Sunday, September 27, 2009

Mbledhja e Mukjes

Botohet për herë të parë procesverbali i Mbledhjes së Mukjes si dhe fotoja që ka fiksuar një nga momentet më historikë të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Si një nga ngjarjet më të errëta, së fundi ndriçohet nga një dokument autentik i nxjerrë nga Arkivat e Shtetit. Në të shkruhet gjithçka që kishte ndodhur në mbledhjen e 1 gushtit 1943 në fshatin Mukje të rrethit të Krujës, si dhe emrat e personave që morën pjesë në të.

Historiografia komuniste Mbledhjen e Mukjes jo vetëm që nuk e ndriçoi, por për gati 50 vjet në tekstet shkollore ajo e sulmoi si të ishte një tradhti kombëtare. Sot në përvjetorin e 64-t të kësaj mbledhje, ne mund ta quajmë me plot gojën se Mukja ishte një parlament pluralist në kohë lufte.

Dokumenti autentik

Procesverbali i Mbledhjes së Mukjes përmban një sërë vendimesh të ndërmarra në mbledhjen e Tapizës më 26 korrik 1943 i cili ishte edhe hapi i parë i bashkimit të dy forcave politike. Në këtë mbledhje njëkohësisht është vendosur edhe kryesia që do drejtonte mbledhjen. Kryetar i kësaj mbledhje u vendos me vota unanime, Thoma Orollogai i cili përfaqësonte Ballin Kombëtar, kurse sekretar i saj u zgjodh anëtari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, z. Mustafa Gjinishi. Në dokument tregohet edhe personi që hapi mbledhjen e rëndësishme historike. Ai ishte Hasan Dosti, një nga eksponentët më të rëndësishëm të Ballit Kombëtar. Mbledhja përbëhej nga 24 anëtarë dhe secila forcë politike përbëhej me nga 12 anëtarë. Në listën e 24 anëtarëve të bie në sy se të dy forcat politike ishin munduar që të përfaqësoheshin me figurat më të njohura dhe më me reputacion. Fronti Nacionalçirimtar nga ana e tij ishte i përbërë nga emra të dëgjuar si Myslim Peza, i cili ishte edhe njeriu që krijoi të parën çetë antifashiste, Abaz Kupi, një emër i njohur i rezistencës ndaj pushtuesit, si dhe nga Mustafa Gjinishi apo Ymer Dëshnica, të cilët ishin nga drejtuesit më të lartë të Partisë Komuniste.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e Ballit Kombëtar përfaqësoheshin nga disa prej personaliteteve më të larta të tyre si, Hasan Dosti, Mit'hat Frashëri, Hysni Lepenica etj.
Në procesverbalin e mbledhjes së Mukjes të bien në sy edhe 5 pikat kryesore për të cilat diskutuan anëtarët e dy kampeve.

*Të dy palët do të luftonin kundër pushtonjësit fashist dhe çdo armikut tjetër që mund të sulmonte tokën shqiptare.
*Të dy palët do të luftonin për një Shqipëri të pavarur dhe etnike. Forma e regjimit do të zgjidhej prej popullit, me vota të lira, pas çlirimit të vendit. Komiteti i përbashkët do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe do të shpërndahej porsa që të formohej një qeveri e përkohshme.

Fundi tragjik i një mbledhjeje

Por megjithatë "parlamenti i parë pluralist" pati një jetëgjatësi shumë të vogël. Vetëm pak ditë më vonë nga Mbledhja e Mukjes, Enver Hoxha do ta dënonte rëndë atë, duke e cilësuar si një gabim të madh dhe Fronti Nacionalçlirimtar nuk mund të bashkëpunonte me Ballin Kombëtar. Një muaj më pas, më 4 shtator 1943, në Labinot të rrethit të Elbasanit u mbajt Konferenca e Dytë e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimtare", në të cilën u mor një qëndrim i qartë e i prerë kundër Ballit Kombëtar. Gjithashtu Partia Komuniste e paditi Ballin Kombëtar si organizatë "fashiste" dhe "tradhtare". Por sulmit nuk i shpëtuan as anëtarët e Frontit Nacionalçlirimtar që morën pjesë në atë mbledhje historike. Ata do uleshin nga postet e tyre drejtuese dhe u kritikuan rëndë për marrëveshjen. Ndërkohë që një fat tragjik pati Mustafa Gjinishi, i cili ishte edhe një nga drejtuesit e Partisë Komuniste. Ish-drejtuesi i Partisë Komuniste u vra vetëm pak kohë më vonë në një mënyrë të mistershme.

Procesverbali i Mbledhjes së Mukjes

1 Gusht 1943


Sot, më datën 1 gusht 1943, u mbajt në katundin Mukje mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës së Ballit Kombëtar dhe të Organizatës Nacionalçlirimtare. Kryesia e mbledhjes, me vota unanime, iu ngarkua z.Thoma Orollogait dhe sekretaria, z. Mustafa Gjinishit. Bisedimet i hapi z. Hasan Dosti, delegat i Ballit Kombëtar, i cili deklaroi se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit Kombëtar, procesverbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar “ad referendum” prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme t’u bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritur.
Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e Nenit 2 të ndryshohet e të qëndrojë në këtë mënyrë.
  • Pika 1: Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator
  • Pika 2: Luftë për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalishit e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike.
  • Pika 3: Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: një Shqipëri të lirë indipendente demokratike popullore.
  • Pika 4: Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverie provizore.
  • Pika 5: Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante të zgjedhur me sufrazh universal direkt.


Delegacionet

B.K. (Balli kombëtar)


1. Hasan Dosti
2. Mit’hat Frashëri
3. Thoma Orollai
4. Sk. Muço
5. Hysni Lepenica
6. Jusuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Rauf Fratari
9. Nexhat Peshkopija
10. Halil Meniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni


K.P.N.C (Fronti Nacional-Çlirimtar)

1. N/kolonel Jahja Çaçi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. Mustafa Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan Plumbi
11. Haki Stërmilli
12. Gogo Nushi

Armand Jonuzi2007
Proçesverbali


Si do të ishte sot Shqipëria nëse kjo mbledhje nuk do të dështonte dhe shqiptarët nuk do të përçaheshin ? A duhet të rimarrë Mbledhja e Mukjes një konsideratë më të lartë, për tu rikujtuar si një datë e madhe e pluralizmit dhe e bashkimit shqiptar ?

Pse shoqërohet me një të dënuar kryeministri i Shqipërisë ?


21 prill 2009: Gjykata e shkallës së parë Vlorë dënon Vasil Bollanon me burg, gjobë dhe “zhveshje” nga funksionet.



Gjykata e Vlores e shpalli fajtor kryebashkiaun e Himares pas akuzimit qe i beri prokuroria se Bollano hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara. Bollano u denua me 6 muaj burg, 5 milionë lekë te vjetra gjobë si dhe i hiqet për 3 vjet e drejta e funksioneve publike

21 prill 2009: Kryeministri i Shqipërisë reagon ndaj vendimit te gjykates



Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit.

3 gusht 2009: Kryeministri i Shqipërisë "harron" vendimin e gjykatës dhe shfaqet publikisht me të akuzuarin Bollano.



Kryeministri Berisha inaguron ujësjellësin e Gjilekës



Kryeministri Berisha vizitoi sot disa fshatra të bregut të Jonit, ku inaguroi një sërë veprash të rëndësishme të infrastrukturës së brendshme. I shoqëruar nga një grup deputetësh, kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano dhe në prani të autoriteteve lokale, Kryeministri Berisha inaguroi ujësjellësin e fshatit Gjilekë.

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=11628
Off Peshkupauje

Vjehërr-nuse, si mund të ndryshojë marrëdhënia ?

Shpesh keqkuptimet nuk nisin nga konfl ikte konkrete, por nga paragjykimet dhe modeli i së shkuarës.




