Thursday, October 3, 2013
Pasthirrmat e shqipes
Filozofi gjuhe

Pasthirrmat- themelet e ngurtësuara të gjuhës parake
Pasthirrmat (Britmat, OH-AHTET) janë : zëtinguj ( fonema), rrokje ose fjalë me të cilat frymëtohet gjendja emocionale. Të ngjashme janë edhe përgjasjet (imitimet) e britmave të vet njeriut ose të atyre që dëgjon në botën ku ai jeton që quhen onomatope , që pak a shumë janë zëthirrmat të perceptuara me anë dëgjimit, me të cilat ai kërkon të identifikojë një gjasë që ka ndodhur, si edhe emocionin e çasti.
Pasthirrmat frymëtojnë gjasje ose gjendje të ndryshme nga bota shpirtërore njerëzore dhe nga natyra e gjallë. Pasthirrmat e shkruara bartin qëndime të ndryshme me vlera metonimike, sepse arrijnë shprehin, edhe grafikisht , ndjenjat çast pas çasti e të shfaqin gjendje, si: gëzimin, kënaqësinë,miratimin ose të kundërtën etj.
Pasthirrma është një dukuri e brendshme psiqike e gjuhësore. Me to përftohet një tipar i qënësishëm i gjuhë, ai i përsosërisë së mendimit. Pasthirrmat harmonizojnë ndjenjat dhe emocionet me çdo dukuri, veprimi a gjendjeje që na shfaqet në çastin e ligjërimit. Ato janë gjithashtu paravaja të grupit të foljeve të mendimit abstrakt, që e kanë prejardhjen po prej këtyre rrokjeve a tingujve frymëtues,si p.sh. mërmërit, bëlbëzoj, gugurit, hesht, çuditem, habitem, gëzohem, hidhërohem, pikëllohem, lumturohem etj. Kësisoj, pasthirrmat kanë përdorim të domosdoshëm, sidomos në një tekst letrar, sepse me to shfaqen gjendjet emocionale.
O’sa bukuri ka tufa,sa gaz bie bagëtia ! Naim Frashëri
Mori bijzë ,bijzë e Ljalës./Moj e bukur dhe e mbriturzë./Pse më sjellë ndë monë që shkuam? G.Darai Ri
“Mërmëritjet e fëmijës janë më shumë dhe më pak se fjala .Ato s’ janë nota ,e megjithë atë janë këngë. Ato s‘janë rrokje, e megjithëatë janë një e folme. Mërmëritja e ka pasur fillimin e vet në qiell dhe nuk do të ketë mbarimin e vet mbi tokë…Ky bëlbëzim përbëhet nga ajo që thoshte fëmija kur ishte engjëll dhe nga ajo që do të thotë kur të bëhet njeri.Djepi ka një dje,ashtu sikurse varri ka një Nesër. Kjo Nesër dhe kjo Dje përziejnë në këtë gugurimë të errët,të panjohurën e tyre të dyfishtë dhe asgjë nuk e provon Zotin, amshimin , përgjegjësinë.dualitetin e fatit, sa kjo hije e stërmadhe në këtë shpirt të trëndafiltë.”
Viktor Hygo
Duke studiuar pasthirrmat, sidomos në atë çka mund të shprehim me to, mund të kuptojmë natyrën e sistemit emocional të mendimit dhe të gjuhës në tërësi.Me to, ashtu si mendimi, edhe teksti letrar përfton qëndrimin emocional duke i dhënë gjuhës së letërsisë artistike natyrshmërinë dhe vërtetësinë jetësore. Natyrshëm në gjuhën e folur ato dallohen qartë, sepse shqiptohen dhe dëgjohen.Nga intonacioni i shqiptimit të pasthirrmave, si pjesë përbërëse e çdo njësie rrokjore, arrihet të kapet qëllimi i dialogut të folësi e kjo është një teknikë që trashëgohet shoqërisht së brendshmi nga gjithësecili, pra ka karakter psiko-shoqëror.
Funksioni parësor i pasthirrma është që ato të mbartin intonacionin e gjuhës duke i dhënë asaj tiparin psiko- nacional. Edhe në rastin e një fjalie të qetë dëftore, në shqip, intonacionin e pulsojnë zanoret, të cilat në vargjet poetike kanë një sistem tepër préçis shqiptimi dhe studimi, ndërsa në analizën e prozës kritiku profetizon për muzikalitet të gjuhës së veprës, për veçantitë e stilit, sepse askush nuk u kushton rëndësinë e duhur këtyre fonemave , nga që jemi mësuar të analizojmë vetëm me gjymtyrë të fjalisë, dhe pak kujt i shkon mendja se te madhësia e një rrokjeje fshihet shpirti i gjuhës.
Në se duhet të mbrijmë në thelbin e çështjes, që po trajtojmë, mund të pohojmë se intonacioni thirrmor,që e mbartin pasthirrmat, ka të bëjë me natyrshmërinë dhe thelbin e vet gjuhës. Duke kuptuar se intonacioni rrokjor është tipar i qënësishëm të gjuhës, besojmë që ai është produkt psiqik dhe pjesë e nuklit të maturisë së një gjuhe kombëtare.Kemi mendimin se njësitë rrokjore janë bartëse të intonacionit thirrmor, por edhe arkivi shpirtëror i gjuhës. Duke u nisur nga studimi i tyre mund të gjenden ndër to dhe dëshmi të rrënjëve dhe të moshës së një gjuhe.
Gjuha shqipe ka intonacione thirrmore, cilësisht të dallueshëm, për çdo rrokje, por ndodh që e njejta pasthirrma të shpreh nuanca te ndryshme psiqike në vartësi me dialogun a kontektin e mendimit. Çdo gjuhë ka tiparin e vet intonativ. Pa u intonuar në akordet emocionale të një gjuhe, s’mundet t’i jepet qartësi dhe thellësi mendimit.
Nga qëmtimi i vemendshëm, mbrimë në përfundimin e pakundërshtueshëm, se: Shqipja shqiptimin e fjalës e bën rrokjor dhe çdo njësi rrokjore e fjalës e ka intonacionin e saj të shqiptimit:natyror, të gjatë, të hapur, të mbyllur etj., kjo në vartësi të tonit të shqiptimit të zanores. Mendoj se, është e drejtë që dijetarët e gjuhës përkufizojnë si pasthirrma të parme tingujt e veçantë, kryesisht ata zano, grup zanor ose rrokje,si: a, e, ë, i, o, u, y, sh, au, eu, oi, ua, ba, hë, moj, sus, a-ha, oh-u, o-re, mo-re, o-bo-bo, u-bu-bu, oh, ah, haj, o-lele, uf, of etj,andaj mund të themi se, në çdo ndërtim rrokjor, pasthirrmat zanore kanë vlera të patjetërsueshme shqiptimore dhe është pikërisht intonacioni me të cilin ato artikulohen e që u jepet fjalëve kuptimi i duhur. Çdo fjalë e shqipes ka ligjin logjik, unik e historik të lidhjes e shqiptimit rrokjor.
Rrokja, si njësia bazë për shqiptimin e Shqipes, është një njësi zëtingëllore që lehtëson shprehjen e qartë të mendimit e që ka rend tipik historik, si: zanore me vlera rrokjore; bashkëtingëllore ose tog bashkëtingëllor+zanore ( CV ose CCV) p.sh. ba-ba,shtë-pi; bashkëtingëllore +zanore +bashkëtingëllore(CVC) p.sh. hap,shes,ngec ,etj;bashkëtingëllore +diftong(CVV)më-su-es. Çdo folës i Shqipes, mirëfilli e di se, ai, nuk gërmëzon kur ligjëron, por mbështetet mrekullisht në lidhjet rrokjore ku gjithmonë është e pranishme zanorja. Çdo rrokje është një nyjëtim i dyfisht dhe me sa kuptohet ka qënë një gjetje e një periudhë shumë e hershme kur njeriu ka përfshirë pasthirrmat, si mbartëse të intonacioni, në themelet e gjuhës së folur fillimisht dhe hap pas hapi dhe asaj të shkruar .
