Sunday, September 20, 2009

Pse Rusia ka qenë përherë armike e betuar e kombit shqiptar ?

Përralla serbe "Kosova, djepi i Serbisë"



Përrallën e kamotshme serbe se Kosova na qenka "djepi" i Serbisë, politika ruse vjen dhe e shtjellon, e zhvillon dhe e zgjeron më tej, duke realizuar kësisoj ngulitjen, rrënjosjen në mendësinë e mbarë opinionit publik rus të një psikologjie të dëmshme që qëndron shumë larg të vërtetës historike.

Megjithatë, njëanshmëria proverbiale e politikës dhe e diplomacisë ruse në trajtimin e marrëdhënieve mes popullit serb dhe popullit shqiptar të Kosovës, nuk shpjegohet vetëm me transformimin e përrallave dhe të miteve serbe për Kosovën në të "vërteta historike të mirëqena". Arsyen e vërtetë, në këtë mes, të politikës dhe të diplomacisë ruse, e zbulojnë dy politikanë të mirënjohur rusë, të cilët bien në sy për antiamerikanizmin dhe antishqiptarizmin e tyre të ekzaltuar. Këta janë Nikollaj Rizhkov (ish-funksionar i lartë i nomenklaturës së kuqe të Moskës, i cili gjatë viteve 1982-85 ka mbajtur postin e Sekretarit të KQ të PKBS dhe atë të kryeministrit sovjetik gjatë viteve 1985-90) dhe Vjaçeslav Tetjokin, të cilët deklarojnë: "Serbia është pararoja e qytetërimit tonë. Është kjo arsyeja që palca e Ballkanit, e populluar nga sllavët e jugut, gjatë shekujve ka qenë objekt i një presioni të pandërprerë nga ana e Perëndimit" (N.I.Rizhkov, V.N.Tetjokin "Jugosllavskaja gollgofa". Moskva 2000, f.22).
Personalisht, deri tani, kam qenë i bindur që pararoja e qytetërimit sllav është Rusia. Çuditërisht dy autorë rusë, na bëkan një "zbulim" të ri, duke e zhvendosur në Serbi pararojën e këtij qytetërimi! Të deklarosh që Serbia na qenka "palca" e Ballkanit, do të thotë që kombet e tjera na qenkan "bërsitë" e këtij gadishulli. Sigurisht që kësisoj mund të gjykojnë vetëm studiues megalomanë rusë, të brumosur me ideologjinë e shovinizmit rusomadh dhe me shkencën e urrejtjes për kombet e tjera josllave. Besoj se nuk ka nevojë për komente të tepërta një deklaratë e tillë butaforike, në të cilën Serbia na paraqitet si "varfanjakja e Qabesë", që "tradicionalisht" na paska qenë "e persekutuara e madhe" e Perëndimit. ....

***Sigurisht, "Njezavisimaja gazeta" shpreh revoltën e saj për dritëshkurtësinë e politikës ruse ndaj Perëndimit për çështjen e Kosovës. Ama revoltën e vet në këtë rast ajo e manifeston "në inat e sipër" për pazotësinë e Kremlinit për t'i diktuar Perëndimit vullnetin e vet.
Dhe këtë, nënkuptohet, e bën e nisur jo nga vlerësimi objektiv i situatës në Kosovë, por nga motive inatçore. Se sikur kjo gazetë të udhëhiqej nga vlerësime objektive, atëherë ajo nuk do të shpifte në mënyrë aq shembullore për krimet në Raçak, për të cilat, në numrin e saj të datës 25 gusht të vitit 2000 do të shkruante: "... kurrfarë vrasjesh nuk ka pasur në Raçak..." (f.502). Po kështu, simotra e saj, "Rossijskaja Gazeta", në numrin e saj të datës 21 shkurt 2001, i mban avazin po së njëjtës shpifjeje, duke dalë me një deklaratë edhe më të turpshme: "Ngjarja e Raçakut ishte një provokacion i përbindshëm i shqiptarëve dhe i shërbimeve të fshehta të NATO-s, ku serbët nuk kishin fare gisht" (f.546). Duket që mekanizmi i shpifjes kundër kombit shqiptar ka qenë i kurdisur dhe vazhdon të jetë i kurdisur me shumë kujdes në të gjitha strukturat e Rusisë neocariste, që poshtë, në "bazë", deri në Kremlin.

***Së dyti, gjatë një takimi që ish-ambasadori ynë në Moskë, zoti Shaqir Vukaj, ka pasur me ambasadorin amerikan atje, ky i fundit ka bërë një vlerësim të tillë për politikën e Rusisë ndaj çështjes së Kosovës: "Ne mendojmë se në qëndrimet e Rusisë për problemin e Kosovës, që me fillimin e bombardimeve kundër Jugosllavisë, rusët kanë gabuar shumë herë. Për mendimin tonë, fajin kryesor e ka kasta ushtarake, e cila po dominon politikën e jashtme. Ne vërejmë se këtu ka mjaft politikanë realistë që në biseda private shprehen qartë dhe drejt, por që në qëndrimet zyrtare ndryshojnë krejtësisht, gjë që, sipas nesh, shpjegohet me faktin se vetëm në këtë mënyrë ata mund të mbeten në politikë, i tillë, për shembull, mund të konsiderohet edhe ministri i jashtëm, Ivanov, i cili në takime me Ollbrajtin e me të tjerë ka shprehur pikëpamje e propozime mjaft konstruktive, por në publik është shprehur ndryshe dhe kjo vetëm për të qenë në unison me ushtarakët, duke dalë nga vetja e tij e duke mos bërë figurë të mirë" (f.441). Ky pohim i ambasadorit amerikan hedh dritë mbi një të vërtetë kuptimplote për faktin që në Kremlin sundon realisht kasta ushtarake që rri në prapaskenë, çka dëshmon për një traditë të kahershme në qeverisjen e Rusisë, që nga koha e carizmit. Është pikërisht kjo arsyeja që Rusia edhe sot vazhdon të jetë e kapluar nga ethet e shovinizmit rusomadh, i cili, në mënyrën më të shkëlqyer, është
manifestuar në qëndrimin ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës në veçanti.

***Së treti, ... gjatë takimit të zotit Milo me ish-ministrin e Jashtëm rus, zotin Ivanov, ish-ambasadori Vukaj i ka lënë mbresa një pyetje e çuditshme e zotit Ivanov: "Bëri përshtypje një ndërhyrje e Ivanovit në bisedë e sipër, që pyeti se a është Kosova shqiptare" (f.497).
Një pyetje e tillë mund t'i shkonte për shtat një ministri të Jashtëm të ndonjë shteti të largët të rruzullit tokësor, ... por që një pyetje të tillë ta bëjë ministri i jashtëm i një supershteti të tillë në Evropë, si Rusia, kjo të bën të dyshosh se në këtë rast kemi të bëjmë me një shpërfillje të kulluar të tij që buron nga një botëkuptim shovinist për Kosovën, se nuk mund të vihet në dyshim kurrsesi formimi i tij kulturor, intelektual.

***Së katërti, Kremlini ka pas ngulur këmbë deri në një kokëfortësi paradoksale që "të ruhet Jugosllavia, që të mos shkohet drejt ndarjes, sepse mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme. Askujt nuk i duhen shtete lilipute në Ballkan" (f.525)... Dhe u dashka që haraçin e druajtjes së Kremlinit ta paguante Kosova.

***Së pesti, pas arrestimit të Milosheviçit dhe dërgimit të tij në Hagë, Kryetari i Dumës Shtetërore Ruse, G.Seleznjov, bëri këtë deklaratë paradoksale: "Kur flitet për gjenocid, nënkuptohet dhënia e urdhrave për të vrarë njerëz, por as Millosheviçi dhe askush tjetër nuk kanë dhënë ndonjë urdhër të tillë" (f.566). Sigurisht, duhet të jesh politikan rus që të bësh deklarata të tilla revoltuese kundër skenave tragjike që u luajtën në Kosovë, dëshmitare e të cilave ka qenë mbarë bota përmes mjeteve të informimit masiv. ... Shesheli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Moskë, ku mbërriti më 30 tetor 1998, deklaronte publikisht se "... problemi i Kosovës mund të zgjidhet lehtë: duke vrarë një milion shqiptarë dhe duke përzënë nga Kosova një milion të tjerë?" (f.464).

Ajo që ka rënë më shumë në sy në qëndrimin e Kremlinit është histeria mbarëruse kundër mbarë kombit shqiptar edhe pas përfundimit të bombardimeve kundër Serbisë. Të gjitha mjetet e informimit masiv u vunë tërësisht në shërbim të ndezjes së urrejtjes kundër gjithë shqiptarëve në mbarë trojet e tyre etnike, me të vetmin synim që Kosova të mos shkëputet nga Serbia kurrsesi. Në shënimet e diplomatit Vukaj, të mbajtura gjatë kohës që ishte ambasador në Moskë, lexojmë edhe këto rreshta (të hedhura në letër më 12 tetor 2001): "Siç kam përsëritur shumë herë, këtu është folur e shkruar aq shumë për "terrorizmin" shqiptar, sa, kur përdoret fjala "terrorizëm", rusit të thjeshtë që ka ndjekur lajmet a ka lexuar shtypin rus gjatë këtyre viteve të fundit, menjëherë i shkon mendja te ne, shqiptarët. Shprehja "terrorizëm shqiptar" përdoret vend e pa vend. Shprehjet "terroristët shqiptar", "UÇK-ja terroriste"..., "terroristët shqiptar të Kosovës", "terroristët shqiptarë të Maqedonisë", "terroristët shqiptarë të Shqipërisë", "udhëheqësit terroristë të shqiptarëve të Kosovës" etj. etj. kanë mbushur lajmet televizive, shkrimet e gazetave e revistave aq sa rusët e thjeshtë, kur marrin vesh se jemi shqiptarë, na shohin me habi"!

Më 15 gusht 1999, ambasadori Vukaj pati dhënë një intervistë në kanalin televiziv TVC. Intervistën ia pati marrë gazetari i njohur rus A.Bovin. Të nesërmen zoti Vukaj i paska telefonuar zotit Bovin për ta pyetur për përshtypjet që kishte lënë te teleshikuesit intervista e djeshme. Gazetari Bovin i qenka përgjigjur se "asnjëherë nuk kishte pasur telefonata më shumë se mbrëmë. Shkaku ishte emisioni i djeshëm. Shumica e atyre që e kishin marrë në telefon ishin personalitete të fushave të ndryshme-politike, historike, shoqërore etj. dhe pothuajse të gjithë i kishin bërë vërejtje se përse e kishte lejuar shqiptarin të fliste siç donte ai, në kundërshtim me të vërtetën dhe përse nuk e kishte ndërprerë..." (f.461).
Ky fakt vërteton qartë se politika dhe diplomacia ruse, si edhe mjetet e informimit masiv, e kishin indoktrinuar deri në pore mbarë opinionin publik rus, duke e edukuar atë me ndjenjën e urrejtjes kundër kombit shqiptar. Dhe shprehja më e koncentruar e urrejtjes kundër kombit shqiptar përmblidhet në pak rreshta të njërit prej mesazheve anonime që asokohe i janë dërguar me faks ambasadës sonë në Moskë. Në të shkruhej: "Shqiptarë të ndyrë! Ju duheni mbyllur në Shqipëri si në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë si qen të tërbuar. Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mos mund të lindin më si lepuj. Dhe në qoftë se ju do të vendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngordhni. Toka do t'ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. Le t'ju marrin amerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. Juve do t'ju therim" (f.415). Politika dhe diplomacia e sotme ruse, si ndjekëse besnike e politikës dhe e diplomacisë cariste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kërkon të ruajë të paprekur pikërisht trashëgiminë e politikës dhe të diplomacisë cariste, duke e mishëruar atë në ngrirjen e copëtimit të trojeve tona etnike. Po të mos ishte e vërtetë një gjë e tillë, ministri i tanishëm i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, nuk do të ngrihej e të bënte një deklaratë të tillë shoviniste: "Duhet të jetë e qartë... se... për ne ekzistojnë ca "vija të kuqe": kjo ndodh kur lind një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare ose për rendin ekzistues juridik ndërkombëtar... Në listën e çështjeve të tilla përfshihen planet e vendosjes së bazave të SHBA-ve të sistemit global të mbrojtjes kundër raketave, si edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës

(Fjalim i mbajtur në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor 3 shtator 2007). Kësisoj, sipas Lavrovit, pavarësimi i Kosovës përbëka "rrezik serioz" për sigurinë kombëtare të Rusisë, a thua se Kosova qenka një shtet fqinj me Federatën Ruse, e cila ndodhet disa mijëra kilometra larg saj.

