Thursday, January 24, 2013

Bashkimi Kombëtar e pushteti i Berishës

Zgjidhja e vetme për shqiptarët është bashkimi në një shtet të vetëm. s.b
Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është një ëndërr shekullore e shqiptarëve, por le të lutemi që ky Bashkim të mos na kushtojë me një pushtet të përjetshëm të Z. Berisha. Stop Injorancës

22 janar 2011-të! Dita kur në Shqipëri vdiq qytetaria

21 janar

Lumturia

Nuk mund të gjesh kurrë një njeri të lumtur, që kërkon të jetë i lumtur. Lumturinë padyshim do ta kërkojnë ata që nuk e kanë.

"Nuk bëhet ky vend"


"Nuk bëhet ky vend"
"Ça të bësh, jetojmë në Shqipëri"
"Si në Shqipëri"
"Shqiptar hesapi"

Nuk ka zot që ta kuptojë këtë vend!"


Situata ku ndodhemi dhe kjo elitë kulturore pubertale që kemi, po mbjell një sistem hipokrizie dhe paditurie publike, i cili mund të sjellë vrulle të pallogaritshme energjish destruktive në të ardhmen nga poshtë lart. Kjo sepse gradualisht, përveç kafepirjes së pafund, po kthehet në virtyt paaftësia për të interpretuar dhe kuptuar thelbësisht Shqipërinë.

Kjo lloj simulakre intelektuale e paplotësuar dhe e dekontekstualizuar, ka ngritur një rend shoqëror i cili ka tendencën të kryeje një pastrim të ri etnik të trojeve tona nga çdo njeri që ka nevojë jetike të respektojë veten e vet.
Pjesa më elegante ekzistenciale e këtij diskursi elitar arrin deri atje sa të artikulojë që pjesa më e madhe e njerëzve në ketë vend jetojnë kot.

E pra kjo kotësi e projektuar mbi të tjerët, mund të jetë tashmë duke instaluar një model humnere dhe hendekësh artificialë.

Realiteti nuk është absurd, as i yni, as i juaji, as i huaji, dhe pa një reflektim më të gjerë në këto procese identifikimi dhe rivlerësimi të vetes, rrezikojmë të mbetemi përjetësisht një vend qesharak. Jona Shanaj

Lexo të plotë: http://stopinjorances.blogspot.com/2010/08/absurdi-eshte-i-vdekur.html#ixzz2IPxPTXna

E vërteta nëpërmjet medias


Thonë rëndomtë që Media është pushteti i katërt.
Si mund të jetë media pushtet i katërt kur vihet në shërbim të pushtetit të parë? (S.I)


Të përpiqesh të kuptosh se ç'ndodh në botë, nëpërmjet leximit të gazetave, është njësoj si të përpiqesh të gjesh orën e saktë duke parë vetëm akrepin e minutave. Ben Hecht

Kur pakoment është një koment...

Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme. A. Anjshtajn

Të jetosh në Manhattan apo me Berluskonin, privilegj i Kamzës së varfër


-Të jetosh në rrugë me baltë, por me emra plot ngjyra si “Silvio Berluskoni”, “Nikolas Sarkozi” ose “Moxart” dhe të punosh në “Manhattan”, “Coca Cola”, “Paris”, “Meksikë” ose “Dubai”, është një privilegj që e kanë vetëm njërëzit e varfër të qytetit të Kamzës në Shqipëri, shkruan sot spanjollja e famshme ‘El Mundo’.

Në një reportazh të saj nga Kamza, 7 kilometra nga qendra e Tiranës, ‘El Mundo’ shkruan se Kamza befason emërtimin e rrugëve të saj, një ide që ka ardhur nga kreu i Bashkisë, Xhelal Mziu dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak, për të krijuar një qytet modern.

El Mundo thekson se Kamza nga 6.000 banorë që kishte para viteve ‘90, tashmë numëron 100.000 banorë duke e bërë qytetin e gjashtë më të madh në Shqipëri.