Ky tipar është unik edhe në shkrimin Kreto-Mikenas të shekullit 15-12 para Krishtit të zbuluar nga arkeologu Artur Evans dhe interpretuar më pas nga dijetarët e gjuhës së koduar (Inteligjent Servis) Mihalis Ventris dhe John Chadwick. Ata mbritën në përfundimin se Mikenasit përdornin një lloj shkrimi rrokjor(shenja ,hieroglifi lexohej me vlerën e një rrokjeje). Ata e emërtuan si shkrimi Lineari B. Kjo do të thoshte, që hieroglifet apo shenjat e shkimit Mikenas merrnin kuptimin e duhur nga pasthirrmat zanore me të cilat ato detyrimisht duhet të shqiptoheshin .
Disa here,kanë konkluduar këta autorë, si në Linearin B,të gjitha shenjat përveç shenjave zanore të vetme)në Qipriotshe(Lineari A) paraqiten rrokjet në formën: bashkëtingëllore +zanore (CV),bashkëtingëllorja ndiqet nga zanorja . Në renditjen për të paraqitur togun bashkëtingëllor (si CCV),të bashkëtingëllores fundore(CVC),si dhe diftongjeve (CVV)shqiptimi i simboleve përdoret të shkel një rrokjogramë ndërmjet për më tepër një bashkëtingëllore ose pjese e një diftongu .
Ajo çfarë ata,Ventris dhe Çadwick, dalluan me gjenialitet qe, se: Lineari B është një shkrim që përftohet dhe kuptohet kur lexohet si shenjë rrokjore. Pra, në dialektin e lashtë Mikenas simbolet, hieroglifet, kishin njëherazi vlera si shenja që kishin një shqiptim rrokjor të përcaktuar, nga ky shqiptim rrokjor merrej kuptimi i duhur i fjalëve .(Kjo dukuri është fort e dallueshme edhe në Shqipen e sotme moderne)
Gjuha sot kuptohet si fjala e artikuluar. Fjala e artikuluar - thotë profesor Çabej ,është gjuha më e përsosur e njeriut. Fjalën tonë ne e shoqërojmë me gjeste dhe me mimikë, duke i dhënë asaj gjallëri dhe ngjyrim emocional. Njeriu për t’u shprehur përdor gjestet , që janë lëvizjet shprehëse të dorës , të krahut dhe të kokës, si edhe mimikën që janë lëvizjet shprehëse të muskujve të fytyrës.Gjuha e mimikës dhe e gjesteve është forma instiktiv, por dhe më e lashta e komunikimit njerëzor, që u përdor njëherazi e shoqëruar edhe me thirrma gëzimi , hareje, dëshpërimi , pëkëllimi etj. Vetëm kështu fjala mori kuptimin e duhur.Por, mendoni se sa e vështirë do të qe për njeriun, për të kaluar në fazën e gjuhës së artikuluar me vlera të përgjithësuara, pa këto pasthirrma që mbartnin tërë botën emocionale të tij.
Pasthirrmat zanore i japin kuptimshmëri fjalës nëpërmjet muzikalitet të brendshëm(gëzimi, kënaqësie, habie, frike, tmerri, keqardhjeje, zëmërimi, kërcënimi, përbuzjeje, etj,) që ato kanë. Pa këto ndryshime shqiptimore që kanë zanoret askush nuk do të arrinte të shfaqte: gëzimin, kënaqësinë, pakënaqësinë, habinë, frikën, tmerrin, keqardhjen, dhimbjen, dëshpërimin, zëmërimin, kërcënimin, përbuzjen etj.Për të shprehur kaq ndjenja të ndryshme ,pasthirmat e parme, por edhe ato që ngurtësohen si të tilla, kanë të veçant dhe të padeformueshëm intonacionin e tyre të shqiptimit. Pasthirrma është zbatuesja e dëshirës dhe qëllimit të folësit. Në rrethana të ndryshme të kumtimit të mendimit, në vartësi nga përmbajtja kuptimore e gjithë fjalisë, edhe e njejta pasthirrmë, shpreh ndjenja jo të njejta nga që ato kushtëzohen nga kuptimi i fjalisë mbështetëse.
Sot dihet, se çdo simbol-shkronjë në gjuhë, në veçanti tingujt bashkëtingëllor frymëtohen më lehtë me një nga tingujt zanor, por në lashtësi, vetëm kështu, u përftua hopi i duhur, nga u kalua në gjuhën e artikuluar.
Gjuha Shqipe ka 7 zanore por, duke qënë se në gjasjen më të madhe ato përdoren si pjesë e pandarë e rrokjeve, ato nuk kanë vetëm tonin natyror, kjo në vartësi me çastin emocional apo edhe natyrën e bashkëtingëllores (e shurdhët apo e zëshme). Kur ato shqiptohen në fjalë, gjat shqiptimit rrokjor, mund të formëtohen më tepër se 23 tinguj zanore .
Kështu :
-Zanorja –a- te përemri vetor Ata, të dyja a-të janë të gjata sepse shqiptimi i tyre është i hapur nga që shqiptohen me të njejtin intonacion. Por zanorja –a- e shqipes dihet, se ka intonacion të ndryshëm në krahina të ndryshme, por dhe në fjalë të përdorimit mbarëkombëtar ajo ndryshon si p.sh. ar(flori)a- shqiptohet shpejt, arë(ngastër toke)a- shqiptohet natyrshëm dhe arrë (pemë)a-ja zgjatet nga -r e dyfishuar ar-rë. Kurse fjala amë(ëmë) rrokja e dytë, që fundon me-ë nuk i jep mundësi a-së që të shqiptohet e hapur. Është e gjasur në shqip, që zanorja a të shqiptohet të paktën në katër intonacione të ndryshme.
-Zanorja –e- te fjala More (krahinë) shqiptohet e gjatë; si trajtë e shkurtër -e lave ,-e shpëtove shqiptohet e shpejtë ; dhe si nyje e parma -e para ,-e dyta ka shqiptim natyror. Në të folmen veriake, fjala-grue- fundon me -e të hapur në të folmen toske del –grua- me -a të hapur,pra shqipja ka dhe raste me shqiptim të dyzuar.
-Zanorja –i- te fjala –shtëpi, i tij - shqiptohet e gjatë; tek fjala –pikë- shqiptohet si e mbyllur, te fjala –kroi- ka shqiptim natyror. Por në të folme të ndryshme të shqipes i-ja ka shqiptim të shumëfishtë p.sh. tym,tim,tëm ,tem. Ka shqiptim të ndërmjetëm përemri vetor –ai që në të folmen veriake shqiptohet si,- aj.
-Zanorja –o- te fjalët përroi, kroi ka shqiptim natyror, ndërsa të fjala More, o-ja shqiptohet e gjatë. Kjo fjalë ka dy theksa.
-Zanorja –u- tek përemri vetor –Ju shqiptohet shpejt; Pjesëza u e diatezës pësore në kohën e kryer të thjeshtë dhe te paskajorja : me u dashtun, me u mrekullue , u-ja shqiptohet e shkurtër; te fjala turk u-ja ka shqiptim natyror.
-Zanorja –y- një nga zanoret më unike shqipes që si te fjala yll shqiptohet e gjatë, tek fjala mbyll shqiptohet e mbyllur. Në të folmet krahinore y-ja shqiptohet edhe si –i
-Zanorja- ë- tek fjalët arrë , e lashtë shqiptohet e gjatë; tek fjala është ë-ja e parë është natyrore si te fjala -i gjatë- dhe e dyta e zgjatur.
