Showing posts with label Citate. Show all posts
Showing posts with label Citate. Show all posts

Wednesday, November 25, 2009

Thënie për gjuhën

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar - Holger Pedersen





-“Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve” Heidegger

-“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”
Filip Shiroka

-“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” Eqrem Çabej

-“Shenjat e civilizimit të një populli janë:

1. si kujdeset ai për drunjtë e tij,
2. si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
3. si sillet ai me gjuhën e tij.

Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff

-“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”
Mit’hat Frashëri

-“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
N. Frashëri

-“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”
I. Kadare

-“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”
Gj. Fishta

-“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”I. Ajeti“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”
E. Çabej

-“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”
N. Jokl

-“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”
Q. Murati

-“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”
S. Frashëri

-“Gjuha ruhet atje ku shkruhet” Populli

-“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
T. Zavalani

-“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
N. Bulka

-“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”
Volter

-“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”
Një mendimtar i lashtë

-“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”
Latine

-“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet”
Heidegger

-“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”
E. Çabej

Sunday, October 11, 2009

Kanë thënë për fëmijët...

1.Fëmijët janë të hatashëm. Një ditë pashë një fëmijë dhe i dhashë
një portokall. Mamaja e tij e qortoi dhe i tha: "Si i thuhet xhaxhit tani?" Fëmija më pa e tha: "Qëroje".




2. Nje cift i ri shiti femijen, por ama leket e fituara i dhane per bamiresi.

3. Dashuri do te thote te rrish tere naten me nje femije te semure, ose me nje te rritur me shume shendet.

4. Edukata, tentative per te ndaluar femijet, te edukojne te rriturit.

5. Teta edukatore, a eshte e vertete se mua nuk me doni ne kopesht, vetem sepse babai im ka AIDS-in?! - Mjaft fole budalleqe shpirti i edukatores dhe hiqi ato duart e tua te keqija infektuese prej fustanit tim.

6. Rriheni birin tuaj cdo dite. Ndoshta ju nuk e dini pse, por ai e di.

7. Femijet: Preferoj te filloj 100 se te perfundoj 1.

8. I adhuroj femijet. Vecanerisht kur qajne, sepse pikerisht ne ate moment eshte dikush, qe i merr dhe i heq qe aty.

9. Gjeja me e bukur te femijet, eshte kujtimi i nates kur i kemi bere.

10.Kur isha i vogel te gjithe me pyesnin se c'do behesha kur te rritesha. Te tjeret pergjigjeshin doktorr, tramvier, austronaut etj…
Une thoja do behem trap dhe jam i vetmi qe ia arrita qellimit.



11.Kur isha i vogel me thoshte mamaja: - Haje te gjithe ushqimin qe te rritesh e te shkosh ne shkolle. Dhe une idiotja e haja.

12.Ata qe edukojne femijet duhet te nderohen me shume, sesa prinderit qe i japin vetem jeten.

13.Kur isha i vogel kam qene shume i varfer, saqe po te mos isha mashkull, nuk do te kisha me cfare te luaja...

14.Kur isha femije e kendoja, prinderit e mi dilnin ne ballkon per te sqaruar komshinjte, qe nuk po me torturonin.

15.Kur isha i vogel per vit te Ri, babai dilte me cifte jashte dhe shtinte 2-3 here ne ajer, pastaj kthehej i ngrysur ne shtepi me fjalet : Te dashur femije, babagjyshi i vitit te ri vrau veten, keshtu qe edhe per kete vit nuk ka dhurata.

16.Femijet gjejne gjithcka tek hici, te rriturit hicin tek gjithcka.

17.Nje dite takova nje femije te verber...Me kerkoi t'i pershkruaja detin, une duke e pare ia pershkrova. Pastaj me kerkoj t'i peshkruaja boten...Une duke qare, ia shpika...

18.Ne cdo burre te vertete, fshihet nje femije qe deshiron te luaje.

19.Nipi, preteksti i gjyshit per te patur nje tren loder, per veten e vet.



20.Kurre mos ngrini dore mbi femijet. Mund te ndodheni te pa mbrojtur ne ate pozicion.

