Wednesday, June 27, 2012

F A L E M I N D E R I T !!!

Kur erdhe ti në botë
fitova një botë të dytë,
kur më shtrëngove gishtin
u ktheva robi yt.


Kur tënden të qarë
dëgjoi ky babi yt,
zemrën ndjeu fort,
plot i mbushi sytë.

E kur të shoh tek fle
mrekullohem, më fal,
kur ti bindesh e ha
zemrën ma bën mal.

Kur ti i qesh botës
ajo, hmm kaq e dlirë,
kur ti më përqafon,
unë, njeriu më i mirë.

Kur me kica kafshon
jam preha më e lehtë,
kur "ba-ba" belbëzon
ndjehem mbret, mbi retë.

Kur ngrite e hodhe
hapin tënd të parë,
pranova se bota
hyri në rrugë të mbarë.

Kur mbërrij në punë
gjithmonë me vonesë,
se sa dal nga shtëpia
ti qan me dënesë.

Kur s'të kushtoj vëmendje
më tërheq prej mënge,
e kur luaj me ty
më çjerr nëpër sy.

Më imiton nga pas
sa herë kur të flas,
më sheh e habitur
nervoz kur bërtas.

Kur të puth mamanë
ti vjen e na ndan,
kur të lëmë pak vetëm
ty vendi s'të mban.

Kur hyre mes nesh
na more prej vëmendjes e përkushtimit,
por të jesh e sigurt se TI
je barka jonë e shpëtimit.

Shkroi: Stop Injorancës


Tuesday, June 26, 2012

Prejardhja e fjalës shqipe "jug"

Interesante është sesi ne shqiptarët nxitojmë t'ia japim fjalëve shqip, prejardhjen e kuptimin e tyre, prej fjalëve të huaja.

Sipas gjuhësisë sonë, fjala "Jug" vjen prej anglishtes së vjetër "Suth". (???)

Se ç'ishte kjo anglishte e vjetër, se cilët fise e flisnin, se ku u takuan me të parët tanë dhe i infektuan këtë fjalë, nuk thuhet asgjë. Madje nuk shpjegohet as sesi fjala "Jug", shndërrohet apo vjen prej fjalës "suth".

Ajo që e bën edhe më interesante çështjen, është fakti se vetë anglezët sot, e kanë në fjalorin e tyre fjalën "jug", por e klasifikojnë "me origjinë të panjohur" (edhe pse shqipja e ka si fjalë), dhe nuk bëjnë asnjë barazpeshim mes fjalës së tyre të lashtë "suth" dhe fjalës "jug", me të cilën nënkuptojnë një enë të thellë.

Përse vallë ne shqiptarët të jemi kaq të indoktrinuar me inferioritet, kaq të indoktrinuar për ti gëlltitur informacionet pa i situr, pa dyshuar mbi vërtetësinë e tyre, pa kërkuar shpjegimin përkatës, duke shuar kështu kuriozitetin, që është edhe vetë motorrin e jetës! (Stop Injorancës)

Në të majtë lexoni prejardhjen e fjalës sipas studimeve shqiptare dhe në të djathtë fjalorin më të madh etimologjik virtual.
1. http://sq.wikipedia.org/wiki/Jugu_%28gjeografi%29
2. http://www.etymonline.com/index.php?term=jug&allowed_in_frame=0
3.
Britania në prehistori është quajtur ALBION, rreth 1700-vjet p.k. Ajo ka qenë e banuar në antikitet nga një valë popujsh me origjinë nga zona e Azisë së Vogël dhe gadishulli Ilirik.
Read more:
http://stopinjorances.blogspot.com/2011/01/albioni-i-vjeter.html#ixzz1wRqAXZIq

http://en.wikipedia.org/wiki/Albion
4.
http://stopinjorances.blogspot.com/2011/01/albioni-i-vjeter.html#ixzz1wRqTrRmA

"Facebook" trondit themelet islame të rinisë shqiptare



Në kushte të tilla, ku në rrjetin e madh social "Facebook" kalojnë një kohë të mirë, pjesa më e madhe e rinisë shqiptare, nga të gjitha trevat, liria e fjalës, informacioni dhe komunikimi i lirë ka vënë nën alarm hoxhallarët, të cilët së fundmi kanë nisur një fushatë të gjithanshme këshillimesh e kritikash për Facebook-un.

