të besimit të krishterë romano-katolik. Pasi që shqiptarët ishin dhe janë në luftë të përherëshme me sllavët, e gjithë makina propaganduese e shtypëse sllavo-ortodokse e shekullit të kaluar , që për fat të keq vazhdon edhe sot e gjithë ditën, në bashkërenditje me islamizmin janë përqëndruar në konvertimin e shqiptarëve në një islam të degjeneruar , në çoroditjen e kulturës, traditës , dokeve e zakoneve shqiptare dhe në krijimin e një lëmshi që askund nuk mund ti gjindet filli, në mënyrë të tillë që ne shqiptarët të mos kemi mundësi të luftojm kundër prezencës së armiqëve të popullit tonë, por të merremi me vetëveten tonë, të përçahemi në mes nesh dhe të shpërbëhet qënja jonë kombëtare.
Kur i analizojm të gjitha kohërat , gjithëherë në rast krizash politike të popullit shqiptar, sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi janë aktivizuar me të madhe , që para botës përendimore, kombit shqiptar ti japin një imazh të islamizmit ekstrem , në mënyrë që ne të humbim përkrahjen e përendimit , kështu që sllavo-ortodoksizmi të ketë duartë e lira në asimilimin , dëbimin dhe shfarosjen e qënjes shqiptare nga faqja e dheut . Kushdo që ka dy fije mend mund të vërejë sesa xhamijë janë ndërtuar vetëm pas mbarimit të luftës së armatosur 1998/1999 për çlirimin dhe bashkimin e trojeve dhe popullit shqiptar edhe në ato fshatra të thella që kurrë nuk ka pasur as kishë e as xhami, në ato fshatra ku nuk ka as ambullantë, as shkollë, as çerdhe fëmijësh, kurse për habinë më të madhe përparësi ndërtimi iu është dhënë xhamive dhe ate gjithëkund në vënde të ekspozuara mirë për ti parë dhe për të rënë në sy të secilit kalimtar vendor apo të huaj . Fondet për ndërtimin e këtyre xhamive janë shumë të dyshimta ! …
Kur analizojm dhe shohim përfundimin e luftës, ndihmën e NATO-s me në krye SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme përendimore, pastaj edhe njohjen e shtetit të Kosovës nga këto shtete dhe miqët e tyre në njërën anë , kurse në anën tjetër refuzimin, injorimin , denigrimin e Republikës së Kosovës nga sllavo-ortodoksizmi dhe Lidhja islamike, vërtetë del i vërtetë pohimi i imamëve se : “-Feja islame është më e afërt me besimin e krishterë sllavo-ortodoks sesa me atë romano-katolik . ”
Kjo thënje ishte gjithënjë një aksiomë e imamëve tanë, sidomos kur është puna për ti larguar shqiptarët sa më shumë nga gjuha, tradita, kultura dhe të gjitha vlerat e tyre shekullore të trashëguara nga të parët e tyre iliro-pellazgë, për ti larguar nga lutjet në gjuhën e tyre të ëmbël që vetë natyra nënë, që vetë Zoti iu ka dhuruar , vetëm e vetëm për ti larguar nga rrënjët dhe vlerat e tyre evro-përendimore dhe për ti bërë shqiptarët që të sillen sikur popull i droguar, hipnotizuar , degjeneruar , tjetërsuar e asimiluar, në mënyrë që kurrë mos të mund të organizohen e të mbrohen nga rreziku sllavo-ortodoks, islamist dhe komunist .
Fajtorë për lejimin e këtyre imponimeve, fajtor për këtë gjendje të nderë në të cilën është katandisur kombi shqiptar, jemi vetë ne shqiptarët që nuk reagojm, ose së pakut që nuk distancohemi nga këto të bëma antikombëtare, por me heshtjen tonë , sikur pajtohemi dhe jua lëjm duartë e lira armiqëve dhe misionarëve të tyre të punojnë me besnikërinë e qenit për interesat e padronëve të tyre e në dëm të popullit shqiptar .
Si pasojë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të sllavo-ortodoksëve , islamizmit dhe komunizmit kundër popullit tonë, ne jemi katandisur gjithandej rrugëve të botës, njëlloj sikur çifutët dhe nuk besoj të ket vend në botë ku nuk mund të hasësh në emigrantë shqiptarë dhe çifutë .
Po e përmbyll me thënjen e njohur filozofike :
- Në fund, ne nuk do të kujtojmë fjalët e armiqëve , por heshtjen e miqëve !
Kurse mua personalisht nuk më habit sulmi i armiqëve dhe veglave të tyre qorre ndaj çdo vlere shqiptare, por heshtja e më shumë se 90% të popullsisë shqiptare jopraktikuese e cilitdo besim fetar në përgjithësi dhe heshtja e intelektualëve, e Akademisë së Shkencave në Prishtinë dhe në Tiranë dhe heshtja e qeverive shqiptare në të dy shtetet tona të brishta laike në veçanti!  Nga Qamil Zekolli

“Kush e çliroi vendin, partizanët apo britanikët”?


