Sunday, September 20, 2009

ISLAMI NDËR MALËSORË

Duke dashur të kuptoj më mirë dinamikën e islamizimit në Shqipërinë e Veriut, dhe marrëdhëniet mes katolicizmit dhe Islamit në ato vise, ndesha në një pasazh nga Edith Durham, të shkruar në 1908, gjatë një vizite të saj në zonën e Lurës dhe të Mirditës [pasazhi mund të lexohet këtu: http://digital.library.upenn.edu/women/durham/albania/albania.html#XI].




Po e riprodhoj të përkthyer, me shpresë se lexuesi do ta vlerësojë, veçanërisht nën dritën e debateve që kemi hapur këtu herë pas here, për çështjet që prek drejtpërdrejt një udhëtare e paanshme dhe simpatizuese e shqiptarëve si Durham-i.

* Fisi i Lurës paraqet interes të madh, meqë këtu mund ta shohësh Krishtërimin duke u shpërbërë dhe duke i lëshuar rrugë Islamit që ecën përpara, siç ka bërë, dalëngadalë, gjatë katërqind vjetëve të fundit në këto vise.

Lura numëron dyqind shtëpi (mesatarisht dhjetë vetë për shtëpi). Nga këto, sot vetëm njëzet janë të krishtera, dhe asnjë prej tyre krejtësisht e krishterë – meqë disa janë myslimane, me disa familjarë të krishterë.

Gjatë tridhjetë e pesë vjetëve të fundit, njëmbëdhjetë shtëpi janë kthyer në myslimane, së bashku me pjesëtarë të shumë të tjerave. Po ndërtohet edhe një xhami, dhe hoxha tashmë ka mbërritur. Françeskani që shoqëronte Durhamin, i kish humbur shpresat. Kisha, duke treguar një apati të çuditshme, e kish lejuar krejt distriktin t’i ikte për duarsh, pa bërë ndonjë përpjekje deri vonë. Lura i përket dioqezës së Durrësit. Peshkopi i mëparshëm, një Italian, kishte fretën italianë vetëm. Sapo e mësonte gjuhën [shqipen] dikush, ndërrohej me një tjetër. Deri vonë, në Lurë nuk kishte prift fare, përveçse gjatë verës.

Feja islame e ka mbajtur të fortë propagandën gjithë kohës. Asnjë lloj persekutimi nuk ka pasur. Gjithçka është arritur me metodën e bindjes dhe rryshfete të mëdha. Metodat lyparake të Krishtërimit, në krahasim me bujarinë dorëhapur të Islamit – kolibja e mjeruar e kishës përballë xhamisë së re – mjaftonin për të bindur popullin e paditur se njëra kauzë ishte duke dhënë shpirt, ndërsa tjetra më e gjallë se kurrë.

Faktet janë si më poshtë. Malësori tribal i Shqipërisë së Veriut është para së gjithash shqiptar. Kurrë nuk e ka bërë të vetën dogmën e lartë të Krishtërimit, as të Islamit (e kam fjalën për masat vetëm). Për të, Krishti dhe Muhameti janë dy magjistarë që, po të merren me të mirë, janë të dy të zotët të bëjnë mrekullira. Tani, po t’i shohësh të dy me sytë e malësorit fisnor, cili ka pasur më shumë sukses? Si i krishterë, malësori nëpërkëmbej nga shkjau i pabesë (malësori shqiptar kurrë s’e ka konsideruar sllavin të krishterë). Me ndihmën e Islamit, përkundrazi, shkjaut i është treguar vendi. Shqiptarët kanë fituar shumë truall. Sikur të mos kishin futur hundët të huajt, do të kish fituar edhe më shumë. Falë magjisë së Muhametit ka marrë në zotërim toka të pasura, poste drejtuese në qeveri, s’i ka kërkuar kush shërbim ushtarak të detyruar, e kanë paguar mirë sa herë që ka dashur të luftojë, dhe nuk e kanë bezdisur për t’ia mësuar Muhamedanizmin siç duhet, por e kanë lënë të lirë t’i mbajë zakonet e vjetra.

Nuk i mbulon gratë, as nuk i mban të mbyllura më shumë se shumë të krishterë; rrallë qëllon që të ketë më shumë se një grua, me përjashtim të herëve kur kjo është kunata [e ve]. Hoxhës nuk ia vë veshin më shumë se ç’ia vinte priftit. Me përjashtim të herëve kur është në xhami, nuk e kam parë të kryejë as lutjet, as larjet rituale. Kur është besimtar i sinqertë, i përket ndonjë sekti dervishësh, zakonisht bektashi, të cilët i duan myslimanët konvencionalë jo më shumë se ç’e duan disidentët Kishën e Anglisë. Me fjalë të tjera, myslimani shqiptar i ka marrë të gjitha përfitimet nga Islami, por ka ndjekur rrugën e vet. Përkundrazi, Krishtërimi i ofron perspektivën e një të shtypuri, me disa përfitime të diskutueshme në botën tjetër dhe, kijeni parasysh këtë, ndoshta sundim nga i huaji në këtë botë.

Katolicizmi roman sot në Shqipëri është, siç e dinë mirë myslimanët, propagandë e Austrisë, e nxitur për arsye politike të kulluara; dhe që nuk shqetësohet, për sa i përket Austrisë vetë, as për zhvillimin moral as për zhvillimin mendor të popullit; madje që dëshiron ta vonojë këtë zhvillim; dihet se një peshkop, nënshtetas austriak, ka refuzuar t’ia japë lejen për një shkollë një fisi malësorësh që e dëshironte me të madhe.

Deri vonë, përplasjet mes myslimanëve dhe katolikëve kanë qenë ose ndërfisnore ose për punë “gjaku”, njëlloj si ato të të krishterëve mes tyre, ose myslimanëve mes tyre. Feja nuk ka ofruar ndonjë pretekst për t’u përleshur më të fortë sesa arsye të tjera. Myslimanët vetëm tani vonë i kanë persekutuar të krishterët si të tillë. Kjo ka ndodhur sepse myslimani e sheh që katolicizmi nuk është veçse ana e mprehtë e pykës së një pushtuesi të huaj – Austrisë. Ai nuk ka ndonjë problem të veçantë me katolicizmin si të tillë, por është gjithnjë i vendosur t’i bëjë ballë deri në vdekje sundimit të huaj të maskuar si katolicizëm. Nga pikëpamja e vet, ka të drejtë të mendojë kështu. Dhe kush ka parë dhe kuptuar rezultatet e sundimit austriak në Bosnjë nuk mundet të mos i japë të drejtë, madje edhe kur nuk pajtohet me metodat e përdorura.

Disa nga pohimet, përshkrimet dhe komentet e Durham-it bien ndesh me çfarë jemi mësuar të dëgjojmë e të lexojmë, sidomos nga rapsodët e miteve kombëtariste dhe katoliko-centrike; nga ana tjetër, të autores janë vetëm shënime udhëtimi, jo traktate historike-sociologjike; në kuptimin që ajo shkruan çfarë ka parë si dëshmitare e drejtpërdrejtë e atyre trevave. Unë e gjej me interes të veçantë edhe paralelizmin midis kundërvënies Krishtërim-Islam, dhe kundërvënies tjetër, shumë më të rëndësishme, midis shqiptarit dhe të huajit; por ende nuk e kam të qartë nëse Vatikani në ato rrethana thjesht ka gabuar, nuk ka mundur të bëjë më shumë, apo është frymëzuar nga politika që nuk kanë pasur shumë të bëjnë me ruajtjen dhe lulëzimin e katolicizmit në viset shqiptare të Veriut.

Peisazhe të fjalës http://xhaxhai.wordpress.com/2009/09/04/islami-nder-malesore/

Vetvrasjet në Shqipëri në shifra rekord

Vetvrasjet në Shqipëri kapin shifra rekord. Një studim i institutit të shëndetit publik tregon se vetëm në Tiranë 11,4 % e femrave dhe 6,2 % e meshkujve mendojnë vetvrasjen. Specialistet kërkojnë bashkëpunimin e mediave pasi sipas tyre përshkrimet me sensacion të ngjarjeve, ndikojnë në shtimin e rasteve të vetvrasjeve. (Mediat)


Eshte nje fakt i pamohueshëm tashme, qe ne dekaden e tranzicionit, per shkak te nje vakuumi shpirteror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve te pabarazise ekonomike, faktore keta qe i dhane tipare te reja shoqerise shqiptare, e cila qe atehere po perjeton nje krize identiteti, fenomeni i vetevrasjes eshte bere pjese e jetes se perditshme te shqiptareve. Cdo dite neper gazeta lexojme mbi nje apo dy vetevrasje apo tentativa vetevrasjesh, qe per nga menyra ngjasojne shume me njera-tjetren. Ashtu siç mund te pritej ne nje periudhe tranzicioni gjitheperfshires, problemet e shendetit mendor kane dale dukshem ne pah. Shqiperia gjithmone e me teper pas ndryshimeve te medha politike te pas vitit 1990 po influencohet nga ndryshime po aq dramatike te menyres se jeteses dhe te mjedisit, c’ka e ekspozon individin shqiptar gjithmone e me shume ndaj risqeve per shendetin.





Vetvrasjet
Eshtë një fakt i pa mohueshëm tashmë, që në dekadën e tranzicionit, për shkak të një vakumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve të pabarazisë ekonomike, faktorë këta që i dhanë tipare të reja shoqërisë shqiptare, e cila që atëherë po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve. Çdo ditë nëpër gazeta lexojmë mbi një apo dy vetëvrasje apo tentativa vetëvrasjesh, që për nga mënyra ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. Ashtu siç mund të pritej në një periudhë tranzicioni gjithëpërfshirës, problemet e shëndetit mendor kanë dalë dukshëm në pah. Shqiperia gjithmone e me teper pas ndryshimeve te mëdha politike të pas vitit 1990 po influencohet nga ndryshime po aq dramatike të mënyrës së jetesës dhe të mjedisit, c’ka e ekspozon individin shqiptar gjithmonë e me shumë ndaj risqeve për shëndetin.
Problemet e shëndetit mendor mendohet se përbëjnë një nga shkaqet kryesore te sëmundshmërise dhe paaftësisë në të gjithë botën dhe mendohet se një në katër familje ka eksperienca me një shëndet mendor të keq, nderkohë që depresioni madhor unipolar konsiderohet shkaku kryesor i paaftësisë. Ne Shqiperi informacioni lidhur me shendetin mendor eshte mjaft i copëzuar dhe i paplotë. Përvec të dhënave mbi vetëvrasjet të cilat tregojnë rritje për të gjitha grupmoshat, plus disa të dhëna mbi përdoruesit e drogës që përdorin shërbimet shendetësore, ka shumë pak informacion, pa folur për studime analitike mbi shëndetin dhe mirëqenenien.