Ky shumfishim i intonacionit të zanoreve nuk ndodh vetëm në gjuhën shqipe.
Gjuha hebreje –thotë professor Xh.Krispi, ka trembëdhjetë zanore . Duhet thënë se ato pesë zanore janë shndërruar në trembëdhjetë sipas rastit kur tingulli i shqiptuar është here më i gjatë dhe here më e shkurtër.
Kështu ,kam arritur në përfundimin se tingujt , në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të pacaktuar, na qartësojnë natyrën origjinare të saj, siç ,është,padyshim,vetë gjuha që Zoti i dha njeriut të parë. (Shqipja Nëna e Gjuhëve)
Sot, gjuha kuptohet si pasuria leksikore, që ka të ngërthyer (fiksuar) tërësinë e perceptimeve të njeriut shoqëror për botën materiale dhe shpirtërore , që përbënë një thesar pa të cilin nuk do të realizohej komunikimi njerëzor, që është pasuruar dhe vazhdon, dhe që ka evuluar historikisht. Leksiku autokton shpjegohet si, perceptime të të lashtëve të mara drejtëpërdrejt nga jeta, si përvojë dëgjimore dhe e artikuluar apo e shkruar, e fiksuar historikisht nga breza paraardhës tek pasardhësit. Ky proces nuk mund të ketë qënë i shkëputur kursesi nga ngjizja e pasthirrmave për të brujtur fjalët e gjuhës së komunikimit njerëzor.Fjala e artikuluar nuk ka qënë, por as nuk mund të jetë, një bashkim i thjesht fonemash, themi kështu se gërmëzimi(spellimi), në shqip, është i pa kuptimtë. Çdo fjalë njëherazi mrekullisht është shfaqje ndijore që frymëtohet e shoqëruar edhe me gjeste që është shoqërisht e kuptueshme.Në shqip mund të dallohen fare qartë fillesat kuptimore të tingujve bashkëtingëllorë kur u pranëvihen zanoret për të formuar rrokjet parake si p.sh. ba,be,bë,bi,bo,bu,by apo ma,me,më,mi,mo,mu,my etj. Me intonacionin e ndryshëm që ato shqiptohen mund të kuptosh rregullin logjik që është ndjekur në formimin e gjuhës si fjalë e artikuluar. Çdo rrokje ka intonacionin e veçantë me të cilin ajo shqiptohet, në rrethanën a konteksin e caktuar. Te çdo fjali vihen re edhe numër zanoresh që për nga intonacioni tipizojnë gjendjen psikologjike të personazhit atë folësit në kontekstin e dhënë.P.sh., -dëshpërim-Oh, po sikur të mos ndodhë?- mendoi i dëshpëruar dhe shikoi me kujdes orën. Thirrma –Oh- dëshpërue spikatet me gjashtë intonacione të mbyllura të zanores –o në fjalinë mbështetëse, që të gjitha së bashku japin ndjenën e dëshpërimit;
-gëzimi:-Oh,sa mirë! Mua më pëlqen byreku me djathë,tha ai me gëzim duke u hedhur në tokë.Thirrma- Oh- e gëzimit spikatet në fjalinë mbështetëse me fjalë, që përfundojnë me zanore të gjata të cilat vërtetë e përciellin ndjenjën e gëzimit;
-dhembje :Shpresa ,që e kuptoi menjëherë ç’kërkonte ,i foli:-Na e vranë,Ylli,na e vranë !-Oh !;Thirrma –Oh shprehse e dhembjes përftohet në fund të asaj gjasës por intonacini më i spikatur është te zanorja e vajtimit –ë në fjalët e fjalisë mbështetëse;
-pikëllim:-Oh!-thonë vashat të pikëlluara ,--gjersa të shkrijë lumi dhe të hapen krojet,do të na ngordhë gjithë gjëja e gjallë .Edhe në këtë shembull pasthirrma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që e kanë më të spikatur intonacionin e zanores –ë- që përngjason me të qarët;
-habi:-Oh,-shpërtheu një britëm habie.-Më mbeti çizmja .Të rruat qafa që ke në dorë.Pasthirma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që kanë të spikatur intonacioni e zonores –i- që përngjason me thirrmën fillestar që provojmë kur habitemi,ndërsa fjalët me intonacione të spikatur në – u dhe - a si dhe -ë përmbyllin ngjarjen me ndjenjën e ironisë dhe pikëllimit ;
-keqardhje: Oh,si s’durove deri të enjten Pasthirrma – Oh, këtu shoqërohet në fjalinë mbështetëse nga fjalë, që intonacionine kanë të spikatur në zanoren- e- që e kanë të mbyllur dhe shprehin një pamudësi për ta ndihmuar;
-mosbesim:-Do t’ia mbushim mendjen edhe xha Rexhepit.-Oh e ku i mbushet mendja atij!Bëhet fjalë për një gjasë abstrakte gati e pamundur për t’u realizuar, sepse për çudi gati të gjitha fjalët në dialog fundojnë me bashkëtingëllore, pra janë të mbyllura vetëm njëra prej tyre është e hapur:mendja.
Shqipja ka pasthirrma me kuptim të përcaktuar dhe të qëndrueshëm dhe me intonacion të mëvetësishëm ,si: bobo, bubu, ububu(frikë dhe dëshpërim); u, ua, oj(habi) si dhe pasthirrmat urdhërore: hë, hop, forca, hoopa,(nxitje), sst, sus, shët,(qetësi ,heshtje); o, or, mor, ore, moj (thirrje) etj
Pasthirrmat janë jetësueset më të vyera të gjuhës . Ato mundësojnë shprehjen e mendimit abstrakt, që karakterizohet nga një pafundësi ndijimesh, përjetësimesh; me një sistem që funksionon me shqiptimin intonativ me bazë: zanoresh, rrokjesh fonematike, fjalëzash, fjalësh e deri sa arrihet shprehet mendimi i qartë dhe i thellë.
Pasthirrmat janë pjesë rrënjëformuese me fjalë që emërtojnë dhe gjëndësojnë faunën, florën dhe natyrën nëpërmjet imitimit, përgjasjes së britmave.
“Prej të tilla thirrmash –thotë profesor Çabej, janë formuar emra shtazësh, si: bec, berr, bibë, brumbull, cikë(dhia), bejkë(dele), cinxër, guç”dosë në Greqi”e të gjithë ata emra zogjsh,si: cërmal, cirlë, cirlue, cingush, cirrojë, ciullë, çerr, guguçe, kërrkërre(lloj rose). Prej të tilla thirrmash janë përftuar edhe foljet ,si: barriron(pellet,bulëron demi), brruron(ulërin/luani), buluron“pellet\gjedhi”, angullin(qeni), mjaullin(macja), bërlyket(cjapi), bytërin(demi), çafullon(kali), cijat(zogu), garret(gomari), hamulit(qeni ,çakalli) hingëllon(kali), hungëron(ujku), mekërinë(dhija,keci), cingëron(nxjerr zë vajtimi shtaza), brohoritin (nxjerrin britma një grup njerëzish); fërfëlloj, furfulloj (dëgjohet si digjet ). Fjalë të afëra me këto formime janë edhe ato thirrma që përdoren për të ndjellë apo përzënë, disa nga shtazët e shtëpiake,që në pjesën më të madhe imitojnë zërat e vet këtyre shtazëvesi p.sh. cap-cap(cjapi), kuç-kuç(qeni), vid-vid(pëllumbi), Vrr-vrr(vërras dhinë); çit, pis-pis(maces), ish, ush(gomarit), tik-tik, (pulës).Tek shembujt:
–Çit, moj lanete,se më dukesh si paguri i rakisë.
->,deshi t’i përzinte ai,po pulat s’lëvizën nga vendi.
-Piiis!- e ndillnin edhe mëma me Blertën. Po macja ishte lartë në akacje.