Gazeta thekson se ky qytet njihet si një bastion i Partisë Demokratike, aq sa edhe bulevardi kryesor i qyteti ka marrë emrin “Bulevardi Blu.”

“Në “Manhattan” fshatarët shesin presh, qepë, portokalle, mjaltë dhe pula të gjalla të rritura në oborr, ndërkohë në “Neë York” është tregu i veshjeve të përdorura. Në rrugën e pagëzuar me emrin “Londër” duhet të mbash mirë ekuilibrin, se ndryshe rrezikon të biesh në gropa të shumta me ujë dhe baltë, që në verë kthehen në re pluhuri.”- shkruan gazeta.

Më tej, ata që jetojnë në “Bruksel” “Uashington”, “Berlin” dhe “Milano” janë më me fat se banorët që jetojnë në rrugën “Silvio Berluskoni” që ngjan më shumë me një shteg fshati.

 Një banor i zonës është shprehur se emrat e rrugëve janë të qyteteve madhështore, por gjendja e tyre është si në Afrikë, ndërsa një student thotë se emrat duhet të jenë shqiptarë, por askush nuk i ka pyetur banorët për këtë.

Popullsia e Kamzës, theksohen në këtë reportazh, ka një moshë mesatare 27 vjeç, por vuajnë nga papunësia, margjinalizimi social, shërbimet joefikase shoqërore, dhe të ardhurat e familjes janë të bazuara kryesisht në disa dërgesa të emigrantëve shqiptarë, që po vijnë e po pakësohen për shkak të krizës, kryesisht në Greqi.

(d.b/BalkanWeb)

Respekti ndaj varreve


Duke ndjekur para disa ditësh filmin legjendar "Shpëtoni ushtarin Rajan" të 1998-ës më bëri shumë përshtypje skena e fundit e filmit që pasqyrohet nëpërmjet fotos tek varrezat e ushtarëve amerikanë, të rënë gjatë luftës së II-të botërore.

Ajo që më bëri përshtypje ishte pikërisht ecja mbi varre, duke shkelur mbi to dhe duke e fokusuar respektin tek Kryqi ku shënohen gjeneralitetet e të ndjerit.

Ne shqiptarët kemi komplet tjetër standart në nderimin e njerëzve që ndërrojnë jetë. Një standart që tregon një kulturë shumë fisnike, të lashtë e të vyer.
Mjafton të përmendim këtu një pasuri të çmuar nga folklori ynë, vajet, këndimin gjatë ceremonive mortore në nder të të ndjerit.
Ndahen në dhoma të ndryshme gratë nga burrat dhe trupi i të ndjerit që rri 24 orë në shtëpi, qëndron në dhomën e burrave.

Pastaj kemi edhe përkujtimoret të quajtura: të shtatat, të dyzetat (data e mbylljes së vizitave), 6 mujori, 1 vjetori etj.
Megjithatë, ritualet e mortit janë të shumëllojshme nga zona në zonë e krahina në krahinë dhe kështu do doja që në këtë temë secili prej jush të mundohet e të na sjellë karakteristika të ritualeve mortore që ju kanë mbetur në mendje dhe vlejnë ti mbajmë bashkarisht, qoftë për ti memorizuar në kujtesën tonë, në këto kohë kur globalizimi po përpin vrullshëm kultura të tëra.

Shkroi: Stop Injorancës !

Kur të gjithë janë kundra teje...

Këshillohet të dyshojmë më tepër tek përkufizimi i parë. (S.I)

Me gjoks përjashta kundër Papës


ROMË - "Homophobe, shut up (Homofob, mbylle gojën)!": me këtë thirrje në gjuhën angleze, drejtuar Papës, disa aktiviste të grupit feminist "Femen" janë zhveshur me gjoks përjashta në sheshin Shën Pjetër gjatë Angelus, kremtuar nga Benedikti XVI. Sipas mediave italiane, gratë që mbanin parrullat: “In Gay We Trust” (Tek Gay Ne Besojmë), më pas u ndaluan dhe u larguan prej aty nga policia.

Shekulli Online/M.A.