Wednesday, November 17, 2010

Gay në ushtrinë shqiptare?

Prania apo jo e homoseksualëve në radhët e ushtrisë ka hapur një diskutim të gjerë edhe në Shqipëri. Në një kohë kur vendet fqinjë si Serbia, Greqia dhe Turqia e kanë të ndaluar me ligjin aktivizimin e homoseksualëve në ushtri, Shqipëria nuk e pengon me ligj pranimin në radhët e ushtrisë të personave homoseksualë.

Nga ana tjetër, edhe nëse ka ndonjë të tillë, ai nuk mund ta shprehë orientimin e tij seksual për shkak të paragjykimit që ekziston në shoqërinë shqiptare.
Por, nuk ka qenë e këtij mendimi deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e cila tha dje në një takim të organizuar nga komuniteti Gay me krerët e ushtrisë shqiptare, se nëse nuk ka pasur deklarime homoseksualësh, do të thotë se në Ushtri nuk kemi homoseksualë.
Diskutimi është hapur në me rastin e prezantimit të Udhëzuesit për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të personelit të Forcave të Armatosura. Të pranishëm në debat kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë të politikës dhe kolonelët kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Udhëzuesi tregon se ka sot tre përqasje kryesore që Ushtritë anëtare të OSBE-së kanë ndaj çështjes në fjalë. Një pjesë e pranon ligjërisht aktivizimin në ushtri të homoseksualëve, madje ka organizuar edhe fushata të mirëfillta sensibilizuese për këtë çështje. Një pjesë tjetër e vendeve aplikojnë doktrinën e famshme të prezantuar fillimisht nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton, "Mos pyet, mos thuaj", ndërkohë që ka dhe vende si Serbia, Greqia apo dhe Turqia, të cilat e kanë të ndaluar me ligjin aktivizimin e homoseksualëve në ushtri, ndonëse BE ka disa direktiva që kërkon heqjen e ndalimit të rekrutimit në ushtri të homoseksualëve.

Nëse ka, apo jo homoseksualë në radhët e ushtrisë shqiptare, kjo është e vështirë të vërtetohet, por përfaqësues të Ambasadës PINK shprehen: "Deri më sot nuk ka as edhe një rast të njohur të deklarimit të orientimin homoseksual në ushtri dhe kjo përpara se të jetë tregues se në ushtrinë tonë nuk ka homoseksualë, mund të jetë tregues i pakundërshtueshëm i homofobisë ekstreme që ekziston në ushtri, ashtu si dhe në shumicën e fushave të tjera të shoqërisë shqiptare".
Përfaqësuesi i PINK Embassy, tha se, "me miratimin e ligjit Antidiskriminim, de jure Shqipëria nuk pengon pranimin e gejve, lesbikeve apo biseksualëve në Ushtri, por de facto situata është krejt tjetër". Sipas Pink Embassy, Ushtria shqiptare ka nevojë aktualisht që të zhvillojë një proces të mirëfilltë informimi dhe kulturimi të personelit të saj në lidhje me të drejtat që edhe pjesëtarët e Ushtrisë dhe të Forcave të Armatosura gëzojnë në mënyrë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të vendit.

Kurrikulat e Komandës së Trajnimit dhe të Doktrinës kanë gjithashtu nevojë të rishikohen për të qenë të freskuara me informacion të saktë, të drejtë dhe jo paragjykues në lidhje me homoseksualët meshkuj apo femra të cilët, kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e Ushtrisë, ndonëse nuk e deklarojnë dot hapur orientimin e tyre seksual për shkak të atmosferes paragjykuese.
Elona Demollari, G. Shekulli

Tuesday, November 16, 2010

Qingji i vogël rri mendueshëm...

Ti qingj i vogël nuk e kupton se pse sot ty dhe dhjetra nga miqtë e kushërinjtë e tu, ju kanë ngarkuar sëbashku mbi një mjet transporti. Ti nuk e kupton se pse sot po bën shëtitje nëpër kryeqytet, qytete të tëra me rradhë anembanë botës.

Nuk e kupton se pse kaq shumë njerëz kanë mbushur bulevardet, sheshet, trotuarët, lulishtet.
Ti nuk e kupton se pse njerëzit të ngazëllyer, të drejtojnë gishtin dhe nxjerrin para nga xhepat e tyre pas atij gjesti. Ti nuk e kupton që ai zotëria me të bardha nuk është mjek, por ...

Qingj i vogël dhe i pafajshëm. Ty prindërit nuk të kanë treguar kurrë se që prej mijëra vjetëve më parë, këto specie që ecin me dy këmbët e para dhe në ditë të tilla imitojnë qëndrimin tuaj mbi tokë, të kanë flijuar ty për disa krijesa imagjinare që sillnin shiun, breshërin e prishnin të korrurat. Ato të korrura, atë gjelbërim që është gjithashtu edhe gostia jote.

Këto krijesa kanë zgjedhur flijimin tënd si rit, për të qetësuar krijesat e imagjinatës. Ndoshta mishin yt është vërtetë i shijshëm dhe ti zë një vend shumë joshës në zinxhirin ushqimor të specieve dhe flijimi yt ishte një preteks që njerëzit të bënin gosti me ty, duke e ndarë edhe me ata të varfërit, që ashtu si ti, ushqehen vetëm me bimë.
E di o qingj i bardhë dhe i bukur që në sytë e tu dukemi më barbarë e të egër se të gjitha kafshët e tjera, por më beso se ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat për të luftuar instiktet tona kafshërore. (kërkoj ndjesë për ofendimin).

Eshtë po aq e vërtetë se specia jonë është e vetmja nga krijesat e egra që vret edhe kafshë me të cilat nuk ushqehet, vret edhe kafshë për sport, përdor kafshë për transport, dhunon dhe keqtrajton kafshë për argëtim.

Ka edhe nga ata dykëmbësha i dashur qingj i urtë, që kanë vendosur të mos ushqehen kurrë me mish kafshësh, duke i parë kafshët si pasuri e kësaj toke, si një pasuri të rrezikuar dita-ditës. Ne kur ishim kafshë si ju nuk ishim mbipeshë, nuk ishim të deformuar, nuk ishin kaq të shëmtuar, ishim të bukur si ju o qingj.

Shumë bukur më pyet o qingj se nëse një specie tjetër do ishte më e fuqishme se ne njerëzit, a do na pëlqente që ajo të na vriste në grup, të argëtohej me këtë asimilim, vetëm e vetëm se pse është më e zhvilluar se ne?
Largqoftë nëse ajo specie e një planeti tjetër, do të kishte si ideologji fetare, që për raste festash të vriste e të hante miliona njerëz primitivë si ne?

Ku është dashuria ndaj botës së gjallë më pyet?
Nuk e di ç'të të them o qingj, prandaj rri më mendueshëm se ti, prandaj belbëzoj me veten duke patur frikë të tjerët të më dëgjojnë.

Sipas Z. S. Guri : "Çdo qenie e gjallë zotëron një fushë të caktuar elektromanjetike dhe në momentin, që dikush merr një hap shkatërimtar për të, ajo shkëmben me gjaksin ose lëshon në kushte të vetëmbrojtjes rreze α, β, dhe γ, që ndërhyjnë në mendjen e njeriut, duke lënë gjurmë negative mbetëse në trurin e tij."

Mbase kjo është edhe arsyeja përse bëhemi çdo ditë e më barbarë e këtë barbari vazhdojmë t'a quajmë festë.

Duke shpresuar se do më kuptosh por edhe nëse nuk më kupton dot, lejo o qingj i bukur dhe i urtë, që therja jote të jetë gëzimi ynë.
Përgjithmonë yti - Kasapi

Gëzuar festën e kurbanit njerëz, qingji blegëriu për të fundit herë...! 


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM

VOTONI LISTEN PER SHQIPERINE NATYRALE
Shqipëria Natyrale kërkon një bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptarët. Por nuk e kërkon këtë bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kërkojnë bashkime përtej bindjeve politike. Përtej te majtës apo te djathtës,nënfishave apo mbifishave te tyre, përtej shoqatave apo grupacioneve politike qëndron vetëm Shqipëria Natyrale.

Lista per Shqiperine Natyrale do te marre pjese ne zgjedhje per te kerkuar ne menyre insitucionale bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Ftojme te gjithe mbeshtetesit e saj kudo ku jetojne, ne trojet shqiptare apo ne Europe e SHBA, te bashkohen me ne. Bashkepunim me te gjithe, pavarsisht bindjeve politike, bashkepunim me cdo organizem qe kerkon bashkimin. Ne emer te dinjitetit nacional, ne emer te mirqenies, ne emer te paqes rajonale, ne emer te progresit euroatlantike. Ne emer te se ardhmes te femijeve tane. Te gjithe jemi te nevojshem, Shqiperia natyrale eshte e domosdoshme. Ajo eshte e para, ne jemi ne sherbim te saj. Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale kdanaj@hotmail.com ose kdanaj@lajme.net

Kombi mbi të gjitha

KOÇO DANAJ:

Jemi shume, por duhet ti gjejme ata qe na mbeshtesin. Te gjithe mbeshtetesit e Listes per Shqiperine natyrale, duhet te shumezojne vehten e tyre me 5, 10, 15, apo sa te kene mundesi. Mbeshtetesit e rinj te behen miq tek kjo faqe, duke shenuar: Mbeshtes Listen per Shqiperi Natyrale. Ose te dergojne mesazh tek kdanaj@hotmail.com Na prifte e mbara!

Ne nje interviste dhene agjensise INA midis te tjerash jam shprehur se Partite shqiptare ne Maqedoni duhet te formojne opoziten etnike duke krijuar Klubin e deputeteve te te gjitha partive.Falenderoj disa deputete qe e mbeshteten kete ide. Por nuk mund te kuptoj perse heziton BDI dhe PDSH. Menduh dhe Ali, Kombi eshte mbi ju, ndersa ju jeni vetem pjestare te tij. Dilni mbi partite. Do fitoni me shume respekt.

Disa miq te mij kane shprehur mendime dhe qendrime te ndryshme lidhur me fene time, krahinen time, partine time. Per te mos pasur askush iluzione apo per te bere aluzione, po ju bej te qarte te gjitheve thelbin e qenies time. Nenshtetesia -shqiptar. Kombesia-shqiptar. Laberia-krahine e Shqiperise Natyrale. Feja-Shqiptaria. Partia-Shqiperia Natyrale. Thjesht, Shqiptariadë.

