Sunday, January 3, 2010

Çfarë mësojnë fëmijët në Arabinë Saudite ?

Prej një kohë të gjatë shkollat publike në Arabinë Saudite janë të përmendura për demonizimin e Perëndimit, si dhe të të krishterëve, hebrenjve dhe të gjithë "mosbesimtarëve." Por pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 – në të cilat 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditë – mendohej se kjo do të ndryshonte.



Tekstet mësimore saudite. (Pas heqjes së intolerancës)

Më 2004 një grup studiuesish nga oborri mbretëror saudit, erdhën në përfundim se reformat janë të nevojshme, pasi kurrikulumet e studimeve fetare në Arabinë Saudite “e inkurajojnë dhunën kundër të tjerëve dhe i nxisin gabimisht nxënësit të mendojnë se për të mbrojtur fenë e tyre ata duhet t’i shtypin dhe madje t’i eliminojnë fizikisht ‘të tjerët’.” Që atëherë qeveria saudite vazhdimisht ka deklaruar se i ka ripunuar tekstet shkollore.

Princi Turki Al-Faisal, ambasador i Arabisë Saudite në Amerikë, ka punuar në mënyrë agresive për të shpërndarë këtë porosi. “Mbretëria i ka rishikuar të gjitha praktikat dhe materialet arsimore dhe ka larguar çdo element që s’është në përputhje me nevojën për arsimim modern,” – kishte thënë në një turne të tijin të vonshëm nëpër disa qytete amerikane.
“Jo vetëm që kemi mënjanuar atë që mund të shihej si intolerancë nga tekstet e vjetra shkollore që ishin pjesë e sistemit tonë, por kemi zbatuar një plan të brendshëm gjithëpërfshirës për revizion dhe modernizim.” Qeveria saudite madje kishte bërë një reklamë njëfaqëshe në New Republic dhjetorin e kaluar duke u mburrur me suksesin e saj për “modernizimin e planeve tona mësimore për t’i përgatitur më mirë fëmijët tanë për sfidat e së nesërmes.” Para një viti një zëdhënës ambasade deklaroi: “Ne i kemi recensuar kurrikulumet tona mësimore. I kemi hequr materialet që nxisin urrejtje dhe jotolerancë ndaj njerëzve të feve të tjera.” Ambasada është duke shpërndarë edhe një dokument 74-faqësh mbi reformën e kurrikulumit për të treguar se tekstet shkollore janë moderuar.


Problemi është se: Këto pohime nuk janë të vërteta.

Një analizë e disa teksteve zyrtare saudite për studime islame që janë përdorur gjatë këtij viti akademik zbulon që me gjithë deklaratat e kundërta të qeverisë saudite, ideologjia e urrejtjes ndaj të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve, që nuk e ndjekin doktrinën vehabiste ende mbetet pjesë e sistemit të shkollave publike.
Tekstet mësojnë një vizion dualist, duke e ndarë botën në besimtarë të vërtetë të Islamit (“monoteistët”) dhe në jobesimtarë (“politeistët” dhe “të pafetë”).

Ky indoktrinim fillon në tekstin e klasës së parë dhe mëpastaj riafirmohet dhe zgjerohet në çdo vit, duke kulminuar në tekstin e klasës së 12-të, që i udhëzon studentët se detyrimi i tyre fetar përfshin xhihadin kundër të pafeve me qëllim të “përhapjes së fesë.”

Freedom House i ka kuptuar këto sepse Ali Al-Ahmedi, disident saudit që është në krye të "Institute for Gulf Affairs", na i ka dorëzuar një duzinë tekstesh shkollore fetare, që gjoja janë pastruar nga Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite. Kopjet e tij nuk i ka siguruar nga qeveria, por nga mësuesit, administruesit dhe familjet fëmijët e të cilëve janë nxënës të shkollave saudite, që i kanë nxjerrë ato një nga një.
Disa nga burimet tona janë shiitë dhe sunitë nga traditat jovehabiste – njerëz që etiketohen në këto tekste si “politeistë” ose “të lajthitur” ose “të këqij” – të tjerët janë vetëm të mllefosur që këta libra bëjnë fare pak për t’i përgatitur nxënësit e rinj për botën moderne.
Më pas ne i angazhuam dy folës arabë të pavarur për t’i përkthyer ato secili veç e veç.
Feja është themeli i ideologjisë politike të shtetit saudit; ajo është gjithashtu lëmë kyç në arsimin saudit ku studentëve u mësohet interpretimi i Islamit i njohur si Vehabizëm (lëvizje e themeluar 250 vjet më parë nga Muhamed ibn Abd Al-Vehhabi) dhe që pasqyrohet në këto tekste shkollore.
Dijetarët vlerësojnë se brenda kurrikulumit të shkollave publike saudite studimet islame përbëjnë çerekun ose një të tretën e orëve mësimore në një javë, në arsimin e ulët dhe të mesëm, dhe disa orë çdo javë në shollën e lartë. Mësimdhënësit që vënë në dyshim ose s’pajtohen me interpretimin zyrtar të Islamit mund të pësojnë ndëshkime të ashpra. Në nëntor 2005 një mësues saudit që kishte bërë komente pozitive për hebrenjtë dhe Dhiatën e Re ishte larguar nga puna dhe ishte dënuar me 750 fshikuj dhe burgim. (Ai ishte amnistuar pas protestave publike dhe ndërkombëtare.)
Sistemi i shkollave publike në Arabi Saudite përfshin 25000 shkolla, me rreth 5 milionë nxënës. Veç kësaj, Arabia Saudite ka akademi të veta në 19 kryeqytete të botës, përshirë edhe një jashtë Uashingtonit, në Fairfaks Kaunti, që i përdorin disa prej këtyre teksteve.
Arabia Saudite gjithashtu u shpërndan tekstet e veta fetare gjithandej botës shkollave islamike dhe medreseve, që nuk i kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pa u brengosur me statusin historik periferik dhe sektar të Vehabizmit, Arabia Saudite po përpiqet të afirmojë veten si zëri autoritativ në botë i Islamit – si një “Vatikan” për Islamin, siç kanë deklaruar disa zyrtarë sauditë – dhe këto tekste janë pjesë integrale e këtyre përpjekjeve. Si vë re edhe raporti i komisionit për sulmet e 11 shtatorit: “Madje edhe në vendet e begata, shkollat vehabiste të financuara nga Saudia janë shpeshherë të vetmet shkolla islamike.”