21.Problemi me femijet qendron tek fakti, qe ata jane te pakthyeshem.

22.Ne pergjithesi femijet e mi refuzojne te hajne gjithcka, qe nuk ka kercyer me pare ne televizor.

23.Deri ne moshen 13-vjecare kujtoja se emri im ishte : Pusho.

24.Humanet jane krijesat e vetme, qe lejojne femijet e tyre te kthehen ne shtepi.

25.I pelqej femijet - te skuqur.

26.Kur isha foshnje, nena mė vinte pak hudher nė biberon per tė mė gjetur nė erresire.

27.E dashura ime mbreme ne shtrat me tha : Ti me dukesh si pedofil. Une iu pergjigja : ke folur si nje e rritur, per nje 9-vjecare qe je.

28.Nene o nene me thuaj : Kur me ke lindur, a te kam shkaktuar shume dhimbje ? - Eh biri im, perfitoj nga rasti per te te thene, qe eshte e vetmja kenaqesi qe me ke dhuruar gjate gjithe jetes.




29.Te gjithe vec prinderve, dine si edukohen femijet.

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Stop Injorancës! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, October 6, 2009

100 thënie mbi paratë!

1. "Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë". Jackie Mason
2. "Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë".
Thënie amerikane
3. "Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare".
Woody Allen
4. "Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën".
John Updike
5. "Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës".
JP Getty
6. "Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë … ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra".
Family Guy
7. "E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre".
Edith Wharton
8. "Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep".
Thënie e vjetër irlandeze
9. "Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtë"
Juvenal
10. "Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa".
Benjamin Franklin
11. "Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si … dashuria!
Homer Simpson
12. "Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit".
Katharine Whitehorn
13. "Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduket".
Robert W. Sarnoff
14. "Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur".
Spike Milligan
15. "E ç'vlerë ka lumturia? Ajo nuk t'i blen dot paratë".
Henry Youngman
16. "Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s'i kanë fituar, për të blerë gjëra që s'i duan, për t'i lënë mbresa njerëzve që s'i pëlqejnë".
Will Smith
17. "Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë … si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane".
Woody Allen
18. "Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija".
Thënie amerikane
19. "Mes punës dhe familjes, vërtet që s'po kaloj shumë kohë me paratë e mia".
Thënie amerikane
20. "Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij"
Johnny Carson
21. "Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s'ke nevojë për to".
Bob Hope
22. "Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar".
Bo Derek
23. "Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet".
Oscar Wilde
24. "Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme".
Yogi Berra
25. "Çdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e "Forbes" për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë".
Robert Orben
26. "Gjithmonë merr para hua nga një pesimist … ai nuk pret që ti t'ia kthesh".
Thënie amerikane
27. "Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura".
Earl Wilson
28. "Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t'ju tregoj se çfarë janë".
James W. Frick
29. "Arsimi formal do t'ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t'ju bëjnë të pasur".
Jim Rohn