Opinioni rus, njëlloj si 100 vjet më parë



Kam jetuar dy vjet mes rusëve si student (gusht 1959-qershor 1961) dhe, megjithëse në moshë të re, jam munduar të hyj në psikologjinë e njerëzve të thjeshtë të atij vendi të madh. Një popull me një traditë mikpritëse, si ajo e shqiptarëve, me një shpirt të gjerë dhe të qetë, si stepat e pafundme dhe si rrjedha e Vollgës ujëplotë. Kam shumë dëshirë të besoj se populli i thjeshtë rus e do dhe e respekton të vërtetën. Prandaj, sikur klasa politike ruse, sikur intelektualët rusë, sikur mjetet e informimit pamor dhe shtypi i shkruar, t'ia kishin thënë opinionit publik rus të katër të vërtetat në sy për çështjen e Kosovës, a thua se mund të mbahej ai qëndrim aq i egër ndaj kombit shqiptar, NATO-s dhe sidomos ndaj SHBA gjatë bombardimeve kundër Serbisë? A thua se afshi i dashurisë për serbët do të njihte kuota të larta si kurrë ndonjëherë? A thua se për shqiptarët do të flitej e do të shkruhej me aq urrejtje si asnjëherë?
Megjithatë, duhet pranuar se sot opinioni publik rus nuk është ai i viteve 1912-1913, kur informacionet për ngjarjet ballkanike i merrte vetëm nga shtypi rus që shtrembëronte të vërtetën për krimet e shovinizmit serbomadh dhe bullgaromadh kundër shqiptarëve dhe turqve. Sot opinioni publik rus, po të dëshirojë të mësojë të vërtetën për çështjen e Kosovës, ka shumë burime informacioni, edhe të drejtpërdrejta, përmes emisioneve televizive me lidhje satelitore. Këto burime të tjera informacioni i krijojnë atij mundësinë që të jetë i imunizuar nga ndikimi i politikës dhe i diplomacisë ruse dhe i mjeteve ruse të informimit masiv që shtrembërojnë të vërtetën për çështjen e Kosovës. Opinioni publik rus që reagoi dhe vazhdon të reagojë në një mënyrë aq armiqësore kundër kombit shqiptar në tërësi dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, duhet të ketë parasysh një konstatim të vyer të Trockit të gati një shekulli më parë: "Protesta kundër dhunës ballkanike (ndaj etnisë shqiptare dhe turke – E.Y.) pastron atmosferën shoqërore brenda vendit tonë, ngre lart vetëdijen morale të vetë popullit tonë. Masat punonjëse të popullsisë së çdo vendi përfaqësojnë në vetvete edhe një vegël të mundshme të dhunimeve të përgjakshme, edhe viktimën e mundshme të tyre" (Gazeta "Lluç", 22 shkurt 1913. Citohet sipas: Vëll.6, f.277). Faktet e sipërpërmendura vërtetojnë se sot, opinioni publik rus është shndërruar në vegël të politikës dhe të diplomacisë ruse, si edhe të mjeteve ruse të informimit masiv për shtrembërimin e së vërtetës rreth çështjes së Kosovës. Madje opinioni publik rus tani është "konsumator" i rregullt i gënjeshtrave dhe i shpifjeve të Kremlinit, i politikës dhe diplomacisë së tij në qëndrimin armiqësor që kjo mban në tërësi jo vetëm ndaj çështjes së Kosovës, por edhe ndaj krejt kombit shqiptar. Lidhur me shtrembërimin e së vërtetës nga ana e shtypit rus për krimet e serbëve dhe të bullgarëve kundër etnive josllave (shqiptarëve dhe turqve –E.Y.) gjatë luftërave ballkanike të viteve 1912-1913, Trocki shkruante: "Për një situatë të tillë, të mbarsur me zhgënjime nga më të rëndat, përveç diplomacisë zyrtare dhe jozyrtare ruse, mban përgjegjësi edhe ajo pjesë e shtypit rus, i cili fletën e gazetës e ka zëvendësuar me një copë lëkure viçi, të tendosur mbi një daulle. Ndjenja e mallkuar e papërgjegjësisë po e fut pjesën dërrmuese të shtypit rus në një rrugë të tillë, të cilën nuk mund ta quash ndryshe, përveçse kriminale" (Gazeta "Kievskaja Mëjsl", 15 tetor 1912. Citohet sipas: Vëll. 6, f.167).
Dhe arsyet e shtrembërimit të asaj së vërtete, Trocki i zbulonte në një tjetër artikull. Ai shkruante: "Përderisa gazeta "Rjeç" po e shpërfill njoftimet që vijnë nga Gjermania për mizoritë bullgaro-serbe, atëherë ajo, siç jemi në dijeni, e ka një arsye të kulluar ruse, e cila është një arsye e pastër shoviniste" "(Gazeta "Lluç", 19 shkurt 1913. Citohet sipas: Vëll. 6, f.274). Traditën shoviniste të shtypit të kohës së Rusisë cariste në shtrembërimin e së vërtetës për krimet serbo-bullgare, përkatësisht kundër etnisë shqiptare dhe turke në vitet 1912-1913, po e vazhdojnë sot me të njëjtin zell shtypi dhe mjetet e informimit pamor të Rusisë neocariste, e cila, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, nuk ka lëvizur as edhe një grimë nga piketat e shovinizmit rusomadh. Pikërisht ky shovinizmi rusomadh është ai që dashurinë përvëluese të rusëve për serbët, përmes mjeteve të komunikimit masiv, e ushqen me një urrejtje të theksuar ndaj shqiptarëve? Atëherë mos u dashka menduar që populli rus qenka i indoktrinuar deri në palcë me mëri, me urrejtje për kombin shqiptar? Një gjë e tillë mund të jetë edhe e vërtetë, se kombi shqiptar në Evropën Juglindore, në masën 90% është i besimit mysliman. Por rusët, për arsye të indoktrinimit të tyre ortodoks, marrëdhëniet e serbëve me kombin shqiptar, në shumicën dërrmuese të besimit mysliman, i vlerësojnë pikërisht nën prizmin e këtij indoktrinimi, që është përçues i urrejtjes kundër elementit mysliman në Evropën Juglindore. Ky lloj indoktrinimi ka bërë që në psikologjinë e popullit rus të lindin ca paragjykime, të cilat janë krejtësisht të huaja dhe të papranueshme për kodin filozofik të popullit shqiptar. Kështu, në gjuhën ruse haset një shprehje frazeologjike tepër domethënëse: na russkij bajram, e cila në gjuhën shqipe përkthehet: asnjëherë, kurrën e kurrës. Po cili është motivimi i kësaj shprehjeje frazeologjike? Për këtë le të shikojmë se çfarë thonë burimet shkencore të frazeologjisë së gjuhës ruse: "Bajrami, ose Fiter Bajrami, është festa e mbarimit të agjërimit në kalendarin mysliman. Shprehja është një oksimoron (një figurë stilistike – E.Y.) që bazohet mbi pamundësinë logjike të festimit nga ana e të krishterëve të një feste fetare myslimane" (A.K.Birih, V.M.Mokijenko, L.I.Stepanova. "Sllovar russkoj frazeologji. Istoriko-etimologiçeskij spravoçnjik". SanktPeterburg 2001, f.39).
Kjo shprehje frazeologjike e gjuhës ruse më bën të ndihem gjakftohtë, kur kujtoj ca ditë të qëndrimit tim në Kosovë, në nëntor të vitit 1999, kur po shoqëroja, si përkthyes, ata gazetarët rusë. Në një bisedë të lirë me ta, për gjëra nga më të ndryshmet, në hollin e "Grand Hotel"-it, ata u befasuan kur morën vesh që në varrezat e shqiptarëve prehen pranë e pranë eshtrat e myslimanëve, të katolikëve dhe të ortodoksëve. Unë, si shqiptar mysliman i paindoktrinuar, e kuptoja fare mirë befasimin e tyre, kurse ata, si ortodoksë të indoktrinuar, nuk e kuptonin dot gjakftohtësinë time. Vetëm ky fakt i thjeshtë i prehjes së eshtrave të bashkatdhetarëve të mi të besimeve të ndryshme fetare në të njëjtat varreza, tregon frymën e admirueshme të tolerancës që ka pas karakterizuar në shekuj kodin filozofik të popullit shqiptar, në këtë pikë tregon se sa fisnik është kombi shqiptar në krahasim me kombet e tjera. Toleranca proverbiale fetare e shqiptarëve është e përjetësuar bukur fare në një këngë të vjetër të Veriut të vendit tonë, në të cilën del mirë në pah se si shqiptarët e besimeve të ndryshme i festojnë bashkërisht festat fetare: "Turk Isuf e Lulash Ndré.../ Hajshin mish e pishin venë, / Nuk e njihte qeni qenë, / Cili â turk, cili â i kshtênë!" (Tahir N.Dizdari. Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë 2005, f.1055).