Partite politike shqiptare ne FYROM qe jane ne Kuvend, duhet te krijojne Klubin e deputeteve shqiptare si hap te pare. Asnje nga kryetaret nuk duhet te jete ne drejtim. Te zgjidhet deputeti me me shume integritet qe ta drejtoje. Objekt i tij te jene ceshtjet qe kane te bejne me thelbin e kombit shqiptar, si Flamuri, Gjuha, historia, investimet etj. Pra le te filloje bashkimi nga ato qe i bashkojne te gjithe.Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzistojë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë *Nga intervista dhene INA

Harun Aliu u vra nga policia maqedonase si trafikant armesh. Ne varrimin e gjoja trafikantit moren pjese mijra shqiptare dhe disa deputete. Politika shqiptare dhe nderkombetare duhet ti pergjigjen pyetjes: A jane mijra shqiptaret trafikante dhe kriminele, a jane te tille deputetet? Neqoftese jo, atehere mbetetet qe trafikante dhe kriminele te jene strukturat policore maqedonase. http://kocodanaj.blogspot.com/


Interviste me Koço Danaj

Politologu dhe analisti, Koço Danaj, flet për themelimin e lëvizjes për Shqipërinë Natyrale, mbi krijimin e listës dhe platformës, rreth referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, mbi pasqyrimin e lajmit nga mediat e vendeve fqinje, mbi tronditjes e Serbisë dhe heshtjen e klasës politike ne Shqiperi. Danaj sqaron edhe një herë në detaje qëllimin e kësaj lëvizje, që është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë deri në 2012, flet mbi rekordin e mbështetësve vetëm për disa ditë si dhe për sfidat e ardhshme. Danaj thekson se lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Ai shtoi se Serbia tashmë pranon të diskutojë dhe të debatojë për Shqipërinë Natyrale, pa i satanizuar shqiptarët si destabilizues. Danaj shprehu bindjen se në themel të kësaj lëvizje është dialogu demokratik dhe faktet, ndaj sipas tij Bashkimi Evropian nuk mund të dalë kundër, pasi nuk mund ta dalë kundër vetes, pra kudër sistemit demokratik. Danaj u ndal edhe te pretendimet e fundit të disa vendeve fqinje për minoritetet e tyre në Shqipëri. Ai deklaroi se minoriteti serb mund të ekzistojë vetëm në deklarata politikanësh, të cilët duan të bëjnë karrierë politike, duke paraqitur veten si luajalë.

- Z. Danaj, ditët e fundit, një lajm për krijimin e një lëvizje për Shqipërinë Natyrale, pra për bashkimin me Kosovën, ka pushtuar mediat kryesore të vendeve fqinje, sidomos të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Meqenëse ju jeni kryeideatori i kësaj lëvizje, e mund të na thoni diçka më të detajuar rreth kësaj ngjarjeje?

Lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Kjo erdhi si pasoj e ideve dhe tezave të shtruara në këtë platformë, ide të cilat kanë të bëjnë me thelbin e demokracisë, e cila nuk njeh asnjë tabu, pranon diskutimin e të gjitha ideve, pranon tavolinën e bisedimeve si mjetin kryesor për zgjidhjen e të gjitha problemeve, qofshin edhe ato etnike. Dhe për të mos e lënë këtë ide thjeshtë në fomin e shkrimeve të ndryshme, u kalua në një fazë tjetër, që është organizimi konkret i një lëvizjeje mbi partiake, i një lëvizjeje mbarë kombëtare, të cilën unë e kam cilësuar Lista për Shqipërinë Natyrale. Menjëherë mbas botimit të kësaj liste nga disa nga mediat kryesore të rajonit, ju bë një jehonë shumë e madhe. Gjithsesi, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte se tashmë publicistika, apo media serbe, pranon të flasë për Shqipërinë Natyrale, pranon të diskutojë për Shqipërinë Natyrale, por me një veçori: nuk i satanizon dot më shqiptarët si destabilizues. Po të lexohen të gjitha shkrimet e botuara deri më sot nuk ekziston më ky nocion, si destabilizues, si njerëz që duan luftë, sepse në thelb të listës për Shqipërinë Natyrale është debati i hapur dhe dialogu demokratik. Në thelb të veprimtarisë për realizimin e Shqipërisë Natyrale janë mjetet demokratike. Kjo është arsyeja kryesore jo vetëm e jehonës që iu bë dhe që vazhdon të bëhet, por edhe faktit të shqetësimin të tyre sesi ta përballojnë këtë ide kaq të madhe, e cila tashmë po fillon të formatizohet në organizime konkrete që po frymëzojnë sa më shumë shqiptarë, me qëllim që e gjithë ajo mbështetje popullore për bashkimin e trojeve shqiptare të konvertohet tashmë në votë.

- Mirëpo, e kundërt paraqitet situata në Shqipëri. Kemi një disinteresim të pazakontë të mediave shqiptare për këtë çështje kaq sensistive, kaq historike dhe aktuale. Mendoni se bashkimi me Kosovën vijon të mbetet tabu për shqiptarët apo një gjë i tillë nuk i intereson politikës? Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje?

Nuk është tabu për shqiptarët, përkundrazi shqiptarët në Shqipëri e mbështesin fuqishëm bashkimin e trojeve shqiptare. Mund t’ju them vetëm një detaj që, sipas sondazhit të fundit të Gallup, i një organizimi ndërkombëtarë dhe prestigjioz, pra sipas këtij sondazhi 74 % e shqiptarëve në Kosovë e duan bashkimin me Shqipërinë, dhe 72 % e shqiptarëve në Shqipëri e duan bashkimin me Kosovën. Pra, shqiptarët e duan bashkimin, e shikojnë bashkimin si mirëqenie, si progres, si evropeizëm, si qetësi, si të ardhmen e tyre. Ka një hezitim e një pjese të politikanëve shqiptarë për të folur për këtë çështje dhe ky hezitim ka dy arsye. E para, një pjesë politikanësh në Tiranë, nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar.

- Pse nuk e dëshirojnë një gjë të tillë?

Sepse kanë mentalitet otoman. Këtyre politikanëve u intereson më shumë gjendja aktuale e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e Shqipërisë, duke e zhveshur nga kostumi i kohës, është njësoj si vilajetet otomane në kohën e perandorisë turke. Sot kemi vilajetin e Tiranës, vilajetin e Tetovës, vilajetin e Prishtinës, kazanë e Preshevës dhe të Ulqinit. Asnjë vilajet nuk njihet që të ketë demokracinë si themel të ndërtimit të tij. Ka ose totalitarizëm si në të kaluarën, ose auotoritarizëm si në të sotmen. E pikërisht për këtë arsye, këtyre politikanëve u pëlqen më shumë vilajeti, pasi janë më shumë shqiptarë në krye që sundojnë, pra nuk u intereson një shtet i përbashkët, ku konkurrenca do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë dy presidentë por një president, nuk do të ketë dy kryeministra dhe 37 ministra. Që këtu duket qartë sepse nuk e pranojnë. Ndërsa një pjesë tjetër politikanësh nuk e pranojnë të flasin për bashkimin kundër, pasi ato e dinë se shumica e shqiptarëve janë pro bashkimit, dhe kësisoj humbin elektoratin. Prandaj, ata lozin me një kartë kamuflazhi që e quajnë karta e integrimit evropian, duke i thënë opinionit publik se në do të bashkohemi, por do të bashkohemi në Bruksel. Brukseli nuk pranon vilajete otomane, Brukseli pranon vetëm një shtet modern shqiptarë, sepse Brukseli nuk është bashkim vilajetesh. Prandaj, të dy këta lloj politikanësh kanë edhe median e tyre dhe nuk e lejojnë atë të flasë aq sa duhet për Shqipërinë Natyraledhe Listen e saj, e cila është lista e e të ardhmes. Edhe slogani i kësaj liste, që do paraqitet në zgjedhjet e ardhshme është: Mirdita e ardhme, mirë se vjen Shqipëri Natyrale.

- Z. Danaj, më konkretisht, cilat janë mjetet dhe hapat për të realizmin e Shqipërisë Natyrale?

Mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të jenë dialogu dhe debati demokratik, do të jetë tavolina e bisedimeve me të gjithë, por me prezencën e faktorit ndërkombëtarë, e veçanërisht të SHBA. Më duhet t’ju them që, nëse analizojmë ndryshimin e Ballkanit mbas viteve ’90 e këtej, bashkësia ndërkombëtare e ka riparuar tërësisht Konferencën e Versajës të 1919, që asokohe krijoji mbretërinë serbo-kroate-sllovene, duke mos lejuar as Kroacinë dhe as Slloveninë të merrnin pavarësinë, dhe duke i rimarrë pavarësinë Malit të Zi. Kjo konferencë është riparuar tërësisht. Ka mbetur edhe një konferencë pa u riparuara. Prandaj ky rajon është i trazuar. Ka mbetur Konferenca e Londrës, e cila e ndau në 5 pjesë kombin shqiptar. Lufta e parë botërore nuk filloji nga një akt terrorist që ndodhi në Sarajevë në qershorit të 1914 me vrasjen e Franc Ferdinantit, lufta filloj që me copëtimin e kombit shqiptar, me pretekstin për të shpëtuar paqen evropiane, ku pas 1 viti filloj lufta e parë botërore. Megjithatë, Shqipëria Natyrale do të realizohet me mjete demokratike, por natyrisht, procesi i bashkimit të shqiptarëve, nuk është një akt, por është një vazhdimësi. Prandaj në platformën e listës për Shqipërinë Natyrale, faza e parë është shpallja e konfederatës Shqipëri-Kosovë në 2012, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Atë që Ismail Qemali, bashkë me shokët e tij shpalli me 28 nëntor, ne mbas 100 vjetësh, ne duhet të shpallim bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, për ta lënë për faza të tjera çështjen e Maqedonisë, të shqiptarëve të Malit të Zi, dhe kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre në Çamëri. Por, duke vënë në afat përfundimtar, që 2015 të jetë fundit i sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Lista e Shqipërisë Natyrale ka hedhur tezën për mbajtjen e një Konference Londër 2, por këtë herë me pjesëmarrje e aleatit kryesor të shqiptarëve, që është SHBA.

- Në Kuvendin e Shqipërisë jane dy deputet, te angazhuar dhe i interesuar për çështjen kombëtare. Çfarë raportesh keni me ta, meqenëse keni një sfidë të përbashkët?