30. "Paratë janë realitetin, një tipar permanent i jetës së përditshme. Ato i japin jetës një ritëm të veçantë, një "tërheqje" të caktuar, një perceptim të pazakontë të botës dhe vendit tonë në të".
31. "Paratë i krijojnë problemet atëherë kur nuk i kemi; na i shtojnë ato edhe kur i kemi. Por është vetëm një iluzion se ne jemi në kontroll të parave tona. E vërteta është se ne e dimë dhe e kuptojmë sa kontroll ushtrojnë mbi ne".
32. "Paratë na bëjnë zotërinj dhe skllevër. Pushteti ynë mbi paratë është i vërtetë, por vetëm kur kuptojmë pushtetin e tyre mbi ne".
Thënie franceze
33. "Shumë prej nesh i konsiderojnë amerikanët si ndjekës të parave. Kjo është një shpifje mizore, edhe pse është përsëritur nga vetë amerikanët".
Albert Einstein
34. "Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para".
Benjamin Franklin
35. "Nëse do të ishit të pasur, mendoni edhe të kurseni".
Benjamin Franklin
36. "Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.
Benjamin Franklin
37. "Pasuria mund të na aftësojë të bëjmë favore; por hirin pasuria s'na e jep".
Charles Caleb Colton
38. "Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore nëntëmbëdhjetë; rezultati, lumturi. Të ardhurat vjetore njëzet paund; shpenzimet vjetore njëzet e gjashtë paund; rezultati, mjerim".
Charles Dickens
39. "Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët".
Christina Stead
40. "Paratë e tepërta janë delli i luftës"
Cicero
41. "Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja".
Donald Trump
42. "Paratë janë delli i dashurisë, si dhe i luftës".
Doktor Thomas Fuller 43. "Po jetoj kaq larg të ardhurave të mia, sa mund të thuhet se po jetojmë të ndarë".
Anonim
44. "Kurseni nga pak çdo muaj dhe në fund të vitit do të habiteni se sa pak që keni".
Ernest Haskins
45. "Të pasurit janë shkuma e tokës në çdo shtet".
G.K. Chesterton
46. "Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave".
George Bernard Show
47. "Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit".
George Eliot
48. "Paratë ju çlirojnë nga të bërit e çdo gjëje që s'pëlqeni. Meqë s'më pëlqen asgjë, paratë më hyjnë në punë".
Groucho Marx
49. "Vlera kryesore e parave është në faktin se njerëzit jetojnë në një botë e cila mbivlerësohet".
H.L. Mencken
50. "Bëjeni paratë perëndinë tuaj, dhe do t'ju shkatërrojë si djalli"Henry Fielding
51. "Nëse mund t'i numëroni paratë, nuk keni një miliardë dollarë".
J. Paul Getty
52. "Kam aq para sa të më mbeten deri në fund të jetës, deri në momentin që do të blej diçka".
Jackie Mason
53. "Një rrogë e mirë është receta më e mirë për lumturinë që kam dëgjuar ndonjëherë".
Jane Austen
54. "Një njeri i zgjuar duhet ta ketë paranë në kokë, por jo në zemër".
Jonathan Swift
55. "Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën".
Julius Rosenwald
56. "Kurrë s'e kam përfunduar gjimnazin, megjithatë jam i pasur dhe i suksesshëm".
Këngëtar anglez
57. "Nëse doni të ndiheni të pasur, mjafton të numëroni gjërat që keni dhe që paratë s'i blejnë".
58. "Paratë janë si shqisa e gjashtë, s'mund t'i përdorësh pesë të parat pa to".
William Somerset Maugham
59. "Mund të bëheni të përkryer në diçka që doni. Mos i bëni paratë synimi juaj. Por, përkoni gjërat që doni të bëni, dhe atëherë bëjini ato aq mirë, sa të tjerët s'do t'jua ndajnë sytë".
Maya Angelou
60. "Paratë ende s'e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër".
Benjamin Franklin
61. "Ju kujtoni se paratë janë rrënja e të këqijave. E keni pyetur veten se cila është rrënja e gjithë parave"?
Ayn Rand
62. "Intelekti ndërtohet paralelisht me ekonominë e parave".
G. Simmel
63. "Paratë, nëse nuk të sjellin lumturi, të paktën të ndihmojë të jesh i mjerueshëm në luks".
Helen Gurley Brown
64. "Arti nuk është në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre".
