Showing posts with label Çështje Kombëtare. Show all posts
Showing posts with label Çështje Kombëtare. Show all posts

Thursday, January 24, 2013

22 janar 2011-të! Dita kur në Shqipëri vdiq qytetaria

21 janar

Shqiptarët do t’i përzëmë nga Greqia

Jeni kundër emigrantëve në Greqi. Madje kohët e fundit keni filluar me grupe të organizuara t’i përndiqni dhe dhunoni. Një përndjekje të tillë kanë pësuar dhe shqiptarët madje dhe janë dhunuar. Nuk i doni shqiptarët në Greqi?

Natyrisht që po. Ti ndjekim nga Greqia me autobusët e tyre ose me këmbë nga të njëjtat shtigje që na erdhën dhe na zunë derën. Duke bërë krime, vjedhur dhe duke urryer në të vërtetë çdo gjë greke. Shqiptarët kafshuan dorën që iu shtri për t’i ndihmuar dhe që iu dha një pjatë gjellë. Ata grabitjen e kanë në gen. Një nga sloganet tona, që dëgjohet në çdo takim tonin, është; “Nuk do bëhesh kurrë grek, shqiptar, o shqiptar”.

Kristos Papas është person i shpallur non grata në Shqipëri, por sipas disa sondazheve të fundit në Greqi, Partia Naziste Agimi i Artë fiton rreth 10% të elektoratit
Kristos Papas, lindi në Athinë në vitin 1962, me origjinë nga Lipa e Lakës të Sulit. Shfaqet krenar për origjinën e tij nga Epiri dhe që ka prejardhjen nga një familje që i ka dhënë Greqisë priftërinjtë dhe ushtarët. Gjatë bisedës me të Papas, deklaroi: “Jam krenarë që jam janiot nga Janina, por më shumë krenar që jam nga zona historike e Lakës në Sul. Madje po iu rrëfej se rrënjët e mia të thella para 200 vjetësh janë nga zona historike e “Vorioepirit”, Përmeti”.

Shekulli

Thursday, January 10, 2013

Orkestra e Forcave te Armatosura Shqiptare çensuron Xhamadanin

Orkestra e Forcave te Armatosura Shqiptare në nder të 100-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, në Pallatin e Kongreseve këndoi këngën "Xhamadani vija-vija", në një përpunim elektrizues që nuk i rezistoi dot askush prej të pranishmëve dhe ju ftoj ta ndiqni, por nuk kuptohet arsyeja pse këngës i kanë çensuruar vargun e refrenit: "Oh sa e madhe është Shqpëria"?! 

Shkroi: Stop Injorancës !

Këtu mund të ndiqni videon:

Agimi i Artë: Shqiptarët, kaçakë e mbeturina të perandorisë osmane në Ilirinë greke

Partia greke neofashiste, Agimi i Artë, ka reaguar ashpër dhe pa e fshehur urrejtjen për popullin shqiptarin, ndaj kërkesës së Aleancës Kuq e Zi për largimin e kryepeshkopit Anastas nga Shqipëria. Reagimi me nuanca racizmi ekstremist ka ardhur në formën e një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Agimi i Artë.
Në këtë shkrim shqiptarët cilësohen në mënyrë fyese si një komb kaçakësh që kërcënon kryepeshkopin Anastas, sipas Agimit të Artë, duke përfituar nga dobësia e Athinës. Në lidhje me çështjen e Çamërisë, në shkrim thuhet se është një kërkesë e egër dhe e pabazë.
Për Agimin e Artë shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën “e lashtë greke” të Ilirisë. “Nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, të krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë”-thuhet në shkrim. Agim i Artë e mbyll këtë deklaratë urrejtjeje dhe racizmi, duke nënvizuar se do të hapë degë politike në Delvinë, Tepelenë, Korçë, Delvinë dhe Himarë.
  Shekulli Online/Përgatiti: I.S.

Turqia bllokoi planin grek për kufirin në Vjosë


  • Kolonel Hajro Limaj, ish atasheu ushtarak në Ankara: Turqia, aleat i vërtetë strategjik në krizën e viteve ‘96-‘97
  • Divizionit II i këmbësorisë në Janinë lëvizi drejt kufirit Shqiptar. Tansu Çiler deklaroi: Nuk do bëjmë sehir
  • Protestave me flamuj grekë, në Sarandë e rrethina, krijuan premisat deri në ndërhyrje ushtarake të Greqisë në Shqipëri për të realizuar idenë e Epirit të Veriut
  -“Miku i mirë në ditë të keqe”. Këtë duhet të kenë menduar edhe shtetarët e lartë të Turqisë kur i kanë afruar Shqipërisë ndihma ka kursin në ditët më të vështira të saj. “500 vjet vëllazërim...” Me sa duket Turqia kërkonte të shlyente në një farë mënyrë edhe furnizimin me disa qindra mijë jeniçerë që kishte bërë ndër vite perandoria e madhe aziatike në tokën e Arbrit. Disa qindra shqiptarë të tjerë kishin mbajtur çelësat e pushtetit të otomanëve. Dhe për djall a dreq Shqipëria kishte qenë dhe e fundit nga kombet që ishte ndarë prej Porta e Lartë, pikërisht atëherë kur atë nuk e mbanin më këllqet. Në fund të fundit, të gjitha këto bënë që urat e bashkëpunimit mes dy vendeve të njihnin zhvillim vit pas viti, nga koha e karrocave kur u shpall Pavarësia deri në periudhën e kibernetikës...
...Kolonel Hajro Limaj, ish atasheu ushtarak shqiptar në Ankara vite me radhë, për lexuesin e “Shekullit” sjell një atmosferë krejt tjetër të marrëdhënieve dypalëshe, të Shqipërisë Republikë, tashmë me shtetin super-ushtarak të NATO-s, Turqinë. E padyshim, ndihma e saj në ditë të vështira kishte të bënte me vetë ekzistencën e Shqipërisë...
Cila ishte situata diplomatike mes dy vendeve kur u akredituat në ambasadën shqiptare të Stambollit?
Në dhjetorin e 1994-ës, kur u akreditova atashe Ushtarak në Republikën e Turqisë dhe fillova takimet zyrtare me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtatmadhorisë dhe shumë personalitete të tjera shtetërore dhe politike të vendit, gjeta një mikpritje dhe përzemërsi, që nuk e kisha hasur në shumë vende të tjera të Evropës, ku kisha qenë më parë. Këtë përzemërsi e ndieja edhe me qytetarët e thjeshtë të Turqisë në Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, e kudo ku unë ndodhesha me detyrë. Sapo mësonin që isha atashe ushtarak i Arnavutlluk-ut (Shqipërisë), ata shprehnin respekt e një mirësjellje të veçantë. E gjithë kjo lidhej me autoritetin, personalitetin, trimëritë, besnikëritë e humanizmin, që kishin treguar shqiptarët nga periudha Osmane e deri në ditët e sotme, si ushtarakë të pashoq dhe si drejtues të lartë qeveritarë dhe administrativë. Kur trajtonim marrëdhëniet e dy vendeve tona të gjithë autoritetet i referoheshin menjëherë historisë së largët, të mesme dhe të sotme të shqiptarëve, vlerave të tyre në periudhën Osmane e në periudhën e shtetit modern të Turqisë. “Shqiptarët kanë drejtuar perandorinë Osmane dhe shtetin turk. Edhe tani, në vendet kryesore të Turqisë janë shqiptarët, nipërit dhe mbesat e tyre”- shpreheshin ata me kënaqësi. Ky realitet më shoqëroi në çdo ministri, qytet, bashki e komandë ushtarake.
Marrdhëniet mes dy vendeve kur do njihnin një zhvillim të ri pozitiv?
Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, veçanërisht pas ardhjes në pushtet në pushtet të PD me zotin Berisha si president, marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë u përqendruan plotësisht me Turqinë. Ky qëndrim politik  nga pikëpamja e politikave të sigurisë kombëtare ishte një qëndrim krejtësisht i natyrshëm dhe real mbasi në ato vite shtetet kufitare të Shqipërisë, Greqia dhe Jugosllavia, përbënin rrezikshmërinë direket për sovranitetin kombëtar të vendit tonë. Edhe Italia, në ato vite nuk paraqiti ndonjë predispozicion të veçantë për bashkëpunimin real dhe të vërtetë me Shqipërinë në këtë fushë të strategjisë. Për këtë arsye shteti shqiptar ftoi shefin e parë të shtatmadhorisë të Turqisë, gjeneral armate Dogan Gyresh, i cili në datat 17 dhe 21 nëntor 1991 bëri vizitën e parë të tij në Shqipëri, që përfaqësonte edhe vizitën e parë të një shefi të Shtatmadhorisë të një shteti të NATO-s, vizitë të cilën e përsëriti në datat 5-7 tetor 1993. Por gjatë kësaj kohe Shqipërinë e vizitoi edhe ministri i mbrojtjes kombëtare Nevzat Ajaz, më dadat 18-20 nëntor 1992. Në këtë vrull bashkëpunimi, kthyen vizitat e tyre në Turqi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare gjeneral Kostaq Karoli, pasardhësi i tij gjeneral major Ilia Vasho, gjeneral armate Sheme Kosova dhe pas vitit 1997 nga gjeneral brigade Aleks Andoni. Paralelisht me vizitat e niveleve të larta ushtarake Shqipëria u vizitua nga kryeministri i asaj kohe, Sulejman Demirel, presidenti Turgut Ozal, më 15 shkurt 1993 dhe për çdo vit vizita të nivelit më të lartë politik dhe ushtarak, fusha në të cilat ishte përqendruar edhe bashkëpunimi strategjik midis dy vendeve.
Cila ishte detyra e një atasheu ushtarak në një vend si Turqia?
Në dhjetor 1994 Shqipëria u përfaqësua në republikën e Turqisë për herë të parë me një atashe ushtarak, të cilin e emëroi direkt presidenti i Republikës z. Berisha. Nëse në periudhën e viteve 1990-2000 do ta analizojmë sipas ngjarjeve kronologjike, marrëdhëniet e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë mund t’i ndajmë në tre kapituj
1-Turqia ishte shteti i vetëm i NATO-s që u angazhua plotësisht prej fillimit të vitit 1993 në ristrukturimin e forcave të Shqipërisë sipas standardeve të NATO-s dhe që arsimoi, kualifikoi dhe trajnoi një sërë nxënësish, studentësh dhe ushtarakësh të të gjitha niveleve në shkollat e saj.
2-Sipas statistikave Turqia është shteti që ka kontribuar më shumë për ta integruar Shqipërinë në NATO duke investuar për stërvitjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura 60 milion dollarë deri në vitin 2000, shifër e cila në fund të korrikut 2012 i kaloi 120 milion dollarët. Në Turqi nga viti 1992 janë arsimuar e kualifikuar 1000 nxënës, studentë dhe kuadro të lartë ushtarakë. Kjo shifër në korrik të 2012 ka shkuar në 1647 vetë. Koha e studimit është nga 1-11 vjet pa ndërprerje.
3-Gjatë viteve 1993-2000 janë kuruar në spitalin qendror ushtarak në Ankara, falas, 400 ushtarakë, e cila në fund të korrikut 2012 mbërriti në 1000 vetë.
Ndërkohë Shqipëria kishte nevojë të ishte dhe në struktura...?
I gjithë ky bashkëpunim intensiv, nëse nuk do të kishte ndodhur kriza e vitit 1996-1997, Shqipëria për arritjet në fushën e mbrojtjes dhe për vetë interesat e NATO-s në vitin 1999 do të ishte bërë plotësisht anëtare e NATO-s. Por fatkeqësisht kriza politike e viteve 1996-1997 përmbysi të gjitha raportet dhe ushtria u shpërbë. Kjo situatë doli jashtë kontrollit dhe mundësive të shtetit për ta menaxhuar këtë krizë, gjë e cila solli rritjen e revoltave e demonstratave veçanërisht në Shqipërinë e Jugut duke u mbështetur nga qarqe të hapura apo të mbyllura të Greqisë duke vënë në pikëpyetje sovranitetin apo integritetin e vendit. Media botërore, edhe ajo turke fliste për një plan të ndarjes së Shqipërisë duke  treguar në hartë lumin e Vjosës si ndarje midis Greqisë dhe në një të ardhme të mundshmet e Serbisë.
Media botërore, edhe ajo turke fliste për një plan të ndarjes së Shqipërisë duke  treguar në hartë lumin e Vjosës si ndarje midis Greqisë dhe në një të ardhme të mundshmet e Serbisë.
Rreziku nga Greqia
Çiler: Gabimi me Bosnjën s’duhet të përsëritet në Shqipëri
Cili ishte rreziku që vinte nga Greqia në vitin e trazuar 1997? Kolonel Limaj thotë: -Lëvizja e reparteve e n/reparteve të Divizionit II të këmbësorisë në Janinë drejt kufirit tonë dhe rritja e protestave me flamuj grekë, veçanërisht në Sarandë e rrethinat e saj, krijuan premisat deri në ndërhyrje ushtarake të Greqisë në Shqipëri për të realizuar idenë e Epirit të Veriut Në këto rrethana si përfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Turqi rrita intensivisht kontaktet e niveleve më të larta veçanërisht me shefin e shtatmadhorisë gjeneral armate Ismail Karadaj dhe ministrin e mbrojtjes së Turqisë. Të gjitha të dhënat informative vërtetonin se rreziku ushtarak i Greqisë ishte imediat. Shqipëria nuk kishte më forcë politike dhe ushtarake t’i kundërvihej qëndrimit agresiv të Greqisë. Shtetet e tjera heshtnin. Turqia përpara këtij rreziku në datën 17 mars 1997 nëpërmjet kryeministres se saj Tansu Çiler deklaroi botërisht:  “Turqia nuk do të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve territoriale të Shqipërisë dhe zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të krizës qeveria turke ka intensifikuar veprimtarinë e saj në interes të Shqipërisë, në NATO, OSBE dhe në organizma të tjera ndërkombëtare. Turqia është gati të zërë vendin e saj në çdo forcë ndërkombëtare apo në çdo projekt, që do të hartohet për këtë qëllim. Gabimi që u bë me Bosnjën nuk duhet të përsëritet në Shqipëri. Në këtë kuadër, Turqia do t’i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme, si në planin politik dhe ekonomik, ashtu edhe në atë ushtarak”.
Dëshmia
Turqia nuk lejoi citimin e Shqipërisë
Situata në Shqipëri jo vetëm që s’po qetësohej por në rajone të veçanta ishte tepër e tensionuar e gjendja po degradonte. Për këtë arsye shefi i shtatmadhorisë gjeneral armate Karadaj, nëpërmjet një informacioni tepër urgjent i paraqiti kryeministres Çiler rrezikun që vazhdonte ti kanosej Shqipërisë. Në këto rrethana Tansu Çiler pas 12 ditësh më 29 mars deklaroi para medieve të gjithë botës: “Turqia është e vendosur të ruajë integritetin territorial të Shqipërisë dhe nuk mund të qëndrojë pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnë copëtimin e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës në Shqipëri është i palejueshëm dhe do të ishte turp për Evropën, prandaj nga ana e saj Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri”. Por duhet pranuar se invazioni i hapur dhe i kamufluar i shteteve që përpiqeshin ta copëtonin Shqipërinë nuk po jepnin shenja tërheqjeje apo ndalese. Kjo e detyroi përsëri Tansu Çilerine që më 17 maj 1997 të deklaronte para gazetarëve se “Dëshiroj të tërheq vëmendjen veçanërisht në disa probleme, që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Nga fundi i qershorit do të zhvillohen zgjedhjet. Po paralajmërojmë edhe njëherë opinionin publik botëror: Asnjë të mos përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë. Armët që janë marrë, për atë ose këtë arsye, t’u dorëzohen përsa të jetë e mundur menjëherë autoriteteve kompetente zyrtare. Demokracia është zgjidhja e vetme dhe zgjedhjet janë zgjidhja e vetme brenda saj. Ndërhyrjet në zgjedhje, ndërhyrja në punët e brendshme, janë probleme që duhet t’i kapërcejë secili... Ne këtu kemi 800 ushtarakë të sigurisë të ushtrisë tonë. Në këtë kuadër, i uroj edhe njëherë për përgatitjet e suksesshme që kanë bërë. Ju sqaroj se Turqia, në të gjitha platformat e luftës për demokraci, që janë të nevojshme, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit, do të vazhdojë të angazhohet si në kuadrin e organizmave ndërkombëtare, ashtu edhe në kuadrin e ndihmave ndërkombëtare”. E veçanta e kësaj gjendje që çdo ditë sillte të papriturat e saj  qëndron se përveç Turqisë asnjë shtet tjetër i NATO-s apo BE-së nuk reagoi kaq hapur e prerë në mbrojtje të sovranitet dhe të integritetit të Shqipërisë. Me dislokimin e trupave ndërkombëtare në kuadrin e operacionit ALBA, Turqia solli 900 trupa nga më të përgatiturat dhe ishte tepër aktive për vendosjen e rendit dhe të sigurisë për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme. Për këto arsye në datën 9 maj 1997 Shqipërinë e vizitoi shefi i shtatmadhorisë gjeneral armate Ismail Karadaj i cili u prit nga presidenti Berisha dhe kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino. Gjatë kësaj qeverisje, Turqinë e vizituan ministri i mbrojtjes Shaqir Vukaj dhe kryeministri Bashkim Fino, të cilëve të gjithë autoritetet politike dhe ushtarake u dhanë mbështetjen e gjithanshme që ata kërkuan për kapërcimin e situatës transitore të qeverisjes.
Turqia solli në Shqipëri në kuadër të operacionit ALBA 900 trupa nga më të përgatiturat e ushtrisë së saj

