Tuesday, January 15, 2013

ATA QË MA SHANË ATDHEUN


Ma shanë atdheun, ma shanë nga nëna,
Në një bar, mbushur me të bardhë e negër...
Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,
E mbi ta të lëshohej si bishë e egër...

Ma shanë atdheun buzë detit Egje.
Si m'u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t'i shaja!? Ata s'kishin atdhe...
Ma shanë atdheun, në gjuhën time.

Poezi nga Sokrat Habilaj

Thursday, January 10, 2013

Zgjidhet përkohësisht problemi i ujit të pijshëm në kryeqytet


Sot, me rastin e festës së vjetër pagane të ripërtëritjes së natyrës, besimtarët ortodoksë kanë krijuar rradhë të gjata duke mbajtur bidona të ndryshëm nëpër duar me qëllimin për ti mbushur ato me ujin e bekuar që lëshoi pikërisht sot çezma e Katedrales ortodokse, ngritur përbri Ministrisë së Mbrojtjes së shtetit shqiptar.

Urojmë që sa më shpejt të jetë e mundur, çezma të tilla me ujë të bekuar, posaçërisht nga Janullatosi, të përhapen gjithandej nëpër Shqipëri.
Ne kemi shumë nevojë për ujë të bekuar. Rroftë uji i bekuar!

Rrofshin shqiptarët!


Shkroi: Stop Injorancës !

Dikush duhet ti ndalë këta adoloshentë, përpara se të jetë shumë vonë


Vendosin një foto fëmije të sëmurë, 1000 të tjerë "E pëlqejnë", ndërsa qindra të tjerë komentojnë në rradhë si të droguar "Amin-amin".
http://www.facebook.com/media/set/?set=a.207637745972787.48739.176214599115102&type=3

Kujtoj rastin e një të njohurit tim, njeri shumë normal brenda të gjitha normave, që duke e bombarduar trurin për afro 1 muaj me propagandë fetare mbi ditën e Gjykimit në një faqe Facebook-u, një natë sheh një ëndërr të tmerrshme dhe të nesërmen fillon të falë 5 vaktet sipas riteve.
Aq shumë është transformuar si njeri, saqë mendon se edhe anëtarët e familjes po i bëjnë magji, ndërsa ai nuk po i vret, vetëm pse është besimtar!
Duhet krijuar patjetër një "Polici Kibernitike" që të kontrrollojë materialet që lundrojnë në internet, ose në të kundërt prindërit të monitorojnë të gjithë aktivitetin virtual tek fëmijët e tyre.
Po na drogohet pjesa më vitale e shoqërisë, shpresa e së ardhmes.


Shkroi: Stop Injorancës !

Hipokrizia shoqërore në Facebook


Të bën shpesh përshtypje tek lexon komentet nëpër fotot e çifteve jo nëpër faqe ku njerëzit nuk njihen me njëri-tjetrin, por në profilet tona private.
Nëse psh fotoja e mëposhtme do ti përkiste 2 të njohurëve tanë, komenti i parë në këtë foto do të ishte:


"Bukur çifti. Komplimenta. jeni yje"!Na dolën të gjithë yje na dolën...

Shkroi: Stop Injorancës !

Demi Mur dhe sozia e saj shqiptare

Demi Mur ka qenë aktorja që ka frymëzuar në adoloshencën time femrën e përkryer. Kohët e fundit kam dëgjuar se ajo qenka shqiptare, ose më saktë fare, paska një sozi shqiptare.

Kuizi për sot, gjeni kush është Demi Mur e vërteta në foto:
1 apo 2 ?

Stop Injorancës !