Anglo - amerikanët na ndihmuan, por ne ishim betuar që Shqipërinë ta çlironim edhe pa ndihmën e tyre. Na duhet të replikojmë ndaj një artikulli të arkeologut britanik Richard Hodges, me titull sensacional “Kush e çliroi vendin, partizanët apo britanikët”? Na vjen keq dhe nuk do kishim dëshirë të replikonim me askënd, e aq më pak me miqtë dhe aleatët tanë të Koalicionit të Madh Antifashist në Luftën e Dytë Botërore siç ishin britanikët, të cilët për aq sa ndihmuan, neve ish partizanët shqiptarë ua dimë për nder dhe si harrojmë kurrë.

Por në të njëjtën kohë indinjohemi, kur edhe sot pas 60 vjetësh ka përpjekje, shtrembërime e injorime nga njerëz e forca antidemokratike për të njollosur, shtrembëruar e mohuar vlerat dhe të vërtetat historike të LANÇ-it në tërësi dhe veprimet luftarake për çlirimin e Sarandës. Veprim i cili në tërësi nga komandantët dhe partizanët e asaj zone u mirëprit për vlerat e tij të bashkëpunimit midis aleatëve. Por dhe për të hedhur poshtë “Këngën e Mugës” siç i thonë në Shqipëri dhe të përpjekjeve dashakeqëse të disa qarqeve politiko-diplomatike në Angli e të kolaboracionistëve shqiptare, për gjoja ekzistencën e “Luftës Civile” në Shqipëri. Kuptohet që veprimet e përbashkëta ushtarake të reparteve partizane të armatosura vetëm me armatim të lehtë, dhe britanikëve që dispononin çdo lloj mjeti luftarak të kohës, do të shpejtonte kohën e çlirimit të Sarandës e Delvinës. Por kjo nuk do të thoshte që këto rajone, që në atë kohë përbënin një ishull të vogël në krahasim me ¾ e territorit shqiptar që kishte çliruar UNÇSH deri atëherë, nuk do të çliroheshin nga forcat partizane edhe pa ndihmën britanike. Jo, sepse në atë rajon Komanda e Përgjithshme me kohë kishte krijuar një grupim Operativ prej tri brigadash partizane (veç popullit të armatosur), duke siguruar kështu një raport numerik 3 me 1 dhe gati 6 muaj me një përkatësisht në njerëz e në batalione. Në një kohë që rajoni në fjalë mbrohej nga batalioni XX/999 gjerman dhe forca të tjera që tërhiqeshin nga Greqia. Pra rreth 900-1300 veta, të cilët në atë kohë kishin marrë detyrë të rezistonin deri në tërheqjen e ushtarit të fundit gjerman, drejt Jorgucatit... Prandaj ato ishin vendosur me kohë gjatë rrugës Sarandë-Delvinë në pika më dominuese, kryesisht në lartësitë shkëmbore në lindje të Sarandës prej qafës së Hamalloit (1.5 km në verilindje të Sarandës), dhe shtriheshin drejt Jugut duke patur si rajon më të fortifikuar, qafën e Gjashtës, manastirin e Lekursit më në jug. Dhe mandej gjithë qafat, qafën e Gjinis, qafën e Tahire, urën e Shijanit, Vremeron, Vrionin e përreth Delvinës. Të gjitha këto garnizone ishin përforcuar me kohë, dhe kishin kryer punime e minime intensive, duke patur në të njëjtën kohë dhe lidhje zjarri njëra me tjetrën. Kurse