Fjalë e urtë
65. "Paratë janë vetëm një mjet. Do të të çojnë ku të duash, por nuk do të të zëvendësojnë ty si shofer".
Ayn Rand
66. "Paratë shpesh kushtojnë shumë".
Ralph Waldo Emerson
67. "Nuk do të jetoni një ditë të lumtur, edhe sikur të keni fituar shumë para, nëse nuk bëni diçka për dikë që s'mund t'jua rikthejë".
Ruth Smeltzer
68. "Dilni në botë dhe punoni sikur paratë mos kenë rëndësi, këndoni sikur askush s'ju dëgjon, dashuroni sikur kurrë mos jeni lënduar dhe kërceni sikur askush s'po ju sheh"
69. "Është mirë të keni para dhe gjërat që i keni blerë me para, por është mirë që ndonjëherë të bëni një kontroll se mos keni humbur ndonjë nga gjërat që s'i keni blerë me para".
George Lorimer
70. "Me para mund të blini një qen të mirë, por vetëm dashuria do ta bëjë të tundë bishtin".
Richard Friedman
71. "Paratë kurrë s'e krijojnë një ide. Është ideja që krijon paratë".
Owen Laughlin
72. "Sa ndryshim bën sa shumë ke? Ajo që s'keni është edhe më e madhe".
Seneca
73. "Paratë janë barometri i virtytit të shoqërisë".
Ayn Rand
74. "Shumë njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre, derisa ato përfundojnë, ndërsa të tjerë bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre".
Johann Wolfgang von Goethe
75. "Paratë dhe gratë janë më të kërkuarat".
Will Rogers
76. "Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur".
Mike Phillips
77. "Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen më shumë se paratë".
Thomas Jefferson
78. "Nuk jap rroga të mira, pasi kam shumë para; kam shumë para, pasi jap rroga të mira".
Robert Bosch
79. "Paratë zakonisht tërhiqen, nuk kërkohen".
Jim Rohn
80. "Paratë nuk kërkohen për të blerë një nevojë të shpirtit".
Henry David Thoreau
81. "Nëse paratë s'mund ta blejnë lumturinë, të paktën ju lejojnë të zgjidhni një formë mjerimi".
82. "Një burrë ka njëqind dollarë dhe ju e lini me dy dollarë. Kjo është zbritja".
Mae West
83. "Paratë nuk rriten në pemë".
Fjalë e urtë
84. "Paratë janë si dashuria; vret me ngadalë atë që e mban dhe gjallëron atë që e jep".
Kahlil Gibran
85. "Nuk kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë".
Ronald Reagan
86. "Nuk më interesojnë shumë paratë, se paratë s'ma blejnë dashurinë".
Tekst nga "Beatles".
87. "Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep".
Frank Hubbard
88. "Ekziston një mënyrë e lehtë për t'u kthyer nga kazinoja me një shumë të vogël: të shkosh atje me një shumë të madhe".
Jack Yelton
89. "Të përzierat e makinës të vijnë kur kalon afati i pagimit të faturave".
90. "Inflacioni ka shkatërruar gjithçka. Një monedhë përdoret vetëm si kaçavidë".
Jackson Brown
91. "I kundërshtoj milionerët, por do të ishte e rrezikshme sikur të ma jepnin mua atë post".
Mark Twain
92. "S'mund ta përballoj të humbas kohën duke bërë para".
Louis Agassiz
93. "Kur ka para në poezi, por nuk ka as poezi në para".
Robert Graves
94. "Kur has në para e heq qafe shpejt, para se të më futet në zemër".
John Wesley
95. "Një xhepmbushur shpesh rënkon më shumë se një stomakbosh".
Franklin Delano Roosevelt
96. "Pas një vizite në plazh, vështirë të mendosh se jetojmë në një botë materiale".
Pam Shaw
97. "Masa e vërtetë e pasurisë është sa shumë do të vlenit sikur t'i humbisnit paratë".
98. "Kur pema e fundit të jetë fishkur dhe lumi i fundit të jetë helmuar dhe peshku i fundit të jetë zënë, atëherë do të kuptojmë se s'mund ta hamë paranë".
Fjalë e urtë indiane
99. "Do të më pëlqente të jetoja si një njeri i varfër me shumë para".
Pablo Picasso
100. "Filozofia e parave kontribuon në edukimin e njerëzimit dhe i ndihmon njerëzit të kujtojnë se "matësi i të gjitha gjërave" duhet të jetë gjithmonë njeriu".