Turqit akuzojnë grekët për revoltat në Shqipëri
Kolonel Hajro limaj, duke kujtuar ditët e vështira të vitit 1997 thotë: “Situata që po kalonte Shqipëria ishte prezent në të gjithë median televizive dhe të shkruar në Turqi. Shumë analiza dhe komente akuzonin Greqinë për organizimin dhe mbështetjen e revoltave në jug të Shqipërisë. Bile, shpesh trajtohej edhe projekti grek për Vorio- Epirin. Përforcimi me trupa ushtarake i njësive kufitare apo të reparteve greke, në afërsi të kufijve me Shqipërinë Jugore, e shtoi akoma më shumë këtë argument”.

Leonard VeiziBurimi: http://shekulli.com.al/web/p.php?id=12135&kat=103

Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët


Besimtarët të cilët si zë hapësira brenda xhamisë, janë ulur para portës, përgjatë një trotuari të mbuluar me sexhde. Zëri i klerikut dëgjohet përmes tyre deri në rrugë.
Në lutjet e të xhumasë në xhaminë kryesore në Prishtinë, kryeqytetit të Kosovës, nuk ka më vend për të gjithë besimtarët, të cilët kishin ardhur ta dëgjojnë predikimin e imamit.



“Armiqtë e Allahut po e prishin rininë myslimane”, paralajmëron kleriku. Ai përmend alkoolin, drogat dhe ndikimin e rrezikshëm të internetit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për “të penguar hovin e Islamit”.
“Imoraliteti është në ngritje”, ua kujton, ai dëgjuesve. “Kjo s’duhet lejuar. S’mund t’i mbyllim sytë karshi kësaj dukurie”.
Nuk ka nevojë të ecet shumë larg për të kuptuar shenjat e imoralitetit, të cilit i referohet kleriku. Jo shumë larg nga xhamia, kafeteritë moderne janë të mbushura përplot me të rinj e të reja, të përzier, që pinë kafe e birra.
Aty afër janë përmendoret që tregojnë historinë jo të largët të Kosovës. Një statujë e madhe bronzi e Bill Clintonit, me dorën e ngritur në triumf ose përshëndetje, stolis bulevardin që mban emrin e tij. Ish-presidenti amerikan është hero këtu, i brohoritur për nisjen e avionëve të NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Një skulpturë tjetër, model gjigant i fjalës angleze “Newborn” [I Porsalindur], feston një gurthemel në procesin e vënë në lëvizje nga ato sulme ajrore të NATO-s – shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Mirënjohja ndaj Shteteve të Bashkuara – dhe aleatëve të saj në fushatën e bombardimeve – mbështet vizionin e këtij territori si komb i lirë në vete. Por, një tjetër pasojë indirekte e atij konflikti tani po shihet me dyshim.
Një lëvizje e rreptë e Islamit po tërheq besimtarët anembanë Kosovës. Rritja e saj është sfiduese ndaj traditave dhe aspiratave të një shoqërie që është përkufizuar më pak nga besimi Islam dhe më fort nga etniciteti shqiptar dhe pro-amerikanizmi.
Të padëgjuar deri në vitin 1999, konservativët dhe fanatikët fetarë janë një grup i vogël, por që po del gjithnjë e më shumë në pah, me ndjekës në gjithë qytetet e mëdha dhe në disa nga pjesët më të varfra të fshatrave.
Zyrtarë të sigurisë i thanë Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që format më të rrepta të besimit kishin zënë rrënjë pas luftës, duke ndjekur fluksin e organizatave islamike të ndihmave dhe shkollimin e klerikëve vendas në vendet arabe.
Të intervistuar nën kushte anonimiteti, zyrtarë të sigurisë thanë se ata besojnë së deri në 50 000 njerëz në vend, kanë filluar të ndjekin forma më konservative të Islamit.
Nuk ka mënyrë të pavarur të konfirmohet kjo shifër, që përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë së përgjithshme në Kosovë, e llogaritur të jetë rreth 1.8 milion banorë.
Rritja e konservativëve i ka alarmuar kosovarët sekularistë si dhe klerikët e rrymës më të moderuar Islame. Megjithatë, konservatorët gjithashtu ankohen se kundërshtarët e tyre shumë lehtë të gjithë – dhe gabimisht – i akuzojnë ata për lidhje me ekstremistët e dhunshëm.
BIRN-i mund të konfirmojë që disa nga klerikët dhe besimtarët kanë tërhequr vëmendjen e agjencive të brendshme të inteligjencës. Por, nuk ka parë ndonjë dëshmi që të sugjerojë se ata përfaqësojnë ndonjë kërcënimi për sigurinë e vendit.
“Standardet Europiane”
Brezi i ri i konservativëve fetarë thonë se kushtetuta laike e Kosovës diskriminon besimtarët e devotshëm. Ata kanë kritikuar ligjet që e pengojnë shprehjen e Islamit në arsim.
Ata duan edhe lehtësimin e kufizimeve të simboleve fetare në shkollat publike, që i pengojnë vajzat dhe gratë myslimane të mbajnë mbulesë.
Klerikët konservativë po kërkojnë të drejtën e praktikimit të besimit të tyre lirisht. Pasuesit e tyre, ndërkohë, thonë se përballen gjerësisht me diskriminim në shoqëri, veçanërisht në tregun e punës.
“Pas luftës, fillova të mësoja më shumë për Islamin”, thotë një vajzë e re, e cila mbante mbulesë teksa udhëtonte në një autobus lokal të Prishtinës, por e cila nuk pranoi t’i bëhej publik emri.
“Mendoja se jam e lirë nga regjimi serb dhe mund ta praktikoj besimin tim pa frikën e paragjykimit”, thotë ajo. “Por njerëzit prapëseprapë më ngulin sytë për shkak se mbaj mbulesë. Është e vështirë të gjej punë, apo të aplikoj për ndonjë vend pune në sektorin publik, për shkak të mbulesës”.
Megjithatë, ankesat e konservativëve i kanë bezdisur shumë gra me botëkuptim laik.
“Jam myslimane, siç kemi qenë gjithmonë”, thotë Linda, 27-vjeçare e ulur në një kafeteri në qendër të Prishtinës, e cila tregoi vetëm emrin. “Por nuk shkoj në xhami. Jam vërtet e shqetësuar për këtë Islam të ri që erdhi pas luftës”.
“Nuk kishim parë të rinj me mjekra dhe pantallona të shkurta deri atëherë”, thotë ajo, duke iu referuar pamjes dhe veshjes së aplikuar nga shumë besimtarë të formave më strikte të besimit.
Marrëdhënia mes shtetit dhe konservativëve karakterizohet nga pasiguria dhe trazimi. Të dyja palët kanë nxjerrë në tavolinë dispozitat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ose si mbrojtje për pozicionin e vet, ose si pengesë kundër veprimit.
“Nëse dikush thotë se ne kemi liri fetare, kjo nuk është e vërtetë”, thotë Shefqet Krasniqi, kleriku udhëheqës, apo imami, i xhamisë kryesore në Prishtinë. “Ne kërkojmë të njëjtat të drejta që kanë myslimanët në Londër apo ShBA”.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, thotë se shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut i kanë penguar përpjekjet e tij për të frenuar veprimtaritë e fanatikëve të dyshuar islamistë. Ai i tha BIRN-it se është përpjekur të promovojë një ligj kundër “sekteve radikale”, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër i vendit, nëntë vjet më parë.
Por, ai tha se iu pre rruga nga “ndërkombëtarët” – zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara që administroi Kosovën nga viti 1999 deri më 2008.
“I pyeta ata se a do t’i toleronin sektet fetarë të rrezikonin shtetin e tyre. Ata u përgjigjën se këto ishin standardet evropiane”.
Zyrtarët e misionit të OKB-së në Kosovë thonë se në atë kohë nuk ka pasur nevojë për masa të tilla.
“Bazuar në një vlerësim sigurie nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë për atë kohë, nuk ka pasur nevojë për ligje kundër grupeve radikale myslimane”, thotë Olivier Salgado, zëdhënës i misionit.
Behxhet Shala, kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj), tha se rreziku i ekstremizmit është nënvlerësuar nga zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë.
“Ndërkombëtarët janë këtu sot, por do të ikin nesër. Ata po na e lënë bombën e pashpërthyer”, ka thënë Shala për BIRN-in. Sipas tij, varfëria dhe kufijtë lehtë të kalueshëm të Kosovës e bëjnë atë një vend të përshtatshëm për radikalizëm.
Megjithatë, zyrtarët e huaj sugjerojnë që kërcënimet e mundshme të sigurisë të mos mbivlerësohen që të rrezikojnë shkeljen e lirive individuale.
Jean-Francois Fitou, ambasadori francez në Prishtinë, thotë se këto kushte nuk janë unike vetëm për Kosovën. Ai tha se të gjitha kërcënimet e mundshme duhen marrë shumë seriozisht. Por, shtoi se, edhe përgjigja duhet të peshohen kundër çdo dëmi të mundshëm ndaj lirive individuale.
“Është gjë e ndërlikuar. Gjithmonë është çështje balanci”, i tha ai BIRN-it, duke vënë re se edhe Franca – vendi me popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore – kishte provokuar debate të ashpra pas miratimit të ndalimit të bartjes së mbulesës nëpër shkolla.
Rezistimi ndaj “sekularizmit”
Shpërbërja e Jugosllavisë socialiste u shoqërua nga një ringjallje fetare në rajon. Kishat katolike dhe ortodokse në Kroaci e Serbi tani janë më të forta nga ç’ishin para luftërave të viteve 1990-të.
As Kosova s’është përjashtim. Anembanë vendit janë ndërtuar xhami të reja, shpesh të financuara nga donatorë prej vendeve islamike.
Por, ashtu si pjesa tjetër e rajonit, nacionalizmi i ka dhënë formën të shkuarës së afërt, më fort sesa besimit. Popullsia etnike shqiptare, më e madhja në Kosovë, shpesh e shihte veten si pakicë të persekutuar brenda Jugosllavisë së sunduar nga serbët.
Në fund të viteve1990-të, ata në mënyrë masive mbështetën një luftë guerile kundër serbëve. Ndërhyrja e NATO-s i zgjeroi synimet e asaj përpjekjeje dhe bindi shumë shqiptarë se aleatët e tyre më të ngushtë ishin në Washington dhe Bruksel.
Shumica e kosovarëve janë myslimanë dhe praktikojnë një formë të butë të Islamit, me ngjyra nga tradita otomane dhe sufiste mistike. Shumica prej tyre duan ta shohin vendin e vet si një vend laik brenda Bashkimit Europian, ashtu siç është e definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
Për ata që nuk shohin ndonjë kontradiktë mes besimit dhe vlerave liberale, shtimi i fanatikëve fetarë është trazues.
“Është e turpshme që të thuhet se kemi radikalë në mesin tonë, sepse shumica e kosovarëve nuk i mbështesin të tillët”, thotë Luljeta Shala, ekonomiste në Prishtinë. “Jemi pro-amerikanë, siç e dinë të gjithë”.
Fanatikët duket se ndikohen më shumë nga interpretimet arabe të besimit, sesa nga traditat osmane, që janë më të zakonshme në Kosovë. Ata shpesh quhen vahabistë apo salafistë, megjithëse shumica e tyre i hedhin poshtë këto etiketime.
Këta terma rrjedhin nga sektet e Arabisë Saudite që janë bërë sinonime të Islamit puritan. Fanatikët priren ta përshkruajnë vetveten si mbrojtës të besimit që i kundërvihen imponimit të sekularizmit “perëndimor” mbi Kosovën.
Fuad Ramiqi, përfaqësues i lëvizjes “Bashkohu”, thotë se grupi i tij favorizon protestat publike dhe rezistencë jo të dhunshme për të theksuar kërkesat e veta. Ata janë ankuar për ndalimin e mbulesës në shkolla, si dhe për rëndësinë që u jepet përmendoreve të krishtera në Prishtinë.
“Ne i kërkojmë klasës politike… të respektojë të drejtat e shumicës myslimane në Kosovë”, i tha ai BIRN-it. “Ata po diskriminojnë shumicën, duke u përpjekur ta paraqesin veten si pro-perëndimorë”.
“S’mund të jetë demokratik një shtet që ma imponon sekularizmin”.
Ramiqi thotë se së pari e konsideron vetveten si mysliman, e pastaj si kosovar. Ai ka luftuar në Bosnjë gjatë viteve 1990-të dhe ishte në bordin e anijes “Mavi Marmara”, e cila u zbulua nga ushtria izraelite në vitin 2010, teksa dërgonte furnizime humanitare te palestinezët në Gaza.
Ramiqi është tejet kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës. Megjithatë, ai këmbëngul që grupi i tij nuk e pranon dhunën dhe nuk përbën kërcënim për askënd.
“Jemi të kujdesshëm, sepse armiqtë tanë duan të na portretizojnë si faktor destabilizues për rajonin”, thotë ai. “Nuk ka absolutisht asnjë rrezik në dhënien e të drejtës dhe lirisë njerëzve për të praktikuar besimin e tyre fetar”.                                                






http://www.gazetatema.net/web/2012/12/24/shtimi-i-islamisteve-konservative-alarmon-kosovaret/

Ciu-ciu në Twiter dhe ham-ham në Facebook


Të dy liderët e Partive Politike më të mëdha në Shqipëri, duke parë se elektorati i tyre është arrratisur, (përjashtojmë këtu militantët apo qytetarët që detyrohen t'i ndjekin nga pas çdo miting për të ruajtur apo fituar një vend pune), zgjodhën që të shpërngulin vetveten dhe propagandën e tyre pikërisht në zemrën e rrjeteve sociale, atje ku të rinjtë humbasin kohën e mendjen, larg politikës.
Nëse në shumë vende me demokraci të njomë si kjo e jona, rrjetet sociale u kthyen në mjete që i shërbyen krijimit të tubimeve, protestave të dhunshme, organizatave e grupimeve që çuan deri në rrëzimin e qeverive një e nga një, në Shqipëri edhe rrjetet sociale virtuale janë kthyer në makineri propagandistike që rekrutojnë militantë e viktima të retorikës politike.