në bregdet dhe brenda në qytetin e Sarandës nuk kishin lënë forca (përveç atyre që kalonin duke ardhur nga Korfuzi). Sepse vija e ujit nga lartësitë e qafës së Gjashtës nuk i kalon të 600-800 metrat dhe ndodhet brenda zonës të zjarrit të të gjithë armëve të këmbësorisë. Dhe nga ana tjetër se në qytet nuk mund të qëndrojë askush po qe se mbahen lartësitë e Gjashtës. Kjo ishte arsyeja që qyteti ishte lënë bosh si nga gjermanët dhe nga banorët gjatë gjithë ditëve të luftimeve.
Pozicionet armike
Gjendjen e forcave armike në këtë rajon neve e njihnim me kohë dhe ishim përgatitur po me kohë për një sulm vendimtar edhe para ardhjes të Komandove britanike. Porse kjo u shty për pak ditë me marrjen e urdhërit nga Komanda e Përgjithshme për lejimin e zbarkimit dhe të bashkëveprimit me to. Natyrisht që dinim mirë dhe faktin që forcat armike së shpejti mund të tërhiqeshin nga ai rajon, por këto në asnjë mënyrë nuk mund të liheshin të largoheshin andej pa i ndëshkuar siç e meritonin. Prandaj dhe u organizua mësymja e përbashktë shqiptaro-britanike ku secila palë mori dhe kreu detyra të veçanta, për të cilat historia e ka thënë me kohë fjalën e saj të matur, me peshë dhe pa paragjykime, ashtu siç ndodhi ato ditë tetori 1944 në fushën e luftimeve, dhe jo siç deshën disa qarqe dashakeqëse politiko-diplomatike të kohës. Për të cilat neve si pjesëmarrës dhe si drejtues kryesorë në Brigadën e 14-të “S” në këto luftime kemi patur dhe kemi rezervat dyshyese. Sepse tu japësh detyrë trupave të marshonin drejt Gjirokastrës në një kohë që ajo ishte çliruar një muaj më parë, t’i porositësh që “neve duhet të krijojmë një bazë të përhershme në Sarandë që të kemi një këmbë atje, një këmbë në Korfuz...” Që çuditërisht në të njëjtën kohë hidhen disa grupe zbulimi në Pezë, në Lezhë etj. Të kërkosh që të kapet kepi i Rodonit e të përcaktohen pikat e zbarkimit. Dhe ç’është më keq më 10-13 tetor 1944 kur atë ditë forcat partizane të Brigadës 14-të hynin në Sarandë. Por ja që dalin lloj-lloj individë dhe kërkojnë të ribëjnë historinë, të ndreqin manipulimet, të vihen dhe në rolin e historianit, ushtarakut e dëshmitarit okular pa qenë të tillë. Kjo siç theksuam neve nga indinjon sepse dokumentet e shumta sidomos britanike, amerikane, gjermane e pse jo shqiptare e kanë thënë qartë: “Fati i çlirimit të Sarandës dhe të rajonit përreth u vendos në lartësitë e qafës së Gjashtë, ku ishte rajoni më i fortifikuar, më dominues, më i pajisur, dhe më pak i mundshëm për t’u sulmuar. Por pikërisht këtu u dha dhe goditja kryesore duke pranuar edhe humbjet e mundshme nga Brigada e 14-të dhe ajo ndihmuese në krahun e djathtë nga dy kompani të Brigadës 12-të. Pa harruar veprimet e suksesshme të forcave të tjera që mësynë në drejtim të Shijanit, Vremeros, Vrionit etj.

