Thursday, April 4, 2013

Pedofilia


Si fillim duhet të dimë se shkencërisht sot Pedofilia trajtohet si një sëmundje mendore, ndaj të cilës nuk është zbuluar ende një kurë edhe pse ka disa terapi të cilat mund të minimiazojnë prirjen e një njeriu për të kryer akte pedofilike.

Në rast se Pedofilia trajtohet si një sëmundje mendore, si mund të dënojmë maksimalisht një të sëmurë?

Por a është realisht Pedofilia një sëmundje dhe cilat mund të jenë shkaqet që çojnë një njeri të kryejë akte pedofilie?

a.) Dhunimi seksual në moshë të mitur.
b.) Mungesa e marrëdhënieve seksuale. (Murgjit e priftërinjtë)
c.) Paaftësia për të kryer marrëdhënie seksuale me të rritur.
d.) Abuzimi me seksin në atë masë sa të tërhiqesh vetëm prej perversitetesh.
e.) Eshtë sëmundje e lindur.
f.) Eshtë çështje tradite e kulture. (Ashikët e Dylberët, traditë orientale e lindur si pasojë e fanatizmit fetar që përmes perçes mbuloi dhe veçoi aq shumë femrën nga mashkulli)
g.)Të gjitha bashkë.
h.) Tjetër.

http://tundratabloids.com/2011/06/national-geographic-exposes-pedophilia-in-islam.html


Madje në Arabinë Saudite një klerik i lartë islamik deklaron se nuk ka moshë për tu martuar duke e mbrojtur pedofilinë duke ju referuar Kuranit tek 65:4 ku diskutohet se mund të martohesh me një femër edhe pse asaj nuk i kanë ardhur ende menstruacionet si dhe faktit që vetë Profeti Muhamed u martua me Aishen kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe dhe kryen marrëdhënie seksuale kur ajo mbushi 9 vjeç.
http://gloria.tv/?media=181413

Shkroi: Stop Injorancës !

Si u shndërruan liberalët shqiptarë në konservatorë?

Ja kaq habitshëm e kaq shpejt erdhi dita ku ne brezi që thyem barrierat, ne që të parët veshëm xhinse apo i bëmë ato me theka e i zbardhëm me açe, ne që veshëm pantallona të gjera rrepistësh, apo vajzat e para që veshën minifundet, prenë vetullat, ngjyen flokët apo lyen sytë në orët e mësimit. Të parët që vunë vathët buzë rrugës, pircing apo bënë tatuazhe, sot ndjehemi konservatorë ndaj pamjeve të tilla, në mënyrën si zgjedhin të festojnë 8 marsin, disa femra shqiptare. (S.I)


Foto të marra nga një lokal në kryeqytetit shqiptar, më 8 mars 2013!

Shkroi: Stop Injorancës !

Transvestitët hermafroditë virtualë

Hap 4 profile rrjesht njëri pas tjetrit për t'u rregjistruar tek kjo faqe, vetëm e vetëm që të shkruaj këtu se nuk më pëlqen kjo faqe dhe ç'dreqin keni ju të tjerët që shkruani tek kjo faqe...
Stop Injorancës !


Të votojnë 16-vjeçarët, por jo 61-vjeçarët

Nisur nga pretendimi se adoloshentët sot janë shumë më të zhvilluar se bashkëmoshatarët e tyre dekada më parë, a mos duhet të marrim në konsideratë edhe faktin se sot ka njerëz të moshës së III-të me rënie të aftësisë mendore aq të thellë, të cilët nuk marrin më erë nga bota?

Shkroi: Stop Injorancës !

Tymi i bardhë i Vatikanit, nuk përbën racizëm?

Si shpjegohet që anembanë botës Shoqatave "Kundra Diskriminimit Racor" nuk iu ka bërë përshtypje që "Tymi i Bardhë" në Vatikan personifikon zgjidhjen e Papës, ndërsa "Tymi i Zi" nënkupton mosmarrveshjen e kardinalëve për zgjedhjen e tij?! (S.I)


Sa është e mundur që zgjidhja e këtij Pape nga Amerika latine të jetë marrëveshje e të ndjerit Hugo Chaves me Krishtin?
Sipas Presidentit të ri të Venezuelës, shpirit i Chavez ndikoi tek Krishti për zgjedhjen e Papës.


Beteja e Maratonës? Në 300 studentë, e dinte vetëm një shqiptare


Shqetësim dhe nevojë për reflektim ka shkaktuar në komunitetin akademik, një "incident" i treguar nga profesori i Universiteti të Shkencave Sociale dhe Politike në Athinë, Donatos Papajanis.