Ndryshe nga qytetarët, këta liderë e paguajnë marketingun në Facebook për të përhapur sa më shumë mizerjen e tyre .
Po si?
Me lekët e tua o popull...

Shkroi: Stop Injorancës !

Ç'është kjo lajthitje kolektive kështu?


Momentalisht është hapur konkursi ndërkombëtar për projketimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe ne urojmë që projekti më i mirë të fitojë, por ajo që na lebetis mbi të gjitha është se kjo xhami vazhdon të mbajë emrin e pushtuesit Sulltan Muratit të II-të.

Eshtë njësoj sikur pas 300 vitesh të ndërtojmë një Kishë Ortodokse në veri dhe ta pagëzojmë me emrin e Sllobodan Miloshoviçit, apo një tjetër në jug me emrin e Napoleon Zervës.

Ç'është kjo lajthitje kolektive kështu?Shkroi: Stop Injorancës !

http://cmprcompetition.com/?page_id=31&fb_source=message

Monday, December 17, 2012

Reagimet e para ndaj shpalljes së rezultateve të Census 2011-të Albania



Vijnë reagimet e para ndaj shpalljes së rezultateve të Census 2011-të Albania dhe pikërisht prej Kishës Ortodokse, prej PBDNJ si dhe shoqatës Omonia.

Për herë të parë shifrat e zbresin besimin ortodoks si të III-tin në rradhë, duke ia lenë vendin e II-të besimtarëve katolikë, pavarësisht se ngjitur Ministrisë së Mbrojtjes sapo është ngritur një kishë me përmasa ndër më të mëdhatë në Ballkan.


Në luftë na ranë 28 mijë dëshmorë, ja dokumentet


Janë apo nuk janë 28 mijë dëshmorë, aq sa udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha deklaroi në Konferencën e Paqes në Paris, në gushtin e vitit 1946? Debati i hapur vite më parë, nuk ka pasur asnjëherë një përgjigje të saktë dhe shifra është lëkundur midis 6, 8 e 12 mijë të rënëve. Por, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, gjatë një interviste për “Shekullin” thotë se gjatë viteve të luftës në Shqipëri janë vrarë, pushkatuar e zhdukur, jo pak por 28,110 persona. Dhe gjithçka, sipas tij, është e mbështetur në fakte e dokumente të shumë arkivore.

Në bazë të dokumenteve, sa të rënë ka Lufta Nacionalçlirimtare?

Sipas të gjitha dokumenteve të bazuara në arkivat shqiptare dhe ato të vendeve të tjera, gjatë luftës Antifashiste, janë vrarë, pushkatuar e zhdukur 28, 110 persona. Kjo shifër u bë publike nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946.
Si u mundësua një shifër kaq e saktë brenda një kohe të shkurtër nga mbarimi i luftës?
Në fakt për t’u përgatitur për në konferencën e Paqes në Paris u ngrit një grup pune me specialistë, të cilët për muaj të tërë u morën me verifikimin e gjithçkaje. Ata morën të dhëna nga formacionet partizane, qarqet, komandat e vendit dhe Pushteti Vendor. Shifra që dha Enver Hoxha në këtë Konferencë, nuk ishte kot, ajo ishte e mbështetur në shumë fakte e burime arkivore që e vërtetonin një gjë të tillë.
Përveç jetëve njerëzore, çfarë dëmesh të tjera solli Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri?
Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre i shkaktuan këtij vendi dëme shumë të mëdha që u pasqyruan për një kohë të gjatë në jetën e qyteteve e fshatrave të Shqipërisë. Trupat pushtuese gjatë operacioneve ushtarake që ndërmorën kundër forcave partizane, dogjën e shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Nga 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria u dogjën e u shkatërruan 1850 prej tyre. U dogjën gjithashtu sasi të mëdha drithi e prodhimi bujqësor, u grabitën dhe u therën bagëti të imta e të trasha që për zona të ndryshme arrinin gati 50-70 për qind e tyre. Me qindra qenë burrat e gratë në lulëzim të moshës për punë që u arrestuan u burgosën dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda ose jashtë vendit. Të gjitha këto ndikuan në pakësimin në një masë shumë të madhe të veprimtarisë ekonomike në mbarë vendin.
A ka një vlerë të përafërt të këtyre dëmeve?
Sipas llogaritjeve të specialistëve, pushtimi ushtarak i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm me vlerë mbi 3 miliardë dollarë amerikanë me vlerën e vitit 1938. Shqipëria ishte një ndër vendet e para në botë për humbjet e dëmet, për frymë dhe të mirave materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore
Çfarë u fitua nga Lufta?
Në fillim u fitua liria. Në saj të luftës së vendosuri e pa kompromis, heroizmit e vetëmohimit, guximi i popullit, Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist. Pra me fituesit. Marrja e armëve ishte një akt plotësisht i ndërgjegjshëm. Si asnjëherë tjetër ai i kishte të qarta dhe të përcaktuara qëllimet ndaj u tregua i gatshëm për çdo heroizëm e sakrificë për të arritur fitoren. Në zjarrin e luftës çlirimtare masat treguan iniciativa. U shfaqën me tërë thellësinë zgjuarsinë në të gjitha fushat e u organizuan me armë në dorë. Heroizmi i luftëtarëve i veprimtarëve të frontit çlirimtar të reparteve e njësive partizane u ngjasin legjendave. Nga radhët e masave dolën dhe drejtuesit e kuadrot udhëheqëse, komandantët e komisarët e njësive. Ndërsa në nderim të Dëshmorëve të Atdheut dhe Çlirimit, 5 maji dhe 29 nëntori i ccdo viti festohen me solemnitet në mbarë vendin nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe dëshmorët e tjerë të Atdheut. Vetë organizata ka orientuar të gjitha strukturat e saj në rrethe që këtë ditë ta përkujtojnë me krenari të ligjshme sepse kjo ditë përfaqëson njerëzit e mëdhenj që me gjakun e tyre çliruan atdheun dhe e radhitën vendin tonë me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore, si anëtare aktive e koalicionit të madh antifashist e që sot vendi ynë u pranua në NATO.
Kriminelët e Luftës në Nuremberg
Në Shqipëri u varën katër femra, e paprecedent
Dëshmorët nga njëra anë, po me tradhëtarët si u veprua pas lufte? Dalan Buxheli, thotë: “Lista me emrat e kriminelëve të LANÇ-it i është dërguar Gjyqit të Nurembergut që në atë kohë. Siç dihet ndër katër anëtarë të regjencës kuislinge dy prej tyre Lef Nosi dhe Fiqëri Dibra, ishin nga radhët e Ballit Kombëtar. Përfaqësues të kësaj organizate morën pjesë si ministra dhe në Qeverinë “Mitrovica”, siç ishin: Bahri Omari, Kol Tromara dhe Koço Muka, të cilët ishin pjesëmarrës në operacionet ushtarake kundër forcave partizane në ballë të të cilave ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani, Safet Butka, e shumë të tjerë. Në kontinentin tonë, gjatë Luftës së Dytë janë varur në litar 5 femra, një në Rusi dhe katër të tjera në Shqipëri, siç janë Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Ganimet Trebeshi dhe Liri Gero. Dhe këto janë bërë nga  pushtuesit në bashkëpunim me tradhtarët shqiptarë. Falsifikatorët e historisë sipas tyre, ballistë, zogistë vlerësohen si çlirimtarë. Këta zotërinj harrojnë se në kohën e pushtimit fashist, Shqipëria ishte vetëm një milion banorë dhe 70 mijë partizanë përbënin afro 20% të pjesës së aftë për luftë. Ata shkuan në luftë pa dallim feje, krahine e ideje. Harrojnë se 28 mijë partizanë dhanë jetën në çdo kilometër katror ka rënë 1 partizan që i bie afërsisht 10% e njerëzve të aftë për luftë, harrojnë vështirësitë e mëdha që hasi Shqipëria për t’i dalë në të vërtetë zot vatanit dhe jo për të bashkëpunuar me pushtuesit, sipas mendimit kapitullues se Italinë nuk e përballojmë dot. Prandaj të presim kur t’i vijë koha e përshtatshme. U harrua se në ç’kushte të varfërisë së tejskajshme u zhvillua kjo luftë dhe se çfarë sakrificash të jashtëzakonshme kaluan bijtë e bijat e këtij populli për çlirimin e vendit”.
DËSHMIA
28.110 dëshmorët e Shqipërisë
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që e mohojnë 28 mijë dëshmorët e luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijonë si më poshtë”:
Dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore janë.…….........................................9470
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë 6436
Të asgjësuar në 23 kampet gjermane (pa varre) për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman janë................................................................................................................11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë...............................................................50
Të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre) janë.................................................................70
Të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre) janë....................................................351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë .........................................32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë........................................................168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë.............................. .....162
Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë......................................144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë.......................................27
Shuma e përgjithshme është.......................................................................................28.110 

Flet Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të DëshmorëveLeonard Veizi - Shekulli

Një kokërr vezë për prapësi


Gjatë ditëve në vigjilje të festës së 100-vjetorit të pavarësisë si dhe ditën e festës, të gjitha mediat e Shqipërisë, pa përjashtim, ato të shkruarat dhe ato elektronike, e vunë në dukje dhe e përsëritën faktin se Presidenti i Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Gjorge Ivanov, kishte anuluar vizitën e tij në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimet e shekullit të parë të pavarësisë së shtetit tonë. Arsyet e këtij anulimi në çastin e fundit, gjithnjë sipas mediave shqiptare, të cilat u referoheshin mediave maqedonase, lidhen me një apo dy vezë, që një grup të rinjsh, pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë hedhur mbi veturën e Kryeministrit të Maqedonisë Gruevski gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë para pak ditësh.
Goditja me vezë e veturës së një vizitori të një niveli të tillë nga një apo disa qytetarë shqiptarë, ndërkohë që ai është bujtës i Kryeministrit tonë, është pa dyshim një gjest i pahijshëm, me të cilin unë vetë nuk pajtohem. Por ky është një incident krejtësisht i papërfillshëm për t’u marrë në konsideratë nga një kryetar shteti, aq sa ai të gjejë aty një arsye të mjaftueshme për të anuluar një vizitë protokollare për një rast të papërsëritshëm gëzimi te një vend fqinj dhe mik, siç ishte festa jonë e kësaj here. Në qoftë se do të nisej nga kritere të tilla vlerësimi, Presidenti i SHBA nuk do të dilte kurrë jashtë Uashingtonit. E vërteta është se çdo President amerikan, qoftë edhe gjatë një mandati të vetëm, ka parë të hidhen mbi veturën e tij aq shumë vezë, domate të kalbura e sende të këtij lloji, të cilat nuk shkaktojnë lëndime fizike, sa po të mblidheshin e të ruheshin diku, në krye të katër vjetëve do të nevojiteshin kamionë të tërë për t’i transportuar. Kjo i ndodh atij deri në qytetet e Europës Perëndimore dhe kryhet përtej masave të jashtëzakonshme të sigurisë, që shoqërojnë, siç dihet botërisht, lëvizjet e njeriut më të pushtetshëm të botës.
Përmenda përvojën e Presidentit amerikan thjesht sepse është më e dukshme, domethënë më e lehtë për t’u kuptuar se si ky burrë, i cili drejton shtetin më të fuqishëm të botës, nuk ndikohet aspak nga ca vezë apo ca kokrra domate që hidhen mbi veturën e tij kur është fjala për të përgjithësuar ndjenjat që ushqejnë popujt e tjerë ndaj popullit të tij. Sepse veprimi i Presidentit të Maqedonisë kësaj here, ngado që ta shohësh, nuk mban erë miqësie ndaj Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, përfshirë këtu edhe një të tretën e qytetarëve të Republikës që ai udhëheq e që janë etnikisht shqiptarë. Nga ana tjetër, na mbetet të besojmë se ai është ndjerë sinqerisht i fyer nga kokrra e vezës së hedhur mbi veturën e kryetarit të qeverisë së vendit te tij. Kaq është në të drejtën e tij njerëzore, politike dhe diplomatike. Më tej, përgjithësimi nga ana e tij, aq sa të shtyhet të anulojë pjesëmarrjen në festimet e shqiptarëve në Tiranë, tregon, gjithsesi, një cektësi gjykimi që nuk i bën nder personalitetit të tij dhe as institucionit të tij presidencial.
E përsëris: veza e hedhur mbi veturën e një bujtësi të tillë, siç është kryetari i qeverisë së një vendi fqinj dhe mik, është një gjest i pahijshëm. Por nuk do harruar se një gjest i tillë – i pahijshëm – ndodh vetëm në një vend të lirë dhe mund të kryhet vetëm nga njerëz që ndjehen të lirë për ta shprehur pakënaqësinë apo edhe zemërimin. Shqipëria është një vend i tillë, ashtu siç është edhe Maqedonia e lirë. Reagimi nervoz e radikal i Presidentit Ivanov në këtë rast nxjerr në pah një deficit të pakëndshëm në konceptet e tij për demokracinë. Kryeministri Gruevski, me aq sa u pa në media, pati një vizitë të suksesshme në Shqipëri. Do të thosha madje se në një rast, gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me Kryeministrin Berisha, ai dëshmoi një vetëpërmbajtje prej burri shteti. Kryeministri Berisha tha përpara gazetarëve se integrimin europian të Maqedonisë e pengon Greqia, kurse integrimin europian të Shqipërisë e pengon Edi Rama, domethënë opozita. E përkthyer qartë e thjeshtë, kjo ishte: Maqedonisë po ia prish të ardhmen europiane armiku i jashtëm e Shqipërisë armiku i brendshëm, një mënyrë arsyetimi kjo thelbësisht e vjetër, e kapërcyer me kohë në realitetet socio-politike si të Shqipërisë edhe të Maqedonisë. Rrjedhimisht, është një e folur krejt pa kuptim për gjuhën me të cilën shprehet Brukseli. Kryeministri Gruevski nuk e ndoqi mikpritësin e tij në këtë retorikë të pavend dhe vazhdoi të përqendrohet te problematika e denjë për një dalje të tillë në publik dhe që përputhej me çfarë pritej nga të dy kryetarët e qeverive.
Më e pakta: Presidenti maqedonas duhej ta shpërfillte atë vezë, që la gjurmë me të bardhën e të kuqen e vet mbi xhamin e veturës së Kryeministrit Gruevski. Sepse është një gjurmë që pastrohet me ujë. Më e mira: Presidentit maqedonas i takonte t’u kushtonte një moment reflektim arsyeve që e shtynë një të ri shqiptar të gjuante me vezë Kryeministrin Gruevski gjatë vizitës së tij në Tiranë. Dhe do t’i jepte kështu rast vetes të kuptonte më mirë se çfarë ndodh brenda kufijve të Republikës që ai vetë udhëheq. Sepse zemërimi i vezëhedhësit nuk ka të bëjë aspak me ndonjë përgjegjësi të Kryeministrit Gruevski brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dhe, duke kuptuar më mirë çfarë ndodh brenda Republikës që ai udhëheq, Presidenti Ivanov, me pak më shumë vullnet të mirë, do të mund të bëhej edhe më i dobishëm për kohezionin e shoqërisë multietnike maqedonase, që do të thotë se do të mund ta kryente më mirë misionin për të cilin është zgjedhur demokratikisht.
Nuk e bëri. Sa keq për të në radhë të parë! Ne e kryem festën tonë.
Besnik Mustafaj - Panorama
Këtu mund të shikoni çastet kur është goditur automjeti i kryeministrit maqedon:http://youtu.be/nFZVyrVoz5Q
Taulant Capa rrëfen arsyet e këtij veprimi. Ai thotë se qëlluan me vezë makinën e kryeministrit maqedonas për "hir të diskriminim të shqiptarëve në Maqedoni". Sipas tij, edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.