Gazetarët rus mbajnë ison e politikës

A nuk duhej vallë që ata gazetarët rusë të shkruanin dhe të flisnin me zë të lartë për tolerancën e shkëlqyer fetare që karakterizon mbarë kombin shqiptar, për t'ia bërë atë të njohur mbarë opinionit publik rus? Nuk e di se çfarë shkruan dhe çfarë folën ata gazetarë kur u kthyen në Moskë, se, siç e përmenda më lart, mua nuk më dërguan asnjë informacion, siç ma dërguan gazetarët ukrainas.
Megjithatë, përsëri kam shumë dëshirë të besoj se klasa politike ruse keqpërdor natyrën e urtë, të bindur, të duruar të popullit rus dhe, duke u mbështetur tërësisht në të dhëna të falsifikuara nga burime serbe, e keqinformon rregullisht atë për të vërtetën rreth çështjes së Kosovës. Ndryshe s'ka se si shpjegohet që një personalitet i lartë i politikës ruse, ish-ministri i jashtëm, Igor Ivanov, të shkruajë kësisoj: "Po vijnë dëshmi alarmante (me siguri nga burime serbe –E.Y.) që tregojnë se pushteti "në hije" në Kosovë, gjithnjë e më shumë po kalon në duart e grupimeve të ndryshme që janë të lidhura ngushtë me organizata kriminale ndërkombëtare, me narkobiznesin, me ekstremizmin islamik" (Igor Ivanov. "Vnjeshnjaja politika Rosii i mir. Statji i vëjstuplenjija". ROSSPEN. Moskva 2000, f.231).
Asokohe, kur Igor Ivanovi shkruante kësisoj, Kosova kishte një vit që ndodhej nën mandatin e OKB dhe as që mund të bëhej dhe as që bëhet fjalë edhe gjer më sot se atje na paska ekzistuar një tjetër pushtet, "në hije", veç atij të UNMIK-ut. Por tërë halli i Beogradit është që Kosova, përmes personaliteteve të larta të Moskës, të reklamohet në sytë e opinionit publik rus si "qendër" e ekstremizmit islamik, të cilin mund ta mbaka në zap vetëm "dajaku serb". Pra, tërë halli i Beogradit është që Kosova të mbahet sa më larg statusit të pavarësisë. Në këtë mënyrë, Igor Ivanovi, informacionin e rremë që merr nga Beogradi për çështjen e Kosovës, "ia bën dalje", ia shet mbarë opinionit publik rus për "ar të kulluar". Pikërisht ky ish-ministër i jashtëm i Rusisë, zoti Ivanov, në dhjetëditëshin e dytë të qershorit të vitit 2001, bëri një vizitë në Ballkan dhe kur u kthye në Moskë deklaroi: "Para dy ditësh isha në Kosovë dhe pashë se atje veprojnë grupe të armatosura që lëvizin lirisht. Disa prej tyre kanë veshur uniformën e ruajtësit të rendit, të tjerët të UÇK-së, por unë mendoj se këto grupe kanë lidhje të ngushta me grupet terroriste. Organizatat që veprojnë në Kosovë janë të lidhura me ato që veprojnë në Afganistan dhe në zonën e Kaukazit të Veriut. Përfaqësues të KFOR-it më thanë se kishin të dhëna për futjen e luftëtarëve çeçenë në Kosovë" (Shaqir Vukaj. Po aty, f.555).

Uganda nxjerr jashtë ligjit "synetin e femrave".

KAMPALA - Uganda do të nxjerrë një ligj që ndalon gymtimin gjenital të femrës, që është i praktikuar tej mase nga fiset në pjesën lindore të vendit, tha presidenti i Uguandës.

"Ashtu sic të ka bërë Zoti, trupi i njerit nuk ka as një pjesë që është e kotë dhe e pavlefshme," tha presidenti Y. Museveni në një mbledhje me distriktin e Karamoja-s. "Tani ju ndërhyni me punën e Zotit. Disa thonë është 'kulturë ose traditë'. Po, unë e mbështes kulturën, por ju duhet të mbështesni kulturën që është e dobishme dhe e bazuar në informacion shkencor," tha ai.

Vitin e kaluar, Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një zgjidhje që e quante gjymtimin gjenital një shkelje të të drejtave të grave. Ata shtuan që kjo është një "dhunë e pandreqshme, dhe e pakthyeshme." Kjo zgjidhe tha gjithashtu që synetlliku tek femrat rrit rezikun për përhapjen e HIV, dhe të vdekjes (të nënës dhe fëmijës në shtatëzani). Organizata e Kombeve të Bashkuara ka llogaritur rreth 100 milion deri në 140 milion femra në gjithë botën që janë bërë synet.

Kultura e debatit.

RREGULLORE !


1. Çfarë është në vetvete diskutimi?

Diskutimi ose debati është një shkëmbim idesh midis dy ose më shumë personash mbi një temë të caktuar. Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim shprehin mendimin e tyre mbi një temë të caktuar. Mendimet mund të perkojnë ose janë të ndryshme, ose kundërshtuese dhe në të shumtën e rasteve rastis që dy persona të mos mendojnë njësoj për të njëjtin fakt. Kjo është mëse normale dhe e pranueshme.

2. Perse njerezit e lire diskutojne?

Qe te arrini te shikoni vleren e diskutimit, duhet qe te keni te qarte qe zgjidhja me e mire per nje problem eshte ajo qe del si produkt i shkembimit te mendimeve te sa me shume personave qe kane njohuri te avancuara ne nje fushe te vecante. Gjate ketij debati, serviren fakte dhe mendime te faktuara te cilat mbrojne ose hedhin poshte nje mendim apo hipoteze. Kjo praktike mundeson qe:
a) te arrihet ne nje zgjidhje me konsensus pas nje diskutimi te hollesishem
b) te gjithe ata qe marrin pjese ne diskutim zgjerojne bagazhin e tyre duke mesuar nga njeri-tjetri.
Ne kete menyre idete evoluojne dhe shoqeria avancon.


3. Cfare ju nevojitet per te marre pjese ne diskutim?

a. Njohuri te mjaftueshme mbi temen ne fjale.
b. Njohje te normave demokratike
c. Etika e te shprehurit.
d. Eksperienca mbi debate te ndryshme.

Le ti analizojme keto domosdoshmëri me rradhe.


a. Njohurite e mjaftueshme mbi temen.

Asnjehere mos jepni mendim mbi nje teme ku informacioni juaj mbi te eshte zero. Shprehni mendim mbi temat ku ju keni nje interes te vecante dhe kjo ju ka shtyre qe te mesoni me shume mbi ato tema. Nese faqja trajton shumë tematika të ndryshme, ju per kuriozitetin tuaj mund ti lexoni te gjitha, por rregullisht mund te hyni ne debat e te shkruani vetem ne temat qe ju ngjallin interes.

Eshte me mire te pyesesh se sa te dalesh me supozime te gabuara! Nese lexoni nje teme me interes, dhe doni te mesoni me shume per te, perapara se te beni nje koment, do te ishte me e udhes qe te shtronit disa pyetje ne ate teme qe iu linden pasi e lexuat temen. Ne kete menyre anetaret e tjere qe kane nje bagazh njohurish me te medha ne ate fushe do te jene ne gjendje qe tu japin ju pergjigje. Pasi ti lexoni pergjigjet, ju jeni ne pozita me te mira per te bere nje gjykim te drejte te problemit, pasi vetem tani ju i njihni te gjitha detajet ne temen ne fjale.

Cdo teme qe ju lexoni e rrit bagazhin tuaj mbi ate sfere diskutimi! Ky eshte nje proces qe ndodh pa vetedijen tuaj dhe duke lexuar debatin mbi nje teme ju servir ju te dyja anet e medaljes. Nga pozitat qe ju jeni, ju mesoni larmite e mendimeve qe anetare te ndryshem servirin dhe ne kete pike ju gjykoni e dilni edhe me nje qendrimin tuaj ne temen ne fjale. Mos nguroni ta shprehni mendimin tuaj duke dale pro ose kunder nje mendimi ne nje teme por gjithmone kete mendim faktojeni me fakte reale nga jeta dhe eksperienca juaj. Ne kete menyre ju do te jeni bindes dhe komenti juaj do te kete nje vlere te vecante ne ate teme.

Edukoni veten me informacion shtese mbi nje teme perpara se te shprehni mendimin tuaj ne te! Kjo do te thote qe nese tema qe diskutohet eshte me interes per ju, ju shume mire mund te kerkoni ne internet ose neper mjete te tjera informacioni, fakte qe ndihmojne mendimin tuaj mbi ate teme. Keto mund ti servirni si citate ose referime ne shkrimin tuaj. Ky eshte mbase edhe kontributi me i madh qe ju mund te jepni ne kete faqe. Kete praktike e ndjekin njerezit qe kane nje kulture te gjere demokratike. Argumentet e tyre jane bindese pasi mbeshteten jo thjeshte mbi obzervime subjektive por mbi fakte reale.


b. Njohja e normave demokratike dhe etikes te se shprehurit.

Te jesh njeri i ditur eshte njera ane e medaljes. Te dish si ta shprehesh sa me pastert dhe ne menyren me bindese mendimin tuaj, eshte ana tjeter e medaljes. Me kete dua te them qe po aq e rendesishme sa mendimi qe shpreh eshte edhe menyra se si e shpreh. Pra ne skene del edukata personale e secilit dhe forma se si manifestohet kjo ne sjelljen e secilit ne debat.

1. Lexo shume, shkruaj pak.

Kjo eshte cilesi e njerezve te zgjuar, te cilet lexojne shume e shkruajne pak ne faqe. Kjo manifestohet ne cdo teme qe hapet dhe njererezit me kulture, perpara se te shpehin mendim mbi nje teme, lexojne me vemendje te gjitha mendimet e atyre qe kane marre pjese ne diskutim. Pasi njihesh me mendimin e anetareve te tjere, ju jepni mendimin tuaj te plote ne ate teme.

Asnjehere mos harroni vleren e diskutimit, qe aplikohet edhe ne kete rast. Ju merrni pjese ne kete faqe per shume arsye, por ajo me kryesorja eshte te zgjeroni bagazhin tuaj kulturor, duke mesuar mbi te rejat me te fundit nga fusha te ndryshme diskutimi. Kete do ta beni vetem duke lexuar mendimet e anetareve te tjere te shumte qe marrin pjese ne kete faqe. Perzgjedhjen se cili prej mendimeve mbart me shume peshe, e beni pikerisht ju.

2. Diskutoni mbi temen e jo mbi personin.

Nje shprehje e famshme tani ne kete faqe thote tekstualisht: "Njerezit e medhenj diskutojne mbi idete, njerezit medioker diskutojne mbi ngjarjet, njerezit e vegjel diskutojne mbi njerezit!".
Kjo shprehje eshte kuptimplote. Kjo sherben si nje barometer per te matur shkallen e kultures se secilit prej nesh qe diskutojme: ka nga ata qe jane anetare te respektuar pasi diskutojne e sjellin gjithmone ide te reja; ka nga ata qe pergjithesojne duke u nisur nga episode apo ngjarje te vecanta; ka edhe nga ata qe diskutojne vetem individet qe shkruajne.

Sa here qe lexoni nje teme e merrni mundimin te pergjigjeni, kini parasysh qe pergjigjia te mos marre formen e nje replike me nje anetar tjeter. Cdo pergjigje duhet ne fillim te permbaje mendimin tuaj personal mbi temen ne fjale fillim mbarim dhe brenda saj ose ne fund mund te jepni edhe disa mendime mbi mendimet e anetareve te tjere per te mbeshtetur mendimin tuaj. Replikat ia ulin vlerat diskutimit per aq kohe sa perqendrohen mbi njeri-tjetrin duke hequr keshtu vemendjen nga tema. Kjo eshte dobesia kryesore tek shume anetare.

3. Respekto bashkebiseduesin.

Nese deshiron qe anetaret e tjere qe te lexojne te te respektojne ty, ti duhet ti respektosh ata me pare. Respektin ti e tregon ne fjalet qe perdor ne shkrimin tuaj, menyren se si u drejtohesh, tonin qe i jep shkrimit tuaj dhe kortezine reciproke. Anonimitetin virtual shume njerez e interpretojne si liri per tu shprehur e bere ashtu sic duan ata, duke dashur keshtu qe te kompesojne lirine e humbur ne jeten reale, me ate virtuale. Ne fakt, ky lloj mentaliteti eshte foshnjerak dhe i gabuar, pasi nese ne jeten reale komunikoni me njerez sy ne sy, ne jeten virtuale komunikoni po me te njejtet njerez vecse kesaj here nuk i shikoni sy nder sy, por i gjykoni nga mendimi qe shprehin, dhe jo nga paraqitja. Ne forum ka njerez te mirenjohur qe shkruajne, me te cilet ju nuk keni mundesi ne jeten reale qe te komunikoni, ashtu sic keni edhe me njerez te grupmoshave/krahinave/arsimeve te ndryshme.