- Unë vete te ajo ditë për ditë, i thërres pulat e saj>dhe u hedh për të ngrënë.
Kuptohet që përdorimi i pasthirrmave është i ngulitur,madje po t’i përdorim gabim nuk do të na kuptojnë as shtazët, si në shembujt e më sipërm.
-Fjalëthirrmat përshëndetëse të urimit ,të mirënjohjes etj janë një nga veçanësitë e shqipes.
Fjalëthirrmat përshëndetëse shprehin qartazi emocionet e folësit dhe sot frymëtohen të ngurtësuara ashtu si pasthirrmat, por në analizë të brendshme ato janë fjalitë murosura, që në rrethanën konkrete kuptohen emocionalisht nga dëgjuesi. Ato nuk e kanë humbur tërësisht kuptimin leksikor të elementëve përbërës të tyre. Kjo mënyrë përshëndetëse është një nga veçanëtitë e shqipes.
Tungjatjeta!, Mirëmënges!, Lamtumirë!, Mbeç me shëndet!, Mirë ardhsh!, Mirë se vini!, Mirë se vjen!, Mirë se erdhët!, Puna mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë paç!, Mbarë paçi!, Për shumë vjet! Me shëndet!, Shëndet paç!, Shendet paçin!, Të falem nderit!, Ju falem nderit!, Kryet shëndoshë!, Të rroni vete!, Vete shëndoshël, Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj
Mirëupafshim!, Udhë e mbarë!, Mirëserrini! , Faleminderit! etj.
Vlera e këtyre fjalëthirrmave është se, nga ana ndërtimore, ato krijojnë modele komunikimi, lehtësisht të përdorshëm në situate konkrete, që i japin siguri folësit. Me anë të tyre kontrollohet lehtë dhe gjendja emocionale e folësit.
Pasthirrmat janë fjalëza që kërkojnë vemendjene dëgjuesve .
Fjalëzat e thirrjes a të lutjes janë:O, ore, moj, hej, aman, etj.
Analiza pasthirrmore ndihmon në kuptimin e tekstit letrar.
Me teknikën e vendosjes së thekseve thirrmor do të mundohemi të kuptojmë tekstin letrar. Së pari të shohim si i përdor poeti Koçi Petriti në poezinë e tij:
Çukasin,cijasin,trumcakët
mbi lera
ç ú-ká-sin /c ́í-já-sin /trúm-cá-kët
/mbí-lé-rá
Foljet thirrmore si vlerësime metaforike janë tri rrokëshe me dy zanoret të theksuarat tërheqin vemendjen për shqetësimin e poetit
Me jonet e tyre plot ah-e trishtimi,
M é/jó-nét/e/́tý-ré/plót/áh-é/trí-shtí-mí
Qëndrimin metonimik poeti e ndërton duke theksuar zanore dhe rrokjezuar intonacionin.
cijasin ,thërrasin te xhami,
cí-já-sin/thë́-rrá-sin/té/xhá-mi
Nga folja metaforike kolon te metonimikja e te rrethanori që lexuesi ta ketë më të lehtë jo vetëm për ta kuptuar mesazhin por dhe të marrë përgjegjësi.
thërrime kërkojnë kur derdhet thëllimi,
th́ë́-rrí-me /kë́r-kój-në/ kúr/ d́ér-dhet/ thë́-llí-ḿi,
Këtu ndërton një pasqyrë simetrike metonimike ku fjalia e dytë ndjek rendin invers për të nxjerë si kryefjalë-thëllimi për ta bërë të ndjejë dridhmat edhe lexuesi.
po njerëzit s’u thonë:Na hani ,mos qani!
Pó/ njé-rë́-zít/ s’ú thó-në́/:Ná/ há-ní /,mós/ qá-ní!
Duke përdorur ligjëratën e drejtë kërkon merret përgjegjësia njerëzore prej gjithsecilit.
Do të ndalemi dhe në dy fragmente proze nga Iliada –Homerit dhe Bodleri:
Shembulli i parë:
- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra. Po si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm? Paske me të vërtetë zemër prej çeliku. Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me lotë. (Iliada-Homeri)
Edhe pse pasthirrma –Oh, veçohet me presje, kuptimin ia jep fjalia ku ajo bën pjesë;Pasthirrma –oh, e vendosur në fjalinë e parë(- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra.)e cila ka intonacion të hapur dhe më të spikatura zanoret –i-prej të cilës përftohet ndjenja e habisë, kurse me zanoret –ë, shfaqet ndjenja e dhimbjes.
Tek fjalia pyetëse:(Si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm?) i gjithë intonacioni i fjalisë kthehet në parafundor. Duke e mbyllur intonacionin e zanoreve të rrokjeve fundore përftohet ndjenja e çudisë së folësit.
Fjalia pohuese që vjen pas: (Paske me të vërtetë zemër prej çeliku) i ka të intonuara dhe hapur të gjitha zanoret për të dhënë të qartë qëndrimin vlerësues të folësit.
Te fjalia e fundit ku shprehet keqardhja e Akilit: ( Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me lotë.)kthehet theksi në rrokjet parafundore që e bën intime ndjenjën e atij çasti.
Shembulli i dytë:
E kush nuk i ka shijuar kënaqësitë e thella të verës? Kujtdo që i është dashur të qetësojë një brejtje të ndërgjegjes, të sjellë ndër mend një kujtim, të mbysë një dhimbje, ose thjeshtë të shohë ëndrra me sy hapur, të gjithë këta kanë thirrur për ndihmë perëndinë misterioze të fshehur diku në fibrat e vreshtit. Sa madhështore janë spektaklet e verës, të ndriçuara nga dielli i brendshëm! Sa e vërtetë dhe përvëluese kjo rini e dytë që njeriu korr prej saj! Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese. E megjithatë, a mund të më thoni, se në shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj, ju gjykatës, ligjvënës, ju njerëz të salloneve, Ju të gjithë, që mirësia ju bëri të urtë, që pasuria ua bëri të lehtë virtytin dhe shëndetin, me thoni pra, kush nga ju do të ketë në shpirtin e në ndërgjegjen e tij kurajon e pamëshirshme për të dënuar atë njeri që pi gjenialitetin? (Bodler)
Himnin thirrmor për verën, të Bodlerit,Shqipja e realizon me teknikën e saj preçize.Eksklamacioni përcillet i gjithi me thekse të hapura për të gjitha zanoret, e në veçanti rrokjet fundore, gati të çdo fjale të kësaj fjalie ndriçohet nga thekset. Por kur bëhet fjalë për pasojat e verës
Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese)I tërë theksi i fjalisë kthehet parafundor,sikur kërkon intimitet për të vërtetën e gjasave të dhimbshme.
Apologjia për kënaqësitë e verës përcillet sërisht me thekse të hapur domosdoshmërisht ata fundor.Kjo është mbrojtja që i bëhet” Njeriut që pi gjenialitetin”.Pa dyshim që është arritur të frymëtohet në shqip ky kontekst i Bodlerit dhe kjo fal mrekullisë së pasthirrmave.
E tërë pasuria folklorike muzikore autoktone shqiptare :kënga polifonike, jarja,kanga majkrahi; këngët e riteve, të djepit, të dasmave, të vajit; kabaja me klarinetë, meloditë baritore me dyjare dhe me fyej, me pipza ,me bilbil, me gjeth; kabatë me vjolinë; vallet me tupan, me dajre e me curle: e ndërtojnë muzikalitetin e tyre duke mbështetur në harmonizimin e intonacioneve pasthirrmore që rezonojnë muzikalitetin e brendshëm të tyre, krejt të veçanta krahinore apo mbarëkombëtare. Pasthirrma është padyshim pentagrami muzikor popullor. Interpretuesit popullor e bënë shkollën në gjirin e mjeshtërve nga të cilët ai e trashëgon interpretimin, por ajo që e dallon nga komuniteti është se ai është zotërues intuitiv gjenial i pentagramit muzikor të pasthirrmave të popullit të tij. Si zbatues i ahteve të pasthirrmave, ai bëhet profesionist virtuos i shpirtit të popullit dhe pranon anonimitetin si vlerësimin më të lartë, me sa duket parapëlqen pavdekësinë e Panit hyjnor .