Kam raporte miqësore dhe e shikoj si një ecuri pozitive të politikes zyrtare shqiptare, pra daljen më në fund e një force politike, e cila kërkon me mjetet demokratike, realizimin e të drejtave të një pjese të kombit shqiptar, mbi të cilën është ushtuar një gjenocid i pashembullt dhe në kundërshtim me Konferencën e Potsdamit dhe me vendimet e saj të firmosura asokohe nga Stalin, Truman dhe Etlli. Pra dalja e kësaj force politike në parlamentin shqiptar është një ogur i mirë, është edhe një herë tregues i asaj çka thashë më lart se tashmë Shqipëria Natyrale po troket te porta. Tashmë na takon ne që të hapim portën dhe të mos e shtojme celesat duke e mbyllur me shume siç kemi bërë në ta kaluarën.
- Z. Danaj, me Shqipërinë Natyrale, padyshim që territoret e Kosovës do të ishin më të pacenueshme ndaj mësymjes serbe si dhe shqiptarët do të kishin një tjetër rol në Ballkan. Por, a mendoni se BE mund të jetë pengesë për të arritur këtë qëllim?

Askush, as BE, nuk është e interesuar t’i hapë vetes telashe. Kur shqiptarët, të zotët e shtëpisë, me mjete demokratike do të kërkojnë të drejtat e tyre, atëherë edhe BE do të jetë e interesuar që këtë pjesë të Evropës ta ketë sa më të qetë. Dhe kjo pjesë e Evropës nuk do të jetë e qetë për sa kohë që shqiptarëve nuk do t’u jepet e drejta e tyre fundamentale që është bashkimi i tyre. Pra, ky rajon nuk do të ketë qetësi pa u zgjidhur të drejtat e shqiptarëve. Tashmë BE pret që politika shqiptare ta ngrere vetë këtë çështje, ta afirmojë dhe ta kërkojë me mjete demokratike. BE nuk është dakord me dhunë, ashtu si partizanët e kësaj mbështetje nuk janë dakord me dhunë. Shqiptarët për gjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë 5 Shqipëri Natyrale. Pra nuk ka më nevojë për gjak, kanë nevojë për ide, për ide dhe organizime demokratike, kundër të cilave nuk mund ta dalë askush në Bruksel, pasi nuk mund ta dalin kundër vetes, kudër sistemit demokratk. Shqiptarët nuk e kërkojnë Shqipërinë Natyrale as me mite, as me legjenda. Shqiptarët kërkojnë atë që u përket realisht. Shqiptarët nuk u thonë fqinjëve se ne do të ngrihemi në kurrizin tuaj, por u thonë që as ju mos u ngrini në kurrizin tonë. Po të rikthehesh para 100 viteve të gjithë këto fqinjë janë ngritur në kurrizin tonë. Ka ardhur koha që fqinjësia të jetë e mirë dhe reciproke, por secili në shtëpinë e tij. Kjo është edhe një ndër drejtimet kryesore te Listes se Shqiperise Natyrale për politikën në rajon. Ndersa ne politken e jashtme, Lista per Shqiperi natyrale ka tjeter orientim: Nuk mund të kesh aleanca strategjike me fqinj që të kanë marrë trojet, siç bëjnë dhe deklarojne disa politikanë sot në Tiranë per te ashtuquajturat aleanca strategjike me Greqine apo Serbine. Ai që të ka marrë trojet nuk mund të jetë aleat strategjik, përkundrazi ai kërkon të ketë në krye të Kosovës dhe Shqipërisë, apo te Tetoves sa më shumë politikën luajalë ndaj tyre dhe jo politika që të kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare. Ndaj, sipas nesh, Shqipëria Natyrale ka nevojë vetëm për një aleat strategjik, që është SHBA dhe miqësi normale me vendet e tjera.

- Pas pretendimeve të Beogradit për një minoritet serb në Shqipëri, edhe disa vende të tjera të rajonin kanë shprehur oreksin e tyre për njohjen e minoriteve, siç është rasti i Bullgarisë apo i Rumanisë. Cili është opinioni juaj për këto zhvillime dhe a ka minoritet serb në Shqipëri?

Pyetja juaj e drejtë ka të bëjë me atë çfarë thashë unë më sipër. Fqinjët tanë po e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria Natyrale nuk është më një ëndërr, nuk është më një aspiratë, por tashmë, pak nga pak, po kthehet në një realitet. Po kthehet në realitet që në Qafë të Morinës ku kalohet pa pasaportë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një abetare kudo ku jetojnë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një platformë bashkëpunimi. Pra, ata po e shohin se Shqipëria Natyrale po bëhet. Pikërisht duke kuptuar më shpejt sesa disa politikanë në Tiranë, ata po i dalin përpara me teza të tilla. Dikush hedh teza për minoritet serb, dikush për minoritet bullgar, dikush arumun etj. Po marr vetëm një detaj, Shqipëria e njeh një minoritet maqedonas, nuk është puna e Shqipërisë, se çfarë ka Bullgaria me Maqedoninë. Le ta zgjidhin ata sesi do të quhen këta maqedonas që njeh Shqipëria, do të quhen bullgar apo do të quhen maqedonas, është puna e tyre. Sa për minoritet serb, në Shqipëri as nuk ka, as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Eshte problem i minoritetit malazez se si do te quhet, por Tirana zyrtare nuk ka pse behet arbiter midis Serbise dhe Malit te Zi. Keto lloj minoritetesh ekzistojne vetem ne disa deklarata politikanësh që duan të bëjnë karrierë politika, duke thënë shiko sesa luajalë jemi ne. Por ne Shqipëri, askush nuk do te regjistrihet si serb, pra edhe nuk do te ekzistoje ndonje minoritet serb. Ne fund te fundit keto deklarata apo pohime jane ne kuptimin figurativ disa paraprita tepër të dobëta, të cilat një përrua i merr përpara, e jo më uragani i Shqipërisë Natyrale qe po duket ne horizontin e mbare hapsires shqiptare

- Flitet për zhvillimin e një referendumi, ku shqiptarët të vendosin me votë për bashkimin ose jo të Shqipërisë me Kosovën. A mund të na thoni sesi dhe kur do të zhvillohet ky referendum?

Referendumi është mjet demokratik dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se pse kërkon referendum. Ju e keni ndjekur po kaq mirë sa edhe unë lëvizjen e fundit të Albin Kurtit, drejtuesin e Lëvizjes për Vetëvendosje në Kosovë. Dhe një nga pikat kryesore të lëvizjes së tij është fillimi i bisedimeve me Tiranën, për bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet referendumit. Por, unë do të thosha që Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet akoma më shpjet me vendime parlamenti. Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës të marrin vendim për bashkim konfederativ në fillim. Dikush mund të thotë pse jo me bashkim direkt? Jo. Le t’i lëmë edhe pak disa të shijojnë postet ministrore. Në fund të fundit referendumi do të mbetet mjeti kryesor, me të cilin shqiptarët do të realizojnë kërkesat e tyre për Bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe askush nuk mund ta dalë kundër. Ne disa vende te BE jane bere referendume lidhur me mbajtjen e qenve, pse te mos behet Referendum nga shqiptaret lidhur me te ardhmen e tyre. Ne disa vende europiane jane bere referendume per shamine, po pse te ndalohet Referendumi per etnine. Kur quan demokraci Referendumin per qente, pse nuk e quan demokraci Referendumin per njerezit?

- Z. Danaj, le të ndalemi pak tek situata politike në Shqipëri. Si e parashikoni rrjedhën e kësaj? Ka një vit që palët merren vetëm me kutitë, kush do të mbajë përgjegjësi për një sorollatje të kokë, pa kurrfarë produkti pozitiv?

Është një situatë politike absurde. Besimin tek njerëzit e mbajnë gjallë dy organizma: feja dhe politika.
Për arsye që njihen feja nuk po arrin dot të injektojë tek njerëzit besimin për të ardhmen. Fatkeqësisht, edhe politika, jo vetëm që nuk arriti të injektojë tek njerëzit besimin tek e ardhmja, por përkundrazi ka krijuar një çoroditje, ka krijuar një topitje tek njerëzit. Imagjinoni një vit politik, ku fjala, kryefjala, kundrinori, rrethanori , kallëzuesi, kanë qenë vetëm fjala “kuti”. Hap kutitë, nuk hap kutitë. A mund të më gjeni ndonjë element frymëzues tek fjala kuti?
Në thelb të saj është lufta për të mbajtur pushtetin, lufta për të marrë pushtetin. Ka vetëm një shpëtim: politika t’u përcjelli qytetarëve motivin e së ardhmes, enderren e se nesermes. Ndaj po rikthehem tek slogani kryesor i Listes per Shqipërine Natyrale: Mirëdita e Ardhme, Mirësevjen Shqipëri Natyrale. 

Miti i rremë i Islamit shqiptar, kundrejt atij arab

Në Shqipëri është krijuar një mit mediatik sikur ekziston një Islam tradicional shqiptar, i cili duhet mbrojtur nga shteti si dogma religjioze të cilën duhet ta ndjekë Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe kleri e besimtarët e tij, në dallim nga Islami që vjen nga vendet arabe, dhe që shihet si i rrezikshëm për vendin se është i mbrujtur nga doktrina ekstremiste si Wehabizmi etj.
Albanian Muslims pray to mark the end of the fasting month of Ramadan near the Et'hem Beu mosque in Tirana September 30, 2008. Thousands of people gathered at mosques around Albania celebrating Eid al-Fitr, which marks the end of the holy month of Ramadan. REUTERS/Arben Celi (ALBANIA)
Asgjë të vërtetë nuk ka tek ky mit.

