Ky është artikulli i gazetarit Kastriot Myftarat, i cili ka ngjallur reaksion dhe polemika të shumta tek besimtarët muslimanë.
Atë e kanë cilësuar serb, e kanë mallkuar, kërcënuar, kanë ngritur peticione, grupe kundra tij, kanë shkruar artikuj të ndryshëm si kundrapërgjigje dhe madje Kryetari i Komunitetit Musliman në Tiranë ka ngritur gjithashtu një padi ndaj këtij shkrimi të këtij gazetari... Stop Injorancës
Enigma e madhe e komunizmit fillon që nga simboli i tij, Ylli i kuq. Ky simbol u adoptua nga Revolucioni Bolshevik në Rusi, për t’ u bërë pastaj simbol i komunizmit ndërkombëtar.
Përpjekjet për t’ ia atribuar Marksit dhe Engelsit janë krejt të kota. Ylli i kuq u adoptua si simbol pas Revolucionit të Tetorit, madje kohë më vonë. Është interesante se as Lenini, as Stalini më pas, nuk parapëlqyen që ta marrin autorësinë e këtij simboli. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet.
Ylli me pesë cepa, ndryshe pentagrami, ishte një simbol djallëzor që në Antikitet.
Ai përdorej dhe përdoret gjerësisht në magjinë e zezë. Gjithashtu ylli me pesë cepa është dhe një simbol i freemasonerisë .
Pse duhej që komunizmi ateist të adoptonte një simbol mistik, reaksionar në fjalorin komunist?
Kjo tregonte se komunizmi kishte një origjinë të errët, okulte, dhe nuk ishte ideologji e proletariatit, sikur vetëshpallej. Më pas u tha se Ylli i kuq simbolizonte pesë kontinentet, kur ato në fakt qenë gjashtë. Njeriu që kishte përgjegjësinë për adoptimin e këtij simboli nga bolshevikët ishte çifuti Lev Bronshtajn (Trocki). Por as ai vetë, më vonë, kur u largua nga Bashkimi Sovjetik si kundërshtar i Stalinit, nuk tregoi ndonjë entuziazëm për ta marrë përsipër autorësinë e simbolit të komunizmit ndërkombëtar. Në Bashkimin Sovjetik u krijua dhe një Urdhër i Yllit të Kuq, në vitet tridhjetë, që ishte një dekoratë e lartë, por nuk u botua kurrë një libër për historinë e Yllit të kuq, si simbol. Një gjë është e sigurt. Ylli i kuq u bë një simbol nën të cilën rreth gjysma e njerëzimit kaloi vuajtje të tmerrshme në shekullin XX, duke përfshirë dhe shqiptarët.
Ylli i kuq u shndërrua në një simbol të mistikës ateiste, derisa me të u krijuan regjime të një teokracie të llojit të vet, me sundimtarë-zota, të llojit të Stalinit, Enver Hoxhës, Mao Ce Dun etj. Regjimeve totalitare komuniste u përshtatej simboli i idhujtarisë djallëzore, Ylli i kuq. Ylli i kuq është vetëm i fundit në radhën e simboleve pagane djallëzore, që iu janë imponuar shqiptarëve me dhunë. Para tij qenë simbolet islamike të Gurit të zi dhe Gjysmëhënës.
Guri i zi është objekti më i shenjtë i fesë islame. Ai gjendet në qytetin e Mekës në tempullin Kaaba. Si tempulli, ashtu dhe Guri i zi, i cili gjendet në të i përkasin periudhës para Muhametit. Tempulli Kaaba dhe vetë Guri i zi i përkasin një kulti politeist (pagan) arab dhe mbaheshin si vend i shenjtë, përkatësisht objekt i shenjtë, që shumë kohë para Muhametit.
Në kohën kur arabët qenë paganë, ata e adhuronin Gurin e zi si një objekt të shenjtë dhe mendonin se ai ndrynte imazhin e 360 zotave (meshkuj dhe femra). Në fakt Guri i zi ishte një meteor i rëndomtë.
Kur Muhameti krijoi fenë islame, ai u tregua shumë praktik, si tregtar që ishte. Derisa ai shpalli me fjalë ndalimin e idhujtarisë, me vepra i inkorporoi objektet e shenjta të kulteve idhujtare në fenë e re. Kështu, tempulli pagan i Kaaba në Mekë u bë tempulli më i shenjtë i Islamit dhe Guri i zi, objekti i shenjtë i fesë islame.
Muhameti shpalli se Kaaba ishte vendi ku Zoti hodhi një gur për t’ i treguar Ademit dhe Havasë (Adamit dhe Evës) se ku duhej të ndërtonin tempullin e parë për të. Sipas tij ky tempull u ndërtua dhe në të u vendos guri i hedhur nga Zoti, i cili në fillim qe i bardhë, por u nxi se reflektonte mëkatet e njerëzve.
Asgjë e tillë nuk thuhet në Testamentin e Vjetër. Atje nuk thuhet as ajo që pretendonte Muhameti se tempulli dhe Guri u zhdukën gjatë Përmbytjes së Madhe, për t’ u gjetur më pas nga Ibrahimi (Abrahami), i cili urdhëroi djalin e vet që të ndërtonte një tempull të ri në atë vend dhe të vendoste në të gurin e shenjtë. Kështu supozohet që të jetë ndërtuar tempulli i Kaaba.
Por, arkeologjia na thotë se Meka është më hershme se shekulli IV pas Krishtit, ndërsa Abrahami kishte 2400 jetuar vite para kësaj kohe. Në të vërtetë adhurimi i gurëve që supozohej se kishin rënë nga qielli ishte idhujtaria më e përhapur ndër popujt semitikë, duke përfshirë edhe arabët. Çdo fis arab kishte Kaaba-n e vet, me gurin e vet të shenjtë. Arabët mund ta pranonin një fe të re më lehtë në rast se ajo integronte kultet e mëparshme idhujtare. Ky qe sekreti i suksesit të Muhametit.
Muhameti tregoi një fantazi të madhe për të integruar ritualet idhujtare në fenë e re, që supozohet të ishte kundër idhujtarisë, në mënyrë që arabët idhujtarë të pranonin fenë e re. Kështu, arabët idhujtarë e kishin zakon që të ecnin përreth tempullit shtatë herë. Muhameti e përfshiu këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se kështu kishte bërë Ibrahimi. Arabët idhujtarë e kishin zakon që të puthnin gurët e tyre të shenjtë. Muhameti e përfshiu edhe këtë rit në fenë islame, edhe pse kjo ishte idhujtari flagrante. Arabët idhujtarë e kishin zakon që të hidhnin gurë gjatë ritualeve të shenjta. Muhameti e përfshiu këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Ibrahimi kishte gjuajtur me gurë djallin. Arabët idhujtarë e kishin zakon që gjatë ritualit të vraponin mes dy idhujve, Isaf dhe Naila. Muhameti e përfshiu dhe këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Hagari vrapoi mes dy kodrave kur shkoi të mbushte ujë për Ismailin. Pas pelegrinazhit në Kaaba arabët idhujtarë e kishin zakon që t’ i bënin një lutje të veçantë zotit Hubal, i cili ishte kryezoti në panteonin prej 360 zotash, dhe paraqitej në trajtën e Hënës (trupit qiellor).
Adhurimi i Hënës është i kuptueshëm në popujt e shkretëtirës se Hëna ndriçon me freski, ndërsa Dielli ndriçon duke sjellë edhe një vapë mbytëse në shkretëtirë.
Në të vërtetë tempulli i Kaaba i qe kushtuar Hubalit, Kryezotit-Hënë . Muhameti e ruajti simbolin e hënës, duke e bërë gjysmëhënën simbolin e shenjtë të Islamit, i cili gjendet në kulmin e çdo xhamie. Kështu, Muhameti i dha Allahut tiparet e Hubalit, madje duke ruajtur edhe lutjen përfundimtare për këtë në fund të pelegrinazhit (haxh). Për arabët Allahu ishte Hubali. Muhametit i duheshin këto kompromise me idhujtarinë se ai ishte një politikan para së gjithash, i cili po krijonte një ideologji për ndërtimin e një kombi dhe të një shteti.
Në të vërtetë Muhameti është krijuesi i kombit arab. Islami u bë ideja nacionale arabe.
Ajo që bëri Muhameti ishte të shartonte Judaizmin dhe Krishterimin, duke krijuar mbi bazën e tyre një fe të re, një Judeo-Krishterim të arabizuar. Vepra e Muhametit është e ngjashme me atë që bëri Sava në Serbinë e shekullit XIII, të cilin serbët e mbajnë si shenjtin e tyre. Sava krijoi variantin serb të Krishterimit, ai e serbizoi Krishterimin, në dobi të kombndërtimit serb. Madje serbët edhe fenë e krishterë e quajnë pravoslava.
Një gjë të ngjashme bëri Henry VIII i Anglisë në shekullin XVI, duke krijuar Anglikanizmin, si Krishterimi në version anglez. Islami ngjan shumë me Anglikanizmin dhe Pravoslavizmin, dhe mund të quhet Arabokanizëm, në analogji me Anglikanizmin.
Dilema, a kombi a feja u është paraqitur të gjithë kombeve. Disa prej tyre e zgjidhën në të mire te fesë, disa në të mirë të kombit.
Kombet më solide janë ata që nacionalizuan fenë, duke krijuar versionin nacional të saj, si anglezët, serbët, rusët, arabët, japonezët, grekët. Kombet që nuk e bënë dot këtë vuajtën shumë nga luftrat fetare si gjermanët, francezët, çekët etj. Arabët nuk e ruajtën dot gjatë arritjen e Madhe të Muhametit dhe u ndanë në sunitë e shiitë, të cilët që atëherë bëjnë lufta të përgjakshme mes tyre. Kjo tregon se arritja e Muhametit ishte iluzore.
Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet.
Ky aksident historik ishte pushtimi osman dhe fekthimi i dhunshëm që ushtroi ai tek shqiptarët.
Është absurde që edhe sot të ketë shqiptarë, për fat të mirë një pakicë tek kombi shqiptar në dy anët e kufirit, të cilët ende besojnë tek një fe si Islami, e cila nuk është tjetër veçse një përzierje ritesh idhujtare dhe fragmentesh të kopjuara nga librat e shenjtë të Judaizmit dhe Krishterimit.
Ne shqiptarët jemi një komb europian, jetojmë në Europë, të ardhmen e shohim të lidhur me Perëndimin, ndërsa Islami na tërheq kah shkretëtirat, si një magjistar i keq. Islami prish koherencën nacionale shqiptare.
Derisa serbi e quan veten serb i krishterë dhe jo i krishterë serb, muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar.
Kjo do të thotë se shqiptarizmi i tij është fiktiv.
Kur e pyet nëse e quan veten shqiptar musliman apo musliman shqiptar, tek ai befas shfaqet arabi.
Gërvishte pak praktikantin musliman dhe pas shqiptarit në dukje tek ai do të dalë arabi. Për mua muslimani shqiptar është armiku, me të nuk kam ç’ të diskutoj, dhe me të as mund të diskutohet. Ai shfaq një barbari të thellë. Unë e urrej atë, se ai është bartës i një feje që shfaq hapur armiqësinë ndaj kombit shqiptar. Islami është armik i kombit shqiptar dhe bota islame e urren kombin shqiptar. Kjo u provua kur Kosova shpalli pavarësinë në 2008. Ishte pritur që vendet islamike do të qenë ndër të parat që do ta njihnin në bllok pavarësinë e Kosovës. Por jo. Vendet arabe shfaqën një mungesë të qartë dëshire për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Vendi i parë arab që e njohu pavarësinë e Kosovës, ishte i pesëdhjeti në radhën e atyre që e bënë këtë dhe ky vend qenë Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky vend është një protektorat amerikan dhe kuptohet se këtë gjë e ka bërë pas presionit të fortë amerikan, jo me vullnetin e vet.
Arabia Saudite, vendi i Mekës, Kaaba-s, dhe Gurit të zi, ishte vendi i pesëdhjetëetetë në radhën e atyre që e njohën pavarësinë e Kosovës, çka tregon se kjo u bë pas presionit amerikan. Kur shikon se Kosta Rika, në Amerikën Qendrore dhe Peruja në Amerikën Jugore qenë vendi i shtatë, përkatësisht i gjashtëmbëdhjeti që njohën pavarësinë e Kosovës, e kupton më qartë armiqësinë e botës islame ndaj Kosovës, çka është shfaqje e armiqësisë ndaj kombit shqiptar.
