Princi egjiptian Faruk erdhi në fron në vitin 1936. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë, e cila në fakt kishte gjak të përzierë egjiptian-francez-shqiptar .
Mbreti Faruk
Faruk i I-rë, Mbret i Egjiptit e Sudanit, Sundues i Nubias, Kordofanit dhe i Darfurit.
Mbretërimi i tij, 28 prill 1936 - 26 Korrik 1952
Lindur në 11 shkurt 1920
Vendlindja Kajro, Egjipt
Vdiq në 18 mars 1965 në moshën 45 vjeçe
Vend i vdekjes Romë, Itali
Shkaku i vdekjes i panjohur
Varrosur fillimisht në Romë e më pas në Kajro
Paraardhësi, Fuad I
Pasardhësi, Fuad II
Bashkëshorte, Safinaz Zulfikar, Nariman Sadek & Irma Capece Minutolo (e pa zyrtarizuar)
Pasardhësit, Princeshë Farial (1938 -), Princeshë Fevzia (1940-2005), Princeshë Fadia (1943-2002) dhe Mbreti vetëm i Shpallur Fuad i II.
Bir i Fuad-it të I-rë dhe nënës Nazlije Sabriut.
Besimi fetar, Islam.
Mbreti Faruk
Faruk i I-rë, Mbret i Egjiptit e Sudanit, Sundues i Nubias, Kordofanit dhe i Darfurit.
Mbretërimi i tij, 28 prill 1936 - 26 Korrik 1952
Lindur në 11 shkurt 1920
Vendlindja Kajro, Egjipt
Vdiq në 18 mars 1965 në moshën 45 vjeçe
Vend i vdekjes Romë, Itali
Shkaku i vdekjes i panjohur
Varrosur fillimisht në Romë e më pas në Kajro
Paraardhësi, Fuad I
Pasardhësi, Fuad II
Bashkëshorte, Safinaz Zulfikar, Nariman Sadek & Irma Capece Minutolo (e pa zyrtarizuar)
Pasardhësit, Princeshë Farial (1938 -), Princeshë Fevzia (1940-2005), Princeshë Fadia (1943-2002) dhe Mbreti vetëm i Shpallur Fuad i II.
Bir i Fuad-it të I-rë dhe nënës Nazlije Sabriut.
Besimi fetar, Islam.
Mbreti Faruk ishte sundimtari i dhjetë nga Dinastia e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit në Mbretërimin e Egjiptit dhe Sudanit, duke pasuar babanë e tij, Fuadin I që vdiq në 1936 dhe qe ishte konsideruar mbreti i parë egjiptian. Titulli i plotë i tij ishte "Madhëria e Tij Faruk I, nga hiri i Perëndisë, mbreti i Egjiptit dhe Sudanit, Sunduesi i Nubias, Kordofanit, dhe e Darfurit."
Faruku u përmbys nga një revolucion egjiptian, tip ala socialist që u mbështet nga BS dhe Tito në vitin 1952. Faruku u detyrua të abdikojë në favor të tij djalin e mitur, Ahmed Fuad, i cili e pasoi atë si Mbret duke u quajtur Mbreti Fuad II.
Faruku vdiq në mërgim në Itali në rrethana shumë të dyshimta, për të cilën vdekje, kurrë nuk u bënë hetime. Motra e tij është Fevzia Shirin, si gruaja e parë dhe njëkohësisht ish Mbretëreshë e Iranit duke qenë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi e cila rron akoma në Zvicër.
Mbretërimi dhe Pangopësia
Mbreti egjiptian Faruk.