Së pari, lind pyetja:
Kur dhe si na qenka krijuar ky Islam shqiptar?
Në Shqipëri, feja islame u fut nga Imperia Osmane, e cila e kishte Islamin si fe zyrtare, pra ishte një shtet teokratik. Sulltani, kryetari i shtetit osman, që prej shekullit XVI, kur osmanët pushtuan Arabinë me vendet e shenjta islame, Meka dhe Medina, u bë dhe khalif, do të thotë pasardhës i Muhametit. Edhe pas shpalljes së Kushtetutës nga Sulltani, nën presionin e fuqive të mëdha, në 1876, në fillim (kushtetuta u pezullua një vit më pas) dhe pastaj përsëri në 1908, Islami mbeti feja zyrtare e Imperisë Osmane. Deri në 1912 kur Shqipëria ishte pjesë e Imperisë Osmane, ajo bënte pjesë në një shtet ku Islami ishte fe zyrtare.
Është absurde të mendohet që një Islam nacional lindi në një vend që ishte pjesë e një shteti ku Islami ishte fe zyrtare.
Kjo mund të ndodhte vetëm në vende, të cilat qenë pjesë e imperive ku Islami nuk qe fe zyrtare. Madje edhe në këto vende nuk ndodhi kjo gjë. Kështu, pas vitit 1878, kur Bosnjë-Herzegovina i kaloi Austro-Hungarisë, kjo e fundit nxiti pa sukses krijimin e një Islami boshnjak. Të njëjtën gjë u përpoq të bënte, por pa sukses edhe Britania e Madhe në Indi, Rusia në territoret e saj islamike, si dhe fuqi të tjera koloniale në territoret e tyre islamike. Asnjë nga këto përpjekje nuk pati sukses. Si mundet, jo më të kishte sukses, por edhe madje të ekzistonte në realitetin shqiptar, një përpjekje për krijimin e një Islami shqiptar, kur Imperia Osmane, jo vetëm që nuk bënte asgjë për këtë, por as e pranonte!
Miti i Islamit shqiptar është ndërtuar së pari mbi faktin që në Shqipëri Islami është ushtruar tradicionalisht sipas shkollës Hanefi. Por shkolla Hanefi ishte shkolla zyrtare e Islamit në Imperinë Osmane, çka provon atë që kam thënë unë më lart. Madje edhe shkolla Hanefi ka lindur dhe është zhvilluar në vendet arabe, që rreth gjashtë shekuj para se të krijohej Imperia Osmane. Shkolla Hanefi ka lindur në Irakun e sotëm, në shekullin e tetë. Dhe c’ është më e rëndësishme shkolla Hanefi është një shkollë juridiko-religjioze, synimi i së cilës ka qenë që të bëjë të mundur zbatimin sa më të mirë të Kuranit dhe haditheve në shtetin ku këto institute religjioze qenë në vend të Kushtetutës. Shkolla Hanefi pra ishte shkollë zyrtare e një shteti teokratik.
Aq e vërtetë është kjo saqë Khalifi Al Mansur, në vitin 763 e thirri dijetarin i cili është krijues i kësaj shkolle dhe që i ka dhënë emrin asaj, Abu Hanifa an Nu’ man ibn Thabit (699-767) dhe i kërkoi që të bëhet kryegjykatës i khalifatit, imperisë islamike.
Për shkollën Hanefi në Perëndim është krijuar një mit sikur ajo është më e moderuar dhe më liberale se shkollat e tjera islamike. Por ata që e njohin sadopak këtë shkollë e dinë se kjo nuk është e vërtetë.
E vetmja gjë liberale e shkollës Hanefi është se në rastet kur për një çështje mungon një udhëzim nga Kurani dhe hadithet, atëherë mund të bëhet një arsyetim, që përbën risi, por gjithmonë duke kërkuar analogjinë me Kuranin dhe hadithet. Pra, synimi i shkollës Hanefi ishte që të pajtohej sa më mirë me Kuranin dhe hadithet veprimtaria e përditshme e administratës së imperisë arabo-islamike, e cila kishte filluar të bëhej shumë e ndërlikuar njëqind e ca vite pas vdekjes së Muhametit. Por shkolla Hanefi është krejt e papërshtatshme për t’ u ndjekur nga kleri i një vendi ku feja është e ndarë me ligj nga shteti, si Shqipëria.

I supozuari si Islam shqiptar ka Kuranin dhe hadithet si tekste bazike teologjike dhe kaq mjafton që miti i Islamit shqiptar të bëhet pluhur. Se Kurani dhe hadithet nuk e pranojnë ndarjen e fesë dhe shtetit.
Kurani është ekuivalenti islamik i një kushtetute, ku ka dispozita religjioze, të ndërtimit të shtetit, administratës, ushtrisë etj. Komuniteti Musliman i Shqipërisë ushtron Islamin suni, i cili bazohet tek Sunah, do të thotë modeli i sjelljes së Muhametit, që duhet të jetë model i sjelljes së muslimanëve dhe ndërtimit të institucioneve. Dhe ky i fundit ishte kryetar i fesë dhe i shtetit. Të njohësh Kuranin dhe Sunah do të thotë të mohosh që në origjinë liget e shtetit laik, brenda të cilave ekziston Komuniteti Musliman si institucion religjioz

- Derisa Komuniteti Musliman i Shqipërisë njeh Kuranin si libër të shenjtë bazik, atëherë ai pranon edhe dispozitën kuranore për rrahjen e femrave. (Sure Al Nisaë: 4, 34)
- Derisa Komuniteti Musliman i Shqipërisë njeh Kuranin si libër të shenjtë bazik, atëherë ai pranon edhe dispozitat ku u kërkohet muslimanëve që të luftojnë kundër të krishterëve dhe hebrenjve, të cilët quhen idhujtarë, derisa t’ i nënshtrojnë këta të fundit, (Sure Al Tawbah, 9: 29, 30) atëherë ai njeh Xhihadin, luftën e shenjtë islamike, do të thotë terrorizmin islamik.

Të tilla shembuj mund të sillen shumë nga Kurani dhe hadithet. Pra problemi me Islamin është tek Kurani dhe jo tek shkollat islame. Edhe termi “fundamentalizëm islamik” është një nonsens karakteristik i mendimit perëndimor, se fundamenti i Islamit është Kurani. Deri më sot Komuniteti Musliman i Shqipërisë nuk ka deklaruar zyrtarisht se cili është përkthimi i Kuranit në shqip, të cilin ai e njeh si tekst zyrtar. Apo edhe për hadithet. Unë kam pyetur në Komitetin Shtetëror të Kulteve dhe kurrkush nuk di të më përgjigjet për këtë. Shteti shqiptar ka njohur zyrtarisht një religjion, një organizatë të tij, pa pasur në dorë një kopje të librit bazik të tij, në gjuhën shqipe, për të cilën kjo organizatë deklaron se do ta përdorë.
Nëse dikush do të shkojë sot në institucionet përkatëse të shtetit shqiptar dhe do të kërkojë leje për të krijuar një organizatë e cila ka në programin e vet rrahjen e femrave, luftën kundër të krishterëve dhe hebrejve, që nuk njeh ndarjen e fesë nga shteti, është e sigurt se personi apo personat që do të provojnë ta bëjnë këtë, nuk do t’ u miratohet kërkesa. E megjithatë një organizatë e tillë ekziston zyrtarisht në Shqipëri, me Komunitetin Musliman.

Ata që flasin për Islamin shqiptar si alternativë e atij arab bëjnë sikur nuk dëgjojnë se pesë herë ditën nga minaret e xhamive të Shqipërisë thirret me megafonë ezani në arabisht.
Ky është i ashtuquajturi Islam shqiptar!

Refuzimi i Islamit arab në dobi të Islamit shqiptar është një absurditet. Nëse kemi refuzuar Islamin arab, atëherë kemi refuzuar Islamin në përgjithësi. Islami e ka origjinën dhe shpirtin e tij në Arabi, në Mekë, në Medinë. Atje është krijuar libri i shenjtë i tij. Kurani, atje ka lindur dhe ka vepruar profeti i kësaj feje Muhameti, atje janë vendet e shenjta të saj, atje i kanë sytë muslimanët e botës, andej kthehen ata kur falen pesë herë në ditë, atje e kanë obligim që të shkojnë për pelegrinazh (haxh) së paku një herë në jetën e tyre, nëse kanë mundësi dhe ata e kanë ëndërr që të shkojnë. Islami është një fe arabe dhe dearabizimi i Islamit është një utopi naive.
Nëse Islami arab është i keq dhe i rrezikshëm, atëherë është i keq dhe i rrezikshëm vetë Islami. Islami shqiptar është një utopi naive, i cili mund të reduktohet thjesht në disa performanca retorike të imponuara dhe të vëzhguara nga shteti, të cilat do të kryhen në xhamitë e Shqipërisë, por që nuk do të kenë asnjë influencë tek besimtarët islamikë shqiptarë. Sot xhamia nuk është më domosdoshmërisht vendi i formësimit të muslimanëve praktikantë.  
Tashmë po rriten gjenerata muslimanësh praktikantë të cilët e kanë xhaminë në internet, në facebook, në bloget dhe website islamike globale. Formësimi i tyre bëhet atje. Ata janë të pranishëm në një xhami globale virtuale ku imam është Bin Ladeni. Kur shkojnë në xhamitë reale të Shqipërisë ata nënqeshin kur dëgjojnë predikimet e imamëve të instruktuar dhe të terrorizuar nga agjencitë shtetërore relevante, të cilët megjithatë me shpirt janë pjesë e Ummah virtuale të mësipërme. Atyre u mjafton që nga minaret e xhamive të Shqipërisë të shpërndahet me megafon ezani në arabisht. Kjo i ngazëllen, i inkurajon. Të tjerat dinë si dhe ku t’ i bëjnë vetë.

Nëse nuk mund të ketë një Islam shqiptar, mund të ketë një Antiislam shqiptar, sui generis, për shkak se Shqipëria dikur u islamizua me dhunë nga Imperia Osmane. Antiislami shqiptar do të jetë pararojë e Antiislamit perëndimor, i cili do të rritet në të ardhmen jo të largët për shkak të rrezikut ekzistencial që paraqet Islami për shoqëritë perëndimore.

Antiislami shqiptar ka misione të mëdha në një të ardhme shumë më të afërt se sa mund ta imagjinojë shumëkush.


Gazeta Sot - Kastriot Myftaraj

Rama: Gati plani, xhami e re për myslimanët në qendër të Tiranës

Një ditë para festës së Kurban Bajramit, kreu i bashkisë së Tiranës ka dhënë lajmin e mirë për gjithë besimtarët myslimanë. Një xhami të re në qendër të Tiranës, e denjë për gjithë besimtarët.
"Nesër është Kurban Bajrami, sot dua t'i jap lajmin se bashkia ka gati planin e punës për realizimin e xhamisë së re të Tiranës dhe krahas me këtë të një muezeu për bashkejetësën fetare"- tha Rama, gjatë një conference nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, xhamia e re është godina e munguar për nevojat e myslimanëve, që meriton shtëpinë e vet të re në qendër të Tiranës, por ajo është dhe këndi i munguar i trekëndëshit të bashkëjetes fetare, që i brendashkruhet Tiranës.