Monday, December 10, 2012

Kali i Trojës, 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri (IV)

2011-06-29

Marin Mema (

DOSSIER

Arrestimi i dytë i Vasil Pertalit, agjentit Papastrati, Angjelo dhe Petro Bollano, kërcënimi i Enver Hoxhës, roli i Peshkopit Sebastianos

Tensioni, kërcënimet, përplasjet diplomatike dhe ato me armë, arrestimet e shumta dhe zbardhja e rrjeteve agjenturore ishin kthyer në një shoqërues normal të marrëdhënieve të ndezura Shqipëri – Greqi.
Nga agjentët Vasil Shahini e Jani Diamanti të zhdukur nga komunistët, te listat e gjata të pjesëtarëve të silogjeve vorio-epirote, te themelimi i Mavit, te masakra ndaj çamëve, te përplasjet ushtarake të gushtit ‘49 dhe ato diplomatike në Konferencën e Paqes në Paris, nga plani Pippinelis tek ai Dragumis. Vit pas viti asgjë nuk ndryshon në aksin Tiranë – Athinë në një marrëdhënie që gjatë gjithë kohës lëkundet në fije të perit.
Më 16 shtator 1959 nga Sigurimi i Shtetit i rivihen prangat Vasil Pertalit një ndër krerët e agjenturës greke pas vrasjes së Vasil Shahinit. Më 1946, Pertali ishte dënuar me 10 vjet heqje lirie nën akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut, propagandë greke dhe organizim të silogjeve vorio-epirote në Leshnicë, Sarandë, Gjirokastër e më tej. Edhe në këtë arrestim të dytë mbi Vasil Pertalin rëndojnë të njëjtat akuza. Gjatë seancave të pyetjeve përballë hetuesve, ai pranon lidhjet e hershme me agjenturën greke që kishin filluar diku rreth viteve 1932, kohë kur nisi të punonte për konsullatën greke në Sarandë. Pertali merrte para në konsullatë dhe duhet t’ua shpërndante mësuesve grekofonë që punonin në zona të ndryshme në jug të vendit. Gjithçka duhet të kryhej në fshehtësi të plotë, pasi mësuesit nuk duhet të diktoheshin nga xhandarmëria e kohës së Zogut. Ai pranon se kryente një rol ndërlidhës mes drejtuesve të konsullatës dhe njerëzve të fshehtë që punonin për të. Pas largimit të konsullatës greke nga Saranda, Pertali pranon takimet në vende të fshehta pranë kufirit grek me diversantin Thoma Mello nga i cili merrte edhe detyrat përkatëse.
Hetuesi: Cilat ishin detyrat që ju ngarkonte agjenti Thoma Mello?
Pertali: Si detyrë mua Thoma Mello më ngarkoi që përsëri të isha si ndërlidhës duke marrë letra dhe udhëzime të ndryshme nga zbulimi grek dhe t’ua shpërndaja personave të ndryshëm që punonin kundër pushtetit siç ishte Sotir Shqevi dhe Nasho Pando. Më pas u arrestova dhe më liruan në 1952.
Hetuesi: Na tregoni i pandehur si quhej konsulli me të cilin mbanit lidhje?
Pertali: Unë kam mbajtur lidhje me shumë konsuj grekë, sepse ka pasur shumë raste që ata janë nderuar. Konsulli i parë që unë mbaja lidhje ka qenë Skarpas, i dyti Kalelis, i treti Hristodhullas dhe i katërti Trandafillakos. Me këta unë vazhdimisht rekomandohesha me anën e sekretarit të konsullatës Jorgo Koçobinja mbasi ai derisa u largua fare konsullata nuk u ndërrua asnjëherë.
Hetuesi: Dëshmitarët ndër të cilët Katina Lango na kanë thënë se familjarë tuajt kanë padur takime me diversantë edhe gjatë kohës kur ju keni qenë në burg. Gruaja juaj, Qirana Pertali, është takuar me diversantin Thoma Diamanati. Si i shpjegoni këto takime?
Pertali: Ka mundësi që diversantët të kenë ardhur dhe të kenë takuar gruan time, por ajo kur dola nga burgu nuk më ka treguar nga frika se mos e shaja.
Hetuesi: Si i shpjegoni deklarimet e Katina Langos?
Pertali: Për sa u përket deklarimeve të Katina Langos, unë mendoj se ato duhet të jenë të vërteta, pasi Katina diversantin Thoma Diamanti e ka kushëri të parë. Kështu që gruaja ime duke e ditur këtë kur është takuar me Thoma Diamantin ia ka treguar Katina Langos, por mua jo, nuk më ka treguar asgjë.
Hetuesi: Me cilët persona keni pasur lidhje pas daljes nga burgu në 1952?
Pertali: Pas vitit 1952 kam pasur këtë rreth shoqëror: Spiro Kashara, Jani Zisi, Ligor Lezo, Sevasti Melo, Varvara Muka, Vasil Melo, Jorgji Mako, Stefan Zisi, Miçi Lito, nga Leshnica. Por kam njohur edhe të arratisurit Vasil Llajo, Thoma Melo etj.
Hetuesi: Kur vinin diversantët ku i bënit takimet?
Pertali: Në kohën kur më erdhën diversantët kisha dy dhoma, takimin me ta e bëra në dhomën e zjarrit. Për t’u dalluar shtoj se tani kam dy shtëpi, por takimet i bëja në shtëpinë e vjetër.
Hetuesi: Na tregoni i pandehur se çfarë konditash duhet të plotësojë për të studiuar në shkollën e Vellasit ose të Voshtinës?
Pertali: Agjentët arsimtarë që ishin në shërbim të fshehtë me konsullatën greke në mes të detyrave të tjera kishin edhe atë të zgjidhnin nxënësit më të mirë që kishin këto karakteristika, të ishin me trup dhe shëndet të mirë, të zgjuar, dhe kryesorja filogrekë. Konsullata greke e Sarandës dhe ajo e Gjirokastrës për çdo vit duhet të dërgonin në shkollën e Voshtinës nga 6 djem secila, të cilët do të mësonin në shkollë, e më vonë do bëheshin kuadro. Të gjithë studentët që zgjidheshin nga ana e mësuesve për të vazhduar mësimet në shkollën e Voshtinës, atje përgatiteshin gjoja për mësues, ndërsa në fakt mësonin se si të punonin për interesat e Greqisë duke u vënë në shërbim të tyre. Këto fakte unë i di mirë, sepse shumica e arsimtarëve që unë kisha ndërlidhje kishin dalë nga shkolla e Voshtinës. Kishte dhe nga shkolla e Vellasit.
Hetuesi: Si është vepruar për rekrutim agjentësh të personave që na keni treguar si të tillë?
Pertali: Me përjashtim të Harallamb Papait, Lezos dhe Aristotel Papait të tjerët ua kam rekomanduar unë konsullatës greke si elementë të përshtatshëm. Për këtë konsulli më kishte ngarkuar detyrë që unë të zgjidhja, të studioja dhe pastaj t’i rekomandoja konsullatës elementë që plotësonin kushtet e kërkuara. Të ishin grekofilë, konspirativë, mundësisht të kishin fëmijë që studionin në shkolla në Greqi në Vellas, Korfuz, e Voshtinë, mbasi po të mos ishin në rregull me punën sekrete grekët do të merrnin masa kundrejt fëmijëve të tyre.

Si pasojë e fakteve të reja të zbuluara gjatë marrjes në pyetje të të pandehurit për periudhën e para vitit 1946, të cilat nuk ishin zbuluar gjatë hetimit të parë, hetuesi i Sigurimit të Shtetit, Vangjel Kote, vendos të shtojë edhe akuza të tjera në dosjen Pertali. Tashmë hetimi përfshin periudhën 1932-1946 dhe 1952-1959.
Hetuesi: I pandehur na tregoni ku e keni takuar ish-konsullin Trandafillakon në Greqi?
Pertali: Trandafillakon e kam takuar në Greqi atje ai më dha një leje qarkullimi, e cila ishte e nënshkruar nga ish-komandanti i Korofillaqisë, Kristo Kotrullo. Trandafillakoja nuk punonte gjëkundi ai rinte në shtëpi, s’di si ma rregulloi autorizimin që më dha.
Hetuesi: Çfarë përmbajtjeje kishte dokumenti?
Pertali: Dokumenti kishte këtë përmbajtje: Vasil Pertali është i lirë të qarkullojë kudo në Greqi e t’i jepet ndihmë nga autoritetet ushtarake e civile
Hetuesi: Ju po gënjeni i pandehur. Si mundet që Trandafillako nuk punonte në asnjë vend, por siguroi një leje të tillë dhe jepte mijëra dhrami për t’ju shpërblyer ju grekofilëve?
Pertali: Këto të holla, siç më ka thënë Trandafillako, vinin nga një silog i Amerikës. Bile mbaj mend se shuma ishte 1 milion dhrami të cilat duhet t’u shpërndaheshin vorio-epirotëve si unë.

Hetuesia për çështjen “Pertali” merr në seanca të gjata pyetjesh një numër të madh personash të cilët pohojnë se i pandehuri ishte agjent grek dhe kishte ngritur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në jug të Shqipërisë. Dëshmitarët zbulojnë një sërë aksionesh ilegale që ishin kryer nga njerëzit e lidhur me Pertalin dhe po ashtu pagesat që vinin nga silogjet vorio-epirote për ta. Në seancat e gjata nuk munguan as ballafaqimet mes palëve. Hetimi mbi Vasil Pertalin zgjati më shumë se një vit, por në dosjen e arkivit të Ministrisë së Brendshme mungon vendimi që është marrë mbi të. Në moshën 69-vjeçare supozohet se Vasil Pertali mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrore gjatë periudhës së gjatë hetimore ose është ekzekutuar në fshehtësi të plotë nga Shërbimi Sekret Shqiptar.
12 Korriku 1958 shënoi arrestimin e himarjotit Petro Bollano. Ai akuzohej për tentativë të përsëritur për arratisje qoftë nga qyteti i Shkodrës ku ishte ushtar, qoftë nga Saranda më pas. Bollano zhvilloi takime edhe me qytetarët Meno Dhimojani dhe Spiro Skura të cilët nuk pranuan t’i bashkoheshin duke e këshilluar të tërhiqet në tentativën e tij. Gjatë kohës që Petro Bollano u arrestua ai i dërgonte disa letra këtyre dy qytetarëve, duke i porositur që të mos tregojnë asgjë mbi veprimtarinë e tij armiqësore.
Vendim nr. 141
Këshilli gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë i formuar nën kryesimin e N/Kolonel Mustafa Qilimit, anëtarit Sotir Spiro dhe Hilmi Telegrafit merr vendimin për të lënë në fuqi dënimin e Petro Bollanos me 12 vjet burgim dhe me konfiskim të pasurisë sipas nenit 28 të Kodit Penal, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.

Pavarësisht kërkesës së avokatit mbrojtës, Niko Zoto, kjo gjykatë la në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës ushtarake të qytetit të Gjirokastrës. Gjatë viteve 1958 - 1961 Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë dënon nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor me 15 vjet heqje lirie edhe himarjotin Angjelo Bollano
Pikërisht në këtë moment të vështirë për Shqipërinë, shteti italian në maj të 1960-s i dërgon një raport të hollësishëm komandës së NATO-s, i cili nënvizonte faktin së Çamëria ishte një krahinë shqiptare, nënvizonte ligjin e luftës mes dy vendeve dhe pretendimet greke për Vorio Epirin. Qeveria greke reagoi në mënyrë të ashpër, të njëjtin qëndrim pati dhe opozita e majtë, duke e cilësuar raportin italian si vepër të fashistëve. E vënë në qendër të presionit grek, shteti italian tërhoqi dokumentin. Menjëherë në këtë kohë erdhi mbështetja e shtetit turk dhe faktorit shqiptar në emigracion, por udhëheqja komuniste u tregua skeptike dhe e ftohtë duke iu frikësuar një prapavije dhe një aleance turko-amerikane për rrëzimin e regjimit komunist.
Nga krahu tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Venizelos, gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës. Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë. Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave. Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit. Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit. Në përfundim të komentit të tij, Hoxha thekson se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.
Krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke. Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit. Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit. Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë. Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
Por oreksit të fqinjëve iu tregua shpejt vendi, pasi partnerët e saj të mëdhenj në NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara u shprehën me forcë kundër një sulmi ushtarak të Greqisë ndaj Shqipërisë. Nga krahu tjetër, shteti grek nisi të frikësohej pas prishjes së Tiranës me Moskën, pasi mendonin se Bashkimi Sovjetik do të ndikonte në rrëzimin e Hoxhës për të vendosur në vend të tij një lider tjetër edhe me të fortë. Kjo situatë e mundshme do ta vendoste Greqinë në një pozicion të rrezikshëm mes satelitëve komunistë në Ballkan.
Shqipëria vijon të izolohet kur nuk merr pjesë edhe në një mbledhje për mirëkuptim ballkanik të organizuar në Athinë. Grekët nuk pajisin me viza delegacionin shqiptar duke e lënë në këtë mënyrë jashtë këtij takimi të rëndësishëm ku merrnin pjesë edhe përfaqësues jugosllavë, rumunë e bullgarë. Kaq mjafton që Enver Hoxha të shpërthejë në akuza ndaj të gjithë vendeve pjesëmarrëse. E megjithatë, politika shqiptare lëkundej në dy qëndrime të kundërta, teksa akuzat ndaj Greqisë vijonin të ishin të forta, Partia Komuniste ndiqte një vijë të kujdesshme me zonat dhe minoritarët brenda vendit, të cilëve Hoxha u dërgonte mesazhe bashkëpunimi, vlerësimi dhe përparimi.
Në vitin 1968 Enver Hoxha në njërën prej mbledhjeve të Frontit Demokratik lëshon një deklaratë të fortë paralajmëruese ndaj fqinjëve greke, duke kërcënuar se nëse ushtria fqinje do të tentojë të sulmojë, atëherë Forcat e Armatosura Shqiptare do t’i shkatërrojnë plotësisht. Një deklaratë sa kërcënuese edhe ironizuese ndaj fqinjëve.
Enver Hoxha
“Shqipëria socialiste është një vend paqedashës, që nuk kërkon të kërcënojë ose të frikësojë njeri me politikën e saj të jashtme të drejtë dhe korrekte. Republika Popullore e Shqipërisë ka synuar kurdoherë që me të tre fqinjët e saj që ka rreth e rrotull të rrojë në fqinjësi normale. Në qoftë se ndonjërës prej tyre nuk i pëlqyeka kjo fqinjësi normale dhe korrekte atëherë aq punë na prish. Monarkofashistët grekë kanë gati 25 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte më Shqipërinë për arsyen bindëse se Italia fashiste që sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë në 1939, sulmoi dhe Greqinë. Duhet një logjikë fashisti grek që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale. Por ne u themi fashistëve grekë, nuk e shikoni, iu prish gjiza Republikës Popullore të Shqipërisë se ju deklaroni se jeni në gjendje lufte.
Por ne e kemi për detyrë t’i paralajmërojmë:- Uleni bishtin, se në rast se do të hyni në aventura do t’ju ndëshkojmë rëndë, në qoftë se ju do të godisni kufijtë tanë ne do t’ju kthejmë në kërma, në qoftë se mendoni se jeni eprorë në njerëz dhe në armatime dhe Shqipërinë Socialiste do ta gëlltisni shpejt e shpejt, provojeni sa ju vlen lëkura. Në qoftë se ju mendoni të sillni zjarrin në kufijtë tanë ne ju themi se zjarri që ju ndizni do të përvëlojë vatrat tuaja dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet”.