Arsimi është në qendër të debatit për lirinë në botën myslimane. Prijësi i Al-Kaidës Usama bin Laden, e kupton këtë fare mirë; së voni në një audioincizim ai mallkonte të gjithë ata që do t’i “ndryshonin kurrikulumet shkollore”

Pasazhet në vijim -- të nxjerra nga po ata libra që citohen në dokumentin 74-faqësh për reformimin e kurrikulumit që tani po shpërndahet nga Ambasada Saudite – janë duke i trajtësuar pikëpamjet e brezit të ri të sauditëve dhe myslimanëve në tërë botën.
Nëse mbesin të pandryshuara, ato vetëm do të forcojnë dhe të thellojnë urrejtjen, intolerancën dhe dhunën ndaj feve dhe kulturave të tjera. A këtë e quan Riadi reformë?


KLASA E PARË



“Çdo fe përveç Islamit është e rreme.”

“Mbushni vendet bosh me fjalët e sakta (Islam, ferr): Çdo fe përveç *________ është e rreme. Kush vdes jashtë Islamit do të hyjë në ______.”


KLASA E PESTË

“Kush i bindet Profetit dhe pranon njëjësinë e Zotit nuk mund të mbajë shoqëri besnike me ata që e kundërshtojnë Zotin dhe Profetin e Tij, edhe nëse ata janë kushërinj të vet më të ngushtë.”

“Është e ndaluar për myslimanin të jetë shok besnik i dikujt që nuk beson në Zotin dhe Profetin e Tij, ose i atyre që e luftojnë fenë e Islamit.”

“Myslimani, edhe nëse jeton larg, është vëlla yti në fe. Nëse dikush kundërshton Zotin, edhe nëse është vëllai yt në familje, ai është armiku yt në fe.”

KLASA E GJASHTË

“Ashtu si kanë qenë të suksesshëm në të kaluarën kur janë bashkuar në përpjekjet e tyre të sinqerta për t’i përzënë kryqtarët e krishterë nga Palestina, arabët dhe myslimanët sërish do të dalin fitimtarë, dhëntë Zoti, kundër hebrenjve dhe aleatëve të tyre nëse qëndrojnë të bashkuar dhe luftojnë një xhihad të vërtetë për hir të Zotit, sepse është në fuqi të Zotit ta bëjë këtë.”


KLASA E TETË

“Siç është cituar nga Ibn Abbasi: Majmunët janë hebrenjtë, njerëzit e Sabbatit; ndërsa derrat janë të krishterët, të pafetë e bashkësisë së Jezuit.”

“Zoti i ka thënë Profetit të Tij, Muhamedit, për hebrenjtë, se nga disa pjesë të librave të Zotit [Torës dhe Ungjijve] ata kanë mësuar se vetëm Zoti vlen të adhurohet. Përkundër kësaj, ata shfaqin besime të rreme nëpërmjet idhujtarisë, fallthënies dhe magjisë. Duke vepruar në këtë mënyrë ata i nënshtrohen djallit. Nga mëria dhe armiqësia ata i duan njerëzit e gënjeshtrave në vend të njerëzve të së vërtetës. Prandaj ata janë të mallkuar dhe Zoti na paralajmëron që të mos bëjmë si ata.”

“Ata janë hebrenjtë, të cilët Zoti i ka mallkuar dhe me të cilët Ai është aq i hidhëruar saqë Ai kurrë më nuk do të jetë i kënaqur [me ta].”

“Disa nga njerëzit e Sabbatit Zoti i dënoi duke i shndërruar në majmunë dhe derra. Disa prej tyre u bënë adhurues të djallit, dhe jo të Zotit, nëpërmjet flijimeve, lutjeve, kërkimit të ndihmës dhe formave të tjera të adhurimit të djallit. Disa hebrenj e adhurojnë djallin. Edhe disa pjesëtarë të këtij kombi e adhurojnë djallin, dhe jo Zotin.”

“Aktivitet: Studenti duhet të shkruajë një ese për rrezikun nga imitimi i të pafeve.”


KLASA E NËNTË

“Konflikti ndërmjet kësaj umma-je (bashkësisë myslimanë) dhe hebrenjve dhe të krishterëve i ka bërë ballë kohës, dhe do të vazhdojë aq sa të dojë Zoti.”

“Është pjesë e urtësisë së Zotit që lufta ndërmjet myslimanëve dhe hebrenjve do të vazhdojë deri në ditën e gjykimit.”

“Myslimanët do të triumfojnë ngase janë me të drejtën. Ai që është me të drejtën gjithmonë do të fitojë, edhe nëse shumica e njerëzve janë kundër tij.”