"Pas një pune serioze, bashkia sot është në gjendje të përgjigjet pozitivisht kërkesës së komunitetit mysliman për hapësirën, por edhe të prezantojë në ditët në vijim idenë për një muze të Tiranës për bashkëjetesën fetare. Shembulli i tolerancës ka qenë shembull i bashkëjetesës qytetare. Për xhaminë e re kemi gati sipërfaqen e nevojshme bazuar në planin e qendrës, por edhe asistencën teknike për të organziaur konkurisin ndërkombëtar që plani parasheh"- tha Rama.

Disa muaj me pare, Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas urimit për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, bëri thirrje për predikimin e fese neper institucionet perkatese.
"Feja është kulturë. Është sa kulturë individuale, por është edhe kulturë institucionale. Unë nuk do të dëshiroja që vitet që vijnë të na bëjnë të shikojmë besimtarë, të cilët falen trotuareve apo rrugëve, sepse kur shkojmë në Evropë, shkojmë me shumë elemente"- tha Topi

Presidenti ka bërë thirrje që të gjithe te japin kontributin e tyre, që edhe komuniteti mysliman në Tiranë, të ketë xhaminë e tij. Ky komunitet, sipas Topit, "duhet të ketë institucionin e tij, që të ushtrojë, të predikojë, të falet, ta ketë këtë raport me institucionin brenda institucionit"


Shekulli

P.s Zoti B. Topi harroi që kërkoi para disa muajsh nga institucionet fetare, që Zoti të niste të fliste shqip!!!
Stop Injorancës- Ndal Paditurisë !

"Unë, prostituta e të huajve në Bllok..."

Rrëfimi i 22-vjeçares nga Korça
Jetën që ajo bën, në pamje të parë, ndoshta e ëndërrojnë shumë vajza në këtë moshë. Por, jo punën e saj. Vajza, për të cilën po shkruajmë, jeton në zonën e "Bllokut" në Tiranë.

Sikur të ishte e mundur të botonim një foto të saj, është e sigurt që shumë persona që frekuentojnë zonën, do ta kenë hasur të paktën një herë në rrugë ose lokal.
Ajo është 22 vjeç, ka 4 vjet që punon si prostitutë në Tiranë pas 2 vjet "eksperiencash" në qytetin e saj të lindjes në Korçë e më pas në Greqi dhe Itali. Kur e shikon në momentin e parë, vetëm prostitutë nuk duket. Çdo tipar duket si i pikturuar në fytyrë dhe ka një pamje që rrezaton çiltërsi.

Edhe ajo, edhe mikja e saj që ndërmjetësoi këtë intervistë për "Shekullin", janë mësuar me vëmendjen e të tjerëve. Ato tërheqin vështrimin e të gjithëve sapo hyjmë në lokal. Por duket që janë mësuar me këtë gjë.
Kur ulemi, më duket në një moment sikur të dyja kanë "dalë" nga Fashion TV që transmeton në ekranin e lokalit pas shpinës së tyre... Veshja, aksesorët, flokët, thonjtë, gjithçka është e përkryer. Biseda sillet fillimisht tek celularët, lokalet, çmimet etj., më pas është disi më e lehtë të hyjmë në temë. Por, më në siklet ndihem unë, se ajo vetë për punën që bën.
Thotë se gjendja e vështirë në familje, pas vdekjes së babait, ka qenë shtysa e parë drejt kësaj rruge. Përsërit vazhdimisht që "tani është ndryshe"... "Edhe mami është më e qetë tani..." Në bazë të "marrëveshjes", i them me të qeshur se na ka premtuar "gjithë detajet" dhe ajo thotë po duke qeshur që do të na japë "gjithë detajet"...

Atëherë, si filloi kjo histori...?
Një shok i babait në qytetin tim në Korçë është bërë si sebep. Erdhi njëherë më tha: "do të prezantoj me dikë, ai do të ndihmojë të dilni nga ky mjerim". Mbaj mend që atë natë nuk fjeta dot. Kam qenë në kuzhinë, pasi jashtë ishte shumë ftohtë. Dhe shikoja vazhdimisht muret... U takuam ca ditë më vonë. Ai kishte një lokal. Ka qenë shumë e vështirë për mua, pasi kam qenë vetëm 16 vjeçe në atë kohë.
Ndenja për disa minuta bashkë me të, dhe mbaj mend që isha shumë në siklet, sepse nuk dija dhe se çfarë bisede duhet të bëja. Pasi kaloi ora 11:00 ai më tha: "merre xhupin dhe hajde pas meje se do të shkojmë diku". Këmbët në ato moment filluan të më dridheshin dhe mbaj mend që kisha shumë ftohtë.
Shkuam në një hotel jashtë qytetit, sapo hymë në dhomë më kapi paniku dhe doja të ikja me vrap nga ajo dhomë. Por më ka trajtuar shumë mirë. Më bëri pyetje që mi hoqën mendimet e këqija nga koka dhe më thoshte që isha shumë e bukur (qesh). Pastaj nisa të shkoja përnatë në lokal.
Shkoja, aty rreth orën 10 të darkës, pasi ka qenë dhe dimër dhe njerëzit vinin herët. Kam pasur tmerr se mos më vinin pleq.. Por shumica e atyre që vinin ishin nga 25 deri në 45 vjeç, dhe kjo gjë më bënte të ndjehesha më mirë.

Qëndruat në lokal gjithë kohën..?
Jo, rreth 4 muaj qëndrova unë aty. Nuk paguhesha shumë mirë, por mund të them që trajtohesha shumë mirë. Por, kjo gjë ndodhi vetëm ato 4 muaj që qëndrova në Korçë, sepse pas largimit nga aty tmerri më ka shoqëruar për atë periudhë që qëndrova në Greqi dhe Itali, për t'u rikthyer përsëri, jo më në Korçë, por në Tiranë, ku po bëhen 4 vjet dhe mund të them që këtu jam ndryshe..

Pse vendosët të shkonit në Greqi dhe Itali?
Nuk kam dashur asnjëherë të largohem, sepse nuk doja që ta lija vetëm mamin. Por nuk më ka pyetur njeri kur ikëm në Greqi. Mbaj mend që ishte 2 ose 3 e natës dhe kam qarë shumë. Sapo kisha dalë me një djalë rreth të 30-ve, pasi e dija që s'ishte i martuar, prandaj po e quaj dhe të tillë, dhe ai më tha: "Dëgjo, merri këto lekët, po puna është që duhet të të çoj në Greqi, pasi ai i lokalit nuk do të punosh më aty se ke rënë shumë në sy... Do të shkosh në Greqi, mos e vrit mendjen, se dhe aty të presin disa persona". Fillova të qaja, por çdo gjë ishte e kotë.
Në Greqi ka qenë tmerr. Në fillim më lanë vetëm në një dhomë me një dritare të vogël ku të dukej vetja si në burg. Ishte një krevat prej hekuri, u ula tek cepi i krevatit, dhe vetëm qaja. Aty mendova për herë të parë se nuk do shpëtoja dot kollaj nga kjo punë. Kisha një si parandjenjë të keqe.
Ndenja për disa orë vetëm dhe më kishte zënë gjumi, kur dëgjova zërin e një personi që po fliste shqip dhe sikur u lumturova dhe fillova të lëvizja. Pas më pyeti sesi quhesha më tha: "mos u mërzit se do shkosh në një vend shumë të mirë". Nuk thashë asnjë fjalë, thjesht e pashë në sy dhe kaq. - "Hajde çohu tani se do të ikim, më tha. Jashtë ishte prapë natë nuk arrija të shikoja asgjë se më përzihej dhe doja ta mbaja kokën drejt.
Shkuam në një shtëpi, si të braktisur pa shumë banesa rreth e rrotull. Aty ishin dy grekë, të cilët flisnin me njëri-tjetrin dhe zë të lartë dhe më shikonin mua në çdo sekondë. Aty nisi tmerri im. Donin të më lidhnin dhe më lidhën. Abuzonin më mua njëri pas tjetrit, duke bërtitur, nuk di pse dhe nuk kuptoja gjë. Njëri më godiste vazhdimisht. 2 muaj kam qëndruar aty.
Aty ka qenë tmerr çdo natë. Kur ika nuk më bënte më përshtypje asgjë. Pastaj në Itali situata ishte më ndryshe, pa diskutim që abuzimi ka qenë, por jo tortura dhe rrahje si aty. Me italianët ishte më ndryshe, ata nuk më kërcënonin, nëse nuk doja t'i plotësoja të gjitha kërkesat.
I vetmi rast që mbaj mend ka qenë ai i një mashkulli nga Zvicra, të cilit i ishte premtuar se do të kishte më shumë se 3 vajza në dhomë, dhe kur më gjeti vetëm mua filloi dhe të bërtiste dhe ulërinte më të madhe. Ishte shumë i dhunshëm, dhe nëse e shikon këto shenjtat poshtë kërthizës mi ka bërë ai me puro.

Si ike prej andej?
Pas rreth një viti e gjysmë takova një shqiptar, të cilit i thashë si kot që dua të kthehem në Shqipëri. Më tha: "Më jep 3 mijë euro, e mbyll unë këtë punë nuk do të kesh asnjë problem". U mendova ca ditë, thashë më mirë po iki. Edhe malli për mamin më kishte marrë shumë.
E marr në telefon i them dakord, por të lutem duhet të më çosh në Korçë, pasi aty jeton mami im. Ai më thotë, jo në Korçë, nuk të çoj dot atje, por, nëse më jep dhe 500 Euro, unë do të ta sjell mamin në Tiranë. Ramë dakord dhe brenda dy ditëve u nisëm. Erdhëm bashkë në Tiranë, dhe këtu mbaj mend që ditën e parë kam fjetur gjumë pa pushim.
Pas 5 ditësh takova mamin, dhe kur më ka parë, më ka thënë: "Jo s'ka mundësi të jesh ti vajza ime" edhe pse kishin kaluar vetëm 2 vjet, përsëri unë kisha ndryshuar shumë. Pas disa kohësh vendosa të marr një shtëpi me qira. Pastaj nisa të shkoj përnatë në atë lokalin që u takuam bashkë. Shkova atje se më thanë të gjithë që aty ku shkonin shumë të huaj.