Gjetja më e fundit, për të ruajtur të rinjtë muslimanë prej "shthurjes e devijimit" , në kohën kur rinia nuk po shkon më në xhami, atëherë vjen Hoxha në Facebook.
http://www.facebook.com/hoxheenisrama?ref=ts


Hoxhë Enis Rama jep Udhëzime për Facebook!
http://www.youtube.com/watch?v=lbdIDU1XKMI


Stop Injorancës

Tragjedia

"Raca njerëzore është e parëndësishme, është vetvetja, me parimet e bindjet tuaja, ajo që nuk duhet tradhëtuar asnjëherë"

E marr me mend që dikush prej jush për të më kundërshtuar me ironi do të më thojë "As Hitleri nuk e tradhëtoi veten e tij..."!

Po, ke të drejtë. Ai nuk e tradhëtoi veten e tij, nuk i tradhëtoi bindjet e veta. Ishin miliona gjermanë, ata që tradhëtuan veten e tyre.

KJO ESHTE TRAGJEDIA !

Jo që një njeri i vetëm kishte guximin për të shpalosur, me gjithë forcën e mundshme, ligësinë e tij, por që miliona e miliona njerëz të tjerë nuk gjetën kurajon për të qenë të drejtë, nuk gjetën kurajon për të ndalur marrëzinë. (John Fowles)

Kushtuar popullit shqiptar, fryrë e ngjeshur me kultin e individit, që sot shpesh e kërkon fajin tek një individ i vetëm, po ashtu siç zgjodhi që për periudhën diktatoriale, të pastronte ndërgjegjen, duke ia ngeshur të gjitha padrejtësitë, një zëri të vetëm. (Stop Injorancës)

Xhim Morrison mbi frikën

“Njerëzit kanë frikë nga vetvetja, nga realiteti i tyre dhe nga ndjenjat, mbi të gjitha. Njerëzit flasin rreth dashurisë, rreth mrekullisë e madhështisë së saj, por këto s'janë gjë tjetër, veçse dëngla.  Ta themi troç, dashuria lëndon dhe ndjenjat janë rropatëse.  Njerëzit janë mësuar ta trajtojnë dhimbjen si diçka të keqe dhe të rrezikshme.  Por si mund të kuptoni dashurinë, nëse jeni kaq të frikësuar për të ndjerë?  Dhimbja është krijuar për të na zgjuar, ndërsa njerëzit mundohen ta fshehin atë. Kjo është kaq e gabuar. Dhimbja është diçka për të cilën duhet të përkujdesesh, ashtu si për një radio. Ju njiheni me forcën tuaj të brendshme, pikërisht gjatë përvojës së dhimbjes. Gjithçka varet nga mënyra se si kujdeseni për të. Eshtë ajo që ka rëndësi.  Dhimbja është ndjenjë. Ndjenjat e tua janë një pjesë jotja, një pjesë e realitetit tënd. Nëse ju ndjeheni të turpëruar prej tyre dhe për këtë arsye i fshihni ndjenjat, ju po lejoni shoqërinë të shkatërrojë realitetin tonë.  Duhet të ngriheni në këmbë dhe të luftoni për të fituar të drejtën për të ndjerë dhimbjen tuaj.
Xh. Morrison 
Përktheu: (Stop Injorancës)

Protesta Anti-Gay - Pa organizator (?)

Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë Agron Hoxha edhe pse ritheksoi qëndrimin kundra fenomenit dhe manifestimeve homoseksuale, deklaroi se protestën anti-gay nuk e organizuam ne, por shoqëria civile.

A ju duket sikur shikoni shoqërinë civile, përmes kësaj fotoje të marrë prej protestës së 17 majit? (S.I)

Moti apo M***?

Aq të sakta janë parashikimet e motit sot, saqë të fusin në një dilemë të madhe nëse kjo teknologji e parashikon motin që prej një muaji më parë, apo e prodhon vetë këtë mot?! (Stop Injorancës)

Rona Nishliu në YT

Shpresoj që anëtarët e jurisë, të cilët presupozohet të jenë "ekspertë" ti japin vendin e parë, pasi ajo e meriton vërtetë atë.

Njerëzit nëpër shtëpi, me shumë gjasa do të votojnë për këngë plehu nga Greqia, Turqia, Qipro etj, por unë vetë do të votoja miliona herë dhe uroj vërtetë që ta shikoj në finale këtë këngë .


Rona, je e mrekullueshme! Të duam!