"Blendoni", shqiptari që u dëbua i sëmurë nga Franca, vip-at dhe shoqatat në protesta


PARIS - Vogëlushi kosovar, Blendoni (11-vjeçar), i sëmurë gjendej për trajtim mjeksor në Francë, por ai u dëbua me gjithë familjen në drejtim të Prishtinës me avion privat të Ministrisë së Punëve të Brendshme franceze, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Për Shoqatën e Lidhjes për Arsim pa Kufij (RESF) rasti është një trashëgimi e drejtpërdrejtë e epokës së ish-presidentit, Nicolas Sarkozy. Për kthimin e dy binjakëve në Francë tashmë është themeluar edhe shoqata franceze “Të gjithë së bashku për Blendonin dhe Blendin“. Kurse Richard Moyon, një figurë emblematike e RESF, është i shqetësuar ngaqë politika e Ministrisë së Brendshme duket se është në vazhdimësinë e Sarkozy-së. Richard Moyon ka rritur presionin mbi qeverinë e mediat për rikthimin e vogëlushit kosovar për shërim në Francë.
Gati një vit më parë, prindërit kosovarë me dy fëmijët u dëbuan nga rajoni i Parisit në Kosovë, në shtëpine e tyre. Një situatë e zakonshme në një vend, që dëbon mbi 30.000 të huajt çdo vit, njofton RFI. Francezët dëbuan familjen Gashi, edhe pse Blendoni i vogël  (një nga binjakët) ishte në trajtim e sipër mjekësor, por që në Francë iu mohua. Dëbimi i dhunshëm nga autoritetet franceze i familjes Gashi me një fëmijë të sëmurë ka shkaktuar reagime të shoqatave franceze, duke filluar nga një peticion prej Lidhjes për Arsim pa Kufij (le Réseau éducation sans frontières-RESF) javën e kaluar, e cila mblodhi mijëra nënshkrime, përfshirë këtu edhe disa emra prestigjiozë nga kultura dhe politika, që kërkojnë rikthimin e vogëlushit për shërim në Francë.

Blendoni i sëmurë, i dëbuar nga Franca, ka shtyrë në betejë shoqatat franceze me Parisin për kthimin e voglushit kosovar.
Blendoni 11-vjeçar me prindërit e tij dhe vëllai i tij binjak mbërritën në Francë në prill 2010. Ata janë të shoqërueshëm dhe u integruan gradualisht. Djemtë janë në shkollë dhe shpejt mësuan edhe gjuhën frënge. Familja dhe mjekët ku ishte strehuar familja Gashi kishin filluar të merreshin me shërimin e Blendonit të vogël, të sëmurë, i cili vuan nga hemiplegia, goditje kjo që ka ndodhur në vitet e tij të hershme, duke humbur përdorimin e dorës së djathtë dhe çalon.

Operacioni qe planifikuar në Spitalin Universitar të Reims, gjë që më pas u bë problem. Blendoni nuk do të operohet, kanë marrë lajmin ata nga autoritetet franceze. Kurse më 18 janar 2011, në 07:00, është arrestuar familja Gashi, duke e instaluar atë në një qendër për dëbim në Metz, kurse të nesërmen ata janë dëbuar, duke i hipur në një aeroplan privat të Ministrisë e Punëve të Brendshme franceze dhe i kanë dërguar në drejtim të Prishtinës.

Por për Shoqatën e  Lidhjes për Arsim pa Kufijë (RESF) rasti është një trashëgimi e drejtpërdrejtë e epokës së Sarkozy-së.
Në peticion janë mbledhur nënshkrimet e njerëzve si Olivier Besancenot, një anëtar i komitetit ekzekutiv të partisë së re anti-kapitaliste dhe regjisori Laurent Cantet. RESF ka dërguar  një kërkesë, një letër Ministrisë së Brendshme së fundi gjatë festave të Krishtlindjeve, për lejimin e kthimit të familjes Gashi në Paris, për t’i mundësuar shërimin Blendonit të vogël. Por tani për tani, gjendja e familjes Gashi nuk ka ndryshuar. Prindërit dhe fëmijët jetojnë pa shtëpi në Prishtinë, tek të afërmit.
/Shekulli Online/M.A./Ndiqni videon këtu: http://youtu.be/hIna2P_H_hM

Huliganët maqedonas rrahin pesë të rinj shqiptarë


SHKUP– Një grup të rinjsh maqedonas, prej afro 20 vetash kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme pesë të rinj shqiptarë rreth moshës 16- vjeçare në lagjen “Aerodrom”, në Shkup. Njëri nga të rinjtë shqiptarë ka pësuar lëndime të rënda në trup dhe është dërguar për trajtim urgjent në Spitalin e qytetit në Shkup, ndërkohë që të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

"Sa dolëm te rrgua, kur i pamë mbi 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe si na zunë na rrahën me shkopinj bejsbolli. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë", ka sqaruar ngjarjen Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve, raporton “Alsat”.