Thursday, October 1, 2009

40 thënie nga Xhim Morrison

Për jetën dhe veten.....







1. Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do te vdes duke qeshur, kur të gjithe do të qajnë!


2. Bëj që jeta jote të jetë një ëndërr, por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote!

3. Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, drogë dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua.

4. Dielli qe perendon te prek ne shpirt, vetem per te te kujtuar se te vodhi dhe nje dite.

5. Mos jeto me friken e vdekjes, por vdis me gezimin se ke jetuar.

6. Me mire te humbasesh nje çast te jetes, sesa jeten ne nje çast.

7. Ne nuk jemi ata qe jemi, por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne.

8. Derisa ngjyra e lekures do te jete me rendesishme sesa ngjyra e syve, do te kete lufte.

9. Me mire nje fund i deshperuar sesa nje deshperim pa fund.

10. Te lindesh e pastaj te vdesesh. Ky eshte absurditeti i jetes.


Xim Morrison në Frankfurt, Gjermani, 19 shtator, 1968


Për vdekjen, trishtimin dhe hidhërimet e dashurisë...



11. Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes.

12.Te gjithe kerkojne nje mik, por asnje nuk provon te behet i tille.

13. Po u zgjove ne mengjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur.

14. Perse nuk na lejojne te dashurojme ...X vjeç kur mund te vdesim ne çdo moshe?!

15. Nuk ju kerkova une te me lindni, ndaj me lini te jetoj.

16. Dikush pret shiun per te mos qare vetem.

17. Jeta eshte veç nje enderr ne rrugen e vdekjes

18. Uroj qe kur te vdes te shkoj ne parajse, sepse ferrin e jetova ketu.

19. Dashuria eshte gezimi i qenies 2, tmerri qe mbetesh 1, frika qe behesh 3.

20. Nese juve ju mugon dikush ne bote, per mua jeni ju qe i mungoni botes.

21. Mos qaj!!! Sepse ne bote ekziston gjithnje nje person qe jeton per buzeqeshjen tende.

22.Kam provuar te ec kembezbathur rruges shtruar plot kujtime, aty ku kemba shkelte dhimbje aty
ku dhimbja shkelte dhimbje...

23.Sikur te na jepej gjithe fuqia magjike qe te lexonim mendimet e njeri-tjetrit, supozoj qe efekti i pare do te ishte shkaterrimi i te gjitha miqesive...

24.Merr pak dhimbje nga e imja ,shpirti im po te therret, po kjo jete po s'pati dhimbje kurre s'mund te quhet jete...

25.Sado te keqija qofshin ditet, pa to s'dua te mbetem ,qaj vetem ditet e bukura , se te keqijat qajne vetveten...

26.Cdo gje lind e vogel dhe pastaj rritet , vetem fatkeqesia lind e madhe , pastaj zvogelohet...

27.Ka kaq kohe qe cdo dite te shoh e me duket se te shoh per here te pare...

28.Hero nuk eshte ai qe bie ne beteje, eshte ai qe kur rrezohet gjen forcen per tu cuar e lufton perseri...

29.Pasqyra eshte miku im me i mire sepse sa here qaje nuk qesh me mua...

30.Me pelqejne adoleshentet se cdo gje qe bejne e bejn per here te pare...

31. Te vrasesh eshte kurajo e momentit...te lesh te jetojne eshte kurajo e perjetshme...

32.Do jepja dhe jeten per te jetuar perjetesisht...

33.Ndonjehere mjafton nje cast per te harruar nje jete..e ndonjehere nuk mjafton e tere jeta per te harruar nje cast...

34.Pas gjakut, gjeja me e mire qe nje burre mund te jape, jane lotet e tij...

35.Dhashe gjithcka qe munda. Jam nje poet qe tregon historite e tij e nje kengetar qe kendon poezite e tij...

36.Midis te mires dhe te keqes ka nje porte...e une do e hap!

37.Mos u kenaq me horizontin..kerko pafundesine!

38.Une jam keshtu, sepse shpreh ate qe kam brenda...

39.Jeta eshte si nje pasqyre..te qesh ne qofte se e shikon duke qeshur...

40.Nuk do plakem kurre, sepse jam nje yll qe bie...

Video me aforizma italisht të Xhim Morrison : http://www.youtube.com/watch?v=rObWbIxWcyU

Monday, September 28, 2009

Shprehjet më filozofike të të gjitha kohërave

Na kanë mbetur vetëm 7 miliard vjet për të jetuar ...



Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër. Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet. Cilat janë batutat për të qeshur të kryeministrit britanik, Churchill? Cilat prej thënieve të Platonit vlejnë edhe në ditët e sotme? A vlejnë leksionet e Bonapartit për miqtë dhe armiqtë edhe në luftërat e ditëve të sotme? Lexoni 100 thëniet më argëtuese dhe gazmore që politikanë, shkrimtarë, filozofë dhe aktorë kanë thënë.


Albert Ajnshtajn

¨E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.
¨Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.
¨Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.
¨Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues.
¨Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.
¨Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.
¨Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.
¨Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet.
¨Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.
¨Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.
¨Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.


Mark Twain

¨Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi.
¨Unë nuk mora pjesë në funeral, por dërgova një letër të këndshme kur thuhej se e miratova.
¨Nuk e kam lejuar asnjëherë shkollimin të ndërhyjë me arsimimin.
¨Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.
¨“Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?”
¨Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
¨Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
¨Blini tokë. Askush s’e prodhon më.
¨Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
¨Vera gjermane dallohet nga uthulla nga etiketa.
¨Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
¨Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
¨Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit.


Voltaire

¨Asnjë flokë bore në një ortek nuk ndjen se ka përgjegjësi.
¨Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë.
¨Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt.
¨Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi.
¨Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet.
¨Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë.
¨Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë.
¨Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe.
¨Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.
¨Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.
¨Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë.


Napoleon Bonaparti

¨Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
¨S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
¨Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.
¨Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
¨Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
¨Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
¨Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
¨Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
¨Një lider është një tregtar me shpresë.
¨Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
¨Throni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.


Winston Churchill

¨Është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave që janë provuar.
¨Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.
¨Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet
¨Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.
¨Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për dikë dikur në jetën tuaj.
¨Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një pesë-minutësh muhabet me një votues të zakonshëm.
¨Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.
¨Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.
¨Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.
¨Më pëlqejnë shumë derrat. Qentë na shohin me sy ngritur. Macet na shohin me sytë poshtë. Derrat na konsiderojnë si të barabartë.
¨Kam marrë më shumë nga alkooli, nga sa ka marrë alkooli nga unë.
¨Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë shumë herë.


George Carlin

¨“Pa koment” është një koment.
¨Nëse një person buzëqesh gjatë gjithë kohës, me siguri po shet diçka që s’punon.
¨Arsyeja pse e quajnë “Ëndrra amerikane” është se duhet të jesh në gjumë ta besosh.
¨Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron
¨Ah, ata francezët. Kanë një fjalë të ndryshme për gjithçka!
¨Azia: Katër shkronja të vogla, tre miliardë njerëz të vegjël.
¨Unë nuk i dalloj ngjyrat. Njerëzit më thonë se jam i bardhë dhe unë u besoj, sepse policët më thërrasin “zotëri”.
¨Gjithkush do të kishte besim tek vetja me një kokë plot me flokë. Por një qeros plot besim – ky është diamanti i dorës së parë.
¨Nëse një grua ju thotë se është njëzet dhe duket gjashtëmbëdhjetë vjeç, është dymbëdhjetë. Nëse ju thotë se është njëzet e gjashtë dhe duket si njëzet e gjashtë, është afër të dyzetave.
¨E gjithë bota çmendet kur reperi më i mirë është i bardhë, lojtari më i mirë i golfit është i zi, më i gjati në “NBA” është kinez, zviceranët fitojnë Kupën e Botës, Franca akuzon SHBA-në për arrogancë dhe Gjermania s’do të shkojë në luftë.


Benjamin Franklin

¨Nëse do të kuptosh të metat e një vajze, lavdëroje tek shoqet.
¨Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur.
¨Ka vetëm tre miq besnikë, një grua e vjetër, një qen i vjetër dhe para në dorë.
¨Eksperienca është një mësuese e dashur dhe vetëm budallenjtë mësojnë nga gjëra të tjera.
¨Të zgjuarit nuk kanë nevojë për këshillat. Vetëm budallenjtë nuk duan t’i marrin.
¨Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë.
¨Miqtë, ashtu si peshku, fillojnë t’u vijë erë pas tri ditëve.
¨Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese.

Platoni

¨Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.
¨Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
¨Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.
¨Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.
¨Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.
¨Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.