Profesor Papajanis ka treguar për gazetën greke “Espresso”, se ishte duke dhënë mësim në departamentin e Administratës Publike në një audiencë prej 300 studentësh, që pretendohet se janë shkencëtarët e ardhshëm të vendit. Iu drejtoi atyre një pyetje lidhur me betejën e njohur të Maratonës dhe iu kërkoi të thonë më shumë për atë ngjarje, por siç shprehet ai vetë, në sallë mbizotëroi një “heshtje varri”.

Pedagogu vendosi të mos vazhdojë leksionin dhe këmbënguli për të marrë përgjigjen e studentëve lidhur me këtë ngjarje historike, kur pas disa minutash vetëm një dorë u ngrit për të dhënë përgjigje.

Papajanis rrëfen se ndjeu një lehtësim të madh dhe se mendoi me vete: “Për fat të mirë dikush e di. Shpëtoi nderi dhe emri i universitetit”.

“Ishte një vajzë. Studentja u përgjigj shkëlqyer. Me një fjalor të zgjedhur përshkroi me saktësi të madhe ngjarjet e betejës së Maratonës dhe unë ndjeva një ngazëllim të madh. Doja ta përqafoja e ta falenderoja”, tregon pedagogu.

“Duke besuar se vjen nga zona e Maratonës, e pyeta për emrin dhe origjinën. Ajo me përulësi më tha: Emri im është Silvana dhe jam nga Shqipëria”...

Kjo ngjarje është bërë publike në gazetën “Espresso” dhe më pas në shume media të tjera greke, ku theksohet fakti, që 300 studentë grekë nuk kanë ditur të japin një përgjigje për një ngjarje historike të vendit të tyre, të cilën e dha shkëlqyeshëm vetëm një studente shqiptare.
Burimi:
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/beteja-e-maratones--ne-300-studente-e-dinte-vetem-nje-shqiptare-124125.html

Lëvizje Islamike, në Parlament për “identitetin islamik të shqiptarëve”

“Ne synojmë ta ndërrojmë Kushtetutën dhe ligjet aktuale të Kosovës. Por, nuk angazhohemi për futjen e Sheriatit. Pas zgjedhjeve do të jemi faktor serioz në Parlamentin e Kosovës”. Kështu ka deklaruar për gazetën “Express”, Fuad Ramiqi, anëtar i Lëvizjes Islamike Bashkohu.

Rruga nuk i solli gjë prandaj vendosi që të garojë edhe në politikë. Ish-oficeri i APJ-së për shumë vjet sërish do të provojë rrugën e politikës për të arritur synimet e tij.

Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) synon jo vetëm praninë në Parlament, por edhe njëri ndër faktorët e skenës së ardhshme politike, shkruan “Express”.
Kjo parti e re në Kosovë pretendon se do ta mbrojë identitetin Islam të shqiptarëve të Kosovës.
Nuk do t’i lë anash as protestat në rrugë nëse Parlamenti nuk bën punë.

“Pozita e Kosovës në ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë është treguar i mangët sidomos kur është në pyetje roli i shoqërisë civile. Në veprimtarinë tonë mbi dy vjet e gjysmë në mbrojte të të drejtave dhe lirive fondamentale të njeriut duke përfshirë edhe të drejtën e besimit dhe ushtrimit të lirë ne nuk kemi arritur që t’i realizojmë ato të drejta, sepse mekanizmat e pushtetit kanë qenë më të fortë dhe nuk e kanë respektuar rolin e shoqërisë civile.

Pjesërisht kemi pas sukses dhe metodat dhe mekanizmat që ne i kemi përdorë qoftë me protesta, tribuna apo paraqitje mediale kanë ardhur në një fazë që janë konsumuar. Duke pasur parasysh rolin e pushtetit, atëherë edhe kërkesa e njerëzve, aktivistëve tanë dhe nga analizat tona na kanë çuar drejt asaj që ne të futemi në garë si subjekt politik në kontekstin e veprimtarisë institucionale për të arrit ato që ne i kemi bërë si shoqëri civile”, tha ndër të tjera, Ramiqi. Telegrafi


Po bëjmë hapa para, por jemi vendosur mbrapsh


Dje, Ministria e Drejtësisë paraqiti paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal, ku propozohen masat më të ashpra që ka patur ndonjëherë ligji shqiptar për disa lloje krimesh që vazhdojnë të trondisin shoqërinë shqiptare.