KLASA E DHJETË

Teksti i klasës së dhjetë për jurisprudencë mëson se jeta për jomyslimanët (si dhe për gratë, dhe rrjedhimisht, edhe për skllevërit) vlen vetëm sa një pjesëz e jetës së një “burri të lirë mysliman.” Paratë e gjakut janë shpagim që i bëhet viktimës ose familjes së viktimës për vrasje ose lëndim:
“Taksa e gjakut për një të pafe të lirë. [Sasia e saj] është gjysma e parave të gjakut për një burrë mysliman, qoftë ai nga “ithtarët e librit”, qoftë nga të tjerët (jo nga “të librit”, d.m.th. paganë, zoroastrianë etj).
“Paratë e gjakut për një grua: Gjysma e parave të gjakut për një burrë, në përputhje me fenë e tij. Taksa e gjakut për një grua myslimane është gjysma e parave për një burrë mysliman, dhe taksa e gjakut për një grua jomyslimane (kafir) është sa gjysma e parave për një burrë jomysliman.”


KLASA E NJËMBËDHJETË

“Përshëndetja “Selamu alejkum [Paqja qoftë mbi ty]” është vetëm për besimtarët. Ajo nuk mund t’u thuhet të tjerëve.”


“Nëse shkoni në një vend ku ka myslimanë dhe të pafe, duhet të ofroni përshëndetjen për myslimanët.”

“Mos iu bind atyre [të krishterëve dhe hebrenjve] në rrugë të ngushtë në shenjë nderimi dhe respekti.”


KLASA E DYMBËDHJETË



“Xhihadi në rrugën e Zotit – që përbëhet nga lufta lundër pabesimit, shtypjes, padrejtësisë dhe bërësve të tyre – është kulminacion i Islamit. Kjo fe është ngritur nëpërmjet xhihadit dhe nëpërmjet xhihadit është ngritur lart flamuri i saj. Ai është një nga veprat më fisnike, që të afrojnë te Zoti, dhe prej akteve më madhështore të bindjes ndaj Zotit.”

Nina Shea, drejtoreshë e Qendrës për Liri fetare në "Freedom House".

Ajo që është vërtetë shqetësuese, është kontigjenti i qindra studentëve shqiptarë, që studiojnë në Arabinë Saudite, fryma që ata marrin, duke shkaktuar vërtetë tronditje në islamin e moderuar në Shqipëri, që ka qenë dhe mbetet deri më sot, faktor kryesor i tolerancës unike fetare në vendin tonë. (S.I)

Tërheqja e lekëve nga bankomati

Proçedura mashkull - femër !



Procedura e meshkujve:


1. Afrohet me autoveturën tek bankomat-i.
2. Ul xhamin.
3. Fut kartën në bankomat dhe shkruan PIN-in.
4. Shkruan shumën e dëshiruar.
5. Tërheq kartën, paratë dhe faturën.
6. Mbyll xhamin.
7. Niset.




Procedura e femrave.

1. Afrohet me autoveturën tek bancomat-i.
2. Ecën mbrapsh derisa dritarja të jetë në një drejtim me bankomat-in.
3. Rindez motorin e makinës së i është fikur.
4. Ul xhamin.
5. Gjen çantën dhe zbras çdo gjë në sedilen e pasagjerit për të gjetur kartën.
6. Merr kutinë e tualetit dhe trukohet duke u parë në pasqyrë.
7. Provon te fus kartën në bankomat.
8. Hap derën për të shkuar te bankomati sepse automjeti është larg tij.
9. Fut kartën.
10. Rifut kartën në drejtimin e saktë.
11. Rizbras çantën për të gjetur axhendën me PIN-in, të shkruar prapa kopertinës.
12. Fut PIN-in.
13. Shtyp Cancel dhe fut PIN-in saktësisht.
14. Shkruan shumën e dëshiruar.
15. Tërheq paratë dhe faturën.
16. Zbras sërisht çantën për të gjetur portofolin, që të fus paratë.
17. Vendos faturën bashkë me bllokun e çeqeve.
18. Kontrollon lukun edhe një herë.
19. Niset, ecën 2 metra.
20. Kthehet mbrapsh serisht tek bankomati.
21. Heq kartën.
22. Zbras përsëri çantën, gjen portofolin dhe vendos kartën në vendin e vet.
23. Rishikon lukun.
24. Rindez motorin, që ndërkohë i ishte fikur.
25. Ecen 5 -6 kilometra.
26. Ul frenat e dorës.

Sundues i bixhozit, i klubit, i zemrave si dhe Mbret i diamantëve

Princi egjiptian Faruk erdhi në fron në vitin 1936. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë, e cila në fakt kishte gjak të përzierë egjiptian-francez-shqiptar.

Mbreti Faruk

Faruk i I-rë, Mbret i Egjiptit e Sudanit, Sundues i Nubias, Kordofanit dhe i Darfurit.

Mbretërimi i tij, 28 prill 1936 - 26 Korrik 1952

Lindur në 11 shkurt 1920
Vendlindja Kajro, Egjipt
Vdiq në 18 mars 1965 në moshën 45 vjeçe
Vend i vdekjes Romë, Itali
Shkaku i vdekjes i panjohur
Varrosur fillimisht në Romë e më pas në Kajro
Paraardhësi, Fuad I
Pasardhësi, Fuad II
Bashkëshorte, Safinaz Zulfikar, Nariman Sadek & Irma Capece Minutolo (e pa zyrtarizuar)
Pasardhësit, Princeshë Farial (1938 -), Princeshë Fevzia (1940-2005), Princeshë Fadia (1943-2002) dhe Mbreti vetëm i Shpallur Fuad i II.
Bir i Fuad-it të I-rë dhe nënës Nazlije Sabriut.
Besimi fetar, Islam.


