Saturday, September 26, 2009

Vajza që kërkon burrë.

Në një faqe të njohur interneti amerikane u publikua një letër nga një vajze, e cila kërkonte martese. Letra bëri bujë jo vetëm për atë që kërkonte ajo, por edhe për përgjigjen që mori.




Cfarė po bėj gabim?
Ok, jam lodhur duke "I rėnė nga Kina". Jam njė vajzė e bukur (shumė e bukur) 25 vjecare. Jam e artikuluar dhe kam klas. Nuk jam nga Nju Jorku. Dua tė martohem me njė mashkull i cili fiton tė paktėn gjysėm milionė dollarė nė vit. E di se si mund t'iu dukem, por mos harroni se me njė milionė dollarė nė vit, quhesh klasė e mesme nė Nju Jork, kėshtu qė nuk mendoj se po kėrkoj tė pamundurėn.
A ka meshkuj kėtu qė fitojnė me shumė se 500 mijė dollarė? Ndonjė bashkėshorte e tyre? A mund tė mė jepni disa kėshilla? Unė kam pasur njė lidhje me njė biznesmen i cili fitonte 200-250 mijė dollarė. Por ku qėndronte problemi do tė thoni ju. 250 mijė dollarė nuk mė jep mua njė apartament nė Central Park West. Unė njoh njė grua nė kursin tim tė jogės, e cila u martua me njė bankier investimesh dhe tani jeton nė Tribeca. Ajo nuk ėshtė aq e bukur sa mua, dhe as ndonjė gjeni. Por cfarė ka bėrė ajo qė s'po e bėj unė? Si mund tė bėhem si ajo?

Ja cilat janė pyetjet e mia specifike:
-Ku rrinė tė gjithė meshkujt e pasur? Ju lutem mė jepni detaje- bare, restorante, palestra?
-Cfarė kėrkoni nga njė partner? Jini tė sinqertė, se nuk do tė mė lėndoni.
-A ka ndonjė moshė tė caktuar qė unė duhet tė synoj (Unė jam 25)?
-Pėrse disa nga femrat qė jetojnė jetė tė pasura nė Upper East Side janė aq pa ngjyrė e shije?
Unė kam parė femra shumė normale dhe tė mėrzitshme tė cilat nuk ofrojnė asgjė, por martohen me meshkuj tepėr tė pasur. Kam parė edhe femra tmerrėsisht tė bukura tė cilat rrinė nė baret e beqarėve nė East Village. Cdo tė thotė kjo?
-Cfarė profesioni duhet tė kėrkoj tek meshkujt? Avokat, bankier investimesh, doktor? Sa
paguhen kėta meshkuj? Dhe ku rrinė kėta?
-Si mund ta kuptoj nėse ai do martesė apo thjesht tė dashur? Unė jam nė kėrkim tė MARTESĖS.
-Ju lutem mos u tallni me mua- Unė po dal hapur dhe po ju flas me sinqeritet. Shumė femra tė bukura janė sipėrfaqėsore; unė tė paktėn jam e drejtpėrdrejtė. Unė nuk do tė kėrkoja meshkuj tė tillė nėse nuk do tė barazohesha me ta- si nga pamja, kultura, sofistikimi apo dėshira pėr tė pasur njė shtėpi tė mirė.




PĖRGJIGJE
E lexova postimin tuaj me interes tė madh edhe kam menduar shumė mbi dilemėn tėnde. Unė ju ofroj analizėn e mėposhtme pėr predikamentin tuaj. Fillimisht, nuk dua tė tė humb kohė; Unė kualifikohem si mashkulli i pėrshtatshėm pėr ty; qė do tė thotė se fitoj mė shumė se 500 mijė dollarė nė vit. Tani, ja si e shoh unė kėtė çėshtje.
Oferta jote, sipas pikėpamjes sime, ėshtė pastėr e qartė, njė marrėveshje e keqe biznesi. Ja pse: Duke lėnė mėnjanė tė gjithė ujėrat, ajo qė ti sugjeron ėshtė njė tregėti e thjeshtė; ti sjell bukurinė tėnde nė party ndėrsa unė paratė e mia. Mirė, thjesht. Po ja ku qėndron problemi; pamja jote do tė zbehet ndėrsa paratė e mia do tė vazhdojnė tė rriten nė sasi. Nė fakt ka shumė gjasa qė fitimet e mia tė rriten, por ėshtė tepėr e sigurtė, qė ti nuk do tė bėhesh mė e bukur se ç'je.
Prandaj nė terma ekonomikė, ti je njė aset i amortizuar ndėrsa unė jam njė aset fitues. Dhe jo vetėm kaq, zhvlerėsimi yt rritet.. Mė lėrė tė shpjegohem. Ti je 25 vjeçe tani dhe do tė vazhdosh tė jesh e bukur dhe seksi pėr 5 vitet e ardhshme por edhe mė pak pėr vitet e tjera. Pastaj bukuria nis e humb me shpejtėsi dhe nga mosha 35 vjeç mė mirė nguli vetes njė pirun!
Kėshtu sipas terminologjisė sė Wall Street, ne mund tė quajmė ty nė pozicion shkėmbimi, jo nė pozicion blerje dhe ruajtjeje apo siç do ti ta quaje ndryshe, martese. Nuk ka kuptim nga ana ebiznesit qė unė tė "blejė ty" (sepse kėtė po kėrkon) kėshtu qė mė mirė tė tė bėjė "leasing".
Nė rast se mendon se unė po bėhem shumė i ashpėr, atėherė mė lejo tė tė kujtoj se nėse paratė mia do tė mbaronin , ti do tė largoheshe automatikisht, kėshtu qė nėse bukuria jote humbet,atėherė edhe mua mė duhet tė mbyll marrėdhėnien. Ėshtė e thjeshtė. Kėshtu qė e vetmja marrėveshje qė ne mund tė bėjmė bashkė ėshtė "dating" dhe jo martesė. Herėt nė karrierėn time, unė mėsova pėr tregjet efiçente. Kėshtu qė pyes veten se si njė vajzė e "artikuluar, me klas dhe shumė e bukur" si ty nuk ka arritur tė gjej njė mashkull tė pasur. E kam tė vėshtirė tė besoj se nėse ti je aq e bukur sa thua, njė
mashkull me 500 mijė dollarė/ nė vit tė mos tė ketė gjetur ende, tė paktėn sa pėr njė provė.
Me qė ra fjala, ti gjithmonė mund tė gjesh mėnyra pėr tė ngritur vetė pasurinė tėnde, dhe ne nuk do tė detyroheshim tė kishim dialogje tė tilla tė komplikuara.