Nëse të dyja e kuptojnë se ka vend për shumë dashuri dhe paqe

Ndodh jo rrallë që një burrë i devotshëm ndaj bashkëshortes të dalë për drekë me një "grua" tjetër, ta adhurojë, t‘ia dëgjojë fjalën dhe të ketë vazhdimisht nevojë për praninë dhe këshillën e saj. Dhe sërish le të kujtojmë se bëhet fjalë për një burrë shumë të devotshëm dhe besnik ndaj bashkëshortes që "e tradhton" atë vetëm me mamanë. Po, po, nëna për shumë meshkuj ka qenë dhe mbetet para dhe pas martese pika e sigurt dhe përhershme e referimit, madje në masë të tillë sa të ndërhyjë dhe ta shndërrojë marrëdhënien me bashkëshorten nga marrëdhënie parësore në marrëdhënie të dorës së dytë. Kjo fillimisht sjell habi, xhelozi dhe më pas grindje mes çifteve. Për shumë gra martesa është fillimi i një marrëdhënieje të re e të gjatë konkurrence me një grua që sigurisht nuk është rivale seksuale, por që përdor ndaj bashkëshortit të tyre mjete shumë më të forta se seksi: lidhjen mëmë-djalë, që në shumë raste është lidhja më e çeliktë që ekziston. Grindjet vjehërr-nuse janë të lashta sa vetë historia e marrëdhënieve njerëzore. Për të është folur e shkruar në lashtësi dhe në kohët moderne dhe ajo ka qenë në thelb të tragjedive dhe barsoletave njëherazi. Për shkrimtarët, kjo marrëdhënie ka qenë një burim i pashtershëm dramash nga më të çuditshmet dhe të pabesueshmet. Në vitin 1954, një studim nxori në pah se vetëm një në katër gra e pëlqenin vjehrrën e tyre, ndërkohë që sipas një studimi të fundit, del në pah se kjo marrëdhënie sot është bërë edhe më e vështirë. Bëhet fjalë për një studim të ndërmarrë në qindra familje në përfundim të të cilit doli se thuajse dy të tretat e grave ankohen se ata kanë vuajtur për një kohë të gjatë dhe kanë kaluar vërtet momente të palumtura stresi dhe pakënaqësish për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me vjehrrat. Në këtë studim që ka zgjatur 20 vjet rresht, gratë i kanë akuzuar vjehrrat e tyre për shfaqje të një xhelozie të paarsyeshme dhe të palogjikshme ndaj djemve. Nga ana tjetër, vjehrrat ankohen se ato ishin përjashtuar tërësisht nga jeta e djemve të tyre me ardhjen e nuses. Sipas një psikologu që është marrë me studimin, konflikti shpesh nis nga ideja që kjo marrëdhënie nuk mund të jetë kurrë e mirë dhe nga supozimi se të dyja palët nuk mund ta duan dhe e shajnë njëra-tjetrën. Në fakt, bëhet fjalë më shumë për një stereotip marrëdhënieje sesa me fakte konkrete që e çojnë një lidhje vjehërr-nuse në një konflikt që shpesh merr përmasat e një lufte të ashpër e të gjatë. Dhe shumë të pakta janë ato vjehrra apo nuse që nuk nisen nga paragjykimet dhe mundohen që të krijojnë një marrëdhënie krejt të ndryshme me njëra-tjetrën. Të dyja luftojnë që të arrijnë në familje pozicionin e "komandantes", luftojnë që të mbrojnë statusin që kanë dhe të fitojnë epërsi ndaj "kundërshtares". Të dyja palët ndihen të kërcënuara nga prania e njëra-tjetrës. Gjatë studimit janë intervistuar 200 persona, përfshi edhe 49 çifte. Psikologët kanë marrë pjesë në mbrëmje e festa familjare në mënyrë që të vëzhgonin sjelljen e nuseve dhe të vjehrrave në gjirin e familjes, që është edhe shesh-beteja e kësaj lufte shekullore. Në më të shumtën e rasteve bëhet fjalë për një marrëdhënie "tragjike" mes dy grave që kanë shumë gjëra të përbashkëta e që fare mirë në rrethana të tjera mund të kishin shkuar shumë mirë me njëra-tjetrën dhe që mbi të gjitha dy grave që mund të përfitonin shumë nga miqësia e tyre. Ajo çka ndodh është shkaktimi i një moslumturie të madhe dhe një stresi e tensioni që përhapet e ndihet te të gjithë pjesëtarët e familjes.

Psikologët thonë se kultura e urrejtjes dhe e konfliktit është aq e madhe sa nuk ka të bëjë fare me faktin që të dyja palët mund të jenë të mrekullueshme, të dashura dhe aspak konfliktuale në marrëdhënie me njerëz të tjerë. Ka nuse që e pranojnë se me vjehrrat kanë pasur shumë më tepër gjëra të përbashkëta nga sa kanë pasur me nënat e tyre, e megjithatë, konflikti nuk është shmangur. Shpesh një marrëdhënie niset nga paragjykimi që është pjesë e një mendësie të vjetër dhe tersndjellëse. Kjo ka të bëjë me idenë e trashëguar brez brezi që dy gra nuk mund "të sundojnë" njësoj një mashkull, në këtë rast mashkulli është djali i njërës dhe bashkëshorti i tjetrës. Nisur nga ky këndvështrim, kjo marrëdhënie paragjykohet dhe drejtohet për nga konflikti dhe jo për nga zgjidhja apo shmangia e tij përmes gjetjes së rrugëve të ndryshme të "zotërimit". Në këndvështrimin e paragjykimit, për shembull, një nuse supozon se sado moderne mund të jetë vjehrra, ajo do ta gjykojë gjithmonë për mënyrën e gatimit, pastrimin dhe aftësinë e të qenit një nënë e mirë. Nga ana tjetër çdo vjehërr shpesh i interpreton vendimet e nuses jo të nisura nga nevojat, apo kërkesat e saj, por nga dëshira për ta kundërshtuar apo hedhur poshtë këshillën e saj. Shpesh, nuset mendojnë se në grindjet që kanë me bashkëshortët, vjehrrat, duke qenë se janë edhe ato gra do të mbanin anën e tyre në një çështje të drejtë, por vjehrrat, nisur nga dashuria e pakushtëzuar ndaj bijve "dredhojnë" dhe i japin të drejtë të birit. Në raste të tilla zhgënjimet janë të mëdha dhe bazë për zhvillimin e një konflikti që mund të çojë në çarje serioze të marrëdhënieve njerëzore në një familje.

Një studim japonez ka nxjerrë në pah se gratë që jetojnë në një shtëpi ku bashkëjetojnë shumë breza ishin më të prirura për të pasur probleme zemre se ato që jetojnë vetëm me bashkëshortin e tyre. Nga ana tjetër, dhe kjo është për t‘u çuditur, burrat që jetojnë në shtëpitë me shumë njerëz: gjyshe, prindër, fëmijë, nuk e kanë një rrezik të tillë. Në studim del se 75% e çifteve kanë probleme me vjehrrat dhe vetëm 15% e kësaj shifre kap marrëdhënien mes dhëndrit dhe vjehrrës. Kjo sepse meshkujt janë më të aftë për të shmangur sherre të tilla dhe se kanë mjete interesante për të shtensionuar situatën si përdorimi i shakave apo thënia e më shumë fjalëve të mira në adresë të vjehrrës. Nëse do t‘u hidhni sy sajteve të internetit ku rrëfehen histori mes vjehrrave dhe nuseve do të kuptoni se sa e rëndë është situata. Në njërin prej këtyre rasteve, nusja ankohet se në dasmën e saj, e vjehrra nuk kishte dashur që të pozonte me familjarët e saj duke i quajtur ata "të huaj". Një tjetër ankohet se e vjehrra ishte shumë indiferente ndaj saj dhe se e kishte pyetur për shëndetin e saj dhe të të nipit vetëm disa ditë pas lindjes, me anë të një telefonate të ftohtë. "Kur më pyeti i thashë të vërtetën se isha me dhimbje të forta kurrizi. Më pas ajo mori tim shoq në celular dhe duke qenë se volumi i zërit ishte i lartë munda të dëgjoj se i tha të birit se dhimbja e kurrizit vinte nga fakti që isha shumë mbipeshë dhe se isha trashur aq shumë sa do të kisha edhe probleme të tjera". Histori të tilla janë të pafund, ndërkohë që janë edhe ato në të cilat vjehrrat rrëfejnë situatën e tyre.

Mashkulli, ndërkohë, është gjithmonë në një pozicion shumë të vështirë mes dy grave me të rëndësishme të jetës, njërës që i ka dhënë jetën dhe tjetrës që i ka dhënë asaj kuptim. Është shumë e vështirë për të që të gjykojë veprimet e njërës, apo të tjetrës e të mbajë anë, sepse i do të dyja, por të rralla janë rastet kur një burrë është shumë i prerë ndaj njërës, apo ndaj tjetrës. Një burrë mundohet të mbajë ekuilibrin, të mos e prishë as me njërën as me tjetrën dhe të negociojë paqen mes tyre, që shpesh është një mision i pamundur. Ata përpiqen që t‘i bëjnë të gjithë të lumtur dhe shpesh ia dalin përkohësisht, por vetëm përkohësisht, sepse ekuilibrat e brishtë prishen shumë shpejt. Për një marrëdhënie të shëndetshme mes nuses dhe vjehrrës nuk ka receta për përcaktuara, sepse receta të tilla nuk ekzistojnë për asnjë lloj marrëdhënieje, por ka disa parime të cilave nëse u përmbahesh nuk të lënë në baltë dhe japin rezultat të kënaqshëm. Parimi i parë është që në një marrëdhënie të tillë të mos nisesh nga stereotipi apo nga fakti që nuk mund të dalësh nga qerthulli i grindjes. Është plotësisht e mundur një marrëdhënie jo konfliktuale, mjafton që të vendosësh pak nga pak kufij të qartë dhe të aplikosh shumë tolerancë dhe mirëkuptim. Një nuse nuk duhet të harrojë marrëdhënien nënë-djalë, që ka nisur që nga dita e parë e ardhjes në jetë të burrit të saj dhe nuk do të mbarojë kurrë. Një nënë nuk duhet të harrojë se nusja është personi që mund ta bëjë të lumtur, ose fatkeq krijesën e saj dhe se gjithë sa ajo mund të bëjë është që të ndihmojë në realizimin e opsionit të parë.
Shqip

Ju rekomandoj pushime në Honolulu, ka rërë të mrekullueshme për fëmijët, diell magjik për gruan si dhe peshkaqenë gjakatarë për vjehrrën :D

Rinia e sotme, brezi që po shkon dëm !