Mbreti Faruk


Mbreti Faruk ishte sundimtari i dhjetë nga Dinastia e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit në Mbretërimin e Egjiptit dhe Sudanit, duke pasuar babanë e tij, Fuadin I që vdiq në 1936 dhe qe ishte konsideruar mbreti i parë egjiptian. Titulli i plotë i tij ishte "Madhëria e Tij Faruk I, nga hiri i Perëndisë, mbreti i Egjiptit dhe Sudanit, Sunduesi i Nubias, Kordofanit, dhe e Darfurit."
Faruku u përmbys nga një revolucion egjiptian, tip ala socialist që u mbështet nga BS dhe Tito në vitin 1952. Faruku u detyrua të abdikojë në favor të tij djalin e mitur, Ahmed Fuad, i cili e pasoi atë si Mbret duke u quajtur Mbreti Fuad II.
Faruku vdiq në mërgim në Itali në rrethana shumë të dyshimta, për të cilën vdekje, kurrë nuk u bënë hetime. Motra e tij është Fevzia Shirin, si gruaja e parë dhe njëkohësisht ish Mbretëreshë e Iranit duke qenë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi e cila rron akoma në Zvicër.

Mbretërimi dhe Pangopësia

Mbreti egjiptian Faruk.


Princi Faruk erdhi në fron në vitin 1936, siç u tha më lartë. Mbreti i ri në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe do të kontrollonte tërë punët e mbretërisë, megjithatë, derisa ai u bë 18 vjeç nuk i pati të gjitha kompetencat e Mbretit pasi një këshill prej disa vetash bënte punën e tij. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë e cila, në fakt kishte gjak të përzierë egjiptian-francez-shqiptar. Para vdekjes së babait të tij, ai ishte arsimuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore, Uluiç, Angli. Pas kurorëzimit të tij, në moshën 16 vjeçare, Faruku mbajti një fjalim në radion publike të vendit. Ishte hera e parë që në Egjipt, Mbreti i fliste drejtpërsëdrejti popullit të vet në mënyrë të tillë: “Me që është vullneti i Zotit të vë mbi supet e mia një barrë të tillë, në një moshë kaq të njomë, unë marr përsipër ta kryej atë me nder e përkushtim…dhe jam i përgatitur për të gjitha sakrificat në rrugën e detyrës time ... Jam krenar për besnikërinë tuaj, ashtu siç betohem të jem edhe unë ndaj jush e Perëndisë. Le të punojmë së bashku. Ne do të kemi suksese dhe do të jemi të lumtur. Lavdi atdheut!”

Në moshën 18 vjeçare ai tashmë ishte një i ri bukurosh që ishte i kënaqur me gjithçka dhe dukej në publik tepër ekstravagant, impulsiv, egoist, mendjemadh. Pasuria e tij ishte jashtëzakonisht e madhe. Këshilli i dha tërë kompetencat dhe ai tashmë dukej akoma me ekstravagant. Gjëja e parë që bëri ishte urdhri që të kishte në dispozicion disa qindra makina luksoze të tipit Rolls-Rojses të shpërndara nëpër Evropë ku ai filloi të frekuentonte klubet shumë të shtrenjta evropiane dhe dyqanet me të kripura të botës. Gjëja e dytë që bëri ishte blerja e disa dhjetëra jahteve luksoze për shëtitje në det dhe gjeja e tretë ishte blerja pa masë e xhevahireve dhe gurëve të tjerë të çmuar nga Van Cleef & Arples. Më vonë i lindi pasioni për tokën dhe bleu disa mijëra hektarë ku ndërtoi mbi 40 pallate madhështore të cilat i mbushi me gjëra antike shumë të shtrenjta, po ashtu bleu shumë vepra arti nga më të shtrenjtat. Lakmia e tij ishte e papërmbajtur dhe pangopësia e pafundme.
Sa më shumë që rritej aq më shumë i shtohej lakmia për të blerë gjithçka. Ai arriti deri atje sa kur shkonte vizita nëpër vende të tjera të botës dhe shikonte që dikush kishte diçka të veçantë, hynte menjëherë në pazar për ta blerë, kështu ai bleu kundrejt vlerave të jashtëzakonshme në ar, disa relikte si p.sh, shpatën e Shahut të Iranit kur ishte në Iran, orën e xhepit të Uinston Çërçillit kur ishte në Londër, etj. Njerëzit e thjeshtë shpesh bëheshin viktima të egoizmit dhe lakmisë se tij. Gra dhe vajza të shumta të Egjiptit u bënë pre e epshit të tij seksual. Populli filloi ta quajë "Hajduti i Kajros". Kjo gjë ishte një nga arsyet që në vitin 1952 ai do te vihej në shënjestrën e një puçi ushtarak të udhëhequr nga ushtarakët e grupit të “Oficerëve të Lirë”, Gamal Abdel Nasser dhe Muhammad Naguib.
Kulmi i hajdutërisë së tij do ta arrinte ne vitin 1944 kur vdiq i ati i Shahut të Iranit, Reza Shah Pahlavi, në Johannesburg. Trupi i tij fluturoi drejt Egjiptit në rrugën e tij për në Iran. Gjatë qëndrimit të trupit të të ndjerit në Egjipt ku ju bënë dhe nderime, Faruku urdhëroi që ta lenë vetëm me kufomën për pak momente. Kur trupi i shahut të vdekur mbërriti në Iran, u zbulua se shpata e florinjtë e tij mungonte! Që nga Johanesburgu, për asnjë çast trupi i të ndjerit nuk ishte lënë vetëm përveç rastit të Mbretit Faruk, kështu që dyshimi ra mbi të. Kjo gjë çuditi tërë mbretërinë e Iranit, por jo mbretërinë e tij, e cila qe mësuar me hajdutërinë e paskrupullt të Mbretit Egjiptian.