Tiranë,5 Janar 2010 Stavri Trako
T I R A N Ë

Letër për QARAMANET
Dy ditë pas katastrofës që pësoi Kryeministri në ikje, z. Sali doli para disa fansave të tij dhe mbajti një palo fjalim. Në këtë moment shumë idhtarë të tij filluan të qajnë me oi. Më erdhi keq për disa të rinj, që janë thjesht të painformuar për shkak të moshës. Ata duhet të dinë që në vitet ’70, kur ishte sekretar i PPSH-së, në fakultetin e Shëndetësisë, shoku Sali djemtë nuk i linte të hynin në mësim se kishin flokë të gjata, i çonte vetë tek berberi, vajzat nuk i linte me funde të shkurtra mbi gju, i nxirrte jashtë nga klasa.
Në vitin
’78, babai i një zv. ministri të P. Brendshme pësoi një aksident të
lehtë dhe u shtrua në spital në pavionin e z. Sali. Sa e mori vesh se
kush ishte, për 23 ditë rresht fjeti në dhomën pranë tij për t’i
shërbyer. Shikoni çfarë servili.
Pastaj, ju keni votuar dhe po qani për kryeministrin që furnizoi me naftë Millosheviçin që vriste kosovarët që UÇK-në e ka quajtur Lëvizje Enveriste, etj, etj. Ju qatë me lotë për një njeri që shiti detin në Sarandë, që më parë i kishte shitur tokën Fazlliçit në Durrës, ashtu si Zogu shiti Shën Naumin dhe Vermoshin, sikur këto toka të ishin të baballarve të tyre dhe jo të shqiptarëve.
Z. Kryeministër në ikje ka dhe zullume të tjera, si vjedhja sistematike e votive, rrahja e opozitës, e të tjera. Mirë i paska thënë Dervish Luzha Ram Drag Berishës, që djali yt, Sala pa shkollë e bëri çorap Viçidolin, po u bë me shkollë do djegë dhe vjedhë gjithë Shqipërinë, ashtu si e dogji, vodhi dhe e vrau në 1967-n dhe së fundi në Gërdec e për 21 Janar. Kur vdiq Enveri dhe Kim Ir Seni, populli qau se u ndanë nga jeta dy ish-udhëheqës, me të mirat dhe të ligat që kishin bërë, por nuk qahet njeriu për së gjalli, sepse populli e hoqi nga karrikja.
Ai nuk arriti dot t’ja bënte fytyrën opozitës si këpucë, prokuroren zonjë grua ta bënte lavire, presidentin horr bulevardi, se këto janë fjalë që i thotë një shpellar e jo një njeri me edukatë. Edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Partisë Çdemokratike është një farsë, përderisa e drejton këtë proçes një njeri që iku për lesh dhe Jozefinën që populli në mënyrë plebishitare kapi për zhelesh dhe hoqi si kryetare parlamenti. Ja pra, të dashur opozitarë (vllezër) për kë kenni votuar e po qani.
Së fundi kam dy sugjerime për ish-kryeministrin në ikje. E para – Që të bëhet e besueshme dorëheqja e tij dhe vërtet është i sinqertë duhet të japë dorëheqjen edhe si deputet. Dhe e dyta – Hajde ndonjë ditë me ne pensionistët të bësh një dorë domino që të kapim dopjo gjashtën në dorë. Unë e kam ortakun, Qamil quhet një njeri i nderuar, ndërsa ju mund të bëheni ortak me shoqëruesin që keni, ose me Bertin nga Skrapari, i cili është simpatik por ka një të metë: ka llafe shumë, fsheh gurët dhe bën shenja.
Letër e nënshkruar: Vasil Thanasi
G. Dita

Dhe Milena zbuloi .arin
Na
ishte njëherë një çupëlinë e quajtur Milena, një bukuroshe dhe shumë më
e zhvilluar se bashkëmoshataret e saj. Ajo ishte energjike, e qeshur,
lozonjare, çapkëne. Milena kishte plot ëndrra për jetën e saj. Ishte e
para pothuajse në çdo fushë që përballej dhe zhvillonte paralelisht
shumë pasion për violinën, pikturën, volejbollin, letërsinë, botën e modës e aktrimin.

Fati i saj i keq ishte se nuk mund të kishte asnjë shok të sinqertë pranë. Çdokush që qëndronte më tepër se dy ditë në shoqërinë e saj ishte i destinuar për tu dashuruar marrëzisht pas saj. Shumë të tjerë do mjaftoheshin qoftë me pamjen e saj të jashtme për t'u kthyer në gjuetarë besnikë të saj. E megjithatë Milena i kishte planet e qarta për jetën dhe ajo i refuzonte në mënyrë kategorike të gjitha ofertat. Por ja që një meso burrë që e përndiqte ngado ajo shkonte hipur mbi një mercedez sportiv gri të paparë deri asokohe, ia gërvishti kureshtjen dhe Milena pranoi ta takonte pas mësimit. Thuheshin shumë variante mbi atë takim jashtë qytetit, por më i përhapuri ishte versioni i dehjes me alkool dhe përdorimit të forcës ndaj rezistencës së saj. Gjithsesi, fakti ishte se Milena e la virgjërinë e saj mbi sediljet e atij Mercedezi. Ajo Milenë që fliste shpesh për perëndime në breg të detit, apo për qirinj mbushur në një dhomë plot zambakë të kuq flakë.
Atëherë kur të gjithë mendonim se Milena do të bënte kallzim penal në polici, ajo përkundrazi doli hapur me të dashurin e saj duke u puthur e përqafuar rrugëve e kudo. Një dashuri e madhe pushtoi qenien e saj, sa asgjë tjetër nuk kishte më tepër rëndësi për të. Në orët e mësimit filloi të mungonte rregullisht dhe ato pak orë që vinte i kalonte orët e mësimit duke bërë tualet e duke parë e hutuar nga dritarja e klasës. Në një kohë kur gjimnazi ishte në ditët e fundit të tij dhe shoqet e saj i kishin zënë ethet e provimeve të maturës, Milena tashmë ishte maturuar dhe vriste mendjen si të përgatiste pajën e saj. As në mbrëmjen e maturës nuk erdhi. Ishte kthyer shumë e lodhur nga Parisi.
Milena shijonte zbulimin e saj kudo mercedezi e dërgonte. Në një kohë kur shokët e shoqet e saj thartonin trutë të përgatiteshin për në Universitet, Milena shijonte dreka e darka në resorte nga më të bukurat, brenda e jashtë vendit. E mesoburri fatlum i Milenës duke punuar fort dhe për një kohë të gjatë jashtë shtetit me kushedi se çfarë, kishte ngritur edhe një supervilë 4 katshe në të dalë të qytetit për familjen e tyre të re që do të ndërtonin. Nuk vonoi dhe një shtatëzani e parakohshme shpejtoi dasmën e saj plot lule e fishekzjarre. Ishte e sigurt që Milena do të ishte një nënë e mrekullueshme dhe një grua besnike. Karakteri i saj i fortë ishte gjithmonë triumfues para të gjitha situatave. Milena shëmbëllente lumturi me atë fustan përrallor të bardhë dhe atë kurorë. Ishte femra më e bukur që mund të të shihnin sytë. Në pak njerëz brun natyra dhuron sy bojëqielli. Milenën e shikonin çdo ditë duke u përkujdesur për shtëpinë e saj gjigande edhe pse me barkun tek goja. E tillë ishte ajo. Asnjëherë nuk e mbante vendi. Me shoqërinë e saj lidhjet tashmë ishin shuar, por veç kësaj edhe babuçi i saj kishte filluar të mungonte gjithmonë e më shumë në shtratin e saj që tashmë e ndante me vajzën e saj të vogël. Mendime të kobta kishin filluar ti shqetësonin gjumin. Mos vallë babuçi punëtor kishte filluar të rendte pas ndonjë zoçke tjetër?! Pse netët e tyre kishte filluar të shuhej pasioni në përpjestim të zhdrejtë me oreksin e saj? Pse zbulimi i Milenës kishte rënë aq shumë në cilësi? Mos vallë Milena nuk magjepste e nuk ishte më ajo bukuroshja e parë?