I. Objektivat
- Eksplorimi i shkaqeve që e çojnë individin në vetëvrasje
- Propozimi për parandalimin e kësaj dukurie
- Përcaktimi i detyrave të çdo pjesëtari të shoqërisë për të parandaluar këtë dramë

II. Shkaqet
1. Shëndeti mendor
2. Shkaqet ekonomike
3. Shkaqet sociale
4. Varësia nga alkooli, droga dhe medikamentet

Shëndeti mendor
Ky është një ndër faktorët madhorë që e shtyjnë një ididivid në vetëvrasje. Informacioni në lidhje me barrën nga problemet e shëndetit mendor në Shqipëri është jashtëzakonisht i paplotë e madje disa herë kontradiktor. Çregullimet mendore u shfaqën si shkak i vdekshmërisë vetëm pas vitit 1990. Më pas ato bien nga 3.5 në 1.9, duke mbetur në përgjithësi konstante deri në vitin 2001, kur ka një rritje të konsiderueshme deri dy herë për të arritur në 3.7 për 100 mijë banorë. Çrregullimet mendore dhe emocionale janë pjesë e realitetit të përditshëm, e megjithatë kjo sferë e sëmundjeve mbetet më pak e njohur dhe e pranuar dhe më e stigmatizuar nga shoqëria. Ky është edhe nëj factor i rëndësishëm i neglizhencës së trajtimit të tyre që çon në mënyrë të pashmangshme drejt vetëvrasjes. Në këtë drejtim, nuk mund të rrimë pa përmendur rolin e medias. Shumë herë stigma që rrethon personat e prekur nga sëmundje mendore në Shqipëri ndikohet negativisht nga shtypi dhe emisionet e reportazhet televizive, ku zelli për informacione sensacionale dominon mbi etikën profesionale. Si pasojë, ëshë ende e zakonshme të gjenden në shtypin e ditës, ose në mediat e tjera të gjejmë tituj shokues si: ‘një ditë në shtëpinë e të çmendurve’ ose nofka të ngjashme për të sëmurët. E njëjta vlen edhe për imazhet televizive, ku shfaqen sjelljet më të çuditshmë të personave me skizofreni pa empatinë ose ndjeshmërinë normale që tregohet zakonisht për një peson të sëmurë. Këto pamje gjenerojnë një imazh negativ të sëmundjes mendore në publik, frikë nga personat që vuajnë nga këto sëmundje dhe një tendencë për t’i shmangur dhe izoluar ato. Si pasojë, stigma dhe diskriminimi vetëm mund të rriten vazhdimisht.Shpesh, në dramë dhe letërsi, vetëvrasja romantizohet dhe paraqitet tërheqëse, duke u përshkruar me terma të tillë si “gjest fisnik dhe i lartë”. Mirëpo, në të vërtetë, në Shtetet e Bashkuara, dukuria e vetëvrasjes është cilësuar si krizë kombëtare, duke rezultuar në 32 mijë vdekje në vitin 1994 dhe në 110 mijë hospitalizime për tentativë vetëvrasjeje.

Shkaqet ekonomike
- Papunësia
- Humbjet ne sistemin piramidal
- Emigracioni
- Papunësia është një faktor madhor që, përveç nevojës ekonomike, krijon tek individi ndjenjën e të qenit i pavlefshëm. Përveç papunësisë së regjistruar ka një numër të madh personash që, ose kanë humbur besimin tek sistemi, ose përpiqen të gjejnë punë të përkohshme jozyrtare (punësim i paregjistruar). Një studim i vitit 1998 zbuloi rreth 150 mijë persona të papunë dhe të paregjistruar që përbëjnë 7% të popullsisë në moshën 15 vjeç. Shifrat për papunësinë e regjistruar në zyrat e punësimit tregojnë se 60% e personave që kërkojnë punë i përkasin grupmoshës 16-34 vjeç.
Studimi ndërmjet manaxherëve të shëndetit, personelit mjekësor dhe përfaqësuesve të familjeve tregoi se shkaku kryesor për çreullimin e shëndetit mendor dhe si pasojë shtysat drejt vetëvrasjes perceptohej të ishte pikërisht kjo situatë.
- Për pjesën më të madhe të historisë së pasluftës, në Shqipëri ishte i pranishëm një regjim komunist vecanërisht i ashpër që nuk toleronte asnjë disidencë shtypi, cdo formë të praktikave fetare dhe e mbajti vendin të izoluar nga pjesa tjetër botës. Vetëm në fillim të viteve 1990 u vendos demokracia shumëpartiake, paralelisht me lirinë e fjalës dhe ndërgjegjes. Shumë shqiptarë lanë vendin në kërkim të punës dhe paratë e dërguara prej tyre kanë qenë dhe mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash pas kolapsit të bazës industriale të periudhës komuniste të vendit.
Emigrimi në vendet e huaja, që nuk ekzistonte në Shqipëri deri në vitin 1989 ka ndikuar nëmënyrë dramatike në demografinë shqiptare, si dhe në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Emigracioni i një pjestari të çiftit, shpesh i shoqëruar nga fëmijë të moshës shkollore, ndonëse me një natyrë të përkohshme, ka shkaktuar problemet e vazhdimësisë së jetës familjare dhe sociale, ka kërcënuar strukturat tradicionale të familjes, ka prodhuar më tepër rreziqe për një shendet të varfër mendor.
Personat në moshë të thyer janë një tjetër kategori e prekur nga anët negative të emigracionit. Një studim I kryer me personat e moshuar në vitin 1997, në qytetin e Tiranës, tregoi se shumë gra të moshuara jetonin vetëm dhe në kushte të paqendrueshme social-ekonomike, si pasojë e vështirësive ligjore të hasura për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre që punonin jashtë vendit, duke qenë një faktor shtesë në morinë e shkaqeve të vetëvrasjeve.
- Të paktën nga ana statistikore ekonomia filloi rimëkëmbjen në vitin 1993, në sajë të reformave strukturore dhe të shfaqjes së sektorit privat. Por, kjo rritje përfundoi papritur në vitin 1997, me kolapsin e një skeme mashtruese investimesh që precipitoi në trazira të papritura ekonomike, sociale dhe politike. Vendi ra në një periudhë anarkie, gjatë së cilës mbi dy mijë persona u vranë dhe shumë ndërtime u shkatërruan. Pasojat ekonomike të krizës ishin gjithashtu të rënda, u rrit papunësia dhe shumë familje ranë në varfëri. Kjo dukuri ende sot vazhdon të shfaqë pasojat e saj në shëndetin mendor dhe masat ekstreme, siç është vetëvrasja.

Shkaqet shoqërore
- Kriza e identitetit (veçanërisht mosha rinore)
- Konfliktet në familje
- Stresi
- Konfliktet ndërpersonale
Një aspekt tjetër i arsyeve që cojnë në vetëvrasje, janë edhe shkaqet sociale, ku faktor madhor është kriza e identitetit, që është pasojë e mungesës së pikave të referimit. Nga një sistem i izoluar totalitar, me një figurë qendrore dhe mjetet dhe organet për ruajtjen e këtij organizimi, shqiptarit iu desh të përballej me një situatë krejtësisht të re që ofronte mundësi të pakufizuara zgjedhjeje për jetën e vet, pa një drejtim, pa një orientim, pa mjetet për t’u pozicionuar diku në këtë botë të re që iu hap përpara, e mbi të gjitha në një gjendje ateizmi të induktuar. Pasojë e këtij çorientimi ishin ndryshimet në strukturën e familjes shqiptare, kontradiktat në familje, përfshi dhe dhunën ndaj grave dhe të miturve, stresi, që në shumicën e rasteve përfton përmasat e kompromentimit të shëndetit mendor, konfliktet ndërpersonale për shkak të bindjeve ideologjike, kthimit të pronave, përplasjes së brezave. Në dhjetëvjecarin e fundit, si në të gjitha fusha, edhe familja pësoi ndryshime në strukturën e saj. U rrit shumë numri i divorceve dhe kjo bëri që të rritj numri i familjeve me një prind. Ndonëse nuk ka të dhëna të qarta, familjet me një prind të vetëm, si pasojë e vdekjes së prindit tjetër, përbën pjesën dominuese. Nga disa studime të pjesshme, tregohet se gratë dejtojnë 80% të familjeve me një prind.
Dhe ky është një faktor madhor stresi që shpesh mund të ketë pasoja dramatike si vetëvrasja. Tashmë dihet se dhuna në familje i kapërcen të gjithë kufijtë dhe është przente në të gjitha kulturat dhe cënon kyesisht gratë dhe shëndetin mendor të fëmijëve. Dhuna ndaj grave është një problem i thellë shëndetësor që ka pasojë vdekjen dhe plagosjen, cënon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Si rezultat i traditave të forta patriarkale të Ballkanit, shoqëria shqiptare ka qenë historikisht e dominuar nga meshkujt. Gave u është diktuar prej kohësh që të pranojnë rolin e të nënshtruarave. Gjatë regjimit komunist u krijua një hendek i thellë midis teorisë për emancipimin e gruas dhe realitetit të saj të përditshëm. Më 1991, pas përmbysjes së regjimit komunist, pas ndryshimet që pësoi shoqëria shqiptare, filluan përpjekjet për emancipimin e grave. Megjithatë, barazia gjinore është për shoqërinë shqiptare një parim i ri, që nuk është përqafuar ende nga një përqindje e konsiderueshme e popullsisë.
Dhe, pikërisht kjo dukuri i vëndos gratë përballë rrezikut të shumë problemeve të shëndetit mendor dhe fizik, si plagosjet, depresioni, ankthi, shqetësimet e stresit post-traumatik, vetëvlerësimi i ulët, pag! jumësia e deri në pasoja fatale, si është vetëvrasja.