“Hajde baba të tregoj arat”
Tani të hedhësh tezën se Saranda u çlirua nga britanikët është njëlloj sikur të thuash “Hajde baba të të tregoj arat...” siç i thonë në Shqipëri. Ja cila është teza e profesorit arkeolog britanik:
“...Në luftë për çlirimin e Sarandës morën pjesë 2000 trupa britanike që ishin pozicionuar në Korfuz, mbështetur nga 200 sulme me avion nga bazat e Italisë. Moti i keq i atyre ditëve nxori jashtë luftimit gjysmën e trupave aleate. Beteja finale u zhvillua brenda në qytet, ku u kapën rob 620 ushtarë gjermanë dhe mbetën të vrarë 5 oficerë dhe 9 ushtarë britanikë dhe u plagosën 64 të tjerë...Partizanët në këtë kohë ndodheshin në Delvinë…”  Si pjesëmarrës dhe si drejtues me përgjegjësi (Komandant i Brigadës 14-të në ato luftime, kuadro drejtuese e partizane pjesëmarrës në luftime të drejtpërdrejta) e deklarojmë me përgjegjësi dhe me bindje se këto teza dhe pohime të studiuesit britanik janë të pasakta e gabime e shtrembërime faktesh, të cilat mund të përmblidhen:
- Zbarkimi i trupave britanike të luftimit bashkë me artilerinë e tyre është bërë në Kakome dhe në Borsh me datë 19 shtator (Korfuzi u la i lirë nga gjermanët më 9 tetor paradite).
- Beteja finale, siç u tha, nuk u zhvillua në qytetin e Sarandës, por në lartësitë lindore rreth qafës së Gjashtës e Manastirit të Lekursit, ku vepruan vetëm forcat partizane të Brigadës 14-të dhe dy kompani të Brigadës 12-të, dhe më pas u shtrinë drejt urës Shijanit, Vrionit, Vremeros etj.
Forcat tokësore britanike në mënyrë të kufizuar vepruan nga veriu prej Heremecit drejt Limionit pranë Sarandës, sektor ky ku nuk pati forca dhe rezistencë të organizuar nga gjermanët.
- Thuhet që mësymja u mbështet nga 200 sulme me avion gjuajtës, në fakt u dukën në dy-tre raste avionë të veçuar, njëri nga të cilët u rrëzua dhe ra në Vanaqe, pilotin e shpëtuan partizanët.
- Forcat partizane në këto data (7-10 tetor) kur filloi mësymja nuk ishin në Delvinë siç thotë studiuesi, por në drejtim të Sarandës. Ato për dijeni të lexuesit në mëngjesin e 10 tetorit, pasi kishin likujduar e zënë rob më datë 9 tetor kontigjentin e fundit dhe komandantin e tyre në grykën e qafës së Fjashtës (Prej varrezave të sotme të dëshmorëve e deri tek lapidari kushtuar ngjarjes), por dhe në disa zona të tjera, marshuan nga lindja dhe u futën në qytetin e Sarandës plotësisht i boshatisur. Në të njëjtën kohë në marrëveshje edhe me trupat britanike, u krye edhe futja e këtyre në pjesën veriperëndimore pranë Limionit (e bashkë me këa ishte dhe komisari i Brigadës 14-të dhe Përfaqësues i Komandës së Përgjithshme, Kareman Ylli).
Luftëtarët e brigadave partizane
Në këtë kohë Komanda e Brigadës 14-të u bë dhe Komanda e parë e garnizonit të Sarandës dhe vendosi rregullat më të domosdoshme që kërkonte situata, siç ishin post-blloqet në hyrje-dalje, patrullimin në qytet, ndalimin e grabitjeve etj. U ra dakort edhe me komandën britanike që për të mos patur ndonjë incident e keqkuptim, ata të qëndronin në zonën veriore pranë Limionit dhe të kryenin shërbim vetëm pranë reparteve të komandës së tyre. Për rrjedhojë nuk pati incidente. Me britanikët u takuam miqësisht kur zbarkuam dhe u ndam miqësisht. Kur u larguam ata pa mohuar, dhanë ndihmë në mbështetjen e mësymjes tonë me artilerinë e tyre mbi gjithë lartësitë shkëmbore të qafë Gjashtës, Shijanit, Vremeros, Vrionit dhe morën në Toronto të Italisë për mjekim partizanë ku midis të cilëve edhe Komisarin e Brigadës Kareman Yllin. Kjo ishte për neve në vija të përgjithshme e vërteta për çlirimin e Sarandës. Natyrisht pa përmendur hollësitë e shumta të veprimeve luftarake, sulmet, kundrasulmet, fitoret e pjesëshme, gabimet etj., të cilat tashmë janë të njohura.
Koloneli gjerman i zënë rob
Dhe së fundi për ata që hedhin teza e dyshojnë për rolin e forcave partizane në çlirimin e Sarandës i jep përgjigjen më të mirë ish Komandanti i Ishullit të Korfuzit Koloneli gjerman i zënë rob nga forcat e Brigadës 14-të në qafën e Gjashtës, i cili kur e çuam në Komandën tonë eprore, ku ndodhej përfaqësuesi i Z.I.O. dhe gjenerali anglez Çerçill, koloneli si ushtarak skrupuloz ju paraqit Komandantit partizan. Dhe kur dikush i tha: “Këtu është dhe gjenerali anglez, pse s’ju paraqite atij…”? Ai ktheu përgjigjen: “…Unë kam punë me ata që luftova e më zunë rob…” (Partizanëve). Vlerësime admiruese për shpirtin luftarak të partizanëve shprehën ato ditë, shumë nga ish kuadrot dhe komandot e Kakomes (angleze) për forcat e Brigadës 14-të gjermane në qafën e Brodanit e grykën e Kakomes (20-09-1944). Të tilla vlerësime pati dhe nga efektivat e organeve të drejtimit të artilerisë, të cilat për tri ditë rresht vepruan bashkë me partizanët e Brigadës 14-të në rajonin Volloder-Shëngjergj, qafa e Gjashtës.
Zoti Hodges Sarandën e çliruan Partizanët Shqiptarë.
1) Gjon Banushi, ish Komandant i Brigadës 14-të.
2) Uzo Basho, ish Kuadër drejtues në Brigadën e 14-të.
3) Nezin Gjoni, ish pjesëmarrës në këto luftime dhe Veteran.
4) Naxhi Zhupa, Invalid Lufte dhe Studiues.
Kadri Dingu