Vendet vërtet të pavarura islamike si Irani, Siria, Libia, Indonezia, Pakistani, Algjeria, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Turqia vërtet e njohu pavarësinë e Kosovës, por kur në tetor 2009 Presidenti turk Abdullah Gul vizitoi Serbinë ai bëri deklaratën e bujshme: “Serbia është vendi kyç në Ballkan”.(Deklarata e Gul citohet sipas faqes zyrtare on-line të Presidentit të Turqisë: http://209.85/. 229.132/search? q=cache:W0/ kIG5×6SsJ: www.tccb. gov.tr/common/ iframes/Haberler /HaberArsiv/ HaberDetay. aspx%3Fid% 3D921)
Kjo nuk ka kuptim tjetër veç atij se Turqia e ka njohur Kosovën nën presionin amerikan. Në mars 2010 ambasadori turk në Serbi, Ahmet Suha Omar bëri një deklaratë që u pasqyruar edhe në website zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë: Pas njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës Turqia nuk ka bërë asnjë veprim tjetër që do të dëmtonte Beogradin, çka është çmuar shumë nga autoritetet serbe.(Deklarata e diplomatit turk citohet sipas website zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë: http://www.mfa/. gov.rs/Pressfram e.htm)
Në gjuhën diplomatike kjo do të thotë se Turqia e njohu Kosovën e detyruar nga SHBA-të, por nuk ka ndërmend të bëjë hapa të tjerë për ta mbështetur atë. Serbia e shprehu kënaqësinë dhe dha sinjalin se e kishte marrë saktë kumtin, duke e pasqyruar deklaratën e diplomatit turk në website zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është e vërtetë se pavarësinë e Kosovës nuk e ka njohur edhe Vatikani, por ai e ka bërë këtë se Kosovën e sheh si vend islamik.
Sot deislamizimi është sfida historike për shqiptarët, në dy anët e kufirit. Në trojet shqiptare duhet të zhbëhet çdo shenjë e Islamit. Islami nuk mund të ketë të njëjtin status si Krishterimi në hapësirën shqiptare se është fe e sjellë nga pushtuesi. Sot Islami bojkotohet nga pjesa më e madhe e shqiptarëve paraardhësit e të cilëve u kthyen dhunshëm dikur në fenë islame, dhe mbijeton vetëm falë një pakice aktive, militante.
Ne shqiptarët duhet të ndahemi me Islamin me anë të një referendumi mbarëkombëtar, ku njerëzit duhet të pyeten për ndalimin e tij. Ky referendum duhet të bëhet me votim të hapur, si një rast i veçantë, se kur osmanët e pushtuan Shqipërinë dhe e imponuan Islamin nuk u dhanë njerëzve lirinë e shprehjes.
Çdo njeriu që do të deklarohet si musliman duhet t’ i hiqet shtetësia e Republikës së Shqipërisë, eventualisht e Kosovës dhe të marrë statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab.
Derisa në Shqipëri dhe Kosovë ka një komunitet të sajuar egjiptian, le të ketë dhe një komunitet emigrantësh arabë. Me këtë rast zgjidhet edhe statusi i egjiptianëve dhe romëve, një pjesë e madhe e të cilëve mbushin sheshet gjatë faljes së Bajramit për të përfituar nga xhamitë miell, vaj dhe sheqer.
Unë jam i sigurt se në Republikën e Shqipërisë Islami do të marrë 2% të votave. Nuk mund ta them sa do të marrë në Kosovë dhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë. Unë kam bindjen se në Kosovë Islami nuk do të fitojë në një referendum. Nëse fiton në pjesën shqiptare të Maqedonisë atëherë këta njerëz le të shkojnë në dreq, le të shkojnë tek guri i zi i Mekës, se nuk kanë çka i duhen kombit shqiptar. Për mua ata është njëlloj sikur të jenë në Arabi.
Shqiptarët mund të besojnë tek Zoti pa pasur nevojë për këtë surrogat-fe të shkretëtirave, çka është Islami. Islami shqiptarëve nuk u ka sjellë veçse të këqija, dhe të këqija më të mëdha do t’ u sjellë edhe në të ardhmen.
Islami nuk i lidh shqiptarët me Zotin, por me idhujtari antike të shkretëtirave.
Ne shqiptarët jemi një komb i vogël dhe si i tillë ne duhet të ecim me shembuj, me modele. Ne kemi afër serbët, të cilët e kanë kombëtarizuar fenë dhe janë më mirë se ne.
Edhe ne shqiptarët kemi nevojë për fe që flasin shqip, të cilat pse jo kanë edhe shenjtorë shqiptarë.
Kështu feja do të bëhet konstituentë e nacionit (kombit). Parakushti për këtë është deislamizimi i shqiptarëve, i cili do të sjellë që kombi shqiptar të çlirohet edhe nga kulte të tjera të huaja siç është Krishterimi Ortodoks Grek, i cili u ka imponuar shqiptarëve si shenjtorë oficerë të zbulimit të Rusisë, si Kozma Etolioti, i shpallur si Shën Kozmai, apo sundimtarë dhe pushtues serbë të trojeve shqiptare, si Jovan Vladimiri, kulti i të cilit mbahet nga Kisha Ortodokse e uzurpuar e Shqipërisë, në mes të Shqipërisë, në Elbasan.
Nëse do të bëhet deislamizimi i shqiptarëve, do të jetë shumë e lehtë që të dehelenizohet dhe të deserbizohet Krishterimi shqiptar, duke u shpallur shenjtorë në vend të Kozmait dhe Jovan Vladimirit, pishtarë të Shqiptarizmës si Papa Kristo Negovani, Fan Noli etj.
Në hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit ka një pakicë aktive islamike, e cila bën gjithçka që t’ u japë trojeve shqiptare profil islamik.
Këta, derisa qarkullojnë dhe përhapin me zell literaturë ku thuhen gjithë të zezat për Krishterimin, reagojnë me nervozizëm kur vihet në diskutim feja e tyre. Këta duan të imponojnë në debatin shqiptar Sheriatin, gjoja në emër të tolerancës fetare dhe të ndalojnë kritikën për Islamin.
Por nuk mund të ndalohet kritika për një fe libri i së cilës, Kurani, ka ardhur në Shqipëri në majë të jataganit osman.
Këta janë versioni islamik i stalinistëve. Ylli i kuq dhe Guri i zi takohen si simbole të së keqes.
Ne nuk mund të lejojmë që fati i kombit shqiptar të rrijë edhe më tej i ndryrë si në një magji të zezë tek Guri i zi në Mekë.
Islamikët pretendojnë se feja e tyre ofron norma morale për njeriun, për ta bërë botën të përkryer, por a nuk pretendonte dhe komunizmi të njëjtën gjë?
Komunistët nuk i përgjigjeshin pyetjes se si ishte e mundur që një doktrinë e cila pretendonte të ishte zgjidhja morale për njerëzimin, kishte si simbol atë të mistikës djallëzore. Të njëjtës pyetje nuk i përgjigjen edhe islamikët, të cilët kanë si simbole ato të idhujtarisë së shkretëtirave.
Bashkimi Europian ka deklaruar se zgjerimi i tij në Ballkan do të pezullohet për të rifilluar pas vitit 2020, duke u bërë një përjashtim vetëm për Kroacinë. Kjo do të thotë se Bashkimi Europian do të lerë jashtë derës së tij vetëm pesë (gjashtë) vende, me popullsi konsistente muslimane, të cilët janë Serbia, Bosnjë-Herzegovina, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Serbia është vend i krishterë me një minoritet musliman, por derisa nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e quan këtë pjesë të territorit të saj, atëherë vetëdeklarohet vend me një popullsi të madhe muslimane. Në të vërtetë ekziston një lidhje e qartë mes qëndrimit të Bashkimit Europian kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, dhe qëndrimit kundër anëtarësimit në BE të vendeve ballkanase ku ka popullsi konsistente muslimane, të krijuar në kohën e pushtimit osman.
Pezullimi i zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkan deri në një datë të pacaktuar pas vitit 2020, kur nuk ka asnjë garanci se pas vitit 2020 do të rifillojë zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkan, pritet që të ketë një efekt të madh në vendet që mbeten jashtë. Ato do ta përjetojnë këtë sikur u bëhet për shkak të muslimanëve, të cilët u kanë zënë derën. Kjo do të bëjë që shoqëritë e këtyre vendeve të radikalizohen dhe të ndërmarrin veprime për t’ u çliruar nga muslimanët e tyre. Kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri, ku pjesa e krishterë e popullsisë do të fajësojë edhe më fort pjesën muslimane për mbetjen e vendit jashtë Bashkimit Europian. Kështu Islami kërcënon kohezionin nacional shqiptar. Vendet e fqinje të krishtere të mbetura jashtë Bashkimit Europian, duke e kuptuar shkakun e refuzimit, do ta përdorin atë për të pastruar territorin e tyre dhe territorin shqiptar që pretendojnë nga këto mbetje osmane, çka ata i quajnë muslimanët. Kombi shqiptar me profil islamik është ai çka u duhet serbëve e grekëve që në një situatë të favorshme ta palestinizojnë hapësirën shqiptare, duke e bërë Shqipërinë si Bregun Perëndimor, dhe Kosovën si Gazën, ku do të futin ushtritë për të luftuar kinse terrorizmin islamik.
Për një pakicë shqiptarësh që besojnë tek Islami kjo nuk ka rëndësi, se ata në fillim e quajnë veten muslimanë, pastaj edhe shqiptarë. Për ta atdheu i vërtetë është Arabia, ndërsa në Europë e shohin veten si “kolona e pestë” e Islamit, si pararoja e tij. Islamikët nuk e fshehin kënaqësinë që Shqipëria po mbetet jashtë Bashkimit Europian. Islami i ka shpallur luftë kombit shqiptar, duke synuar që ta mbajë të ndarë nga Perëndimi. Në këtë luftë xhamitë janë fortesat e ushtrisë armike, minaret janë tytat e topave të ushtrisë armike, islamikët praktikantë janë ushtarët armiq. Strategjia është që hapësira shqiptare të shfaqet me një profil islamik, në shpërpjestim me numrin e muslimanëve praktikantë.
Prandaj altoparlantët e minareve ulërinë arabisht, sikur kumtojnë triumfin islamik në këtë luftë. Ose kombi shqiptar do të ndahet nga Islami, duke u vetëdeislamizuar, ose Islami do ta mbysë kombin shqiptar.
Gazeta SOT, Nga Kastriot MYFTARAJ
Showing posts with label Besimet fetare. Show all posts

Tuesday, October 26, 2010
Monday, October 25, 2010
Afganistan: Pedofilia si pasojë e islamizmit
Forcat e NATO-s në Afganistan kanë pasur e kanë prej kohësh një problem kur patrullat ushtarake hasin në burra që mbajnë djem të vegjël përdore, sjellja mes të cilëve tregon diçka që deri më sot ishte kaluar në heshtje.
Ushtarakët britanikë zbuluan se burrat "i preknin dhe i ledhatonin" djemtë e vegjël, thotë hetuesja ushtarake Ana-Mari Kardinali, për të përditshmen amerikane "San Francisco Chronicle". "Ushtarakët nuk kuptonin ç'po ndodhte".
Çështja ishte aq shqetësuese saqë Departamenti amerikan i Mbrojtjes dërgoi hetuesen si eksperte sociale, për vëzhgim në terren. Raporti i saj "Seksualiteti i pashtunëve" nuk shkaktoi asnjë reagim mes afganëve, por ushtarakët perëndimorë u tronditën dhe jo më pak u neveritën nga përfundimet e hetimit.
Për shekuj me radhë afganët i marrin djemtë e vegjël, nga 9 në 15 vjeç, si dashnorë. Studimet pohojnë se gjysma e pashtunëve në Kandahar dhe qytete të tjera jugore të Afganistanit janë baha-baz, term që përdoret për burrat me dashnorë të mitur. Madje burrat mburren për këtë.
"Pasja e një djali është bërë traditë për ne", thotë Enajatulla 42-vjeçar nga Baglani, për gazetarin e "Reuters"-it. "Kush do të bjerë në sy duhet të mbajë një djalë", vazhdon ai.
Baglani ndodhet në verilindje, por afganët pohojnë se pedofilia është akoma më e përhapur mes pashtunëve në jug. Pashtunët janë fisi më i rëndësishëm i Afganistanit. Për shekuj të tërë prijësit e vendit kanë qenë pashtunë.
Presidenti i sotëm, Hamid Karzai, është pashtun, nga një fshat pranë Kandaharit. Ai ka gjashtë vëllezër e disi lind pyetja se cili nga meshkujt e kësaj familjeje është baha-baz. Dy afganë me lidhje të afërt me familjen Karzai konfirmojnë se të paktën njëri prej tyre dihet se është baha-baz, ndërsa dy të tjerë dyshohet se janë. Sakaq një amerikan që punonte në pallatin e Karzait me funksion zyrtar për muaj me radhë ka raportuar se sjellja homoseksuale në pallat "ishte e shfrenuar" mes "ushtarëve dhe tipave të sigurisë. Ata flisnin gjithë ditën për djem".
Në Kandahar, me popullsi 500'000 banorë, dhe në qytete të tjera festat e vallëzimit janë shumë të përhapura si mjet dëfrimi. Djemtë e vegjël atje vishen si vajza, vënë makijazh dhe zile në këmbë dhe kërcejnë përpara burrave që iu hedhin kartëmonedha dhe më pas i marrin në shtëpi.