Duke qenë pjesëtar i një brezi, i cili në rininë e tij të pasurit e një pale pantallonash xhins apo kadife e kishte luks ta madh, ndjej kënaqësi kur shikoj se si gjimnazistët dhe studentët e sotëm kanë të gjitha mundësinë dhe hapësirën për ta shijuar ndryshe këtë fazë të jetës.

Por pikërisht, mënyra e të shijuarit të jetës nga rinia sot, ka ngrënë shumë herë diskutim. Është kjo një mënyrë moderne, pra normale për kohën që jetojmë, është shumë ekstravagante (jo në kuptimin e shfaqjeve të huaja të periudhës së para viteve ‘90), është e tepruar, apo edhe më keq, e degjeneruar dhe e degraduar?

Për pasojë mund edhe të pyesim nëse brezi i sotëm është një rini normale, është mjaftueshëm i shkolluar e i edukuar për të qenë i gatshëm të marrë në dorëzim Shqipërinë e së nesërmes dhe i aftë për ta dërguar më përpara e për ta bërë më të begatë se etërit e tyre vendin e tyre?

Këto pyetje hanë shumë diskutime dhe shumëkush mund të ndajë opinione të ndryshme e kontradiktore. Personalisht do t‘i bashkohesha grupit të njerëzve që ndjehen të shqetësuar për brezin e ri, për cilësinë e shkollimit, për nivelin kulturor, për nivelin e edukatës dhe mirësjelljes dhe për pasojë edhe për të ardhmen e tij.

Ndërsa ecnim një ditë trotuarit të bulevardit të kryeqytetit, tri vajza, në moshë të gjimnazit, bisedonin shpenguar me zë të lartë. Njërës i ra telefoni dhe u përgjigj: "Hë me kurve, ku je? Nga mutin ku ke humbur një javë?". Pasi mbylli bisedën, shoqja e pyeti se kush ishte. "Ajo shoqja ime e Qemalit (mesa duket e shkollës së mesme "Qemal Stafa"), Lola". "Kush me? - ndërhyri tjetra - ajo shurra që pallohet me atë mallistin, që ndau atë shoqen time nga dashnori?".
Biseda mes tyre vazhdoi në të njëjtën temë, kur një djalë i ra borisë së makinës. "Ata robt ku t‘i kesh shkërdhatë" - ia priti e treta, me sa fuqi që kishte. Shumë njerëz kthyen kokën të nxitur nga kjo shprehje, por kjo nuk ndikoi fare që vajzat të ndryshonin temën e bisedës.

I kërkojmë një mijë herë ndjesë lexuesit për përdorimin e shprehjeve të mësipërme. Por e riprodhuam dialogun me korrektesë për të qenë më realë në ngritjen e një problemi vërtet serioz dhe shqetësues si dhe për të ndarë me ju një brengë që të mbetet pas, kur shikon tri vajza të bukura e të veshura hijshëm, të flisnin mes turmës së njerëzve me një gjuhë tejet ordinere. Në fakt, fillimisht rrezen e shqetësimit e pata shumë të ngushtë, kur mendova se çfarë përgjigje do të merrja, sikur njëra prej tyre të ishte nesër nusja e tim biri (i cili për fat është ende herët për kësi punës) dhe unë t‘i kërkoja, ta zëmë, të më bënte një kafe? Këtë episod e bëmë objekt diskutimi mes një grupi kolegësh, duke shprehur shqetësimin për degradimin e fjalorit në radhët e rinisë. "Je shumë i vonuar - më thanë. Vajzat kanë kohë që ua kanë marrë frenat djemve. Janë ato tashmë që përdorin si të zakonshme shprehje nga më ordineret, që të shajnë mbarë praptë, siç e themi ne meshkujt, me libër shtëpie. Në rrugë, në shkollë, në kafene, e madje edhe në familje, fjalori i tyre është një degjenerim total".

Konstatimi i vonuar na u kujtua sërish këto ditë kur Elsa Ballauri, ngrinte në një artikull një shqetësim vërtet serioz: fatin e rinisë "bllokiste". Asaj rinie që braktis shkollën dhe dergjet tërë ditën kafeneve, rinisë që diskuton për çdo gjë, veç për një libër, për një film apo një teatër jo. Të asaj rinie, ku individi që lexon është një humbameno, ai që shkon rregullisht në shkollë është një debil, ai që krahas shkollës bën edhe një punë është fakir. Duhet të jemi seriozisht të shqetësuar për fatin e individëve që do të përbëjnë shoqërinë produktive të së nesërmes, të cilët nuk dinë ku bien dyert e bibliotekave, por dinë adresat e të gjitha pabeve, klubeve të natës dhe moteleve. Koha është duke prodhuar vërtet një kategori të rinjsh shumë të aftë, që po formohen bindshëm edhe në universitete të famshëm në botë. Por ata janë fare pak të për ndikuar në përqindjen e lartë të injorancës që do të mbushë shoqërinë e së nesërmes, pa llogaritur që një përqindje e konsiderueshme e tyre nuk kthehen më në Shqipëri.

Produkte të një shoqërie ku edukimi ishte çështje e partisë dhe ku mirësjellja dhe të nxënit imponoheshin, prindërit e rinisë së sotme mjaftohen me shpenzimet për të mos u munguar gjë fëmijëve të tyre dhe përgjithësisht nuk kanë në axhendë edukimin e tyre. Shumë syresh që kanë mundur të krijojnë komoditete financiare mjaftohen të paguajnë shtrenjtë në shkollat private dhe nuk e dinë se sa efektivisht notat e tyre janë ekuivalente me njohuritë. Shumë syresh mjaftohen me regjistrimin në universitete private dhe presin fundin e katër viteve për të marrë diplomën e blerë me para. Shumë syresh krenohen që u bëjnë surpriza me BMË ditën e lindjes së fëmijëve të tyre gjimnazistë, të cilët megjithatë nuk kanë një libër në shtëpi. Rinia e sotme nuk ka simbole, nuk ka idhuj për të ndjekur dhe është e prirur të rrëshqasë lehtësisht drejt degjenerimit. Për më shumë se një muaj, idhulli i rinisë dhe adoleshentëve të Tiranës ishte videoja e një artisteje që ishte filmuar nudo ndërsa merrte drogë, të cilën të rinjtë e qarkullonin në telefonat e tyre celularë.

Ish Blloku, Aurel Duka


Me këtë brez nuk bëhet fjalë të flasësh për parime, si p.sh., vullnetarizmi, pasi ata po edukohen me frymën e trotuareve. Media nga ana e saj nuk ofron asgjë edukative. Ekranet televizive kanë në qendër edicionet e lajmeve dhe debatin politik, ndërsa pjesa tjetër e kohës mbushet me telenovela, të cilat kanë të gjitha të njëjtën fabul: një mjedis ku gëlon thashethemi, intriga dhe tradhtia seksuale, ku nëna ngatërrohet me djalin, vajza me babanë e ku si nëna, ashtu edhe vajza, kanë të njëjtin të dashur. Përtej fatalitetit me të cilët po ngrejmë këtë shqetësim, realiteti duhet të na bëjë të mendojmë seriozisht për ta ndryshuar atë. Dhe në radhë të parë sytë duhet t‘i drejtojmë nga shkolla.

Gjithkush që ka pasur përvojën e pjesëmarrjes apo të asistimit në një institucion arsimor në vendet e qytetëruara, ka parë që të paktën në orën e mësimit nxënësit, studentët dhe mësuesit e kanë të ndaluar rreptësisht të përdorin telefonin celular e aq më shumë të ndezin cigaren. Gjithkush që ka pasur këtë përvojë ka parë që askund nuk ka vajza në shkollë me mini e mikrofunde si në shkollat tona. Shkolla duhet të rrisë shkallën e disiplinimit dhe shkallën e bashkëpunimit me prindërit. Ajo nuk është një institucion argëtimi, ku vajzat shkojnë për të zënë të dashur e djemtë të dashura, por një vatër të nxënit dhe detyrimisht edhe edukimit. Duhet të ndjejmë frikë seriozisht për të ardhmen e shoqërisë sonë.

Mentor Kikia

Thimi Mitko: Dokumentet e polemikës me historianin grek Panajot Aravantinoi

Në Egjipt nga Shek.XIX dhe nga mesi i Shek.XX ka ekzistuar një komunitet i madh shqiptarësh, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare.