Varësia kimike (alkooli, drogat, medikamentet)
Mendohet që në Shqipëri, numri I përdoruesve të drogës e kalon numrin 20 000. Ndërkohë që pëdorimi I alkoolit mbetet një problem I dukshëm dhe është llogaritur se abuzimi me të I kushton vendit rreth 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Këto substanca modifikojnë perceptimin e realitetit. Duke marrë parasysh specifikat e zhvillimit psikik në adoleshencë, alkooli përbën rrezik të madh në stabilizimin e psikikës. Dukuria e përdorimit të alkoolit është më e shpeshtë tek meshkujt adultë. Një studim i fundit, i kryer nga ISHP, tregoi se prevalenca e përdorimit të alkoolit në qytetin e Tiranës, ndërmjet popullaës adulte isht 22% dhe prevalenca ndërmjet meshkujve ishte 10 herë më e lartë se tek femrat. Përdorimi i rregullt i alkoolit dhe drogave çon në varësi fizike dhe psikike dhe në momente depresive, kjo varësi e çon individin në vetëvrasje.

III. Faktorët e riskut për vetëvrasje
Arsyeja pse një individ kryen vetëvrasje, shpesh është e vështirë të përcaktohet. Nga shtysat madhore më të shpeshta janë: dëshpërimi, humbja e shpresës, sëmundja, papunësia, humbja e një marrëdhënieje, vdekja e një personi të dashur, faji dhe zhgënjimet psikotike.

IV. Natyra e vetëvrasjeve
Sipas studimeve modeste që janë bërë në këtë fushë, është vlerësuar që në Shqipëri, shkalla e vetëvrasjeve është në rritje, duke arritur në 110 raste në vitin 2001, me një predominim dërrmues në meshkuj. Vetëvrasjet përbëjnë shkakun kryesor të vdekjes në grupmoshën 15-19 vjeç, ndërkohë që është me e shpeshtë në moshat e mesme, mbi 40 vjeç.
Megjithëse kjo numri i tentativave për vetëvrasje është më i madh tek femrat, numri i vetëvrasjeve të realizuara është më i shpeshtë tek burrat, të cilët, zakonisht zgjedhin armët për të realizuar këtë qëllim, ndërsa femrat parapëlqejnë helmin, zakonisht fostoksinën.

V. Ndikimi në shoqëri
Një ndër pasojat negative të dukurisë së vetëvrasjes, përveç humbjes së një qenieje njerëzore, është edhe ndikimi në shoqëri. Shembulli që i jepet rinisë, si një mënyrë e lehtë për zgjidhjen e problemeve përbën një rrezik shumë të madh. Gjithashtu, duhet përmendur edhe pasojat negative tek të afërmit e viktimës, që mund të çojë në drama të tjera shpirtërore.
Dhe jo pa rëndësi janë edhe dëmet ekonomike, duke patur parasysh që ata që vetëvriten janë kryesisht meshkuj, të cilët janë kryefamiljarë dhe burimi kryesor i të ardhurave.

VI. Propozimi për parandalimin e kësaj dukurie
Vetëvrasjet mund të reduktohen ndjeshëm me anë të zbulimit të hershëm dhe trajtimit efektiv të shkaqeve të tij. Në Shqipëri nuk ka struktura shtetërore apo dhe joshtetërore që synojnë parandalimin e vetëvrasjeve.
Trajtimi i dukurisë së vetëvrasjes konsiston në këto pika:
• Identifikimi i personave me tendenca vetëvrasëse
• Ndihmë psikologjike dhe sociale
• Përmirësimi i kushteve ekonomike
• Rehabilitimi i personave që kanë tentuar vetëvrasjen
- Duhet patur parasysh se asnjë përpjekje për vetëvrasje nuk duhet anashkaluar dhe nënvlerësuar! Rreth 30-40 për qind e këtyre viktimave kanë bërë më parë një tentativë dhe rreziku i një vetëvrasjeje të suksesshme për këta persona është 100 herë më i lartë në vitin e parë pas tentativës.
- Shqipëria ka vetëm 1,5 mjekë psikiatër për çdo 100 mijë banorë dhe shërbimet psikiatrike janë jashtëzakonisht të centralizuara në kaër rrethe. Nuk ka më tpër se dyqind infermiere që punojnë në mjediset shëndetësore të shërbimit të psikiatrisë dhe kurrikuli për arsimimin e infermierëve nuk e përfshin diagnozën dhe trajtimin e problemeve psikiatrike. Kujdesi psikiatrik, jo vetëm që është ofruar tradicionalisht nw mwnyrw të centralizuar, por edhe mbetet i orientuar drejt aspekteve biologjike dhe i fokusuar drejt simptomave. Ndërkohë që shërbimi i psikoterapisë pothuajse nuk ekziston në Shqipëri. Përveç katër spitaleve psikiatrike në vend, tashmë funksionojnë të paktën 6 qendra komunitare të shendetit mendor në rrethe të ndryshme të vendit.
- Krijimi i ambienteve të mira të jetesës dhe punës mund të ndihmojnë në rritjen e vetëvlerësimit tek individi dhe harmoninë brenda shoqërisë në ruajtjen e marrdhënieve të mira shoqërore, gjë që i mundëson individit që të përballojë më mirë situatat dhe ngjarjet stresuese. Nga ana tjetër, zbutja e problemeve si papunësia, përjashtimi shoqëror dhe varfëria kanë ndikim të ndjeshëm në reduktimin e problemeve të shëndetit mendor.

VII. Objektivat e politikës që duhet të ndiqet për përmirësimin e shëndetit mendor:
- Krijimi i kushteve të jetesës dhe punës që ndihmojnë për një shëndet mendor më të mirë
- Krijimi i shërbimeve moderne të shëndetit mendor, sidomos në drejtim të hetimit të hershëm dhe trajtimit efikas.
- Plotësimi i nevojave të të rinjve, të cilët janë veçanërisht të predispozuar për çregullime mendore
- Thyerja e tabuve në lidhje me problemet e shëndetit mendor, në mënyrë që njerëzit të mos heqin dorë nga kërkimi i ndihmës dhe mjekimit.
- Sensibilizimi i autoriteteve kombëtare dhe opinionit publik për përballimin e sfidave.
- Futja e shërbimit të psikologut dhe asistentit social në sistemin shkollor.
- Trajnimi i mësuesve në fushën e psikologjisë së moshës së adoleshencës.

Një mënyrë e parandalimit të vetëvrasjeve është trajtimi i çregullimeve mendore dhe/ose emocionale që kanë çuar në tendenca vetëvrasëse. Megjithëse shumica e personave potencialë për të kryer vetëvrasje nuk u drejtohet për ndihmë qendrave të specializuara, ata përpiqen të kërkojnë ndihmë me sa munden. Kur pyeten për këtë, shumica i deklarojnë qëllimet e tyre për vetëvrasje.
Specialistët e shëndetit mendor duhet të reagojnë me shpejtësi dhe të veprojnë me vendosmëri në një gjendje krize. Terapisti duhet të jetë i gjindshëm në çdo kohë dhe të tjerët, si anëtarët e familjes, mjekët, miqtë dhe klerikët duhet të vihen në gatishmëri. Trajtimi i pacientëve me tendenca vetëvrasëse kërkon shumë mjeshtëri, empati, durim dhe mirëkuptim. Nuk ka një terapi apo mjekim që të jetë i vlefshëm në të gjitha rrethanat dhe rastet. Terapistët që merren me këtë çështje duhet të kenë shumë përvojë dhe të jenë në gjendje që të sakrifikojnë dhe përballojnë ndërhyrjen në jetën e tyre personale.
Terapitë konjitive dhe bihejviorale janë shumë të suksesshme në trajtimin e pacientëve me risk, me anë të futjes së koncepteve të reja mbi mënyrën e sjelljes dhe të menduarit dhe në gjetjen e zgjidhjeve dhe qendrimeve të reja ndaj problemeve. Terapia konjitive synon ta aftësojë pacientit që të njohë ndhenjat e veta, positive apo negative dhe të zbulojë mënyra të tjera të menduari. Ndërsa terapia bihejviorale përfshin zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, aftësive shoqërore dhe mënyrave për përballimin e stresit, depresionit dhe ankthit.

VIII. Strategjia e OBSH
Strategjia e Kujdesit Primar për Shëndetin përfshin këta elementë themelorë:
- Organizimi i veprimtarive globale, rajonale dhe kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimin në lidhje me sjelljet me natyrë vetëvrasëse dhe parandalimin e tyre efektiv.
- Forcimi i kapacitetit të vendeve për të zhvilluar dhe vlerësuar politika dhe plane për parandalimin e vetëvrasjeve.

Objektivat e OBSH
- Mbështetje dhe trajtim të popullatave me risk (psh. Njerëz me depression, të moshuar, të rinj)
- Reduktim i mjeteve mundshme për vetëvrajse (substanca toksike, armë etj)
- Krijimi i grupeve të suportit të të mbijetuarit nga vetëvrasjet
- Trajnim i punonjësve të shëndetit primar dhe sektorëve të tjerë.

Aktivitetet e OBSH
- Studim i shkallës së vdekshmërisë nga vetëvrasjet
- Ndihmë teknike për vendet e ndryshme
- Seminare rajonale dhe kombëtare
- Sensibilizim
- Studime mbi sjelljet me natyrë vetëvrasëse

IX. Përcaktimi i detyrave të çdo pjesëtari të shoqërisë për të parandaluar këtë dramë.
Të afërmit dhe miqtë duhet të jenë vigjilentë ndaj personit që shfaq tendencë për vetëvrasje dhe për ta kuptuar këtë duhen patur parasysh disa shenja paralajmëruese, si:
- Kërcënimet verbale si “Do ishe më mirë pa mua” apo
“Mbase unë nuk do jem më…”
- Shprehje e mungesës së shpresës apo zhgënjim
- Tentativa të mëparshme për t’u vetëvrarë.
- Sjellje e guximshme dhe e rrezikshme për vetë personin
- Ndryshime në personalitet (mbyllje në vetvete, agresivitet, ndryshime të gjendjes shpirtërore).
- Depresion.
- Personi i fal të tjerëve gjëra të tija me vlerë
- Mungesë interesi për të ardhmen.