Princi Faruk erdhi në fron në vitin 1936, siç u tha më lartë. Mbreti i ri në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe do të kontrollonte tërë punët e mbretërisë, megjithatë, derisa ai u bë 18 vjeç nuk i pati të gjitha kompetencat e Mbretit pasi një këshill prej disa vetash bënte punën e tij. Si stërnip i të Madhit Mehmet Ali Pashë, Faruku ishte shqiptar nga babai dhe egjiptian nëpërmjet nënës së tij mbretëreshë e cila, në fakt kishte gjak të përzierë egjiptian-francez-shqiptar
Në moshën 18 vjeçare ai tashmë ishte një i ri bukurosh që ishte i kënaqur me gjithçka dhe dukej në publik tepër ekstravagant, impulsiv, egoist, mendjemadh. Pasuria e tij ishte jashtëzakonisht e madhe. Këshilli i dha tërë kompetencat dhe ai tashmë dukej akoma me ekstravagant. Gjëja e parë që bëri ishte urdhri që të kishte në dispozicion disa qindra makina luksoze të tipit Rolls-Rojses të shpërndara nëpër Evropë ku ai filloi të frekuentonte klubet shumë të shtrenjta evropiane dhe dyqanet me të kripura të botës. Gjëja e dytë që bëri ishte blerja e disa dhjetëra jahteve luksoze për shëtitje në det dhe gjeja e tretë ishte blerja pa masë e xhevahireve dhe gurëve të tjerë të çmuar nga Van Cleef & Arples. Më vonë i lindi pasioni për tokën dhe bleu disa mijëra hektarë ku ndërtoi mbi 40 pallate madhështore të cilat i mbushi me gjëra antike shumë të shtrenjta, po ashtu bleu shumë vepra arti nga më të shtrenjtat. Lakmia e tij ishte e papërmbajtur dhe pangopësia e pafundme.
Sa më shumë që rritej aq më shumë i shtohej lakmia për të blerë gjithçka. Ai arriti deri atje sa kur shkonte vizita nëpër vende të tjera të botës dhe shikonte që dikush kishte diçka të veçantë, hynte menjëherë në pazar për ta blerë, kështu ai bleu kundrejt vlerave të jashtëzakonshme në ar, disa relikte si p.sh, shpatën e Shahut të Iranit kur ishte në Iran, orën e xhepit të Uinston Çërçillit kur ishte në Londër, etj. Njerëzit e thjeshtë shpesh bëheshin viktima të egoizmit dhe lakmisë se tij. Gra dhe vajza të shumta të Egjiptit u bënë pre e epshit të tij seksual. Populli filloi ta quajë "Hajduti i Kajros". Kjo gjë ishte një nga arsyet që në vitin 1952 ai do te vihej në shënjestrën e një puçi ushtarak të udhëhequr nga ushtarakët e grupit të “Oficerëve të Lirë”, Gamal Abdel Nasser dhe Muhammad Naguib.
Kulmi i hajdutërisë së tij do ta arrinte ne vitin 1944 kur vdiq i ati i Shahut të Iranit, Reza Shah Pahlavi, në Johannesburg. Trupi i tij fluturoi drejt Egjiptit në rrugën e tij për në Iran. Gjatë qëndrimit të trupit të të ndjerit në Egjipt ku ju bënë dhe nderime, Faruku urdhëroi që ta lenë vetëm me kufomën për pak momente. Kur trupi i shahut të vdekur mbërriti në Iran, u zbulua se shpata e florinjtë e tij mungonte! Që nga Johanesburgu, për asnjë çast trupi i të ndjerit nuk ishte lënë vetëm përveç rastit të Mbretit Faruk, kështu që dyshimi ra mbi të. Kjo gjë çuditi tërë mbretërinë e Iranit, por jo mbretërinë e tij, e cila qe mësuar me hajdutërinë e paskrupullt të Mbretit Egjiptian.
Faruk ishte një i dashuruar dhe joshës i papërmbajtur i jetesës mbretërore. Edhe pse ai tashmë kishte mijëra hektarë tokë, dhjetëra pallate, dhe qindra makina, mbreti i ri shpesh do të udhëtonte për në Evropë për një pazar të ri duke shtuar zemërimin e shumë ndjekësve të tij.