"Kushdo që vret një efektiv policie nuk mund të ketë ndëshkim më pak se 38 vjet burg, kushdo që vret policin do të ketë burg përjetë, pa të drejtë lirimi me kusht", tha ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.
Rritja e dënimit duke llogaritur minimalen 38 vjet dhe maksimalen burg i përjetshëm është edhe për vrasjen për gjakmarrje.

Kush vret një grua, një vajzë brenda familjes, jo më pak se 38 vjet burg deri në burgim përjetë. Por, minimumi 38 vjet parashikohet në paketë.

Për personat që kapen për armëmbajtje pa leje paketa parashikon 10 vjet burg.
“Kush kapet me armë në publik, ka mjetin për t’u kthyer në vrasës apo grabitës potencial për jetën e njeriut. Me armë në publik nuk mund të dënohet më pak se 10 vjet burg. Kush del me armë zjarri në Pazar minimali është 10 vjet dhe nuk e ndihmon as gjykata as prokurorja as avokati, të dalë më parë se 10 vjet nga burgu”.

"Ministria e Brendshme e ka konsideruar dhe e konsideron ndërhyrjen për saktësimin e ashpërsimin e masave të dënimit, si një reagim energjik dhe efikas të shtetit, që do të ketë ndikim të menjëhershëm në parandalimin e veprave penale dhe gjithashtu në uljen e tyre.

Për të kuptuar se sa efekt do të kenë realisht këto masa të rrepta për të parandaluar rritjen e kriminalitet, ne duhet fillisht të kuptojmë arsyet e tij.
Dimë shumë mirë se shtetet më të zhvilluara sot në botë dhe me shifra të

ulta krminaliteti, nuk njohin në legjislacionet e tyre dënime mbi 25 vjet. Mjaftoj të përmendimin këtu pikërisht rastin e masakrës në Norvegji, ku përgjegjësi i saj Breivik në 24 gusht të 2012-ës u dënua me 21 vjet burgim, që përbënte edhe dënimin maksimal në Norvegji.

Nga ana tjetër kemi plot shtete të cilat aplikojnë ende gjykimin mesjetar të dënimit me vdekje dhe krimi nuk ka arritur të parandalohet.
Sigurisht që kjo paketë mund të ketë një efekt zbutës të kriminalitetit, por jo të gjitha krimet ndodhin si pasojë e dënimeve "të ulta", parashikuar në legjislacionin shqiptar.

Me kriminalitet nuk nënkuptohen vetëm krimet ordiniere, vjedhjet në rrugë, vjedhjet e bankave apo të pasagjerëve të autobusëve. Shoqëria shqiptare si fillim ka humbur besimin tek sistemi i drejtësisë, ka humbur besimin se ky sistem mundet të godasë ndonjëherë krimet e njerëzve me pushtet.

Krimi është një pasojë, pasojë e disa shkaqeve të cilat e shtyjnë qytetarin të arrijë deri në vepra të ndryshme penale, po për aq kohë sa shoqëria jonë do të merret me pasojat duke neglizhuar faktorët e vërtetë të kriminalitetit, ne nuk po bëjmë asgjë tjetër veçse pretendojmë se kjo tenxhere me presion e vendosur mbi zjarr, nuk do të pëlcasë në rast se kapakun e mbyllim më fort.

Shkroi: Stop Injorancës !

Friday, March 15, 2013

Kultura e Debatit


Që një shoqëri të funksionojë natyrshëm i nevojitet padyshim liria si koncept themelor i zhvillimit të saj.
Por e gjitha kjo liri për tu shprehur, për tu dëgjuar, për tu marrë në konsideratë, për tu sqaruar mes vete, për të kuptuar tjetrin dhe për të shkëmbyer informacionin e dijen nëpërmjet komunikimit, humbet kuptimin nëse ne së pari, nuk mësojmë se ç'është debati, cili është qëllimi i tij, si ndërtohet ky debat dhe si arrihet në një zgjidhje apo në një përfundim të përbashkët.
Të gjithë elementët e mësipërm përbëjnë atë që quhet "Kulturë Debati".

Mungesa e kësaj kulture debati shfaqet në të gjithë panoramën e saj të mundshme duke nisur që nga debatet tona televizive dhe duke vazhduar më pas tek marrëdhëniet ndërshoqërore epror-nënpunës, prind-prind, prind-fëmijë, mësues-nxënës dhe në të gjitha raportet e tjera të mundshme mes të njohurish apo të panjohurish, përballë, apo nëpërmjet mjeteve të tjera të komunikimit.