Shqiptarët e parë në Egjipt kanë ardhur nëpërmjet Perandorisë Osmane si drejtues ushtrie dhe ushtarë. Kolonia shqiptare u forcua shumë në kohën e sundimit të Mehmet (Aliu) Pash Kavallës në vitet 1805-1848. Shqiptarët në Egjipt kanë qenë shumë aktivë në drejtim të çështjes shqiptare. Në vitin 1903, Fan Noli shkon atje për të punuar si mësues në një shkollë greke dhe u njoh me disa atdhetarë shqiptar që e bindën që të shkonte në Amerikë duke i paguar dhe harxhet e udhëtimit. Mbledhësi i madh i Folklorit shqiptar Thimi Mitko e zhvilloi pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij në Egjipt. Po ashtu vepruan edhe shkrimtarë dhe poetë të mëvonshëm si Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Aleksandër Xhuvani etj.
Atje u themeluan disa shoqata dhe janë botuar gazeta, libra dhe broshura të ndryshme, që luajtën një rol të madh në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes kombëtare. Gazetat që u botuan vetëm në Kajro ishin: “Toska”, “Besa”, “Sëpata”, “Shkreptima” etj.
Pra me Egjiptin lidhet shumë figura të shquara shqiptare që kanë vepruar në këtë vend. Por për fat të keq në ditët tona Kolonia shqiptare e dikurshme është zhdukur, ka mbetur vetëm në kujtesën e historisë sonë.

Polemikat e Thimi Mitkos
Në histografinë shqiptare na mungojnë shumë biografi të njerëzve të shquar që kanë dhënë një kontribut të madh në çështjen kombëtare. Ka mungesë të qyteteve ku kanë lindur, familjet nga vinin dhe trashëgimtarët e tyre. Mendoj se ka ardhur koha që studiuesit tanë duhet të punojnë nëpër arkivat e huaja dhe të kërkojnë për të gjetur sa më shumë të dhëna për këta atdhetarë dhe për kombin shqiptar. Vendi fqinji me Shqipërinë, Greqia fsheh shumë dokumenda që kanë lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë. Në arkivat greke mund të gjinden shumë libra, gazeta, broshura që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në shek.XVIII-XIX, të cilat tregojnë për gjuhën, historinë tonë kombëtare që nga koha e Aleksandrit të madh e deri më sot.

Nga kërkimet e mia nëpër këto arkiva kam ndeshur me qindra libra të autorëve grekë, që shkruajnë për shqiptarët si trashëgimtarë të Pellazgëve, Pirros dhe Aleksandrit të Madh.

Ndoshta ky sinqeritet i shumë shkrimtarëve grekë të shekujve të kaluar, ka bërë që shteti i tyre t’i fshehë ose ti zhdukë këto libra me vlera të mëdha. Por megjithatë ka nëpër bibliotekat private dhe universitare libra të ruajtura me kujdes që lidhen me shqiptarët dhe Shqipërinë e hershme, që u kanë shpëtuar “konservimit të zhdukjes”. Ndër shumë libra, broshura dhe gazeta të shek.XVIII-XX që kam gjetur në arkivat greke, ka edhe materialet që lidhen me aktivitetin e Thimi Mitkos. Janë faqe të gazetës “PANDORA”“(ÐÁÍÄÙÑÁ)ku shkrimtari shqiptar polemizon me historianin grek Panajot Aravantinoi, i cili bënte shtrembërime historike për qytetin e Korçës dhe zonën për rreth saj. Një pjesë e kësaj polemike është botuar në veprën e Thimi Mitkos “Bleta Shqiptare”, 1981, Tiranë. Por për fat të keq përgatitësit e veprës nuk kanë botuar qoftë edhe një faksimile të gazetës greke “Pandora” ku janë botuar shkrimet e Mitkos për ta paraqitur veprën më të pasur dhe të besueshme. Po ashtu në Historinë e letërsisë ku shkruhet për Thimi Mitkon nuk janë faksimilet e gazetës greke në fjalë. Prandaj e pashë të udhës të nxjerr nga arkiva e gazetës greke “Pandora” (në të vërtetë ka qenë revistë jo gazetës si na e kanë paraqitur në veprën e Th.Mitkos) e cila u themelua më 12 dhjetor 1849 dhe doli në qarkullim në prill të 1850, dy herë në muaj. Kjo revistë u botua deri në vitin 1872 dhe e përgatisni Nikolao Dragumi (që ishte arvanitas), Kostandin Paparigopulo, Aleksandro Riyo Ragapi, Kristo A. Duka.

Pra, në faqet e kësaj reviste Thimi Mitko ka dhënë një kontribut të madhe duke botuar shkrimet e tij për të vërtetën e Korçës dhe Maqedonisë së atëhershme. Gjatë kërkimeve nuk munda të gjej pjesën e fundit të vazhdimit të polemikës së Thimi Mitkos me historianin grek Panajot Aravantinoi. Ndoshta ajo pjesë nuk u botua asnjëherë për arsye të ndryshme, por pjesa më e madhe e pa dritën e botimit për të sqaruar më mirë lexuesin grek të atyre viteve që ushqeheshin me keqinformime për fqinjët e tyre, që ende ishin nën pushtimin osman. Titulli i shkrimit të Mitkos është “Shënime mbi Maqedoninë dhe Korçën” (ÐÅÑÉ ÔÇÓ ÅÍ ÌÁÊÅÄÏÍÉÁ, ÊÏÑÉÔÓÁÓ). Këto shkrime janë botuar në veprën e Mitkos, por pa asnjë shënim mbi revistën “Pandora” dhe faksimile. Interesant është fakti se shkrimet e Thimi Mitkson për Korçën u botuan dy në vitin 1859 dhe dy pas 8 viteve më 1867. Mendoj që në stafin e revistës greke “Pandora” për botimet e shkrimeve të Mitkos duhet të ketë ndikuar ndonjë nga punonjësit e brendshëm sepse shkrimet janë botuar me emrin anonim “Një nga pajtimtarët”. Në ato vite ka qenë e vështirë për të mbrojtur çështjen shqiptare në shtypin grek për arsye se sapo ishte hedhur projekti për realizimin e Greqisë së Madhe (MEGALO IDHEA) më 1850. Në programin e “MEGALO IDHESË” mbretëria e Greqisë donte të përfshinte brenda saj të gjithë ortodoksit e Ballkanit dhe të Azisë së Vogël. Greqia kërkonte kufirin me Shqipërinë deri në Lumin Shkumbin. Një pjesë e këtij projekti u realizuan në vitet 1912-1914 me marrjen e qyteteve të Artës, Janinës, Prevezës dhe Konicës.
Shoqëria “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt

Më 22 mars të vitit 1890 vdes Thimi Mitko në qytetin Beni Suef. Ai ishte vendosur në fillim të viteve 1860. Në Beni Suef kanë jetuar dhe punuar në përgjithësi shqiptarët që ishin me origjinë nga zona e Korçës dhe Pogradecit. Gjatë kërkimeve gjeta statutin e shoqërisë “Vëllazëria Shqiptare” inicialet e njërit nga atdhetarët shqiptarë që ka vepruar në qytetin ku vdiq Mitkoja. Bëhet fjalë për K. E. Mitko, njërin nga themeluesit e shoqërisë “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt. Ndoshta iniciali K., tregon emrin Kosta dhe E., Efthimio. Thimi Mitko në të vërtetë emrin e pagëzimit e kishte Efthimo, por ai ashtu si Fan Noli parapëlqenin të njiheshin me emrat që nuk tregoni kuptimësi greke si Efthimio-Thimi, Theofan Mavromati-Fan Noli. Në këmbimet e letrave me De Radën, Jovan Mitkon, J.U. Jarniku, Fr. Krispi, e Italisë Thimi Mitko emrin e tij e shkruante E. Mitko, ndërsa në letrat që u ka dërguar Kristo Zhapës, Th. Kreit, K. Kristoforidhit, me Th. Mitko. Ka mundësi K. E. Mitko të jetë djali i madh, Kosta Mitko.
Shoqëria “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt në rregulloren e saj mban datën e themelimit 1 maj 1894, në Beni-Suef. Kryetar i kësaj shoqërie ishte zgjedhur I. A. Bakllava, nënkryetar N. Dhuci, arkëtar Marko M. Marku, sekretar K. E. Mitko dhe anëtarë të tjerë të Këshillit drejtues ishin M. Dhimitriu, X. Vito, P. E. Plluska.

Shqiptarë në Egjipt


Qëllimet kryesore të kësaj shoqate ishin të ndihmonin shqiptarët në Egjipt dhe në Shqipëri, për ruajtjen e traditave kulturore kombëtar dhe gjuhën shqipe. Anëtarë i kësaj shoqate mund të bëhej çdo shqiptar i lindur në Egjipt dhe jashtë tij, pa dallim feje dhe krahine. Duke bërë një kërkesë që ia dorëzonin kryetarit dhe 20 franga me dy këste. Po të refuzohej anëtarësimi kërkuesi nuk kishte të drejtë të kërkonte arsyet e refuzimit të kërkesës. Anëtarët rregullisht duhet të paguanin 10 franga në vit kuotën e anëtarësimit. Shoqëria pranonte dhe dhurata në të holla, të cilat pranoheshin me një kërkesë nga dhuruesi dhe me argumentet se si duhet të përdoreshin këto të holla. Shoqëria ishte jo politike dhe punonte që shqiptarët të kishin vendin që u takonte në Egjipt si një diasporë e madhe që ishin.

Arben Lalla, G.Shqiptare

Saturday, September 26, 2009

Kështu e katandisën Shqipërinë tonë, horrat

Më 20 korrik, në shtyp lexuam titullin: "Hapësira ajrore, plas sherri në NATO". Me propozim të qeverisë, - thuhet, - u miratua në komisionin e Parlamentit të sigurisë dhe në Kuvend, plot dy muaj më parë, që hapësira ajrore shqiptare do të jete nën bazën ushtarake të Izmirit të Turqisë. Ndërsa më datën 20 thuhej: "NATO-ja vendos që Italia dhe Greqia do të ruajnë hapësirën territoriale ajrore shqiptare.