Nė fund, do tė doja tė thoja se ti ke zgjedhur mėnyrėn e duhur pėr tė gjetur burrė.
Klasikja "fry dhe hidh".. Besoj se kjo tė ndihmoi sado pak, dhe nėse do qė tė bėjmė ndonjė marrėveshje "leasing" mė thuaj...

Andi Ramadani

Ndal, Farmacia !

Jetojmë në shekullin e 21-të, por shumë njerëz ende e kanë tabu blerjen e 'Viagrës' apo të mjeteve mbrojtëse.
Personat që blejnë më shumë 'Viagra' janë mbi moshën 40 vjeç, kryesisht janë pacientë të përhershëm, thekson një prej farmacisteve në zonën pranë rrugës së Barrikadave. Sipas saj, njerëzit e kanë ende tabu blerjen e këtyre medikamenteve.
"Përgjithësisht ata që blejnë medikamente në farmacinë tonë i njohim, dhe ata që blejnë 'Viagra' po ashtu. Por, ende kanë probleme dhe e konsiderojnë turp blerjen e tyre, sa shpesh herë presin deri në fund që të ikin të gjithë klientët që të blejnë", - tregon farmacistja. Sipas saj, kjo lloj sjellje nuk është vetëm për blerjen e 'Viagrës', por edhe për elementet mbrojtëse, kondom.




"Shumë raste, kur vijnë e blejnë prezervativ, njerëzve një fytyrë u vjen dhe një u ikën, presin të ikin të gjithë njerëzit dhe i marrin ato sikur i kanë vjedhur dhe ikin më të shpejt", - thotë ajo. Këtë lloj sjellje e kanë të gjitha moshat, ndrojtje, turp.

Por, në farmacitë e kryeqytetit nuk janë të pakta dhe rastet e femrave që kërkojnë medikamente për të rritur dëshirën seksuale. "Më ka rastisur që në farmacinë tonë të pyesin edhe femra për medikamente që të rrisin dëshirën seksuale.
Por, numri i tyre është i pakët. Dhe, moshat janë kryesisht të reja jo shumë të vjetra. Ndërsa për moshat që vijnë e blejnë 'Viagra' janë më të mëdha. Rrallë herë ka të rinj që blejnë 'Viagra', kryesisht ato që i blejnë janë mbi 40 vjeç", - sqaron farmacistja pranë rrugës së Barrikadave. Sipas saj, blerës të 'Viagrave' më shpesh janë të huajt që jetojnë në kryeqytet, kryesisht ata i blejnë me tableta, ndërsa pensionistët i blejnë me kokrra, duke qenë se çmimi është më i ulët.
Shumë njerëz ende nuk e kanë idenë se, ashtu siç ekziston mjeku gjinekologu për femrat, ekziston edhe një mjek, që quhet androlog, e që shërben për mjekimin e anomalive të organeve gjenitale mashkullore. Edhe vetë gjinia mashkullore, e cila duhet ta njihte me siguri se çfarë përfaqëson kjo fjalë, duket se nuk ka shumë njohuri për të. Nga shumë meshkuj, ky profesion nuk njihet fare. Mjeku androlog, Evi Dani pohon se është më se e vërtetë që për shumë meshkuj, mjeku androlog është një fjalë e padëgjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mësojnë se ekziston një mjek që merret me problemet gjenitale të tyre, e keqinterpretojnë këtë profesion, duke e ngatërruar me atë të gjinekologut. "Shumë meshkuj, madje edhe kur kanë një nivel arsimor të mirë, nuk e njohin këtë specialitet. Kur disa prej tyre vijnë në ambulancën tonë, më pyesin nëse jam unë gjinekologu i meshkujve", - thotë mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetëm halli i çon meshkujt në derën e mjekut androlog.


Zonë e ndaluar, mos hyr !


Kultura e të vizituarit, qoftë edhe për të ditur se sa të shëndetshme janë organet gjenitale të tyre, nuk ekziston.



Ka edhe nga ata meshkuj që edhe pse kanë probleme shëndetësore, nuk shkojnë për këshillim te mjeku androlog. Kjo, sipas Evi Danit, ndodh pasi në momentin kur pacienti konstaton një shqetësim gjenital, ai përjeton ankth dhe frikësohet. "Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta; ato konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. Çdo pacient ka një farë ngurrimi për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog", - sqaron mjeku androlog, Dani. Këshillimi te mjeku androlog, sipas specialistit Dani, është i domosdoshëm te të gjithë meshkujt, sapo ata hyjnë në moshën e pubertetit.

G. Shqiptare

Friday, September 25, 2009

Iliada dhe Odisea (Nje enigmë e pazgjidhur)

Duke ju referuar disa librave historikë të Izraelit të lashtë, dy shkrimet epike më të lashta në Qytetërimin Perëndimor janë Iliada dhe Odisea, të shkruara nga poeti i njohur si grek, Homer.

Jane keto dy shkrime qe paraqesin sot mitet dhe legjendat brilante te ndodhura ne nje kohe shume te larget, qe shkon rreth 4000 vjet me pare dhe te shkruara ne shekullin e 7 p.l.k.

Keto legjenda dhe mite pasuan fshirjen nga historia te qytetrimit Mikenian, nje nga qyteterimet me te zhvilluara te kohes.

Mendohet se legjendat gojore te popujve te zones ku shtrihej Greqia e lashte dhe Troja, u mblodhen dhe shkruan nga Homeri.

Po kush ishte ky Homer? Te gjithe e bejme kete pyetje dhe askush deri me sot nuk ka marre nje pergjigje te sakte. Dihet vetem se Homer ishte nje plak i verber, i cili bashke me shkrimet e tij, vuri kete emer, qe sot ne njohim, pa folur aspak per vehten e tij.

200 vjet pas tij, historiani me i madh i tere kohrave, qe quhet edhe babai i historise, Herodoti, na thote se Homeri ishte nje grek nga Jonia ne bregun perendimor te Azise se Vogel. Ndoshta i lindur ne ishullin KOS dhe qe jetoi perafersisht ne vitet 850 deri 750 B.C. (Para Krishtit)

Tek Herodoti ai pershkruhet si rapsod popullor endacak qe bridhte neper vende te ndryshme per te mbledhur legjendat e vjetra, qe kendoheshin ne vargje nga rapsode epike. Kjo nje tradite e vjeter gojore, qe sot per fat te mire ruhet vetem ne nje vend dhe pikerisht ne Shqiperine veriore.