Dhe prej atëherë bëni jetën që bëni sot...?
Po kam krijuar klientët e mi dhe përgjithësisht janë të huaj. Në Tiranë është shumë më mirë se andej ku kam qenë.

Si lidheni me këta të huajt?
Po, vinë shumë të tillë. Nuk e kam aspak të vështirë të lidhem me ta, sepse i di shumë mirë vendet se ku ata rrinë. Pastaj, kush do që të të gjej, të gjen (qesh). Kam dhe nja dy miq taksistë, ato çunat e lokalit marrin në telefon... Po unë bëj jetën time kështu, pa u fshehur nga askush. Kam dhe një mikun tim që rrimë bashkë...

Klienti juaj i fundit p.sh., nga ka qenë?
Një italian, i cili vjen shpesh në Tiranë. E kemi vendosur bashkë që do të takohemi dy herë në javë sa herë që ai vjen në Tiranë për punët e tij.

Sa paguheni?
Sot që ne flasim në Shqipëri, unë mund të marr minimum 50 euro nata dhe maksimumi 200 me të huaj. Këto para i marr gjithmonë me të huajt.

Edhe jashtë Shqipërisë, kaq keni fituar?
(Qesh) Në fillim fare jam paguar me 20 mijë lekë të vjetra. Në Greqi shkonte edhe 50 euro nata, në Itali kam arritur të marr dhe 1000 euro për 2 ditë, njëherë. Ka edhe plot që më kanë mashtruar, duke më thënë se do t'i marrësh paratë dhe nuk mi kanë dhënë. Por nuk ndodh më ajo, s'bën vaki...


BBC: Bie prostitucioni, por rritet niveli i drogës në Europë
Qendra Monitoruese Europiane e Drogës dhe Varësisë nga Droga thotë në raportin e saj vjetor se po vihen re teknika të reja dhe të zgjuara trafikimi, përfshirë përzierjen e drogave në plastikë dhe rroba.
Agjencia e BE-së bën thirrje që politikat në vendet anëtare të bazohen fuqishëm në prova, në një kohë që shkurtimet e fondeve publike mund të zvogëlojnë nivelin e parave që përdoren për të përballuar problemet me drogat.
Raporti thotë se rreth 14 milionë të rritur në Europë kanë provuar kokainën, dhe kjo drogë është më e përdorshme në Danimarkë, Islandë, Spanjë dhe Britani të Madhe.
Numri i vdekjeve për shkak të përdorimit të saj është rritur në 1000 çdo vit, ndërsa pasojat e elementeve që përdoren për ta holluar atë mbeten përgjithësisht të panjohura. Kanabisi, sipas raportit, mbetet droga më shumë e përdorur në Europë, ndërsa niveli i përdorimit në Europën lindore po i afrohet masës që përdoret në vendet e Europës Perëndimore.
Përdorimi i methampethamine, që është një problem i njohur në Republikën Çeke, po përhapet në vendet fqinje, për shkak të krimit të organizuar. Po dalin lloje të shumta drogash sintetike.
Programet e trajtimit, megjithatë, ende dominohen nga personat e varur nga heroine. Mosha e tyre mesatare po rritet, dhe raporti sugjeron se plotësimi i nevojave shëndetësore nga përdoruesit e vjetër do të jetë një sfidë në të ardhmen.
Me gjithë ndryshimet në politikat kombëtare ndaj drogës, raporti vë në dukje një vështirësi në Europë, që i trajton të droguarit si pacientë, në kontrast me regjimet më ndëshkuese gjetkë.


Marsida Pllaha, G. Shekulli

Sunday, November 14, 2010

I D I O T

Nuk ka fare rëndësi gjinia jote, sepse ti i prek të dyja, të gjitha gjinitë, të gjitha fushat, sferat, dëshirat, shpresat, tentativat, qëllimet, rezultatet, meritat, vizionet...
Ti je kudo i pranishëm dhe kudo zëri yt kumbon gjithmonë i fortë, i rëndë, i pështirë. Ti di fjalët më të zeza që janë krijuar, përdoren dhe do të përdoren. Gjuha jote është biblioteka ku flenë e arkivohen. Truri yt është pasaporta që hap portat e errësirës.

Ty nuk të vjen turp dhe nuk ofendohesh, kur tregon me krenari, prepotencë dhe plot imponim idiotësinë tënde, por ti ofendohesh kur dikush t'a vë në dukje, kur dikush kupton idiotsinë tënde dhe nuk është dakord me të. Ti je gjithmonë "largpamës" edhe kur flitet për të shkuarën. Gjithçka për të cilën ti nuk ke njohurinë më të vogël është e pavlerë, në mos e gënjeshtërt. Për ty komplimentet janë të gjithë fals, veç atyre që të drejtohen ty.

Ironia jote është më primitive se sa vetë krijesat sfungjer. Hunda jote tallet me Xhomolungën, ashtu si niveli yt intelektual me gropën Marian. Dhimbja jote është plotësisht e mjaftueshme për të justifikuar çdo reagim e kundërpërgjigje tënden.
Kur ti hap gojën, të mbyllen vetvetiu veshët. Ti ke gjithmonë të drejtë, sepse drejtësia për ty është preferencë. E vërteta jote duhet të triumfojë përherë, pavarësisht faktin se ajo ndryshon pozicion edhe më shpesh se akrepat e orës. Ti i krijon bindjet, për të kundërshtuar ato të dikujt tjetër. Ti nuk mund t'a përballosh, që dikush tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ashtu si disa fëmijë formojnë me rërë në breg të detit një kala të bukur, ti je ai që shkel sipër saj duke buzëqeshur, sepse kjo të bën të rëndësishëm.

Ti ke përherë shokë, madje me ata që njihesh më pak, ndjehesh pranë edhe më shumë. Ti qesh, zakonisht ti qesh. Me anë të qeshjeve e tua, është shumë e lehtë të dallosh çfarë përfshihet me banalitet mbi këtë tokë.
Ti jeton mbi klishe dhe ushqehesh me thashetheme.
Kur dikush toleron, ti e shkel, që ai të bëhet si ty. Njerëzve që të kundrapërgjigjen me kulturë, ti i shumëzon me zero, pavarësisht se shumëzimet nuk i ke mësove dot kurrë.
Ti nuk njeh ideale, sepse ato lindin nga idetë dhe idetë tek ti janë mushkonja që duhen ekzekutuar pas murit. Ti lufton çdo gjë dhe çdoherë. Jo sepse do të fitosh realisht diçka, por se ti ke lindur vetëm për të shkatërruar dhe përhapur mizerjen kolektive. Me ty asgjë nuk është e sigurt dhe e qëndrueshme.

Ti mban mëri më tepër se sa ruan kujtime. Kur dikush të tregon vendin, ti hakmerresh në format më perverse e më të paimagjinueshmet. Nuk di të thuash asnjëherë një fjalë të mirë. Energjia negative që të karakterizon të furnizon njëtrajtësisht me fjalë të liga e të ndyra, të cilat kapen pas gjuhës dhe të bien sa herë hap gojën. Ti nuk pranon kurrë se ke gabuar, ti nuk kërkon kurrë ndjesë. Ti nuk flet kurrë për dashurinë e nëse nuk do kishe dëgjuar rreth saj, me siguri kurrë nuk do kishe dashuruar.

Xhelozia, smira, zilia, është trekëndëshi ku vërtitet e gjithë bota jote shpirtërore.
Për ty mund ti shkruash gjithçka dhe sërish mos të mjaftojë. Ti je kaq shumë JU!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Parësia e Sionit, ata që kontrollojnë botën

Është më e përmendura ndër teoritë e konspiracionit. 

Parësia e Sionit, ose siç quhet ndryshe “Të vjetrit e Sionit”, janë përfshirë pothuajse në të gjitha teoritë e konspiracionit, duke u bërë shoqata më e njohur në mbarë botën së bashku me Grupin e Bildenbergut, për sa i përket influencës së shoqërive të caktuara në përcaktimin e fatit të mbarë botës.


“Ata kontrollojnë botën”, – shkruhet në të gjitha sajtet e internetit, kur flitet për Parësinë e Sionit.


Sioni, në fakt, është një mal shumë afër Jeruzalemit, ku mendohet të ketë filluar edhe grupi. Të parët e Sionit, pra pleqtë e moçëm izraelitë të Jeruzalemit, u mblodhën për herë të parë sipas teorisë së konspiracionit, në vitin 400, e më pas krijuan shoqërinë e tyre me qëllim për të sunduar ekonomikisht dhe politikisht botën.
Për herë të parë, një dorëshkrim që flet për Parësinë e Sionit është gjetur në vitin 1864 në Francë, ku flitet për një shoqëri sekrete që kontrollon ekonomikisht dhe politikisht të gjithë rruzullin, pasi rreth saj janë mbledhur me mijëra intelektualë, nga më të njohurit në shkencat e kohës.I pari përflitet të ketë qenë mjeshtri i madh i Parësisë së Sionit, Zhan de Gisors, në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të trembëdhjetë. Zhan Gisors ka qenë lordi i Normandisë përgjatë jetës së tij dhe një nga personat me më shumë influencë si në Angli, edhe në Francë. Duhet theksuar se gjatë jetës së tij, Normandia ka qenë e pushtuar si nga Franca, edhe nga Anglia, por të dyja këto mbretëri i jepnin Gisorsit vazhdimisht titullin lord, duke mos i hequr asnjë nga përfitimet e statusit të tij. Veç Gisorsit, edhe shumë personalitete të njohura të shkencës dhe të artit mendohet të kenë qenë anëtarë të Parësisë së Sionit, ndërmjet të cilëve Leonardo da Vinçi, Sandro Botiçeli dhe Viktor Hygo.


Udhëheqësit
Udhëheqësit e Parësisë së Sionit njihen me emrin Mjeshtër i Madh, emër ky i përmendur për herë të parë nga ai që pretendoi të ishte mjeshtri i fundit i madh, Plantard, çka u vërtetua e pavërtetë.
Por megjithëse Plantard u vërtetua se nuk ka pasur asnjë lidhje me Parësinë e Sionit e në përgjithësi me asnjë shoqatë sekrete, deri më sot nuk është vërtetuar asnjëherë mosekzistenca e kësaj shoqate, duke tërhequr të gjithë njerëzit drejt misticizmit që ajo ofron.
Ndër udhëheqësit më të njohur nuk mungonin as Hygoi e as Da Vinçi, të dy këta artistë të periudhave të ndryshme, por me një tipar të njëjtë. Të dy kanë qenë kundër udhëheqjes politike dhe kishtare në vendet e tyre në periudhat kur jetuan, por të dy arritën jo vetëm të mbijetonin e të mos arrinin në gijotinë, për shkak të mosbindjes ndaj “përfaqësuesve të Zotit në tokë”, por arritën të përfitonin ekonomikisht dhe politikisht nga udhëheqja politike e fetare që sundonte Evropën.