Ja ku e katandisën fatin e Shqipërisë qeveritë e ashtuquajtura "demokratike", nga 1991-shi deri më sot.

Shqipëria kishte një aviacion të fuqishëm, potencial të organizuar si jo më mirë, kishte plot bashkëpunëtorë të mirë, patriotë dhe ushtarakë besnikë. Kush i dëboi dhe pse? Kush e shkatërroi arsenalin luftarak shqiptar? Gjithë ajo bazë materiale, bazë riparuese dhe mbrojtëse, ku janë? Ata që vunë dorë mbi këtë pasuri të paçmueshme të popullit, ato janë veç tradhtarë të këtij vendi.

Këto që shkruaj nuk kanë lidhje me nostalgjinë, siç mund të pretendojë dikush. Jo, le të dalë dikush dhe të argumentojë: Pse nuk janë pyetur ushtarakët që ky vend i ka me bollëk, ç'duhej bërë me ushtrinë, ç'duhej bërë me flotën detare? Pse vendimet u morën vetëm nga politikanë që janë doktorë, financierë, agronomë, arkeologë apo thjesht pijanecë? Në ç'vend të botës ka ndodhur një gjëmë e tillë?
Informacione të tilla, si Italia do ruajë një pjesë të hapësirës ajrore, Greqia pjesën tjetër, tingëllojnë pak si keq në veshin tonë.

Ne nuk kemi burra shteti. Nuk kemi pasur. Po të kishim pasur, shqiptarët, sot, nuk do ishin të ndarë në 6 shtete: Mali i Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Greqi, dhe Shqipëri. Ata që nuk na duan fërkojnë duart, sepse qeveritarët e këtij vendi, ua servirin në tabaka atë që ata kërkojnë.
Kështu e katandisën Shqipërinë horrat. Presioni duhet të jetë i fuqishëm nga të gjithë. Ftoj sidomos mediat, të ngrenë zërin, sepse nuk kemi asnjë mundësi tjetër, pushtetet e tjera janë tërësisht të korruptuara dhe të vëna nën hyqmin e politikës së ditës.
Duhet të rikuperohet aviacioni luftarak shqiptar, patjetër! Justifikimet për fonde, limite, radarë etj., etj., janë sjellje hileqarësh dhe antishqiptarësh. Unë për vete, si plot që kanë fluturuar për 30 vjet mbi qiellin shqiptar, i përbuz të tilla justifikime dhe them: Turp, turp, turp. Nuk e meriton Shqipëria këtë që po i ndodh. Mirë do ishte të prononcoheshin të gjithë specialistët për këtë çështje.

Letër e shkruar nga një ish pilot i Ushtrisë Shqiptare, Qirjako Dhima

Shekulli

Trafiku, si u zhdukën avionët dhe tanket?!

HUA E GERDECIT


Si u shkatërruan dhe u shitën tanket dhe MIG-ët për skrap, dhe ku përfunduam miliona dollarët?

Nga 30 mijë ton metal tankesh, shumica çelik special, pohohet zyrtarisht në Ministrinë e Mbrojtjes, se u shitën në inventarin e saj vetëm 20 kamionçina. Abuzimi i Ministrisë se Mbrojtjes në këtë drejtim, u ndëshkua me një gjobë 1.2 milionë euro nga KKLSH-ja, por asnjëherë nga drejtuesit e Ministrisë nuk u pohua ky fakt.
Rreth një vit më parë municionet e ushtrisë masakronin njerëz të pafajshëm, me punishten vrasëse në Gërdec dhe në këtë ushtria ishte e implikuar drejtpërdrejt. Për të ardhur deri te ajo ditë e zezë, terreni ishte përgatitur, sepse prej vitesh ushtria shqiptare dhe ndërmarrja ME- ICO kishin bashkëpunuar me privatët për të çmontuar arsenalin e trashëguar të ushtrisë. Ishte pikërisht Delijorgji ai që kishte blerë për skrap tanket e ushtrisë shqiptare dhe më vonë edhe avionët MIG, të cilët u shitën për pak lekë, ose u këmbyen me kamionë ushtarakë nga vendet fqinje. Masakra me armët e ushtrisë shqiptare është e paimagjinueshme dhe me dëm të pallogaritshëm jo vetëm për forcat e armatosura, por edhe për buxhetin e shtetit shqiptar. Megjithëse shumica e armëve të ushtrisë shqiptare, i mbijetuan kaosit të marsit 1997, ato nuk arritën t'u shpëtonin planeve të qeverive shqiptare për asgjësimin e tyre. Në emër të shkatërrimit të stokut të armëve, të cilësuara të "vjetruara", avionë, tanke dhe armë të tjera të blera vite më parë, u shitën për dy lekë, ose edhe u zhdukën pa asnjë përfitim nga ana e shtetit. Pjesët e mëposhtme janë marrë nga libri "Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri" dhe tregojnë me shifra dhe fakte, masakrën që flet vetë... Në faqen zyrtare të kompanisë "MEICO", nuk rezulton si zë shitja e tankeve luftarakë, qoftë në gjendje gatishmërie, qoftë dhe në pjesë të çmontuara me destinacion skrapin. Por, dihet që dhe tanket u shkatërruan apo u shitën në një formë apo një tjetër. Shkatërrimi, shitja apo abuzimi financiar e ligjor me tanket (ndëshkuar dhe me gjobë nga KLSH-ja), për shkak të sekretit apo interesave të personave që u morën me to, edhe sot mban shumë të panjohura, mistere. Burime zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, pohojnë se, në vitet 2003-2004, janë shitur për skrap 30 mijë ton metal nga tanket, pjesë të tyre apo të armatimit luftarak të instaluara në këto mjete të blinduara. Referuar dokumenteve zyrtare (hyrje-daljeve dhe personave që u morën me procedurat përkatëse), procedurat e shitjes së tankeve për skrap (kështu është cilësimi në dokumente), iu besuan kompanisë "MEICO", që, për shumë vite drejtohej (shkarkohej, riemërohej) nga Ylli Pinari. Burimet e mësipërme konfirmojnë se, nga shitje-shkatërrim, abuzim me tanket, me këto të ardhura, në Ministrinë e Mbrojtjes u futën 20 automjete të tipit kamionçina. Vlera e një automjeti të tillë të sapodalë nga fabrika, sipas specialistëve, është më pak se 20 mijë dollarë. Përtej faktit të "shitjes" së tankeve për skrap, në media, por dhe zyrtarisht, u përfol për abuzime dhe përfitime të funksionarëve shtetërorë e grupeve të interesuar e me lidhje me qeveritarët. Këtu nuk po ndalemi në akuzat konkrete ^"shitje", "abuzim", "vjedhje", "trafikim", "miliona lekë të vjedhura", etj.), që politikanët shqiptarë të kaheve të ndryshme politike i bëjnë (kërcënojnë) njëri-tjetrit. Por, asnjëherë, nga qeveria e kohës, ajo që erdhi pas saj dhe institucionet e larta shtetërore, nuk konfirmuan, apo më saktë mbuluan një fakt, atë të ndëshkimit me gjobë nga Kontrolli i Shtetit, për shkelje në këtë "shitje" tankesh.

Sipas konfirmimeve nga të dy institucionet (KLSH-ja e Ministria e Mbrojtjes, Ministria e mbrojtjes është gjobitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me një gjobë 1.2 milionë euro. Shumë pyetje mbeten pa përgjigje rreth këtij misteri. Apo pista e shitjes, e trafikimit të armëve e
municioneve, minimalisht përfitimet financiare në aferat antiligjore, mbeten tabu mes palëve që janë të përziera në to.

Misteri i shitjes së avionëve shqiptarë

Shitja legale, trafikimi, shkatërrimi dhe zhdukja masive e armëve e municioneve nis që pas vitit 1990, duke shënuar pikun në shkatërrimin e shtetit në mars të vitit 1997. Gjithashtu, në vitet në vazhdim, në "petkun" e asgjësimit, shitjes apo trafikimit, armët dhe municionet u vunë nën përkujdesjen e strukturave shtetërore. Në një farë mënyre, çdo gjë që bëhej, vështirë t'i shpëtonte kontrollit të këtyre strukturave.

Fundviti 2005 shënon dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të avionëve luftarakë. Referuar arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes, heqja e MIG-ëve të famshëm, u bë në bazë të këtyre urdhrave:

1 - Urdhri nr. 531, dt. 25.10.2005, i ministrit të Mbrojtjes, "Plani i heqjes se avionëve MIG".
2 - Urdhri i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr. 561, dt. 21.11.2005, për "Ngritjen e grupit të punës për përgatitjen e procedurave të nevojshme në zbatim të planit për heqjen e avionëve MIG".
3 - Urdhër i komandantit të Forcave Ajrore Nr. 2883/2, dt 25.11.2005, "Në zbatim të planit të heqjes të avionëve MIG".