Nga ana tjetër me siguri edhe babuçi me 3 faqe kishte filluar ti trembej zjarrit që nuk po mund ta shuante dot më. Një shtatëzani e dytë e njëpasnjëshme do ti shuante përkohësisht përplasjet dhe do ti jepte kohë të merrnin situatën në dorë. Mbase...
Milena ndjeu ti shembej toka nën këmbë. Me babuçin nuk e kishin lidhur as filmat e preferuar (babuçi s'kishte parë TV pas viteve 90'), as personazhet kinematografike, as rryma muzikore, grupi i preferuar apo kërcimet e ndryshme. As lojërat, botëkuptimi jo e jo. Ata i përksinin dy brezave të ndryshëm dhe i kishte lidhur pasioni i lindur mes një burri të sprovuar me një çupëlinë të paeksperiencë. Milena dalëngadalë filloi të shohë ndryshimet me burrin e saj dhe e vetmja pasuri që i kishte mbetur ishte një shtëpi e stërmadhe që e kishte kthyer në shërbëtoren e saj dhe që kishte burgosur ëndrrat e ambicjet e saj. Si të mos mjaftonin të gjitha këto shokët e shoqet e saj tashmë të diplomuar prej disa vitesh kishin zënë pozicione pune të vyera në administratë, në banka, e kudo, pavarësisht se askush prej tyre nuk ishte dalluar në gjimnaz sa Milena.
E një ditë prej ditësh teksa bëja pazar tek qyteti im i lindjes një grua me dy fëmijë më thërret në emër. Zëri mu duk familjar, por nuk e njoha. Ishte Milena. U zgjata ta takoja por një prej fëmijëve që i dergjej me të qara e zhgarravitej mbi dysheme thuajse e bëri të pamundur. Ngelëm pak çaste pa fjalë duke thënë ato formalitetet e zakonshme dhe pastaj u ndamë.
E fejuara ime më buzëqeshi e pastaj me tallje më tha - Mos ishte kjo ajo Milena e famshme? Dhe pas një të nënqeshure shton - Qenkam bërë xheloze kot. Ajo duket si nëna ime...
Ajo nuk e dinte se Milena kishte qenë femra më e bukur me të cilën natyra kishte treguar gjithë bujarinë e saj...
Histori e bazuar mbi një trillim të vërtetë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Shqipëria dhjeu
Të
dhjesësh është një proçes tejet natyral, proçes i domosdoshëm për
trupin e njeriut dhe një proçes i tillë nuk mund të përbëjë kurrsesi
lajm, veçse kur bëhet fjalë rreth një trupi të sëmurë rëndë prej
kapsllëkut.
Shqipëria nxorri jashtë trupit të saj jashtëqitjen e rrezikshme që prej dekadash e kishte paralizuar në aktivitetin e saj normal. Jashtëqitjen që e kishte dobësuar, që i kishte prerë oreksin dhe të shtrirë atje në shtrat i kishte ndotur edhe ëndrrat.
Atëherë kur të gjithë menduan se gjithçka kishte marrë fund, atëherë kur nuk kishte mbetur më shpresë e fjalë të këqija pa ia adresuar këtij trupi, nën një heshje fisnike, me një qetësi filozofi, ky trup i drobitur kreu një fitore heroike e të lavdishme.
E padyshim që nxjerrja e kësaj jashtëqitjeje ishte një proçes i vështirë, i shoqëruar me dhimbje të tmerrshme e gjakderdhje, por më në fund të gjitha pjesët e trupit ranë dakord ta nxirrnin jashtë këtë masë të rrezikshme, për t'u çliruar përfundimisht prej saj.
E si mund të ndjehet një trup që sapo është çliruar?
Pikërisht i Rilindur!

I dlirë, çapkën si një kaproll, i lehtë si një flutur, i emocionuar që më në fund mund të vrapojë lirisht dhe të garojë i barabartë përkrah fqinjve.
E kështu dje jashtëqitja mbajti një fjalim të gjatë rreth kohës së ndritur kur kishte qenë një frut dhe gjithë aktivitetit të saj të gjatë, në zorrën e trashë. Një fjalim që preku mijëra mikrobe, mikrobe të parrezikshme e mikrobe që kishin kontribuar fuqimisht në shndërrimin e ushqimit në kakë.
Padyshim që bashkëjetesa e gjatë me një sëmundje krijon edhe vartësi ndaj saj dhe kështu nuk kishin si të mungonin as zërat që nën kujë deklaronin se ishin të gatshëm ta ripërtypnin edhe njëherë jashtëqitjen e trashë. Disave që ishin përzjerë më tepër me të, iu duk se trupi nuk do të prodhojë më moot. E quajtën mbret, legjendë, bishë, hero, ëngjëll, Skënderbe i dytë e i parë, madje u thurën edhe poezi për të. As mallkimet për pjesët e trupit që vendosën ta nxjerrin jashtë nuk ishin të paktë.
Nuk kuptohet sesi pikërisht në çastin solemn të shfryrjes prej kësaj të keqe u harruan të gjitha vuajtjet e kaluara gjatë këtij kapsllëku të gjatë, por edhe kjo është plotësisht natyrale. U harrua sesi trupin filluan ta gllabërojnë viruset nga koka tek këmbët e madje edhe në zemrën e tij, ku u përhap klisheja se antitrupat janë të dalë mode, se të duash vetveten është e rrezikshme, se të përpiqesh për një shëndet më të mirë është donkishoteske, se të besosh për një ringritje është naivitet.
Një trupi që sapo ka kaluar një sëmundje të tillë do ti duhet të vuajë padyshim disa pasoja dhe do ti duhet kohë për të marrë veten e për të mundur dyshimin mbi çdo ushqim që do të tresë, por ajo që ka rëndësi është fakti se një epokë e re po lind, për çdo qelizë nga ne. Një epokë e re lirie, një fazë maturie ku asnjë ushqim nuk do guxojë të qëndrojë forcërisht në trupin e këtij organizmi.
Shqipëria më në fund dhjeu, kapsllëku kaloi dhe ne i urojmë me gjithë zemër mbi të gjitha shëndet e më pas, tretje të mbarë!

Wednesday, September 25, 2013
Bisede Gjenish: Ajnshtajn & Tagora I
Kjo bisede midis Albert Ajnshtajnit dhe Rabidranat TAGORAs eshte zhvilluar me 14 qershor te vitit 1930 ne shtepine e Ajnshtajnit ne Kaputh,ne rrethinat e Berlinit dhe eshte botuar fillimisht ne The Religion of Man, Londer.
TAGORA-Sot po bisedoja me Dr Mendel ne lidhje me zbulimet e reja ne matematike sipas te cilave ne boten e madhesive pambarimisht te vogla sjellja e atomeve i bindet rastesise; me sa duket drama e egzistences nuk eshte aspak e paracaktuar ne karakter.
AJNSHTAJN: Faktet qe e bejne shkencen te tentoje ndaj kesaj pikpamjeje nuk do te thote t'i leme lamtumiren parimit te shkakesise.