Shume studiues mendojne se epikat poetike te legjendave Homeriane nuk jane shkruar kurre nga nje person i vetem, por nga shume njerez te cilet kane ngleur anonime!

Mua personalisht me kane ngelur ne mendje shume tregime dhe legjenda Homerike, qe babai im m'i tregonte si perralla kur isha femije dhe qe atij ia kishte treguar po i ati. Ata nuk e kishin lexuar kurre Homerin dhe as qe e dinin, nese ekzistonte apo jo nje Homer!!!



Kur une u rrita dhe Homeri u perkthye ne shqip, nxitova ta blej dhe ta lexoj me nje fryme. U befasova! Shume nga ato legjenda une i dija qe nga rrefimet e tim. Kjo me ka vene ne mendime te thella dhe me mundon shume. Si ka mundesi qe babi im dhe babai i tij i dinin kaq mire ato legjenda pa lexuar Homerin?!

Kjo eshte nje pykepyetje shume e madhe tek une dhe qe me mundon. Nuk e di nese nje dite do te di te verteten e kesaj enigme? Po ashtu nuk e di nese shqiptare te tjere (mosha ime dhe me te vjeter) jane rritur me keto "perralla" Homerike dhe nese po, ku i kane mesuar ata pa ekzistuar ne shqip, nje Homer?

Mendohet se keto dy libra qe Homeri vetem sa i ka mbledhur, kane ekzistuar ne mendjet dhe gojet e "grekeve te lashte" shume me pare dhe se jane shkruar 200 deri 300 vjet para se te vinin shkronjat greke dhe te shkruhej greqishtja! Del pyetja se me cfare shkronjash u shkruan ato dhe kush i shkroi, pasi Homeri ishte i verber?




'Skeleti' dhe 'mishi' i 'Iliades'

Iliada' eshte nje permbledhje ne vargje e tere asaj periudhe luftrash greko-trojane deri ne shkaterrimin e Trojes. Shume gjera aty jane pershkruar me nje hiperbolizim te njejte si psh tek 'Eposi i Kreshnikeve' por tregohen dhe disa zakone apo tradita qe ne fakt jane te verteta pasi ato jane te trasheguara edhe sot e kesaj dite ne Shqiperine e veriut, (ne tere Gegerine), dhe kjo ben qe legjendes ti vishet 'mishi' i se vertetes dhe te behet e besueshme.

Po pse tere kjo lufte e grekeve ndaj trojaneve? Per nje femer? Per nje kokekrisje? Apo thjesht per ekspasion? Une mendoj qe asnjera nga keto gjera nuk qendron. Lufta eshte bere vetem per nje arsye; zoterimit te ngushtices se Dardaneleve qe eshte nje pike strategjike, qe kontrollon lidhjen e Detit te Zi me Detin Mesdhe.

Nese pranojme qe Troja ka qene shtrire atje ku na thote arkeologu gjerman Heinrich Schliemann, kjo ndodhet afer ujit dhe ne piken me te afert te Europes me Azine e Vogel. Per greket ka qene me kollaj te dominohej kjo pike per te realizuar gjithe ato hamendje te tjera, qe i vishen lakmise greke per Trojen dhe qe ka ndodhur ne kufijte kohore midis viteve 1250 - 1185 PK.

Per nje kohe te gjate eshte menduar qe "Iliada" eshte nje krijim imagjinar letrar dhe kjo deri ne vitin 1870, kur gjermani Heinrich Schliemann filloi germimin ne ate vend qe sot besohet te kete qene Troja.

Ai kenaqi veten e tij dhe me pas tere boten duke treguar se ai gjeti rrenojat e Trojes! Atje u gjeten, njera mbi tjetren rreth 9 qyteterime ne nje hark kohor prej 3,500 vjetesh dhe natyrisht ato qene qytet-shtete, qe u vertetetuan se kane ekzistuar para Homerit. Troja e Homerit mendohet qe te kete qene i 7-i qytetrim i zhdukur, pas se cilit mendohet te jene edhe dy qyteterime te tjera, qe mund te kene ekzistuar pas Homerit! Muret e Trojes jane te trashe rreth 5 m dhe lartesia nuk dihet per shkak te rrenimit.

Historia e 'Iliades'
Ne qender te historise jane heronj te medhenj dhe perendi e perendesha, por nje nga heronjte me legjendare i pershkruar me shume mjeshteri, eshte Akili grek i cili nuk pershkruhet me perbuzje si heronjte e tjere greke, por me shume dashuri. Edhe zemerimi i Akilit dhe vrasja e Hektorit, heroi me te madh trojan, pershkruhen me mjeshteri te rralle dhe po me ate dashuri per Akilin megjithese ai ben nje veper shume mizore ne inat e siper!

Qellimi i luftes kunder Trojes ishte qe te merrej Helena, gruaja me e bukur e botes, bashkeshorte e mbretit te Spartes, Minelausit, e rrembyer nga princi i Trojes, djali i Priamit, Parisi. Minelausi ishte betuar per hakmarrje. Ai thirri ne ndihme te gjithe mbreterit dhe princat e Greqise, te cilet iu pergjigjen pozitivisht. Nder ata ishin edhe Akili, Ajaksi, Odiseu, Diomedesi, Nestori dhe Agamemnoni, mbret i Mikenes. Agamemnoni ishte vellai i Minelausit dhe u caktua kryekomandant i luftes.

Pergatitja per lufte e grekeve vazhdoi per gati dy vjet, ata ndertuan mbi 1.000 anije lufte dhe thirren nen arme mbi 100.000 djem. Kampi i pergatitjes per lufte u zgjodh porti detar ne gjirin e Aulisit qe gjendet ne pjesen verilindore te Greqise. Nisja u be ne nje dite te qete, kur deti ishte pa dallge pasi kishin bere dhe kurbanin e rastit dhe ishin falur ne kembet statujes kushtuare Perendeshes Artemis (Diana.) Mendohej qe te gjithe perendite ishin fyer me veprimin e bere nga Helena e bukur dhe se zotat ishin ne anen greke.


Nga ana tjeter edhe trojanet po pergatiteshin per lufte. Mbreti trojan Priam qe shume plak per te luftuar vete keshtu qe ai thirri ne ndihme fqinjet e tij dhe u kerkoi ndihme, e cila nuk i mungoi. Vete qyteti i Trojes ishte i rrethaur nga mure qe s'mund te kaperceheshin ne asnje menyre. Ne krye te ushtrise qene trojanet Hektor, Enea, Sarpedon etj.