Një raport i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit i quan "djemtë kërcimtarë" si një "formë e përhapur dhe kulturalisht e sanksionuar e përdhunimit të meshkujve".
Atëherë, si ndodh që forcat e NATO-s po luftojnë dhe po vdesin për të mbrojtur mijëra pedofilë që nga numri për banor duket se tejkalojnë çdo vend tjetër të botës?! Dhe si ndodhi që Afganistani është shndërruar në kryeqytetin aziatik të pedofilisë?
Sociologët dhe antropologët pohojnë se problemi vjen nga interpretimi i ligjeve islamike. Gratë për afganët janë të paprekshme. Burrat në Afganistan nuk mund të flasin me gratë përveç pasi i kanë propozuar për martesë. Para martese, ata as nuk mund t'i shikojnë gratë. Gruaja në Afganistan është e mbuluar kokë e këmbë.
"E si mund të biesh në dashuri, nëse nuk i shikon asaj as fytyrën", thotë Muhamed Dauti për reporterët. "Kurse djemtë i shohim, kështu që mund të dallojmë se kush është i bukur".
Edhe pas martese shumë prej këtyre burrave vazhdojnë t'i mbajnë djemtë, çka nënkupton dhe një jetë të varfër seksuale me gratë. Një shprehje afgane thotë: "Gratë janë për fëmijë, djemtë për kënaqësi".
Hoxhallarët i mësojnë afganët se gratë janë "të papastra" e ndaj dhe të pakëndshme. Madje, sipas raportit, një burrë i martuar e pyeti hetuesen Kardinali se si zhvillohet shtatëzania tek gratë dhe pas shpjegimit reagoi me neveri dhe pyeti: "E si mund të ndjejë kush nevojën të rrijë me një grua, kur allahu e ka bërë atë të pistë?"
Kjo mbase shpjegon dhe faktin pse gratë në Afganistan fshihen nga jeta publike dhe pse vriten me gurë nëse dikush thotë se janë sjellë keq. Madje dhe duke iu thënë se ligji islamik ndalon homoseksualitetin, pedofilët përgjigjen se ky nuk është homoseksualitet pasi ata nuk janë të dashuruar me djemtë.
"Nuk ka çështje më të tmerrshme dhe që të kërkojë më tepër vëmendje në këtë vend se kjo," përfundon Kardinali. "Jam e tmerruar nga çfarë kam parë këtu".
Një djalë në prehrin e një burri që e quante "imzot", u shpreh për gazetarin e "Reuters"-it: "Kur të rritem do të bëhem dhe unë pronar dhe do të kem dhe unë djemtë e mi".
Burimi: http://www.sfgate.com/cgi-bin/article.cgi?f=%2Fc%2Fa%2F2010%2F08%2F28%2FINF21F2Q9H.DTL

Sunday, October 17, 2010
Feja e Pellazgëve është e gjallë në Shqipëri
Pamvarësisht nga sa e sa rite të tjera fetare që i përkasin besimit të vjetër të pellazgëve dhe që as Krishti dhe as Muhameti nuk kanë mundur t’i zhdukin fare nga mendja e popullit shqiptar, është betimi mbi gur, që egziston dhe përdoret akoma në të gjitha malësitë shqiptare; ky betim shoqërohet me të njëjtin nderim dhe me të njëjtën madhështi sikurse në kohën e lashtësisë së hershme.
Në rastet e rënda dhe kur është fjala për të dhënë një vendim me peshë të madhe, pleqtë e fiseve të Shqipërisë, myslymanë e të krishterë pa dallim, ftohen në palët kundërshtare që të betohen me gur para se të fillojnë bisedimet për çështjet që janë thirrur të gjykojnë.
Ky betim bëhet shumë shpesh edhe në ditët tona, qoftë në Shqipërinë e sipërme, qoftë në Shqipërinë e poshtëme: ai shoqërohet me të njëjtat formalitete dhe me të njëjtat madhështi dhe pasohet me po ato mallkime që kanë përshkruar historianët e vjetër.
Malësorët e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë, d.m.th. banorët që i përkasin familjes pellazgjike apo shqiptare e kanë zakon të betohen për gurin edhe sot e kësaj dite, krejt ashtu si betohen të tjerë për Perëndinë, për Krishtin apo për nderin e vet. Kështu që kur bisedojnë ndërmjet tyre banorët e Shqipërisë së Sipërme thonë, duke marrë në duar, apo duke treguar gurin e parë që e shohin me sy: Për këtë peshë! Dhe ata të Shqipërisë së poshtëme apo të Epirit shprehen kështu: Për të rëndët e këtij guri!.
Ne nuk e dimë që ky rit dhe ky betim të jenë futur ndonjëherë në zakonet fetare të Greqisë: të paktën nuk gjejmë as gjurmët që të na e provojnë këtë. Ky është pikërisht një rit primitiv, të cilin vetëm pasardhësit e pallazgëve e kanë ruajtur dhe e kanë mbartur me vete përmes shtegëtimeve të tyre, në ato vise ku janë vendosur. Pellazgët të cilët nuk shquheshin për zotërimin e arteve të bukura dhe nuk ishin ndonjë arsim relativisht të përparuar, adhuronin natyrën dhe fenomenet e saj mirëbërëse: hyjnitë e tyre ishin toka, qielli, fusha, mali, uji, zjarri, guri, dielli, hëna, yjet etj.(Gjithashtu këtu kemi dyshime shumë të mëdhaja, pasi gjetjet arkeologjike dhe faktet se Greqia e Lashtë është mbivendosje e kuturës pagane, thotë komplet të kundërtën S.I)
Populli shqiptar, i tillë siç është edhe sot, dhe veçanërisht njërëzit e malësive betohen zakonisht me dheun e qiellin: Për qiell e për dhe! Me zjarrin e ujin: Për këtë zjarr e për këtë ujë! Me malin e fushën: Për mal e për fushë! Me diellin e hënën; Për këtë diell e për këtë hënë!
Në vënd që të betohen për Perëndinë e për shenjtorët. Këto tradita betimesh që na shpien në lashtësinë më të hershme, kanë mbetur të pandryshuara për nga besimi prej të cilit rrjedhin dhe për nga shprehja e tyre. Mbasi kanë mbetur në vend dhe nuk kanë ndryshuar fare, megjithëse mbi kokën e tyre dyzet shekuj kanë kaluar, shqipëtarët nuk kanë mundur të gjejnë fjalë të tjera për të përfytyruar hyjnitë. Gjuha, doket, besimet intime, gjithçka me një fjalë ka mbetur pellazgjike nga njëri cep në cepin tjetër të Shqipërisë, pa u ndryshuar nga qytetërimi, pa u shndërruar nga shekujt që kanë ndjekur njëri-tjetrin dhe nga të papriturat që u ndodhin njerëzve.
Këtu kemi të bëjmë me të vërtetë me një dukuri të çuditshme: si ka mundësi që kjo gjuhë e lashtë, më e vjetra në Evropë dhe që është folur vetëm nga një popullsi prej milionë frymësh, si ka mundur, themi të mbahet ashtu siç ka qenë në fillimet e saj, pa pasur sa letërsi të përparuar, as qytetërim të theksuar? Edhe Zotin Paska Vasha, këto çudira të mëdha duhej ta kishin shtyrë të hulumtonte më tepër rreth faktit se sa greke ishte Greqia e lashtë dhe sa të besueshme janë informacionet me të cilat dija e kohës e ka ushqyer? S.I)
Gjuha e kësaj popullësie, si dhe vetë ata që e flasin, i kanë qëndruar çdo gjëje, edhe shqiptari ka mbetur pellazg kudo që është vendosur. Ky fakt i pashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, d.m.th. në atë zonë që quhet Shipëri, ku popullata është kompakte, homogjene dhe e shumtë, por edhe në shumë ishuj të Arkipelagut, në malësitë e Atikës, në kolonitë shqiptare të Italisë e të Dalamcisë, kudo, me një fjalë, ku ky popull ka vendosur banimin e tij qoftë në kohët e vjetra, qoftë gjatë shtegtimeve të tij të vona.
Megjithëse ka përqafuar fe të tjera dhe është pranuar në shoqëri të ngushtë me popuj të tjerë, kujtimi fesë së tij primitive i ka mbetur i paprishur dhe gjuha e tij ndonëse në kontakt me gjuhë të tjera nuk ka humbur aspak dhe nuk është gjuhë tjetër. (S'kishte si të ndodhte ndryshe, kur shqipja ishte nëna e tyre S.I)
Kjo dukuri që historianët grekë e kanë konstatuar së lashti dhe që duket sheshi sot te populli shqiptar, meriton vërtet gjithë vëmëndjen e filologëve dhe dijetarëve dhe duhej të bëhej objekt i një studimi serioz e të duruar. Nga kjo gjë shkenca do të kishte shumë për të fituar.
Pavarësisht nga gjithë sa kemi thënë deri këtu për të provuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij vetjake jashtë familjes helenike, ka edhe fakte të tjerë që ndihmojnë për të forcuar mendimin tonë.
Në Shqipëri ushtrohet akoma në shkallë të gjerë fryma e parashikimit të ngjarjeve: kështu horoskopin e nxjerrin nga të brendshmet e kafshëve apo nga disa eshtra, nga fluturimi i zogjve, nga angullima e ujkut, nga ëndrrat etj.
Ky besim është i rrënjosur dhe asgjë nuk ka mundur ta dobësojë në mendjen e popullit. Gostitë e përmortshme, pastrimet me anë të ujit e sa e sa praktika të tjera besëtytnish të pandara nga kulti primitiv i pellazgëve, të cilat përdoren kudo, provojnë se shqiptarët, megjithëse janë bërë të krishterë ose myslimanë, i kanë ruajtur besimet e tyre të thella, po aq sa dhe gjuhën e tyre.
Marrë nga libri E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa
Burimi: http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2010/06/feja-e-pellazgeve-eshte-e-gjalle-ne_20.html

Monday, October 11, 2010
Janullatosi duhet të lirojë Pallatin e Kulturës në Përmet
“E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”, thotë Hegeli.
Të vërtetën e mbron ligji. Të vërtetën e do atdhetari, sepse patriotizmi në demokraci është bindje ndaj ligjit, është sjellje ndaj të mirave të përbashkëta, është domosdoshmëri për të ecur përpara, është sjellje në shërbim të atdheut.
Profesor Kristo Frashëri, në artikullin e tij me titull “Bollano e Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, botuar në “Gazetën Shqiptare” datë 20.09.2010, parashtron e analizon ndodhitë e fundit në vend edhe në rrafshin historik dhe mbron me të drejtë interesat e Shqipërisë. Një javë më vonë, po në “Gazetën Shqiptare”, më 26.09.2010, Kryepeshkopi Janullatos i përgjigjet profesor Kristo Frashërit me artikullin “Rasti “Guma” ku gënjen Kristo Frashëri”. Profesor Kristo Frashërin e ka lartësuar historia, ai është historian i shquar, personalitet i historiografisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar, që i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, ai nuk ka nevojë të mbrohet nga askush se gjithkush mëson nga vepra e tij, ai është një enciklopedi me vlera për historinë, kulturën dhe qytetërimin e Shqipërisë.
“Me këmbënguljen e tij (Kryepeshkopit Janullatos – K.B) autoritetet shtetërore shqiptare po zvarritin vendimin që kanë marrë të tre shkallët e gjyqësorit shqiptar për t’ia kthyer bashkësisë qytetare të Përmetit Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri”, vetëm se, siç duket, Athina kërkon të lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare”, shkruan profesor Kristo Frashëri.
1- Vendimet e pushtetit gjyqësor nuk respektohen nga kishaKonflikti gjyqësor midis Qendrës Kulturore të Bashkisë Përmet dhe Kishës Ortodokse Përmet filloi më 25 shtator 1997 dhe përfundoi më 5 maj 2004. Të tria shkallët e gjyqësorit, Shkalla I me Vendimin Nr. 484 datë 10.07.2001, Apeli me Vendimin Nr. 122 datë 21.03.2002 dhe Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 1640 datë 14.10.2003, vendosën që Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, ngritur nga themelet nga shteti dhe përuruar më 1962, të mos tjetërsohet e të kthehet në kishë po të vazhdojë të ngelet e të lartësohet si tempull i kulturës në zemër të Përmetit. Vendimet e të tri shkallëve të pushtetit gjyqësor, të Shkallës I, të Apelit e Gjykatës së Lartë, u vlerësuan të rregullta, kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me Vendimin Nr. 66 datë 05.05.2004.
