Thursday, January 10, 2013

“Tani nuk kam më frikë që të shoh veten në pasqyrë”

Një vajzë e re, që u torturua brutalisht në Afganistan nga i shoqi pasi u përpoq të arratisej nga martesa e detyruar e abuzive, po e merr veten, ndërkohë që mjekët po vazhdojnë të rindërtojnë fytyrën e saj.

Aesha Mohammadzai, që mendohet se është 21 ose 22 vjeçe, u vendos në SHBA pasi u arratis nga vendi i saj.

Aesha, që nuk ka qenë kurrë në shkollë dhe nuk ka festuar ndonjëherë ditëlindjen e saj, tha se tani ajo nuk ka më frikë që të shohë veten në pasqyrë.

Mjekët kanë kryer thuajse gjysmën e punës dhe do të vazhdojnë të punojnë në fytyrën e saj deri në rindërtimin e plotë.

“Në fillim isha shumë e frikësuar. Nuk e shihja dot veten në pasqyrë. Kisha frikë të mendoja se çfarë do të ndodhte në të ardhmen me mua. Por tani nuk kam frikë. Tani e di kuptimin e jetës, se si duhet të jetosh. Atëherë nuk e kuptoja jetën,” thotë ajo për CNN.

Historia e Aesha-s pati tronditur botën, kur ajo u shfaq në një kopertinë të revistës Time në gusht të vitit 2010. Revista synonte të tregonte se si dhunohen gratë në Afganistan.

Kur ishte 12 vjeç, babai i premtoi se do martohej me një luftëtar taliban për të paguar një borxh. Ai e dorëzoi tek familja e tij, që abuzonte me vajzën dhe e detyronte të flinte në stallë me kafshët.

Kur Aesha tentoi të arratisej, i shoqi e kapi dhe i prenë hundën dhe veshët si ndëshkim.

Pasi e lanë për të vdekur në male, ajo arriti të zvarritet deri tek shtëpia e gjyshit.

Ajo arriti të shkonte për trajtim në një spital ushtarak amerikan. Pasi u trajtua për dhjetë javë, ajo u dërgua në një strehë sekrete në Kabul përpara se të nisej për në SHBA, ku do e priste një familje amerikane.

Çifti Mati dhe Jamila Arsala janë kujdesur për të në SHBA. Ata kanë edhe një vajzë 15 vjeçare, që është mikeshë e mirë me motrën e adoptuar.

Për të gjithë që ndrydhin veten për të mos lënduar të tjerët


Sekreti i suksesit të falsifikatorëve!


Citat mbi të vërtetën

E provuar me Lashtësinë e Shqipes me shqiptarët dhe Bashkimin Kombëtar me të huajt (së shpejti).

Stop Injorancës !

Ç'është relativiteti?


Presidenti grek është me origjinë çame nga Preveza


Presidenti grek Papulias është me origjinë çame nga Preveza. Sipas librit të autorit grek, Panajotis Aravadinos, ‘Kronografia e Epirit, ngjarje dhe të dhëna mbi krahinat greke dhe ilire’, i vitit 1856, në një nga kapitujt i referohet sunduesit çam nga Preveza dhe komandantit të regjimentit të kësaj zone, Taip Papulias, i cili është stërgjyshi i parë i Karol Papuliasit.




Origjinën e Papuliasit e pohon në një nga librat e vet edhe shkrimtari arvanitas Aristidh Kola, i cili botoi një shkrim në gusht të vitit 1995 ku thuhej se: “Karolos Papulias është me origjinë të pastër shqiptare. Babagjyshi i toj quhej Sulejman dhe i përkiste fesë islame dhe ishte nga fshati Voshtina”, citohet autori në gazetën Shekulli.

Presidenti Papulias është betuar si president i Greqisë më vitin 2005, por origjina e tij shqiptare e ka vënë në shënjestër të ekstremistëve dhe nacionalistëve, të cilët i drejtohen me pyetjen: Zoti President i Republikës, çfarë lidhje keni ju me Taip Papulian, beun sundimtar shqiptaro-turk të Epirit? Kjo pyetje i është parashtruar edhe nga një gazetare, por presidenti e ka anashkaluar pa përgjigje.
(Tema)

Ç'është kjo lajthitje kolektive kështu?