TAGORA: Ndoshta jo, megjithate duket sikur ideja e shkakesise nuk eshte ne grimcat elementare por qe disa forca te tjera ndertojne me keto grimca nje gjithesi te organizuar
AJNSHTAJN: Duhet perpjekur te kuptohet rregulli ne nje plan me te larte. Rregulli eshte atje ku elementet e medha kombinohen dhe drejtojne egzistencen, por ne grimcat shume te vogla ky rregull nuk eshte i perceptueshem.
TAGORA: Keshtu pra dualiteti eshte ne thelb te egzistences, dmth eshte kontradikta e impulsit te lire dhe vullnetit drejtues qe realizon nje skeme te rregullt te sendeve.
AJNSHTAJN: Fizika moderne nuk do t'i quante qe jane kontradiktore.Rete kur shihen nga larg duken si nje objekt i vetem por kur i vrojton nga afer ato shfaqen si nje grumbull i crregullt pikash uji.
TAGORA: Une i gjej kesaj nje paralele ne psikologjine njerezore. Pasionet dhe deshirat tona jane te crregullta, por karakteri yne i nenshtron keto elemente ne nje te tere te harmonishme.A ka dicka te ngjashme me kete ne boten fizike? A nuk jane grimcat e vogla rebele,dinamike me nje impuls individual? Dhe a ka nje parim ne boten fizike qe i nenshtron ato duke i vendosur nen nje organizim te rregullt?
AJNSHTAJN: Edhe vete grimcat elementare nuk jane pa nje rregull statistikor; grimcat e radiumit do te ruajne nje rregull specifik te tyren, tani dhe pergjithmone ne te ardhmen ashtu sic ka qene vazhdimisht deri me sot.Ka pra nje rregull statistikor per grimcat elementare.
TAGORA: Perndryshe drama e egzistences do te ishte mjaft e paqellimte.Eshte harmonia e vazhdueshme e rastesise dhe percaktueshmerise e cila e ben ate perjetesisht te re dhe jetesore.
AJNSHTAJN: Une besoj se cfaredo qe behet me ne ose bejme ka shkakesine e vet;eshte gje e mire sidoqofte qe ne nuk e perceptojme dot.
TAGORA: Ka nje elasticitet gjithashtu ne veprimet njerezore ,nje fare lirie ne rende te ulta qe eshte per te shprehur personalitetin tone. Eshte dicka e ngjashme me sistemin muzikor ne Indi,i cili nuk eshte aq i ngurte sa c'eshte ne muziken perendimore. Kompozitoret tane japin nje linje te percaktuar muzikore,nje sistem melodik dhe arranxhim ritmik dhe egzekutuesi i saj brenda disa kufijve mund te improvizoje mbi te.Ai duhet te ndjeke me besnikeri pjesen muzikore, por dhe te jape shprehje spontane te ndjeshmerise se vet muzikore sipas disa rregullave te paracaktuara.Ne admirojme kompozitorin per talentin e tij ne krijimin e bazes dhe superstruktures se melodise por nderkaq presim nga interpretuesi te shprehe aftesite e tij duke krijuar variacione me zbukurime melodike.Ne krijimin ne ndjekim ligjin themelor te egzistences por nese lejojme edhe nje shmangje nga ai, atehere kemi nje liri te mjaftueshme brenda kufijve te personalitetit tone per shprehjen me te plote te vetvetes.
AJNSHTAJN: Kjo eshte e mundur vetem kur ka nje tradite muzikore te fuqishme qe mund te orientoje njerezit.Ne Europe muzika ka shkuar teper larg nga arti dhe ndjeshmeria popullore dhe eshte bere si nje fare arti i fshehte me konvencionet dhe traditat e veta.
TAGORA: Duhet te jesh absolutisht i bindur ndaj kesaj muzike kaq te komplikuar.Ne Indi masa e lirise se kengetarit eshte ne personalitetit e vet krijues.Ai mund ta interpretoje kengen e kompozitorit ne menyren e vet nese ka fuqine krijuese te afirmoje vetveten ne interpretimin e ligjit te pergjithshem te melodise qe i eshte besuar.
AJNSHTAJN: Kerkohet nje nivel shume i larte artistik per te realizuar plotesisht idene e madhe te muzikes origjinale keshtu qe mund te behen edhe variacione mbi te.Tek ne variacionet shpesh jane te paravendosura.
TAGORA: Nese ne sjelljen tone ndjekim ligjin e virtytit atehere do te kemi nje liri reale per shprehjen e vetvetes.Vertete eshte parimi i sjelljes por karakteri qe e ben ate te vertete dhe individual eshte ne krijimin tone.Ne muziken tone ka nje dualitet te lirise dhe rregullit te paracaktuar.
AJNSHTAJN: Po fjalet e kenges a jane gjithashtu te lira? Dua te them a eshte i lire kengetari te shtoje fjale te tijat ne tekstin e kenges qe kendon?
TAGORA: Po.Ne Bengal kemi nje soj kenge-kirtan e quajme,e cila i jep liri kengetarit te nderfuse komente ndermjetese, fraza qe nuk jane ne kengen origjinale.Kjo shkakton entusiazem te madh sepse degjuesit jane vazhdimisht te emocionuar nga sentimente spontane te mrekullueshme te bera nga kengetari.
AJNSHTAJN: A eshte metrika teper strikte?
TAGORA: Po, krejt.Nuk mund te kalohen kufijte e vjersherimit; kengetari ne gjithe variacionet e veta duhet te mbaje ritmin dhe kohen, te cilat jane te fiksuara.Ne muziken europiane ju keni nje liri te krahasueshme per kohen por jo per melodine.
AJNSHTAJN: Mund te egzekutohet muzika indiane pa fjale? Mund te kuptohet nje kenge pa fjale?
TAGORA: Po , ne kemi kenge me fjale te pakuptimta, tinguj qe thjesht ndihmojne ne mbajtjen e notave.Ne Indine Veriore,muzika eshte nje art i pavarur,jo nje interpretim I fjaleve dhe mendimeve si ne Bengal.Muzika eshte shume e perpunuar dhe sugjestive dhe eshte nje bote e tere ne vete melodine.
AJNSHTAJN: Nuk eshte polifonike?
TAGORA: Instrumentat perdoren, por jo per harmonine, vetem per te mbajtur kohen dhe per te shtuar volumin e thellesine.A ka vuajtur melodia ne muziken tuaj nga imponimi i harmonise?
AJNSHTAJN: Ndodh nganjehere qe vuan vertete teper.Nganjehere harmonia gelltit edhe vete melodine.
TAGORA: Melodia dhe harmonia jane si linjat dhe ngjyrat ne pikture.Nje vizatim mund te jete i mrekullueshem nderkohe qe duke i shtuar edhe ngjyrat mund te behet i vaget dhe humbet forcen.Por ngjyra ne kombinim me linjat krijon piktura te medha sa kohe qe nuk shvlereson apo shkaterron vleren e vizatimit.
AJNSHTAJN: Eshte nje krahasim i bukur; vizatimi eshte gjithashtu shume me i vjeter se ngjyra. Duket se melodia juaj eshte shume me e pasur ne strukture se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tille.
TAGORA: Eshte e veshtire te anlizosh efektin e muzikes te Lindjes dhe te Perendimit ne mendjet tona.Une jam shume i prekur nga muzika perendimore; ndjej qe eshte e larte,e gjere ne strukture dhe e madhe ne kompozicion. Muzika jone me prek me thelle prej vokacionit te vet lirik themelor.Muzika europiane eshte epike ne karakter, ka nje sfond te gjere dhe eshte gotike ne strukture.
AJNSHTAJN: Eshte nje pyetje qe ne europianet nuk i pergjigjemi dot qarte, ne jemi shume te perdorur nga muzika e jone. Ne duam te dijme nese muzika jone eshte nje ndjenje konvencionale apo fondamentale, nese eshte natyrale te ndjesh konsonancen dhe disonancen apo nje konvencion qe ne e pranojme.