Në hapësirën e kësaj kohe, më 24.02.2002 dhe më 19.07.2002, hirësia e Tij, zoti Janullatos, ka ardhur në Përmet. Pas ardhjes së parë ndryshimet në mjediset e brendshme të Pallatit të Kulturës u shtuan edhe pse Gjykata e Shkallës I Gjirokastër e kishte rikthyer Pallatin e Kulturës në pronësi të Qendrës Kulturore Përmet me Vendimin Nr. 484 datë 10.07.2001. Herën e dytë, kryepeshkopi Janullatos, qëndroi dhe foli greqisht në Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” dhe, këtë institucion të rëndësishëm dhe të vetëm të kulturës në qytetin e Përmetit, e cilësoi me emrin Kisha e Shën Mërisë dhe jo me emrin e vërtetë Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, si cilësohej në vendimet e gjyqësorit dhe si e thërrisnin dhe si e cilësojnë edhe sot qytetarët e Përmetit, edhe pse nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës me Vendimin e formës së prerë Nr. 122 datë 21.03.2002 Pallati i Kulturës iu rikthye në pronësi Qendrës Kulturore të Bashkisë Përmet. Kryepeshkopi Janullatos foli në Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, në ndërtesën që nuk ishte kishë për Kishën e Shën Mërisë dhe nuk shkoi në kishat me vlera historike e kulturore siç janë Kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shën Premtes, të dyja monumente të kulturës që ruheshin dhe ruhen me ligj nga shteti. Në Kishën e Shën Kollit, ndërtuar më 1757, pasi u vra dhe iu pre koka nga një bandë e paguar nga reaksioni fetar e shtetëror nga qarqe të caktuara të Greqisë më 24 dhjetor 1917, u varros me nderime nga qytetarët dhe qëndroi aty deri në vitin 1962 trupi pa kokë i priftit kombëtar At Stath Melani, i cili predikoi shqip qysh më 1899 në Mitropolinë e Përmetit dhe për të cilin Fan Noli është shprehur se ky klerik atdhetar është “një hero dhe dëshmor i madh i Shqipërisë”. Kisha e Shën Premtes është e pajisur me piktura murale dhe punime të gdhendura në dru. Është ndërtuar më 20 prill 1776. Afresku i saj është realizuar më 19.09.1808 nga piktori Tërpo Zografi, djali i piktorit Kostandin Zografi nga Korça, ndërsa ikonostasi është punuar nga gdhendësa druri nën drejtimin e Dhimitrit, mjeshtrit shqiptar nga Konica. Në Kishën e Shën Premtes, sipas traditës gojore të qytetit, në vitet 1920 - 1922 u këndua për herë të parë Ungjilli në gjuhën shqipe nga burri i shtetit, atdhetari i madh demokrat, kleriku i lartë, poeti, përkthyesi, publicisti, dijetari, historiani e muzikologu Fan Stilian Noli, i cili erdhi dhe qëndroi në Përmet në shtëpinë e Ndreko Stavro Çelikut, sekretarit të gazetës “Dielli” dhe sekretarit të përgjithshëm të Federatës “Vatra”. Më 17 qershor 1991 Kisha e Shën Premtes u vizitua nga At Artur Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.
Në shkrimin e Tij, “Rasti “Guma”, ku gënjen Kristo Frashëri”, botuar në Gazetën Shqiptare më 26.09.2010, Kryepeshkopi Janullatos as që nuk i përmend vendimet e gjyqësorit të dhëna në emër të Republikës së Shqipërisë në favor të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, që me të drejtë dhe si është e vërteta i cilëson dhe kërkon të ekzekutohen prof. Kristo Frashëri, të cilat ia rikthejnë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” bashkësisë qytetare të Përmetit. Pallati i Kulturës u mor në mënyrë antiligjore më 15.06.2001 nga Kisha e Përmetit, kur çështja ishte duke u gjykuar me themel dhe pa asnjë gjyq për lirimin dhe dorëzimin e objektit si dhe pa asnjë urdhër ekzekutimi të ndonjë gjykate dhe, u veprua kështu, kur nuk shkonte, nuk shkon dhe as ka për të shkuar as Pallati i Kulturës nga Përmeti dhe as Përmeti nga Shqipëria.
Nga Kryepeshkopi Janullatos thuhet se vendi “nuk është kthyer tek kisha ortodokse”, ndërsa nga Kisha e Përmetit edhe pse vendimet e gjyqësorit kanë fuqi detyruese nuk lirohet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”.
Si ta kuptojmë: Kisha e Përmetit nuk respekton ligjin e shtetit dhe nuk zbaton urdhrin e Kryepeshkopit apo Kryepeshkopi nuk respekton vendimet e shkallëve të gjyqësorit dhe nuk urdhëron Kishën e Përmetit të lirojë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”. Një gjë është më se e qartë: Kryepeshkopi Janullatos nuk respekton pushtetin gjyqësor të Shqipërisë.
2. E vërteta mbi ngritjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”
Në shkrimin e botuar në Gazetën Shqiptare më 26.09.2010, Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndër të tjera shkruan: “U shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty Shtëpia e Kulturës”.
Kjo nuk është e vërtetë, ndaj dhe janë të pavërteta pohimet e Kryepeshkopit Janullatos.
Si është e vërteta?
Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” u ndërtua që nga themelet dhe u investua tërësisht nga shteti. Në vitet 1960 - 1964 u hartua dhe u realizua një plan i ri rregullues për qytetin e Përmetit, i cili, ndoshta, vinte pas atij të viteve 1805 – 1808 dhe të 31 korrikut 1946. Në hapësirën e gjelbërt, sot lulishte dhe ku ngrihet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, në vitet ’60 të shekullit XX, kanë qenë: ndërtesa me dy kate e Bankës së Shtetit, Klubi i Gjuetarëve, disa ndërtesa banimi për ushtarakët, Kisha e Shën Marisë së Pazarit, ndërtesa dykatëshe e Kursit të Partisë së Punës dhe ndër të tjera edhe Kulla e Gjon Fushës. Në kuadrin e planit të ri urbanistik të gjitha ndërtesat u shëmbën dhe u ngrit nga themelet në qendër të lulishtes vetëm Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”. Pallati i Kulturës u ngrit në zbatim të Vendimit Nr. 69 datë 11.08.1960 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Përmet dhe, nga e gjithë sipërfaqja e truallit prej 584 m2 mbi të cilën ajo u ngrit, vetëm 4.28 % ose më saktë 25 m2 i takojnë truallit mbi të cilën ngrihej Kisha e Shën Marisë së Pazarit. Punimet filluan më 11 prill 1961. U përurua më 28 nëntor 1962, në Ditën e Flamurit, në kuadrin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo e vërtetë, e dalë edhe në gjykimet me themel në të tri shkallët e gjyqësorit, evidentohet si dhe u evidentua: Së pari, nga dokumentacioni origjinal dhe i pakontestueshëm i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit Tiranë dhe Arkivit të Bashkisë së rrethit Përmet. Këto materiale arkivore, ku ndër të tjera përfshihen planvendosja dhe planimetria e gjithë objektit, projektet e ndërtimit të katit përdhe dhe të katit të dytë të Pallatit të Kulturës, mjetet e domosdoshme financiare të shprehura këto edhe në vlerën e inventarit të ndërtesës së këtij institucioni si mjet themelor i Qendrës Kulturore Përmet, hedhin dritë të plotë se është shteti që e ka investuar dhe që e ka ngritur tërësisht që nga themelet Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”. Së dyti, nga akt-ekspertiza e datës 07.10.2000 e ekspertëve, arkitektit Jorgo Xuhano dhe topografit Hasan Bushi, të caktuar nga gjykata dhe të pranuar edhe nga Qendra Kulturore, drejtori Kastriot Bezati, si dhe nga Kisha Ortodokse e përfaqësuar nga At Vasil Thomollari. Nga kjo akt-ekspertizë doli qartë edhe një herë ajo që u evidencua nga dokumentacioni arkivor i siguruar në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit Tiranë dhe në Arkivin e Bashkisë Përmet. Raporti midis objektit dhe vlerës së truallit që zë objekti është 99.3 % për shtetin dhe vetëm 0.7 % për Kishën e Përmetit.Së treti, nga Vendimi Nr. 75 datë 27.02.1995 i Komisionit të KK të Pronave të Bashkisë Përmet, i cili nuk ia njohu e për rrjedhojë nuk ia ktheu Pallatin e Kulturës Kishës, por për sipërfaqen e truallit që ajo zinte më parë i dha të drejtën e kompensimit sipas nenit 16/a – c të Ligjit Nr. 7698 datë 15.04.1993.Së katërti, nga fakti se në traditën përmetare është guri i zi dhe jo guri i bardhë ai me të cilin janë ndërtuar historikisht kishat në trevën e Përmetit dhe, me të tillë gurë të zinj, ishin dikur themelitë dhe gjithë ndërtesa e Kishës “Shën Maria e Pazarit”, e cila, sipas historianit Stilian Adhami, u ngrit në vitet ‘30 të shekullit XX, po ajo , - vazhdon më tej ai, - ngeli vetëm si karabina, nuk pati asnjë vlerë, ndërsa historiani Apostol Kotani thotë se kjo kishë u ndërtua në vitin 1938 dhe ndërtesa ishte e pasuvatuar, kishte vetëm disa ikona si dhe një kambaneri. Themelitë dhe vetë ndërtesa e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” nuk janë me gurë të zinj por me gurë të bardhë, marrë ky kryesisht në Grykën e Këlcyrës dhe më pak në Derviçan të Gjirokastrës.Së pesti, parë në rrafshin e strukturës ndërtimore e arkitekturore, Pallati i Kulturës së Përmetit është i njëjtë me Pallatin e Kulturës së Tepelenës dhe kjo për vetë faktin se, të dy këto institucione kulturore, janë ndërtuar mbi bazën e të njëjtit projekt të hartuar nga Ministria e Ndërtimit. Së gjashti, si, kur dhe nga kush është ndërtuar Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” e dinë qytetarët e Përmetit. “Shtëpia e Kulturës është ndërtuar tërësisht nga shteti”, - thuhet në Kërkesën e datës 25.03.1998 të Këshillit të rrethit të Përmetit drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. ”Të gjithë përmetarët e dinë mirë që ky objekt është ngritur nga themelet gjatë viteve të pas Çlirimit”, i shkruanin midis të tjerash më 02.08.1997 një grup intelektualësh Bashkisë së Përmetit. Ndërsa në Letrën e Hapur që të gjitha forcat politike dhe shoqatat atdhetare e kulturore të rrethit të Përmetit i drejtuan më 22.04.1999 Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrit të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese dhe për njoftim edhe Kryeministrit e Ministrit të Kulturës, ndër të tjera thuhet:
“Kjo godinë është ngritur nga themelitë në vitet ’60 të këtij shekulli dhe si pronare e ligjshme është Qendra Kulturore.... Theksojmë se Shtëpia e Kulturës duhet të mbetet në pronësi të Qendrës Kulturore se e drejta është me të dhe i shërben gjithë popullit të Përmetit”. “Ju sigurojmë se përpjekjet tona do të jenë maksimale për të ruajtur Shtëpinë e Kulturës”, thuhet ndër të tjera në Deklaratën që Këshilli i Bashkisë iu drejtua qytetarëve të Përmetit më 3 korrik 2001. Zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” e kërkojnë edhe 36 akademikë e profesorë nga më të shquarit e Shqipërisë dhe 48 intelektualë nga më të mirët e Përmetit, të cilët iu drejtuan me letra të veçanta Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, të parët më 29.05.2007 dhe të dytët më 08.06.2007. Akademikët e profesorët në letrën e tyre ndër të tjera shkruajnë: “Në Shqipëri askush nuk duhet të dalë mbi ligjin: asnjë njeri, asnjë komunë apo bashki, asnjë institucion qendror i vendit, as edhe Kryeministria apo Presidenca. Institucionet e kultit, që janë të domosdoshme, duhet të respektojnë dhe t’i binden ligjit të Shqipërisë. Hirësia e tij, zoti Janullatos, duhet të lirojë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri””.
Në letrën e intelektualeve të Përmetit ndër të tjera thuhej: ”Ashtu si në çdo shtet të Europës edhe në Shqipëri të veprojë ligji dhe vetëm ligji … Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” është ngritur tërësisht nga shteti në vitin 1962... Këto vitet e fundit ky institucion është uzurpuar e dhunuar padrejtësisht e në mënyrë antiligjore nga kisha …Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” të mbetet e të lartësohet si Tempull i Kulturës”.
