Monday, September 28, 2009

Mësuam të gjarpërojmë mes makinash, po s'kuptojmë ç'janë vizat e bardha !


NEPER RRUGET E TIRANES


Të vizitosh Tiranën në një ditë të zakonshme, do të vësh re që ky metropol i ri, të paktën trafikun e ka si në gjithë kryeqytetet e botës.

Veç trafikut ajo që të bie në sy, janë njerëzit që gjarpërojnë mes makinash ( ku ndokush mund të ketë nga pas automjetit edhe tabelën: SHOFER I RI ). Janë të rinj, pleq e fëmijë, të cilët jo vetëm rëndojnë trafikun me këtë kalim të çuditshëm, por gjithashtu vënë në rrezik jetën e tyre.

Gjithashtu makinat nuk respektojnë vizat e bardha, duke ndaluar mbi to, që në të vërtetë presupozojnë se ke shtypur mbi një kalimtar. Pa kaluar më pas tek semaforët, të cilët nuk respektohen më shumë prej kalimtarëve, sesa prej shoferëve të automjetëve.
Prejashtim bëjnë makinat luksoze dhe me xhama të zinj, ose targat psh. TR 8888 K dhe sigurisht pjesa që nuk respekton asnjëherë semaforët janë njerëzit e ligjit, duke nisur që nga policët e rrugores që mbajnë makina të parregjistruara dhe deri tek kryetarët e shtetit, që për hir të së vërtetës, duhet të japin shembull të parët.

Urbanët në Tiranë janë tjetër mizore. Nëse del një mbrëmje në zonën e ish bllokut dhe të kalon mesnata, mjeti për të shkuar për në shtëpi mbetet vetëm Taksia, e cila nuk përdor as taksimetër dhe të jep një çmim për të të nxjerrë gjumin...

Mbas orës 24' të natës, urbanët nuk lëvizin në kryeqytetin e Shqipërisë. Por le ti shfaqim pamjen që na ofrojnë ditën. Ajo që të bën më shumë përshtypje është papastërtia e tyre. Hedhur poshtë mbeturina nga më të ndryshmet, nuk di ku të vësh duart, ku të ulesh... Nëse ajri i kushtëzuar do ishte një luks, pronarët e kësaj linje i kanë ç'aktivizuar A/C-të, por kanë harruar që këta autobuzë janë programuar për të. Si rrjedhim : Korriku, ai muaj vere gjatë së cilit nuk hapet ajo dritare, e cila është e thyer gjatë dimrit.
Diku në fillim sheh një vend të rezervuar për gra shtatëzëna, që zakonisht është i zënë dhe në anën tjetër dëgjon njerëz, që i lënë bakshish fatorinos !

Ajo që i bashkon të gjitha këto shqetësime është EDUKATA QYTETARE, një lëndë shumë e papërfillshme në fillore, që mesa duket i duhet kushtuar rëndësia e duhur, apo në mënyrë alternative ta riquajmë Edukata qyqare !!!

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tomaci i vogël

Një ditë Tomaci i vogël, nxënës i klasës së parë fillore, e pyeti mësuesen e tij nëse mund të fliste me të pas mesimit. Ajo pranoi. Momenti erdhi:

Mësuesja: Atëherë, çfarë do të më thuash Tomac ?

Tomaci : Mendoj se jam tepër inteligjent për të qëndruar në këtë klasë, mërzitem shumë ! Do të dëshiroja të kaloja direkt në klasën e dytë.


Për këtë u informua drejtori i shkollës, i cili e pyeti Tomacin, nëse ishte dakort ti nënshtrohej disa testeve për të provuar aftësinë e tij.

Tomaci pranoi pa hezituar dhe drejtori filloi testin.

Drejtori :Sa bejne 3 X 4 ?
Tomaci : 12, Zoti Drejtor!

Drejtori : Po 6 X 6 ?

Tomaci : 36, Zotëri !

Drejtori : Cili është kryeqyteti i Japonisë ?

Tomaci : Tokio , Zotëri !

Testi vazhdoi për një gjysëm ore dhe Tomaci nuk bëri asnjë gabim ! Drejtori i kënaqur, vendosi atëherë ta ndërpresë testin – por mësuesja pyeti nëse mund ti bënte Tomacit disa pyetje nga ana e saj. Që të dy pranuan dhe ajo filloi nga pyetjet.

