Dikur Europa ishte fuqia më e madhe, më e pasur dhe më e drejta në botë. Por sot nuk është asnjëra prej tyre.
Blushi shkruan se Europa nuk do të afrohet me asnjë nga modelet që ka në kufijtë e saj.
“Amerika e frikëson me lirinë e vet, Rusia me brutalitetin e vet, Turqia dhe vendet e ngjashme me historinë e vet. Amerika i largohet, Rusia nuk lëviz, Turqia i afrohet. Europa rri në vend,” shkruan Blushi.
Por pse nuk lëviz Europa, pyet Blushi.
“Sepse dy institucionet mbi të cilat është ngritur fuqia e saj historike janë në krizë historike. Kisha dhe partitë,” shkruan Blushi.
“Asnjëra prej tyre nuk ka lindur në Europë. Ato kanë lindur në Lindje,” vijon Blushi.
Sipas tij, kisha nuk ka ndihmuar as që shoqëria të bëhet më e barabartë, as më e zhvilluar, as ka ndihmuar në luftën ndaj varfërisë, as në zhvillimin teknologjik.
Kurse për partitë, Blushi thotë se po bëhen të padobishme. “Asnjë parti në Europë nuk qeveris vetëm”, shkruan Blushi.
“Ndoshta rasti i Beppe Grillo-s është fillimi i një epoke pa parti,” shkruan ai.
Deputeti socialist thotë se ky tranzicion do jetë i vështirë dhe Europa do kalojë në një shoqëri të bazuar mbi struktura dhe ide të reja nga këto që njohim.
Ai shton se edhe Shqipëria do të vuajë pasojat.
Atëherë kur shqiptarët rendnin drejt Europës, ishte ndryshe.
“Tani Europa po kalon në hije sepse si çdo diell, edhe ajo lëviz. Shumë njerëz po kthehen nga aty. Nuk ka më punë. Nuk ka më shpresë. Çka na bën të ngadalësojmë lëvizjen drejt saj, siç edhe kemi bërë. Por edhe të mendohemi: A po arrijmë atje ku ishim nisur, apo diku tjetër”.
Panorama