Gjatë viteve në vijim marrëdhëniet shqiptaro-greke pësonin ulje dhe ngritje të vazhdueshme. Enver Hoxha në ndryshim me vitet e mëparshme, përpiqej të tregohej i kujdesshëm duke përdorur një politikë në qendër të së cilës ishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vendin fqinj. Pas një kalvari të gjatë, Shqipëria dhe Greqia do të firmosin bashkëpunimin e tyre në 6 maj 1971. Qeveria shqiptare u tregua e kujdesshme që traktati për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të mos linte asnjë shteg për keqkuptime apo interpretime që ajo kishte bërë ndonjë lëshim kundrejt grekëve për zonën e Jugut të vendit. Të vetmit që tentuan të pengonin këtë proces të rëndësishëm ishin një grup deputetësh të Janinës. Qeveria greke arriti t’i bënte ballë kundërshtimit të qarqeve nacionaliste greke, për më tepër vendosi se Kongresit Vorio-Epirot nuk do t’i jepej më rëndësia e mëparshme dhe asnjë zyrtar grek nuk do ta përshëndeste këtë aktivitet. Ajo premtoi se çështjen e Vorio Epirit tashmë do ta ndiqte vetëm në rrugë diplomatike.
Pak kohë para rivendosjes së marrëdhënieve zyrtare me Greqinë, Sigurimi i Shtetit mundi të zbulonte aktivitetin e agjentit grek, Papastrati. Për shkak të statusit të tij të veçantë ai u mor në pyetje nga drejtuesit më të lartë të hetuesisë shqiptare. Në dosjen e arkivuar në arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe të publikuar në librin “Shërbimi i fshehtë” i Bekim Budos zbulohen detaje të plota të mënyrës sesi kishte funksionuar agjentura greke që në fillim shekull. Pohimet e agjentit Papastrati ishin në fakt një konfirmim i raporteve të shumta që Shërbimi Sekret Shqiptar kishte mundur të siguronte që prej viteve 1920 e deri në çlirimin e vendit nga pushtuesit. Roli i veçantë i Vasil Shahinit, por edhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Jani Diamanti, zbulohen edhe nga Papastrati në seancat e gjata të pyetjeve në hetuesi.
Hetuesi: Si nisi bashkëpunimi juaj me agjenturën greke?
Papastrati: Kam qenë anëtar bashkë me dy fshatarë në silogun Vorio Epirot të Athinës. Mbaj mend që në një nga mbledhjet që zhvillonim, kryetari Kristaq Zografo na foli për perspektivën tashmë të hapur me pëlqimin e qeverisë greke dhe Patriarkanës së Stambollit do t’i përvisheshim punës për aneksimin e Vorio Epirit që sipas tij ishin toka greke qysh në lashtësi dhe si e kishim amanet prej të parëve që ëndrrën e bashkimit me Greqinë ta bënim realitet. Dora-dorës unë u bëra një nga përkrahësit kryesorë të Zografos. Në këto aktivitete jam njohur edhe me patriotin tim nga Derviçani, Vasil Shahini, i cili me sa duket më kishte studiuar dhe më rekomandoi te gjenerali grek, Vasil Mellaj, i cili kishte qenë komandant divizioni i trupave greke në Gjirokastër dhe që drejtonte dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë të zbulimit ushtarak grek, Alfa Dhio. Gjeneralit i pëlqeva qysh nga fillimi për njohuritë e mia për historinë e kulturën helene, ç’ka më vonë i krijoi një besim të madh tek unë duke pyetur edhe në lidhjet e tij të afërta në Shqipëri dhe Greqi, sidomos Pandelimon Kotokon e Orest Anastasjadhin. Kështu, gjenerali i urdhëroi këta të themelonin organizatën Mavi në kryesinë e së cilës isha dhe unë, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti. Një ndër detyrat e para të organizatës ishte të pengonim me çdo kusht që minoriteti të merrte pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, në të njëjtën kohë në strukturat e saj të infiltronim agjentë tanët të cilët duhet të bënin karrierë dhe më pas të na shërbenin në planin tonë për të çliruar njëherë e përgjithmonë Vorio Epirin. Krijuam edhe komitetet vorio-epirote me anëtarë Andon Qirjaqin, Misto Papadhimën, Dhimitër Mestakulin, Lefter Guvelin, Jorgo Zoton, Gligor Labovitin e të tjerë, të cilëve u vumë detyra të qarta të bënin propagandë në tri hallka kryesore kleri, shkolla dhe shtypi. Këto lëvizje do të mbështeteshin fort nga shtypi grek, që kishte për detyrë edhe përçarjen mes myslimanëve dhe ortodoksëve. Dhespoti Spiridhoni duhet të rekrutonte sa më shumë nxënës për të vazhduar shkollën e Vellas, gjë për të cilën kishim marrë nga qeveria fonde të posaçme. Kotoko duhet të punonte me klerikët ortodoksë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin rekrutuar nga zbulimi grek, Asfalia.
Hetuesi: Si u riaktivizua agjentura e vjetër dhe si u rekrutuan të tjerët?
Papastrati: Gjenerali Vasil Mellaj na kishte porositur për riaktivizimin e agjenturës së vjetër krahas rekrutimeve të reja që do të bënim sidomos në radhët e studentëve dhe nxënësve shqiptarë që kishin kryer studimet në shkollat greke. Vasil Shahini punonte me disa kategori si tregtarët, mësues grekofonë dhe kryepleq duke riaktivizuar sidomos Gligor Kicatin dhe Jani Foton nga Poliçani, Doktor Ilia Zerin nga Sopiku, Doktor Sokrat Bozhorin nga Terihati, Andon Qirjaqin nga Glina, Tehma Labovitin nga Gjirokastra, Dhimitër Mastakulin nga Kakodhiqi, Jorgo Zerin nga Dhuvjani.
Hetuesi: Cila ishte mbështetja e qeverisë greke për organizatën Mavi dhe për Qevan? Si argumentohej kjo ndihmë?
Papastrati: Në mbledhjet tona ku diskutoheshin probleme të rëndësishme asistonin rregullisht edhe dy deputetë grekë, Trailidhis dhe Villjara, të cilët na përcillnin direktivat kryesore të qeverisë greke për këto probleme. Ata shtronin me forcë nevojën e furnizimit me kontingjente të reja të rinisë greke Metaksa me degë të saj në Shqipërinë e Jugut. Ata insistonin mos të kurseheshin fondet që na ishin vënë në dispozicion, mësuesit e sapoemëruar merrnin 200 franga në muaj dhe organizatorët e rinisë monarkiste Metaksa të shpërbleheshin me honorare. Nga ana tjetër, gjeneral Mellaj porosiste për të kaluar në krijimin e formacioneve ushtarake dhe rolin kryesor do ta luante Qeva e silogjet vorio-epirote duke mënjanuar gabimet e të shkuarës kur si rrjedhojë e kundërsulmit të çetave shqiptare në zonën e Kurveleshit në trevën e Vurgut dhjetëra familje minoritarësh u larguan për në Korfuz dhe gjetkë. Këto detyra ne u përpoqëm t’i realizonim sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Agjenti Papastrati që prej kohësh punonte edhe në shërbim të shtetit shqiptar zbulon mënyrën e organizimit, funksionimit dhe lidhjet me çetat e armatosura që u ngritën për t’iu kundërvënë partizanëve shqiptarë në jug të vendit. Direktivat që jepeshin nga njerëzit e Napolon Zervës dhe mbështetja e lobit grek në Amerikë. Papastrati pranon se informacionet që u jepte Sigurimit të Shtetit Shqiptar ishin vetëm dizinformacione për të hequr vëmendjen nga lëvizjet e vërteta të silogjeve vorio-epirote.
Hetuesi: Ku qëndronte funksioni juaj si agjent dopio rol?
Papastrati: Jam rekrutuar nga zbulimi shqiptar i cili me sa duket ishte në dijeni të aktivitetit tim të mëparshëm dhe më mbante në lidhje së fundi dhe vetë ish-kryetari i degës së Gjirokastrës nënkoloneli Manol M, gjë që më lehtësoi shumë për kryerjen e detyrave të mia, duke më mundësuar realizimin e takimeve me agjentët kryesorë që kisha në lidhje, që nga Gjirokastra në Vlorë e deri në Durrës. Ishim në periudhën kur aktiviteti ynë po kalonte në fazën e riorganizimit, pra kalimit në rrugë të vogla agjenturore, në çeta dhe formacione luftarake sidomos në qytetet e mëdha në Gjirokastër, Vlorë, Lushnjë e deri në Durrës. Kuadrot kryesore të zbulimit të Zervës na kërkonin me ngulm për të futur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare kuadrot tona agjenturore. Nga ana tjetër, drejtuesit kryesorë të partisë greke EDE (Bashkimi Demokrat i oficerëve grekë, kishte filluar të riaktivizonte Partinë arqiomarksiste greke, ku Avjazi, kërkonte me çdo kusht të riafirmonte si forcë kryesore në Epirin e Veriut, i nxitur nga lobi grek në Amerikë, i cili do të krijonte më vonë Konfederatën Panhelenike Greke, e cila sponsorizohej nga milionerët grekë, Patriakana e Stambollit, Kisha Autoqefale Greke e deri tek Onasi miliarderi i flotës tregtare greke. Në këtë vështrim, aktiviteti im ka qenë shumëplanësh dhe dopiorol. Informatat që i raportoja sigurimit shqiptar, në përgjithësi ishin dizinformacione, me qëllim që ata të merreshin me problemet në radhët e tyre dhe të largoheshin sa më shumë nga agjentura jonë, organizimi ynë dhe nga kontingjentet tona. Menjëherë pas Konferencës së Pezës erdhi udhëzimi mbi krijimin e këshillave vorio-epirote, si dhe çetave të armatosura me platformë gjoja për të luftuar pushtuesit italianë dhe më vonë ata gjermanë. Kështu, krijuam çetën e Dhrovjanit me komandant Lefter Guvelin e Jorgo Zoton, çetën e Thimio Lolit e të Kristo Pilos të cilët i hodhëm në luftë kundër batalionit partizan Çamëria, duke bërë një gabim të rëndë, dhe nuk zbatuam porositë e gjeneralit Mellaj. Pas Luftës Nacionalçlirimtare, meqenëse qeveria shqiptare dhe ushtria saj po hynte në punët tona të brendshme ne kishim marrë detyrë të kalonim në veprime më të organizuara grupet e vogla agjenturore do t’i kthenin në rezistenca, duke i dhënë një vend të veçantë kishës ortodokse, e cila do të kishte një rol të rëndësishëm në punën tonë. Këtë veprimtari do ta shtrinim deri në qytetin e Durrësit duke e shoqëruar me propagandë kundër shtetit shqiptar, pamundësinë e tij për të qeverisur vendin, si dhe të dënonim kudo edhe në forumet ndërkombëtare diskriminimin që i bënin ata minoritetit grek dhe në përgjithësi krahinave tona të Vorio Epirit. Detyra kryesore e jona në këtë periudhë ishte që të krijonim një gjendje pasigurie dhe anarshie duke e shoqëruar me provokacione në kufi, me qëllim krijimin e kushteve për një ndërhyrje të armatosur, duke plotësuar kushtet e misionit sekret Front i Hapur i cili do të kombinohej në luftën e grupeve ushtarake që do të futeshin nëpërmjet kufirit, gjë për të cilën ishte marrë edhe pëlqimi i organeve të shërbimeve sekrete italiane, të cilat nga ana e tyre po përgatisnin në Bari të Italisë grupe agjenturore për t’u futur në Shqipëri nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek, që drejtoheshin nga koloneli i zbulimit italian De Agostini dhe që quhej Fronti i Mbyllur.

Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, shteti shqiptar u përpoq ta shfrytëzonte të paktën për të kontrolluar në terren gjendjen e minoritetit shqiptar në Greqi në zonën e Çamërisë pas dëbimeve të dhunshme në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Ambasadori shqiptar gjatë vizitës së tij në Çamëri më 5 deri në 9 qershor 1972 konstatoi se në zona të caktuara si ato të Sulit afër Janinës, Prevezëz, Igumenicës, Pargës, Filatit dhe me pak në atë të Artës kishte mbetur një numër i konsiderueshëm banorësh me origjinë shqiptare, të cilët jetonin kryesisht në këto fshatra. Pavarësisht kontrollit në terren, shteti grek nuk pohonte asgjë zyrtarisht duke fshehur dhe mos pranuar praninë e shqiptarëve në tokat e saj. Kryetari i Bashkisë së Igumenicës i cili kishte origjinë shqiptare dhe fliste shqip pohoi se kishte ende fshatra të tëra që flisnin shqip. Madje, ai tha se mund të gjesh shumë plaka që nuk dinë fare greqisht.
Por përmirësimi i marrëdhënieve nuk kishte frenuar dëshirat ekspansioniste të shtetit grek që vijonte aksionet e fshehta me anë të agjenturave të tij. Si rezultat i dështimeve në përplasjen me Sigurimin e Shtetit, ato ishin bërë thjesht më të sofistikuara e më të mbuluara. Që pas 1973 edhe aktiviteti i silogjeve vorio-epirote nisi rigjallërimin në disa ndër qytetet më të mëdha greke, por edhe në vende të tjera të botës ku synohej shfrytëzimi i shoqatave të shqiptarëve.
QEVA ( Komiteti Qendror i Luftës për Vorio Epirin ) dhe silogjet që e rrethonin ruanin pozicionin e fortë dhe mjaft aktiv në propagandën dhe luftën e gjithanshme ndaj Shqipërisë. Sigurisht, kjo organizatë vepronte në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë me struktura të caktuara shtetërore, të cilat jepnin udhëzime për mënyrën e veprimit. Deri në fillim të viteve 1970, QEVA drejtohej nga Pandelejmon Kotoko, një njohje e vjetër ky e organeve të drejtësisë shqiptare. Kotoko ishte së bashku me Vasil Shahinin e vrarë nga komunistët në Gjirokastër në 1943 dhe Jani Diamantin e zhdukur kohë më vonë një ndër themeluesit e organizatës terroriste Mavi, ndryshe e njohur si Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit. Pas vdekjes së Kotokos, më 1972, në krye të QEVA-s erdhi Peshkopi i Janinës Serafinos.
Siç shkruhet edhe në librin e Beqir Metes “Shqipëria dhe Greqia, paqja e vështirë”, në vitin 1974 në Greqi u krijua federatë panepirote me qendër në Athinë e cila zhvillonte një propagandë të hapur dhe të fortë kundër shtetit shqiptar. Krijimi i qeverisë së re në Greqi pas rrëzimit të Juntës së Papadhopullosit forcoi pozitat e qarqeve vorio-epirote, të cilat rifilluan aktivitetin e tyre normalisht dhe me intensitet të plotë. Megjithatë, ashtu si qeveria e mëparshme edhe kabineti i ri të paktën zyrtarisht përpiqej të ruante marrëdhënie të mira e të balancuara.
Nga viti në vit, marrëdhëniet shqiptaro-greke lëkundeshin duke u përmirësuar dhe përkeqësuar herë pas here. Mbajta në fuqi e ligjit të luftës ruante një distancë të fortë mes dy vendeve. Nga krahu tjetër qarqet e silogjeve vorio-epirote ushtronin një presion të fortë kundrejt të gjitha qeverive greke që të ruanin qëndrimin e prerë ndaj Shqipërisë. Gjatë viteve 1976 e në vijim emigracioni grek intensifikoi veprimtarinë, shkak u bë një vendim i qeverisë shqiptare për ndërrimin e të gjithë emrave fetarë. Por nga dekreti u acarua edhe qeveria greke, e cila e quajti këtë një sulm të hapur ndaj të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Siç thuhet edhe në dokumentet e kohës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme, në Greqi u organizuan protesta të shumta ku morën pjesë mijëra aktivistë të silogjeve vorio-epirote.
Ardhja në pushtet në Greqi e qeverisë së majtë të Papandreut në vitin 1981 përmirësoi disi marrëdhëniet. Gjatë viteve 1984 e në vijim mes Shqipërisë dhe Greqisë u nënshkruan 5 marrëveshje bashkëpunimi në disa sektorë. Në janar të 1985-s u hap edhe pika kufitare e Kakavijës, ndërkohë që filluan bisedimet edhe për  marrëveshje të tjera.
Por ndërkohë, në Greqi krijohet Sfeva, Komiteti Koordinues Studentor i Luftës për Vorio Epirin. Drejtues i kësaj organizate për shumë vite do të ishte pikërisht Peshkopi i Konicës, Sebastianos, i cili më pas do të drejtonte edhe PA-SI-VA (Paneliniu Sindezmu Vorioepiritiko Agonas), Konfederata Panhelenike e Luftës Vorio-Epirote edhe kjo një organizatë radikale e cila punonte për pavarësinë e të ashtuquajturit Vorio Epir. Peshkopi Sebastianos ishte nga ata njerëz që mbronin një tezë edhe më ekstreme për Vorio Epirin, pasi sipas tij, kufijtë që i përkisnin Greqisë shkonin deri në qytetin e Durrësit.
Me një presion në rritje silogjet vorio-epirote, federata panepirote e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, por edhe Kisha Ortodokse sponsorizuan dhe mbështetën një seancë dëgjimore në nënkomitetet e të drejtave të njeriut të Kongresit Amerikan në 1983. Të gjithë dëshmitarët ishin elementë grekofonë, të cilët prej vitesh kishin punuar aktivisht në propagandën e tyre kundër shtetit shqiptar. Mes tyre disa minoritarë grekë që ishin arratisur vite më parë nga Shqipëria, Elias Fani, Thomas Karathanos dhe Elias Lekas. Gjatë seancave ata paraqitën dëshmi të forta dhe të rreme duke pretenduar se në Shqipëri ishin të vendosur më shumë se 450 mijë grekë, të cilët persekutoheshin nga shteti shqiptar. Këto deklarata të rreme ndikuan drejtpërdrejt në raportin e departamentit të shtetit ku shkruhej mbi persekutimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipëri.
Në 1987 qeveria greke shpalli qëndrimin se i kishte dhënë fund zyrtarisht gjendjes së luftës me Shqipërinë. Ndërkohë, kundër këtij vendimi u organizuan tubime të mëdha të shoqatave epirote në Greqi. Nën drejtimin e mitropolitit të Konicës, Sevastianos, Ilia Bexios njërit prej drejtuesve të Federatës Panepirore në SHBA, Thoma Karathanos, Foti Galicit të gjithë përfaqësues shoqatash nacionaliste iu bë presion qeverisë greke duke kaluar deri në kërcënime të drejtpërdrejta për veprime të dhunshme. Por pavarësisht deklaratave të qeverisë greke, shpejt u kuptua se nga ana e tyre ishte bërë një lëvizje mashtruese, pasi ky ligj nuk u abrogua nga Parlamenti si institucioni i vetëm kushtetues që kishte të drejtë ta bënte këtë. Ligji i luftës mbetej në fuqi.
Gjatë viteve 1987 – 1990 Organizatat e shumta vorio-epirote dhe silogjet vijuan intensivisht aktivitetin e tyre duke përdorur më së shumti organizmat ndërkombëtare, sidomos amerikane ku multimiliarderët grekë kishin një influencë të madhe. Misioni dhjetëra vjeçar i silogjeve, organizatave vorio-epirote, por edhe i shtetit grek që për 45 vjet më së shumti ishte bërë nga jashtë kufijve shqiptarë do të rifillonte aktivitetin pas ndryshimeve politike në Shqipëri që shënuan rënien e regjimit komunist.
Tashmë për faj edhe të politikës, shpeshherë servile shqiptare dhe varfërisë në masë të gjerë, rruga u rihap përsëri duke u kthyer në një autostradë të vërtetë hyrje-daljesh të elementeve që kërkonin hapur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë dhe bashkimin e tij me Greqinë.
70 vitet e agjenturës greke janë vetëm një pjesë e historisë së gjatë e cila vazhdon edhe sot, më e rafinuar, më e fshehtë, më e sofistikuar, por gjithsesi, thjeshtësisht e identifikueshme për këdo që ka ndjekur apo që ndjek reagimet, takimet, deklaratat e lëvizjet e një sërë individësh, të cilët sot gjejnë lirinë të bëjnë gjithçka pa asnjë shqetësim në mes të ditës në çdo cep të Jugut të Shqipërisë. Hyjnë e dalin përmes kufijve zyrtarë shpesh të shoqëruar edhe nga burokratë me kostum të qeverive shqiptare, të cilët me një servilizëm në kufijtë e të neveritshmes pranojnë gjithçka edhe kur nën sy u shkelen simbolet kombëtare.
Ky dossier nxori në sipërfaqe përtej emrave të agjentëve e njerëzve të implikuar me silogjet vorio-epirote, tre elementë kryesorë. Ashtu siç rezulton nga të gjitha dokumentet e kohës, agjentura e vendit fqinj synonte që prej 1920 e më parë përhapjen e shkollave greke, meshimin në kishat ortodokse në gjuhën greke dhe pushtimin ekonomik të Jugut të Shqipërisë.
Cilën nga këto nuk ka arritur sot dhe me këtë ritëm nëse e lejojmë çfarë do mund të arrijë nesër?

Kali i Trojës, 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri (III)

DOSSIER
Përplasja në Paris, plani Dragumis, arrestimi i Sokrat Diamantit, Andrea e Harrillo Bollanos

Ashtu si në periudhën 1920–1945, edhe në vitet në vijim, marrëdhëniet Shqipëri–Greqi do të notonin në një det të turbullt kërcënimesh, presionesh, e tensioni të fortë. Goditja e mjaft agjentëve dhe rrjeteve të tyre nuk frenuan dëshirat aneksuese të shtetit fqinj. Sërish lufta do të mbështetej në dy fronte, atë zyrtar dhe atë të nëndheshëm. Greqia vazhdonte të lëshonte individë të ndryshëm, të cilët punonin për silogjet e të ashtuquajturit Vorio Epir, e nga krahu tjetër, ushtronin presion në planin ndërkombëtar.
Teksa një merimangë agjenturore e Jugut të Shqipërisë goditej, shteti grek sulmonte në një drejtim tjetër në Konferencën e Paqes në Paris. Më 18 shkurt 1946, Kryeministri i Greqisë, Kostandin Caldaris, kërkoi hapur përballë Fuqive të Mëdha që pretendimet për Jugun e Shqipërisë dhe tokave të tjera në Bullgari të diskutohen në Konferencën e Paqes. Përveç kësaj, Kaldaris deklaroi hapur se ishte ende në gjendje lufte me Shqipërinë. Sipas dokumenteve të kohës, përfaqësuesit grekë i propozuan një pakt atyre jugosllavë, sipas të cilit, Jugu i Shqipërisë të përfshihej në shtetin grek dhe Veriu në shtetin sllav. Qëndrimi i Enver Hoxhës që kryesonte delegacionin shqiptar ishte i prerë. Në librin “Dy popuj miq”, të shkruar prej tij, zbulohen pjesë nga fjalimi në Konferencën e Paqes në Paris.
“Z. Caladaris përpiqet të provojë se Shqipëria nuk është një vend aleat, se Shqipëria ka atakuar Greqinë dhe se kjo është në gjendje lufte me të. Nga ana tjetër, z. Caldaris rivendikon Shqipërinë e Jugut, duke pretenduar se kjo është tokë greke dhe i takon asaj me të drejtë. Populli shqiptar flak poshtë me përbuzje akuzën poshtëruese të delegatit grek, që e padit vendin tim si sulmues. Populli shqiptar nuk e ka sulmuar kurrë popullin e ndershëm grek, nuk i ka shpallur kurrë luftë. Zoti Caldaris nuk do të bindte asnjeri, bile as budallenjtë me argumentet e tij, ai duhet t’i kërkojë llogari Italisë fashiste për sulmin e poshtër kundër vendit të tij e jo neve. Do të ishte qesharake të mendohej se një dekret i thatë i Viktor Emanuelit, mbretit të Italisë, do të mund të ngarkonte me faj popullin shqiptar, i cili luftonte pa mëshirë kundër Italisë që nga dita e parë e pushtimit dhe që tentoi edhe kundër jetës së mbretit vetë gjatë vizitës së vetme që bëri në Shqipëri, në maj 1941. Caldaris tregon si argument aktin e shpalljes së luftës nga kusilingu shqiptar, Verlaci. Populli shqiptar i futi në të njëjtin thes pushtuesit e kuisilingët dhe nuk bëri asnjë dallim mes tyre. Kuisilingët shqiptarë, si gjithë kuisilingët e tjerë të Europës, nuk kishin të bënin aspak me popullin tonë. Ata ishin armiqtë më të fëlliqur të popullit tonë.
Përveç të tjerave, z. Caldaris duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve.
A do ta konsiderojë z. Caldaris si vend agresor Francën, prej ku Hitleri mendoi të ndërmarrë ofensivën kundër Anglisë?! Delegacioni grek ka pretenduar se qeveria shqiptare e tanishme ndjek një politikë shkombëtarizimi kundër minoritetit grek në Shqipëri. Zotërinj, minoriteti grek në Shqipëri ka luftuar krah për krah me mbarë popullin shqiptar kundër pushtuesve fashistë e nazistë dhe kundër kuisilingëve shqiptarë e grekë. Nga ana tjetër, nuk e di nëse zotërinjtë delegatë kanë dijeni për terrorin e ushtruar në kurriz të popullsisë çame në Greqi. Bandat e gjeneralit kuisiling, Napolon Zevës, dogjën katundet e tyre, u morën pasuritë dhe vranë me mijëra burra, gra, fëmijë e pleq. Deklarojmë solemnisht se brenda kufijve tanë të tanishëm nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj dhe nuk do të lejojmë kurrë që të na preken, sepse për ne ata janë të shenjtë”.
Por në kohën kur shqiptarët po përballeshin me një sulm diplomatik në Paris, grekët, në krahun tjetër, ushtronin edhe presion ushtarak në kufirin shqiptar.
Në gusht të 1946-s, gjatë kohës kur Konferenca e Paqes po zhvillonte punimet e saj, 200 ushtarë grekë, duke përfituar edhe nga mungesa e organizimit te forcat ushtarake shqiptare, kalojnë kufirin dhe sulmojnë fshatin Radat të Gjirokastrës. Nga ky aksion mbetën të vrarë një numër i madh civilësh të pafajshëm. Ky ishte sulmi i parë i një serie të gjatë përplasjesh në kufirin greko-shqiptar.
Por grekët, sulmet në terren i shoqëronin edhe me një propagandë të dendur antishqiptare. Pavarësisht qëndrimit amerikan që nënvizonte rolin e rëndësishëm të luajtur nga Shqipëria gjatë luftës antifashiste, ku evidentohej shpartallimi i plotë i tre divizioneve gjermane, qeveria greke, duke i cilësuar shqiptarët si bashkëpunëtorë të Italisë, kërkoi publikisht që Shqipëria të mos renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore. Nota greke pohonte se as në vitet ‘40-‘41 dhe as në 1942 shqiptarët nuk morën pjesë në Luftën e Aleatëve, përkundrazi sipas tyre, ata u rreshtuan përkrah boshtit kundërshtar, duke qenë pjesë aktive e sulmit italian mbi Greqinë.
Në Paris, ndërkohë, insistimit grek për çështjen e Vorio Epirit, Enver Hoxha dhe i gjithë delegacioni shqiptar iu përgjigjën prerazi se kufijtë e Shqipërisë janë të paprekshëm. Më 30 gusht 1946, seanca plenare e Konferencës së Paqes në Paris, me 11 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime vendos që të fusë në rend të ditës propozimin e Greqisë për kufirin jugor të Shqipërisë. Bashkimi Sovjetik vuri veton për të penguar këtë projekt, por kjo nuk mjaftonte.
Në Amerikë nisi një luftë e fortë, nga njëri krah lobi grek kishte nisur një propagandë të shfrenuar kundër Shqipërisë, duke u përballur me patriotët si Fan Noli, që mbronin çështjen shqiptare. Por nuk ishte kjo përplasje që vendosi gjithçka. Disa ndër Fuqitë e Mëdha e mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara u frikësuan nga kjo iniciativë që mund të hapte “Kutinë e Pandorës” dhe të vinte përballë shtete të shumta që do të kërkonin rishikim të kufijve.
Kur fatet e Shqipërisë së Jugut nuk ishin vendosur ende, më 16 shtator 1946, duke u larguar nga Parisi, Enver Hoxha bën një deklaratë të fortë në mediat ndërkombëtare, duke paralajmëruar edhe luftë, nëse do të kishte një vendim për t’i dhënë të drejtë Greqisë. Sipas tij, populli shqiptar nuk do të pranonte në asnjë mënyrë prekjen e kufijve të tij.
“Kur populli shqiptar luftonte trimërisht kundër fashizmit, të tjerët i hidhnin lule, por kur erdhi koha që ai të kërkonte vendin e tij kaq shumë të merituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ose në Konferencën e Paqes, i hodhën gurë. Populli im nuk do ta kuptojë këtë logjikë, pasi ajo nuk është e ndershme. Ne jemi një popull paqedashës, por ne nuk jemi nga ata që lejojmë të na marrin nëpër këmbë. Shekuj me radhë, populli shqiptar ka luftuar për t’i fituar këto të drejta të shenjta dhe ai është gati edhe sot ta fillojë përsëri luftën e tij nëse aventurierët fashistë do të guxojnë t’ia prekin. Monarko - fashistët grekë nuk bëjnë gjë tjetër, veçse provokojnë në kufirin tonë të Jugut. Unë deklaroj solemnisht se as Konferenca e Parisit, as konferenca e të katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufijtë e vendit tonë, brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Kufijtë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mund të marrë një pëllëmbë tokë të vendit tonë, reaksioni grek duhet të vërë në lëvizje të tjerë mekanizma, përveç votës së Konferencës së Parisit. E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufijtë e tij dhe toka e tij.
Nga ana tjetër, protestoj për vendimin e marrë në seancë plenare të Konferencës së Parisit. Populli shqiptar nuk e ka dërguar delegacionin e tij në Paris për të dhënë llogari, por për t’u kërkuar llogari atyre, që e kanë dëmtuar aq tepër dhe që ai i ka luftuar me ashpërsi gjer në fund. Ne e kemi bërë detyrën tonë, ashtu siç e kanë bërë dhe të mëdhenjtë. Dëshmorët tanë dhe sakrificat tona janë për ne po aq të shenjtë sa janë dhe dëshmorët dhe sakrificat e të mëdhenjve; të drejtat tona janë po aq të shenjta, sa janë dhe ato të atyre. Mirëpo, Konferenca e Parisit, siç duket, nuk i mori parasysh këto gjëra.
Duke u larguar nga Parisi, dua të falënderoj në emër të popullit tonë, të gjithë përfaqësuesit e atyre vendeve që e mbrojtën kauzën e drejtë, por të merituar të popullit shqiptar. Ne urojmë me gjithë zemër, nga ana tjetër, që t’i jepet fund kësaj fushate të padrejtë e të shpifur fund e krye, kundër vendit tonë, që ka luftuar me kaq trimëri kundër fashizmit dhe që do t’i shkrijë të gjitha forcat e tij për të forcuar paqen e drejtë dhe të gjatë”.