Kjo lufte nuk shkoi ashtu si e mendonin greket. Per 9 vjet rjesht ata luftuan e derdhen gjakun lume, por Trojen nuk e nenshtruan dot. Pas nje lodhje te gjate, kryetrimi grek, Akili, i thote Agamemnonit se nuk do te luftoje me kunder Trojes dhe u terhoq. Agamemnoni per ta terhequr Akilin ne lufte sajon nje kurth, dhe per kete problem Homeri angazhohet te pershkruaje plot dy te tretat e librit te Iliades! Agamemnoni terheq ne lufte kushuririn dhe njeriun me te afert te Akilit, Patroklin te cilin e lejon te ndeshet me kryetrimin e Trojes, Hektorin, nga i cili ai vritet. Kuptohet qe Akili do te hakmerrej dhe keshtu ai futet ne lufte per ta vrare Hektorin. Kjo eshte dhe pjesa me e bukur e librit. Pershkrimet e hollesishme te jetes se Akilit dhe luftrat e tij deri ne vrasjen e Hektorit, jepen kaq me detaje, sa secili qe i lexon ato pasazhe, e ndjen vehten brenda tuftes greko-trojane.

Vrasja e Hektorit i cili qe nje trim i drejte, i ndershem dhe trim i zgjuar do te beje qe dhe Akili i pamposhtur te vritet ne fund te luftes pas shkaterrimit te Trojes.

Por si erdhi shkaterrimi i Trojes se pamposhtur?

Gedhendesi Odiseu, i ndihmuar edhe nga Perendesha Athina, planifikoi te ndertoje nje kale druri shume te madh qe te mbante brenda tij rreth 100 ushtare.

Plani i tij u zbatua menjehere. Greket u derguan lajm trojanve qe do te terhiqen dhe shkojne ne Greqi si disfatiste dhe ne shenje respekti per luftetaret e medhenj trojane ata ju dhuronin nje kale druri. Per te vertetuar kete gje, greket ngriten velat dhe anijet e tyre moren "rrugen e kthimit." Kalin e drurit ua lane jashte tek porta kryesore me emrin Dardan. Pasi trojanet u siguruan se greket iken, e moren kalin dhe e futen brenda me gjithe kundershtimet e Parisit dhe te Kasandres, djalit te vogel dhe bijes se vetme te Priamit. Te njejten gje beri dhe prifti i mencur Loakoni i cili u tha se, "dhurata e armikut eshte o helm, o thike!"

Kasandra qe ishte dhe parashikuese dhe ajo e terbuar nga inati qe askush nuk e degjonte i tha te atit: "Ati im i dashur, une shoh gjak brenda mureve te kalase dhe me kete gjak shoh te shkruhen fjalet Helene e Trojes dhe Kali i Trojes qe njerzimi s'ka per ti harruar kurre! Te lutem mos e fut kalin brenda!"

Me gjithe kundershtimet e tyre, kali u fut brenda mureve dhe naten, ndersa trojanet flinin, 100 ushtaret greke dolen nga kali dhe pasi vrane disa roje, iu dhane sinjalin grekeve qe prisnin ne det te hapur me anijet gati per tu kthyer mbrapsh. Greket arriten tek muret e Trojes dhe ushtaret greke pasi vrane rojet e portes sekondare me emrin She, e hapen ate dhe lejuan keshtu futjen e ushtrise greke e cila i vuri zjarrin Trojes dhe vrau pothuaj te gjithe trojanet. Vetem pak vete shpetuan dhe me ne krye Enean ata mberriten ne brigjet e Italise, ku ndertuan nje qytet me emrin Troja.

Afer mengjezit, Troja nuk ekzistonte me dhe bashke me te edhe shume nga trimat e saj se bashku edhe me disa nga trimat greke. Helena u kap dhe u mor duke iu dorezuar Minelaosit.

Ketu mbaron dhe libri ILIADA. Greket u kthyen ne Greqi. Gjate kthimit per ne Greqi, nje nga heronjte e saj Odiseu, pason nje udhetim te gjate dhe plot aventura e cila jepet e plote tek libri i dyte i Homerit me titullin ODISEA.

Nga Agim Bacelli

Skandaloze: Greqia, nënshtetësi masive emigrantëve të krishterë shqiptarë.

1.400 qytetarë të huaj kanë bërë betimin për marrjen e nënshtetësisë greke ditën e hënë në prani të prefektit të Athinës, Jani Zguro, në një ceremoni të veçantë në Pallatin e Sportit të SPORTING, ku merrnin pjesë gjithashtu ministri grek i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, deputetja e PASOK-ut, Silvana Rapti dhe zyrtarë të tjerë të lartë të pushtetit vendor.

Qytetarët që morën dje nënshtetësinë greke vinin nga 28 shtete të ndryshme të botës, nga Kongo e deri në SHBA. 51% e tyre janë gra dhe 49% burra. 99% janë të krishterë ortodoksë në besimin fetar, 10 janë myslimanë dhe dy prej tyre janë ateistë. Shumica e tyre, 96% janë nga Shqipëria. Për sa u përket profesioneve të tyre, 21% punësohen si ndihmës shtëpiake, 9 % janë pensionistë, 4% të papunë, ndërsa të tjerët punojnë në 121 profesione të ndryshme, prej të cilëve 21% nëpunës privatë, 14% punëtorë të thjeshtë dhe muratorë, 6% profesionistë të lirë, mjekë, profesorë, mësues etj.

Prefekti i Athinës, Janis Zgurros midis të tjerave në fjalën e tij theksoi se: "Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ju dhe për vendin tonë, sepse 1400 qytetarë homogjenë dhe të huaj, bënë betimin në prefekturën e Athinës. Është nder i veçantë për Greqinë t'ju pranojë ju në gjirin e saj, si grekë të rinj. Për ne grekët, emigrimi është një pjesë e bashkangjitur në historinë moderne të vendit dhe shumica, pak a shumë e kanë provuar. Ju mbështesim dhe do të përpiqemi secili prej nesh t'ju ndihmojë. Pas këtij betimi prej fillimit të vitit 2007, një numër prej 6.319 qytetarësh homogjenë dhe të huaj kanë marrë nënshtetësinë greke. Sot kemi pranë nesh bashkatdhetarët e rinj të cilët jetojnë për më shumë se 10 vjet në Greqi dhe vazhdojnë të punojnë dhe jetojnë me durim, që kanë bërë përpjekje të mëdha në jetën e tyre, që e deshën këtë vend dhe sot betohen si qytetarë grekë. Ju tregoni rrugën edhe për emigrantët e tjerë ekonomikë dhe politikë që kërkojnë në atdheun tonë një jetë të re".