Me këtë mënyrë, ata që kanë studiuar teorinë e konspiracionit në fjalë, kanë arritur në përfundimin se këta persona, sikurse edhe të gjithë të tjerët që mendohet se janë Mjeshtër të Mëdhenj të Parësisë së Sionit, kanë pasur interesa ekonomike dhe politike në vendet e tyre, çka i lejonte të shpreheshin “kundër vullnetit të Zotit”, siç konsideroheshin priftërinjtë dhe mbretërit, pa pasur rrezikun e jetës.
Rasti më tipik është i atij që njihet si Mjeshtëri i parë i Madh, Zhan Gisors, i cili në kohën kur Franca dhe Anglia ishte në luftë për Normandinë, ai arriti të bindte mbretërit e të dyja vendeve që të mbante ofiqet që kishte. Në këtë mënyrë ai mbeti lordi i plotfuqishëm për të dy kundërshtarët, duke treguar se ofroi shumë te të dy mbretërit, çka sipas historianëve tregon një rast të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërmjet palëve ndërluftuese.


Dosjet sekrete
Në Bibliotekën Kombëtare të Parisit janë një sërë dokumentesh të cilat flasin për çështjen e Parësisë së Sionit, ndër të cilat edhe dosjet sekrete të Henri Labinosë. Në vitet 1960, pretendenti si Mjeshtër i Madh i Parësisë së Sionit, Plantard, në bazë të së cilave u shkruan një sërë librash, si edhe u publikuan një numër i konsiderueshëm dokumentarësh. Sekretet e Henri Labinosë janë një grupim dokumentesh që u bënë bazë e dy dokumentarëve të suksesshëm të BBC-së, të librit “Holy Blood Holy Grail” dhe të librit të famshëm tashmë të Den Broun “Kodi i Da Vinçit”.
Ky koleksion përmban gjenealogjinë e familjes mbretërore franceze të Merovingëve, e cila sipas kësaj teorie është pasardhëse e drejtpërdrejtë e Jezu Krishtit, siç pasqyrohet edhe në librin e Dan Brounit.
Për më shumë, aty gjenden të listuar edhe të gjithë mjeshtrit e mëdhenj të Parësisë së Sionit që prej fundit të viteve 1100, ku ndër emrat më të famshëm janë Isak Njutoni, Leonardo da Vinçi, Viktor Hygoi dhe Sandro Botiçeli. Këto dosje kanë qenë në qendër të vëmendjes së njerëzve në mbarë botën dhe dokumentarët apo librat që u botuan në bazë të këtyre dorëshkrimeve kanë njohur sukses shumë të madh. Për këtë arsye, shumë njerëz vazhdojnë të mendojnë se Parësia e Sionit vazhdon të ekzistojë rregullisht, megjithëse diçka e tillë nuk mund të vërtetohet me dokumente historike.

Vërtetimi i teorisë së konspiracionit
Plantardi, pretendenti për të qenë Mjeshtri i fundit i Madh, pasi nuk ia arriti në mënyrën e ligjshme, siç thotë, filloi të sajonte trillime për ekzistencën e Parësisë së Sionit, me atë në krye, çka u vërtetua më vonë se qe thjesht një krijesë e fantazisë së tij.
Mirëpo, ai nuk arriti të fshihte poshtë këtyre trillimeve, dokumente të shekullit të nëntëmbëdhjetë që tregojnë për mënyrën e funksionimit të Parësisë së Sionit.Në një dorëshkrim të vitit 1864 shkruhet për një shoqëri sekrete që e kishte qendrën në Francë, pasi kishte kaluar rreth gjashtë qendra të tjera. Në këtë shoqatë mund të aderonin vetëm njerëzit më të njohur të kohës dhe kjo me “mik”, pra duhet që dikush prej anëtarëve ekzistentë të jepte garanci për t’u pranuar në Parësinë e Sionit. Shoqata si qendër të parë ka pasur Jeruzalemin, ku kryepleqtë e kohës mblidheshin për të biseduar për mbretërinë që po shuhej të Izraelit, më pas ajo u transferua në Evropë së bashku me mërgimin e izraelitëve dhe u përhap në çdo cep të kontinentit të vjetër. Roma, Firencia dhe Anglia njihen si qendra të Parësisë së Sionit, përpara se ajo të kalonte në Francë.

Kundërshtimet

Gjithsesi, shumica e historianëve dhe studiuesve mendojnë se Parësia e Sionit është një grupim që nuk ka ekzistuar kurrë, por është krijuar nga fantazia e disa njerëzve për të arsyetuar influencat ekonomike që disa njerëz kanë në botë.
Historianët dhe studiuesit mendojnë se këto influenca janë individuale, që i kanë njerëzit me pushtet dhe nuk janë të grupuara në një strukturë të vetme siç është Parësia e Sionit. Në çastin që Plantard u vërtetua që thoshte gënjeshtra dhe kishte trilluar gjysmën e teorisë së Parësisë së Sionit, shumë prej historianëve vrapuan të thoshin se nuk ka ekzistuar kurrë një organizatë e tillë, mirëpo kjo u hodh poshtë nga Plantardi, i cili theksoi se ai i kishte shpikur historitë e shekullit të njëzetë, sepse nuk arriti të bëhej Mjeshtër i Madh, pasi nuk u pranua nga paraardhësi i tij.

Et in Arcadia ego...
Piktura e famshme “Et in Arcadia Ego” që do të thotë “Unë (jam) edhe në Arkadi” është mbajtur shumë herë në qendër të vëmendjes së teoricienëve konspirativë, të cilët theksojnë se ajo fsheh një mesazh për pasardhësit dhe anëtarët e Parësisë së Sionit. Problemi nuk qëndron në pikturën në vetvete, por në emrin e saj. Në latinisht është e detyrueshme të përdoret folja, çka do të thotë se titulli i pikturës do të duhet të ishte “Et sum un Arcadia Ego”, por diçka e tillë nuk dallohet në titullin e pikturës. Në këtë mënyrë, teoritë e konspiracionit e kanë shndërruar në anagramë këtë shprehje dhe pas kalkulimeve kanë arritur në përfundimin se ajo është anagramë e shprehjes “I Tego Arcana Dei”, që do të thotë “Unë mbaj të fshehtat e Zotit”. Kjo është edhe parulla që mendohet se është zyrtare në Parësinë e Sionit, ndaj piktura “Et in Arcadia Ego” mbahet gjithnjë si simboli i parësisë.

Mjeshtrit e Mëdhenj të Parësisë së Sionit
Zhan de Gisors (1188-1220)
Mari de Sen-Kler (1220-1266)
Guilliem de Gisors (1266-1307)
Eduard de Bar (1307-1336)
Zhan de Bar (1336-1351)
Zhan de Sen-Kler (1351-1366)
Blansh d'Evru (1366-1398)
Nikolas Flamel (1398-1418)
Rene d'Anju (1418-1480)
Joland de Bar (1480-1483)
Alesandro di Mariano Filipepi (Sandro Botiçeli) (1483-1510)
Leonardo da Vinçi (1510-1519)
Contabl de Burbon (Karli, Duka i Burbonit) (1519-1527)
Ferdinand de Gonzagu (1527-1575)
Lui de Nevers (1575-1595)
Robert Flud (1595-1637)
Johan Valentin Andrea (1637-1654)
Robert Boil (1654-1691)
Isak Njuton (1691-1727)
Karl Radklif (1727-1746)
Princ Sharl Alexander de Lorren (1746-1780)
Arkiduka Maksimilian Franci i Austrisë (1780-1801)
Sharl Nodier (1801-1844)
Viktor Hygo (1844-1885)
Klod Debusi (1885-1918)
Zhan Kokto (1918-1963) 
G. Standart

Papa Kristo Negovani (1875-1905)

Papa Kristo Negovani
 (1875-1905)

 
Jetëshkrimi
Papa Kristo Negovani, martiri dhe prinjësi shpirtëror i Shqipërisë për krah të cilit mbas njëzet e katër vjetëve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefën Gjeçovi, lindi në katundin Negovan të Maqedhonisë në vitin 1875. Negovani, katund në rrethet e Florinës, ësht i banuar krejt nga Shqiptarë e thuhet se këta, bashkë me ata të katundit Bellkamen, kanë vajtur atje dyke u çpërngulur nga katundi Plikat i Kolonjës së Korçës njëqind e pesëdhjetë e ca vjet më parë.


Kristua në fshatin e vet mbaroi shkollën fillore greke edhe pastaj për mësime më të lartëra hyri në gjymnas t’Athinës. Mbas tre vjetve u shtërngua t’a lërë shkollën, sepse atin e tij i a vranë kusarët dyke i marrë tërë pasurinë edhe të riut i u desht të kujdesohej për ushqimin e familjes së vet. Më 1890 në Negovan e emëruan si mësonjës të shkollës greke. Në këtë kohë filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarët e Negovanit edhe të Bellkamenit, të rrethuar vetëm nga armiqtë, po kërcënoheshin nga një mijë të zeza, që të humbisnin gjuhën, zakonet dhe të harronin fare Mëmëdheun e tyre të vërtetë: nën rrogozë e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarët e maleve bënte ç’mos për t’i greqizuar këta Shqiptarë të kulluar. Kundrejt këtij rreziku nisni luftën e parë Mësonjësi i ri i shkollës së Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjë valë ideali helenik, rroga e saj nuk e embëlsoi aspak: Kristua vendosi të krijojë n’ato katunde të vetëmuara çerdhen e vërtetë të shqiptarizmës. Dyke u mësuar nxënësvet alfavitën greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi t’u predikojë të rinjvet e bashkëfshatarëve të vet dashurinë për Mëmëdheun e vërtetë: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”, — i thoshtë or’ e çast, kujdo e kudo.