Çfarë duhet bërë nëse një i afërm apo shok shfaq tendenca vetëvrasëse?
- Besoji instiktit tënd dhe beso se personi është në gjendje të kryejë vetëvrasje.
- Fol me personin për këtë shqetësim dhe siguroje për mbështetjen dhe ndihmën tënde.
- Drejtoji pyetje të drejtpërdrejta. Sa më i hollësishëm të jetë plani i tyre, aq më imediat është rreziku që ta realizojnë.
- Ki parasysh se gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh.
- Drejtohu tek një specialist – edhe nëse personi e kundërshton një gjë të tillë.
- Mos e lër vetëm atë person.
- Mos u beto se do ta mbash sekretin e tij.
- Mos reago i tronditur dhe mos e gjyko personin.
- Mos jep këshilla, sepse mund të krijosh distancë mes teje dhe atij.

Referencat
- Rapid assesment of mental health situation in Albania.
- www.who.int - objektivat, strategjia, aktivitetet e OBSH mbi parandalimin e vetëvrasjeve.
- www.crescentlife.com
- Public Health and Health Promotion Strategy.
- Program Kombëtar i Ministrisë së Shëndetësisë për Kërkim dhe Zhvillim.
- Raporti i UNICEF: Hartimi i informacionit ekzistues për dhunën në familje në Shqipëri, Tiranë
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – HDPC (2002). Raporti i Zhvillimit Njerëzor: Shqipëria 2002. Tiranë.
- Dhuna ndaj grave në familje në Shqipëri - raport i përgatitur nga Adriana Baban.
- Konsumi i alkoolit në popullatën adulte në Tiranë dhe qendrimet e publikut ndaj përdorimit të alkoolit – rezultatet e një studimi pilot: Roland Shuperka, Erion Dasho, Vasil Miho, Arta Lena. Instituti i Shëndetit Publik, Tirane, Albania.
- Sistemi shëndetit mendor në Shqipëri – raport i një vizite konsulence. Qershor 4-11, 2000.
- Broshure e UNICEF. Alkooli, si të flasim me adoleshentët.


Ornela Ademovi, parajsa.com

Kriminaliteti dhe ndikimi i Hënës të plotë në të.

Qysh nga kohërat e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim në njeriun.
Kështu që, me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori. Në këta filma, të pashmangshme kanë qenë skena me pamje të hënës së plotë.


▪ Në këtë fazë të hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminel të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e hënës.

Sipas burimeve të Nasa-së, distanca në mes të Hënës dhe Tokës lëviz prej 356,410 km e gjerë me 406,697 km. Distanca mesatare është 384,400 km.
Diametri i hënës është 3,476 km, kurse diametri i Tokës është 12,756 km.
Perimetri i hënës është 10,927 km, kurse perimetri i Tokës është 40,075 km.

Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, detërave, në botën shtazore, bimore e gjithsesi ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit.

Kështu, ndikimi i hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme. P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm.

Dr. Edson J. Andrews nga Asociacioni i Mjekësisë në Florida kishte bërë një hulumtim në 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakderdhje më të madhe pas operacionit në fazën e hënës së plotë. Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operimeve.

Gjithashtu edhe gjakderdhja gjatë ciklit menstrual në këtë fazë është më e madhe.
Hëna e plotë në mes tjerash, ndikon e dhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që hëna ka ndikim në ta, që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose i kemi parë ose kemi dëgjuar për ta.

Ndikimi i hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Me siguri që e keni vërejtur se në këtë kohë në mbrëmje jeni më të shqetësuar se zakonisht, kështu që iu pengojnë disa imtësi që zakonisht nuk i keni vërejtur.

Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshëm ndikon në sjelljet e njerëzve. Natyrisht se ka pasur edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika.

Dr. Arnold Lieber pas një studimi 15-vjeçar të ndikimit të hënës së plotë tek njerëzit, ka ardhur në përfundim se:
Gjatë hënës së plotë numri i vrasjeve është më i madh, lëndimet fizike janë shumë të shpeshta, aksidentet rrugore në këtë kohë janë shumë të theksuara, vetëvrasjet gjithashtu rriten.

Ky shkencëtar, si mjek në Klinikën Psikiatrike në Miami kishte konstatuar bashkëpunimin mes hënës së plotë dhe pacientëve në këtë spital.

Prandaj që prej atëherë ky fenomen e kishte frymëzuar këtë shkencëtar që të merrej edhe më tutje me këtë çështje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenë mahnitëse. Numri më i madh i vrasjeve ishte kryer pikërisht gjatë hënës së plotë.

Pse ndikon hëna tek njeriu?

Kur hëna të arrijë pozitën më të lartë në lidhje me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas kur hëna është më së afërmi planetit tonë i shkaktohet zbatica. Meqenëse njeriu, si edhe toka përbëhet prej 75- 80% nga materia e lëngtë dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë në njeriun shkaktohet një “Aksion koncentrik”. Në këtë fazë pasojat që njeriu i përjeton janë: ngushtimi i indeve, edemet (të ënjturit), eksitimet nervore, etj. Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale, etj. Në këtë fazë është vetëvrarë (ose vrarë) aktorja e famshme, Merilyn Monro, pastaj është vrarë John Lenon, legjenda e grupit “Beatles”, dhe shumë njerëz të famshëm nga bota e filmit dhe muzikës.

Dr. Lieber së bashku me kolegët e tij, nga Universiteti i Miamit pra, kishin bërë një hulumtim 15 vjeçar. Duke krahasuar numrin e vrasjeve në këtë periudhë, që kishte qenë gjithsej 1887, këta shkencëtarë ishin befasuar më shumë sa e kishin pritur, me numrin e madh të vrasjeve që kishin ndodhur gjatë hënës së plotë. Sipas këtij hulumtimi, sa më shumë që afrohej hëna e plotë, dukshëm rritej edhe numri i vrasjeve. Duke dashur të binden për një dukuri të tillë, hulumtuesit bënë një studim të njëjtë edhe në Ohajo të Clevelendit. Statistikat gjithashtu treguan se numri vrasjeve është dukshëm më i madh gjatë hënës së plotë se sa në faza të tjera të hënës. Dr. Lieber dhe kolegët e tij nuk ishin të befasuar edhe aq shumë me këto rezultate. Një raport i mëhershëm i Institutit Amerikan të mjekësisë klimatologjike pranë Departamentit Policor të Filadelfisë, i titulluar “Efektet e hënës së plotë në sjelljet e njerëzve”, kishte zbuluar gjithashtu rezultate të njëjta.
Sipas këtij raporti shenja e hënës së plotë në fazën e saj kulminante rezulton me orientime të ndryshme kriminale siç janë: vrasjet, piromanitë, vozitjet e rrezikshme dhe kleptomanitë. Sipas këtij raporti, po ashtu disa njerëz duken pak a shumë më të ngacmuar emocionalisht gjatë kësaj faze të hënës së plotë.
Kohët e fundit, regjioni i Sussexit në Anglinë Jug-lindore kishte shtuar numrin e policëve që patrullojnë në rrugë gjatë këtij cikli lunar, pasi oficerët e tyre kishin konstatuar lidhjen në mes të hënës së plotë dhe krimeve të dhunës.

Hëna e plotë dhe ditët e pagave të rrogës ishin identifikuar si faktorë të rritjes së krimeve të dhunës në mesin e vizitorëve të kafeneve dhe klubeve të natës.

Me dt. 06.06.2007. zëdhënësja e policisë së Sussexit kishte deklaruar:
“Hulumtimet e bëra nga ana jonë tregojnë qartë se ekziston një lidhje e fortë në mes të hënës së plotë dhe krimeve të dhunës”, duke shtuar se, në të ardhmen shumë oficerë do të patrullojnë nëpër rrugë, në këtë fazë të hënës.
Duke u bazuar në këtë, Andy Parr i kishte deklaruar Brighton Argus:
“Meqenëse kurba e krimeve të dhunës është më e madhe në këtë fazë të hënës sesa jashtë kësaj faze, do të dëshiroja që me këtë dukuri të merreshin shkencëtarët e niveleve më të larta. Kjo do të ishte në interesin tonë të përbashkët”.

Gjithashtu edhe prof. Michael Zimecky, nga Akademia Shkencore e Polonisë, duke studiuar qindra raste, ka argumentuar se hëna e plotë, bën ndikim në aktivitete kriminale si dhe në shëndetin e njeriut.

Ndërkaq, hulumtuesi japonez Asaka Fukada, mendon se hëna e plotë ndikon sidomos te pirromanët (zjarrvënësit. Në hulumtimet psikologjike 3 mujore, të bëra në mesin e 1200 të burgosurve, në burgun Armley në qytetin Leeds, në vitin 1998, ishte zbuluar një rritje e krimeve të dhunës në këtë fazë të hënës së plotë. Por, gjatë fazave të tjera të hënës, është shënuar numër më i vogël i incidenteve, kurse gjatë disa ditëve tjera nuk është shënuar asnjë incident.
Fransua Leroj, ishte një Parisien pesëdhjetëvjeçar me pamjen e një djaloshi, që miqtë dhe të gjithë të tjerët e njihnin si shumë të sjellshëm dhe të butë, me një fjalë e admironin të gjithë. Mirëpo, për fat të keq, më vonë pasi i tërë Parisi vuante nga një neurozë kolektive, u kuptua se ky njeri i adhuruar nga të tjerët ishte një vrasës maniak sadist-mazohist, që kishte kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste, ndërsa dyshohej edhe për nëntë krime tjera. Ky kriminel nuk zgjidhte viktima dhe vriste vajza prej moshës 18 vjeçare e deri tek ato 73 vjeçare. Vetëm 3 nga viktimat e tij nuk i vrau dhe pikërisht ato ndihmuan në hetimet e policisë që të zbulohet ky vrasës serial.