Së shtati, shumë qartë për ngritjen mbi themele të reja të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” flasin listë-pagesat e punëtorëve për punimet e kryera në objektin e Pallatit të Kulturës në vitet 1961-1962. Pa i analizuar në rrafshin tërësore këto listë-pagesa, po cilësojmë të dhënat e nxjerra vetëm nga listë-pagesat e muajve prill dhe maj të vitit 1961. Puna, si cilësuam, për ngritjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, filloi më 11 prill 1961 nga Kantieri i Ndërtimit të Përmetit i Ndërmarrjes së Ndërtimit të Gjirokastrës, nën drejtimin e ing. Harito Kaso dhe teknikut të ndërtimit Argjir Kristulla. Vetëm nga 11.04 deri më 30.04.1961 u kryen 67.80 metra kub gërmime dheu themeli të kategorisë IV, i barabartë ky volum me 101 ml themele për ngritjen e Pallatit të Kulturës. Këto gërmime vazhduan edhe në majin e 1961-it. Vetëm nga 01.05 deri më 15.05.1961 u ndërtuan 106.90 metro kub mur guri themeli, i barabartë ky volum pune me 159 ml themele të bëra me mur guri (103 ml themele perimetrale dhe 55.5 ml themele në brendësi), aq sa janë themelet tërësore të Pallatit të Kulturës. Ku janë “muret e vjetra” që u përdorën për ngritjen e Pallatit të Kulturës? Ku “u bënë riparime dhe u vendos aty Shtëpia e Kulturës”? Më vjen rëndë të përdor fjalën “gënjen”, ndaj duke ndjerë detyrimin për të thënë të vërtetën, si dhe e kam thënë, deklaroj se janë të pavërteta thëniet e Kryepeshkopit Janullatos.
Burim i madh i së vërtetës sot janë edhe njerëzit e ligjit, avokatët që e mbrojtën Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” me provat e shumta të parashtruara në seancat e panumurta të shkallëve të gjyqësorit: Minushe Çobo, Delo Isufi, Dashamir Kore e Merko Muhametaj. Janë gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjyqësorit, të cilët iu nënshtruan vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë, njerzit e drejtësisë së vërtetë, të cilët morën vendime të mbështetura vetëm në ligj dhe në prova si dhe në zbatimin e drejt si të ligjit material ashtu dhe të ligjit procedural, ndër të cilët cilësojmë: Blerta Çibuku, Izet Salaj, Zamir Poda, Gjergj Sauli, Bashkim Caka, Mirela Kore, Shkelqim Mustafa, Irena Brahimi, Aleksandër Muskaj, Valentina Kondili, Natasha Sheshi, Irma Bala, Alfred Karamuço dhe Kristofor Peçi.
3. Qendra Kulturore e PërmetitKryepeshkopi në artikullin e tij të datës 26.09.2010 ndër të tjera flet edhe për një “vend që është caktuar për t’u vendosur Qendra Kulturore”.
Ku është ky vend?
Nuk mund të identifikohet me apo pa qëllim ndërtesa e muzeut me tërësinë e ndërtesave kulturore që kërkon e ka në juridiksionin e vet Qendra Kulturore e qytetit të Përmetit. Unë kam qenë drejtor i Qendrës Kulturore në hapësirën kohore 1996–2007. U pushova me pa të drejtë nga puna nga kryetari i Bashkisë, Edmond Komino, se mbrojta Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, i cili ka kohë që përpiqet dhe po vazhdon të përpiqet të vrasë apo largojë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” nga zemra e Përmetit. “Pushohet drejtori i Qendrës Kulturore të Përmetit, studiuesi i kulturës dhe historisë, zoti Kastriot Bezati, vetëm se mbron ligjin, vetëm se bëri që shteti të fitonte në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke ia lënë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” qytetit me emër të Përmetit. E kundërta duhej të ndodhte: ata që pushuan drejtorin duhet të pushoheshin apo largoheshin nga puna e shtetit”, thuhet në letrën e 36 akademikëve e profesorëve të shquar të vendit të datës 29.05.2007.
Edhe në këtë rast, të drejtën mua ma dha ligji, ma dhanë të tri shkallët e gjyqësorit: Shkalla I me Vendimin Nr 1443/P – 448 datë 19.12.2007, Apeli me Vendimin Nr. 89 datë 13.03.2008 dhe Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 00-2010-433 datë 16.04.2010. Por le të rikthehemi te “vendi që është caktuar për t’u vendosur Qendra Kulturore”. Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” në kuptimin institucional nuk është Qendra Kulturore e Përmetit, por vetëm një nga institucionet në juridiksionin e Qendrës Kulturore të Përmetit. Qendrat Kulturore u formuan me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 650 datë 20.11.1995 dhe Udhëzimit të Ministrisë së Kulturës Nr. 40/10 datë 14.12.1995.
Në Përmet ajo u formua më 29.01.1996 dhe ajo përfshiu në juridiksionin e saj Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, Muzeumet e qytetit të Përmetit, Bibliotekën e Shtetit dhe Kinemanë “13 Shtatori”. Ka fjalë lartë e poshtë, me sa duket nga ata që duan të vrasin Pallatin e Kulturës në zëmër të Përmetit, se edhe ky institucion do të vendoset në disa dhomëza brenda muzeut të ri, ish-shtëpisë së ushtarakëve, që sot për sot ekziston vetëm si emër por jo në realitet. Si është e vërteta? Këshilli i Ministrave, pas kërkesave të shumta të Qendrës Kulturore të Bashkisë Përmet, me Vendimin Nr. 218 datë 10.04.2003 vendosi kalimin e ndërtesës së Shtëpisë së Ushtarakëve nga prona e Ministrisë së Mbrojtjes në administrim të Qëndrës Kulturore të Bashkisë Përmet për Muze të Arkeologjisë, Historisë, Etnografisë, Kulturës, Arsimit dhe figurave madhore të rrethit Përmet. Këshilli i Bashkisë Përmet, në zbatim të VKM Nr.218 datë 10.04.2003, ia kaloi të gjitha ambientet e Shtëpisë së Ushtarakëve Qendrës Kulturore vetëm për Muzeun e Ri të rrethit të Përmetit. Në mbrojtje të gjithë hapësirave të muzeut vetëm për pavijonet e muzeut janë dhe nenet 2, 6, 7, 8 dhe 9 të Ligjit Nr. 8744 datë 22.02.2001, azhurnuar me ligjet Nr. 9561 datë 12.06.2006 dhe Nr. 9797 datë 23.07.2007. Këto mjedise nuk janë plotësisht të mjaftueshme për të paraqitur ashtu si duhet të gjitha periudhat historike dhe të kulturës materiale e shpirtërore si dhe figurat madhore të trevës së Përmetit dhe jo më t’i ngushtosh këto mjedise, të bësh në to zyra, klube e dhomëza, që nuk kanë lidhje me objektin e Muzeut të Përmetit. Të veprosh kështu do të thotë t’i kundërvihesh VKM Nr. 218 datë 10.04.2003 dhe Ligjit Nr. 8744 datë 22.02.2001, të azhurnuar me ligjet Nr. 9561 datë 12.06.2006 dhe Nr. 9797 datë 23.07.2007, do të thotë të mos ngresh një muze të vërtetë madhor të rrethit të Përmetit. Qendra e Kulturës nuk është dhe nuk duhet të jetë një ndërtesë e vetme, por ajo është dhe duhet të jetë tërësia e disa ndërtesave të veçanta (Muzeu, Pallati Kulturës, Biblioteka, Kinemaja), ashtu si kërkon edhe VKM Nr. 650 datë 20.11.1995.
4.Harmonia ndërfetare është në ndërgjegjen e përmetarëve dhe Përmetit Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, i vetmi në Permet, bashkon, forcon, kulturon, progreson e qytetëron si komunitetin ortodoks ashtu dhe atë mysliman të Përmetit. Përmeti, si qytet, ka 2703 familje me 10963 banorë dhe, në hapësirën e tij gjeografike, ngrihen 2 kisha ortodokse (Kisha e Shëneprëmtes dhe Kisha e Shën Kollit), një xhami (Xhamia e Gurit të Qytetit), një teqe (Teqeja e Baba Xhaferit) dhe një kishë ungjillore (Kisha “Drita e Jetës”). Bashkësia qytetare e Përmetit e do edhe shkollën, edhe kulturën, edhe xhaminë, edhe kishën, edhe teqen, sepse edhe vlerat e ndërtesave të kultit janë vlera të kulturës dhe qytetërimit të Përmetit.Përmeti është simbol i kulturës dhe harmonia fetare është në ndërgjegjen e përmetarit dhe Përmetit. Po të zbatohet ligji, që është një për të gjithë, s’ka as probleme dhe as konflikte ndërfetare në Përmet. Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” u ngrit si kemi cilësuar vetëm mbi 4.28 % të truallit të kishës, ndërsa mbi 50 % të truallit mbi të cilin ngrihet Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” dhe në 100% të truallit mbi të cilin ngrihet Pallati i Sportit ishin pronë e Xhamisë. Të tria këto institucione me rëndësi u investuan dhe u ngritën tërësisht nga shteti: Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” më 1962, Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” më 1969 dhe Pallati i Sportit më 1984. Le të ngrihen xhami, kisha, teqe, se për ndërtesat e kultit ka nevojë komuniteti i Përmetit, por jo të kërkohet vrasja dhe shembja apo tjetërsimi i këtyre tre institucioneve me shumë rëndësi kur ato i mbron pushteti gjyqësor i Shqipërisë dhe i do bashkësia qytetare e Përmetit. Pallati i Kuturës “Naim Frashëri”, Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” dhe Pallati i Sportit përbëjnë sot fytyrën e bukur të Përmetit.
5. Askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri“Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet e gjyqësorit”, thuhet në Kushtetutën e Shqipërisë.
Vetë Kryeministri, zoti Sali Berisha ka thënë se “Nuk do të ketë vendim përfundimtar gjykate të pazbatuar në Shqipëri, qofshin ato kundër qeverisë apo kundrejt cilitdo” dhe se “Askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri”.
Po atëherë përse nuk zbatohet ligji nga shteti për Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”?
“Secili duhet t’i bindet pushtetit të shtetit. Në qoftë se dëshironi të jetoni pa frikë ndaj pushtetit, atëherë bëni atë që duhet bërë dhe do të gjeni miratimin e shtetit. Në qoftë se veproni keq, atëherë ju duhet të keni frikë prej tij, sepse fuqia e plotë për të dënuar sipas ligjit i përket shtetit”, - thuhet në Dhiatën e Re, Kreu XIII.
Po atëherë përse nuk respektohet ligji nga kisha për Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”? Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, si pronë e paluajtshme publike me interes të njohur kulturor, nuk duhet të ndryshojë destinacionin por të ruajë, garantojë e lartësojë vlerat unikale të kulturës së Përmetit? Një gjë e tillë kërkohet nga nenet 2, 3, 7 dhe 12 të Ligjit Nr. 8743 datë 22.02.2001 i azhurnuar me Ligjin Nr. 9558 datë 08.06.2006. Po atëherë përse nuk kërkohet zbatimi i ligjit por punohet në errësirë për tjetërsimin në kishë të Pallatit të Kulturës nga titullarët e sotëm të Bashkisë e Këshillit të Bashkisë së Përmetit. Vendimet e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për të gjithë, për shtetin dhe institucionet e kultit, për kishën, xhaminë e teqenë, për Presidentin, Kryeministrin, Kryepeshkopin e titullarët e Bashkisë së Përmetit.
Përse Presidenti Bamir Topi e Kryeministri Sali Berisha nuk kërkojnë e urdhërojnë zbatimin e ligjit nga shteti si dhe respektimin e këtij ligji nga Kryepeshkopi Janullatos? Përse Kryepeshkopi nuk e respekton dhe zbaton ligjin e Shqipërisë? Përse titullarët e Bashkisë, veçanërisht kryetari Edmond Komino, nuk kërkon zbatimin e ligjit por bën atë që i kërkon me të pa drejtë Kisha e Përmetit? Shteti duhet të ndeshet dhe të asgjësojë jo vetëm valët helenizuese që vijnë nga qarqe të caktuara të Greqisë, por edhe ato që ngrihen nga elementë të veçantë, të cilët jetojnë e punojnë brenda Shqipërisë.
Të mbrosh Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” do të thotë të ecësh në rrugën që do e kërkon ndërgjegjja kombëtare e Përmetit. Institucionet e kulturës dhe të fesë, si çdo institucion, duhet të jetojnë e veprojnë brenda ligjit të Shqipërisë.
KASTRIOT BEZATI *Ish-drejtor Qendrës Kulturore në Përmet
T. Observer

Thursday, September 30, 2010
"Të digjesh për të vërtetën - një trashëgimi historike"
"Ju ndoshta keni më shumë frikë të më shqiptoni dënimin, se sa unë ta pranoj atë", - u tha Giordano Bruno inkuizitorëve, i gjunjëzuar dhe gërmuq, duke i parë në sy njërin pas tjetrit.
Megjithatë, e dogjën në "Campo dei Fiori" (në "Fushën e Luleve"). Pak më vonë turma e pagojë iku në shtëpi, erdhën pastruesit me fshesa e lopata për ta fshirë atë që kishte mbetur nga Giordano Bruno. Shumë grimca të hirit të tij i fërfëlloi era, fluturuan të harlisura në ajër. Krishtin e patën gozhduar të gjallë, kurse zëvendësi i Krishtit në Tokë, poqi të gjallë Giordano Brunon...
Ashtu dhe Galileo Galilei e të tjerë...
Që nga kryqi ku u vranë njësoj deshën të klithnin: "Oh Atë, falja gabimin, nuk din ç'po bëjnë! Por ata ua patën lidhur gojën...