Në seancën e 26 shtatorit, delegacioni grek tërhoqi kërkesat e tij, duke shuar në këtë mënyrë atë që grekët e konsideronin si shpresa e madhe për të bërë një bashkim të madh.
Por, nga krahu tjetër, shteti grek dhe silogjet vorio-epirote infiltruan një numër të madh bandash të armatosura në territorin shqiptar. Vetëm gjatë viteve 1946–1947 u vranë 393 anëtarë të tyre, si dhe u kapën apo u dorëzuan 770 persona të tjerë të armatosur. Vetëm në Jug të vendit, u goditën një sërë bandash në Tepelenë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Korçë, Konispol. Një grup i rrezikshëm ishte edhe ai i Papu Aleks Lipes në Përmet, që mbante lidhje të drejtpërdrejta me dhespotin e Janinës, Spiridhon.
Në vitin 1947, shteti grek përfshihet nga një raund tjetër i luftës civile midis, EAM guerilëve komunistë të grumbulluar në Ushtrinë Demokratike Greke (themeluar në tetor 1946) dhe forcave qeveritare të Ushtrisë Kombëtare Greke të drejtuar nga Napolon Zerva. Ushtria partizane kishte një organizim perfekt të përbërë nga struktura të vërteta ushtarake, që përbëheshin nga toga, kompania, batalioni, brigada e deri te divizioni. Përplasja e përgjakshme mes dy palëve do të zgjaste dy vjet. Forcat e majta, të drejtuara nga gjenerali Markos, ishin në ndihmën e Enver Hoxhës, i cili u ofroi spitalet e Jugut të Shqipërisë për evakuimin e të plagosurve, por edhe për strehimin e trupave.
Ndërkohë, Gjykata Ushtarake e Tiranës, po atë vit, nis gjykimin mbi himarjotin Harrillo Bollano, i cili akuzohet për veprimtari armiqësore kundër pushtetit dhe propagandë për Vorio Epirin, duke kërkuar aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia. Gjatë seancës së pyetjeve, Bollano hedh poshtë akuzat, duke lënë përgjegjësinë te pjesëtarë të tjerë të familjes së tij.
“Vëllai im është arratisur dhe se ku është, nuk e di, Pavlo Bollano e të tjerë që më thoni janë arratisur në Greqi. Në kohën kur janë hedhur parullat, në regjiment është bërë një konferencë dhe na kanë thënë se çfarë ishte bërë, në seksionin e sigurimit më kanë thënë se kush i hidhte ato dhe i kam thënë se e kanë bërë ata që janë kundër pushtetit dhe jo unë. Për punën e zgjedhjeve, unë e di dhe e dinë të gjithë se Himara ka votuar kundër pushtetit. Për Savo Xhanin, di të them se kishte shkruar një parullë, por nuk e di se kush kishte shkruar Vorio Epir. Me silogjet vorio-epirote nga soji i Bollanove kam pasur Pilo Bollanon dhe Llambi Janollin”.

Trupi gjykues i udhëhequr nga major Gjon Banushi, në përfundim jep konkluzionet dhe vendimin, duke shpallur të pandehurin Harrillo Bollano fajtor për veprimtari armiqësore, duke hedhur parulla ndaj pushtetit popullor dhe reformave ekonomike, propagandë për Vorio Epirin dhe pushtimin nga Greqia të Jugut të Shqipërisë, si dhe për thyerjen e gjilpërës manjetike në regjiment, me qëllim sabotimin. Bollano dënohet me dy vjet heqje lirie dhe punë të detyruar.
Por agjentura greke dhe elementë të silogjeve vorio-epirote nisën infiltrimin edhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Influenca e tyre nisi të ndihej sidomos në koloninë shqiptare në Australi, që gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ishte zgjeruar më shumë pas përfundimit të saj nga elementë të tjerë grekofonë nga Gjirokastra dhe Korça. Komiteti pangrek arriti të krijojë në gjirin e vet një përfaqësi të veçantë të vorio-epirotëve me qendër në Melburn dhe disa nënkomitete të vogla, të cilat kishin edhe shtypin e tyre. Këto celula u përpoqën në mënyrë të vazhdueshme të fusnin grindje në koloninë shqiptare në Australi mes myslimanëve dhe ortodoksëve.
Në fund të viteve 1948, vlera strategjike e Shqipërisë ndryshoi ndjeshëm në rajon. Shqipëria e shndërruar në një bazë të fortë për Bashkimin Sovjetik përbënte për Perëndimin një rrezik shumë më të madh se popullsia e saj e vogël. Aleatët perëndimorë kërkonin të pengonin planin e Stalinit për të kontrolluar hyrjen në Adriatik. Ai e kishte pajisur ishullin e Sazanit me nëndetëse dhe raketa të modelit gjerman V2, të afta për të goditur deri në territorin italian. Në atë kohë, shërbimet sekrete amerikane informonin se Shqipëria po rriste gjithnjë e më shumë influencën sovjetike në Mesdhe, me baza e vija komunikacioni që arriheshin lehtë dhe që kishin rëndësi jetike për Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Në këtë situatë, pretendimet territoriale të Greqisë ktheheshin në një pengesë të madhe dhe kërcënim për planin e SHBA–së që kërkonte të përmbyste regjimin në Shqipëri pa hapur konflikte të mëdha në Ballkan. Por, pavarësisht qëndrimit amerikan, grekët ishin të interesuar për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe jo për vendosjen e një demokracie perëndimore në këtë vend.
Në këtë situatë, për të konkretizuar planet e tyre, grekët do të hartonin dhe atë që në histori do të kujtohej si plani Pippinelis, një hap diplomatik që synonte të realizonte qëllimin e vjetër grek të Megalidesë. Zëvendësministri i Jashtëm, Panajotis Pippinelis, me anën e një memorandumi drejtuar Departamentit të Shtetit, i propozoi një plan konkret për aneksimin e Shqipërisë nga Greqia. Dokumenti i dorëzuar mbështetej në këto tri pika.
1. Copëtimi i Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ose midis Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë.
2. Administrimi i Shqipërisë nga një organizëm ndërkombëtar ose nga një fuqi e painteresuar.
3. Bashkim i Shqipërisë me një nga vendet fqinje dhe pikërisht me Greqinë


Sigurisht, Pippinelis insistonte më shumë te formula e tretë, të cilën ai e quante në memorandum si mundësinë më të mirë për t’i dhënë fund konflikteve dhe përplasjeve në Ballkan. Zëvendësministri i Jashtëm argumentonte pamundësinë e krijimit të një shteti federativ midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, duke u bazuar në dy pika. Jugosllavia tashmë ishte e ngarkuar rëndë me një numër të konsiderueshëm minoritetesh dhe e dyta armiqësia e vjetër racore sllavo-shqiptare, ndërsa bashkimin politik të Greqisë me Shqipërinë, Panajotis Pippinelis e quante të natyrshëm dhe të goditur.
Në librin “Tensioni greko-shqiptar ‘39–‘49” të historianit Beqir Meta, zbulohen edhe detajet që diplomati grek, Pipinelis, parashtronte për krijimin e shtetit të ri shqiptaro–grek. Ai afirmonte si parim themelor të ndërtimit të këtij shteti, sigurimin e vetëqeverisjes lokale dhe vetëvendosjes për të dy popujt, lirinë absolute në drejtimin e çështjeve të brendshme të dy vendeve nëpërmjet institucioneve të tyre demokratike, të cilat do të siguroheshin plotësisht me drejtimin e përbashkët të çështjeve ekonomike, ushtarake dhe diplomatike. Pippinelis shprehte bindjen se lehtësisht mund të gjendej një formulë ligjore për këtë bashkim politik, duke marrë si model monarkinë dualiste austro-hungareze, ose perandorinë britanike. Në librin e Beqir Metës shkruhet se zëvendësministri i Jashtëm grek merrte si argumente për të mbështetur propozimin, marrëveshjen e parë mes kapedanëve grekë dhe shqiptarë në SUL, më 15 janar 1821 për të formuar një aleancë dhe zotimin që i kishin dhënë njëri-tjetrit për të qenë të bashkuar si vëllezër. Pippinelis mbështeste tezën e tij edhe në shtrembërime të tjera, sikur në 1829-n, shqiptarët i kishin propozuar qeverisë greke përfshirjen e krahinës së Vlorës në shtetin fqinj, me kusht që atyre t’u garantohej liria e besimit fetar dhe nderi i haremeve të tyre.
Por SHBA, pasi shqyrtoi me kujdes planin e detajuar të Pippinelis, e hodhi poshtë atë në formë të prerë. Departamenti i Shtetit shprehu qartë qëndrimin për moscenimin e kufijve shqiptarë.
Teksa operonin me plane në arenën ndërkombëtare, në Greqi, forcat qeveritare, me ndihmën e SHBA-së, pothuajse kishin shtypur kundërshtarët politikë të majtë. Në këtë situatë, politika zyrtare greke, duke marrë shkas edhe prej ndihmës që Enver Hoxha i kishte dhënë ushtrisë partizane të gjeneralit Markos, bëhet mjaft agresive, duke shpallur sërish hapur oreksin për Jugun e Shqipërisë, që duhet të realizohej me një sulm në front të gjerë ndaj territorit shqiptar. Ka ardhur momenti që të lajmë hesapet me Shqipërinë, do të deklaronte një nga zyrtarët më të lartë të kohës. Vorio Epiri duhet çliruar.
Por edhe këtë herë, ishin Shtetet e Bashkuara që kundërshtuan planin grek, duke ushtruar presion të fortë ndaj Athinës zyrtare.
E megjithatë Greqia nuk u tërhoq dhe pas shtypjes së kryengritjes së të majtëve në vitin 1949, Napolon Zerva hedh sytë nga Shqipëria, duke komanduar sulme të njëpasnjëshme ushtarake në pika të ndryshme të kufirit.
Vetëm gjatë viteve 1948–1949, trupat greke shkaktuan rreth 1200 provokime ushtarake në kufirin shqiptar nga ajri, toka dhe deti. Ato u intensifikuan sidomos më 2 gusht të 1949-s, ku disa batalione greke të mbështetura nga artileria dhe 15 aeroplanë sulmuan postën kufitare shqiptare në Vidohovë të Devollit, duke vrarë 6 ushtarë shqiptarë dhe duke plagosur po aq të tjerë. Vetëm pasdite, ushtria shqiptare mundi të sprapsë batalionet greke që lanë rreth 100 të vrarë brenda kufirit shqiptar.
Trupat greke do të sulmonin edhe në ditët në vijim kufirin shqiptar. Më 4 gusht, sulme u regjistruan në disa pika kufitare në zonën e Bozhigradit dhe Leskovikut. Vetëm gjatë këtyre dy ditëve, trupat greke hodhën në kufirin shqiptar më shumë se 1500 predha artilerie, pjesa më e madhe e të cilave ranë mbi fshatin Menkulas.
Më 7 gusht, trupat greke dhe ato shqiptare përplasen në një betejë frontale. Pas një ditë luftimesh, trupat shqiptare të ushtrisë popullore mundën të rimerrnin pikat e zëna të kufirit shqiptar.
Më 12 gusht, për rreth 6 orë, forcat greke dhe ato shqiptare luftojnë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë sulmojnë tokën shqiptare nga krahu i Bilishtit. Beteja përfundoi me tërheqjen e trupave greke, të cilat patën përdorur edhe artileri të rëndë e predha të tipeve të ndryshme.
Më 13 gusht, trupat greke sulmojnë sërish nga krahu i Bilishtit. Në betejë mbetën të vrarë komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, dhe korrieri i tij Dane Zeneli. Ndërkohë nga krahu grek, në dy ditë luftime, mbetën të vrarë më shumë se 70 ushtarë.
Më 14 gusht, ushtria greke hodhi më shumë se 2000 predha artilerie në tokën shqiptare, në fshatrat Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të fshatrave të mësipërme.
I ndodhur në këto kushte, Enver Hoxha jep urdhrin për mobilizimin e plotë ushtarak, në të gjithë Jugun e vendit.
Por grekët nuk ndalen dhe vijojnë sulmet në kufirin shqiptar. Arenë përplasjesh mes forcave ushtarake shqiptare dhe greke u shndërruan në pak ditë edhe zona të tjera të kufirit. Ndërkohë qeveria shqiptare reagoi ndaj sulmeve, duke i dërguar një notë proteste OKB-së. Në Shqipëri u organizuan mitingje të shumta proteste kundër agresioneve greke.
Në atë periudhë, diku në afërsi të Sarandës, është ulur edhe një avion grek. Kjo ngjarje ka mbetur thuajse mister. I sigurt mbetet fakti se avioni luftarak i ushtrisë së vendit fqinj u bë pjesë e Parkut Kombëtar të Aviacionit Shqiptar nga viti 1949 deri-diku pas vitit 1953. Historia e vërtetë është shndërruar në legjendë me disa versione. Disa thonë se ai u soll nga një agjent i zbulimit shqiptar që ishte njëkohësisht edhe pilot, disa me avarinë që kishte pësuar mjeti fluturues, por e vërteta mbetet ende enigmë.
Megjithatë, qeveria greke nuk e ndali presionin dhe mbante të përqëndruar në kufirin me Shqipërinë një numër të madh forcash ushtarake me justifikimin për të penguar lëvizjen e guerilasve komunistë.
Nën presion edhe të Jugosllavëve, me të cilët kishte prishur marrëdhëniet, Enver Hoxha udhëton drejt Moskës, ku më 2 prill të 1951 takohet me Stalinin, Mikojanin, Beriasin, Molotovin, Malenkovin dhe Bulganinin, të cilëve u shpreh shqetësimet dhe mëdyshjet e qeverisë shqiptare. Enver Hoxha dhe Stalini në takimin e tyre në kryeqytetin e Bashkimit Sovjetik, për të disatën herë, kishin në qendër të bisedimeve qëndrimin e Greqisë dhe provokimet e vazhdueshme ndaj Shqipërisë. Stalini udhëzoi Enverin t’u jepte ndihmë komunistëve grekë, por me shumë kujdes dhe në formë të maskuar.
Enveri i parashtroi Stalinit rrezikun, sipas tij, të një sulmi të mundshëm të menjëhershëm të Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë e në këtë rast, kërkoi mbështetjen e Bashkimit Sovjetik. Provokacionet, vijoi më tej Enver Hoxha, i kanë ardhur Shqipërisë nga ajri, toka, dhe deti nga të tria këto vende. Ndër të tjera, Enveri i zbuloi Stalinit edhe disa plane operative, të cilat ishin përgatitur në rastin se sulmi mbi Shqipërinë do të bëhej realitet. Në këto plane të detajuara demonstrohej mënyra sesi ushtria shqiptare synonte t’i kundër përgjigjej armikut. Duke theksuar se ushtria shqiptare mund të arrinte në mbi 230 mijë ushtarë, Enveri kërkoi mbështetje të mëtejshme në furnizimin me armë dhe municione. Nga krahu i tij, Stalini u tregua i qetë dhe ftoi Enverin të mos i përgjigjet provokacioneve të fqinjëve. Sipas Stalinit, sulmi ndaj Shqipërisë është thuajse i pamundur për sa kohë ka një sërë vendesh që do të përfshiheshin në konflikt. Për sa i përket kërkesave për pajisje ushtarake, Stalini jep konsensusin e tij, duke ftuar Enverin t’i parashtrojë kërkesat Bulganinit. Stalini i këshilloi Enverit gjithashtu që në organet drejtuese të vendit, të mbajë një shumicë të zgjedhurish nga feja myslimane, një mënyrë kjo për të respektuar fenë e shumicës së popullit.