Ekspertët mjekësorë të cilët e kishin kontrolluar të akuzuarin dhe që e ndoqën gjendjen e tij, mundoheshin që në mënyrë objektive t’i tregonin gjyqit ndikimin misterioz të hënës në sjelljet kriminale të akuzuarit.

Testet e ndryshme treguan se Leroj sillej në mënyrë të veçantë kur hëna ishte e plotë. Në këtë kohë, te ai rritej sasia e hormoneve deri në atë shkallë sa që në gjak kishte sasi të jashtëzakonshme të adrenalinës. “Niveli i hormoneve të tij arrinte në nivele, të cilat mund të jenë të barabarta me ato të dhjetë njerëzve njëkohësisht. Përveç kësaj, edhe muskujt i ndryshojnë, ato tkurren dhe forcohen, dukuri që në mjekësi janë vërejtur vetëm në disa sëmundje”, ishte shprehur para gjykatësit psikiatri.

Ogist Sharije. Sipas këtij psikiatri, shkenca edhe në shkallën e sotme të zhvillimit ende nuk mund ta shpjegojë ndikimin e hënës në njeriun, apo siç quhen në Francë këta njerëz, “Homme de Lune”!
Gjithashtu edhe në Serbi, këtë vit kishte ndodhur një tragjedi e paparë në fshatin Jabukovci, afër Negotinit. Vrasësi Nikolla Radosavljeviq (39), siç shkruanin gazetat në “gjendje të tërbuar”, në mbrëmjen e 27.07.2007. (në fazën e hënës së plotë) kishte vrarë nëntë shtetas të tij dhe kishte plagosur disa të tjerë me pushkë gjuetie. Sipas fjalëve të bashkëshortes së vrasësit Jellena, e cila ishte e plagosur me këtë rast:
“Nikolla më kishte sulmuar pa asnjë arsye dhe isha shumë e befasuar, meqenëse deri më tani nuk kam pasur asnjëherë problem me te dhe nuk më ka sulmuar asnjëherë”. Këta kishin pasur një jetë bashkëshortore shumë të lumtur dhe kishin dy fëmijë, Gordanën (12) dhe Daliborin (13). Së bashku kishin jetuar dhe punuar në Austri, prej nga kishin ardhur në pushim një ditë para krimit. Të gjithë banorët e kësaj ane ishin çuditur me këtë veprim të jashtëzakonshëm të vrasësit Nikolla Radosavljeviq, që më parë e kishin njohur si një njeri serioz, të qëndrueshëm, të suksesshëm dhe që jetonte dhe punonte në Austri, një jetë me një familje në lumturi të plotë! Vrasësi kishte jetuar në vendin Himberg afër Vjenës dhe sipas fjalëve të banorëve të këtij vendbanimi kishte qenë një “njeri i qetë, që nuk dallohej nga të tjerët”.

Me siguri raste identike ka shumë më shumë se këta që u paraqitën më lart. Këto raste në vendet më të zhvilluara të botës, pa dyshim po hulumtohen nga aspekte të ndryshme shkencore. Në Amerikë, Angli, Francë, etj, edhe pse është konstatuar dhe argumentuar një lidhje apo ndikim në mes të hënës së plotë dhe njeriut, prapë se prapë një numër shkencëtarësh këtë lidhje e kontestojnë! Në vendin tonë, nga aspekti shkencor një dukuri e tillë nuk është përmendur dhe trajtuar asnjëherë. Eshtë mirë që kjo dukuri, edhe tek ne sikurse në botën e civilizuar, t’i sfidojë kriminologët dhe shkencëtarët e tjerë, që së paku ky fenomen të trajtohet jo si një faktor amnistues, por si faktor që nxit krimin.

Dihet mirëfilli se, një dukuri e tillë edhe pse nuk është trajtuar në nivele shkencore, ajo në popull është përmendur edhe shumë më herët. Të gjithë ne e kemi dëgjuar e ndoshta edhe e kemi përmendur fjalën "Ai/ajo është me Hënë" duke mos menduar se çka në esencë nënkupton kjo fjalë.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-460050/Theres-violence-moons-say-police.html



Shkruan: Mr.sci. Saad R.GASHI, Mitrovicë

"Cila qeveri në planet, nxiton të falimentojë bizneset e vendit të saj?!!"

Është qesharake që qeveria e një vendi të shpallë lista me "biznese të falimentuara". Por a është vetëm qesharake? Ku fle lepuri? Ç'është kjo qeveri në Europë që nxiton të falimentojë bizneset e vendit të saj, ndërkohë që gjithë qeveritë e planetit po bëjnë të kundërtën?


Përse në debatet televizive merreni me politikën më the-të thashë dhe nuk merreni me vendimet, shkaqet dhe pasojat e politikës? Pse nuk shtrohet kjo pyetje: Si mund të shpallë një qeveri dështim të biznesit, kur duhet të bëjë të kundërtën??


Dështimi i biznesit, sidomos i biznesit të madh, edhe sikur të ndodhë realisht, është treguesi nr. 1 i dështimit total të qeverisë së një vendi që e quan veten "në ndërtim të kapitalizmit dhe të tregut të lirë".


Kjo tregon që kemi të bëjmë me një qeveri të ngritur me mendësi komplet bolshevike dhe ish-komuniste! Fushata e kaluar karakterizohej nga slogane komplet populiste, tipike komuniste si, "do luftojmë të pasurit", dhe vërtet këtë po bëjnë.


Këta bolshevikë nuk e kuptojnë që janë bizneset e mëdha që mbajnë ekonominë kapitaliste të një vendi, dhe në çdo vend të konsoliduar kapitalist, shteti dhe qeveria jo vetëm që janë shumë rigoroze në zbatimin e ligjeve për mbrojtjen dhe stimulimin e mëtejshëm të tyre, por dhe për rast të një krize dhe rreziku falimentimi, merr masa drastike në favor të mbrojtjes së tyre dhe jo e kundërta.


Fakti që një qeveri nxiton "të falimentojë" 27 biznese të mëdha, tregon qartë jo vetëm shkallën e tmerrshme të dështimit të saj, por nuk është kaq naive çështja. Kjo tregon që, mbi të gjitha, ky nxitim lidhet me qëllime pothuajse personale, dhe këto janë synimi i hedhjes dhe kontrollit në dorë të tyre të çdo aspekti biznesi, të zëvendësimit artificial të tyre me biznese te tjera të mëdha, por që do të jenë drejtpërdrejt të lidhur me fijet e qeveritarëve të sotëm.


Na falni, jemi mbyllur...

Propaganda bombastike se në Shqipëri po u favorizokan loja e ndershme e tregut dhe aktiviteti kundrejt rregullave të tregut të biznesmenëve, janë një bllof i madh, përpara këtij fakti bombë!


Në Shqipëri jo vetëm që nuk po stimulohet tregu i lirë, por përkundrazi, po ushtrohet frikë dhe dhunë ndaj tij! Tregu në çdo aspekt të tij, tani më shumë se kurrë, po kalon në duart e vetëm një klani të ngushtë. Deri tani është bërë çdo gjë e mundur që çdo pasuri shqiptare, prona, bregdete, biznese, të kalojnë në duart e një rrethi të ngushtë që në qendër kanë familjen Berisha!!


Di që Shqipëria ka njerëz shumë të zotë dhe të zgjuar, po ashtu zyra e biznesit të madh ka njerëz shumë të zgjuar, dhe pres që me këtë rast ata të veprojnë duke iu drejtuar gjykatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut apo aktivitetit juridik. Ta bëjnë këtë qeveri bolshevike të kuptojë që me këto që bën, në fakt, është duke i bërë gola vetes!




Artion Ikonomi, Shekulli

Në datë 5 shtator 09', Banka Pro Credit kishte organizuar një festë për të gjithë punonjësit e saj (rreth 700 njerëz ) duke prenotuar një lokal në plazhin e Golemit. Për fatin e tyre të keq aty pranë pushonte Zt Ilir Meta dhe lokalit nuk iu lejua muzika edhe pse ora nuk kishte shkuar ende 21:00...Ja sesi padronët e shtetit, ndihmojnë bizneset në aktivitetet e tyre jetikë

Përse e falim një tradhëti ?

Në të gjitha ambjentet ku ngrihet debate mbi fenomenin e tradhëtisë, të gjithë që gjykojnë në mënyrë heretike apo jo, gjykojnë vetëm mbi tradhëtinë e tjetrit, gjithmonë në rolin e viktimës, në rolin e të tradhëtuarit !!!

Eshtë hipokrite të mendojmë se përherë ata që gabojnë, ata që lëndojnë, ata që kanë fat, apo ata që TRADHETOJNE, janë TE TJERET.

Po flirtimi ç'është, është tradhëti ? Tradhëti mund të quhet edhe të tradhëtosh me mendje, apo kur masturbon ? Tradhëti është kur kujton një raport tëndin seksual, me një ish.

Po sa e drejtë është që individi të refuzojë pasionet e veta ?




Tradhëtia mashkullore

Meshkujt si natyrë mund të ngacmohen seksualisht shumë më lehtësisht. Meshkujt tradhëtojnë edhe kur nuk ndjejnë asnjë pasion ndaj personit të tretë, nevojë fiziologjike (prostitutat), ashtu siç edhe mund të dashurohen me këtë person. Meshkujt tradhëtojnë kur partnerja e tyre sillet si zonjë në shtrat, kur ka komplekse dhe i limiton eksperiencat e ndryshme duke i quajtur të pahijshme, apo kur humb tërheqja seksuale midis çiftit.
Dyshohet edhe nje gen në trupin e një mashkulli, që e nxit këtë tendencë. Geni në fjalë vepron mbi vazopresinën, një hormon që luan një rol të rëndësishëm gjatë lidhjes sentimentale ndërmjet një mashkulli dhe një femre. Eshtë një gen jetik, i trashëguar që nga koha kur ekzistenca e racës humane ishte e rrezikuar, e në këtë mënyrë mashkulli duhet të linte farën e tij ku të mundte, që minimalisht të siguronte vazhdimësinë e llojit. Por sot shoqëria njerëzore ka evoluar falë institucionit të shenjtë, të quajtur familje. E në emër të asaj familjeje, një mashkull duhet të bëhet burrë, duke flijuar disa impulse instiktive.