Se ndryshe mund t'u flisnin turmës... Lidhja e gojës, ishte parandalim... Si edhe në komunizëm... Si edhe në pseudodemokracitë e imituara... Si në shumë vende të botës... Si dje, edhe sot... i lidhet goja "Njeriut" (atij të vërtetit në minorancë) nga frika e vetëdijesimit të turmës...
Diku për shembull vetëm grave... Diku tjetër krejt popullit... Sepse mbyllja e gojës si prevencion u siguron rehati gjatë masturbacionit...
Dëmtuesit më të mëdhenj të Krishterimit ishin pasuesit e tij, që në vend të dashurisë, predikuan vdekjen... Rrënuesit më të mëdhenj të komunizmit ishin ndërtuesit e tij, që në vend të komunizmit rindërtuan diktatura të reja. Dëmtuesit më të mëdhenj të Islamit janë ithtarët e tij, që në vend të dashurisë predikojnë vdekjen.
Nuk mund të bëhet ndryshe: Dogmat dhe idetë kanë afat skadimi...
Naser Aliu

Monday, September 27, 2010
Prifti: Guma vdiq si martir i krishtërimit
I ndjeri Aristotel Guma, i cili humbi jetën, mbrëmjen e 12 gushtit 2010 si pasojë e një aksidenti, është cilësuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri Sianidhi si “martir i krishtërimit”.
Deklarata e tij është bërë gjatë meshës fetare që u zhvillua në kishën e Himarës, në përkujtim të ditës së 40-të nga ndarja prej jetës së 37 vjeçarit Guma. “Gazeta Shqiptare” ka arritur dje të sigurojë pamjet filmike të një video amatore që ka xhiruar për gati 12 minuta ceremoninë fetare që vijoi për 3 orë e gjysmë mes këngëve kishtare si dhe meshës që u zhvillua e gjitha në gjuhën greke. Është hera e parë që opinionit publik shqiptar i bëhet e ditur ajo ç’ka është thënë mesditën e 19 shtatorit brenda në kishën e Himarës për shkak se mediat nuk u lanë të ishin të pranishme.
“Aristoteli vdiq si ortodoks i devotshëm sikur dhe martirët e parë të krishtërimit, ashtu dhe martirët më të rinj të periudhës së sundimit turk. Ky vend (Shqipëria) ka pasur martirët e tij dhe ka vuajtur gjatë në kohën e diktatorit Hoxha. Në këtë kishë kur ajo sapo ishte hapur, bashkë me kryepeshkopin kemi takuar disa gra, të cilat me një zë na janë ankuar dhe na kanë rrëfyer për burra që të helmuar nga propaganda ateiste e asaj kohe vranë bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. Tani u martirizua dhe ai (Aristotel Guma)”, është shprehur mes të tjerash Mitropoliti grek i Gjirokastrës.
Shikoni pak bizhuteritë e varura në qafë. Kushedi sa krenar ndjehet perëndia... (S.I)
Referuar pamjeve filmike, Sianidhi është shprehur gjithashtu se “kur një njeri si Aristoteli pagëzohet, jeton dhe vdes si një i krishterë ortodoks i mirë, atëherë shpirti i tij kalon në jetën e përtejme në prezencë të Zotit tonë Jezu Krisht. Aristoteli duke mishëruar virtytet e një ortodoksi të mirë, jetoi jetën e tij dhe në një moment të vështirë që ajo i solli, vdiq si ortodoks i devotshëm”, është shprehur Sianidhi.
Ceremonia
Ceremonia përkujtimore në nderim të 37 vjeçarit, Aristotel Guma, i cili në datën 19 shtator 2010 mbushi 40 ditë nga ndarja e jetës, është zhvilluar pa incidente, ndërkohë që në të kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të politikës greke por dhe asaj shqiptare. Ceremonia nisi në orën 8 të mëngjesit ku shumë banorë të Himarës por dhe mjaft persona të tjerë të ardhur enkas nga Greqia shkuan fillimisht në vendin ku 40 ditë më parë ndodhi aksidenti fatal që i mori jetën të riut nga Himara. Të gjithë të pranishmit janë drejtuar më pas në Kishën e Himarës, e cila ndodhet ngjitur me shkollën greke të përuruar pak kohë më parë. Edhe pse pritej që në këtë ceremoni të merrte pjesë kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Hirësia e Tij, Anastas Janullatos, në vend të tij mbërriti një tjetër përfaqësues i lartë i kishës, Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri Sianidhi.
Tedi Blushi, G. Shqiptare
Sunday, September 19, 2010
Trevat shqiptare në rrezik nga vehabistët! Tentohet marrja e Komunitetit Musliman Shqiptar.

nga Stop Injorances ! më 2010-09-16 në orën 4:28.MD
Gazeta transmeton pohimet e zyrtarëve të Maqedonisë dhe Kosovës se islamikët fundamentalistë kërcënon të destabilizojë Ballkanin. Po ashtu, kjo gazetë konstaton se fraksionet fanatike të vehabive, që financohen nga sauditët, hyjnë në konflikt me komunitetin e matur tradicional mysliman.
I tillë ishte rasti i tenativës për të marrë në kontroll Komunitetin Musliman Shqiptar, i cili udhëhiqet nga rryma e bute islame, që mund të konsiderohet si islami i moderuar shqiptar. Disa prej anëtarëve që përkrahin rrymat radikale të islamit, shpallën në mënyrë jostatutore shkarkimin e kryetarit Selim Muça, dhe disa anëtarëve të Kryesisë. Tanimë radikalët janë shkarkuar nga KMSH, por ende situata është e rrezikshme, dita ditës vehabistët punojnë për të shtënë në dorë komunitetet muslimane të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Fundamentalistët financojnë ndërtimin e xhamive dhe madje japin nga 400 dollarë në muaj ithtarëve të tyre, nga të cilët pritet të lëshojnë mjekra, kurse gratë e tyre të bartin ferexhe.
Sipas kësaj gazete, autoritetet e Maqedonisë pohojnë se janë duke mbikëqyrur deri në 50 vullnetarë të Al-Qaedas, të rekrutuar për të shkuar në luftë në Afganistan.Dokumentet e besueshme, të cilave u referohet gazeta londineze, tregojnë se disa organizata humanitare islamike, për të cilat dyshohet se merren me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, po zgjerohen në Ballkan në mënyrë aktive.
Krerët e Bashkësive Islame kanë konfirmuar se disa xhami u janë marrë dhunshëm nga ana e grupeve radikale, kurse në to janë vendosur imamë të rinj, duke shtuar se mësimi vehabist është krejtësisht i huaj për traditën lokale myslimane.
BE-ja dhe Amerika nuk e kanë kuptuar se çfarë problemi paraqet fundamentalizmi islamik në rritje në Ballkan, shkruan më tej gazeta, dhe shton se gjatë bastisjeve të fundit në Bosnjë e gjetiu janë gjetur disa arsenale armësh.
Gallup: Fetarizmi më i lartë në vendet më të varfra; SHBA përjashtues më spikatës
Sipas një sondazhi të Gallop kryer në më shumë se 100 vende, fetarizmi dhe varfëria janë të ndërlidhura; në vendet më të varfra në botë, fetarizmi është më i lartë.
Përfundimet e këtij sondazhi rikonfirmojnë prirjet e mëparshme. Sa më të pakta të ardhurat për frymë, aq më i lartë roli i besimit fetar në jetën e përditshme.
Përjashtim më spikatës vazhdon të bëj SHBA. 2/3 apo rreth 65% e amerikanëve thonë se feja luan rol të rëndësishëm në jetën e tyre. Nga vendet me të ardhura të larta për frymë bashkë me SHBA, bëjnë përjashtim Italia, Greqia, Singapori dhe vendet e Gjirit Persik.
Implikimet
Studiuesit kanë dhënë disa shpjegime të mundshme për marrëdhënien midis nivelit mesatar të të ardhurave dhe fetarizmit. Një nga teoritë është se në vendet më të varfra, feja luan një rol më funksional duke ndihmuar njerëzit emocionalisht në perballimin e agonisë së perditshme për të siguruar mbijetesën e tyre.
Shqipëri dhe Kosovë
Pyetjes "A është feja e rëndësishme në jetën tuaj?"
- Në Shqipëri i janë përgjigjur 39% po, 53% jo.
- Në Kosovë 90% po, 8% jo.
Lista e plotë e vendeve mund të shihet në këtë lidhje:
http://sas-origin.onstreammedia.com/origin/gallupinc/GallupSpaces/Production/Cms/POLL/tye8bwimokcehshejp5c7q.gif
Monda, PPU

Monday, September 13, 2010
Dëshmia, Myftiu i Lushnjës: Nuk kam lidhje me 50 mijë $ nga Arabia
TIRANË - Myftiu i Lushnjës mohon çdo lloj lidhjeje të tij me sasinë e parave prej 50 mijë dollarësh që i faturohen prej studentit Fadil Bardhoshi. Gjatë qëndrimit për rreth 4 orë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Myftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, nuk ka pranuar se sasia e parave ishte për të apo e porositur prej tij dhe as që do të përdorej për rikonstruksionin e xhamisë në Lushnjë, ashtu siç ishte pretenduar nga studenti Bardhoshi në deklaratat e tij përpara agjentëve të antiterrorist.
I paraqitur dje në drejtorinë e policisë së Tiranës, myftiu Tomorr Boriçi është marrë në pyetje si deklarues pas ndalimit të studentit shqiptar që studion në një nga universitetet fetare të Medinës në Arabinë Saudite.
Dëshmia e myfitut të Lushnjës vjen pak ditë pas dëshmisë së Fadil Bardhoshit, i cili deklaroi për oficerët e zyrës së Antiterrorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë se shuma financiare që ai mbante me vete ishte për Boriçin. Ky i fundit, gjatë qëndrimit të tij për 4 orë është pyetur për pozicionin, rolin dhe njohjet me studentin shqiptar që studionte në Arabi dhe motivin e parave. Problem përbën fakti se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi një transfertë parash në vlerën e rreth 110 mijë rialëve, shumë afërsisht e barabartë me 50 mijë dollarë amerikanë.
Gjatë marrjes në pyetje të Bardhoshit nga hetues të Antiterrorit në Medinë, ai kishte deklaruar se paratë duheshin për rikonstruksionin e një xhamie në Lushnjë, prej ku doli edhe emri i Myftiut të Lushnjës, Fadil Boriçi. Fadil Bardhoshi është shoqëruar në muajin qershor të këtij vitit nga policia saudite, ndërsa ishte kapur në aeroport me shumën e konsiderueshme të parave të cilat ishin të padeklaruara. Kjo shumë, sipas burimeve, ishte disa herë më e lartë nga shuma maksimale që lejohet nga autoritetet saudite të mos deklarohet në pikat e kalimit të saj në kufi.
Komuniteti Mysliman pezullon Myftiun e Lushnjës
Burime zyrtare të Komunitetit Mysliman pohuan për gazetën "Shekulli" se Myftiu i Lushnjës ka pasur një takim dje me anëtarë të këtij Komuniteti, të cilët kanë zhvilluar një mbedhje të jashtëzakonshme. Ky takim është zhvilluar përpara se myftiu të paraqitej pranë zyrës së Antiterrorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Kryesia e Përgjithshme e Komunitetit Mysliman lidhur me pyetjen se çfarë masash konkrete janë marrë për Myftiun e Lushnjës, është shprehur se ka vendosur pezullimin e tij nga posti që mban. Do të jetë takimi i zhvilluar ditën e sotme rreth orës 9:30 ku do të vendoset se çfarë masash të tjera, përveç asaj të pezullimit, do t'i ngarkohen Tomorr Boriçit. Anëtarë të Komunitetit Mysliman të pyetur nga gazeta "Shekulli" se a ka pasur raste të tjera të ngjashme, janë shprehur se nuk ka pasur asnjë rast zyrtar.
Këto lloj veprimesh quhen shkelje të rënda dhe dënohen nga Komuniteti Mysliman, të cilët nuk kanë pasur asnjë lloj dijenie lidhur me këtë transfertë parash që do të bëhej në emër të myftiut të Lushnjës, Tomorr Boriçi.
Sshekulli

Saturday, September 4, 2010
Ndrysho
Nga të gjitha anët e botës së përparueme po bëhen protesta kundër mbytjes shtazarake mesjetare me gurëzim (mbytjes me gur) të gruas iraniane, Sakineh Mohammadi Ashtiani. Janë mobilizuar shumë personalitete shtetërore, kulturale, si dhe mbi të gjithë Organizata Ndërkombëtare "Amnisty International" për mbrojtjen e të "Drejtave të Njeriut" .
Të gjithë shqiptarët me të drejtë kanë kërkuar dhe kërkojnë edhe sot mbrojtjen e të drejtave të Njeriut për vete, siç ishte rasti i genocidit të kosovarëve nga kriminelët ekstremistë serb, por njëkohësisht duhet që edhe na të japim kontributin tonë për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të atyre që sot janë në po ato pozita, siç ishim na gjatë kohës së diktaturës kriminale komuniste apo gjenocidit serb.