Urdhrat shoqërohen dhe me:
a- Praktikën e Planit të heqjes së MIGëve, të cilën në shkurt të vitit 2007, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ia ka paraqitur ministrit të Mbrojtjes.
b- Urdhrat dhe udhëzimet përkatëse dërguar komandantëve te Reparteve në Rinas, Kuçovë dhe Gjadër.
c - Konsulta me grupin e punës së Forcave Ajrore, me përfaqësues të Drejtorisë Logjistike, Juridike, Ndërmarrjen "MEICO", K.M.L, përfaqësues të Kompanive "Armo" dhe "Saic".
d- Projektvendimi i Këshillit të Ministrave për një shtesë në V.K.M, nr. 617,dt. 04.12.2002
për heqjen nga armatimi dhe përdorimi të 32 avionëve, si dhe armatimit dhe municioneve
të tyre.
Në zbatim të urdhrit të shefit të Shtabit Përgjithshëm të Ushtrisë nr. 22, dt. 12.01.2004, u realizuan praktikat dhe zbatuan detyrat përkatëse.

Urdhrat përcaktuan:

1- Ndalimi i fluturimeve me avionët MIG;
2- Heqja e municioneve në avionët MIG luftarak si më poshtë:

NË RINAS
MIG-21, 2 copë
MIG-19, 14 copë
UTI-MIG-15, 4 copë
UTl-MIG-28, 1 copë
UTI-MIG-17,4copë
NË GJADER
Mig-21, 8 copë
Mig-19, 22 copë

NË KUÇOVË
Mig-19, 29copë
Mig-17, 11 copë
Mig-15, 13 copë
Uti-Mig 15, 15 copë
Uti-Mig 17, 2 copë
Mig-21, 2 copë
Mig-19, 8 copë
Mig-17, 6 copë
Mig-15, 4 copë
Uti-Mig 17, 6 copë
Uti-Mig 15, 4 copë

Nga 65 avionë Mig-19, janë hequr nga përdorimi 57 avionë, të cilët ruhen në gjendje të konservuar, duke mbajtur vetëm 8 avionë, të cilët janë të prodhimit të viteve ' 70-të, por janë
më të mirëmbajtur e në gjendje më të mirë, duke u kryer të gjitha shërbimet teknike.

Planifikuar për muze, 21 copë

Vendosur në:
- Komanda e Forcave Ajrore,
Mig-19, 1 copë

- Rinas
Mig-19, 2 copë

- Kuçovë
Mig-19, 1 copë
Mig-17, 1 copë
Mig-15, 1 copë
Uti-Mig 15, 1 copë

- Sh.T Vlorë
Mig-15, 1 copë
Jak-18, 1 copë
Kthyer në skrap:
-11-14 (ish-avionët qeveritarë)'

4 copë
- Jak-18
8 copë
- Jak-2
3 copë

Në vitin 2005 janë dorëzuar në KML të gjitha municionet e kalibrit 23 mm, 30 mm, dhe të raketave të padrejtuara S-5-l-57mm.
Zhvendosur nga Rinasi për Kuçovë, bombat 100, 150 dhe 250 kg, si dhe te gjitha tipat e djegoreve të tyre.

Ndryshe

Çfarë fshihet prapa gripit të derrave ?

Çfarë fshihet prapa gripit të derrave?




I pamëshirshmi dhe i turpshmi terrori psikologjik në lidhje me epidemin e gripit shërben për të zhdukur një pjesë të mirë të popullsisë së planetit, e orkestruar nga korporata dhe individë të paskrupuj.
Nga C.D.C. (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve) në Atlanta studiuesit Zooprofilaktik shprehen: "Ne jemi të përgatitur për një kulm të gripit reth 10 gushtit."
Pra, sipas ekspertëve, ky grip A-H1N1 i papërcaktuar mire është duke pritur me qetësi ardhjen e 10 gusht që të infektojnë me qindra e qindra miliona njerëz! Sigurisht që përrallat e vëllezërve Grimm janë shumë më realiste dhe të besueshme.

Sipas deklaratave te fundit të O.M.S., organizat superkombetare / transnacionale krejtësisht në duart e lobeve të prodhuesve të ilaçeve, u shpreh më 11 qershor 2009 se është arritur Niveli i 6 i epidemisë, duke shtuar gjithashtu se: rastet e infektimit zyrtarë janë 175000 dhe viktimat janë 1116.
Madje edhe zëdhënësi zyrtar i O.M.S. Gregory Hartl tha në një konferencë shtypi se kohët e fundit gripi i ri është përhapur në gati 100% të shteteve"
Nga të dhënat zyrtare është me rëndësi të përmendet që vdekshmëria nga ky grip është shumë e ulët.

Pra ku qëndron rreziku i gripit të derrit?

Historia kur nuk kuptohet dhe kur nuk njihet është e destinuar të përsëritet……… Le të bëjmë një hap prapa në shkurt të 1976, dhe pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Televizionit në atë epokë transmetonin vazhdimisht reklama dhe spote publicitare për të terrorizuar amerikanët dhe për ti bindur ata që të vaksinoheshin kundër ... Gripit të derrit!
Lexojeni mire bëhet fjalë pikerisht për Gripin e Derrit!!!!

Ishte presidenti Gerald Ford ai i cili imponoi me detyrim vaksinimin kunder epidemisë, pasi epidemia goditi bazën ushtarake në Fort Dix të New Jersey-it, duke shkaktuar vdekjen e 19 ushtarëve.
Nuk u tha asgjë në lidhje me arsyen e vërtetë të vdekjes së tyre e cila u shkaktua pikërisht nga vaksinimi i tepërt që ushtarët janë të detyruar të bëjnë dhe jo nga epidemia në vetvete...

Në revistën britanike "Time" të 27 prill 2009, ju mund ta lexoni shpjegimet që arsyetojnë sesi vaksina e vitit 1976 shkaktoi vdekjen e dhjetra njerzve plus dhe efekte serioze të njëanshme të tilla si sindroma Guillan-Barré (paralizë progresive e krahëve dhe kembëve): vdiqën me shume njerëz per faj të vaksinimit që ishin gati 40 veta, sesa per faj të gripit.

Sot, pas 33 vjetësh historia po ripërsëritet dhe askush nuk po e kupton: mediat transmetojnë spote terroriste mbi gripin, krerët e shëndetit publik kombëtar krijojnë frikë dhe nxisin vaksinimet masive, ndërkohë korporatat trans-ndërkombëtare Big Pharma fërkojn duart nga kënaqsia për fitimet që po bëjn ...

Bizneset fitimprurëse të Big Pharma!

Për Big Pharma nënkuptohen 10 korporatat e para kimike dhe farmaceutike më të medhajat në botë: Pfizer, Glaxo Smith Kline, Johnson & Johnson, Merck; Novartis, Astra Zeneca, Roche, Bristol M. Squibb, Wyeth, Abbot Labs

Pavarësisht nga epidemia paratë në arkën e Big Pharma rrjedhin tashmë si lumenj. Po flasim për një biznes prej miliona e miliarda dollarësh.


"Një nga bankat e investimeve të mëdha JP Morgan "(të perandorisë ekonomike të Rockefeller të cilët marrin pjesë në mënyrë aktive ne këtë biznes)," ka llogaritur se qeveritë e vendeve të ndryshme kanë prenotuar në 3-4 kompanitë prodhuese të vaksinës në shkallë të gjerë, të paktën 600 milion doza për ti përdorur mbi popullsinë e tyre"


Megjithatë - sipas J.P. Morgan – këtij numri të lartëpërmendur i duhet shtuar edhe 350 milion doza të tjera rezervë, të cilat do të rrisin shitjet e vaksinave në rreth 1 milion doza. Kjo vetëm për vaksinat.


Torta e fitimeve nga vaksinat që ndahen ndërmjet katër gjigandëve të industrisë farmaceutike GlaxoSmithKline, Sanofi Aventis, Novartis, Astra Zeneca, u shtohet edhe ajo e ilaçeve të farmaceutikës, ku Roche udhëheq me ilaçin “Tamiflu” dhe Glaxo me “Relenza”.

Tregu për vaksinat është i githi i detyruar, i imponuar dhe premtues për korporatat transnacionale pasi gati gjithmon vaksinat prodhojnë të sëmurë dhe pacientë të rinj për të ardhmen, kështu mund të përmendim rastet e Wyeth (e blerë kohët e fundit për 65 miliard dollarë nga Pfizer) që prodhon vaksinën kundër Pneumococcus dhe Merck që prodhon vaksinën kundër virusit Papilloma.

Përkundër asaj që të thonë mjekët, vaksinat kur nuk japin efekte të njëanshme e të menjëhershme (dëmtim vaksinal), dobësojë sistemin imunitar dhe predispozojnë për të ardhmen sëmundje për shkak të ndotjes së organizmit dhe organeve me metale të rënda dhe toksina helmuese (shih raportin midis merkuri dhe aluminit në vaksinat e sëmundjes së sklerozës multiple, Parkinsonit dhe Alzheimerit).
Në këtë mënyrë kompanitë farmaceutike jo vetëm që po fitojnë miliarda nëpërmjet frikës dhe terrorrit psikologjik, por janë gjithashtu duke hipotekuar një treg jashtëzakonisht të madh të sëmuresh dhe pacientësh në të ardhmen!!! Dhe njerzit e sëmurë nuk janë njerëz të lirë, por skllevër ...