Në ceremoni ka përshëndetur edhe ministri grek i Brendshëm dhe i Pushtetit Lokal, Prokopis Pavlopulos. Midis të tjerash në fund të fjalës së tij ai deklaroi se: "Jeni për vite me radhë grekë dhe këtë e dini mirë, u vonuam t'ua japim atë të cilën, gjithsesi ju e kishit tuajën. Bashkë me faljen tonë, njohim atë çka ishte një realitet. Ne do të bëjmë çfarë është e mundur që emigrantët të jetojnë së bashku me ne, në paqe dhe demokraci, dhe ato pak fenomene të cilat janë të jashtëligjshme të mundohemi t'i pakësojmë. Të bëjmë atë çka duhet, që në të ardhmen emigrantët të mos kalojnë ato që keni kaluar ju".(Balkanweb)

Greqia, nënshtetësi masive emigrantëve të krishterë shqiptarë 02/10/2008 10:45:09

Mos vallë "megaloidhea" për Vorio Epir po i arrin qëllimet e saj ? Vazhdon me të njëjtat ritme edhe sot, ç'kombtarizimi i emigrantëve ekonomikë shqiptarë ?



http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=2be142e2-bd6c-4751-b215-a6bb0cca424d&ln=3

17-vjeçari Marius Çano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja !

Djalë i urtë dhe kur komunikon me të kupton se është shumë fjalëpak. Pyetjeve u përgjigjet shumë shkurt, çdo fjali që thotë e mat disa herë. Kështu mund të portretizohet më pak fjalë 17- vjeçari Marius Çano, nxënës i vitit të tretë në gjimnazin "Petro Nini". Por ajo që e bën të veçantë Mariusin të duket si një gjeni, është fakti se ai ka arritur të studiojë 20 gjuhë të huaja.

Nëse një moshatari të tij të rrijë mbi libra do i dukej e mërzitshme, për atë është krejt e kundërta. Kohën, ai në asnjë mënyrë nuk e kalon kot, gjatë gjithë ditës ai është duke studiuar.
"Librat janë miqtë e mi më të mirë. Nuk kam asnjëherë kohë të lirë, pasi gjatë gjithë kohës lexoj", - tregon Mariusi.

Ai është krejt ndryshe nga moshatarët e tij; nuk ka shkuar asnjëherë në Pub, nuk e kalon kohën në bare dhe shpeshherë lexon edhe në autobus. Dëshirën për të studiuar gjuhë të huaja ai e ka pasur që i vogël. Në klasë të gjashtë atij i kishte rënë në dorë një fjalorth shqip-italisht dhe pa e ditur askush, ai kishte filluar që ta mësonte vetë italishten. Kur një ditë fare rastësisht nëna e vet e kishte parë, ai kishte treguar se po mësonte italisht sepse donte që një ditë të shkonte të studionte në Itali, pasi atje kishte dhe dajat e tij. Mariusi ka filluar të studiojë gjuhë të huaja në moshën 14-vjeçare dhe ka mundur që për dy vjet të mbrojë 20 gjuhë të huaja. Por edhe pse ai di kaq shumë gjuhë, nuk arrin dot që të bëjë një diferencë se cila prej tyre është më e bukur, pasi për të gjuhët e botës janë të bukura njëlloj. Dëshira e Mariusit është që gjatë kohës që studion në gjimnaz t'i jepet mundësia të ndjekë edhe universitetin. Por edhe pse në shumë vende të tjera të botës talentet përkrahen, në vendin tonë një gjë e tillë nuk është e mundur. Pasi prindërit e tij, për t'i plotësuar dëshirën kanë bërë disa herë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që Mariusit si një talent i rrallë, t'i jepej shansi të ndiqte universitetin ende pa mbaruar gjimnazin. Por edhe pas shumë kërkesave që ata kanë bërë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit.

Ndërkohë që edhe në periudhën e komunizmit talente të tilla mbështeteshin, shembulli më konkret ishte rasti i Lisandër Saraçit, i cili edhe pse ishte në klasën e 6-të, ishte regjistruar në Fakultetin e Matematikës.

Ermelinda Hoxhaj Ballkanweb

Një asteroid me emër shqiptar

Një student shqiptar në elitën e matematicienëve në Amerikë. Ndërkohë, për vlerësim si fitues i Medaljes së Artë mes 150 konkurrentëve nga e gjithë bota, NASA (Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë), emrin e tij ja ka vënë një asteroidi në hapësirë. Ai është vlonjati Klejdin Dobi, 22 vjeç.


SUKSESI



Klejdin Dobi shkoi në Filadelfia 15 vite më parë, si fitues në Lotarinë Amerikane. Ishnxënës i shkollës fillore "Edit Durham" ("11 Janari"), ishte 7 vjeç kur vajti në Amerikë. Vazhdoi studimet në shkollë fillore "Johan Maphin Elmentary School". Prej klasës së gjashtë deri në të njëmbëdhjetën, avancon shumë në lëmin e dijeve. Me gjithë vështirësitë e para që i solli komunikimi, Klejdini arriti t'i kapërcente vështirësitë me talent e punë. Prirjet e tij në matematikë shumë shpejt tërheqin vëmendjen e mësuesve, e më pas dhe të shkencëtarëve. Në klasën e 7-të, Klejdini merr dy klasa algjebre menjëherë. Në klasën e nëntë, ai ka përfunduar gjithçka që ka të bëjë me Algjebrën Elementare dhe këshillohet të marrë leksione Algjebre të Avancuar, në Universitetin e Pensilvanisë, UPENN.

MBINATYRSHMËRIA



Megjithëse ishte nxënës i klasës së parë të shkollës së mesme, leksionet i merrte nga vitet e para universitare. Klejdini tregon se më pas shkoi në një kamp studentor, të quajtur "Math Camp", ku çdo vit mblidhen studentët më të mirë në SHBA, dhe i jepej prioritet shkencës së Matematikës. Aty, studenti shqiptar u njoh nga afër me një profesor Matematike me origjinë nga Rumania, i cili i tregon për një Teoremë Matematikore që asnjeri s'kishte arritur ta zgjidhte për plot 20 vjet. Prej këtu nis navigimi i Klejdinit pas Matematikes.