Kristua – mësonjës kishte dije të plotë për zulmën e madhe të stërgjyshërve t’anë, ndoqi këmba-këmbës lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare pas Lidhjes së Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqërisë së Stambollit të vitit 1879 e nga ajo e shoqërisë Drita të Bukureshtit të viti 1881 edhe u familjarizua me udhëheqësit më në zë të lëvizjes shqiptare të asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nën petkun e zí do t’i sillte shërbimet më të mëdha Kombit të vet të robëruar, prandaj, edhe në marrëveshje me mëmëdhetarët e mërgimit, më 1892 mësonjësi i ri shkelmoi dëfrimet e djalërisë dhe u bë prift i katundit dyke u bërë njëkohësisht pararendësi, frymëzonjësi dhe krijonjësi i Kishës së më vonëshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe punës i dha zjarr: në shtëpin e vet hapi një shkollë shqipe të natës:

...O djem, o vashë, vraponi
Nd’ i bekuar mësim!
Gjuhën e Mëmës mësoni
—Me dëshir’ e mallëngjim!
Sepse:Mësimi do t’shpëtonjëtë varfrënë Shqipëri!...

u bënte thirjen Shqiptarëvet kudo e veçanërisht bashkëfshatarëvet të vet. Puna ideale mori rrugën e mbarë: njëqind djem e vajza katundare natë për natë në këthinën e ngushtë të shtëpisë së tij mësonin abecenë shqipe dhe historinë lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Për mësimin e gjuhës shqipe i mungonin të gjitha, por prifti-mësonjës-idealist i plotësonte me shpenzimet e veta edhe or’ e çast shkruante me duart e veta abetaren nepër fletore edhe u çpërndante nxënësvet. Më vonë gjuhën shqipe filloi t’a përdorë dalë ngadalë në kishë: së pari e këndonte shqip vetëm ungjillin, pastaj shtoi lutje të vogla e së fundi meshën e tërë. Kisha dhe shtëpija e tij u bënë çerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin të mëdhenj e të vegjël për të marrë kungatën e shqiptarizmës nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjërata e shumta i nxiste për të ruajtur si syt e ballit gjuhën e zakonet, këngët dhe vallet thjesht shqiptare edhe të bënin theror çdo gjë, sa edhe jetën për të fituar lirinë e vetëm lirinë! E Negovanësit dhe Bellkamenësit u magjepsën aqë fort nga vepra e nga fjale e Atit të Mirë sa që çdo botim, që dilte nepër kolonitë shqiptare, me një herë fluturonte nepër këto vënde me aqë ankth e dashuri sa edhe një abetar vetëm shëtiste me njëzet vetë sa grisej e bëhej lëvere!
Ketë propagandë tërë flakë atdhedashurije Papa Kristua e përhapte edhe ndër zemrat më të strukura shqiptare me anën e libravet të tija që botonte, si edhe me anën e shkrimevet të tjera të shumta që shkruante nepër fletoret dhe nepër të përkohëshmet.
As kërcënimet e Mitropolitit të Kosturit, as ato të komandantit të komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatërresat e parreshtura të atdhemohonjësvet edhe t’anmiqëvet të tjerë nuk e trembën Atin e Bekuar.
Emri i Shenjtorit e i Mësonjësit idealist mori dhenë nepër Shqipëri si prinjës i lirisë, ndërsa u çfaqej si fantomë tmerri armiqëvet. Por atdhemohonjësit edhe armiqt e Kombit nuk lanë dy gurë bashkë gjer sa e vunë në vijë punën e tradhëtisë: Papa Kristo Negovani ishte halë në sy, luftëtari më i rrezikshëm edhe armiku më i math i tyre, prandaj duhej çdukur! Vepra e shëmtuar e trathëtisë nuk vonoi shum: Në natën e errët të 12 Shkurtit të vitit 1905, atëherë kur Shenjtori-Mësonjës çpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen nga shtëpija dhe e shpunë jashtë katundit. Atje u  zhvillua tragjedija më çnjerëzore: Gjakpirësit së pari me sopata e me thika i a copëtuan trupin e pastaj me tehin e përgjakur të sopatës më të rëndë i a çanë kryet në dysh e i a derdhën trutë dyke e përcjellur gjakësin’ e tyre me fjalët therëse:

—Shko tani të bësh propagandë për lirin’ e Shqipërisë e t’a thuash ungjillin shqip!


...Papa Kriston e vranë,
dhe s’ra për ’të një këmbanë!...
Por zemra e përvëluar e Kombit e vajtoi me dënesë:

...E gjithku në Shqipëri,Mbajën e rin ndë zi;Cilido si për një bir,Çë la jetën me pa-hir;Cilido si për një vlla,Çë nga Grekërit u vra;Jo në luftë e jo për ftesë,Po ndë fshehie e me pa-besë;Jo te sheshi i burrëris,Po te prita e kuseris!...
e qau me plot vrer Poeti i math arbëresh Zef Skiroi.
Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mësonjës-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrëke në moshën tridhjetë vjeçare për të zbukuruar e për të kristalizuar për jetë të jetëvet lulen e lirisë Kombtare.
Papa Kristua shum shkrime e vjersha të tija i ka nënshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.


(Kalendari Kombiar, vj. 1904)Përgatiti: Sterjo SpasseSHKRIMTARËT SHQIPTARË, II, Tiranë, 1941.

Friday, November 12, 2010

Qytetarët shqiptarë janë të barabartë para ligjit, por jo të gjithë janë grekë...

Shoferi grek Tomas Tsogas, që drejtonte autobusin kur u plagosën 41 qytetarë shqiptarë si dhe humbën jetën 9 të tjerë, rrezikon të dënohet vetëm me 5-vjet burg!
Theksojmë faktin se të gjithë udhëtarët kanë pohuar se aksidenti ndodhi si pakujdesi e tij, mungesë përqëndrimi, po ndizte cigare, po fliste në telefon dhe me një pasagjere, manovroi disa herë gabim përpara aksidentit etj, etj. Pra ai haptazi ka shkelur kodin rrugor.

Para 3-4 vitesh, një i njohuri im, gjatë ditës së dasmës së vëllait të vet, ishte i fundit në karvanin e makinave të dasmorëve. Në një kthesë të rrezikshme, në një rrugë pa mbrojtëse anësore, i bllokohet timoni dhe rrëshqet duke rënë në humnerë 100 metra poshtë. Nga aksidenti i vdes daja e vet dhe një njeri tjetër i afërt. Makina e mbetur në fund të humnerës nuk u ruajt nga forcat e policisë dhe gjatë natës pothuajse zbërthehet e tëra nga njerëz të paidentifikuar, duke i marrë çdo pjesë që mund t'i shitej e njëkohësisht duke rrezikuar provat që ai mund të përdorte si mbrojtje, për bllokim të timonit.
Dënohet me 9-vjet heqje lirie nga të cilat 7-vjet i kryen.
Pse ky dënim për dy viktima? Sepse ishte shqiptar?

Në Korçë, konsulli grek Teodoris Ikonomus deklaron para të gjithëve, qytetarë e zyrtarë shqiptarë:

Dua të përshëndes gjithë popullin helen në qytetin e Korçës me rastin e 70- vjetorit të çlirimit nga fashizmi dhe me rastin e përvjetorit të krijimit të organizatës OMONIA.

Ajo që në të vërtetë do të shkaktonte një incident të rëndë diplomatik, kalon në heshtje të plotë, me përjashtim të deklaratave tashmë vetëm me efekt mediatik të Z. Sabri Godo dhe historianit Pëllumb Xhufi, që kërkojnë në mënyrë urgjente shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Gjatë kësaj dite, banorët e Boboshticës djegin kurorat e vendosura nga shoqata Omonia mbi kryqin dhe varrin e hipotekuar të këtij ushtari grek jo ekzistent, që edhe po të kishte ekzistuar, ai nuk mund të nderohet në tokën sovrane të Shqipërisë, të cilën e shkeli e dogji.

Duke pyetur në intervistë Andrea Manon, perfektin e Korçës, ky i fundit shqetësohet për kurorat e djegura dhe nuk di asgjë rreth varreve të dhunuara, nuk di asgjë rreth deklaratës provokative të Konsullit grek, të cilën e ndoqi drejtëpërdrejtë, por shqetësimi i tij është mosprishja e miqësisë me shtetin fqinj grek. Nga ana tjetër Greqia kërkon marrëveshjen detare, që nga ana e saj e quan të mbyllur si çështje. Gjithashtu 300 a më shumë të rinj, të paguar nga shteti fqinj i miqësisë së mirë, marrin pjesë në protesta për Epirin e Veriut ku akoma mbajnë refren aksidentin e Aristotel Gumës, që askush nga politika shqiptare nuk guxoi të shprehet se Guma ishte shqiptar, po aq shqiptarë sa familja Guma e Fierit, që u dëmtua më shumë nga aksidenti që prodhoi pakujdesia e shoferit grek.

Janë dhunuar varret dhe nis një hetim, i cili mbyllet me kapjen e punëtorit, që punoi mbi to. Eshtë e çuditshme se si shteti shqiptar nuk arrestoi edhe lopatën e atij të mjeri. Askush nuk tentoi të hetonte e arrestonte, njerëzit që e paguan atë të gjorë, por hetimi mbeti aty.


 Dje gjithashtu në Orikum, banorët e zonës kishin paralajmëruar një protestë, mbi pronësinë e tokave, ku pronarë të rinj po ngrenë pallate shumëkatëshe mbi tokat e tyre. Këtu shteti mobilizohet me forca të shumta, me gazlotsjellës, me armë, me dhunë, me arrestime, me pretekstin se përbën vepër penale bllokimi i rrugës . (Ndërkohë që të ashtëquajturave pakica greke (të blera me pensione mujore), ua ka garantuar legalizimit e tokave).

Po ku ishte ky shtet kur për 13 orë disa palaço në Himarë bllokuan rrugën për 13 orë, në mes të sezonit turistik, duke lënë të piqen në rrugë, në automjete nga dielli mijëra pushues shqiptare, nëna, gra e fëmijë.

Ku ishte shteti shqiptar dhe sa njerëz arrestoi për bllokimin e rrugës në Himarë?

P.s Festoni sot liberalizimin e vizave se mbase nesër një tragjedi e re do të ndodhë, vdekja e 4 fëmijëve të mbetur pa përkrahje e pa energji elektrike nuk n'a pengon, festoni humbjen e vendit kandidat në BE, humbjen e pavarësisë së shtetit shqiptar, shkeljen, përdhosjen  e dinjitetit të të gjithë shqiptarëve. FESTONI!

Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2