Sunday, May 27, 2012

Boksi, sport?

Si mundet të quhet sport, goditja ndaj një organi jetik, siç është truri i njeriut?!

Foto e kapur gjatë ndeshjes mes Tony Pietrantonio dhe amerikanit Lavarn Harvell.

Kristalizimi i Princit Çarls

- Princi Çarls i Uellsit, përse zgjodhët pikërisht Universitetin **** në Shqipëri dhe jo Universitetin e Oxfordit në Angli?
Mes dhjetra e dhjetrash alternativave që ju kishit anembanë planetit, çfarë ju shtyu të përzgjidhnit për të kryer studimet, pikërisht tek ai Universitet në Tiranë, meqënëse ai sikur edhe nuk shquhet për shumë shekuj traditë mësimdhënieje?

- Cilësia e studimeve është pak a shumë e njëjtë me Oksfordin, i nderuar gazetar, por ama tek Universiteti **** në Tiranë, përfitoje një Nokia 3310-a falas dhe kjo për mua ishte shumë joshëse dhe ngazëllyese. Plus pastaj që nëse rregjistroheshe të dielën...
Ah, më falni, këtë e kam sekret!

Nga e merr emrin Vatikani?

Sipas etimologjisë zyrtare, http://www.etymonline.com/index.php?term=Vatican&allowed_in_frame=0 "Vatican Look up Vatican at Dictionary.com 1550s, from L. mons Vaticanus, Roman hill on which Papal palace stands. An Etruscan loan-word, not related to vates "sooth-sayer."
fjala Vatikan, është një fjalë e marrë hua prej gjuhës etruske. Jepen dhjetra e dhjetra shpjegime të ndryshme me kodra, apo me "anuse", por askush nuk di ta gjejë kuptimin e kësaj fjale.

Po shqipja, a mundet ta ndihmojë në këtë drejtim? (S.I)

FJALORI SHQIP-SHQIP

VATAN m. bised.

1. Atdhe. Mbrojmë vatanin. Luftuan për vatanin. E çliruan vatanin.

2. Vendi (krahina, qyteti a fshati) ku ka lindur e ku banon dikush, vendlindja. E ka marrë nusen nga vatani.

VATËR f. sh.

1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës. U ul në krye të vatrës.

2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës; e sobës etj., ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj. Vatra e furrës (e farkës).

3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte mbjellë një vatër qepë.

4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon familja a ku kanë jetuar të parët tanë brez pas brezi; familja; kryes. sh. vendi ku kemi lindur e jetojmë, vendlindja. Vatër e dashur (e shtrenjtë). Vatra atërore (prindërore). Vatra e të parëve ( e stërgjyshërve).Vëllezër të një vatre vëllezër që kanë lindur e janë rritur në një shtëpi. Mik vatre mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli për vatrën time. I ra fatkeqësia në vatër. Mbrojmë vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Armiku na shkeli (na shkatërroi) vatrat tona.

5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a pika që tërheq vëmendjen më të madhe; qendra e një veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe; djep. Vatër revolucionare (patriotike). Vatër e rëndësishme e luftës çlirimtare. Vatër shkencore (kulturore). Vatër kulture (përparimi). Vatër e edukimit revolucionar. Vatër e lëvizjes popullore. Vatra e kryengritjes (e qëndresës). Vatër agresioni (konflikti, lufte). Vatra e tërmetit (e vullkanit). Vatër epidemie (infektimi).

6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore. Vatra e nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.

7. mjek. Vendi në trupin e një njeriu ose të një kafshe të sëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes.

8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet e një tufe drite, pasi kjo të ketë përshkuar një thjerrzë ose të jetë kthyer nga një pasqyrë e përkulur. Vatër shembëllimi. Vatra e pasqyrës (e thjerrzës). Vatra e xhamit zmadhues.

9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsës etj., që ka veti të veçanta kundrejt pikave të lakores. Vatrat e elipsës. Largësia midis vatrave.

10. përd. ndajf. (në bashkëvajtje me një). Shumë, tufë. Ka një vatër fëmijë. Është me një vatër kalamaj. Erdhën një vatër mysafirë (miq). * Në krye (në qoshe) të vatrës në vendin më të nderuar, në krye të vendit. I thau vatrën shih te THAJ. Është bërë gjysh në vatër shih te GJYSH,~I. I daltë hithra në vatër! mallk. shih te HIDH/ËR,~RA. Ishte me dy krënde në vatër shih te KRËND,~I. Jam një zjarr e një vatër me dikë shih te ZJARR,~I

2. Nxjerr ujë në vatër dikush a) s'lë gjë pa trazuar e pa prishur, s'lë dy gurë bashkë, është shumë i prapë (thuhet sidomos për fëmijët); b) është shumë i zoti. Lopa në mal, përsheshi në vatër (në xham) fj.u. shih te LOP/Ë,~A. Vatër kulture institucion që merret me organizimin e drejtimin e veprimtarisë kulturore e artistike në një fshat të vogël.

VATH m. sh.

1. Stoli prej ari, prej argjendi a prej lëndësh të tjera, zakonisht në trajtë rrethi e me zbukurime të ndryshme, që i varin vajzat e gratë në bulën e veshit. Vath i florinjtë. Vathë prej argjendi. Vathë me gurë të çmuar. Një palë vathë. Vë (mban) vathë.

2. Secili nga dy zgjatimet e mishta që i varen dhisë poshtë gushës, rezhdë. Dhi me vathë. * Iu bë vath në vesh dikujt shih te VESH,~I. E vari (e vuri, e mban, e ka) vath në vesh diçka shih te VESH,~I. Vath i florinjtë në vesh të derrit shih te FLORINJTË (i,e). Lule vathi bot. shih te LUL/E,~JA.

VATHË f. sh.

1. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë; vend i rrethuar me lesa në një arë, ku mbajnë dhentë natën për ta plehëruar; tufa e dhenve a e bagëtive të gardhuara në një vend të tillë. Vatha e dhenve (e dhive, e lopëve). Lesa e vathës. I futin (i mbyllin) në vathë. E ndau (e hoqi) nga vatha. E plehëroi me vathë. http://fjalorshqip.com/
Shkroi: Stop Injorancës

100 vjet shtet pa shtet

Si pasojë e mospërcaktimit të saktë të kufijve shtetërorë: 
-peshkatarët shqiptarë të Pogradecit arrestohen prej policisë kufitare maqedonase
-peshkatarët shqiptarë të Shkodrës arrestohen prej prej policisë kufitare malazeze
-peshkatarët shqiptarë të Sarandës arrestohen prej policisë kufitare greke. 

Rrofsh o SHTET dhe gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë, prej kufinjve të tu!

Stop Injorancës

Analfabetizmi ndër gazetarë

Kush i ka bërë gazetarë këta analfabetë, more shokë amani...!!! (S.I)

Si do ti përgjigjeshit ju Sondazhit të mësipërm të kryer nga G. Panorama?

Presidenti i Ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?
- Po.
- Jo.
- Nuk e di.

??? Stop Injorancës