"Në fillim provova të zbërtheja tri teorema matematikore në kushte krejt individuale. Në raste të veçanta kërkova edhe ndihmën e pedagogëve nga Universiteti i Pensilvanisë", - rrëfen ai. Mbasi përfundoi këtë projekt voluminoz, të nisur nga dy studiues të shquar rumunë dhe të papërfunduar nga ata, Klejdini hedh të tërë projektin e tij në 9 volume. Projekti quhej "Bord Presentation" dhe përmbante shënime, të quajtura "Çështjet e Shkencës". Me këtë projekt, Klejdini shkoi në shkallën e parë të konkurrimit, në Konkursin e Matematikës për shtetin e Pensilvanisë, dhe pas fitores së konkursit, merr pjesë për të parën herë në një konkurrim në matematikë në shkallë kombëtare. Midis 1500 studentëve nga e gjithë SHBA-ja, fiton "Medaljen e Artë" për Matematikë. Tre vendet e para të këtij konkursi kanë të drejtën e konkurrimit në "Intel International Science and Engineering Fair", konkurs prestigjioz ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota.

Klejdin Dobi, kur ka qenë 16 vjeç, konkurroi midis studentëve më të mirë të 40 vendeve të botës, si Japonia, Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia, Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj. Në këtë konkurrim merrnin pjesë 1500 konkurrues nga 40 shtete në 14 disiplina. Konkursi u monitorua nga 48 profesorë, doktorë, shkencëtarë dhe studiues botërorë të Shkencave të Natyrës, nga anembanë rruzullit. Midis tyre gjendeshin edhe 12 fitues të çmimit "Nobel", si kimisti i njohur, Dr.Horsebachk dhe fizikani më i madh i Botës, Dr.Braingreen.

VLERËSIMI



Klejdin Dobi, në këtë konkurs, zuri vendin e parë dhe u nderua me çmimin "Grand World". Projekti i tij prej 9 volumesh u përzgjodh si projekti më i mirë i vitit në botë, midis 14 disiplinash. Çmimi i marrë nga Klejdin Dobi ka vlerën e 8000 dollarëve, një kompjuteri lap-top, 3 milionë dollarë grant për shkollën dhe një mijë dollarë për shpenzime shkencore. Njëkohësisht, Klejdini ka fituar një çmim special. Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), do ta quajë një asteroid me emrin e Klejdin Dobit. Ndërkaq, NASA i ka rezervuar atij një udhëtim njëjavor në Qendrën Hapësinore në Hansvill, Alabama.

GJENIU



Klejdini, ky djalë shqiptar në Amerikë, bën një jetë si gjithë të tjerët. Atij i pëlqen të merret me aktivitete sportive, të jetë i shoqëruar me shokë dhe të marrë pjesë aktive në të gjitha llojet e aktiviteteve. Mirëpo, projekti i tij, i cili është tashmë i kompletuar, nuk e ka penguar të kryejë një jetë normale. Në krah, vazhdimisht ka dhe ndihmën e përkujdesjen e prindërve.

Homoseksualet italianë përgatiten për tu transferuar në Shqipëri

Homoseksualët italianë: Do shkojmë të jetojmë në Shqipëri




Mediat e huaja përqendrojnë vëmendjen te martesat "gay" në vendin tonë

Shoqata e homoseksualëve italianë "Arcigay" paralajmëron se do të shpërngulet drejt Shqipërisë tani që në këtë vend do të lejohen martesat gay. Një lajm ky që duhet të gëzojë Ministrinë e Turizmit, e cila do të raportojë shifra më të larta turistësh nga bota. "Komuniteti homoseksual italian do të shkojë të jetojë pas disa muajsh në Shqipëri. Një tjetër vend europian po i tregon Italisë se çfarë do të thotë të rritesh në të drejtat civile dhe sociale", pohon shoqata "Arcigay". E përveç ankesave ndaj qeverisë së tyre, ata nuk kanë lënë mënjanë ovacionet për veprimin e kreut të qeverisë shqiptare. Sipas tyre, "me këtë ndërhyrje parlamentare, Kryeministri Sali Berisha e ka përcaktuar si të papranueshme diskriminimin e personave gay, duke shpjeguar se me adaptimin e këtij ligji Shqipëria do t‘i afrohej Europës. Ata kanë përfituar nga ky qëndrim për të goditur shtetin e tyre, për të cilin u shprehën se "vetëm në Itali politika si ajo e djathtë dhe e majtë nuk është e aftë as të diskutojë të drejtat e personave homoseksualë dhe tashmë jemi të fundit në Europë ku familjet homoseksuale nuk kanë asnjë lloj njohjeje". Në fund të qëndrimit të tyre, shoqata e homoseksualëve italianë thekson se "në muajt e ardhshëm, në shenjë të këtij zhvillimi kulturor dhe social do të organizojmë barka për të kaluar Adriatikun dhe për të shkuar e për të ndërtuar marrëdhëniet tona në këtë vend ballkanik".

Një reagim mjaft optimist dhe madje entuziast ka manifestuar dje edhe Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gay, biseksual, transxhender). Ajo pohon se e ka mirëpritur deklaratën e Kryeministrit Berisha në mbështetje të ligjit kundër diskriminimit dhe të drejtës së martesës për personat gay në Shqipëri. "Shpresojmë të kemi mbështetjen e të gjitha palëve dhe miratimin e ligjit kundër diskriminimit sa më shpejt pas fillimit të sezonit të ri parlamentar. Ky nuk është vetëm një hap drejt integrimit europian, por i shërben kryesisht emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ne jemi krenarë që vendi ynë po i bashkohet shumë vendeve të tjera, duke mbështetur barazinë dhe duke refuzuar diskriminimin ndaj personave homoseksualë, biseksualë dhe transxhender", thuhet në deklaratën e kësaj aleance.

Por, edhe lajmi se Shqipëria do të njohë me ligj martesat "gay" ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë mediave ndërkombëtare. Kështu, "Associated Press" duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit "Berisha", thekson se vendi ynë e ka shumicën e popullsisë myslimane dhe se e drejta e besimit ndalohej gjatë periudhës së regjimit komunist në vitet 1944-1990. "Earthtimes" në faqen e saj të internetit thekson se "homoseksualiteti dënohej me 10 vite burg në periudhën e komunizmit". Britanikja "Pinknews" bën të ditur se komisionerët e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut kanë vënë në dukje problemet që vuajnë homoseksualet në Shqipëri. A.Rr.

http://www.gaynews.it/view.php?ID=82339

Antropologjia është shkenca që hap debate proilirike të racës Shqiptare.

Në gjithë Europën ka 3 zona të vjetra e të pastra racialisht, që përkojnë me 3 popuj antike.

- Zona e maleve ilirike, prej apleve austriake e deri në Pind, ku kemi një shumicë dërrmuese dinarike (85% e përgjithshmja, por arrin deri në 100% në male)


-Zona e Suedisë së jugut e qëndrore, ku kemi 70% hallshtat nordik (raca tipike nordike shum e përfolur ).