Pajisje elektromanjetike për të shpërndarë turmat


Ushtria amerikane kohët e fundit i ka shtuar një rreze elektromanjetike arsenalit të saj të armëve jo-vdekjeprurëse, të krijuara për t’u përdorur gjatë protestave të dhunshme si ato të kohëve të fundit kundër trupave amerikane në Afganistan. Arma e re ka marrë miratimin por ende nuk është vënë në përdorim. Një demostrim i paisjes u bë në Quantico, jo shumë larg Uashingtoni.

Ushtarët krijojnë një skenë që u ngjan atyre me të cilat përballen forcat amerikane në Afganistan.

Protestuesit shpërndahen të padëmtuar me një paisje të teknologjisë së lartë.
Quhet Active Denial System. Me një rreze elektromanjetike që përshkon qindra metra, paisja e nxeh lëkurën në atë masë saqë i bën njerëzit të largohen instinktivisht.
Janë dashur 10 vjet për krijimin e paisjes, e cila siç shihet nuk është e re por ka mbetur e mbuluar në mister. Kolonelja Tracy Tafolla është shefe e Drejtorisë së Marinës për Armët Jovdekjeprurëse.

“Ndryshe nga armët konvencionale ku përdoren municionet dhe dëgjohen të shtënat apo shihet shpërthimi, në këto paisje nuk është kështu. Nuk shikohet, nuk dëgjohet as nuk nuhatet.”

Ndërtuesit e paisjes thonë se 11 mijë prova tregojnë se ajo është e sigurt, pa efekte të njohura. Shkakton sensacion të menjëhershëm të nxehtësisë, si të ishe përpara derës së një furre.
 Zyrtarët në Los Angeles eksperimentuan një mjet të vogël dy vite më parë, si mënyrë për të shpërndarë trazirat në burgje. Bob Osborne i departamentit të sherifit në Los Angeles, thotë se ajo nuk u përdor asnjëherë.

“Nuk e di, si rezultat i trysnisë publike apo i Departamentit të Drejtësisë, nuk na u tregua asnjëherë se përse u pezullua kjo armë.”
 Katër vite pasi u bë e njohur, as ushtria nuk e ka përdorur paisjen. Studiuesit kryesisht druhen nga e panjohura. Stephanie Miller është një prej eksperimentueseve dhe e ka testuar paisjen mbi trupin e saj disa herë.
 “Tani që e njoh mirë këtë pajisje mund të them se ajo nuk është diçka e rrallë, por njerëzit që nuk e kuptojnë mendojnë se është misterioze. Meqenëse është diçka e re, ende nuk jemi të sigurt.”

Trazirat e fundit në Afganistan e kanë nxjerrë përsëri në fokus paisjen. Joseph Trevithick është analist ushtarak.
 “Me incidentin e fundit të djegies së Kuranit shohim nevojën për shpërndarjen e turmave jashtë objekteve amerikane apo atyre ku vepron personeli amerikan. Këto lloj armësh e bëjnë këtë plotësisht të mundur.”
 Duke ftuar mediat, ushtria shpreson të largojë misterin rreth paisjes së re.
 “A egziston një farë frike për përdorimin e kësaj teknologjie ? Mendoj se po. Është diçka që nuk është kuptuar mirë.”

Me miliona dollarët e shpenzuar për testimin e teknologjisë së re dhe me shkurtimet e shpejta buxhetore, forcat amerikane ndodhen në trysninë për ta përdorur paisjen ose ndoshta për të mos e prodhuar fare.

(a.k/voa/BalkanWeb)