Faruk ishte një i dashuruar dhe joshës i papërmbajtur i jetesës mbretërore. Edhe pse ai tashmë kishte mijëra hektarë tokë, dhjetëra pallate, dhe qindra makina, mbreti i ri shpesh do të udhëtonte për në Evropë për një pazar të ri duke shtuar zemërimin e shumë ndjekësve të tij.

Ai në fillim të mbretërimit ishte shumë popullor dhe bujar. Për shembull. Ai ndalonte shpesh diku nëpër fshatra dhe festonte bashkë me fshatarët. Ai kur takohej me njerëz të thjeshtë nuk linte gjë pa u premtuar, bile zotohej se do ta zbriste për ata edhe Diellin në tokë! I qeshur, i bukur, fjalë ëmbël, tërë populli i Egjiptit u gënjye dhe e ndoqi me besnikëri nga pas. Faruk fillimisht ishte vërtetë inkurajues për popullsinë, kështu ai bëri disa gjëra që populli i donte. Përsa i përket politikës pushtetore, Mbreti Faruk do të sundonte Egjiptin në mënyrën e trashëguar nga paraardhësit e tij duke aplikuar një metodë moderne të pushtetit. Ndërtimet e stilit evropian që edhe sot e kësaj dite janë në Kajro, janë bërë në kohën e mbretërisë së Mbretit Faruk. Madje, Egjipti konsiderohej si një shtet modern, i civilizuar, properëndimor e proamerikan falë Mbretit Faruk. Me ardhjen në pushtet të “Oficerëve të Lirë” të udhëhequr nga kryetari Abdul Al Naseri, Egjipti u kthye në një shtet të tipit diktatorial dhe vazhdon të jetë akoma i tillë.


Faruk


Ai mburrej shpesh për gjakun e tij egjiptian nga nëna dhe nuk bënte asnjë fjalë për gjakun shqiptar nga babai. Populli në fakt nuk e dinte se ai kishte gjak të huaj (shqiptar) por miqtë e tij dhe sferat e larta intelektuale e dinin, dhe sigurisht që ndjenin njëfarë xhelozie që një shqiptar të ishte mbret i tyre. Kështu që dolën armiqtë e parë disa prej të cilëve ai i shtypi me egërsi.
Gjatë vështirësive të Luftës së Dytë Botërore, Faruku mbeti asnjanës, ai e kishte mirë me anglezët që i kishte brenda në Egjipt qysh nga koha e gjyshit të tij i cili i kishte thirrur për ndihmë në Aleksandri dhe ata kishin ngelur atje…Po ashtu ai mbajti lidhje të njëllojta si me Italinë Fashiste e Gjermaninë Naziste ashtu dhe me Boshtin Anti Nazi-Fashist. Ka një histori të pakonfirmuar që Faruku dhe ambasadori britanik Sir Miles Lampson kishin bërë një marrëveshje ku Faruku të shpëtonte italianët tek anglezët (gruaja e Lampsonit ishte një italiane) dhe anglezët t´i shpëtonte tek italianet! Faruku kësaj marrëveshje ja doli mbanë.
Po ashtu mendohet se në datën 8 gusht 1951, Mbreti Faruk ka qenë bashkë Mbretin Zog dhe nipin i tij Tati kur u pritën në Departamentin e Shtetit për një vizitë ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zëvendës sekretar për çështjet Evropiane. Ata diskutuan gjatë me Grac Jaceviçin dhe oficerët e tjerë të lartë të CIA-s lidhur me arsyet e dështimeve të njëpasnjëshme të misioneve që kishin desantuar në Shqipëri. Nga ky moment, ndoshta, Enver Hoxha është betuar se do ti vrasë të dy mbretërit bastardë e antishqiptarë!

Përmbysja e Mbretit të Qejfit.

Siç e thamë më lartë, pas Luftës së Dytë Botërore Mbreti Faruk u dha i tëri pas qejfit dhe nga një djalë i bukur dhe i hequr që kishte qenë erdhi dhe u bë rrumbullak duke shtuar në peshë nga grykësia e tij shumë e madhe. Faruku kishte sy blu, fytyrë të bardhë dhe flokë të zi. Ishte i gjatë dhe i bukur. Ai fitoi një peshë të madhe që arriti mbi në 136 kg. Punëve mbretërore pothuajse ua vari fare dhe nuk kishte më asnjë interes të dëgjonte se çfarë bëhej në mbretërinë e tij! Korrupsioni filloi të vrapoi me galop. Ishte koha kur Palestina humbi 78% të tokave të saj nga krijimi I shtetit të ri të hebrenjve. Arabët po egërsoheshin. Pakënaqësia publike kundër Farukut u rrit jashtëzakonisht. Së fundi do të vinte revolta dhe si pasojë më 23 korrik 1952 ajo do të triumfonte. Lëvizja revolucionare nën Muhammad Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, kishte bërë një grusht ushtarak. Faruk u detyrua të heq dorë nga pushteti dhe shkoi në mërgim, në Monako të Italisë, ku jetoi pjesën tjetër të jetës së tij. Menjëherë pas përmbysjes së tij, Faruku shpalli Ahmed Fuad, djalin e tij foshnjë gjashtë muajsh, si Mbret Fuati i II, por kundra të gjitha qëllimeve të tij, Egjipti ishte tani nën qeverisen e Naguib-it dhe Naser-it. Më 18 qershor, 1953, Qeveria Revolucionare shfuqizoi zyrtarisht Monarkinë duke i dhënë fund 148 vjetëve të sundimit të Dinastisë së shqiptarit Mehmet Ali Pasha. Egjipti u shpall republikë e cila nxori në ankand tërë pasurinë e Farukut. Ai mundi të marrë me vete vetëm 1933 monedha floriri pesëshe që kishin në një anë të faqes shqiponjën dy kokëshe. Këto monedha ishin gjëja më e shtrenjtë dhe më e famshme e tij. Pjesa tjetër e floririt mbretëror u zhduk.