Asnjehere nuk duhet te shkelni lirite dhe dinjitetin e bashkebiseduesit, kushdo qofte ai. Asnjehere, ne cfaredo rrethane qe te jeni, mos e humbni toruan qe te ofendoni, ironizoni, apo shkruani mbi personin me te cilin diskutoni. Ju nuk doni qe te jeni ne grupin e njerezve te vegjel, qe diskutojne vetem mbi njerezit. Zakonisht, vetem njerezit e ulet perdorin nje fjalor rruge ne diskutimin e tyre. Sa here qe keta njerez frikohen nga forca e shprehjes se mendimit te bashkebiseduesit, perdorin sulmin personal si armen me te fundit. Kjo ne vetvete tregon nje dobesi te karakterit dhe te gjithe "njerezit e vegjel" injorohen nga njerezit me kulture. Fjala per njeriun e mencur eshte e shtrenjte, per budallain eshte shume e lire.

4. Qendroni larg pergjithesimeve.

Gjithmone kur shprehni mendimin tuaj , beheni kete duke perdorur veten e pare njejes, "Une mendoj se...". Asnjehere mos merrni persiper te flisni ne emer te gjithe shqiptareve, ose ne emer te nje grupi te cilit ju nuk i perkisni. Nese ju do te beni pergjithesime te tilla, ne shumicen e rasteve do te hasni ne replikat e anetareve te tjere dhe keto replika do ta degjenerojne diskutimin ne fjale qe nuk kane fare lidhje me temen per diskutim.

Njerezit qe kane paragjykime bejne edhe pergjithesime te rrezikshme. Keto pergjithesime hasen shpesh nga individe qe kane krijuar paragjykime per nje krahine, grup shoqeror ose shtet, fale episodeve qe ata kane patur ne jete me nje individ qe i perkiste ketij grupi shoqeror. Kini parasysh qe nese ka 100 kriminele shqiptare ne nje shtet, kjo nuk do te thote qe te gjithe emigrantet shqiptare, qe mund te kapin shifra deri ne qindra mijra, jane kriminele. E njejta gje edhe me krahinizmat, shume individe i nxjerrn ne pah krahinizmat dhe provicionalitetin e tyre duke sulmuar me fjale te uleta krahina te vecanta shqiptare. Sic do te lexoni me poshte, te tille njerez injorohen nga shumica e anetareve fale sjelljes se tyre.

5. Argumentoni, përdorni argumentin për çdo kundërshtim.

Diskutimit i rritet vlera kur ju arrini qe te argumentoni mendimin tuaj me fakte te sjella nga libra, shkrime autoresh te tjere, ne formen e citimeve. Shume mire mund te shprehni mendimin tuaj, por kjo nuk do te jete e mjaftueshme per te mbrojtur qendrimin tuaj, iu duhet ti mbroni keto mendime edhe me mendimet e personazheve te tjere te mirenjohur. Keta mund te jene figura publike, autore, shkrimtare, poete e gjithe kategoria e njerezve qe futen ne eliten e nje kombi.

Eshte e lehte ti thuash dikujt qe mendimi i tij eshte i gabuar, por jo aq e thjeshte te ndertosh nje ceshtje bindese per te, qe edhe ai ta kuptoje se ku eshte ndryshimi midis mendimit te tij dhe mendimit tuaj. Ne kete menyre, diskutuesit jo vetem shkembejne fjale me njeri-tjetrin, por edhe mesojne nga njeri-tjetri. Ne kete menyre ju kontribuoni ne emancipimin e atyre qe do tu lexojne dhe kane deshire te mesojne me shume ne ate teme.

6. Mbani nje mendje te hapur.

Mendjet e hapura e vleresojne diversitetin e mendimit ne nje diskutim. Mendjet e mbyllura utopike i acaron diversiteti i mendimeve ne nje diskutim. Ne nje faqe ku anetaresohen me mijra anetare, eshte e natyrshme te lexosh nje mori mendimesh ne nje teme te caktuar. Diskutimi ne kete pike eshte shumengjyresh por jo te gjithe i pelqejne ngjyrat. Ka nga ata qe e shohin boten ne bardhe e zi, dhe reagojne keq kur perballen me nje larmi mendimesh. Ne jeten e perditshme njerezit shoqerohen me ata njerez qe mendojne si vetja, ose kane te njejtat hobe dhe interesa. Ne faqe perplasen nje numer i madh anetaresh qe vijne nga eksperienca te ndryshme ne jete, me grupmosha te ndryshme, nga klasa te ndryshme te shoqerise, me nivel arsimor te larmishem.

Nese deshironi te merrni pjese ne nje diskutim, duhet te jeni te pergatitur te lexoni edhe mendimin ndryshe. Nese ju pelqen qe te jetoni ne ate boten tuaj, ku ju ngrini te vertetat tuaja dhe i mbroni ato me fanatizem, atehere nuk iu rekomandohet te merrni pjese ne kete faqe. Perplasja e mendimeve jane nje testim i mire i bindjeve tuaja. Do te qelloje qe keto bindje ta kalojne kete test, ashtu sic mund te qelloje qe bindjet tuaja te ndryshojne fale njohurive te reja qe ju do te lexoni nga anetaret e tjere. Te vetmit qe nuk perfitojne nga nje diskutim jane propagandistet dhe "njerezit e vegjel", qe nuk e kane kapacitetin te kuptojne ato qe lexojne.


c. Etika e te shprehurit.

Po aq e rendesishme sa mendimi qe ti shpreh ne nje teme, eshte edhe menyra se si ju e shprehni kete mendim. Mund te merrni parasysh keto keshilla:

- Shprehni mendimin tuaj vetem ne gjuhen shqipe. Eshte turp te shkruash ne gjuhe te huaj ne faqe shqiptare. Nese kujtoni se i ngrini vlerat vetes duke u shprehur ne gjuhe te huaj, ne te vertete vetem sa tregoni mendjelehtesine tuaj.

- Respektoni gramatiken dhe shenjat e pikesimit te gjuhes shqipe. Nese ju shkruani pa kujdes, duke mos respektuar as shenjat e pikesimit te gjuhes shqipe, ju po largoni anetaret e respektuar dhe po afroni adoleshentet dhe anetaret e paskrupuj qe te marrin pjese.

- Titulli i temes eshte gjithmone nje permbledhje me sa me pak fjale e temes qe diskutohet. Cdo teme qe ju hapni, vetem nga titulli, anetaret duhet te kuptojne se perse diskutohet ne te.

- Fjalori i rruges ose fjalet e uleta tregojne shkallen e edukates te atij qe i shpreh. Asnjehere mos perdorni te tilla fjale, pasi sa here qe do ti perdorni do te beni qe shume anetare te fyhen nga to kur ti lexojne. Gjithashtu, cdo anetar do pezullohet automatikisht per nje periudhe 2-javore, qe ne castin e pare qe do te lexoje fjalor banal nga nje anetar i caktuar, qe shkel rregullat e etikes.

- Mendimi juaj ne cdo teme duhet te shprehet i plote ne nje mesazh. Ata qe lene shume mesazhe me 2-3 rreshta vetem sa e degjenerojne diskutimin. Pasi ta shprehni mendimin tuaj te plote, ju mund ta mbroni kete mendim ne vazhdim.

- Asnjehere mos perseritni veten ne nje teme. Fakti qe ju perseritni te njejtat fjale nuk ben qe mendimi juaj te triumfoje por qe diskutimi te kaloje ne nje diskutim personal. Ata qe e komentojne shkrimin tuaj dinjitoz te plote, me 2-3 rreshta nuk meritojne pergjigjen tuaj.

- Ndajeni mendimin tuaj ne pika dhe theksojini keto pika duke shkruajtur disa paragrafe per cdo pike. Ne kete menyre, mendimi juaj eshte i rrjedhshem, llogjik dhe jo thjeshte "llafollogji".

- Citoni mendimet e anetareve te vecante, ose theniet e te tjereve duke perdorur thonjezat dhe emrin e personit i cili i ka shprehur keto fjale. E njejta gje vlen edhe me artikujt e sjelle nga burime te ndryshme, ne fund te tyre duhet te jepni edhe burimin e artikullit.

d. Eksperienca ne debate.

Per aq kohe sa ju do te mbani parasysh dhe respektoni udhezimet e mesiperme ju do te jeni ne gjendje qe te reflektoni kulture. Megjithate, ajo perben vetem anen teorike te diskutimit pasi praktike do tu vendosi ne situara te tilla qe udhezimet e mesiperme nuk i mbulojne. Ne kete pike secili del me ato rregullat e veta te pashkruara si mesime nga eksperienca e tyre ne diskutime. Me poshte po ju jap disa prej leksioneve qe une kam nxjerre nga diskutimet e ndryshme.

1. Jo te gjithe gezojne kulturen e duhur.

Sa here qe merrni pjese ne nje diskutim, duhet te jeni te pergatitur qe te perballeni me njerez nga te cilet ke se cfare meson, ashtu sic do te perballesh edhe me nje njerez qe nuk kane as edukaten dhe as arsimin e duhur. Kjo nuk duhet tu shokoje apo frenoje ju ne ndonje menyre. Qellon shpesh me njerezit e edukuar qe te shokohen nga mendimi pamatur i anetareve te vecante. Kjo eshte e natyrshme si fillim.

2. Injoroni ne heshtje personat qe nuk gezojne kulturen e duhur.

Nese ju qellon qe nje anetar i vecante te mundohet qe ta ktheje mendimin tuaj ne nje replike personale me ju, eshte me mire qe ketij personi ju te mos i ktheni pergjigje fare, por ta injoroni. Disa persona gezojne nje edukate dhe arsim te ulet dhe kjo manifestohet nga ajo qe shkruajne. Sa here qe ne diskutim perplaseni me te tille persona, eshte me mire ti injoroni, pasi po u perballet ulni veten ne nivelin e tyre.

3. Kerkoni ndihmen e administratorit kur hasni fjalor te pahijshem.

Sa here qe dikush ju ofendon hapur me fjalet me te uleta, mos iu pergjigjni me te njejten monedhe, por njoftoni administratorin per kete incident. Tek kutite/boxes ka nje vend te posacem per cdo ankese dhe sygjerim. Pergjigja do te jete e menjehershme. Duhet ti rezistoni tundimit per tiu pergjigjur me te njejten gjuhe te tille personave.

4. Beni qe prezenca juaj te ndihet ne kete faqe.

Nje njeri me kulture e fiton respektin e lexuesit fale mendimit qe ai shpreh. Nje njeri fjaleshume kujton se duke shkruajtur sa me shume, i rrit vlerat vetes. Asnjehere mos hezitoni te shprehni mendimin tuaj. Mendimi juaj, menyra se si ju e shprehni kete mendim, eshte shembulli me i mire per ata anetare qe kane deshire te mbushin boshlleqet e tyre ne kete fushe.

Asnjehere mos tu shkoje ndermend se pjesmarrja eshte humbje kohe. Keshtu mendojne vetem hipokritet dhe egoistet. Mendimi qe ju shprehni, koha qe shpenzoni i sherben nje qellimi fisnik, emancipimit te bashkekombasve te tu me kulturen demokratike. Te ndertosh nje shoqeri demokratike do te thote qe te emanciposh individin me normat, lirite dhe pergjegjesite e shtetasit ne nje shoqeri demokratike. Kete detyre nuk e ka vetem klasa politike, por e kane te gjithe ata shqiptare qe kane jetuar, studiuar dhe punuar ne perendim apo kudoqofte. Gjeja me me vlere qe duhet te kuptojme nga nga zhvillimi dhe emancipimi shoqeror eshte kultura demokratike. Eshte kjo mungesa kryesore qe ka lene ne stanacion shoqerine shqiptare per mbi 15-vjet.




