KOMBESIA
Shqiptare 83%
Greke 0,87%
Rome 0,3%
Aromune 0,3%
Maqedonase 0,2%
Egjiptiane 0,12%
Malazeze 0,01%
Të tjerë 0,1
Nuk u përgjigjën 14,07
FEJA
Islame 57,12
Katolikë 10,11
Ortodoksë 6,8
Bektashjanë 2,11
Evangjelistë 0,11
Kristianë (të tjerë) 0,1%
Ateistë 2,52 %
Besimtarë të pakarakterizuar 5,53%
Besime të ndryshme 00,2%
Nuk u përgjigjën 13,89 %
- Duke parë shifrat e mësipërme ajo që të bie direkt në sy është se ëndrra e kahmotshme greke për të arritur në 25%, shifrat e minoritetit të saj e për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet multientik, lehtësisht të shpërbëshëm, është jo vetëm e largët, por thuajse utopike. Sipas këtij përfundimi, vlen të theksohet se edhe frika e Aleancës Kuq e Zi se grekët do të dilnin me shifra marramendëse sipas këtij Censusi, paska qenë një histeri pa peshë.
- Pika e dytë e rëndësishme e këtij Censusi është edhe % fetare e popullsisë shqiptare, pasi statistikat e fundit që kishte Shqipëria ishin ato të kohës së Zogut ku muslimanët përbënim 75% të popullsisë shqiptare në shtetit shqiptar, duke e renditur Shqipërinë si një shtet musliman.
Edhe pse kjo shifër ka zbritur në 57%, duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që kjo shifër sigurisht është tej mase e fryrë dhe fiktive.
Këtë rezultat ne e kemi parashikuar që nëntor të 2011, lexo këtu: http://stopinjorances.blogspot.com/2011/11/census-albania-2011-te-fetare-e.html#ixzz2ETScoJdS
pasi ishim të sigurt se shqiptarët, që në pjesën më të madhe të tyre nuk janë as fetarë, në rezultatin që do të prodhojë Census Albania 2011-të do të rezultojnë sërish një popull me shumicë muslimane, pasi pjesa më dërrmuese e tyre janë aq "të dërrmuar", saqë ende nuk kanë kuptuar faktin e I-rë :
- që feja nuk trashëgohet, por zgjidhet me vullnet në moshë madhore.
dhe faktin e II-të:
-që nëse nuk praktikon rite fetare nuk mund të quhesh e si pjesë e një besimi fetar të caktuar, pasi besimtari fetar dallon pikërisht prej ndjekjes së ritualeve fetare.
Një rezultat shumë më të saktë do të mund ta nxirrnin vetë institucionet fetare duke rregjistruar besimtarët e ndryshëm fetarë, që në çastin kur ata të hynin në dyert e kulteve të tyre.
Nuk mund të jesh psh. musliman thjeshtë sepse gjyshi yt quhet Hasan, ashtu siç nuk mund të jesh ortodoks pse mbiemri yt është prifti. Nuk mund të jesh fetar thjeshtë për të patur patjetër një identitet fetar të caktuar. Nuk mund të numërohesh si besimtar fetar kur ti injoron çdo rit të fesë tënde. Madje as Institucionet fetare nuk duhet të mbushin lugën bosh me këto shifra fiktive, që më pas rrezikojnë të na e mbushin Shqipërinë me nga një xhami/kishë/teqe për njeri.
Ajo që vlen gjithashtu për t'u rikujtuar këtu është fakti se prej të dhënave nga INSTAT-i, për vitin 2005, në moshën 0-14 vjet janë 25.6% e popullsisë shqiptare. Shifër kjo që me statistikat e sotme mund të ketë një luhatje fare të pallogaritshme.
Po si ka mundësi vallë që në Shqipëri të kemi 20% të popullsisë minorenë dhe njëkohësisht të deklarohen Ateistë vetëm 2,52 % e popullsisë?
A thua se çdo fëmijë që në çastin kur lind, lind me një besim fetar të caktuar? A u pyetën këta minorenë mbi besimin e tyre fetar?
Si mund t'iu veshësh minorenëve një identitet fetar, kur mosha e tyre nuk e ka të mundur të përcaktojë e arsyetojë dogmën fetare?
Nëse do ti hedhim një sy shkarazi hartës së Europës që tregon % fetare të shteteve të ndryshme, ajo që do të vemë re është se vendet më të zhvilluara ekonomikisht në Europë, kanë praktikisht edhe përqindjen më të vogël të besimtarëve fetarë dhe anasjelltas, vendet më pak të zhvilluara, kanë përqindje më të lartë të tyre.
Shiko hartën: http://stopinjorances.blogspot.com/2011/11/fetare-e-shteteve-te-botes.html#ixzz2ETWlQHQs
Shqipëria nuk është realisht e zhvilluar në krahasim me simotrat e saj europiane, po pse pikërisht të vetmin tregues pozitiv që kemi në raport duhet ta prodhojmë të keqfabrikuar?
E ndërkohë krerët e të gjitha Institucioneve fetare në Shqipëri janë ende në kohë për t'iu përgjigjur thirrjeve të ish Presidentit Topi lexo këtu http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/perendia-te-flase-shqip.html dhe së fundmi edhe të Kryeministrit Berisha lexo këtu http://stopinjorances.blogspot.com/2012/11/berisha-te-lutemi-sa-me-shume-ne-shqip.html, që Zoti dhe feja të FLAS SHQIP!
Shkroi: Stop Injorancës !