Ai në fillim të mbretërimit ishte shumë popullor dhe bujar. Për shembull. Ai ndalonte shpesh diku nëpër fshatra dhe festonte bashkë me fshatarët. Ai kur takohej me njerëz të thjeshtë nuk linte gjë pa u premtuar, bile zotohej se do ta zbriste për ata edhe Diellin në tokë! I qeshur, i bukur, fjalë ëmbël, tërë populli i Egjiptit u gënjye dhe e ndoqi me besnikëri nga pas. Faruk fillimisht ishte vërtetë inkurajues për popullsinë, kështu ai bëri disa gjëra që populli i donte. Përsa i përket politikës pushtetore, Mbreti Faruk do të sundonte Egjiptin në mënyrën e trashëguar nga paraardhësit e tij duke aplikuar një metodë moderne të pushtetit. Ndërtimet e stilit evropian që edhe sot e kësaj dite janë në Kajro, janë bërë në kohën e mbretërisë së Mbretit Faruk. Madje, Egjipti konsiderohej si një shtet modern, i civilizuar, properëndimor e proamerikan falë Mbretit Faruk. Me ardhjen në pushtet të “Oficerëve të Lirë” të udhëhequr nga kryetari Abdul Al Naseri, Egjipti u kthye në një shtet të tipit diktatorial dhe vazhdon të jetë akoma i tillë.
Ai mburrej shpesh për gjakun e tij egjiptian nga nëna dhe nuk bënte asnjë fjalë për gjakun shqiptar nga babai. Populli në fakt nuk e dinte se ai kishte gjak të huaj (shqiptar) por miqtë e tij dhe sferat e larta intelektuale e dinin, dhe sigurisht që ndjenin njëfarë xhelozie që një shqiptar të ishte mbret i tyre. Kështu që dolën armiqtë e parë disa prej të cilëve ai i shtypi me egërsi.
Gjatë vështirësive të Luftës së Dytë Botërore, Faruku mbeti asnjanës, ai e kishte mirë me anglezët që i kishte brenda në Egjipt qysh nga koha e gjyshit të tij i cili i kishte thirrur për ndihmë në Aleksandri dhe ata kishin ngelur atje…Po ashtu ai mbajti lidhje të njëllojta si me Italinë Fashiste e Gjermaninë Naziste ashtu dhe me Boshtin Anti Nazi-Fashist. Ka një histori të pakonfirmuar që Faruku dhe ambasadori britanik Sir Miles Lampson kishin bërë një marrëveshje ku Faruku të shpëtonte italianët tek anglezët (gruaja e Lampsonit ishte një italiane) dhe anglezët t´i shpëtonte tek italianet! Faruku kësaj marrëveshje ja doli mbanë.
Po ashtu mendohet se në datën 8 gusht 1951, Mbreti Faruk ka qenë bashkë Mbretin Zog dhe nipin i tij Tati kur u pritën në Departamentin e Shtetit për një vizitë ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zëvendës sekretar për çështjet Evropiane. Ata diskutuan gjatë me Grac Jaceviçin dhe oficerët e tjerë të lartë të CIA-s lidhur me arsyet e dështimeve të njëpasnjëshme të misioneve që kishin desantuar në Shqipëri. Nga ky moment, ndoshta, Enver Hoxha është betuar se do ti vrasë të dy mbretërit bastardë e antishqiptarë!
Përmbysja e Mbretit të Qejfit.
