1.Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
Shqipe
2.Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri
3.Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri
4.Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari
5.Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç'mund të bësh ti për të.
Kenedi
6.Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
Indiane
7.Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
Greke
8.Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
Berne
9.Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
Bloku
10.Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
Horaci
11.Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.
Burkhardi
12.Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
Bjelinski
13.Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
Floberi
14.Nuk jam i sigurt se a mund t'i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t'i dua dy atdhe.
Stendali
15.Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke
16.Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni
17.O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi
18.Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
Volteri
19.Durimi është nëna e të mirës.
Servantesi
20.Kush nuk është i gatshëm të durojë, të mos lindë me gëzim.
Shopenhaueri
21.Sa të varfër janë ata që s'kanë durim.
Shekspiri
22.Njeriu pa durim është si llampa pa vajguri.
Segovin
23.Të gjithë ne kemi fuqi të mjaftueshme t'i durojmë problemet e huaja.
Beketi
24.Megjithatë, ekziston kufiri kur durimi pushon së qënuri virtyt.
Burke
25.Durimi është shkathtësia e të shpresuarit.
Vovenargu
26.Dhjetë dervishë te varfër në një qilim flejnë për bukuri, kurse dy mbretër nuk i ze një mbretëri.
Saadi
27.Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
S.Frashëri
28.Te liria s'arrihet nëpër lule po nëpër vuajtje e mundime të gjata.
Qosja
29.Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk është edhe çështje private.
Markuzeu
30.Liria është frut që duhet vjelur përditë, ndryshe kalbet.
Filipsi
31.Për dashuri jap jetën, për liri jap dashurinë.
Petëfi
32.Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë .
Kanti
33.Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri, e të mos konsiderohesh i lirë.
Gëte
34.Në qoftë se edhe një mijë herë bie, provo të ngrihesh edhe një herë.
Lao Ce
35.Jam betuar në altarin e Perëndisë se do të jem armik i çdo lloj tiranie.
Uashingtoni
36.Më parë do vdekur në këmbë, se sa të jetojmë në gjunjë.
Ruzvelti
37.Lufta nuk evitohet në qoftë se nuk evitohen mendimet për luftën.
Bjemsoni
38.Lufta është e keqe dhe kushdo që thotë të kundërtën, është gënjeshtar.
Heminguei
39.Nuk ka veprim më jorentabël se lufta.
Çerçilli
40.Paqja është koha kur djemtë varrosin etërit, kurse lufta kur etërit varrosin djemtë.
Herodoti
41.Më mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, se sa të mos luftosh asnjëherë.
Hegeli
42.Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
N.Veqilharxhi
43.Për njeriun mund të mos ketë rrugëdalje në histori, për popullin rrugëdalje ka gjithmonë.
Qosja,
44.Njerëzit vdesin, populli është i pavdekshëm.
Xoxa
45.Perëndia s'do ta ndryshojë dot gjendjen e vështirë të një populli përderisa ai popull të mos ndryshojë vetveten.
Kurani
46.Populli është i madh kur jep njerëz të mëdhenj.
Duhameli
47.Populli, gjithsesi, është më i madh se Zoti.
Ataturku
48.Kombi që humb vetëdijen për të kalurën e tij, gradualisht humb edhe "veten" e tij.
Kundem
49.Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.
S.Frashëri
50.E dua aq shumë popullin tim saqë mund të jem nacionalist.
Kamy
51.Heshtja e popullit është vërejtje për mbretin.
Mirabo
52.Zemra e një burrështeti duhet të jetë në kokë.
Bondparti
53.Udhëheqësi nuk duhet të vrasë tigrin me duar, ai duhet të gjejë mjete për ta mbytur atë.
Konfuçi
54.Kur mbretin e ha lëkura, populli patjetër duhet të kruhet.
Hajne
55.Atje ku nuk ka dele edhe dhia quhet princeshë.
Gandi
56.Po ta marrë mbreti një vezë nga fshatari, ministrat e tij do të rrëmbejnë të gjitha pulat e katundit.
Saadi
57.Më shumë vlen një armatë gomarësh me luanin në krye, se sa një armatë luajsh me gomarin në krye.
Bonaparti
58.Ku nuk ka tigër edhe lepuri mund të bëhet sundimtar.
Konfuçi
59.Duhet t'i frkësohemi atij, të cilit i frikësohen njerëzit.
Lao Ce
60.Mbi ujkun e ngordhur edhe delet kërcejnë.
Servantesi
No comments:
Post a Comment