Edhe fuzionet dhe shit-blerjet e ndryshme jane në rendin e ditës: Novartis ka blerë “Chiro”, Sanofi ka blerë “Aventis Pasteur & Acambis”, “Astra Zeneca” dhe “Glaxo MedImmune ID Biomedical”.
Vaksina për virusin H1N1 do të jetë gati për tregun rreth vjeshtës dhe ka shumë gjasa në mes të tetorit dhe nëntorit.
"Mbi sigurinë e vaksinës nuk bëhen kompromise," tha Keiji Fukuda, zëvendës drejtor i përgjithshëm i O.M.S. dhe në fakt sipas gazetës britanike "The Guardian" për të siguruar qindra milionë doza deri në vjeshtë EMEA (Enti European i Farmaceutikës) po u mundëson shoqërive / korporatave të anashkalojnë fazën e provimit në shkallë të gjerë mbi njerëzit. Në praktikë kjo Agjenci (që është instrument në duart e lobeve të farmaceutikës) ka autorizuar pa pikën e llogjikës dhe pa asnjë kontroll "Procedurën e Përshpejtuar".
Dhe e gjitha kjo bëhet në kurriz të sigurisë së qytetarëve!!!!

Gripi i DERRAVE infekton edhe derrat e farmacistëve!!!

Shoqatat e konsumatoreve ne Europe dhe ne USA kanë denoncuar se në ¾ e farmacive shiten antiviral Tamiflu pa recetë, edhe pse shitja është e detyrueshme vetëm me recetë.
Një kuti ka koston e shumës "modeste" të 36.80 €!

Jo vetëm kaq por për të kënaqur edhe njerëzit përtacë që nuk duan të lëvizin nga shtëpia, ofrohet mundesia e blerjes në internet si psh. ilaçet “xhevahire” të La Roche që kushtojnë nga 64-127 euro për kuti.

Ilaçi Tamiflu shpesh rekomandohet nga mjekët dhe farmacistët e vetëkënaqur të cilët kanë përfitimin e tyre dhe për fat të keq, shumë njerëz shkojnë me pushime kësaj vere me antiviralin në valixhe. Dhe ky është një shembull i vogël dhe shumë banal sesi mediat dhe terrorizmi mediatik operojnë mbi mendiet e dobëta dhe jo të informuara...

Kjo është arsyeja pse vetëm në Amerikë, më shumë se 3,000 njerëz janë ofruar për të bërë kavien për testimin e vaksinave, krahasuar me 2800 vetave që kanë kërkuar subjektet dhe korporatat transnacionale që i prodhojnë ato.

Vaksinimet të detyrueshme?

Në rast të një epidemie udhëzimet e O.M.S. kanë karakter të detyrueshëm për të gjitha 194 vendet anëtare, përfshih këtu edhe Shqiperinë.
Duke nisur nga 11 qershor jemi në nivelin 6, gati maksimumi i alarmit, kështu që në të tilla raste urgjente (të krijuara artistikisht nga elita farmaceutike botërore), Organizzata transnacionale e O.M.S. (e drejtuar dhe administruar nga lobistët e farmaceutikës), mund të legjitimojë dhe detyrojë me forcë njerzit të vaksinohen (edhe kundër dëshires së tyre) duke kufizuar lëvizjen e lirë të popullsisë dhe duke krijuar lager karantine/izolimi.

Qeveritë e vendeve si Anglia, Franca dhe Australia tashmë kanë shpallur qëllimin e tyre për të vaksinuar (detyrimisht) të gjithë popullatën, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës së paku 50% (dmth. 160 milion).
Madje edhe ushtria zvicerane është duke bërë blerje me shumicë të vaksinës (16 milion doza të ardhur nga SHBA, Gjermania dhe Spanja) për të bërë në vjeshtë në një masë të detyruar vaksinimin e gjith popullsisë.. (burimi: "Blaser Zeitung").

Po në Shqipëri çfarë po ndodh?




Arieta Rexhepi



Për më shumë info:
-“How to Deal with Swine Flu: Heeding the Mistakes of 1976” , Time, 27 aprile 2009, http://www.time.com/time/health/article/0,8599,1894129,00.html
-Swine Flu is a HOAX!

25 thëniet më të bukura nga Albert Ajnshtajn

  1. Kur mberriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigranteve të tjerë, i dhanë një pyetesor për të kompiluar. Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: "Cilës racë i përkisni?" Dhe ai iu pergjigj: "Racës njerëzore".
  2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vertete, Gjermania do te thote se jam gjerman, ndersa Franca do te thote se jam qytetar i Botes. Nese teoria nuk do te jete e vertete, Franca do te thote se jam gjerman, ndersa Gjermania do te thote se jam hebre.
  3. Eshte me e lehte te thyesh nje atom sesa nje paragjykim.
  4. Derisa te kete njerez, do te kete luftra.
  5. Cmenduri eshte te besh gjithmone te njejten gje dhe te presesh rezultate te ndryshme.
  6. Semundje shume e keqe racizmi. Por, mbi te gjitha, e cuditshme: semur te bardhet, por vret te zinjte.
  7. Kompjuterat jane shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerezit jane shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku perbejne nje fuqi qe e kalon imagjinaten.
  8. Bota eshte nje vend i rrezikshem jo per shkak te atyre qe bejne veprime te keqija, por per shkak te atyre qe shikojne pa thene gje.
  9. Nuk e di se me cfare lloj armesh do te luftohet ne Luften e Trete Boterore, por di qe ne te Katerten do te luftohet me gure dhe me shkopinj.
  10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallekut eshte se gjenialiteti ka limit.
  11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetem duke kuptuar njeri-tjetrin.
  12. Jeta eshte si te ecesh me biciklete: ne qofte se do te jesh ne ekuiliber, duhet te levizesh.
  13. Nuk e ke kuptuar me te vertete nje gje, nese nuk je ne gjendje t'ia shpjegosh gjyshes tende.
  14. Nuk mendoj asnjehere per te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…
  15. Mos u shqeteso per veshtiresite e tua ne matematike, te siguroj se te miat jane akoma me te medha.
  16. Nuk mund te zgjidhet nje problem me te njejten mendesi qe e ka krijuar ate.
  17. Asgje nuk eshte me praktike se nje teori e mire.
  18. Per sa kohe qe ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk jane te qarta, dhe per sa kohe jane te qarta, ato nuk i referohen realitetit.
  19. Ne qofte se do te lindja perseri, do te behesha hidraulik.
  20. Ne qofte se te dhenat dhe teoria nuk perputhen, ndrysho te dhenat.
  21. Ne qofte se ne momentin e pare nje ide nuk eshte absurde, atehere nuk ka asnje shans qe ajo te realizohet.
  22. Eshte me mire te jesh optimist dhe t'a kesh gabim, sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.
  23. Vetem dy gjera nuk kane kufij: Universi dhe budallalleku njerezor, dhe per te parin nuk jam i sigurt.
  24. E rendesishme eshte te mos ndalosh se beri pyetje.
  25. Te gjithe e dine qe nje gje eshte e parealizueshme, derisa arrin nje qe nuk e di dhe e realizon.

BECHTEL: Fytyra e vërtetë e kriminalitetit



Betchel-Bush shenjat e Irakut
Po krijon skandal dhe polemika hetimi i ndërmarrë nga gjykata e Tiranës mbi parregullsitë e kontratës së nënshkruar nga Qeveria Shqiptare me Korporatën Americane BECHTEL për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë . Pasi ka zbuluar parregullsite e kontrates te cilat nuk jane konform Ligjeve te Juridiksionit Shqiptar, Prokura ka zbuluar konfliktin e qarte te interesit te Bechtel ne konkursin e gares se sipermarrjes , per te patur te drejten e ndertimit te autostrades.

Fale ndermjetesimit te shoqerise aksionere Parsons Brinckerhoff me shoqerine Ecorys Group, shoqeri keshillimi prane Ministrise se Transporteve Shqiptare, Bechtel fitoi nje kontrate prej 418 Milione Euro te cilat do dyfishohen nese huate mbi cmimet do vazhdojne me kete hap! Kontrate kjo shume e larte per nje shtet kaq te vogel si Shqiperia.
Fuqia e saj kontratuale eshte me superiore se ajo e nje shteti, dhe duke hetuar mbi “aktivitetin” e dhe historine e saj, del ne drite se kemi te bejme me nje nga multinacionalet me te fuqishme amerikane , e cila ka lidhje me sferat me te larta te pushtetit.
Betchel në Tiranë

Kush është firma Betchel ?



E krijuar me 1898 nga Warren Bechtel, ka krijuar deri me sot me shume se 19,000 vepra rindertimi dhe inxhinerie ne 140 shtete, dhe eshte bere e famshme ne gjith boten per menyren agresive dhe te paturpshme te zhvillimit te biznesit te saj, pjesa me e madhe e te cilit vjen nga koncensionet publike (pra shteterore). Te ardhurat e saj vjetore jane mbi 15 miliarde dollare dhe Bechtel gezon kontrata te privilegjuara prane Shtepise se Bardhe dhe Kongresit Amerikan prej me shume se 70 vjet. Steven Bechtel (nipi i Warren Bechtel) ishte keshilltar i presidenteve USA Nixon dhe Ford dhe gezon te drejten e marrjes se fondeve te strukturuara nga agjencia publike Americane Import-Export Bank e cila ironikisht prej vitesh eshte administruar nga drejtuesit e Benchtel.

