Që kur isha fëmijë, mami më paralajmëronte mua për gjëra të tilla si të ndenjurit shumë afër televizorit, të dalurit jashtë me kokë të lagur apo moslënja e tretjes së ushqimit, para se të notoja etj. Ajo edhe më mbushte mëndjen se po të haja Pop Rocks (karamele që shkrijnë në gojë dhe bëjnë zhurmë sikur po kërcasin) dhe të pija pije me gaz, stomaku im do të shpërthente.
Ndërsa unë tani, që mund të dëshmoj me fakte se Pop Rocks dhe pija me gaz faktikisht nuk të dëmtojnë asgjë në trup (përvec një ndjenje të gëzueshme në gojë), po për ato këshillat e tjera të nënës?
A ka ndonjë të vërtetë, apo ishin thjeshtë taktika për të na friksuar?
Ndërsa unë tani, që mund të dëshmoj me fakte se Pop Rocks dhe pija me gaz faktikisht nuk të dëmtojnë asgjë në trup (përvec një ndjenje të gëzueshme në gojë), po për ato këshillat e tjera të nënës?
A ka ndonjë të vërtetë, apo ishin thjeshtë taktika për të na friksuar?
Në qoftë se nuk pret një orë pasi ke ngrënë para se të futesh në ujë, do të të dhëmbi stomaku dhe do të mbytesh.
False. Ideja prapa kësaj është se kur gjaku juaj shkon në stomakun tuaj për t'ju ndihmuar të tret ushqimin, ti nuk do të kesh qarkullim gjaku të mjaftueshme për të mbajtur duart dhe këmbët tuaja të punojnë siç duhen (kur shkon për të notuar). Kjo këshillë fitoi popullaritet në vitet 1950 dhe 1960, kur fëmijët gëzonin pishinat publike, liqenet dhe lumenjtë më me pak kujdestari sic janë tani lifeguards. Si rezultat, prindërit gjetën një mënyrë për të mbajtur fëmijët larg ujit disa minuta pasi kishin ngënë drekë. Por sipas HowStuffWorks, ne kemi shumë gjak për të mbajtur të gjitha pjesët tona të tjera të trupit në punë. Disa notarë në gara hanë diçka menjëherë përpara një gare për t'i dhënë atyre energji që duhet të dalin mirë. Gjithashtu, gjatë ushtrimit, organet tona prodhojë adrenalinë që në fakt ndihmon që të japë oksigjen muskujve që u nevojitet më shumë.
Mos rri shumë afër televizorit se përndryshe do të verbohesh.
False. Megjithëse do të keni një dhimjë kokë, ju nuk do të humbni shikimin duke parë televizor afër. Ju mund të vuajni nga lodhja e syve, megjithatë, të njëjtin rezultat ka edhe kur lexon poshtë një dritë të zbehtë. E vetmja gjë që nuk i bën mirë syrit janë fotografitë dhe ngjyrat e ndezura që lëvizin me shpejtësi në ekran (mendoni këtu videogames). Le të mos harrojmë incidentin e Pokemon të vitin 1997, kur qindra fëmijë në Japoni pësuan konfiksim nga sytë e tyre gjatë episodeve me filma vizatimore (ngjyrat dhe levizjet e shpejta). Më mirë të jeni të sigurt se sa keq, thonë ekspertët, është rekomanduar të ulesh larg televizorit 1.5 deri në 2 metra.
Mos i kërcit kycet se do të bëheni me atrit.
False. Kjo është një nga ato vërejtjet që ju do të dëshironit të ishte e vërtetë (ju që ju bezdis kjo gjë). Por sipas WebMD, nuk ka dëshmi se kërcitja e kyceve të dorës- që shkakohet kur kockat tërhiqen krijojnë një poc të vogël ajri dhe që thyen lidhjen midis dy kyceve - të çon drejtë atririt. Rreth një e katërta e njerëzve në Shtetet e Bashkuara angazhohen në kërcitjen e kyceve të dorës, e cila mund të shkaktojë reduktim në shtrngim ose dobëson gishtat. Kështu, ndërsa kjo nuk të çon drejtë artrit, nuk është zakon i mirë.
Mos urino në pishinë se do ta marrin vesh pasi uji bëhet i kuq.
False. Por urina në ujë mund të shkaktojë irritime si krruajtje, sytë e fryrë ose kollë. Kur noton dhe djersin apo urinon në ujin e pishinës, lëngjet trupore kombinuar me klorin krijojë komponimin kimik të njohur si chloramines, sipas CDC. Pra, vërtëtë s'do ta marrë vesh njeri, por ju lutem... mos e bëni këtë.
Nga çumçakizi do të të ngjiten zorrët nëse e kapërcen atë.
False. Jo shumë e dinë se si doli kjo këshillë, por Snopes gjeti se në pakot e çumçakizit thote se ai është i "patretshem". Mbase ai nuk do të tretët si çdo ushqim tjetër, por ai do të dali nga sistemi si çdo gjë tjetër pa dëme.
Mos dilni jashtë me flokë të lagur se do të sëmureni.
False. Sipas Dr. Rob Danoff i faqjes se MSN Shëndeti dhe Fitness, gjëja e vetme që mund të na sëmuri është ekspozimi ndaj një virusi. Mënyra më e zakonshme për të kapur një të ftohtë është marrja frymë në ajrin ku ndodhen grimca virale lëshuar nga kolla ose tështima e një personi të sëmurë. Danoff gjithashtu sugjeron që të mos prekni sytë, hundën, ose gojë me gishtat e palarë që mund të kenë pasur kontakt me një virus/bacteria.
Pra, cfarë mësuam?
Shumica e këshillave që na janë dhënë, janë vërtetuar false, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ofrojnë asnjë vlerë për fëmijët. Ai nuk mund të mbeten në sistemin tuaj për shtatë vjet dhe do të ngjisi zorrët tuaja, por a është përtypja e çumçakizit një idenë e mirë? Do bëhemi me atrit duke kërcitur gishtat? Jo, por prap e dimë që është zakon jo i mirë.
Mamatë vetëm kanë dashur të mirën tonë.
Për Forumin Virtual,KarameleZana.
Ju kujtohet ndonjë tjetër këshillë prindërore, që sot mund t'iu duket qesharake, por që padyshim edhe ju mund ta përdornit tek fëmijët tuaj sot apo nesër.
No comments:
Post a Comment