Albo. F.SH.

MAJK BONXHORNO, A mos je me origjinë shqiptare?

Ndoshta nuk është momenti më i përshtatshëm këto ditë të përhapim dhe përforcojmë fjalën se Majk Bonxhorno, i quajturi prej kombit të vet si "babai i televizionit italian", mund të ketë qenë me origjinë shqiptare.

Siç dihet ai ndërroi jetë papritur, kur edhe pse 85-vjeçar, shfaqte vitalitet të dukshëm fizik dhe mendor. Të gjithë italianët u pikëlluan, shumë popuj në botë po ashtu, patjetër edhe ne shqiptarët. Kjo humbje zuri faqet e para të gazetave si edhe titrat kryesore të lajmeve tona televizive. Edhe tek ne, si kudo, u nderua si një italian i madh. Megjithatë, duke kërkuar ndjesë në rast se kemi gabuar për çastin kur po ngulmojmë në të qenit me origjinë shqiptare të Majk Bonxhornos, pohojmë se shtyhemi në këtë rrugë nën peshën e detyrimit shpirtëror se mund të kemi të drejtën ta nderojmë të paharruarin edhe si një bashkëkombës të largët. Ja përse po e çojmë gjer në fund këtë kuturisje, ndërsa dihet botërisht që gazetari i famshëm në asnjë biografi, në asnjë intervistë dhe madje as në librin e tij, botuar pak kohë më parë, për jetën e vet, as që e ka thënë ndonjëherë se ka një origjinë të largët shqiptare. Ka pohuar gjithnjë si pjesë të jetës së tij se nënën e kishte italiane, me origjinë nga qyteti i Torinos dhe se i gjyshi i tij qe po ashtu italian nga Siçilia, i emigruar në SHBA në fillim të dhjetorit 1892. I lindur në Nju Jork, Majku nuk qe tjetër veç një italian i amerikanizuar. Mundësinë e të qenit me origjinë të largët shqiptare autori i këtyre radhëve e ka bërë të ditur, thjesht në një paragraf të një shkrimi me një temë tjetër, në një të përditshme të shumëlexuar, pothuaj një vit më parë. Atëherë si dëshmi parashtronte para opinionit publik dy detaje. Njëri kishte të bënte me një nga emisionet e ciklit të tij televiziv "Quiz", të katër dekadave më parë, në televizionin italian. Atë seri Bonxhorno i pati bërë një italiani të ftuar në studio, pyetjen nëse kishte në botë ndonjë vend, në të cilin një krahinë e tërë thirrej me përshëndetjen italiane "Buonxhorno". I pyeturi në atë lojë konkursi u mendua shumë dhe nuk e gjeti. Me sy që i shkëlqenin, gazetari i madh italian nisi t'ia shpjegonte se një krahinë e tillë ndodhej fare afër, në Shqipëri. Atë kohë kjo ngjarje bëri përshtypje, sepse shumë nga ne e ndiqnin RAI-n nëpërmjet të famshmeve pajisje ilegale, të prodhuara atëherë në mënyrë artizanale e të thirrura me të folurën tiranase si "kanoçe". Këmbëngulja e Majk Bonxhornos për t'ia shpjeguar me pasion bashkatdhetarit të tij fjalën "Mirditë" dhe sidomos gëzimi mezi i përmbajtur që kishte në sy atë kohë, nuk u ra në sy shumëve. Nuk është mjaft fakt bindës edhe tani. Ai entuziazëm i tij ato çaste mund të shpjegohet edhe me gëzimin e natyrshëm që në këtë botë me mbiemrin e tij Bonxhorno nuk kishte thjesht një fshat, qytezë apo qytet, siç edhe ndodh, por një krahinë e tërë.
*Detaji i dytë ka të bëjë me një polemikë miqësore që është zhvilluar diçka më shumë se një vit më parë në Siçili mes banorëve të fshatit vendlindës të gjyshit të Majkut, Mikelanxhelo Bonxhornos, i cili quhet Campofeliçe di Fitalia (Campofelice di Fitalia) dhe atyre të fshatit të madh, pothuaj qytezë, Mexojuzo (Mezzojuso). Të dy palët ngulnin këmbë se gazetari i madh qe me origjinë nga vendbanimi i tyre. Në të vërtetë, në pamje të parë debati i këndshëm mund të ketë rrjedhur prej një fakti fare administrativ. Në vitin 1852, Kampofeliçe di Fitalia u bë pjesë e Mexojuzos dhe u shkëput prej saj vetëm në vitin 1951. Kështu në një farë mënyre Majk Bonxhorno qe me origjinë nga të dy fshatrat. Ndërkohë i bëjmë të ditur lexuesit se Mexojuzo është një vendbanim i vjetër arbëresh, po ashtu është edhe sot, një qendër e bashkatdhetarëve tanë të emigruar në Itali në motin e madh të Skënderbeut, kryesisht pas vdekjes së tij. Në të gjithë hapësirën përreth Mexojuzos gjenden, në afërsi dhe largësi të saj, vendbanime italiane, por edhe shqiptare. Qyteza e famshme arbëreshe e Palaco Adrianos (Palazzo Adriano), e mësuar nga ne në të gjitha librat shkollorë, ndodhet më pak se njëzetë kilometra larg. Nga Mexojuzo Campofeliçe di Fitalia është më pak se pesë kilometra. Si vendbanim është populluar rreth viteve 1800, sepse më parë qe vetëm rezidenca e një princi vendas. Ky thirrej edhe Princi i Fitalia-s dhe fitalia nuk është fjalë italiane, por greke, e cila do të thotë vresht apo plantacion. Patjetër këtë emër ia kanë vënë të emigruarit prej përtej detit, në shekullin e pesëmbëdhjetë, të cilët vinin nga Peloponezi dhe qenë, siç dihet historikisht, pak grekë e shumë arbërorë, familje të shumta shqiptare që qenë të punësuara në mbrojtjen nga sulmet osmane të kështjellave-porte të Republikës së Venedikut në trojet helene. Ndërkohë princi, për nevoja të punimeve bujqësore, e populloi hapësirën bosh rreth rezidencës së tij me banorë të fshatrave afër. Këtu gjendeshin edhe aq shumë vendas me origjinë arbëreshe.
*Bëjmë të ditur edhe një detaj të tretë: mbiemrin e Majkut. Gazetari i shumënjohur përherë ngulte këmbë të theksonte se ai nuk qe Buonxhorno (Buongiorno), që në të folurën italiane është përshëndetja "Mirdita". Ishte i hekurt dhe i "bezdisur" të shkruhej Bonxhorno. Në të vërtetë kishte të drejtë, sepse i gjyshi dhe para tij edhe fisi në Kampofeliçe di Fitalia, saktësisht kështu e kishin mbiemrin. Por çfarë do të thotë kjo? Me siguri që të parët e tij mbiemrin e tyre dëshironin ta ndanin si të ardhur me origjinë nga gjuha e vendit dhe të ngulnin këmbë se pati buruar prej një gjuhe tjetër. Dhe kjo gjuhë tjetër, në rastin tonë arbërishtja, Mirditën nuk e kishte thjesht një përshëndetje, por emrin e një krahine të tërë, madje me shumë histori. Qenë troje të lidhura me katolicizmin, Papën e Romës dhe sidomos me Gjergj Kastriot Skënderbeun, aq i adhuruar edhe prej italianëve. Me ruajtjen të pacenuar nga gjuha vendase të barazimit të një përshëndetjeje me emrin e një krahine, pra edhe prone apo ndikimi politik, ata linin të kuptonin se qenë prej atyre kapedanëve që u mblodhën e lidhën besë qëndrese antiosmane dhe antiislamike në Lezhë. Kështu fisi Mirdita i shpërngulur në Greqi dhe më pas i vendosur në trojet italiane, kur kreu përkthimin e mbiemrit të vet, bëri dallimin nga përshëndetja e zakonshme. Ata ku e ku ishin me vendasit! Qenë derë e madhe shqiptare, njerëz me "gjak blu", që kishin ardhur aty vetëm nga halli. Kështu edhe mund të kuptohet më mirë ai shkëlqim i veçantë sysh i Majk Bonxhornos në quiz-in e katër dekadave më parë. Në të vërtetë, edhe e gjithë jeta e Bonxhornove në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur profilin e një mënyre të jetuari prej fisnikësh. Kujtoheni edhe të madhin Majk! A nuk dukej e sillej si një princ? Ndërkohë shtojmë se me mbiemrin Bonxhorno ka vetëm pak familje në botë, tepër pak. Është shumë i veçantë. Disa gjenden në SHBA, ndonjë mërguar i rrallë në Australi. Me siguri të gjithë janë nga fisi "kokëfortë", "bajraktar", shqiptaro-verior i fshatit arbëresh të Siçilisë. Ndoshta këto që paraqitëm si një hipotezë se Majk Bonxhorno mund të jetë me një origjinë shqiptare janë fare pak për të pasur autoritetin ta provojnë. Kemi përballë edhe vështirësinë që ndryshe nga të tjerë të shquar italianë, që nuk kanë mohuar origjinën e tyre arbërore, gazetari i famshëm nuk e tha kurrë se gjashtë shekuj më parë vinte prej anëve tona. Ndërkohë nga vendbanimet arbëreshe në Itali, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emigruar edhe bashkëkombës tanë të largët, të cilët u shndërruan në mafiozë. Edhe kur nuk e kanë pohuar vetë për ta asnjëherë nuk është vonuar t'ua thuhej origjina jonë etnike. Majk Bonxhorno qoftë i paharruar! Të na falë që i ramë pak më qafë në një ditë që mund të ishte zgjedhur në një çast tjetër, të mëvonë. Gjithçka e bëmë nga nderimi për të dhe nga krenaria e supozuar se në gjakun e tij ka diçka prej nesh.
Ylli Polovina, G.Shqiptare

A nuk duhet të revoltohet femra shqiptare?!

Demagogji shqiptare!



Më 17 qershor 2008, Parlamenti shqiptar votoi ligjin e ri (Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, ligji nr. 10019, datë 29.12.2008) mbi barazinë gjinore, nëpërmjet të cilit pretendohej të institucionalizohej një përqindje prej 30% e përfaqësimit të grave në trupat legjislativë, ekzekutivë dhe juridikë.

Por, siç do ta analizojmë më poshtë, me hilen në Kodin Zgjedhor, ky përfaqësim, pas zgjedhjeve 2009, ndryshe nga ai i pritshmi prej afro 30% ,ka arritur vetëm në vlerën e rreth 16%-shit.

Dhe jo vetëm kaq! Shihni kompozimin e kabinetit të ri qeveritar me 16 persona, nga të cilët vetëm një anëtare kabineti është femër, tregon se jo 30%, por 6% është rezultati konkret shqiptar! Dhe, megjithatë, çdo gjë kalohet paturpësisht me lehtësinë më të madhe! Nga shoqëria civile, por dhe vetë gratë votuese apo pjesëmarrëse aktive në politikë!...


Faktorë negativë e kufizues

Faktorët e ndryshëm që lidhen me pjesëmarrjen e gruas në politikë, mund të grupohen në faktorë kulturorë dhe ata institucionalë. Faktorët kulturorë janë më fondamentalë, ndërkohë që ata institucionalë mund të ndryshohen më me lehtësi.

Përgjithësisht, rruga më efektive në reduktimin e vështirësive dhe barrierave ndaj pjesëmarrjes së gruas në politikë lidhet më shumë me punën apo përqendrimin tek përbërësja institucionale sesa ajo kulturore, aq më tepër që kjo e fundit kërkon një kohë shumë më të gjatë për "tretje".