Tradhëtia femërore

Mendohet që femra tradhëton për pasion, tradhëton kur mes saj dhe partnerin nuk ka më zjarr, e kështu femra kërkon emocion. Femra tradhëton për mospërmbushje të kënaqësive të saj seksuale, por gjithashtu edhe femra mund të tradhëtojë nga kurioziteti për të provuar një partner të ri (përgjithësisht tek femrat që nuk kanë patur më shumë se një bashkëshort). Fakti që tradhëtia e femrës në ambjente maskiliste është shumë e rëndë, nxit edhe më tepër aventurat që normalisht shoqërohen me emocione të forta. A duhet të rëndojë më shumë tradhëtia femërore për faktin se ka ndjenjë, apo tradhëtia mashkullore që justifikohet si nevojë biologjike ? Në këtë rast, femra është shumë më e ngushëlluar, pasi gabon për të fituar një ndjenjë, e jo si mashkulli vetëm për një impuls të çastit që e shfaq si qënie shumë të dobët e pa parime.

Meshkuj e femra, jemi të barabartë

E rëndësishme është të kuptojmë realisht natyrën njerëzore. Si meshkujt dhe femrat kanë nevojë të ndjehen të dashuruar, të ndjehen të kërkuar, të ndjejnë emocione. Për të mos arritur deri tek tradhëtia partnerët duhet të diskutojnë pa komplekse për kënaqësitë dhe mungesën e kënaqësisë mes tyre, me qëllimin e përbashkët për ti ushqyer e mbajtur gjallë ndjenjat e tyre, duke zgjidhur të gjitha pikëpyetjet e tyre.


Edukata seksuale

Si fillim të dy partnerët duhet të kenë domosdoshmërisht edukatën seksuale të duhur, për të mos u nxitur drejt tradhëtisë vetëm nga mungesa e informimit.

Natyra ka bërë dy gabime tek njerëzit përsa i takon raporteve seksuale, një në kohë, e tjetrin në hapësirë.
Përsa i përket gabimit të parë në kohë, po përmend batutën : femra është hekur që do kohë të nxehet dhe do po aq kohë të ftohet. Për këtë problem midis gjinive ka zgjidhje, mjafton të lexoni libra rreth kohëzgjatjes së raportit seksual.
Ndërsa gabimi i dytë i natyrës që është në hapësirë, ka të bëjë me pozicionimin e "gabuar" të klitorit tek femrat. Klitori, në atë pozocion ku ndodhet zakonisht, nuk është natyrshëm i ngacmueshëm gjatë marrëdhënies seksuale. Pikërisht, femrat nordike që cilësohen si të ftohta, klitorin e kanë të pozicionuar, akoma dhe me lart. Edhe ky është një problem që gjen zgjidhje, sepse mashkulli mund ta stimulojë në mënyrë artificiale klitorin.

Një tjetër problem në këtë kontekst janë përmasat. Gjithashtu kemi të bëjmë me një keqkuptim të madh. Ai penis që në mjekësi quhet i vogël, është vetëm 7 cm dhe vetëm në këto raste mashkulli duhet të shqetësohet. Dihet që vagina, receptorët më të mëdhenj, i ka në hyrje të saj dhe ajo është e aftë ti përshtatet cilësdo gjatësie. Nëse ka ndjenjë, raporti seksual është përherë i admirueshëm

Ndjenjat

Që një raport seksual të funksionojë si duhet, midis partnerëve duhet të ketë ndjenjë, pikërisht kjo na ndan nga gjinia e kafshëve, që raportin seksual e kryejnë vetëm për riprodhim.

Kjo ndjenjë ushqehet me përkujdesje, me dhurata, surpriza, me fjalë të mira dhe inkurajuese. Dhe njerëzit që falin një tradhëti nuk janë njerëzit e dobët, por njerëzit e mëdhenj që i peshojnë faktet sipas rëndesës, që bëhen koshient që në tradhëtinë e partnerit të tyre, kanë dhënë kontributin e tyre. Tradhëtia nuk është gabimi vetëm i finalizuesit, por në një farë mënyre janë që të dy partnerët fajtorë. Por kjo gjithsesi nuk e justifikon një tradhëti. Të tradhëtosh do të thotë që një kryetar shteti të punojë për interesa të huaja, do të thotë të tradhëtosh një mik, do të thotë të tradhëtosh punëdhënësin, të tradhëtosh parimet njerëzore (mos i bëj tjetrit, atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty), do të thotë të jesh I PABESE !


E nëse e ndjen veten që po rrëshket drejt një tradhëtie, për hir të dinjitetit njerëzor, refuzoje të qënit i pabesë !

Familja është e shenjtë !



Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Higjiena? "Shkollat janë për të vënë duart në kokë"

Shkollave të tjera u janë lënë objektiva për t‘u plotësuar, në të kundërt do të mbyllen.



Inspektorati i Higjienës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier ka ushtruar kontroll në të gjitha institucionet arsimore që regjistron Rrethi i Fierit. Nga ky inspektorat bëhet e ditur se janë kontrolluar për kushte higjeno-sanitare të gjitha shkollat e sistemit nëntëvjeçar dhe të mesëm, kopshtet dhe çerdhet publike që ndodhen në qytetin dhe komunat e Rrethit të Fierit.


Krujë, kasollja e bagëtive kthehet shkollë për fëmijët.


Shefi i këtij inspektorati, Nuredin Kallashi, është shprehur se dhjetë shkolla dhe kopshte në Rrethin e Fierit nuk do të çelin dyert këtë fillimviti arsimor, ndërkohë që edhe në shumë të tjera janë lënë objektiva për t‘u plotësuar që, në rast të kundërt, do të mbyllen. Tepër i alarmuar për gjendjen që ka konstatuar në shkollat dhe kopshtet e Rrethit të Fierit, në këtë fillimvit arsimor, shefi i Inspektoratit të Higjienës, Nuredin Kallashi, nuk ka ngurruar të shprehet se "shumë shkolla kanë kushte për të vënë duart në kokë, gjendja e kopshteve dhe e shkollave të Fierit është si në shekullin XV".

Me kushte tejet të rënda paraqiten kryesisht institucionet arsimore të zonave rurale. Por ka edhe shkolla që për nga largësia nga qendra e Fierit janë vetëm pak kilometra larg, por për nga situata që paraqesin të japin përshtypjen sikur janë në mesjetë.

"Ka shkolla që nuk kanë fare rrjet të furnizimit me ujë, si dhe kemi gjetur nga kontrollet tona edhe shkolla që kanë rrjetin e tubacionit të furnizimit me ujë, por kurrë nuk kanë parë ujë në të", ka thënë Nuredin Kallashi, shefi i Inspektorit të Higjienës.


Shkolla që duket si një magazinë rrënojë e përplasur në anë të malit.


Ai është shprehur se për katër institucione arsimore është marrë vendimi i bllokimit. "Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare të fshatit Kallm i Vogël, që është përshtatur në mjediset e një lokali fshati, që ditën përdoret si shkollë dhe gjatë pasdites e mbrëmjes hiqet çarçafi i banakut dhe përdoret si lokal për banorët e zonës. Është rasti i dytë i kopshtit të fshatit Kreshpan në Komunën e Cakranit që paraqet situatë të vështirë në godinë. Në këtë kopsht mungojnë tavane dhe mure. Rasti i tretë është Shkolla e Bashkuar në fshatin Tropojë, ndërsa i katërti është shkolla e mesme në fshatin Kallm i Madh. Për të katër këto institucione arsimore është prerë urdhri i bllokimit. Janë edhe gjashtë të tjera që, nëse nuk plotësojnë kushtet deri më 10 shtator, do të bllokohen", ka pohuar shefi i Inspektoratit të Higjienës. Nuredin Kallashi ka thënë se gjatë fillimit të vitit të ri arsimor 2009-2010 do të kontrollohen sërish nëse i kanë plotësuar kushtet e kërkuara higjieno-sanitare dhe në të kundërtën, për herë të parë Inspektorati i Higjienës do të vendosë bllokimin pa kthim prapa për to.

Shqip

Në një ambjent ku presupozohet që qytetari do të arsimohet, kushtet migjeniane janë të pakapërditshme. Arsimi pas familjes është i shenjti numër 2 dhe respekti ndaj tij tregohet që në mirëmbajtjen dhe përkujdesjen e këtyre ambjenteve. Një shtet që nuk investon për arsimin e popullsisë së vet, ka hapur themelet për mjerimin e tij.

Mediu i pandehur dhe ministër? Dekreti në duart e Topit

Tiranë- Kreu i shtetit Bamir Topi do të ndodhet para një pozite të vështirë teksa do të duhet të dekretojë Fatmir Mediun në rolin e ministrit të ri të Mjedisit në qeverinë “Berisha”.




Kreu i Partisë Republikane mbart një të kaluar që lidhet me ngjarjen tragjike të Gërdecit ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Më shumë se kaq, Mediu është thirrur zyrtarisht si i pandehur në gjykatë nga Prokuroria e Përgjithshme. Procesi gjyqësor në ngarkim të tijin pritet të fillojë në mes të muajit shtator, pikërisht moment kur ai do të ulet sërish në karrigen e ministrit. Neni 98 i dokumentit themeltar të shtetit, Kushtetutës, thotë se ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda shtatë ditëve. Dekreti duhet të shqyrtohet brenda dhjetë ditëve në Kuvendin e Shqipërisë. Juridikisht nuk ekziston asnjë pengesë mbi të cilën Mediu të privohet nga e drejta për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur. Juristët sqarojnë se në rastin e atyre që janë në dhomat e paraburgimit apo nën hetim nga prokuroria, qoftë edhe kur ajo i ka thirrur si të pandehur zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Pra, për aq kohë sa nuk ka asnjë vendim të formës së prerë të gjyqësorit që ta shpallë të fajshëm një shtetas, ai cilësohet juridikisht i pafajshëm. Por teksa kreu i shtetit duhet të firmosë dekretin për Mediun nuk ka se si të harrojë tragjedinë e freskët të Gërdecit. “Ndëshkimi” i mundshëm do të ishte më shumë një veprim moral se sa veprim i bazuar në nene Kushtetute dhe ligjesh. Në vijimësi në deklaratat e tij Topi ka qenë në mbështetje të zbardhjes së ngjarjes së Gërdecit dhe ka kërkuar nxjerrjen e përgjegjësive pavarësisht nivelit ku arrijnë ato.