Mërgimi dhe Vdekja

Jahti Mbretëror "Mahroussa", me Farukun dhe familjen e tij brenda, la portin e Aleksandrisë në vjeshtën e 1952-shit duke u zhdukur kështu njëherë e përgjithmonë një prej dinastive mbretërore më të famshme në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht për origjinën e saj shqiptare. Dinastia e shqiptarit të Kavallës, me origjinë nga Zëmblaku i Korçës, Mehmet Aliut, ushtarit trim turk që me shpatë në dorë, kishte thirrur ndjekësit e tij që ta ndiqnin drejt majës së pushtetit në Misirin e largët. Pushtet të cilin, vetëm tashti, pas 148 vjetësh, ja hoqën nga dora Dinastisë së tij dhe pinjollëve të saj shqiptarë.

Jahti “Mahroussa” mbante në bord Mbretin e fundit të Egjiptit, rrethuar si stërgjyshi i tij, vetëm me roje besnike shqiptare. Jahti rrëshqiste drejt të panjohurës njëlloj si atëherë kur Mehmet Aliu me 300 shqiptarë, në kuvertën e një anije luftarake turke, rrëshqiste drejt të panjohurës në Egjiptin Mamluk dhe bonopartian!
Fillimisht, Faruku mbërriti në Monako, dhe më pas në Romë, Itali. Në 1959, ai mori shtetësinë italiane.

Ai vdiq në “Ile de France” restorant në Romë, Itali, më 18 mars 1965. Sipas dëshmive ai u rrëzua në tavolinë kur ishte duke darkuar. Ndërsa disa thonë se ai ishte helmuar. Kurrë nuk u krye një autopsi zyrtare mbi trupin e tij. Njerëzit e Farukut kanë kërkuar që ai të varrosej në xhaminë Al Rifa´i në Kajro, por kërkesa e tyre ishte mohuar nga ana e qeverisë nën egjiptianin Gamal Abdel Nasser, dhe ai u varros në Itali. Më vonë trupi i tij u përcoll për në Egjipt dhe u varros në varrin e Ibrahim Pashës, Komandanit Legjendar që ishte djalë, nip dhe kushëri i Mehmet Pashës.

Martesat

Mbreti Faruk, ishte martuar zyrtarisht dy herë, Mbretëresha e Parë quhej Safinaz Zulfikar (1921 - 1988). Ajo ishte e bija e një Pashai. Ata qenë martuar në 1938 dhe divorcuar në vitin 1948, duke pasur nga kjo martesë tre vajza. Gruaja e dytë ishte një grua e thjeshtë, Narriman Sadek (1934 - 2005). Ata u martuan në 1951 dhe u divorcuan në 1954, duke pasur vetëm një fëmijë, Mbretin e ardhshëm, Fuad i II. Duhet thënë se në mërgim në Itali, Faruk thonë se u martua (ose bashkëjetonte) më një grua të dyshimtë që quhej Irma Capece Minutolo, një këngëtare operistike. Në vitin 2005, në një intervistë të saj në RAI UNO, ajo pohoi se qe martuar me ish-Mbretin Faruk në vitin 1957.

Filma dhe citime të bërë për Mbretin Faruk

Aktori David Suçet në vitin 1950 luajti në rolin e Mbretit Faruk në filmin me titull “Mbreti Faruk”.
Në vitin 2007, një kanal televiziv arab që u përcoll nga kanali satelitor MBC shpërndau një seri televizive mbi jetën e Farukut që quhet "El Faruk Malek", me aktorin sirian Taym Hassan I cili luajti rolin kryesor.

"E gjithë bota është në revoltë. Së shpejti do të ketë vetëm pesë Mbretër; Mbretëresha e Anglisë, Sunduesi i Bixhozit, Sunduesi i Klubit, Sunduesi i Zemrave dhe Mbreti i Diamanteve". Ka thënë me humor Mbretëresha e Anglisë duke aluduar që vetëm ata të dy sundonin tërë botën! Ajo lëndën (materien) dhe Faruk shpirtin njerëzor.

"Por ky Faruk, nuk ishte fare mbipeshë, mbret plëngprishës i cili u bë objekt i Satirës Perëndimore dhe Filmave Vizatimorë. Ai ishte ende një burrë i pashëm, i gjatë dhe i dobët, idealist e patriot, me sy blu të qartë që i shkreptinin kur fliste. " Ka thënë Princesha Ashraf Pahlavi në librin: “Kujtime nga mërgimi”, 1980 (f. 57).

Faruk u përmend në një varg të Novl Covard i Ri në 1950 në një tekst kënge " Le të bjerë në dashuri” po ashtu dhe në shumë tekste e libra të tjerë që mendoj se nuk do të qe nevoja ti përmendim nga që janë shumë.

Gjuhët e Farukut

Faruk ishte i rrjedhshëm në arabisht, turqisht, anglisht, frëngjisht. rusisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Fliste pak shqip.