Kjo grua iraniane me vendim të gjykatës supreme të Republikës Islamike të Iranit mbahet në burg tash katër vjet nën tortura dhe nën pritjen e vdekjes së tmerrshme nëpërmjet gurëzimit, do të thotë, pasi të jetë futur në dhe deri në gjysmë të trupit të saj, ajo të ekzekutohet me vdekje nga një grup ekzekutorësh me anë të gjuajtjes me gur në fytyrë dhe mbi kokë.
Këto lloj ekzekutimesh në shekullin e XXI janë vazhdimi i mënyrave të tmerrshme mesjetare me tortura fizike, të cilat janë forma më çnjerëzore dhe që mjerisht vazhdojnë të zbatohen edhe sot e kësaj dite në disa vende islamike.
Pasi Republika e Shqipërisë e ka hequr krejtësisht dënimin me vdekje, shqiptarët duhet të solidarizohen me protestat ndërkombëtare kundra këtij ekzekutimi kriminal me vdekje.
Deri më 12.07.2010 janë mbledhur 39.463 firma shqiptarësh drejtuar direkt liderit të Republikës Islamike, Ayatollah Sayed Ali Khamenei (The Office of the Supreme Leader - Islamic Republic Street - End of Shahid Keshvar Doust Strët - Tehran, Islamic Republic of Iran).
Solidarizimi mund të dërgohet edhe në mënyrë direkte nëpërmjet postes elektronike E-mail: info_leader@leader.ir. Shpresoj se edhe lexuesit shqiptar do të solidarizohen kundra gurëzimit të një gruaje.
Letër e nënshkruar Paul Tedeschini, G. Shekulli
Thursday, September 2, 2010
“Carla Bruni është prostitutë”
Shtypi iranian sulmon me fjale fyese dhe shumë të rënda zonjën e parë të Francës, Carla Bruni. “Prostitutë dhe imorale” shkruan shtypi qeveritar për bashkëshorten e Nicolas Sarkozy pasi ajo kishte firmosur një peticion për lirimin e Sakineh Mohammadi Ashtiani, gruas së dënuar me vdekje për marrëdhenie jashtë kurore.
Për momentin autoritetet iraniane kanë pezulluar ekzekutimin me varje pas presionit dhe protestave në perëndim.

Balshajt:Si u konvertuan nga ortodoksë në të krishterë
Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti
Dokumenti që po botojmë [bula papnore]është nga shek. XIV dhe vjen nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Kemi zgjedhur shek. XIV, pasi Sufflay shkruan që në gjysmën e dytë të këtij shekulli pothuajse të gjitha trojet shqiptare, nga veriu deri në jug kaluan në besimin katolik, dhe me ardhjen e fesë së re myslimane ndodhi që qytetet e fundit që u konvertuan nga ortodoksë në katolikë, ishin të parat që përqafuan fenë myslimane. Procesi i këtij kalimi është akoma mister, por shpresojmë që pasi të kemi në dorë një arsenal të plotë dokumentash burimore nga kjo periudhë, të mos vazhdojë të jetë e tillë për një kohë të gjatë.Ky dokument që botojmë sot gjendet në Arkivin Sekret të Vatikanit me signaturën Instrumenta Miscellanea 2526. Dokumenti është në pergamen dhe ka dimensione 43 x 47.8 cm, megjithëse nuk ka formë katrore të rregullt. Në pjesën e poshtme është rreth 4 cm më i gjërë sesa lart. Teksti arrin pak më poshtë se gjysma e pergamenit dhe ka dimensione 24 x 43 cm. Në pjesën e pasme ka këtë shënim: ‘Shpallje e besimit të krishterë dhe betim i burrave të pushtetshëm skizmatikë, zotërinjve Strazimir, Gjergj dhe Balshë, vëllezër të Zhupanit dhe të zotit të provincës së Zetës në mbretërinë e Rashës, që thuhet se është një standart i përgjithshëm. U ruajt në arkivin e kishës romane. Nr. 567 fjalë e shenjtë’ datën 29.01.1369.’
Analizë e dokumentit që po botojmë
Dokumenti është i përbërë nga disa pjesë, që janë riprodhuar nga periudha të ndryshme kohore, përkatësisht bula të ngjashme tëkohës. Në tekst mungon ndarja vizuale, kështu që mund të thuhet pa frikë që bula papnore është shkruar e tëra njëherësh dhe nga një skrib (scribes)i vetëm. Nga fillimi i dokumentit mësojmë që ai po i dërgohet papës Urban V, nga vëllezërit Strazimir, Gjergj, dhe Balshë Balsha. Po aty, nga vetë dokumenti, marrim vesh që ata edhe kanë marrë një bulë më parë nga papa Urban V, nëpërmjet Pjetrit, ipeshkvit të Shasit, përmbajtja e së cilës shkruhet fjalë për fjalë në “letrën” që ata i kthejnë papës, dhe që për interesat tona përbën një pjesë të dytë të rëndësishme të saj. Papa, sipas gjuhës zyrtare të kohës, e quan veten “ipeshkv, shërbëtor të shërbëtorëve të Zotit,” dhe u drejtohet atyre që nuk i quan akoma katolikë me “burra fisnikë” ndryshe nga ata që janë katolikë dhe që u drejtohet me “bij të dashur”, apo ipeshkvit që i drejtohet “vëlla i nderuar”.
Vëllezërit Balsha ai i konsideron jo-katolikë dhe në fakt ky është edhe qëllimi i letrës: t’i konvertojë ata në katolikë. Me këtë mision të rëndësishëm papa ka ngarkuar Pjetrin, ipeshkvin e Shasit, i cili do të asistojë në konvertimin e Balshajve dhe do t’u përgjigjet pyetjeve që ata mund të kenë në lidhje me besimin, duke i mësuar dhe ushtruar ata në këtë çështje. Vëllezërit Balsha konsiderohen zotër të vendit nga ana e papatit, kështu që ata mbajnë përgjegjësi për ndjenjat e tyre fetare jo vetëm si individë, por si udhëheqës të vendeve që kanë nën zotërim. Në letrën e tij të shkruar më datë 25 maj të vitit 1368 në Montefiaskone, papa Urban V kishte dërguar edhe formulën e proklamimit të besimit katolik, për të qenë i sigurt, që ata e bëjnë konvertimin duke qenë të ndërgjegjshëm për të gjitha detajet. Rreshti i parë i kësaj formule do të ishte shokues për një besimtar të vërtetë të ritit lindor, pasi ai menjëherë hedh poshtë atë që përbën thelbin e këtij riti: formulën Filioque. Filioque ka të bëjë me prejardhjen e Frymës së Shenjtë “nga ati dhe nga Biri”, ndërkohë që teksti origjinal grek i doktrinës e përcakton Fymën si “të ardhur nga Ati”. Pasi i detyron “skizmatikët” të hedhin poshtë formulën qëndrore të besimit të tyre lindor, papa Urban kërkon në mënyrë eksplicite që ata të njohin supremacinë e kishës katolike të Romës, gjë që ishte gjithashtu një ndër shkaqet kryesore të skizmës. “Besojmë që Kisha e Shenjtë Katolike dhe Apostolike është një dhe e vërtetë” është fjalia që shpall këtë supremaci. Pagëzimi është një pikëpyetje për të gjithë ata që konvertohen në katolikë duke qenë se janë pagëzuar një herë sipas ritit ortodoks.
Kështu papa jep një udhëzim për këtë duke vendosur që të mos pagëzohen ata që janë tashmë të pagëzuar. Sakramentet e tjera numërohen në vazhdim, pasi kanë gjithashtu vendin dhe rëndësinë e tyre, por për detajet në lidhje me to, një përgjegjësi e madhe i lihet shpjegimit gojor të ipeshkvit që asiston në konvertim. Në pjesën e fundit të tekstit lexojmë për vendimin e marrë personalisht nga Strazimiri, nga Gjergji dhe nga Balsha, për betimin e tyre dhe për përgjegjësitë që marrin mbi vete në lidhje me rregullat e kishës katolike. Përveç pohimit të besimit të ri perëndimor, zhupanët janë të detyruar që të shpallin hapur edhe mohimin ndaj kishës së cilës i përkisnin dhe e gjithë kjo u bë më 29 janar të vitit 1369. Nga ky dokument vihet re qartë që interesi për pushtet është në plan të parë dhe interesat religjioze shërbejnë si mjet për arritjen e qëllimit. Megjithatë Balshajt nuk bëjnë përjashtim këtu nga të gjithë princët apo mbretërit e tjerë evropianë, pasi kjo gjë, vënia e interesave për pushtet në plan të parë, ishte një fenomen i njohur dhe i përhapur kudo në Europën e asaj kohe. E rëndësishme megjithatë është hapësira që krijohet për ndjenja religjioze brenda zonës së influencës si dhe vlerësimi dhe përkrahja nga ana e autoritetit qendror, e institucioneve ose elementeve që përhapin apo konsolidojnë me zell ndjenjat fetare brenda komunitetit, kaq të rëndësishme për ndikimin mbi një vijë të qëndrueshme politike.
Teksti i dokumentit i përkthyer shqip
[I drejtohen] Shumë të shenjtit në atin dhe zotin Krisht, zotit Urban, pontifit më të lartë të kishës së shenjtë dhe universale, vëllezërit Strazimiri dhe Gjergj dhe Balsha, Zhupanë të Zetës, vetë ata duke puthur këmbën e shenjtorit. Ndërsa marrim letrën nga shenjtëria juaj nëpërmjet të nderuarit Pjetër, ipeshkv të Shasit, iu detyrohemi respekt për bulën tuaj të vërtetë të vulosër nga jashtë e cila përmban si shkruhet më poshtë shpalljen e besimit të drejtë: “Ipeshkvi Urban, shërbëtor i shërbëtorëve të Zotit, [u drejtohet] burrave fisnikë vëllezërve Strazimir dhe Gjergj dhe Balshë, Zhupanë të Zetës, me mëshirën për të tashmen me anë të së cilës do të fitojnë lavdinë në të ardhmen. Shpirti ynë lartësohet në Zotin, si edhe nga lajmi i vëllait tonë të nderuar Pjetër, ipeshkv i Shasit, i prezantuar nga lajmëtari, nëpërmjet jush për këtë i porositur [për të qenë] në praninë tonë, dëgjojmë, me bujari është mirëbesuar për të na dhënë mençurinë tuaj, me qëllim që mbeturinat e skizmatikëve, dhe errësira e gabimeve, dhe hijet e vdekjes së përjetshme, në të cilat keni ndenjur deri në këtë kohë, të filloni të kujdeseni (me këshilla) për shpirtrat tuaj dhe për vartësit tuaj, që të njihni dritën e së vërtetës, duke synuar që t’i afroheni me respekt dhe me zemër të sinqertë bindjes dhe devocionit të Kishës së Shenjtë Romane, nënës dhe mësueses e të gjithë besnikëve, dhe të qëndroni me të përjetësisht dhe me Ne, të cilët lejohemi pafajësisht të jemi mëkëmbës të Krishtit, të pajisur gjithashtu duhet të ecni në udhën e urdhëruar nga Zoti. Në lidhje me ato principe të lavdërërueshme nga Zoti, mëshira e të cilëve shkon përpara jush, kur qëllimi i pastër lulëzon në mendjet tuaja, ndiqen pa dyshime, falenderojmë për devotshmërinë, dhe u mirëbesojmë më shumë, duke synuar që ju t’ia nënshtroni devocionin urdhërimeve të kishës së sipërpërmendur, duke marrë bij shpirtërorë dhe duke mbajtur mundësitë të shoqërohen me favore. Me qëllim që të fitoheni për mëshirën e pajtimit dhe të pranoheni për të fituar të mirat dhe favoret e Selisë Apostolike, nga pesha e kishës dhe e personave kishtarë si dhe bindja e katolikëve ndaj Kishës së përmendur Romane, veçanërisht të qytetit të Kotorrit, i cili prej një kohe të gjatë dëgjojmë se rëndohet armiqësisht nga ju, apo nga ti, Gjergj, duke i mbajtur krejtësisht larg nga kujdestaria jonë, me qëllim që në këto dhe në qëllime të tjera tuajat të dukeni të pastër nga jashtë. Duke vepruar për këto dhe për të tjera nëpërmjet jush në marrëveshjen e përmendur të shtendosjes (çlirimit) suaj, llogaritëm që të informojmë ipeshkvin e përmendur më lart, i cili për këtë do t’iu flasë juve nga ana jonë, duke dëshiruar që të tërhiqeni pa dyshime në besim. Dhënë në Montefiascone, në dioqezën Bagnoregio (në Viterbo të Italisë), indikcioni i VI.