Momentalisht është hapur konkursi ndërkombëtar për projketimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe ne urojmë që projekti më i mirë të fitojë, por ajo që na lebetis mbi të gjitha është se kjo xhami vazhdon të mbajë emrin e pushtuesit Sulltan Muratit të II-të.

Eshtë njësoj sikur pas 300 vitesh të ndërtojmë një Kishë Ortodokse në veri dhe ta pagëzojmë me emrin e Sllobodan Miloshoviçit, apo një tjetër në jug me emrin e Napoleon Zervës.

Ç'është kjo lajthitje kolektive kështu?Shkroi: Stop Injorancës !

http://cmprcompetition.com/?page_id=31&fb_source=message

Topless apo Bottomless?


Gjetja më e fundit që po bën bujë në pasarelat e modës quhet "Bottomless" me moton "Mos kini frikë të jeni humanë", apo siç mund të quhej në shqip veshur "DAC".
http://youtu.be/IRJrbiVpWkM
Bottomless vjen si konkurente e denjë e stilit të famshëm "Topless" dhe ne rikujtojmë këtu sesi para pak vitesh në Sarandë dhjetra turistë u zhveshën topless për banjo dielli dhe brenda pak minutash plazhi u zbras nga pushuesit duke u mbushur me policë që me duar e këmbë përpiqeshin t'iu shpjegonin turistëve rregullat shqiptare etike në publik.

Megjithatë, asgjë për t'u bërë merak. Duke qenë se Shqipëria ndodhet disa shekuj pas, e disa anash, kjo modë do të mbetet ende shumë e largët për ne.
Stop Injorancës !
http://notashamedtobehuman.tumblr.com/post/17955378162

Maqedoni, ndalohet shqiptarja nga Korça, helmonte të dashurit dhe u vidhte gjërat me vlerë


Një shtetase shqiptare nga Korça është vënë në pranga nga policia në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka informuar dje se gruaja dhunonte “të dashurit e saj”. Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, ajo i helmonte dhe i grabiste.
51 vjeçarja shoqërohej vazhdimisht me meshkuj të moshuar, të cilëve u hidhte në ushqim ose pije substanca të panjohura dhe ata kalonin në gjendje të pavetëdijshme. Më pas ajo iu merrte paratë dhe grabiste çdo gjë me vlerë.
“E dyshuara më 8 dhjetor është ndaluar në pikën kufitare Tabanoc, pasi ndaj saj ishte ngritur fletë-arrest mbarëkombëtar. Menjëherë pas arrestimit ndaj saj është shqiptuar masa e paraburgimit”, citohet në” GSH” deklarata e Ministrisë së  Brendshme maqedonase.

Gjendet më në fund sekreti i lidhjeve "E Bukura dhe Bisha" (S.I)


Studimi më i fundit sugjeron se femrat që janë në lidhje me një mashkull më pak atraktiv janë më të lumtura.
Hulumtuesit nga UCLA dhe universiteti Tennessee kishin grumbulluar 82 çifte, të cilët janë të martuar për një vit dhe ata që në minimum njihen për tre vjet në mënyrë që t'i xhirojnë se si ata zgjidhin problemet e tyre personale.

Meshkujt më tërheqës gjatë zgjidhjes së problemeve karshi partnereve shpreheshin me fjalët si "ky është problemi yt, ti merru me të", ndërsa ata më pak tërheqës mundoheshin më shumë që partneres t'ia ti gjendeshin sa herë të kishin nevojë.

Nga ana tjetër, meshkujt e hijshëm të vetëdijshëm se dëshirohen edhe nga femrat e tjera, ishin më pak të predispozuar për t'i zgjidhur problemet.
Në lidhjet ku të dy parterët ishin të hijshëm, ofronin më pak mbështetje për njëri-tjetrin.
(Portalb)