Kudo në botë, disa elementë të rritjes së përfaqësimit të gruas, brenda përbërëses institucionale, janë: futja e sistemit të kuotave, adaptimi i sistemit të favorshëm elektoral (sistemi proporcional kombëtar, apo dhe sistemi rajonal me një përmasë relativisht të konsiderueshme të rajonit etj.), metodat e emërimit brenda partive politike (që favorizojnë përfshirjen dhe promovimin e grave të edukuara dhe të talentuara në politikë), kooptimi dhe "kuotimi", rritja e fondeve për veprimtaritë politike të grave etj.


Dy probleme të tranzicionit shqiptar

Në tranzicionin shqiptar, në lidhje me barazinë gjinore, mund të theksohen edhe dy kushte të tjera: a) përfshirja apo integrimi i femrës jo vetëm në politikë, por edhe në tregun e punës, në kuadër të ristrukturimit të ekonomisë; dhe b) promovimi i harmonizimit të punës në familje, lehtësimi dhe ndarja e "detyrave familjare", përmirësimi i kushteve të përkujdesjes, ruajtjes dhe mbajtjes së fëmijëve etj.

Pa plotësuar drejt këto kushte nuk mund të konsiderohet e arrirë dhe vetë demokracia. Sepse, demokracia e vërtetë është ajo kur njëra gjysmë e popullsisë merr pjesë në mënyrë të barabartë me gjysmën tjetër në vendimmarrjen sociale, ekonomike dhe politike në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Gjithashtu, po aq problem është dhe hedhja poshtë e barrierave kulturore e strukturore ndaj barazisë gjinore. P.sh., një barrierë e tillë kulturore ka mbetur ende binomi politikë-patriarkalitet, në të cilin mashkulli ka dominuar dhe vazhdon të dominojë lojën politike, kontrollin dhe manipulimin e saj.

Ndërsa, barriera strukturore janë, p.sh., vetë partitë politike dhe funksionimi i tyre i brendshëm, vështirësitë financiare etj. Për mënjanimin e këtyre barrierave, ndër strategjitë për arritjen e balancimit gjinor mund të konsiderohen p.sh.: sistemi i kuotës (quota system), përfaqësimi proporcional, reformimi për financat në fushatën elektorale, trajnimet dhe shërbimet mbështetëse për femrat që përfshihen në politikë etj.

Sistemet "Quota"

Sot ka mjaft vende që kanë institucionalizuar "sistemin e kuotës" për të rritur përfaqësimin e gruas në politikë. Kështu, p.sh., në vitin 1994, Afrika e Jugut zinte vendin e 141-të në botë në lidhje me përfaqësimin e grave në Parlament. Pas futjes së kuotës prej 30% nga "African National Congress", Afrika e Jugut kaloi, më 2004, në nivelin e 13-të, me një përfaqësim parlamentar të grave me afro 32.8% në dhomën e ulët; në Indi, "Panchayat Raj Act" u rezervon grave 33% të vendeve në këshillat e fshatit, atë të fshatrave të bashkuara apo në këshillin e distriktit.

(Sot konstatohen në Indi afro 1 milion gra të tilla të zgjedhura në nivel fshati. Një përfaqësim i tillë ka ndikuar në rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit në këtë nivel qeverisje); ligji finlandez kërkon të paktën 40% të secilës gjini të përfaqësuar në trupat e ndryshme vendimmarrëse.

(Një gjë e tillë ka çuar një rritje të përfaqësimit të femrave nga 25% në vitin 1980, në atë 48% në vitin 1996); Argjentina ka një kuotë prej 30% të grave në listat elektorale të kandidatëve. (Si rezultat, numri i grave të zgjedhura në dhomën e ulët ka mbetur nga 2001 në 2003 tek vlera afro 34.1%. Në senat, aktivizimi i tyre, sado numerikisht i rritur, nuk ka dalë akoma aq rezultativ); Kushtetuta franceze u amendua më 1999 për të arritur tek një akses i barabartë i burrave dhe grave ndaj mandateve elektorale dhe funksioneve zgjedhore.

(Me këtë korrigjim, në vitin 2000, ligji francez për zgjedhjet u ndryshua në mënyrë të tillë që partitë politike të detyrohen të paraqesin numra të njëjtë kandidatësh burra e gra, me diferencë brenda një intervali prej 2%, për shumicën e zgjedhjeve). Pra, siç shihet nga rezultatet e suksesshme në pjesëmarrjen politike të femrave në Evropën Veriore apo rritjen e menjëhershme aty të kësaj pjesëmarrjeje, mund të pohohet se:
• Kuotat kanë rezultuar si mjetet më të shpejta dhe të suksesshme në garantimin e pjesëmarrjes politike të femrave
• Sistemet e kuotimit e përmirësojnë në mënyrë efektive politikën për të mos pasur më si strumbullar mashkullin, dhe ndihmojnë gratë dhe të ardhurit e rinj për të marrë pjesë në politikë. Madje, këto sisteme mund të shfaqen si sisteme me:
a. Kuotë legale (një metodë për të përcaktuar kuotën në statutin e partisë politike apo në ligjin zgjedhor, që kërkon dhe ndjekjen e kuotës nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në procesin elektoral).


b. Kuotë vendesh të dhëna në legjislaturë ("legislature seat kuota") (një farë kuote zgjedhjeje që alokon një përqindje vendesh për gratë deputete, kandidimi i orientuar brenda tyre për këto vende).

c. Kuotë nga partitë politike (Nuk ka ndonjë kërkesë rigoroze apo legale për shfrytëzimin e këtij sistemi prej një partie politike, por ajo është thjesht një metodë, në të cilën vetë partia politike "afron" në mënyrë vullnetare një përqindje të grave të emëruara nga partia politike).


Kuota legale

Shqipëria Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t'i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, një në çdo tre emra në listë duhet t'i përkasë secilës gjini. (Neni 67, paragrafi 5)

Franca Rishikimi kushtetues në 1999 parashikon që qeverisja dhe partitë politike duhet të rrisin përpjekjet për zgjerimin e pjesëmarrjes politike të gruas. Ligji zgjedhor u rishikua më 2000, sipas tij 50% në kandidim për të gjitha zgjedhjet duhet ta përbëjnë kandidatet gra.
Argjentina 30% e kandidateve gra për të gjitha pozicionet me zgjedhje të shërbimit civil
Afrika e Jugut 50% (idem)
Tanzania 20% e grave në legjislaturë
India 33% e grave në legjislaturën vendore


Kuota nga partitë politike

Suedia, Partia Socialdemokrate futi një sistem ndërthurjeje, ku në çdo zgjedhje kandidimi, mashkulli alternohet në listë me atë të femrës.
Norvegjia Partia Laburiste fut një kuotë për gratë, që nuk mund të jetë më pak se 40%
Mbretëria e Bashkuar Partia Laburiste alokon 40% të vendeve për emërimet gra
Gjermania Partia Socialdemokrate (40%) dhe Partia e Gjelbër (50%) kanë kuotat e tyre për gratë.

Rasti i Francës flet qartë për një rritje të shënuarshme të numrit të grave deputete, madje me aplikimin e "Parité"-s, përqindja e grave të zgjedhura arriti vlerën prej 47%, d.m.th., dhe një rritje prej mbi 22% të legjislaturave të mëparshme.

Që ky sistem me kuotë, në variantet e ndryshme të tij, ka funksionuar në të gjitha kulturat, po ndalojmë shkurtimisht dhe në rastin e Koresë së Jugut. Konkretisht, aty vihet re një rritje e konsiderueshme e përfaqësimit të gruas në Asamblenë Kombëtare, p.sh., nga 5.7% (viti 2000) në 13.4% (viti 2004).

Për këtë janë shfrytëzuar këto skema kuotimi: është adoptuar kuota prej 30 % e nominimit për kandidatet gra në zonat elektorale rajonale (distriktet), kuota prej 50 % e nominimit për kandidatet gra në përfaqësimin proporcional të Asamblesë Kombëtare; çdo parti u përcakton grave vlerën prej 50% të përfaqësimit proporcional, madje dhe u akordon atyre vendet e para etj.

Roli i Sistemit Zgjedhor

Edhe sistemi zgjedhor ka rolin e tij në përfaqësimin parlamentar. Siç e kemi studiuar më parë, dy grupimet e mëdha të sistemeve zgjedhore janë: sistemi mazhoritar dhe ai proporcional, që janë sa demokratike, po aq dhe të ndryshme. Sipas statistikave rezulton që sistemi konkret zgjedhor "ka gisht" në nivelin e përfaqësimit parlamentar të gruas.

Kështu, p.sh., në vitin 1997, statistikat kanë treguar se vendet me një përfaqësim parlamentar femëror me afro 30 % të numrit të plotë, në 60% të rasteve kishin një sistem të pastër proporcional dhe në pjesën tjetër një sistem të përzierë.

Nuk ndeshej asnjë vend me përfaqësim parlamentar mazhoritar që të kishte këtë përfaqësim parlamentar femëror me afro 30% të gjitha vendeve në legjislaturë. Pra, siç duket, një sistem përfaqësimi parlamentar apo ai pjesërisht proporcional rezultojnë si sisteme të favorshme në rritjen e pjesëmarrjes politike të gruas.

Tek i njëjti përfundim arrihet dhe po të analizohet grafiku i mësipërm, që pasqyron lidhjen midis përqindjes së grave të zgjedhura dhe sistemit zgjedhor, në funksion të variantit konkret të tij: sistem proporcional, sistem i përzierë, sistem mazhoritar dhe sistem caktimi (emërimi).

"Maskulizmi" politik shqiptar



Mjafton të ribëhen këto krahasime në botë, për të kuptuar demagogjinë shqiptare dhe, mbi të gjitha, "gënjeshtrën" kryeministrore mbi barazinë gjinore, pas kompozimit të kabinetit të ri qeveritar!

R. Meidani shekulli

Dorëheqje apo këmbëngulje ?

Ministri i transporteve nga Maqedonia fqinje, vend jo anëtar i NATO-s, dha dorëheqjen për shkak të tragjedisë që ndodhi në liqenin e Ohrit. Një anije e vjetër u mbyt, 15 turistë gjetën vdekjen dhe kjo ishte arsyeja që ministri të largohej me dëshirë e me inat ndaj fatit të keq, duke kryer, siç tha vetë, “një akt moral”.

Ministri taivanez i mbrojtjes, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë. Ai u ndje në faj sepse trupat e ushtrisë nuk i dhanë ndihmë në kohën e duhur banorëve të prekur nga taifuni që goditi ishullin. Morri përsipër një gabim, një përgjegjësi duke “shpëtuar” kështu nga gabimi dhe përgjegjësitë gjithë kabinetit ku bënte pjesë.

Mjafton t´i thërrasësh kujtesës apo dhe qoftë të lundrosh në internet për të peshkuar shembuj të këtij lloji dhe do të gjesh me dhjetra e dhjetra dorëheqje kryeministrash, ministrash, zyrtarësh të lartë partiakë a drejtues gjigantësh ekonomikë që largohen nga detyrat e tyre me vullnetin e tyre. Ikën me dorëheqje një individ për të shpëtuar të tjerët.
Një prej tyre, kryeministrja e hekurt Margaret Thatcher, në vitin 90´, iku dhe vetë kur nisën t´i ikin ministrat njëri pas tjetrit, ndonëse ishte ikonë e konservatorëve britanikë që pas saj, mezi e ngrejnë kokën dhe shifrat elektorale. Shumë vite më pas, pasardhësi i saj Gordon Broen, është ende në detyrë kur një numër ministrash të tij janë larguar për arsye nga më të ndryshmet. Omar Abdullah, ministër në Kashmir, la detyrën këtë verë sepse ashtu pati një muhabet për punë seksi. Një ministër ndërtimi në Korenë e Jugut iku kur u shemb një urë e ndërtuar plot 35 vjet para se ai të hynte në zyrën e tij. Rudolf Sharping, ish-ministri gjerman i mbrojtjes u dorëhoq pa mëdyshje sepse u akuzua se kishte përdorur një helikopter të ushtrisë për të vajtur në zonën e tij elektorale, ish-ministri japonez i financave doli nga zyra në Tokio sepse u doli përpara në konferencë gazetarëve në Romë pak i pirë e kështu shembujt mund të zgjaten pafund.