Formula e betimit për rikthim në të krishterë
Besojmë trinitrinë e Shenjtë, Atin, dhe Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, një Zot krejt të plotëfuqishëm në Trinitrinë hyjnore bashkëesenciale, bashkësubstanciale, bashkë-të-përjetshme, dhe bashkë-gjithpushtetshme, të një vullneti, pushteti dhe madhështie, [besojmë] krijuesin e madhërishëm të të gjitha krijesave, nga i cili është gjithçka, nëpërmjet të cilit është gjithçka, në të cilin është gjithçka që është në qiell e në tokë, e dukshme dhe e padukshme, trupore dhe shpirtërore.Besojmë një person i cili është në Trininë e Shenjtë, një Zot të vërtetë të plotë dhe perfekt. Besojmë vetë birin e Zotit, fjalën e Zotit të lindur përjetësisht nga Ati, bashkësubstancial, bashkë-gjithpushtetshëm, dhe bashkëesencial nëpërmjet gjithçkaje të Atit në perëndishmëri, dhe i lindur përkohësisht nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë dhe Marias akoma virgjëreshë me shpirt racional, duke pasur dy lindje, njërën nga ati i përjetshëm dhe tjetrën nga nëna e përkohshme, perëndi i vërtetë dhe njëri i vërtetë, pikërisht perfekt në secilën prej natyrave, i paadoptuar, dhe as sipas fantazisë, por i vërtetë dhe unik Bir i Perëndisë në të dyja dhe nga të dyja, si në natyrën hyjnore ashtu edhe në atë njerëzore, por në një person të vetëm, prej hyjnie të panënshtruar ndaj dhimbjes dhe i pavdekshëm, por në njërëzishmëri pranë nesh dhe që të mund të na mbrojë nga pasionet e vërteta të mishit, vdiq dhe u varros dhe u ngrit në qiell dhe ulet në të djathtën e Atit, deri sa të kthehet për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit dhe të kthehet i vetëm për veprën e tij të dytë si për ata që do të bëjnë mirë ashtu dhe për ata që do të bëjnë keq. Besojmë kështu në Frymën e Shenjtë, Zotin e plotë dhe të përsosur dhe të vërtetë, që rrjedh nga Ati dhe nga Biri, e bashkë-barabartë, dhe bashkë-esenciale, dhe bashkë-gjithpushtetshme, dhe bashkë-e-përjetshme, nëpërmjet gjithçkaje nga Ati dhe nga Biri. Besojmë këtë Triniti të Shenjtë, jo tre Perëndi, por një Perëndi të gjithpushtetshëm, të përjetshëm, të padukshëm, dhe të pandryshueshëm. Besojmë që Kisha e Shenjtë Katolike dhe Apostolike është një dhe e vërtetë. Në të jepet vetëm një pagëzim dhe çlirim i vërtetë i të gjitha mëkateve. Besojmë kështu ringjalljen e vërtetë të mishit të Tij të cilin e mbajmë tani; [besojmë] jetën e përjetshme. Besojmë kështu që autori i Testamentit të Ri dhe të Vjetër, d.m.th. i ligjeve dhe profetëve dhe apostujve është një, Perëndia dhe zoti i gjithëpushtetshëm.
Ky është besimi i vërtetë katolik dhe kisha e Shenjtë Romane mban dhe predikon këto rregulla të sipërpërmendura. Për shkak të gabimeve të ndryshme të prezantuara nga disa nga padija ose nga të tjerë nga ligësia, ajo u thotë dhe u predikon atyre të cilëve u janë larë mëkatet pas pagëzimit, të mos ripagëzohen. Por për faljen e vërtetë të tyre, mund të merren indulgjencat e mëkateve; Por n.q.s. dënimet falen me mëshirë përpara se të jenë të denjë [për falje], do të mjaftohen me dhënien e fryteve të faljes dhe me heqjen dorë [nga mëkati], që të pastrohen shpirtrat e tyre nga dënimet e purgatorit pas vdekjes, dhe me qëllim që të jenë të gatshëm për t’u çliruar nga dënimi atyre u dërgohet miratimet e të gjallëve besnikë që i bëjnë ata sipas udhëzimeve të kishës, d.m.th. sakrificat, lutjet dhe lëmoshat dhe të tjera detyra të mëshirës, të cilat bëhet nga besnikët për besnikë të tjerë. Kështu shpirtërat e atyre, të cilët pas pagëzimit të shenjtë pranuan të mos njollosen nga asnjë lloj mëkati, ata të cilët pas njollës së mëkatit si ato të mbetura në trupat e tyre ashtu edhe ato të larguara, sipas asaj që thuhet, u janë marrë mëkatet duke u fshirë tashmë në qiell. Shpirtrat e atyre të cilët lëshohen në mëkatet e të vdekshmëve, edhe nëse sapo kanë filluar, zbresin në ferr, si dënim për gabimet që largojnë. Kisha Romane beson këtë dhe e mbron me këmbëngulje dhe megjithatë ditën e gjykimit të gjithë njerëzit do të jenë të pranishëm para tribunës së Krishtit me trupat e tyre, dhe do t’u jepet ajo që u takon. Kështu kisha Romane mban dhe mëson që shtatë janë sakramentet kishëtare si p.sh. njëri është pagëzimi për të cilin u fol më sipër. Një tjetër është sakramenti i konfirmimit, të cilin të rilindurit e marrin nga dora e ipeshkvit të emëruar. Tjetra është penitencia (dënimi i mëkatit dhe marrja e faljes).
Një tjetër është eukaristia. Tjetra është sakramenti i Urdhërit. Tjetra është martesa, tjetra është vajosja e jashtme, e cila sipas doktrinës prezantohet nga i shenjti Jakob në dobësinë e tij. Sakramentin e Eukaristis, nga buka pa tharm, kisha Romane e realizon duke zbatuar dhe mësuar që në këtë sakrament buka e vërtetë transformohet në trupin dhe vera në gjakun e zotit tonë Jezu Krisht. Për martesën e vërtetë mendon që një burrë nuk lejohet të ketë shumë gra, dhe një grua nuk lejohet të ketë shumë burra në të njejtën kohë; sipas ligjit në të vërtetë pasi prishet martesa me vdekje, thuhet që tjetri lejohet të bëjë martesën e dytë dhe e tretë etj., në vijimësi, nëse nuk e ndalon zakoni dhe nuk e pengojnë shkaqe të tjera. Vetë Kisha e Shenjtë Romane, fiton primatin e lartë dhe të plotë dhe vendin e parë mbi universin e kishës katolike, të cilën e njohim me të vërtetë dhe përulësi duke e marrë të gjihë pushtetin nga vetë Zoti me anë të Pjetrit, më të parin e apostujve, pasardhës i të cilit është pontifi roman, dhe duke mbrojtur të vërtetën e besimit që mbahet para disave, d.m.th. nëse do të lindin pyetje për besimin, definicionet duhet të bëhen sipas gjykimit të saj. Për këtë mund t’i referoheni plotësisht në çfarëdo marrëveshje atyre që i përkasin forumit të kishës, por në të gjitha çështjet mund të bëni ekzaminimin me pritjet kishëtare të gjykuara, dhe të gjitha këto i nënshtrohen kishës, dhe po kështu prelatët e saj duhet t’i binden dhe ta respektojnë atë, pranë të cilës është pushteti i plotë, i cili u dërgohet kishave të tjera në pjesët e vetmuara, nga e cila shumë patriarkalë marrin privilegje të ndryshme dhe kisha Romane nderon prerogativat gjithmonë në mënyrë të shëndoshë si në concilet e përgjithshme ashtu edhe në ato të tjerat.
Formula e betimit të Balshajve
Unë Strazimiri, zhupan, e njoh të vërtetën e mësipërme të besimit, pasi u lexua plotësisht dhe shpall me besnikëri që është besimi i vërtetë i shenjtë dhe i drejtë; e pranoj atë dhe e shpall atë me zemër dhe me lutje, ashtu si e mban me vërtetësi, e mëson me besnikëri, dhe e predikon Kisha e Shenjtë Romane; premtoj që do t’i shërbej në mënyrë të padëmshme dhe do ta ruaj atë në çdo kohë dhe as nuk do të tërhiqem prej tij në çfarëdo kohe në asnjë lloj mënyre, as nuk do t’i devijoj e as nuk do ta kundërshtoj. Shpall dhe njoh primatin (përparësinë) e Kishës së Shenjtë Romane, që gjithashtu ruhet me seriozitetin e sipërpërmendur, duke ardhur në mënyrë spontane (pa nxitje nga jashtë) tek bindja (nënshtrimi) e asaj Kishe, e pranoj dhe e mbroj në mënyrë të vetvetijshme (pa nxitje nga jashtë), dhe garantoj me trupin tim, betohem, premtoj dhe konfirmoj që të mbaj të gjitha sa janë përmendur më sipër, si rreth të vërtetës së besimit, ashtu edhe rreth primatit të vetë Kishës Romane, si dhe njohjen, pranimin, mbrojtjen, vrojtimin, dhe ruajtjen [e tyre]. Më ndihmoftë Zoti për këtë, dhe ky ungjill i shenjtë i Zotit. Nëse diçka do të mendohet kundër kësaj, do të rrëfej dhe për më tepër shpresoj që të veproj, duke njohur në të vetë skizmatiken dhe anathematizmën për t’ia nënshtruar ashpërsisë së kanonit të shenjtë. Pra, e shkruaj këtë nga njohja ime, pranimi, shpallja, mbrojtja, premtimi, dhe dhurimi i betimit të bërë spontanisht (pa nxitje nga jashtë) nga unë, pasi kam lexuar dhe rilexuar dhe pasi kam nënshkruar pa nxitje të jashtme, dhe vulosur [me vulën] tonë të përbashkët të të tre vëllezëve, pasi nuk kam një të veçantë, e kam dorëzuar.
Forma e mohimit të skizmës nga Balshajt
“Unë, Strazimiri, zhupan i Zetës, mohoj plotësisht të gjithë skizmën, dhe e njoh të vërtetën e mësipërme të besimit, pasi u lexua plotësisht dhe shpall me besnikëri që është besimi i vërtetë i shenjtë dhe i drejtë;e pranoj atë dhe e shpall atë me zemër dhe me lutje, ashtu si e mban me vërtetësi, e mëson me besnikëri, dhe e predikon Kisha e Shenjtë Romane; premtoj që do t’i shërbej në mënyrë të padëmshme dhe do ta ruaj atë në çdo kohë dhe as nuk do të tërhiqem prej tij në çfarëdo kohe në asnjë lloj mënyre, as nuk do t’i devijoj e as nuk do ta kundërshtoj. Shpall dhe njoh primatin (përparësinë) e Kishës së Shenjtë Romane, që gjithashtu ruhet me seriozitetin e sipërpërmendur, duke ardhur në mënyrë spontane (pa nxitje nga jashtë) tek bindja (nënshtrimi) e asaj Kishe, e pranoj dhe e mbroj në mënyrë të vetvetijshme (pa nxitje nga jashtë), dhe garantoj me trupin tim, betohem, premtoj dhe konfirmoj që të mbaj të gjitha sa janë përmendur më sipër, si rreth të vërtetës së besimit, ashtu edhe rreth primatit të vetë Kishës Romane, si dhe njohjen, pranimin, mbrojtjen, vrojtimin, dhe ruajtjen [e tyre]. Më ndihmoftë Zoti për këtë, dhe ky ungjill i shenjtë i Zotit. Një shpallje të ngjashme, betim dhe mohim bëjmë ne: Gjergj dhe Balshë, vëllezër të sipërpërmendurit Strazimir, në prezencën e ipeshkvit të nderuar Pjetër të Shasit dhe Gjon të Drishtit si dhe vëllait fetar Pjetër të Urdhërit të Predikuesve, dhe burrit fisnik, Pernosi, qytetar të Ulqinit, të thirrur nga i sipërpërmenduri Strazimir dhe vëllezërit e tij për të dëshmuar shpalljen e premtimit, betimin dhe mohimin, të bërë nëpërmjet shpesh të përmendurve vëllezër, dhe me qëllimin e një force më të madhe ngulmimi bëjnë të shkruhet dhe të dhurohet me vulën e tyre të përbashkët, pasi gjykohet, pikërisht nga dora e të përmendurit Gjon, i cili me mëshirën e Zotit dhe të Selisë Apostolike [është] ipeshkv i Drishtit. Bërë dhe shkruar pranë Shkodrës, residencë kryesor e tyre, në vitin e Zotit, një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë, ditën e njëzetë e nëntë të muajit janar, pontificati shumë i shenjtë në Atin dhe Zotin Krisht, zoti ynë, Urban, i vendosur në mënyrë hyjnore papë i pestë, që prej shtatë vjetësh. Ai u paraqit pas veprave dhe pyesin ipeshkvët e përmendur të Shasit dhe të Drishtit dhe për pyetjet e tyre pontifiku u jep vulën e tij të pranishmëve.
Gazeta:Shqiptare
Subscribe to:
Posts (Atom)