Siç e thamë më lartë, pas Luftës së Dytë Botërore Mbreti Faruk u dha i tëri pas qejfit dhe nga një djalë i bukur dhe i hequr që kishte qenë erdhi dhe u bë rrumbullak duke shtuar në peshë nga grykësia e tij shumë e madhe. Faruku kishte sy blu, fytyrë të bardhë dhe flokë të zi. Ishte i gjatë dhe i bukur. Ai fitoi një peshë të madhe që arriti mbi në 136 kg. Punëve mbretërore pothuajse ua vari fare dhe nuk kishte më asnjë interes të dëgjonte se çfarë bëhej në mbretërinë e tij! Korrupsioni filloi të vrapoi me galop. Ishte koha kur Palestina humbi 78% të tokave të saj nga krijimi I shtetit të ri të hebrenjve. Arabët po egërsoheshin. Pakënaqësia publike kundër Farukut u rrit jashtëzakonisht. Së fundi do të vinte revolta dhe si pasojë më 23 korrik 1952 ajo do të triumfonte. Lëvizja revolucionare nën Muhammad Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, kishte bërë një grusht ushtarak. Faruk u detyrua të heq dorë nga pushteti dhe shkoi në mërgim, në Monako të Italisë, ku jetoi pjesën tjetër të jetës së tij. Menjëherë pas përmbysjes së tij, Faruku shpalli Ahmed Fuad, djalin e tij foshnjë gjashtë muajsh, si Mbret Fuati i II, por kundra të gjitha qëllimeve të tij, Egjipti ishte tani nën qeverisen e Naguib-it dhe Naser-it. Më 18 qershor, 1953, Qeveria Revolucionare shfuqizoi zyrtarisht Monarkinë duke i dhënë fund 148 vjetëve të sundimit të Dinastisë së shqiptarit Mehmet Ali Pasha. Egjipti u shpall republikë e cila nxori në ankand tërë pasurinë e Farukut. Ai mundi të marrë me vete vetëm 1933 monedha floriri pesëshe që kishin në një anë të faqes shqiponjën dy kokëshe. Këto monedha ishin gjëja më e shtrenjtë dhe më e famshme e tij. Pjesa tjetër e floririt mbretëror u zhduk.
Mërgimi dhe Vdekja
Jahti Mbretëror "Mahroussa", me Farukun dhe familjen e tij brenda, la portin e Aleksandrisë në vjeshtën e 1952-shit duke u zhdukur kështu njëherë e përgjithmonë një prej dinastive mbretërore më të famshme në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht për origjinën e saj shqiptare. Dinastia e shqiptarit të Kavallës, me origjinë nga Zëmblaku i Korçës, Mehmet Aliut, ushtarit trim turk që me shpatë në dorë, kishte thirrur ndjekësit e tij që ta ndiqnin drejt majës së pushtetit në Misirin e largët. Pushtet të cilin, vetëm tashti, pas 148 vjetësh, ja hoqën nga dora Dinastisë së tij dhe pinjollëve të saj shqiptarë.
Jahti “Mahroussa” mbante në bord Mbretin e fundit të Egjiptit, rrethuar si stërgjyshi i tij, vetëm me roje besnike shqiptare. Jahti rrëshqiste drejt të panjohurës njëlloj si atëherë kur Mehmet Aliu me 300 shqiptarë, në kuvertën e një anije luftarake turke, rrëshqiste drejt të panjohurës në Egjiptin Mamluk dhe bonopartian!
Fillimisht, Faruku mbërriti në Monako, dhe më pas në Romë, Itali. Në 1959, ai mori shtetësinë italiane.
Ai vdiq në “Ile de France” restorant në Romë, Itali, më 18 mars 1965. Sipas dëshmive ai u rrëzua në tavolinë kur ishte duke darkuar. Ndërsa disa thonë se ai ishte helmuar. Kurrë nuk u krye një autopsi zyrtare mbi trupin e tij. Njerëzit e Farukut kanë kërkuar që ai të varrosej në xhaminë Al Rifa´i në Kajro, por kërkesa e tyre ishte mohuar nga ana e qeverisë nën egjiptianin Gamal Abdel Nasser, dhe ai u varros në Itali. Më vonë trupi i tij u përcoll për në Egjipt dhe u varros në varrin e Ibrahim Pashës, Komandanit Legjendar që ishte djalë, nip dhe kushëri i Mehmet Pashës.