Duke e nisur me dorëheqjen më të freskët, të fqinjit tonë maqedon, që i vdiqën 15 vetë, nuk mund të mos të të kujtohet plot trishtim sjellja shqiptare e shqiptarëve tanë ndaj këtij institucioni, dorëheqjes.
Pesë vjet më parë, ne qeverine socialiste, edhe pse u mbytën dy herë më shumë njerëz se maqedonasit, askush nuk e çoi në mend largimin nga detyra. As kryeministri i djeshëm dhe i sotëm, fatkeqësisht, edhe i nesërm, zoti Berisha, nuk pati dilema mbas tragjedisë së Gërdecit: do të rri në detyrë të varros të vdekurit, të mjekoj të plagosurit, t'u ndërtoj shtëpitë të gjallëve dhe pastaj do t´u kërkoj e marr edhe votën. Në fakt, zoti Berisha nuk duhej përmendur në këtë rast: sa kohë që ai u saldua në karrigen e Presidentit në 1997, kur të gjithë i kërkonin të ikte, është e kotë të presësh ikje nga një individ që nuk e njeh kthimin mbrapa. Ndaj, qëndresa e tij prej kryeqëndrestari sot, që për më tepër fitoi dhe zgjedhjet sipas mënyrës së tij, nuk do të vënë kurrsesi në dyshim për raste më pak dramatike se ato të 12 vjetëve më parë.

Pango, ishi i kulturës, sa për të marrë një tjetër shembull që nuk i ngjan shumë shembullit të Abdullahit indian, nuk do të largohej nga detyra, sa kohë që nuk do ta shkarkonte vetë shefi i tij. Lulit fluturues deri tani ministër i jashtëm, nuk i dukej argument i mjaftueshëm akuza për qindra miliona euro shpërdorime për të ikur vetë nga zyra e tij, kurse Mediu që iku njëherë me shpejtësi nga dyert e ministrisë së mbrojtjes, po kërkon tani me çdo mjet e kusht të hyjë nga dritarja e ministrisë së mjedisit sërish në kabinet.

Ndoshta secili nga anëtarët e kabineteve të shumtë qeveritarë në Shqipëri, të majtë dhe të djathtë, kanë pasur një dhe më shumë arsye që për “arsye morale” të largohen nga detyra, por nuk e kanë bërë. Shembujt e përkundërt janë aq të paktë sa nuk ja vlen të zihen në gojë. Dorëheqjet e zotit Nano, janë përmendur aq shumë deri më tani, sa pothuaj janë harruar arsyet se pse i ka dhënë ato. Dorëheqje nuk dhanë përpara fushatës elektorale as Gjergj Bojaxhiu dhe Gert Bogdani e një numër zyrtarësh të cilëve, kandidimi për deputet dhe detyra që mbanin, për arsye ligjore e morale, nuk ju shkonin bashkë.

As kryetari i Partisë sime, Edi Rama, pavarësisht rezultatit dhe shkaqeve të këtij rezultati në zgjedhjet e 28 qershorit, nuk u largua nga detyra. Dorëheqja, largimi me vullnet dhe jo i detyruar vetëm nga rrethanat, faktet, zotimet e pambajtura apo punët e pakryera ose të kryera keq, nuk ndodhin shpesh në Shqipëri. Dorëheqja është zëvendësuar me këmbënguljen e fortë. Me bindjen për të qëndruar edhe atëherë kur morali, të tjerët, vetvetja apo qoftë dhe presioni nga të tjerë, nuk mjaftojnë për të bërë një hap përtej këmbënguljes për të qëndruar.

Veç shumë standarteve evropiane dhe siç e pamë, madje edhe aziatike, në Shqipëri duhet të plotësojmë dhe këtë standart. Ikjen në momentin e duhur. Se në ndodh kështu, edhe rikthimi, do të ishte shumë më i mundshëm. Sot e nesër, sa kohë do të flasim për këtë institucion, dorëheqjen, do të na duhet ta përmendim me trishtim, si një standart të pakryer.

Deri kur? Kush e di? Të paktë janë ata që do të donin të jepnin një përgjigje.



A. Harasani

"Filloi përsëri mashtrimi me tekstet shkollore...?!"

Është absurde që nxënësit e një shkalle në pallat, në një lagje, të së njëjtës klasë, të studiojnë dy gjeografi, dy histori apo dy tekste kimie të ndryshme. Liberalizim i tillë në ekstrem, thjesht nuk është i nevojshëm, apo më keq, jashtëzakonisht i dëmshëm për nxënësit.

Edhe pse nga specialistë të arsimit është kritikuar mënyra e hartimit dhe e shpërndarjes së tekstit shkollor, përsëri u vazhdua me të njëjtën metodë që është vepruar këto dy vitet e fundit.

Jemi dakord që të paraqiten për konkurrim lloje të ndryshme teksti mësimor, por komisioni i ngritur për këtë qëllim duhet të zgjedhë tekstin më të mirë dhe ky të marrë viston e botimit dhe të përdoret nga gjithë nxënësit e një klase të caktuar në gjithë vendin.


*Vitin e kaluar u kritikua dhe mënyra e shpërndarjes së teksteve. Duke praktikuar alter-tekstin, Ministria e Arsimit u dha të drejtën disa shtëpive botuese të botonin secila një lloj të caktuar teksti.


Në emër të ashtuquajturës "përzgjedhje" , shkollat bënë kërkesa për tekstet shkollore pa asnjë lloj kriteri shkencor apo pedagogjik, por thjeshtë duke u nisur nga preferenca personale apo qëllime fitimi. Kështu, prindërit dhe nxënësit bridhnin librari më librari, duke blerë ku dy tekste të "X" dhe ku një tekst të "Y" apo të "Z", duke bredhur e zënë radhë në gjithë libraritë e kryeqytetit.


*Është kritikuar edhe mënyra e kompensimit dhe rimbursimit të vlerës së teksteve mësimore, sidomos për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Sipas urdhëresës së MASH-it, çdo librari duhet t'i pajisë nxënësit me faturën përkatëse për efekt rimbursimi.


Që këtu fillon hileja. Njëra librari të pajis me faturë e tjetra jo, njëra fletë është e vulosur e tjetra jo sipas rregullave të rimbursimit. Me një marifet që në fillim të duket i rastësishëm, gati gjysma e teksteve dalin jashtë rimbursimit nga librashitësit.


Fatura, nëse ta jep librashitësja, do të dërgohet në shkollat përkatëse. Këtu s'merret vesh se si ngatërrohen faturat dhe emrat e disa nxënësve nuk gjenden më.


Pra, këtu bëhet reduktimi i dytë i të famshmit rimbursim. Shkollat, pasi bëjnë seleksionimin e faturave sipas tekave të tyre, i dërgojnë ato në DAR. Këto, pasi bëjnë një llogari të pambështetur në asnjë ligj, i dërgojnë paratë e rimbursimit pranë postave.


Postat, mbasi mbajnë edhe këto një tarifë të caktuar për shërbimin e kryer, fillojnë shpërndarjen. Kokoshi është katandisur në një thelë dhe as nuk ia vlen të rrish në radhë tek sportelet e postave për 5 apo 6 mijë lekë të vjetra.


Këtë vit jo vetëm që vazhdon avazi i sorollatjes, por MASH-i nuk ka hedhur në treg ende as gjysmën e teksteve shkollore që nevojiten. Si në disa aspekte të tjera të jetës, edhe me librin shkollor, ky shtet ka qëllimin si e si të përfitojnë e pasurohen një grup i vogël njerëzish që lidhen apo janë klane të qeverisë, kurse shoqëria në përgjithësi duhet të vuajë sorollatje dhe vjedhje.


E ndërkohë në TV, në vend të kë tyre problemeve që hasim përditë politikanët i shohim vetëm të bëjnë "debate" për postet, kush i merr dhe kush i lë.



Ramazan Sherja, Shekulli

Etimologjia e emrit Athina

Etimologjia e emrit të saj ka mbetur deri më sot mjaft e dyshimtë. Sipas Max Müller, që në kundërshtim me të gjithë autorët e lashtësisë, ka pretenduar se pellazget nuk kanë ekzistuar asnjëherë, pretendon këtë radhë që ΑΘΙΝΑ (Athina) është një fjalë greke (?), një evoluim i sanskritishtes: ahâna , që do të thotë : që flakëron, që digjet , por ai nuk jep asnjë shpjegim që të vendosë një raport çfarëdo ndërmjet ΑΘΙΝΑ (Athina) dhe ahâna.

*Sipas Schwartz dhe gjuhetareve te tjere Athina eshte hyjnesha e vetetimes qe perseri vjen nga sanskritishtja. *
Se fundi, sipas nje grupi te trete , Athina vjen nga rrenja: αιθ (aith), prej nga vjen gjithashtu αιθηρ (aithēr) = eter ose me mire rrenja αθ (ath) prej nga vjen fjala ανθος (anthos) ose αθηρ (athēr) = lule. Nga ana tjeter ka gjuhetare qe e marrin tipin Aθηναια (athēnaia) ose Aθηναιη (athēnaiē) jo si emer por si nje epitet te Παλλας (pallas) dhe e perkthejne shprehjen e Homerit: Παλλας Αθηναι (pallas athēnai) me: Pallas Athinase.




Megjithate ne do te shohim me poshte qe ky mendim eshte i gabuar dhe se Aθηναια (athēnaia), pamvaresisht nga mbaresa e saj qe mund ta beje te merret kjo fjale si mbiemer, duke u mbeshtetur ne pellazgjishten ose shqipen ajo perseri klasifikohet me emrat si: beteja, kalaja (fjale shqipe ose pellazge dhe aspak turke ose arabe. Nga pellazgjishtja kjo fjale ashtu si shume te tjera ka hyre ne perdorim ne gjuhen arabe dhe me pas ne turqishten dhe ne te gjitha gjuhet e tjera te Europes juglindore) murtaja, Athinaja etj. Sidoqofshin te gjitha keto shpjegime e prekin fjalen Athēna vetem shume larg, dhe nuk japin asnje shpjegim emitologjik te pershtateshem te termit. Megjithate keto jane vetem fjale qe jane kerkuar me mundim, me qellim qe ata te cilet i kane krijuar, te mund te thone diçka pamvaresisht nga fakti qe ajo çka thone vlen apo nuk vlen diçka, kenaq apo nuk kenaq nje mendim. Nga ana jone ne do te japim shpjegimet e meposhteme etimologjike, duke u mbeshtetur si zakonisht ne pellazgjishten ose shqipen. Do te themi qe ne fillim se nga dialektet shume te lashta greke ne kemi forma te ndryshme te emrit Athēna: sipas Homerit kemi Athēni, Athēnaia dhe ne jonishten Athēnaiē, sipas poeteve epike dhe ne dialektin jon, jane po ato forma si te Homeri me siper. Ne te gjitha mbishkrimet atikase pas Euklidit forma Athēna(i)a = Athēnaa ka dhene formen e shkurtuar dhe perfundimetare Athēna, qe mbizoteroi nder te gjithe atikasit dhe ne greqishten e perbashket qe quhet κοινη (koinē). Pikerishte kjo forme e fundit e Αθηνα (athēna) ose Αθηνας (athēnas) u be emri i zakoneshem i hyjneshes ne Athine, qyteti qe ishte nen mbrojtjen e veçante te saj: po ashtu eshte forma e pare e pashkurtuar Αθηνα (athēna) domethene Αθηνα (ι) α (athēna (i) a) = Athinaja qe eshte ne perdorim ne gjuhen e sotme shqipe : sot ne Shiperi thuhet Athinaja ose fare shkurt Thina. Me tej ne kemi ne dialektin dor dhe ne dialektin eol formen Αθιναα (Athinaa) (Alc. 9; Teokr. 28. 1) ne dorishten Αθηναια (Athēnaia) (Tekor. 15,80) dhe se fundi Αθανα (Athana) te atikasit .