Kontributi Fetar

Xhamia “Al-Aksa” (që në arabisht do të thotë “më e largëta”). Sipas traditës myslimane, është vendi më i largët nga Meka, në të cilin është transportuar Muhameti gjatë Natës së Kadrit (të fatit). Ndërtesa në fillimet e shekullit VIII ishte shkatërruar krejtësisht nga tre tërmete. Më vonë bëhet seli e Templarëve për t’u kthyer në kultin islamik me Salahedinin. U rindërtua dhe u rizbukurua shpesh, sidomos gjatë pushtimit otoman. Gjatë restaurimit të fundit, në vitin 1938, mbreti Faruk i Egjiptit i bëri një tavan të ri. Musolini i Italisë i dhuroi kolonat prej mermeri të famshëm nga të Karraras. Në vitin 1966 xhamisë ju restaurua kupola, me zëvendësimin e mbulesës prej plumbi me fleta alumini. Mbi Sheshin e saj ndodhet edhe një Muze Islamik, që ruan dorëshkrime interesante, ndërmjet të cilave spikat një Kuran i epokës së mamelukëve (shekulli XIII)

Prejardhja


Mehmet Aliu


Shqiptari i parë i Dinastisë së shqiptarëve të Egjiptit ka qenë Mehmet Ali. Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zemblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalë të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmeti ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit. Ai vetë mbeti jetim herët dhe u adoptua nga një mik i shtëpisë, i cili ishte kryetar i xhandarmërisë së Kavalës. E ëma u martua me xhaxhanë e tij dhe lindi Ibrahimin që ne e njohim si djalë të Memetit pasi ai e kishte adaptuar djalë.
Detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë 4 të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë që aty nëse fshati nuk paguante taksat.
Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pavarësisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjuhë tjetër përveç shqipes të cilën nuk e shkruante gjithashtu. Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij. Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Misirit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull. Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se 1 mijë anije përshkonin Nilin. Ndërkaq qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë. Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n. “Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në histornë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji rradh fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani.”, shkruan në librin e tij Aleksandër Xhuvani.
Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve të barbarëve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij, Ibrahim Pashën, arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.
Pas betejës tjetër të 1839 që e fitoi, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu ushtritë osmane, në Konia të Anadollit, filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianeve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej. Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (lloj mbretërimi), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.
Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën e tij. Arkivoli u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s’dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.

Shqiptarët e Egjiptit


Shqiptarët në Egjipt


Sot, nuk dihet sesa shqiptarë ka në Egjipt. Atje sot ka studentë nga Kosova e Shqipëria, ka edhe biznesmenë shqiptarë. Zeno Salihi është një ferizajas nga Kosova që ka një agjenci turistike. Brenda vitit ai sjell në Egjipt deri në 70 mijë turistë të huaj. Po ashtu kemi dhe profesor Gëzim Alpion i cili ka kryer shkollën në Egjipt dhe atje pati një kompani të sukseshme biznesi. Tani ai jeton dhe punon në Angli. Shqiptarë duhet të ketë shumë por ata nuk flasin shqip dhe për ketë flet ambasadori i Egjiptit ne Tirane, Dr. Refaat El-Ansary,”Unë jam njëri prej tyre. Gjyshja ime ishte Adila Kapllan Frashëri dhe unë jam nga familja Frashëri, nga ana e nënës. Dhe ajo ishte kushërirë e parë me Naim dhe Sami Frashërin. Ne kemi një respekt të madh për familjet me origjinë shqiptare, të cilat janë egjiptiane, por nuk e mohojnë origjinën...”
Me historinë e Egjiptit kanë arsye të krenohen shqiptarët, pasi do të ishin pikërisht ata që hodhën themelet e shtetit bashkëkohor, që do të kryenin reformat e para e do të arrinin të sillnin modernizmin në tokën e sfinksit.


Dinastia e Mehmet Ali Pashës


Mehmet Ali Pasha
(1805 - 1848)
Ibrahim Pasha
(1848)
Abaz Hilmi I.
(1849 - 1854)
Muhamed Said
(1854 - 1863)
Ismail Pasha
(1863 - 1867)
Kadit e Egjiptit
Ismail Pasha
(1867 - 1879)
Tafiq
(1879 - 1892)
Abaz Hilmi II.
(1892 - 1914)
Sulltanët e Egjiptit
Husen Qamil
(1914 - 1917)
Fuad I i Egjiptit
(1917 - 1922)
Mbretrit e Egjiptit
Fuad I i Egjiptit
(1922 - 1936)
Faruku i Egjiptit
(1936 - 1952)
Fuad II i Egjiptit
(1952 - 1953)


Mehmet Ali Pasha


Referencat:
1-Ashraf Pahlavi, Siri, "Ndesh në një pasqyrë", Englewood Cliffs: Çirak-Hall, Inc, 1980
2-McLeave, “Faraoni i Fundit: Faruk i Egjiptit”, New York: Pub McCall. Co, 1970, 1969 ISBN 0841500207.
3-“Mbreti i ri, Shqetsim i Vjetër”, Time Magazine, 11 Maj, 1936.
4-Sadat, Jehan, "Një grua nga Egjipti", New York: Simon & Shuster, 1987 ISBN 0671540713
5-Stadiem, Uilliam,“Jeta dhe vdekja tragjike e Mbretit Faruk”, New York: Carroll & Pub Graf, 1991 ISBN 0881846295
6-“Shqiptarët që qeverisën Egjiptin 150 vjet” Tirana Observer, nga T.O. 15 janar 2008.
7-Revista “Familja”, “Jetë Njerzish-Themelimi i Egjyptit Modern” nga D.Bitraku.Nr.2 Mars 2008. Etj.

Agim Bacelli -21 gusht 2009

Burri që nuk tradhëton kurrë gruan e tij, ka karakter të dobët!

E kemi dëgjuar nga breza më të vjetër këtë mendim , por të shprehur në mënyrë më të rezervuar. Tani është një autore franceze, që del në këtë konkluzion në librin e saj më të ri ; "Burrat, dashuria dhe tradhëtia".

Marisa Vajan , kjo autore franceze , e divorcuar nga një martese besnike, para shume vitesh dhe me shumë përvojë jetësore , duket se ka për mision, rehabilitimin e tradhëtisë bashkëshortore me librin e saj.
Ajo shkon deri aty sa tradhëtinë në çift ta quajë si shenjë të mirë, si diçka që tregon se çifti po jeton, po shijon, po konsumon, po gëzon dhe fundja - thotë ajo - A nuk eshte kjo jeta?