George Bernard Shaw

¨Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më.
¨Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi.
¨Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika.
¨Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion.
¨Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta.
¨Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.
¨Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj.
¨Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët.
¨Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi.
¨Nëse s’e hiqni qafe një skelet të familjes, mund ta bëni të kërcejë.


Fredrick Nietzsche

¨Ah, gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
¨Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
¨Mënyra më e mirë për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh të ketë mendim më të lartë për ata që mendojë si ai se sa ata që mendojnë ndryshe.
¨Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia.
¨Shumë janë kokëfortë në kërkim të rrugës që kanë zgjedhur, pak në kërkim të qëllimit.
¨Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.
¨Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.
¨Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje.

Saturday, September 26, 2009

25 thëniet më të bukura nga Albert Ajnshtajn

  1. Kur mberriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigranteve të tjerë, i dhanë një pyetesor për të kompiluar. Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: "Cilës racë i përkisni?" Dhe ai iu pergjigj: "Racës njerëzore".
  2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vertete, Gjermania do te thote se jam gjerman, ndersa Franca do te thote se jam qytetar i Botes. Nese teoria nuk do te jete e vertete, Franca do te thote se jam gjerman, ndersa Gjermania do te thote se jam hebre.
  3. Eshte me e lehte te thyesh nje atom sesa nje paragjykim.
  4. Derisa te kete njerez, do te kete luftra.
  5. Cmenduri eshte te besh gjithmone te njejten gje dhe te presesh rezultate te ndryshme.
  6. Semundje shume e keqe racizmi. Por, mbi te gjitha, e cuditshme: semur te bardhet, por vret te zinjte.
  7. Kompjuterat jane shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerezit jane shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku perbejne nje fuqi qe e kalon imagjinaten.
  8. Bota eshte nje vend i rrezikshem jo per shkak te atyre qe bejne veprime te keqija, por per shkak te atyre qe shikojne pa thene gje.
  9. Nuk e di se me cfare lloj armesh do te luftohet ne Luften e Trete Boterore, por di qe ne te Katerten do te luftohet me gure dhe me shkopinj.
  10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallekut eshte se gjenialiteti ka limit.
  11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetem duke kuptuar njeri-tjetrin.
  12. Jeta eshte si te ecesh me biciklete: ne qofte se do te jesh ne ekuiliber, duhet te levizesh.
  13. Nuk e ke kuptuar me te vertete nje gje, nese nuk je ne gjendje t'ia shpjegosh gjyshes tende.
  14. Nuk mendoj asnjehere per te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…
  15. Mos u shqeteso per veshtiresite e tua ne matematike, te siguroj se te miat jane akoma me te medha.
  16. Nuk mund te zgjidhet nje problem me te njejten mendesi qe e ka krijuar ate.
  17. Asgje nuk eshte me praktike se nje teori e mire.
  18. Per sa kohe qe ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk jane te qarta, dhe per sa kohe jane te qarta, ato nuk i referohen realitetit.
  19. Ne qofte se do te lindja perseri, do te behesha hidraulik.
  20. Ne qofte se te dhenat dhe teoria nuk perputhen, ndrysho te dhenat.
  21. Ne qofte se ne momentin e pare nje ide nuk eshte absurde, atehere nuk ka asnje shans qe ajo te realizohet.
  22. Eshte me mire te jesh optimist dhe t'a kesh gabim, sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.
  23. Vetem dy gjera nuk kane kufij: Universi dhe budallalleku njerezor, dhe per te parin nuk jam i sigurt.
  24. E rendesishme eshte te mos ndalosh se beri pyetje.
  25. Te gjithe e dine qe nje gje eshte e parealizueshme, derisa arrin nje qe nuk e di dhe e realizon.