I kemi cituar gjithe ato forma me lart, - por ka edhe te tjera – per te dale me mire ngjashmeria ose me mire identiteti ndermjet emrit te hyjneshes Athina ne dialektet greke dhe perkthimi i saje ne pellazgjishten ose shqipen: E THËNA ; duke ditur se "e" ose "ë" pellazge i pergjigjen ne greqishten dhe latinishten tre zanoreve te ndryshme : e dhe ë = α ; e dhe ë = e ose ε dhe e dhe ë = η , eshte bere evoluimi nga E THËNA te ATHËNA, ΑΘANA, etj, ne menyren qe Αθανα (Athana) do te thote si edhe E THËNA: ajo qe duhet ose eshte e paracaktuar te linde, te behet, te prodhohet sipas fatit, ose e destinuar. Dhe ky perkthim na çon pa gabim te nje tjeter, jo me pak i goditur, qe i permbys te gjithe ata qe kane dashur te gjejne nje shpjegim te vlefshem, cilido qofte ai, dhe qe nuk e kane arritur dot. Ne fakt njihen mire gjithe perrallat, legjendat ose gjithe mitet perkatese lidhur me lindjen e Athines. Ato jane shume ne numur por me e lashta prej tyre, e cila madje ka sjelle lindjen e gjithe te tjerave dhe qe na njoftojne Hesiodi (theog, 886), Stesihori, Pindari (OL . 235), Homeri (te Himni per Athinen; XXVIII, 4 dhe 55) dhe mjaft autore te mevonshem eshte kjo qe vijon:

“Zeusi perpiu gruan e tij te pare Μητις qe ishte personifikimi i urtesise, qe ishte shtatezane. I pari i hyjnive e mori kete mase te rende sepse mori vesh qe pas vajzes e cila do te linde nga kjo barre e pare Μητις do te bente nje djale, me te forte e me te fuqishem se i ati, domethene se vet Zeusi, qe do ta rrezonte nga froni dhe do ta bente ta pranonte ne vend te tij si kryetar te qiellit . Kur erdhi koha per lindjen normale te femijes se zene nga Μητις , Zeusi ndjeu ne koken e tije dhimbje aq te padurueshme sa Vullkani ose Hφραιστος duke marre nje sopate e goditi kaq fort ne koke Zeusin sa doli Athina krejt e veshur dhe e armatosur duke leshuar britma te forta gezimi” dhe ja perse eshte thene gjithmone se kjo hyjneshe ka lindur nga koka e Jupiterit. Homeri , ne Himnin per Athinen na e paraqet kete mit me mjeshteri te persosur dhe na e pershkruan me imtesi pershtypjen qe u beri te pavdekshemeve te Olimpit. Ne tekstin origjinal ne greqisht ka nje epitet te shpeshte per Athinen: τριτογενης (tritogenēs). Per kuptimin e saje kane marre per τριτο (trito) si pjese e pare te fjales se perbere ate te τριτων (tritōn) ose te τριτω (tritō). Mirepo del se asnjeri nga shpjegimet e dhena per keto dy fjale nuk e kenaq me saktesi perkthimin e dy epiteteve te Athines. Keshtu fjalori i M. A. BAILLY me te drejte shkruan: ka te ngjare “e lindur nga deti”, ose sipas te lashteve “e lindur prane liqenit”. Mirepo ky shpjegim i fundit, i te lashteve nuk duhet te lidhet aspak, siç e thote fjalori i mesiperm me Athinen, sepse te lashtet nuk e benin kete gabim pasi ata e dinin gjuhes pellazge, - me perjashtim te disa te huajve, domethene jo greke, te cilet te arsimuar dhe te rritur me greqishten, e kane shkruar dhe e kane botuar ne kete gjuhe. Mirepo Tριτο (trito) e Tριτογενης (tritogenēs) dhe τριτογενεια (tritogeneia) nuk ka asnje lidhje me: τριτων (tritōn), τριτωνις tritōnis) etj., sepse kjo eshte fjala pellazge: “trute” , qe do te thote “truri” dhe prandaj kompozita τριτογενης (tritogenēs) do te perkthehet si: “e lindur nga truri” nje shprehje kjo qe perputhet me kuptimin e deshiruar. Sa per fjalen Παλλας – αδος (Pallas – ados) edhe ajo gjithashtu vjen nga pellazgjishtja : “pall – ës” = shpikes, me imagjinate, qe koncepton, qe ka ide… e prejardhur nga folja pall konceptoj. Ende sot ne shqipen ndeshet shprehja e zakonshme : Te palli tani? = e kuptove? Te ra ndermend tani? Asnje nofke tjeter nuk i shkon me mire Athinase.

Louis Benloew jep nje konfirmim te paster per etimologjine tone te Παλλας (Pallas), kur thote (La Grèce avant les Grecs, bot. i Maisonneuve, Paris 1877, f. 177-78) ,

“[…] greket kane nderthurur dhe shkrire ne nje vend tipare kaq te ndryshme per Athinen dhe traditat, te hazuara nga raca te huaja qe lidhen me te dhe kane perfituar tipin e adhuruar te qendrueshmerise, kurajes, te aftesise shpikese e prodhuese dhe te pastertise virgjine, per te cilat hyjnesha e Athines eshte shprehja e gjalle ose simbol[…]”.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert d’Angely

http://eltonvarfishqip.blogspot.com/2009/08/etimologjia-e-emrit-athina.html

Origjina e fjalëve: një krahasim interesant

SHQIPJA, GJUHA HOMERIKE DHE GREQISHTJA E RE



Mjafton të shikojmë një listë të vogël fjalësh shqipe, greke dhe helene të lashta dhe nga krahasimi i tyre i drejtpërdrejtë vërtetohet se shqipja është krejtësishtë e njëjtë me greqishten homerike, gjë që nuk ndodh me greqishten e re, d.m.th. vërtetohet një lidhje më e madhe e shqipes me dialektin homerik sesa me atë të greqishtes së re, dhe megjithëse kjo duket e çuditshme dhe e pabesueshme, por është e vërtetë.

Në fjalët shqip janë marrë parasysh jo vetëm fjalët e gjuhës letrare por edhe disa dialektore dhe arbëreshe. Të mbahet parasysh se në greqisht mungon tingulli "y" që kthehet në "i", "sh" që kthehet në "s". Gjithashtu "d" e shqipes në greqishten e lashtë homerike ka kaluar në "dh".




Për fjalët homerike që parashtrohen këtu shikoni “Iliada” (A 35, 105, 189. 115, 67, 570). Tek “Odisea” (A 409, E 152, 457 etj).

Marrë nga libri Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

eltonvarfishqip.blogspot.com

Një SEKRET për të gjithë !

Në datë 13/09/2009, në telefonin tim celular vjen një mesazh, ku dërguesi shënohej me emrin SEKRET. Në fakt isha duke pritur me ankth një përgjigje mbi një problem timin personal dhe ky mesazh me titull sekret më ngacmoi tej mase. Ç'ishte ky titull SEKRET dhe pa numër dërguesi. Mbase një shërbim i fshehtë kombëtar kishte zgjedhur të më bënte një komunikatë, ofertë, paralajmërim... ! Hap mesazhin dhe lexoj :

"Deri me 20 shtator sill 1 person për tu rregjistruar tek Universiteti Vitrina dhe fito nje kompjuter falas. Sill 4 persona dhe fito 1 laptop falas".

Tel:0682061561

Në çast më erdhi një reagim i përafërt me situatat kur në trafik një shofer i ç'kujdesur manovron sikur rruga është vetëm e tija.

Ç'është ky sekret i mesazhit të mësipërm që u tregohet të gjithëve nëpërmjet telefonisë celulare, dhe a mund të quhet më sekret nëse këtë informacion e marrin të gjithë !


Universiteti Vitrina më dërgon mua një mesazh të tillë ? Ku e siguron ky biznes numrin tim të telefonit për të bërë këtë marketing të turpshëm, të dhunshëm e mbi të gjitha mashtrues. Kur kam nënshkruar kontratë për lidhjen e numrit tim personal celular Vodafon, nuk mbaj mend të kem patur ndonjë opsion, apo kusht ku të më kërkohej nëse pranoj apo jo të marr oferta, apo të shqetësohem nga mesazhe të tilla. Askund nuk kam lexuar që numri im mund të shpërndahet në këtë mënyrë. Mbi të gjitha, në fund të mesazhit, shfaqet një numër i kompanisë të parë kuçedër AMC, që e ngatërron më tej lëmshin.
Të tilla mesazhe qesharake dhe njëkohësisht të bezdisshme janë shpërndarë edhe në emrin e kryeministit të shkuar e të sotëm të Republikës shqiptare, ku kërkohej që çdo qytetar të bënte një kërkesë, të cilës do ti përgjigjej personalisht kryeministri. Gjithashtu kjo metodë është përdorur edhe për propagandë politike, për të shfaqur arritjet e qeverisë...


Por sa e vërtetë është kjo ofertë joshjeje?

Një mikesha ime rregjistrohet pranë këtij të ashtëquajturi Universitet për të kryer kursin e patentës për automjet, e joshur nga një telefon Nokia dhuratë për rregjistrimin. Jo vetëm që dhuratë nuk i kanë bërë, por nuk po arrin akoma të nisë kursin e patentës. Me një fjali, i gjithë ky marketing është një mashtrim i ndyrë ndaj qytetarëve që shpenzojnë të ardhurat e tyre.

Nëpër shtylla, rrugë, pallate, xhamat e makinave gjendet kudo afshihet e reklamës së këtij "Universiteti" me tituj qesharakë : " Kush tha që ka krizë, rregjistrohu tek Vitrina dhe çdo problem u zgjidh" etj etj gjetje të tilla marketingu.




Nëse këtë shkrim do të ketë fatin e mirë ta lexojë ndonjë menaxher marketingu i këtij Universiteti do doja ti thoja vetëm që : Me gjithë këto shpenzime për këto reklama të çmendura, investoni më mirë në cilësinë dhe seriozitetin e universitetit tuaj dhe do të jenë nxënësit apo studentit tuaj që do t'ua bëjnë reklamën falas, pasi në këtë mënyrë jo vetëm që bëni antireklamë duke bezdisur qytetarët, por edhe na risillni shijen e fushatës së dhunshme të zgjedhjeve të 28 qershorit, ku u shpenzuan miliona $ për një propagandë, që nëse do të ishin shpenzuar për investime tek qytetarët, infrastrukturë e gjetiu, do të kishin sens.

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2