Ndaj sulmit ka reaguar të shtunën Rilindja Demokratike Kombëtare e drejtuar nga Rufi Osmani. Kjo parti bën bashkëfajtor për dhunën koalicionin qeveritar.

Pas diskriminimit të shqiptarëve në rastet e fundit mospranimi i amendamenteve të RDK-së, anashkalimi i gjuhës shqipe në autobusët lokalë, diskriminimi me banesat sociale dhe rasti i fundit ku fëmijët shqiptarë rrihen nga 20 huliganë janë dëshmi e radhës se fëmijët shqiptarë nuk ka kush t’i mbrojë. Kjo vjen si rezultat i paaftësisë së partisë shqiptare në Qeveri, BDI që përfundimisht të reagojë në këto raste që nxisin urrejtje ndëretnike, pasi që Nikolla Gruevskit i pëlqen kjo lojë në prag të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e RDK-së.

“Qeveria me rastet e fundit me dhunën e shkaktuar në Parlamentin e Maqedonisë është vetëm një leksion për huliganët maqedonas. Përderisa brenda në Parlament tërhiqen zvarrë gazetarë, rrihen deputetë pse mos këta huliganë të cilët kanë mbështetje nga Qeveria aktuale të mos rrahin fëmijë shqiptarë”, përfundon reagimi i Rilindjes Demokratike.
Balkanweb

Jeta

Gjëja më e padrejtë në jetë është pikërisht mënyra sesi ajo mbyllet. Dua të them, jeta është e vështirë dhe të merr shumë nga koha jote...
Dhe çfarë marrim ne si shpërblim në fund të saj?
Një vdekje!
E ç'është kjo, një bonus?!
Unë mendoj se cikli i jetës është konceptuar shumë së prapthi.

Në fillim ne do duhej të vdesnim. Pastaj të na mbyllnin të jetonim në ndonjë azil, nga ku më pas do na përzinin jashtë për faktin se jemi më të rinj se ç'duhet. Të na bënin dhuratë nga një orë floriri dhe të na dërgojnin të punojmë.
Dhe punojmë kështu për 40 vite rrjesht derisa të jemi të rinj mjaftueshëm për të gëzuar pensionin tonë.
Drogohemi, alkoolizohemi, flirtojmë e shkojmë nëpër mbrëmje të ndryshme festive dhe përgatitemi dalëngadalë për të hyrë në gjimnaz.
Pas gjimnazit rregjistrohemi për të ndjekur filloren, bëhemi fëmijë, luajmë e argëtohemi pa fund e pa përgjegjshmëri, kthehemi në foshnje, futemi në barkun e nënës dhe shpenzojmë 9 muajt tonë të fundit duke lundruar...

... dhe në fund përfundojmë jashtë si një orgazëm.

Xhorxh Karlin

Përshtati: Stop Injorancës !

Orkestra e Forcave te Armatosura Shqiptare çensuron Xhamadanin

Orkestra e Forcave te Armatosura Shqiptare në nder të 100-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, në Pallatin e Kongreseve këndoi këngën "Xhamadani vija-vija", në një përpunim elektrizues që nuk i rezistoi dot askush prej të pranishmëve dhe ju ftoj ta ndiqni, por nuk kuptohet arsyeja pse këngës i kanë çensuruar vargun e refrenit: "Oh sa e madhe është Shqpëria"?! 

Shkroi: Stop Injorancës !

Këtu mund të ndiqni videon:

Pushteti i dashurisë


A mos vallë e kemi keqinterpretuar konceptin e dashurisë në përfshirjen tonë ndaj saj?
Stop Injorancës !

"Mendoj se kemi ardhur në pikën më kritike të kulturës sonë, ku të gjithë jemi bërë të varur nga seksi, tekstualisht. Ne po e identifikojmë lumturinë e jetës, me numrin e orgazmave".
Rakuel Uelç
http://en.wikipedia.org/wiki/Raquel_Welch