Martesat
Mbreti Faruk, ishte martuar zyrtarisht dy herë, Mbretëresha e Parë quhej Safinaz Zulfikar (1921 - 1988). Ajo ishte e bija e një Pashai. Ata qenë martuar në 1938 dhe divorcuar në vitin 1948, duke pasur nga kjo martesë tre vajza. Gruaja e dytë ishte një grua e thjeshtë, Narriman Sadek (1934 - 2005). Ata u martuan në 1951 dhe u divorcuan në 1954, duke pasur vetëm një fëmijë, Mbretin e ardhshëm, Fuad i II. Duhet thënë se në mërgim në Itali, Faruk thonë se u martua (ose bashkëjetonte) më një grua të dyshimtë që quhej Irma Capece Minutolo, një këngëtare operistike. Në vitin 2005, në një intervistë të saj në RAI UNO, ajo pohoi se qe martuar me ish-Mbretin Faruk në vitin 1957.
Filma dhe citime të bërë për Mbretin Faruk
Aktori David Suçet në vitin 1950 luajti në rolin e Mbretit Faruk në filmin me titull “Mbreti Faruk”.
Në vitin 2007, një kanal televiziv arab që u përcoll nga kanali satelitor MBC shpërndau një seri televizive mbi jetën e Farukut që quhet "El Faruk Malek", me aktorin sirian Taym Hassan I cili luajti rolin kryesor.
"E gjithë bota është në revoltë. Së shpejti do të ketë vetëm pesë Mbretër; Mbretëresha e Anglisë, Sunduesi i Bixhozit, Sunduesi i Klubit, Sunduesi i Zemrave dhe Mbreti i Diamanteve". Ka thënë me humor Mbretëresha e Anglisë duke aluduar që vetëm ata të dy sundonin tërë botën! Ajo lëndën (materien) dhe Faruk shpirtin njerëzor.
"Por ky Faruk, nuk ishte fare mbipeshë, mbret plëngprishës i cili u bë objekt i Satirës Perëndimore dhe Filmave Vizatimorë. Ai ishte ende një burrë i pashëm, i gjatë dhe i dobët, idealist e patriot, me sy blu të qartë që i shkreptinin kur fliste. " Ka thënë Princesha Ashraf Pahlavi në librin: “Kujtime nga mërgimi”, 1980 (f. 57).
Faruk u përmend në një varg të Novl Covard i Ri në 1950 në një tekst kënge " Le të bjerë në dashuri” po ashtu dhe në shumë tekste e libra të tjerë që mendoj se nuk do të qe nevoja ti përmendim nga që janë shumë.
Gjuhët e Farukut
Faruk ishte i rrjedhshëm në arabisht, turqisht, anglisht, frëngjisht. rusisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Fliste pak shqip.
Kontributi Fetar
Xhamia “Al-Aksa” (që në arabisht do të thotë “më e largëta”). Sipas traditës myslimane, është vendi më i largët nga Meka, në të cilin është transportuar Muhameti gjatë Natës së Kadrit (të fatit). Ndërtesa në fillimet e shekullit VIII ishte shkatërruar krejtësisht nga tre tërmete. Më vonë bëhet seli e Templarëve për t’u kthyer në kultin islamik me Salahedinin. U rindërtua dhe u rizbukurua shpesh, sidomos gjatë pushtimit otoman. Gjatë restaurimit të fundit, në vitin 1938, mbreti Faruk i Egjiptit i bëri një tavan të ri. Musolini i Italisë i dhuroi kolonat prej mermeri të famshëm nga të Karraras. Në vitin 1966 xhamisë ju restaurua kupola, me zëvendësimin e mbulesës prej plumbi me fleta alumini. Mbi Sheshin e saj ndodhet edhe një Muze Islamik, që ruan dorëshkrime interesante, ndërmjet të cilave spikat një Kuran i epokës së mamelukëve (shekulli XIII)
Prejardhja
Mehmet Aliu
Shqiptari i parë i Dinastisë së shqiptarëve të Egjiptit ka qenë Mehmet Ali. Është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zemblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalë të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmeti ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit. Ai vetë mbeti jetim herët dhe u adoptua nga një mik i shtëpisë, i cili ishte kryetar i xhandarmërisë së Kavalës. E ëma u martua me xhaxhanë e tij dhe lindi Ibrahimin që ne e njohim si djalë të Memetit pasi ai e kishte adaptuar djalë.
Detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë 4 të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë që aty nëse fshati nuk paguante taksat.
Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pavarësisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjuhë tjetër përveç shqipes të cilën nuk e shkruante gjithashtu. Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij. Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Misirit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull. Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se 1 mijë anije përshkonin Nilin. Ndërkaq qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë. Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n. “Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në histornë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji rradh fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani.”, shkruan në librin e tij Aleksandër Xhuvani.
Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve të barbarëve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij, Ibrahim Pashën, arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.
Pas betejës tjetër të 1839 që e fitoi, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu ushtritë osmane, në Konia të Anadollit, filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianeve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej. Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (lloj mbretërimi), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.
Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën e tij. Arkivoli u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s’dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.
Shqiptarët e Egjiptit
Sot, nuk dihet sesa shqiptarë ka në Egjipt. Atje sot ka studentë nga Kosova e Shqipëria, ka edhe biznesmenë shqiptarë. Zeno Salihi është një ferizajas nga Kosova që ka një agjenci turistike. Brenda vitit ai sjell në Egjipt deri në 70 mijë turistë të huaj. Po ashtu kemi dhe profesor Gëzim Alpion i cili ka kryer shkollën në Egjipt dhe atje pati një kompani të sukseshme biznesi. Tani ai jeton dhe punon në Angli. Shqiptarë duhet të ketë shumë por ata nuk flasin shqip dhe për ketë flet ambasadori i Egjiptit ne Tirane, Dr. Refaat El-Ansary,”Unë jam njëri prej tyre. Gjyshja ime ishte Adila Kapllan Frashëri dhe unë jam nga familja Frashëri, nga ana e nënës. Dhe ajo ishte kushërirë e parë me Naim dhe Sami Frashërin. Ne kemi një respekt të madh për familjet me origjinë shqiptare, të cilat janë egjiptiane, por nuk e mohojnë origjinën...”
Me historinë e Egjiptit kanë arsye të krenohen shqiptarët, pasi do të ishin pikërisht ata që hodhën themelet e shtetit bashkëkohor, që do të kryenin reformat e para e do të arrinin të sillnin modernizmin në tokën e sfinksit.
Dinastia e Mehmet Ali Pashës
Mehmet Ali Pasha
(1805 - 1848)
Ibrahim Pasha
(1848)
Abaz Hilmi I.
(1849 - 1854)
Muhamed Said
(1854 - 1863)
Ismail Pasha
(1863 - 1867)
Kadit e Egjiptit
Ismail Pasha
(1867 - 1879)
Tafiq
(1879 - 1892)
Abaz Hilmi II.
(1892 - 1914)
Sulltanët e Egjiptit
Husen Qamil
(1914 - 1917)
Fuad I i Egjiptit
(1917 - 1922)
Mbretrit e Egjiptit
Fuad I i Egjiptit
(1922 - 1936)
Faruku i Egjiptit
(1936 - 1952)
Fuad II i Egjiptit
(1952 - 1953)
Referencat:
1-Ashraf Pahlavi, Siri, "Ndesh në një pasqyrë", Englewood Cliffs: Çirak-Hall, Inc, 1980
2-McLeave, “Faraoni i Fundit: Faruk i Egjiptit”, New York: Pub McCall. Co, 1970, 1969 ISBN 0841500207.
3-“Mbreti i ri, Shqetsim i Vjetër”, Time Magazine, 11 Maj, 1936.
4-Sadat, Jehan, "Një grua nga Egjipti", New York: Simon & Shuster, 1987 ISBN 0671540713
5-Stadiem, Uilliam,“Jeta dhe vdekja tragjike e Mbretit Faruk”, New York: Carroll & Pub Graf, 1991 ISBN 0881846295
6-“Shqiptarët që qeverisën Egjiptin 150 vjet” Tirana Observer, nga T.O. 15 janar 2008.
7-Revista “Familja”, “Jetë Njerzish-Themelimi i Egjyptit Modern” nga D.Bitraku.Nr.2 Mars 2008. Etj.
Agim Bacelli -21 gusht 2009
No comments:
Post a Comment