-Zona që përfshin Bjellorusinë perëndimore, Lituanin lindore, Poloninë verilindore e Ukrahinën veripërndimore, ku kemi shumicë dërrmuese sllavo-danubiane.

Sllavo-danubianët nga pikëpamja raciale nuk lidhen me kurrfarë kulture indoeuropiane në Europën Qëndrore, as me Luzatian as me Urnat e as me Hallshtatin, prandaj antropologjikisht sllavët skarcohen si indoeuropiane të mirëfilltë apo atje ku mund të gjëndet “inteligjenca ariane”.
Këto kultura i ndajnë antropologjikisht Dinarikët dhe Hallshtat nordikë mbi të cilët ka pasur një debat të ashpër së cilit i përkiste “inteligjenca ariane” në Europe d.m.th raca bazë e kulturave të Europës qëndrore që njihet si "indoeuropiane".

Gjermanët këtu ndaheshin keq në dinarikofil e nordikofil e nordikofilët gjenin aleancen e autorëve të tjerë nordikë, si Coon.

Problemi me kulturën e Urneve asht se ata i digjnin kufomat prandaj ka pak material, ndërsa tek hallshtati kan gjetur mjaft dinarike edhe mjaft nordike. Çështja shtrohet më tej edhe në Iliri pasi gjënden këto tipe, por Ilirët dalloheshin për djegjen e kufomave si dhe pak material është studiuar për të dhënë një përfundim vendimtar.
Mbase kur antropologët shqiptarë (nëse ka,nëse duan e nëse munden) ti futen punës mund të na ndihmojnë.

Por aktualisht ka 2 zona homogjene Dinarike në Botë.
-Zona e madhe e maleve Dinarike deri në Pind (përfshirë) dhe zona e maleve të Transilvanisë (vetëm zona transilvanike).
-Zona e maleve Ilirike e ka Brakiqefaline në rritje nga veriu në jug e Toskët kan Brakiqefalin më të lart në botë, ç’ka përjashton kategorikisht çdo lloj interpretimi sllavist të Toskëve, pra që janë në masë të madhe sllave të shqiptarizuar, pasi raca sllave siç dëshmojnë autorët bizantinë, është neo-danubiane si Bjellorusët dhe është mesoqefale e një ndryshim i tille racor, pra sllavet te shndërrohen në dinarikë në 500 apo 1 mijë vjet është jashtë çdo realiteti.

Ama gjërat i bën interesante dyndja e dëshmuar dhe e pranuar botërisht e dinarikëve në Britani rreth vitit 2 mijë para Krishtit, të cilët lanë gjurmë deri në Skoci.

Pra,midis Shqiptarve të sotëm dhe atyre njerëzve të quajtur të kulturës “Bell Baker” që invaduan e pushtuan ishujt britanike rreth vitit 2 mije p.l.k nuk ka absolutisht asnjë ndryshim racor, ndërkaq shqiptarët me arbëreshët të cilët janë tashmë mediterranë si gjithë Kalabrezët e Sicilianët, kemi nji ndryshim të thellë racor.
Këto fakte duhen interpretuar e lëne vënd për interpretime nga më të ndryshmet e unë sdua ti futem tani një rruge të tillë, ama që ne jemi aktualisht e njëjta race me pushtuesit e Britanise është fakt i padiskutueshem antropologjik.
Për fat të keq antropologjise racore, iu pre hovi pas Hitlerit dhe ende është e paqartë se çfarë përfaqëson Brakiqefalia e raca Dinarike.
Këtu jemi në të njëjtën linjë paqartësie se çfarë përfaqësojne iliret e shqiptarët.

Raca ariane nuk eshte kurrfare miti, por injorantet ne fushe dhe keqinformuesit e trumbetojne si te tille.
Fillimisht raca ariane , ishte nje term qe percakton nje etnos e jo antropologjik. Per shembull,themi raca italiane, e ky eshte term etnik ,sinonim i popullit apo kombit italian.
Në antropologji nuk ekziston raca italiane e kjo race italiane ndahet në racën dinarike,alpine, mediterrane (të dinaricizuar) e pak nordike.
Po ashtu kur themi raca franceze apo ‘raca greke është racë perzierje’ po flasim për racë në kuptimin etno-kulturor.
Po ashtu termi racë shqiptare është më shumë etno-kulturor, por thjesht prejardhja dinarike e shumicës dërrmuese (80-90%) të shqiptareve dhe lidhja iliro-shqiptare bëjnë të mundur të flasim antropologjikisht për një racë shqiptare si racë ilirike, dinarike, adriatike, epirotide sic është quajtur nga antropologe të ndryshëm.
Pastaj raca ariane hyri në antropologji dhe iu dha kuptimi specifik ‘raca Hallshtat Nordik’ e ata që janë marrë me këtë ceshtje do me kuptojne fare qarte.
Teoria e eugjenetikes hitleriane lidhej me nxerrjen e hallshtat nordik nga gjithe racat nordike,duke zbatuar ligjet e mendelit. Pra nese kryqezohen psh 2 borreby ne disa femije njeri del Hallshtat Nordik i paster e ky femije do ruhej ndersa te tjeret ne parajse.
Nese nje Hallshtat Nordik kryqezohej me nje nordik tjeter psh falish 3 femje ne 4 dalin Hallshtat e ruhen 1 qe del falish ne parajse.
Kjo eshte pak a shume eugjenetika hitleriane, nxjerr hallshtat nordik nga gjithe racat nordike (falish, borreby,keltik nordik etj) .
Ketu nuk ka kurrfare pseudo-shkence por zbatim i ligjeve te mendelit te cilat i di nga praktika cdo popull psh nese i ke prinderit brune po gjyshen bjonde, femija jot mund te dale edhe bjond.

””’Mirë gazetarja e shtypit tonë nuk di se midis tipareve gjenetike apo genomës së qënies njerëzore dhe tipareve karakteriale apo personalitetit të njeriut ka një hendek të madh që s’ka shkencë ta mbushë e se pikërisht vetëdija e këtij hendeku e ka skualifikuar edhe fjalën “racë” (pa le më fjalën “racë e pastër”), po ky shkencëtari si nuk e di?””’