Sunday, September 20, 2009

60 thënie për Atdheun

1.Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
Shqipe


2.Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

N.Frashëri




3.Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri


4.Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari


5.Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç'mund të bësh ti për të.
Kenedi


6.Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
Indiane


7.Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
Greke


8.Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
Berne


9.Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
Bloku


10.Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
Horaci


11.Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.
Burkhardi


12.Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
Bjelinski



13.Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
Floberi


14.Nuk jam i sigurt se a mund t'i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t'i dua dy atdhe.
Stendali


15.Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke


16.Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni


17.O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi


18.Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
Volteri


19.Durimi është nëna e të mirës.
Servantesi


20.Kush nuk është i gatshëm të durojë, të mos lindë me gëzim.
Shopenhaueri

21.Sa të varfër janë ata që s'kanë durim.
Shekspiri


22.Njeriu pa durim është si llampa pa vajguri.
Segovin


23.Të gjithë ne kemi fuqi të mjaftueshme t'i durojmë problemet e huaja.
Beketi


24.Megjithatë, ekziston kufiri kur durimi pushon së qënuri virtyt.
Burke


25.Durimi është shkathtësia e të shpresuarit.
Vovenargu

26.Dhjetë dervishë te varfër në një qilim flejnë për bukuri, kurse dy mbretër nuk i ze një mbretëri.
Saadi

27.Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
S.Frashëri


28.Te liria s'arrihet nëpër lule po nëpër vuajtje e mundime të gjata.
Qosja


29.Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk është edhe çështje private.
Markuzeu


30.Liria është frut që duhet vjelur përditë, ndryshe kalbet.
Filipsi

31.Për dashuri jap jetën, për liri jap dashurinë.
Petëfi


32.Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë .
Kanti


33.Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri, e të mos konsiderohesh i lirë.
Gëte


34.Në qoftë se edhe një mijë herë bie, provo të ngrihesh edhe një herë.
Lao Ce


35.Jam betuar në altarin e Perëndisë se do të jem armik i çdo lloj tiranie.
Uashingtoni


36.Më parë do vdekur në këmbë, se sa të jetojmë në gjunjë.
Ruzvelti


37.Lufta nuk evitohet në qoftë se nuk evitohen mendimet për luftën.
Bjemsoni


38.Lufta është e keqe dhe kushdo që thotë të kundërtën, është gënjeshtar.
Heminguei


39.Nuk ka veprim më jorentabël se lufta.
Çerçilli


40.Paqja është koha kur djemtë varrosin etërit, kurse lufta kur etërit varrosin djemtë.
Herodoti

41.Më mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, se sa të mos luftosh asnjëherë.
Hegeli


42.Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
N.Veqilharxhi


43.Për njeriun mund të mos ketë rrugëdalje në histori, për popullin rrugëdalje ka gjithmonë.
Qosja,


44.Njerëzit vdesin, populli është i pavdekshëm.
Xoxa


45.Perëndia s'do ta ndryshojë dot gjendjen e vështirë të një populli përderisa ai popull të mos ndryshojë vetveten.
Kurani


46.Populli është i madh kur jep njerëz të mëdhenj.
Duhameli


47.Populli, gjithsesi, është më i madh se Zoti.
Ataturku


48.Kombi që humb vetëdijen për të kalurën e tij, gradualisht humb edhe "veten" e tij.
Kundem


49.Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.
S.Frashëri


50.E dua aq shumë popullin tim saqë mund të jem nacionalist.
Kamy

51.Heshtja e popullit është vërejtje për mbretin.
Mirabo


52.Zemra e një burrështeti duhet të jetë në kokë.
Bondparti


53.Udhëheqësi nuk duhet të vrasë tigrin me duar, ai duhet të gjejë mjete për ta mbytur atë.
Konfuçi


54.Kur mbretin e ha lëkura, populli patjetër duhet të kruhet.
Hajne


55.Atje ku nuk ka dele edhe dhia quhet princeshë.
Gandi


56.Po ta marrë mbreti një vezë nga fshatari, ministrat e tij do të rrëmbejnë të gjitha pulat e katundit.
Saadi


57.Më shumë vlen një armatë gomarësh me luanin në krye, se sa një armatë luajsh me gomarin në krye.
Bonaparti


58.Ku nuk ka tigër edhe lepuri mund të bëhet sundimtar.
Konfuçi


59.Duhet t'i frkësohemi atij, të cilit i frikësohen njerëzit.
Lao Ce


60.Mbi ujkun e ngordhur edhe delet kërcejnë.
Servantesi