Në rast se ne do të mësonim si të diskutonim, jo vetëm që do të kuptonim botën dhe tjetrin më mirë, por rrjedhimisht do të njihnin dhe formonim edhe veten.

1. Rregulli numër një i kulturës së debatit është të dëgjosh bashkëbiseduesin pa e ndërprerë edhe në rast se nuk jeni dakord me të.
2. Rregulli numër dy i kulturës së debatit është të diskutosh vetëm mbi temën që trajtohet, pa kaluar tek personi që e trajton.
3. Rregulli numër tre i kulturës së debatit është të argumentosh gjithmonë mendimin tënd, sepse askujt nuk i intereson opinioni yt, por argumenti që ti përdor.
4. Rregulli numër katër i kulturës së debatit është të mos personalizosh diskutimin duke ofenduar bashkëbiseduesin.
5. Rregulli numër pesë i kulturës së debatit është të mos diskutosh mbi tema rreth të cilave ti nuk ke asnjë opinion apo njohjet e tuaja janë të pakta.
6. Rregulli numër gjashtë i kulturës së debatit është të kontrollosh gjithmonë intonacionin e zërit tënd. Në një debat nuk fiton asnjëherë ai që e ka zërin më të lartë, por ai që përdor argumentin më të fortë logjik.
7. Rregulli numër shtatë i kulturës së debatit është të përdorni gjithmonë një gjuhë etike, të pastër, të qartë dhe pa banalitete.
8. Rregulli numër tetë i kulturës së debatit është të qëndroni sa më larg përgjithsimeve dhe kur të merrni shembuj të niseni kryesisht prej eksperiencave tuaja.
9. Rregulli numër nëntë i kulturës së debatit është të mbani gjithmonë një mendje hapur, për të marrë në konsideratë çdo pikëpamje të ndryshme nga tuaja.
10.Rregulli numër dhjetë i kulturës së debatit është të mos merrni pjesë në asnjë debat mbi të cilin nuk keni interes.

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, March 13, 2013

Përparësia, ose Prioriteti i qeverisë shqiptare


Përparësia, ose Prioriteti siç e quajnë sot ata që nuk dijnë fjalën e përshtatshme shqip, është diçka shumë e rëndësishme, që në listën e gjërave që duhen bërë, qëndron në krye.

Prioriteti i një qeverie quhet përkushtimi i vëmendjes maksimale të Qeverisë, ndaj një sektori të caktuar.

1. Kemi parë në këtë qeverinë e sotme, që Prioritet i saj është Integrimi.

2. Por në fakt prioriteti i saj është Mjedisi.

3. Për të qenë të sinqertë, Prioriteti i Qeverisë është turizmi.

4. Në fakt, në fakt, Prioriteti i Qeverisë shqiptare është Boshti i jugut

5. Por në rast se duam ta shohim pak më thellë, Prioriteti i Qeverisë shqiptare janë Investimet e Huaja.

6. Ndokush prej jush do thotë po "Zhvillimi rural"? Po, Zhvillimi rural është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

7. Tek Zhvillimi Rural, domosdo do hyjë edhe Bujqësia. Pra Bujqësia është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

8. Dikush tjetër do hidhet "Hej, po Sistemi i Shëndetësisë"? Po, keni plotësisht të drejtë, Sistemi Shëndetësor është Prioriteti i Qeverisë shqiptare.

9. Po me energjinë ç'do bëjmë/ Ç'është kjo pyetje njëherë...?! Energjia e rinovueshme është prioriteti i qeverisë shqiptare.

10. Eshtë e vërtetë që infrastruktura jonë nuk është në standartet e duhura, por jo më kot Infrastruktura moderne është prioriteti i qeverisë shqiptare.

11. Po ku do shkojmë ne si shtet nëse nuk realizojmë zgjedhje të lira? Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e lira janë prioriteti qeveritar.

12. Duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është, le ti vijë keq kujt të dojë. Prioriteti i Qeverisë Shqiptare është Edukimi Dixhital

Të lutem o shtet, lër diçka jashtë prioriteteve të tua, s'e asgjë veç atyre që mban si prioritete nuk është katandisur ndonjëherë kaq keq.

Shkroi: Stop Injorancës !

Fotoja e mësipërme është e një filloreje në fshatin Zdranjsh të Librazhdit, marrë nga faqja Zyrtare e deputetit Taulant Balla.