Ndërkohë, rizgjedhja e Mediut në postin ministror do të kontribuojë maksimalisht në mbylljen dhe harrimin e “Gërdecit” si një tragjedi. Mediu u zgjodh në postin e ministrit të mbrojtjes menjëherë pasi e djathta u kthye në pushtet në korrikun e vitit 2005. Detyre që e mbajti deri në shpërthimin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, kohë kur dha dorëheqjen dhe u largua nga qeveria. (Lajmifundit)

Nënshkruani këtu peticionin kundra vendosjes së Mediut në qeverinë Shqiptare


http://apps.facebook.com/petitionbox/answer.php?survey_id=796818243

Madonna shkak i tragjedisë së Ohrit ?

Pas mbytjes së anijes me turistë bullgarë në liqenin e Ohrit ku humbën jetën 15 vetë, krahas përgjegjësive të drejtuesit të anijes, ka kush mendon se përgjegjësi për këtë tragjedi mban edhe Madonna.
Po, po, këngëtarja e famshme amerikane. Po si? Le ta shpjegojmë...


Aspekti teknik

Anija me kapacitet 45 pasagjerësh merr 74 persona, kryesisht bullgarë për t’i dërguar në Kishën e famshme të Shën Naumit (truall shqiptar i dhuruar). Krahas dyfishimit të kapacitetit të mundshëm të pasagjerëve, mësohet se në anije nuk gjendeshin as jelekë shpëtimi!!!

Aspekti spiritual

Por klerikët bullgarë e shikojnë në tjetër prizëm këtë tragjedi. Ata e lidhin tragjedinë me koncertin që këngëtarja Madonna mbajti më 29 gusht në kryeqytetin bullgar, Sofie.



Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare deklaroi se “Tragjedia ndodhi për shkak të koncertit të Madonës.”

Në intervistën që dha për kanalin telkeviziv bullgar BTV, Mitropoliti tha se “ u munduam t’i paralajmëronim njerëzit, por askush nuk na dëgjoi.”

Koncerti i 29 gushtit i Madonës përkonte me vrasjen e Profetit Gjon, që është ditë zie.


Sinodi i Lartë që është edhe organi më i lartë i Kishës Ortodokse Bullgare nëpërmjet një lajmërimi një ditë para koncertit të Madonës, pati bërë thirrje për shtyrje të koncertit për të shmangur degjenerimin e sjelljve morale ortodokse.


*start*

Në cilin vit jetojmë, kush e mbjell këtë injorancë masive ?

Nathan Thrall: Shqipëria, shteti i 51-të i Amerikës

Mëngjesin e së dielës në qytezën e vogël në veri të aeroportit ndërkombëtar të Shqipërisë, në Fushë-Krujë, mikpritja për Amerikën nuk mund të ishte më e ngrohtë.

Në katin e dytë të një ndërtese të lyer ngjyrë salmoni, një burrë i moshuar rrufit kafen dhe tymos një cigare në verandën e Bar Kafe Xhorxh Bush. Në hyrje të barit është vendosur një plllakatë e bronxtë, në të cilën shënohet vizita e ish-Presidentit Xhorxh W. Bush në qershor të vitit 2007. Një pllakatë e ngjashme ndodhet edhe në karrigen e drunjtë në të cilën u ul presidenti. Në krye të shkallëve varet një pikturë e Shtëpisë së Bardhë e disenjuar me të njëjtën ngjyrë si ajo e mureve të barit në një rozë të çelët. Mikpritja e Bushit në kombin e vogël me shumicë myslimane mund të ketë qenë më entuziastja që ai ka patur ndonjëherë. Në një kohë kur popullariteti i tij i brendshëm po i afrohej pikës më të ulët, turma njerëzish pritën me orë jashtë kafenesë për të përqafuar, shtrënguar e puthur presidentin. E gjithë turma thirrte në kor "Bush-i, Bush-i", ndërsa limuzina e tij po kalonte pranë tyre. Posta Shqiptare lëshoi tre pulla postare të ndryshme me portretin e qeshur të presidentit, ndërsa një rrugë në Tiranë, në kryeqytetin e vendit mori emrin e tij. Parlamenti votoi në mënyrë unanime projektligjin për lejimin e forcave amerikane të angazhohen në çfarëdolloj operacioni, që përfshinin edhe përdorimin e forcës me qëllim mbrojtjen e sigurisë së presidentit.

Kryeministri i Shqipërisë që nga viti 2005, Sali Berisha, e vlerësoi Bushin si "mikun më të madh dhe më të veçantë që Shqipëria ka patur në të gjitha kohërat". Megjithëse vizita e Bushit në Shqipëri ishte e para e një presidenti amerikan në detyrë, lidhjet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara kanë rrënjë të thella. Ato datojnë që nga fundi i shekullit XIX kur në Boston, një grup emigrantësh shqiptarë, shumica e të cilëve ortodoksë, krijuan një qendër me influencë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Një anëtar i këtij komuniteti, Fan Noli arriti në Boston në vitin 1906 në moshën 24-vjeçare dhe u bë zëvendëskryeredaktor i gazetës nacionaliste "Kombi" dhe dy vjet më vonë themeloi Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai u diplomua në Harvard në vitin 1912, në vitin që Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane. Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, Presidenti Uillson kundërshtoi me forcë ndarjen e Shqipërisë nga fqinjët e saj, një akt që kujtohet me simpati në ditët e sotme nga shqiptarët.

Genc Pollo, zëvendëskryeministri elokuent i shkolluar në Austri, i cili është doktoruar në historinë romake, citon me kujdes arsyet historike për mikpritjen madhështore të Bushit. "Wudrou Uilson pengoi ndarjen e Shqipërisë; deklarata inspiruese e Ronald Regan për perandorinë e së keqes; inkurajimi i luftës ndaj komunizmit nga Bushi Senior, bombardimi i Serbisë gjatë administratës së Presidentit Klinton në mbrojtje të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe promovimi i pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO". Por Pollo thotë se ka gjithashtu një dimension emocional për këtë dashuri dhe mikpritje të madhe, e cila jo gjithmonë mund të shpjegohet në terma racionalë. Megjithëse mbështetja amerikane për Shqipërinë ka kaluar pothuajse totalisht pa u vënë re nga populli amerikan, ajo ka mbjellur ndjenja të mëdha vlerësimi këtu, një mirënjohje që shqiptarët mezi kanë pritur ta shprehin.
Pas ndërhyrjes së Klintonit në Kosovë, mijëra shqiptarë u vunë emrin fëmijëve të tyre Bill dhe Hilari. Shqipëria pranoi 5 ish-të burgosur ujgurë të Guantanamos, në një kohë kur asnjë vend nuk i pranoi ata. Shqipëria ishte një nga vendet e para që angazhoi trupa ushtarake në Afganistan dhe Irak. Në korrik të këtij viti, Shqipëria njoftoi se do të katërfishonte prezencën e saj në Afganistan me 120 trupa.
Kjo mund të mos duket shumë, përsa kohë nuk keni marrë parasysh reputacionin e ushtarakëve shqiptarë: Të favorizuar si rekrutë të trupave jeniçere osmane, ata përshkruhen nga një korrespondent i "London Times" në shekullin XIX, si "raca më e famshme luftëtare në Europën Jugore". Siç më thotë me krenari miku im Dori, çdo ushtar shqiptar është i barabartë me 100 ushtarë të vendeve të tjera. Deri në vitin 1985, Shqipëria sundohej nga diktatori komunist paranojak Enver Hoxha, i cili për katër dekada mizorie e ktheu vendin e tij në më të izoluarin e botës. Një admirues i Stalinit, i cili vlerësonte se vija e Krushovit nuk ishte radikale sa duhet, e konsideronte atë si "sharlatanin dhe klounin më të madh të kundërrevolucionit në botë". Diktatori mizor ndërpreu fillimisht marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinën duke mos duruar afrimin e kësaj të fundit me Niksonin. Në një përgatitje paranojake nga sulmet e sovjetikëve dhe forcat e imperializmit anglo-amerikan, diktatori komunist e mbuloi Shqipërinë me qindra mijëra bunkerë betoni, pothuajse nga një për çdo familje. Sot shumë prej tyre janë mbuluar nga myshku dhe po zhvendosen nga tanket për t'i hapur vend turizmit në brigjet e Adriatikut. Por të tjerët po përdoren si shtëpi pushimi, strehëza dashurie apo edhe restorante kapitaliste, ku veçanërisht imperialistët amerikanë janë të mirëpritur të drekojnë. Në një natë vere në qendër të Tiranës, kafenetë, restorantet dhe klubet e natës të mbushura plot rrethojnë vilën e vjetër e të errët të Byrosë Politike në zonën e njohur si Blloku, ku njëherë e një kohë pushonin zyrtarët e lartë të Partisë Komuniste. Megjithëse një nga vendet më të varfra në Europë, ku më pak se dy dekada më parë asnjë nuk kishte makinë, Shqipëria është shndërruar në vendin që ka më shumë mercedezë për frymë në raport me numrin e popullsisë.