Ndërkohë, dy fqinjët, dikur armiq e tashmë aleatë të fortë, Jugosllavia dhe Greqia, vazhdonin të thurnin plane dhe të dërgonin në Shqipëri grupe të shumta agjentësh. Afrimi edhe i Turqisë në këtë aleancë vuri menjëherë në pozita mbrojtëse Shqipërinë, e cila i druhej një sulmi të papritur, sidomos nga dy vendet kufitare. Silogjet vorio-epirote riorganizuan strukturat e tyre dhe forcuan përpjekjet për të rilidhur kontaktet e vjetra të humbura pas ardhjes së komunistëve në pushtet.
Në shkurt të 1953, dyshimet e qeverisë shqiptare do të bëheshin realitet me firmosjen e traktatit greko-turko-jugosllav, i cili ndikoi në mënyrë të menjëhershme në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Vetë Enver Hoxha dhe drejtuesit më të lartë të Partisë Komuniste, u shqetësuan për mundësinë e ndërmarrjes së një aksioni të përbashkët të tre vendeve ballkanike kundër saj. Në 1954, tre shtetet nënshkruan edhe aleancën ushtarake, e njohur si Pakti Ballkanik. Në librin e Beqir Metës, “Shqipëria dhe Greqia, Paqja e Vështirë”, shkruhet se në këtë pakt ekzistonte një klauzolë sekrete mes Greqisë dhe Jugosllavisë, që binin dakord që në rastin e një lufte, të pushtonin bashkërisht Shqipërinë”.
Grekët nuk frenuan. Pas planit të Pippinelis, që ishte refuzuar nga Shtetet e Bashkuara, grekët paraqitën një tjetër iniciativë që njihet si projekti “Dragumis”. Diplomati i njohur, Filip Dragumis, propozoi një plan konkret, me shpresën se ai do të pranohej këtë herë nga komuniteti ndërkombëtar e mbi të gjitha nga SHBA. Edhe në qendër të këtij plani, shpalosej hapur dëshira aneksuese kundrejt Shqipërisë.
Ndryshimet që propozonte Dragumisi ishin:
Të sigurohej pushtimi i kanalit të Korfuzit nga Greqia dhe nëpërmjet saj nga NATO. Kjo do të arrihej, duke i dhënë Greqisë zonën bregdetare të Delvinës, Sarandës dhe të Himarës. Në zonën e Konicës, vija e kufirit do të kalonte përtej qytetit të Leskovikut, duke e lënë atë në territorin grek, ndërsa Përmeti do të mbetej shqiptar. Vija kufitare do të vijonte, duke kapërcyer lumin Vjosë dhe do të linte në territorin shqiptar Poliçanin dhe Libohovën, por duke kaluar te grekët Sopikun. Greqia do të merrte të gjithë luginën e Devollit të Sipërm, bashkë me 14 fshatrat e liqenit të Prespës. Ndërsa Korça do t’i mbetej Shqipërisë.

Por edhe kjo tentativë e re e maskuar greke nuk do të pranohej nga ndërkombëtarët, të cilët mundën të kuptonin prapavijën pushtuese të tyre ndaj Shqipërisë.
Në vitet në vijim 1953–1954, drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe vetë Enver Hoxha, shprehën hapur qëndrimin për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët grekë. Megjithatë qeveria fqinje në mënyra të ndryshme shtynte dhe shpërfillte kërkesën shqiptare. Nënshkrimi i Marrëveshjes Bled në gusht të 1954-s mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë rivuri sërish në pozicion mbrojtës qeverinë shqiptare, e cila e konsideroi atë si një pakt kundër demokracive popullore, sovjetikëve, Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Më 28 mars 1955, Shqipëria anëtarësohet në Traktatin e Varshavës. Enver Hoxha, në një fjalim solemn në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu siç pritej, arriti të merrte 100 për qind të votave të deputetëve për ratifikimin e këtij traktati.
Në këto momente, Shqipëria nisi të çngurtësohet, duke kërkuar sërish përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të bllokut komunist.
Në 1955-s, Shqipëria kërkoi përmes sekretarit të përgjithshëm të OKB-së vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Por edhe këtë herë, përgjigjja greke ishte negative. Përkundrazi grekët riformuluan të njëjtat akuza dhe kërkesa, duke filluar nga kufizimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në të gjithë organizmat ndërkombëtare. Për më tepër, grekët përsëritën qëndrimin e vjetër se shqiptarët nuk duhet të renditeshin në bllokun fitues të Luftës së Dytë Botërore.
Më 8 dhe 9 korrik 1956, në Athinë, organizohet Kongresi Ndërkombëtar Panepirot, i cili kërkonte sërish çlirimin e zonës së ashtuquajtur nga Greqia të Vorio Epirit me anë të forcës. Kongresi kishte hedhur idenë e krijimit të një fronti për çlirimin e Vorio Epirit, me thirrjen nën armë të të gjithë grekëve dhe kishte vendosur krijimin e një organi ekzekutiv kombëtar për zbatimin e vendimeve të tij. Sipas informacioneve që vinin në atë kohë në Ministrinë e Brendshme në kampin e Llavrios në Greqi, ishin armatosur rreth 3000 persona, të cilët do të fillonin kryengritjen për çlirimin e Jugut të Shqipërisë.
Në këtë situatë, pushteti komunist forcon masat përgjatë kufirit me Greqinë, ndërkohë që ndërmerren edhe aksione të shumta në zonat më problematike ku jetonin minoritarë. Në 1956-n, organet e drejtësisë shqiptare arrestojnë Sokrat Dimantin, vëllain e ish- krahut të djathtë të Vasil Shahinit, ish-kreut të agjenturës greke në Shqipëri për shumë vite para komunizmit. Sokrat Diamanti, vëllai i Jani Diamantit, akuzohej për propagandë greke, sabotim të zgjedhjeve të 2 Dhjetorit 1945, në zonën e Derviçanit në Gjirokastër, për shtyrje në arratisje të disa personave, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe tradhti të lartë shtetërore.
Diamanti iu nënshtrua pyetjeve të hetuesve për ditë me radhë.
Hetuesi: Na flisni për veprimtarinë tuaj kundër pushtetit
Përgjigje Sokrat Diamanti: Unë kam qenë i prekur nga pushteti që më kishte cilësuar kulak dhe më luftonte vazhdimisht, ndaj unë nuk e doja. Prisnim të shpëtonim nga kjo gjendje dhe ndryshimin e situatës në vendin tonë nga ana e jashtme, sidomos nga Greqia dhe dëshiroja që ata të zaptonin Shqipërinë.
Hetuesi: Me cilin keni biseduar kundër pushtetit?
Përgjigje Sokrat Diamanti: Kam biseduar me LLambi Mukën, Koço Mukën dhe Thoma Mukën të tre nga Derviçani, edhe këta cilësohen kulak si unë. Kur kishim mundësi, takoheshim dhe flisnim për problemet tona dhe thoshim që ky regjim duhet të bjerë të përmbyset dhe këtu të vijë Greqia, ndryshe për ne nuk kishte shpëtim. Bisedoja edhe me Ilia Diamantin, edhe ai kërkonte pushtimin nga ana e Greqisë.
Hetuesi: Nga tregoni shokët me të ngushtë që keni pasur në ushtri
Përgjigje Sokrat Diamanti: Në ushtri, kam pasur shokë të ngushtë Thoma Llazarin nga Himara, Panajot Shutin nga Gjirokastra, Vasil Makno nga Delvina, Foto Papajanin nga Leshnica, Mexhit Kokalarin nga Gjirokastra, Kristo Dulen nga Goranxia dhe Kristo Zoto nga Poliçani.
Hetuesi: Tregoni se çfarë keni biseduar me këta persona
Përgjigje Sokrat Diamanti: Të gjithë flisnin kundër pushtetit p.sh Andon Vajua tha një ditë, duke parë foton e Stalinit, ta bëjmë supë kokën e plakut. E shumë të tjera që tani nuk më kujtohen.
Hetuesi: Po ju çfarë u keni thënë shokëve në repart?
Përgjigje Sokrat Diamanti: Unë u kam thënë shokëve se tani që amerikanët ndërprenë luftën në Kore, do ta shpërthejnë në Ballkan, sepse paktin Greqi-Turqi-Jugosllavi nuk e kanë bërë kot, por për të sulmuar Republikën e Shqipërisë. Bisedat tona ishin rreth ndryshimit në vendin tonë dhe hapjen e shpejtë të një lufte të re, se e shikonim si shpëtim.
Hetuesi: Mendohuni mirë dhe tregoni
Përgjigje Sokrat Diamanti: Më kujtohet se shokëve iu kam thënë se unë kam vepruar për sabotimin e zgjedhjeve. Nuk më kujtohet sa ju kam treguar për këtë çështje. Bashkë me kushëririn tim, Jorgji Diamanti, kemi shkruar parulla kundër zgjedhjeve.
Hetuesi: A e ndjeni veten fajtor?
Përgjigje Sokrat Diamanti: Po, unë ndihem fajtor
Hetuesi: Pse ?
Përgjigje Sokrat Diamanti: Unë, sidomos pas vitit 1951, kam biseduar me shumë elementë kundër pushtetit. Në biseda shpreheshim se shpëtimi i vetëm është largimi i këtij regjimi dhe këtu të vinte Greqia. Unë kam lexuar dhe komentuar shumë fletushka të hedhura nga aeroplanët në vitin 1952. Për sa i përket sabotimit të zgjedhjeve të 1945-s kam shkruar trakte sipas udhëzimeve të Jorgo Diamantit. Jorgo më udhëzoi që traktet t’i shkruaja me shkronja të mëdha, që të lexoheshin më mirë. Shkrova shumë të tilla në gjuhën greke, të cilat i shpërndamë në rrugën automobilistike ndërmjet Derviçanit dhe Goranxisë. Me shokët në ushtri kam biseduar për t’u arratisur në Greqi. Nuk më kujtohen persona të tjerë që kanë dijeni dhe punojnë në favor të zbulimit grek veç meje, të tjerët ju a thashë.
Hetuesi: Keni pasur kontakte me vëllain tuaj, Jani Diamanti?
Përgjigje Sokrat Diamanti: Po ai më lajmëronte në ‘45 – ‘46 që të arratisesha dhe të shkoja atje. Kam biseduar me Miço Barutan i cili më informonte se për grekët punonin edhe oficerë, të cilët çonin në Greqi informata ushtarake. Ai kishte lidhje me diversantin Niko Stirmo, të cilin e fshihte kur vinte nga Greqia në mullar. Ky i sillte trakte dhe merrte informata të fshehta të cilat i çonte në Greqi.

Dosja dërgohet në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës, e cila nën kryesimin e kapitenit të parë, Sami Abazi, pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga hetuesia, më 30 Janar 1957 vendosi dënimin e të pandehurit Sokrat Diamanti me 18 vjet heqje lirie. Pavarësisht kërkesës ankimore të avokatit mbrojtës së Diamantit që kërkonte një dënim më të butë për klientin e tij, Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë në Tiranë lë në fuqi masën e dënimit me 18 vjet.
Pushteti komunist rrit gatishmërinë dhe shton agjentët e sigurimit të shtetit në Jug të vendit. Ashtu si para ardhjes në fuqi të komunistëve, një ndër zonat më problematike mbetej Himara që ishte nën vëzhgim të rreptë, për shkak të problemeve të vazhdueshme që kishte pasur me elementë grekofone të ndryshëm.
Me këtë rast, më 30 janar 1957, arrestohen Leko Kallushi, Pano Konomi, Irakli Rrapo, Ilija Kokoveshi, Mihal Llato, Andrea Bollano, Koço Beleri, Jani Brigo, të gjithë nga Himara, nën akuzën e përvetësimit të pasurisë socialiste, pasi u vërtetua vjedhja që kishin kryer në fabrikën e vajit të ullirit në Himarë por edhe për krimin e agjitacion e propagandës dhe tradhtisë ndaj atdheut.
Një pjesë e të arrestuarve vinin nga familje që kishin pasur lidhje të forta me agjenturën greke dhe kishin edhe të arratisur në vendin fqinj. Ndër të cilat, familja Bollano, anëtarë të së cilës ishin skeduar për herë të parë në vitet 1920 nga organet e drejtësisë së asaj kohe. Plenumi i Gjykatës së Lartë, i udhëhequr nga kryetari Aranit Cela, jep dënime të ashpra për të gjithë të pandehurit.
Irakli Rrapo, për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste dënohet me 15 vjet burg dhe zhdëmtim të plotë të shumës së dëmit shkaktuar fabrikës së vajit të ullirit, humbjen e së drejtës elektorale, konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Nën të njëjtën akuzë, Ilija Kokoveshi dënohet me 11 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës së votës për 3 vite. Andrea Bollano, për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste dënohet me 6 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vite si dhe zhdëmtim të shumës së dëmit financiar shkaktuar fabrikës në Himarë. Leko Kallushi me 18 vjet e 9 muaj, Pano Konomi me 13 vjet e Mihal Llato me 7 vjet e 6 muaj.
Vijon