Foto e shkëputur nga filmi që ndezi shumë debate, "Tradhëtia"


Statistikat e publikuara në librin e saj, tregojnë së katër francezë në dhjetë, e tradhëtojnë gruan dhe se: Burrat besnikë janë ata që kanë karakter të dobët, sepse tek ta babai s'ka qenë shumë i pranishëm fizikisht ose moralisht, që t'iu formonte karakterin e burrit të vërtetë.

Besnikët kanë në mendjen e tyre nje imazh krejtësisht të idealizuar të babait në familje dhe të rolit të tij. Ata nuk janë aspak elastikë dhe ju mungon fantazia. Si rezultat i këtij idealizmi dhe për këtë arsye nuk janë ashtu siç duhet të jenë, në rolin e tyre të vërtetë.

Burrat në përgjithësi thekson ajo , nuk tradhtojnë sepse nuk i duan më gratë e tyre , përkundrazi. Thjeshtë ngaqë kanë nevojë për më shumë liri , më shumë oksigjen, më shumë adrenalinë edhe pse në shpirt janë monogamë. Këta burra nuk duhen ndëshkuar për tradhtitë e bëra , pasi nuk arrijnë ti shmangin dot ato dhe gruaja duhet ti përjetojë këto tradhëti si çliruse edhe për veten e saj dhe të jetës së çiftit.

Do isha shumë kurioz për të parë reagimet, që do të shkaktonte në mentalitetin shqiptar, ky botim i kësaj autoreje prestigjoze.

Hartini, forumivirtual.com, redaktoi: Stop Injorancës

Saturday, January 2, 2010

Paradoksi i kohës sonë

Sot kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla!
Kemi më shumë komoditet, por më pak kohë.


Kemi më tepër diploma por, më pak mendje të shëndoshë!
Më shumë dituri, por më pak kthjelltësi!

Kemi më tepër ekspertë, por më shumë probleme!
Më shumë mjekësi, por më pak shëndet.

Qeshim pak - Shpenzojmë pa arsye
Vozisim shpejt - Hidhërohemi edhe më shpejt.

Lexojmë pak - Zgjohemi vonë

Po e shtojmë pasurinë, por po i zvogëlojmë kriteret tona
Flasim shumë, shumë pak dashurojmë dhe shumë shpesh gënjejmë!

Kemi mësuar si të jetojmë, por jo si dhe çfarë është JETA!
Ja shtojmë vitet jetës, e jo jetën viteve!

Kemi rrugë më të gjëra, por pikëvështrime më të ngushta!
Kemi ndërtesa më të larta, por vizion më të shkurtër!

Shpenzojmë më tepër, por gjithmonë më pak kemi !
Blejmë më shumë dhe kënaqemi më pak!

Kemi shkuar madje edhe në Hënë…
…por e kemi problem ta kalojmë rrugën nga fqinjët tanë!


Zotërojmë me botën e jashtme, por jo me ate të brendshmen!
Kemi ndarë atomin, por jo paragjykimet tona!

Shkruajmë më tepër, mësojmë më pak,
Planifikojmë shumë, realizojmë pak!

Kemi mësuar të nxitojmë, por jo të presim!
Kemi të ardhura më të mëdhaja, e më pak moral!

Tentojmë në sasi, e jo në cilësi!

Prodhojmë më tepër kompjuterë, që të ruajmë sa më tepër informata dhe kopje, por bisedojmë më pak me njeri tjetrin.

Këto janë kohëra të ushqimit të shpejtë dhe përpunimit të ngadalshëm!
Kohëra të njerëzve të PASUR, por karaktereve të dobëta!


Kohëra me më tepër liri e më pak argëtim…
…më shumë lloje të ushqimit, por më pak ushqyeshmëri

Kohëra të martesave të dyfishta...
…por edhe shkurorëzimeve!

Kohëra të shtëpive moderne…
…por vendbanimeve më të shkatërruara!

Besoj, që nga dita e sotme, nuk do të ruash asgjë për çaste më speciale në jetë, sepse secila ditë në jetën tënde është speciale!!!

Kërko më pak, lexo më shumë, ulu në terasë dhe kënaqu me bukuritë natyrore, duke mos e vrarë mendjen për gjërat të tjera!

Përdore ushqimin tënd të preferuar ...
...vizito vendet të cilat të pëlqejnë!

Kalo më tepër kohë me familjen tënde dhe me shokët tu!

Shfrytëzoji enët e kristalta, mos e kurse parfumin tënd më të shtrenjtë dhe përdore atë sa herë që ke dëshirë!

Largoi nga fjalori yt frazat si : “Në njerën nga këto ditë” apo “Një ditë”. Shkruaje një letër me domethënien " Këtë Ditë ''.

T’i themi familjes dhe shokëve se sa i duam ata!
Mos ti ngadalsojmë gjërat të cilat na sjellin gaz, hare dhe lumturi në jetë.

Çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë është i posaçëm.
Kurrë nuk mund të dish se ndoshta kjo do të jetë gjëja e fundit në jetë.

Nëse je shumë i zënë për ta ndarë kohen dhe për ta derguar këte porosi atyre që i do dhe të duan, dhe i thua vetes se këte do ta bësh: “Në njerën nga këto ditë“.

Më beso or mik/mikeshë i/e dashur!
“ Në njerën nga këto ditë “

Ndoshta nuk do të jesh këtu për ta bërë!!!


Marrë nga : Ali Asllani, Redaktoi: Stop Injorancës