Kjo shprehja ketu tregon qarte se ky eshte perhapes mitesh post 1945.
Dihet fare mire se dinariku eshte me agresiv sesa alpini ne cfaredo kulture te jete e kjo vjen si pasoje e vetise se races.
Raca dinarike ne krahasim me ate alpine eshte goxha me e gjate dhe shume me muskulore, prandaj eshte me e prirur te jete agresive e luftarake e vertet nese nje gjenerali i jep te zgjedhe 10 dinarike apo 10 alpine ai do zgjedhe patjeter 10 dinarike ne do te fitoje .
Po ashtu zonat me agresive e luftarake historikisht ne europen jugore jane ato dinarike. Kjo nuk eshte rastesi por karakteristike racore dinarike e nuk varet nga kultura apo gjuha.
Keshtu pra elementet racore ne karakter jane reale e jo mitike e nese do flasim per mit, kemi shembull te qarte shprehjen ‘racat nuk ekzistojne’ a thu se zezaku nuk eshte racialisht i ndryshem nga i bardhi ? Mit deri ne absurditet te plote.
Raca ne antropologji, (per fillestaret kjo) eshte nje term qe shpreh ndryshimet fizike te nje individi ndaj nje tjetri dhe te nje grupi ndaj nje tjetri. Nese keto ndryshime jane te vogla nuk merren parasysh prandaj kemi nenraca, kure nese jane te medha kemi raca e nese jane gjiganteske kemi ndarjen ; kaukazoid, mongoloid, negroid.




Ndryshimet midis races hallshtat nordik(suedezet) dhe races ilirike/dinarike (shqiptaret).
Nordik bjond- dinarik geshtenje
nordik sybojeqielli - dinarik geshtenje e gri ne jeshil
nordik dolikoqefal - dinarik brakiqefal
nordik hundedrejt mesatare- dinarik hundekurriz(ose drejte) dhe e madhe
nordik buze normale - dinarik buze te holla
nordik vetulla te pakta- dinariku vetulla te dendura
nordik mungese(ose pak) mjekre - dinariku mjeker normale
nordik molleza te rena - dinariku molleza te ngritura
nordik koken prapa normale- dinariku koken prapa gati pllake
Nordik trupmesogjate- dinariku trupgjate( ketu nordiket kane shitur perralla mbi gjatesine sepse eshte element me rendesi ne superioritetin fizik, por dinariket jane me te gjate e ne malsi e mal te zi banonin te bardhet me te gjate ne bote me 1,78 cm. Ne 1930 gjatesia e nordikeve nuk ishte si e sotmja, mjaft te permend se hollandezet -mashkulli- kaluan nga 1.67 m ne 1.84 m prej 1930 - 2000 )
Nordik trup normal- dinariku trup muskuloz
Nordik kembenormale- dinariku kembegjate(flitet per raportin e kembeve me trupin)

Ka edhe ndryshime te tjera te vogla qe lidhen me simetrine e kockave,madhesia e vesheve etj.
Pra ndryshimet midis dinarikut dhe hallshtat nordik jane te qarta dhe te medha qe ne te jemi ‘ariane’ ne kuptimin e races hallshtat nordik e te jemi kthyer ne dinarik sikunder propozonte Coon dhe mbeshteste nazizmi.
Nga ana tjeter eshte e pranuar tashme se raca dinarike ka ne keto troje qe ne kohen e neolitit. Pra 80-90 % e shqiptareve kane ne keto troje qe prej neolitit ose me sakte raca eshte e njejta me banoret e neolitit ose me epoken e gurit.
Ky eshte nje plus i autoktonise shqiptare qe kerkon nje rinterpretim te ilireve dhe indoeuropianistikes ne teresi.

Hylli

http://www.osterholm.info/thracian.html

Rëndësia e një shoku në jetën tonë...

Ndër vite është kuptuar rëndësia e madhe që zë shoqëria në jetën e gjithkujt. Nëse vërtetimin e këtij përfundimi do ta nxirrnim anasjelltas, do të bënim një pyetje shumë të thjeshtë: "Çfarë do të bënte njeriu i vetëm?"

E menduar ngulazi, kjo pyetje na çon në dimensione dyshuese se bota do të ishte e frikshme dhe e pakuptimtë. Gjërat e bukura nuk do të dukeshin të tilla dhe të këqijat s'do kishin sens. Ndaj arrijmë në konkluzionin se jeta në shoqëri është jeta e vërtetë, pasi njeriu nuk mund ta ndjejë shijen e saj nëse jeton i vetëm. Kjo për faktin se në shumë periudha të jetës njeriu dëshiron më shumë të jetojë për të tjerët se sa për veten.


Shoqëria është si ajri, i domosdoshëm për jetën, por i pamjaftueshëm për të.


Shoqëria është një grimcë shumë e rëndësishme e ajrit që ne thithim përditë dhe implikon ndjesi të veçanta në qenien tonë. Herë-herë mund të ndihemi keq nga njerëzit që na rrethojnë, herë të tjera mund të shndërrohemi në qeniet më të lumtura të botës, po nga këta individë. Por ajo që është më themelore, është fakti se vetëm falë shoqërisë arrijmë të bëjmë dallimin e të mirës nga e keqja, dallojmë vesin nga virtyti, përzgjedhim mikun nga armiku e mbi të gjitha njohim vetveten pasi një proverb thotë: "Që të njohësh mirë veten, mos u shih në pasqyrë, por analizo të tjerët, për të gjetur vendndodhjen tënde."


Sidi.R , G.SH

A mundet të ruajmë miqësinë, kur gjinitë tona janë të ndryshme ?

Meshkujt nuk i kuptojnë femrat ?

Kur flitet për seksin mashkulli bllokohet fare. Në një studim ku morën pjesë 280 studentë (femra dhe meshkuj) rezulton që meshkujt keqkuptojnë interesin e femrave ndaj tyre, duke krijuar në kokë një “kështjellë rëre”.

Meshkujt mbivlersojnë interesin e femrave që mund të kenë ndaj tyre, shpesh keqkuptohet edhe një buzeqeshje simpatike dhe tërheqëse e femrës, duke menduar që ajo po e bën për ti tërhequr vëmendjen mashkullit.

Tek femrat, 68 % e tyre kanë konfirmuar që të paktën një herë të kenë pasur rastin të jenë keqkuptuar në këtë drejtim. Mashkulli ngatërron interesin e femrës, mes miqësisë dhe dashurisë.




Me një fjalë meshkujt nuk dinë të interpretojnë “fytyrë-ëmbëlsinë” e një femre me atë që ajo mund të ketë në kokë, miqësinë apo dashurinë.

Dhe për më tepër mesa duket edhe kur flasin me femra pikërisht për interesa me natyrë seksuale, meshkujt humbasin orientim dhe flasin për miqësi. Femrën që kërkon seks tek ne, nuk arrijmë ta shohim kurrë edhe pse e kerkojmë gjithmonë, tek gjithë të tjerat.



Pregatiti A.Çupi