TAGORA: S'di se si por piano me ngaterron.Violina me pelqen shume me teper.
AJNSHTAJN: Do te ishte interesante te studjoheshin efektet e muzikes europiane ne nje indian qe nuk e ka degjuar kurre ate qekurse ka qene i ri.
TAGORA: Une njehere i kerkova nje muzikanti anglez te me anlizonte disa pjese te muzikes klasike dhe te me shpjegonte se cfare elementesh e bejne te bukur nje pjese muzikore.
AJNSHTAJN: Veshtiresia eshte se muziken vertete te bukur , lindore apo perendimore qofte, nuk mund ta anlizosh dot.
TAGORA: Po dhe ajo cka e prek thelle degjuesin eshte dicka shume personale per cdo individ.
AJNSHTAJN: E njejta pasiguri mbetet rreth cdo gjeje themelore ne pervojen tone , ne reagimin tone ndaj artit ,kudo qofte ne Europe apo Azi.Bile edhe kjo lule e kuqe qe shoh ne tavolinen tuaj mund te mos jete e njejte per ty dhe mua.
TAGORA: E megjithate eshte i pranishem gjithmone nje process pajtimi midis tyre,shija individuale qe tenton te perputhet me standartin e pergjithshem
Perktheu Avocados & Endive
Gjithësia në shifra
Gjithësia
lindi para rreth 15 miliardë vjetësh. Nëse këtë distancë kohore do ta
rillogaritnim sikur të ishte një vit, atëherë njeriu modern do të
shfaqej për herë të parë natën e fundit të vitit në orën 23:53.
Që prej atëherë ai ëndërron mbi një udhëtim për tek yjet, por kjo nuk është e lehtë.
Një anijeje kozmike që të mposhtë forcën tërheqëse të Tokës i duhet të fluturojë me të paktën një shpejtësi prej 11 kilometrash në sekondë. Kjo është arrirë tashmë.
Por kjo shpejtësi është tepër e vogël për largësitë e papërfytyrueshme të Gjithësisë; nëse njeriu do të kishte madhësinë e një atomi dhe Toka jonë të një qershie (me një diametër prej 1,3 cm), atëherë deri në planetin Mars do të ishin 230 metra, për tek Plutoni i cili do të kishte madhësinë e një kokrre piperi do të ishin 6 kilometra. Dhe deri tek qendra e Udhës sonë Qumështore do të ishin 280 kilometra të pakapërcyeshme.
Edhe sikur anije kozmike të fluturonte me një shpejtësi pranë asaj të dritës prej 300 000 kilometrash në sekondë, një astronauti do t’i duheshin 13 vjet për të shkuar tek ylli më pranë nesh Proxima Centauri e kthyer.
Por atëherë do të ndjehej shumë i vetmuar: Ndërkohë do të kishin kaluar 60 vjet në Tokë.
Por ndoshta ai do të gjente miq të rinj rrugës. Vlerësimet e matura shkencore flasin mbi rreth 100 miliardë planetë të banuar në tërë Gjithësinë. Rruzulli.net

Ky është Dhespot Foti, Shqiptarët e bënë të puthte dhenë më 1906
Gjatë revolucionit kulturor të shqiptarëve për hapjen e shkollave shqipe nga fundi i shek.XIX dhe fillimet e shek.XX janë vrarë nga turqit dhe grekët shumë mësues që hapën mësonjëtoret e para në gjuhën shqipe. Një nga këta mësues që u masakruan nga grekët ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi në vitin 1875 në fshatin Negovan që ndodhet afër Kosturit (Kastoria) rrugës për në Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Gjatë një vizite që bëra në vitin 2003 bisedova shqip me pleqtë e fshatit që ende e flisnin gjuhën e të parëve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi).
Në fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollën fillore në gjuhën greke duke vazhduar më tej gjimnazin në Athinë. Pas tre viteve studimesh në Athinë ai i braktis ato për arsye sepse një çetë kusarësh gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre i vranë babanë. Pasi u kthye në vendlindje papa Kristo filloi punë në shkollën greke të fshatit. Vitet shkonin dhe mësues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri në fshat po edukohej me kulturë dhe gjuhë greke duke humbur traditat dhe gjuhën e mëmës, shqipen. Në ato vite greqizimi i shqiptarëve po shtrihej në të gjitha trevat që banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim përhapej në forma të ndryshme si në arsim, në kishë dhe politikë administrative.
Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar në shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek për mësimin që jepte në shkollën e fshatit, të tëra këto nuk kishin ndikuar në zemrën e tij për të dashuruar kulturën dhe gjuhën e huaj greke. Gjatë mësimit të gjuhës greke në shkollën e katundit të tij ai u thoshte nxënësve: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”.
Me një vullnet dhe guxim djalërie ai vendosi të hapte shkollat e para në disa fshatra që banoheshin nga shqiptarët për rreth Kosturit dhe Follorinës. Shkrimin e gjuhës shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mësuar në Rumani ku kishte punuar marangoz për tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatën “DRITA” dhe me disa anëtarë të shoqatës “DJALËRI” të Stambollit.
Më 1897 u shugurua prift në fshatin e tij. Ky dalë i ri që për hir të çështjes kombëtare u bë prift do jetë pararendësi i frymëzimit për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtëpia e papa Kristos u bënë vatrat e para ku mësohej gjuha shqipe, por kjo gjë nuk u pëlqeu grekëve të cilën e kërcënuan disa herë.
Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905. Mësonjësi Kristo Negovani po shpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit. Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copëtuan trupin, i prenë kokën për t’ia dërguar porositësit të kësaj vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte shkollën në gjuhën shqipe.
Atdhetarët shqiptarë kudo që ishin u prekën shumë nga këto dy vrasje që ndodhën. Për këtë çeta e Bajo Topullit mori vendim për tu hakmarrë.
Më 9 shtator 1906 kjo çetë vrau Mitropolitin (Dhespot) e Korçës Fotis Kallpidhis për të marrë gjakun e dy vëllezërve Kristo dhe Theodhos Negovani.
Kush u akuzua për vrasjen e Dhespot (mitropolit) Fotit
Vrasjen e Dhespot Fotit e kreu çeta e Bajo Topullit, por asnjëherë nuk u mësua kush qëlloi mbi të. Qeveritë greke dhe Kisha e tyre gjithnjë janë interesuar se kush e vrau Dhespotin e tyre. Si u vra Dhespoti Foti, Qeveria greke i kërkoji qeverisë së Turqisë që qeveriste edhe trojet shqiptare të ndiqte dhe të kapte vrasësit e Dhespot Fotit. U kapën shumë atdhetarë shqiptarë dhe u dënuan ndër ta Jovan Kosturi bashkë me fëmijën, Salih Butka, Grigor Cilka, Ohran Pojani, Ibrahim Qesaraku, Lazo Progri etj. Por asnjëri nuk pranoi të tregonte atentatorët e vërtetë të kësaj vrasje të bujshme për kohën. Më 1914 në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës më shkurt apo mars të 1908 (për mua është vrarë më 25 shkurt, ndarsa pllakata shkruan 13 mars). Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Dhespotit të Korçës Foti Kallpidhis. Kjo akuzë bëhej sepse Bajram Ligu njihej për trimëri. Pas thyerjeve të brinjëve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Dhespotin grek Fotis dhe asnjëherë lexuesi dhe histografia shqiptare nuk e pa fytyrën e Dhespotit që shqiptarët e bënë të puthte dhenë më 1906. Pas shumë kërkimesh në arkivën e Athinës më në fund e gjetëm një foto të këtij prifti grek që nënpetkun e Mitropolitit të Korçës bënte veprimtari antishqiptare, asimiluese, deri tek dhënia e urdhërave për vrasjet e atdhetarëve shqiptarë.
G.Sh
Subscribe to:
Comments (Atom)