Ligji i vetëm i vjetër i praktikuar ende është Kanuni mesjetar, një kod që rregullon hakmarrjen apo gjakmarrjen, subjekt i librit të Ismail Kadaresë në romanin "Prilli i thyer". Gjakmarrja vazhdon edhe sot e kësaj dite: një studim që citon statistikat qeveritare në vitin 2001 e klasifikon gjakmarrjen dhe hakmarrjen si motiv për 73% të vrasjeve në vend. Lufta mes fiseve në të shkuarën ishte aq e ashpër saqë kur babai dhe vëllezërit e një vajze vriteshin të gjithë, ishte në detyrën e saj që të bëhej burri i shtëpisë duke u betuar për virgjëri të përjetshme. Një virgjëreshë që mbante betimin e saj trajtohej nga bashkëfshatarët e saj si burrë. Megjithatë ky fleksibilitet në çështjet gjinore nuk kishte të bënte me pranueshmërinë e kalimit të kufijve. Shqipëria dhe Kosova ishin të vetmet vende evropiane që më pak se 10% të të anketuarve nga Gallup shprehen se vendi i tyre do të mirëpriste bashkëjetesën e homoseksualëve. Ndoshta jo për koinçidencë, vendi mysliman më tolerant është gjithashtu edhe më laik. Një sondazh i Gallup tregon se, Shqipëria ishte ndër vendet ballkanike me shumicë popullsie myslimane që kishte numrin më të vogël të atyre që mendojnë se feja ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme. Këtu ndoshta qëndron edhe një korrelacion jo kaq koinçidencial: tre vendet e Ballkanit me shumicë myslimane - Shqipëria, Bosnia-Hercegovina dhe Kosova - janë të vetmit që nuk u është garantuar lëvizja e lirë në Bashkimin Europian. Jashtë Shqipërisë, disa mund të presupozojnë se laicizmi i vendit është produkt i së kaluarës komuniste. Diktatura komuniste nxori jashtë ligji të gjitha praktikat fetare, librat dhe ikonat në vitin 1967, duke e shpallur Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë. Lufta antifetare e diktaturës komuniste ishte kaq ekstreme saqë edhe Stalini kërkoi lehtësimin e saj, duke i kujtuar në mënyrë taktike "shokut Enver" se ndjenjat fetare të njerëzve nuk duhet të fyhen". Megjithatë, Shqipëria ka qenë vendi i laicizmit shumë kohë para se Partia Komuniste të vinte në pushtet. Ajo ishte, sipas Drejtorit të Ligës Anti-Shpifje, "vendi i vetëm i pushtuar nga nazistët që kishte më tepër çifutë në fund të luftës se sa në fillim të saj". Kur sionistët britanikë udhëtuan në Shqipëri në vitin 1935, për të parë nëse vendi mund të shërbente si një vend për çifutët, një ministër i qeverisë së atëhershme i njohu ata me faktin se, "në Shqipëri intoleranca fetare është pothuajse e panjohur. Myslimanët shqiptarë nuk janë fanatikë".

Revista SLATE

Notari 11-vjeçar nga Tirana që i shkruante Celine Dion



Ai është mësuar të dalë gjithmonë i pari. Nuk është ndalur tek një çmim i vetëm. Këtë herë ka marrë më shumë se kaq. Ka thyer një rekord kombëtar. Nuk behët fjalë për sportistë apo njerëz të kualifikuar. Bëhet fjalë për një fëmijë që duket sikur e ka pasion të jetë më i miri.

Dilan Reka është vetëm 11 vjeç dhe sapo ka thyer rekordin e notit për fëmijë në Shqipëri. E takojmë në pishinën pranë kodrave të Liqenit në Tiranë, gjatë garave. Një lumturi naive i përshkonte fytyrën. Sapo i thirret emri për të marrë diplomën, shkon vrik pranë anëtarëve të jurisë. Mes 250 fëmijëve nga i gjithë vendi, spikati emri i tij. Por nuk ka qenë e lehtë për të. Përveç talentit, duhet edhe punë, po shumë madje. Ai që kujdeset për të "non sotp" është gjyshi i tij, Gudari. Në të nxehtë e në të ftohtë, ata të kapur dorë për dore, nuk u janë ndarë pishinave. Stërvitje dhe vetëm stërvitje, deri sa erdhëm në këtë rezultat, i cili nuk arrihet me gjë tjetër, përveçse me punë. Rrallë mund të gjesh ndonjë personazh të rëndësishme, i cili karrierën e tij e ka filluar në moshën 2 vjeç e gjysmë. Fama e ka përqafuar që kur Dilani ka dalë në Festival të Fëmijëve duke kënduar "Eja, eja luleborë". Këtu ka edhe një kujtim tjetër të regjistruar, që nuk do të mundet t'i shpëtojë dot. Në qoftë se në një të ardhme do t'i bëhet pyetja: "Kur dhe ku ke puthur për herë të parë?" Dilani, edhe po të dojë, nuk mundet të gënjejë. Është e regjistruar! Pas përfundimit të këngës në Festivalin e Fëmijëve, djali 2-vjeçar u dha një të puthur në buzë zonjushave të vogla që e shoqëronin dhe lë skenën i lehtësuar. Tani që është vetëm 11 vjeç ka drojë ta pranojë, por as nuk e mohon. Kur e pyesim se kush do të jetë profesioni i tij i ardhshëm, ka dy përgjigje paralele: Notar dhe informatikan. Për të parën tashmë është në rrugë të mbarë, ndërsa edhe për të dytën nuk e thotë me hamendje, po me llogari. Është një nxënës shumë i mirë në shkencat ekzakte. Ka ftuar çdo vit olimpiadat e matematikës në shkollën e tij. Duket sikur ky fëmijë i bën të gjitha. Me daljen në skenë për herë të parë dhe me atë "puthjen e parë", ka filluar edhe karriera muzikore për Dilanin. Nën kujdesin e veçantë të zotit Edmond Zhulali, i cili ka qenë "oguri" i parë i tij, tashmë ai numëron në përmbledhjen e tij muzikore 19 këngë. Një vesh absolut. Kështu e kanë klasifikuar mjeshtërit e muzikës. Në fakt po të bësh një vizitë në dhomën e tij, muri nuk është i mbushur me foto idhujsh, po me diploma dhe certifikata nderi. Një rekord për një fëmijë në moshën e tij. Ajo që të bie në sy është se ai ka kapur gjithnjë çmime të para, ose çmimin e publikut. Në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkup, vitin e kaluar Dilani kishte marrë herën e fundit "Çmimin e karrierës". Si një artist i kompletuar, ai studion literaturë artistike, njeh kompozitorët e famshëm dhe muzikën e tyre, i bie pianos...
Një fëmijë që është rritur vazhdimisht nën përkujdesjen e gjyshit, i cili e ka "birësuar" nipin e vet që kur ishte 6-muajsh. Ndoshta ka ndikuar marrja me sport, sepse Dilni nuk është një fëmijë i imët, ai është i shëndetshëm dhe me muskuj të fortë. Por me gjithë këto, ai ka instinktet dhe veprimet e një fëmije në moshën e tij. "Nuk dal asnjëherë të luaj më shokët", -thotë 11-vjeçari. Stërvitje-shkollë-mësime, kjo është dita e tij normale. Në fund na drejtohet me fjalë që të habisnin: "Dua të bëhem një sportist, një informatikan dhe një këngëtar", të gjitha këto më një "shumë i mirë", nga pas.

Kur i shkruaja Celine Dion-it...
"Isha vetëm 4 vjeç e gjysmë. Në një darkë me miq të familjes, më kërkojnë që të këndoja. Kënga që po dëgjoja në sfond ishte ajo e Celine Dion, kolona muzikore e filmit "Titaniku". E dëgjova. E këndova, e dëgjova edhe njëherë dhe e këndova sërish". Kaq iu desh Dilanit për të kënaqur të pranishmit. Gjyshi të nesërmen në mëngjes e merr për dore vogëlushin dhe as më pak e as më shumë, po drejt e në studion e Mond Zhulalit. Kënga u regjistrua. Tashmë është pjesë e 25 DVD-ve të koleksionuara nga gjyshi. Pse jo?! Një e-mail i dërguar në postën elektronike të këngëtares, të shkruar nga gjyshi me fjalët e Dilanit, pas disa ditësh do të merrte përgjigje. Falënderim special për Dilanin e vogël nga ana e këngëtares më famë botërore dhe një kartolinë për Vitin e Ri. E ku kishte më bukur se kaq!


Stërvitja
Nga ora 19:30 deri më 22:00 të mbrëmjes, nip e gjysh i gjen në pishina. Kjo disiplinë pune bëri që Dilan Reka (Beqiraj) të jetë kampion në Kampionatin Kombëtar për moshat 11-12 vjeç. Këto rezultate ai i ka arritur duke u stërvitur intensivisht. Sipas gjyshit Gudar Beqiraj, Dilani ka bërë edhe diçka tjetër nëpërmjet sportit: ka thyer edhe mentalitetin e përhapur ndër prindër, se sporti i pengon fëmijët në mësime. Dilanin nuk e ka penguar aspak, ndërsa shkëlqen në të tëra lëndët. Por matematika është pasioni i dytë i tij, porta ku do të firmosë të ardhmen...

Jeta me gjyshërit
Një anomali e vogël në shëndet në muajt e parë të lindjes, bëri që Dilani i vogël të transferohet nga shtëpia e prindërve tek ajo e gjyshërve nga mami. Sot e kësaj dite, kur i ka kaluar të 11 vitet, jeton te shtëpia e gjyshërve, ndërsa në të vetën shkon si "bujtës" ose me raste festash. Kur e pyesin për mbiemrin, i përdor të dy, edhe Reka, edhe Beqiraj.

Ku ka kënduar Dilani?

I pyetur për këngën e parë Dilani përgjigjet prerë: "Te 'Katër stinët', pastaj kam kënduar në Festivalin e Tiranës kur isha 8 vjeç 'Beni-Beni biznesmeni'. Në Festivalin e Shkodrës kam kënduar 'Kopshtin magjik'; kam kënduar tek 'Mis Shqipëria 2008'; në Maqedoni në aktivitetin për fëmijë 'Ylberi'. Çdo vit kam fituar Çmimin e Publikut dhe herën e fundit, Kupën e Karrierës. Në 10-vjetorin e këtij festivali këndova këngën e Majkëll Bubles.




Shekulli