Gjate presidences se Reganit, George Shultz ish president I Benchtel u be Minister I Shtetit, dhe aktualisht eshte kryetar I keshillit te Komitetit per Clirimin e Irakut dhe merret me rindertimin e Irakut . Drejtori i Pergjithshem i Benchtel, Caspar Weinberger u be Sekretar i Mbrojtjes, ndersa W. Kenneth Davis Zevendes President I kerkimit berthamar te Benchtel u be Segretar I Ministrise se Energjise.
Komandanti Suprem i NATO-s Chuck Redman eshte President i Benchtel dhe ambasador amerikan ne Suedi dhe Germani.
Riley Bechtel Drejtori Ekzekutiv i shoqerise eshte edhe anetar i administrates se presidentit Bush.
Jack Sheehan Zevendes President i Benchtel, eshte administrator I USAID dhe antar I Defense Policy Board.

Pra nuk eshte per tu cuditur kur zbulon me tej se aksioniste te Benchtel jane edhe familja e famshme saudite e Bin Laden, qe ka raporte te ngushta gjaku me terroristin me te famshem te botes. Familja Bin Laden ka deklaruar se nuk i njeh dhe s’ka patur kurre te beje me aktet terroriste te kushuririt, nderkohe kjo familje eshte pronare e kuotave aksionere te Benchtel qe vlejne me shume se 10 milione dollare, duke zhvilluar keshtu nje aktivitet financiar dhe sipermarres brenda normave ligjore.

Prej kohesh drejtuesit e Benchtel jane keshilltare te presidenteve dhe governatoreve te shume shteteve, perfshih ketu edhe Sheiket dhe Princet arab te botes islamike. Keta drejtues jane gjithashtu te futur mire ne Administratat e Sherbimeve Sekrete si CIA dhe FBI. Aktualisht , Riley Bechtel drejton rreth 1,100 projekte ne mbi 60 vende te botes, te cilat kane te bejne me shfrytezmin e minierave, nxjerrjen e metaleve, zbulimin e hidrokarbureve, industrine nafto-kimike , energjine berthamore, telekomunikacionet, armatimet dhe prodhimin e armeve bakterologjike, infrastrukturen publike, infrastrukturen e ujrave (e cila do behet nje monopol shume i shtrenjte dhe do i kushtoje shume ekonomikisht qytetareve te thjeshte ne te ardhmen )

Pra kemi te bejme e nje nga multinacionalet me te korruptuara e me te paskrupullta te globit, e cila fiton dhe pasurohet mbi kurrizine shume shteteve (perfshi ketu edhe Shqiperine te cilen e shfrytezojne prej 17 vjetesh), duke krijuar pseudo luftra, due drejtuar garat e sipermarrjeve per rindertim dhe privatizim.

Biznesi vdekjeprures i Bechtel eshte bere ne vitet e fundit protagonist i shume skandaleve duke zbuluar keshtu fytyren e vertete qe fshihet mbrapa globalizimit: Shfrytezimin dhe jo zhvillimin!

Bechtel ka fituar nje kontrat per rindertimin e Irakut me 17 prill te 2003, pra nje muaj perpara pushtimit te territorit Iraken nga forcat ushtarake USA, prej nje vlere mbi 680 milione dollare, te cilat jane rishqyrtuar serishmi deri sa kane arritur ne nje shume stratosferike prej 2.8 miliarde dollaresh. Keto te dhena jane publikuar dhe bere publike nga Boston Globe, gjate hetimeve mbi shembjen e tunelit Big Dig te San Francisco ku del ne drite e verteta e temerrshme se: Qeveria Americane kishte percaktuar garat e rindertimit akoma me perpara se te vendosej per luften dhe faktikisht perpara se se te behej pushtimi i Irakut. Ky fakt te sjell nder mend luften e pare te Irakut me 1991, kur Princet e Kuvajtit nenshkruan te gjithe nje kontrate per fikjen e puseve te naftes me nje shoqeri inxhinerike franceze , shume muaj perpara se te ndothte pushtimi i Kuvajtit nga ana e trupave irakene te cilat i vune flaken puseve te naftes ne Kuvajt.

Ne baze te zbulimeve te bera publike kater muaj me pare, pjesa me e madhe e veprave qe Bechtel duhej te mbaronte akoma nuk kane mbaruar : nga 24 projekte qe shoqeria ka sipermarre vetem 10 jane kompletuar sipas pasqyrave origjinale, ndersa per 3 nuk ka qene e mundur te behet asnje kontroll. Sipas raportit te Inspektrit te Pergjithshem per Rindertimin e Irakut, qeveria amerikane ka paguar shuma te larta me ane te kontrates per nje rindertim te Irakut, por rindertim ky i cili akoma nuk eshte kryer faktikisht por qendron vetem ne letra.
Sipas zyrtareve te OKB-s, kontrata Benchtel skadon ne tetor dhe David Snider, i “U.S. Agency for International Development” (USAID),ka deklaruar se Benchtel do largohet nga Iraku por me pare do mbylle ato projekte pune qe jane te hapura faktikisht, dhe per te cilat eshte paguar nga Qeveria usa (pra taksat e qytetareve usa). Per te mbrojtur vetveten Benchtel ka deklaruar se arsyeja qe veprat kane ngelur te paperfunduara na paskan qene sulmet e shumta terroriste, nderkohe qe punetoret irakene nuk i kane pare gati asnjehere inxhinieret e Benchtel ne kantieret e hapura.

Ne te ashtequajturat sfera te larta ne te cilat vendoset se ku do behen luftrat, ku vendoset shfrytezimi i shteteve dhe skllaverimi ekonomiko-politik i tyre, vendoset per te fshehur me ane te kontratave te tilla operacionet e riciklimit dhe zhdukjes se miliarda e miliarda dollareve qe perfundojne ne kasafortat e shteteve te parajses fiskale e bankare.

Ndermjet kontratave qe Benchtel ka nenshkruar, pervec atyre ne lidhje me ndertimin e centraleve elektrike , infrastrukturave per transportin, spitalet dhe shkollat, egziston edhe nje kontrat per ndertimin e rrjetit hidrik te 45 zonave, midis te clave edhe ujesjellsin Sharkh Dijlah ne Bagdad qe duhet te errogoje sipas projektit 225 milione litra uje ne dite. Por mbrapa projektit te ndertimit te ujesjellsit fshihet ne te vertet nje projekt privatizimi te ujit te pijshem qe do arrije te monopolizoje te gjithe rrjetin hidrik iraken! Bechtel ne fakt, ka ndermend te beje te njejten gje qe beri me projektin ne Cochabamba ne Bolivi me 1999, fale presionit qe ushtroi Banka Boterore mbi qeverine Boliviane per aprovimin e ligjit pe ujin e pijshem , duke i dhene fund suvenksioneve finanziare qeveritare e duke mundesuar privatizimin e rrjetit hidrik. Pasi fitoi kontraten per shfrytezimin e rrjetit hidrik, Bechtel ka ulur gjithmon e me shume furnizimin me uje te popullsise boliviane qe nuk pagonte me faturat te cilat tejkalonin 20% te rroges se nje punetori.
Situata ariti deri ne ate pike absurde, sa ne vitin 2000 miliona persona zbriten neper sheshet e qyteteve duke protestuar e duke kerkuar UJE si nje te drejte te tyren per te mbijetuar dhe qe nuk mund te tregetohet ne asnje menyre. Keto protesta te popullit bolivian u shtypen ne gjak, pas shume perleshjeve . Ky episod kaq i rende la shenja te thella ne opinionin publik dhe beri qe te hapeshin ceshtje hetimore per te hetuar mbrapaskenat e kontrates se privatizimit te nenshkruar nga nderrmarja komuale SEMPA per shperndarjen e ujit ne Cochabamba, dhe International Water e kontrolluar nga Bechtel. Keto hetime nxoren ne drite parregullsite e bera nga qeveria e korruptuar boliviane dhe nga Bechtel e cila u dety rua te largohet nga Bolivia.
Protestat në Bolivi kundra Betchel

Perpara nje skenari te tille , eshte e nevojshme qe Bechtel te leshoje sa me shpejt te jete e mundur shtetet ne kurriz te te cileve aktualisht po ben pazaret e saj te pista:Shqiperine,Romanine, Brazilin,Irakun, Indine dhe Europen. Ne cdo vend qe Benchtel ka vendosur kemben ka sjelle me vete vetem VDEKJE , SHKATERRIM , KORRUPSION, RRYSHFETE, RICIKLIM TE PARAVE TE PISTA, KRIMINALITET.
Jane keta zoterinj te sferave te larta te veshur me kostume dhe kravata terroristat e vertete, qe vrasin cdo dite e me shume lirine tone dhe te kombit tone, dhe te cilet duhet te luftojme!