12 pikë nga Izraeli!


931 pëlqime në këtë koment të videos së YT të Rona Nishliut, në konkursin e Eurovizionit 2012-të! (Stop Injorancës)

Unë jam Arti!

Unë qëndroj në këtë korije
vetëm me shtatë cigare
dhe këmishën time të kaltër.

Prej këtu unë sundoj universin.
Nuk jam as perëndi, as perandor, as prift.
Gjithçka merr trajtë ashtu siç dua unë
dhe sa herë që dua unë.

Depërtoj në thelbin e çdo sendi e dukurie
dhe mbjell aty farën e pjekur të dashurisë.
Nuk jam as perëndi, as perandor, as prift
E, ndoshta, as poet!

Unë jam lumi, shtrati dhe rrjedha e tij.
Jam syri që sheh syrin, që dëgjon rrahjet e zemrës
në kraharorin e kukullës krahëshqyer.
Gjithë virtytet dhe mirësitë e kësaj bote
i kam në këtë pagure, ku pij sa herë që qan një violinë
dhe freskoj qafën me të sa herë që hingëllima e njëbrirëshit më thërret të mbledhim yje.

Unë jam epilog i shkruar në paqëndrueshmërinë qiellore
dhe ky rrap pellazg është kulla ime e Babelit.
Unë jam kopsa e mesit e këmishës sime,
e cila m'a largon të keqen me mirësjellje zambaku.
Unë e end frymën në muzgjet muzikore
dhe i telefonoj portorikanes Egnula:
'Shpirt, ma gatuaj diellin si vezë syskë'.
Unë jam 50-lekeshi i rigjetur në xhepat e pantallonave fëminore
Por nuk jam as perëndi, as perandor, as prift.
Foto nga Arif Lushi
Poet?
S'bëhet fjalë!
Unë jam jonxha që hanë bagëtitë e humbura,
unë jam shishe parfumi e derdhur mbi partiturë.
Unë bëj dashuri ashtu sç bën korriku me pjeshkët;
(Zonjezat  thonë pa ndroje se jam një Pan i shëndetshëm,
ndërsa bijëzat e tyre mendojnë se e kam buzëqeshjen
më të ëmbël se një shi i vonuar.
Unë jam Humus.
Unë jam Kabbalah brenda dhe jashtë; në kockë e në mish.
Unë jam zëri brenda të drejtit që nuk resht së thëni:
'Duro edhe pak, duro edhe pak, qoftë edhe një përjetësi'.
Unë nuk jam perëndi, por Ai më drejtohet gjithmonë në emër.
Unë jam gjiri i majtë i çdo nëne.
Unë nuk rroj për lavdi, prandaj në thembër kam gurin e Davidit,
sa për zemrën: e kam më të madhe se hija e Akilit.
Unë jam tërmeti që shkundi botën, ditën kur u ngjiza.
Unë jam flutura që doli nga goja e perandorit poet
dhe agjëroi mbi kryqin e kripur nga lutjet nokturne,
por as prift nuk jam, përkundrazi:

Unë jam Biri i Babës tim,
unë jam Çasti Blu,
Unë jam Arti.                                                                                                                                                                                                     
Arti Lushi

Zbulohet në Shqipëri një nga fermat më të vjetra në Europë

Vërtet tani nuk është se kemi shumë ferma, por mesa duket para mijëra vitesh kemi pasur fermat e para në Europë.

Është një lajm që po qarkullon gjerësisht në faqet e shkencës në SHBA. Studiuesit e Universitetit Cincinnati në SHBA thonë se kanë zbuluar në Shqipëri një nga fermat më të vjetra në Europë.
Një profesoreshë e këtij universiteti, Susan Allen, thotë se ka pasur vërtet një hendek të madh në dokumentimin e periudhës së hershme neolitike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin.

Zbulimi tregon se në Vashtëmi, në juglindje të Shqipërisë, ishte një nga fermat e para, rreth 6500 vjet përpara Krishtit.
Ngujime të tilla bëheshin në zona të pasura. Kërkuesit kanë zbuluar se aty zhvillohej bujqësi me bazë drithërat, ata kanë gjetur po ashtu se aty kishte kafshë të tilla si derra, dhi e dhen, por edhe kaproll, derr të egër, lepur, disa lloje peshku, etj. (G. Tema)

Burimi: http://www.sciencedaily.com/releases/2012/04/120416113013.htm