Mësuesja: Mirë, Tomac ! Më thuaj, lopa ka 4 dhe unë kam 2 – Për çfarë bëhet fjalë ?

Tomaci : Këmbët, Zonjë!

Mësuesja: Korrekt !Por... çfarë gjendet në pantallonat e tua, që nuk gjendet në të miat ?

Drejtori u cudit nga pyetja...

Tomaci : Xhepat, Zonjë!

Mësuesja: Mirë, Tomac ! Çfarë kanë burrat dhe gratë mu në mes ?

Ndërsa Drejtori përgatitet të ndërhyjë, Tomaci përgjigjet : Gërmën 'R', Zonjë !

Mësuesja: Ku i kanë qimet më të përdredhura burrat dhe gratë ?

Tomaci : Në Afrikë, Zonjë ! - përgjigjet fëmija pa hezituar.

Mësuesja: Ç’është një gjë e butë, që në duart e një gruaje bëhet i fortë.

Drejtori zgurdulloi syte – por në të njëtën kohë, Tomaci përgjigjet : Manikyri i thonjve, Zonjë !

Mësuesja: Çfarë kanë burrat dhe gratë në mes të këmbëve?

Tomaci : Gjunjët, Zonjë !

Mësuesja: Mirë. Çfarë ka një grua e martuar më të madhe se një grua beqare ?

Tomaci: Krevatin, Zonjë.

Drejtori nuk po u besonte veshëve.

Mësuesja: Cila është pjesa e trupit tim, që është shpesh më e lagështa ?

Tomaci : Gjuha juaj, Zonjë !

Mësuesja: Cila është ajo fjalë që fillon me gërmën “P”, që përshkruan diçka që mund të jetë e lagët ose e thatë dhe që burrat dëshirojne ta shikojnë ?

Tomaci : Plazhi !

Drejtori duke gulçuar dhe duke marrë frymë si një egërsirë vendosi ti japë fund testit, duke folur me zë të lartë:
'Nuk do të dërgoj në klasën e dytë, por direkt në universitet !
As unë nuk do ta kisha kaluar plotësisht këtë test.

Morali i historisë:

DUKE U RRITUR BEHESH PERVERS

Fabula e Milingonës

Çdo ditë një milingonë e vogël arrinte në punë shumë herët dhe ia niste punës menjëherë. Ajo prodhonte shumë të mira materiale dhe ishte e lumtur.
Shefi, një luan, u mrekullua duke parë arritjet e milingonës, e cila nuk kishte as mbikqyrës mbi kokë. Ai mendoi, mqs milingona prodhonte kaq shumë pa një mbikqyrës mbi kokë, ajo do të prodhonte shumë më tepër nëse do të kishte një mbikqyrës. Kështu ai rekrutoi një buburrec, i cili kishte shumë eksperiencë si mbikqyrës dhe që ishte goxha i njohur për shkrimin e shkëlqyer të raporteve.

Vendimi i parë që ndërmori buburreci, ishte vendosja e një ore për të ndjekur funksionimin e punës. Atij gjithashtu i duhej nje sekretare për të shkruar të gjitha raportet e tij. Kështu pra, rekrutoi një merimangë që do të merrej me arkivimin dhe monitorimin e të gjitha telefonatave.
Luani u mrekullua nga puna e buburrecit dhe i kërkoi atij të prodhonte grafikë për të përshkruar normat e prodhimit dhe për të analizuar prirjet, që kështu Luani mund ti përdorte për prezantim tek mbledhja e bordit drejtues.
Kështu buburrecit iu desh të blinte një kompjuter, një printer me lazer.. e kështu punësoi një mizë që do të kujdesej për rrjetin informativ.

Milingona, që kishte qënë kaq prodhuese dhe e kenaqur, u bezdis nga këto masa të stërmëdha dokumentash dhe mbledhjesh, të cilat i merrnin shumë nga koha e saj.
Luani tanimë arriti në konkluzionin që ishte pikërisht koha e përshtatshme për të emëruar një tjetër punonjës, në ngarkim të departamentit ku punonte milingona. Ky pozicion iu dha bletës, e cila vendimin e parë që mori ishte të blinte një tapet dhe një karrige të lëvizshme për zyrën e saj.
Punonjësit të ri të ngarkuar me punë, bletës, iu nevojit gjithashtu një kompjuter dhe një ndihmës personal, që do ti sillte nga departamenti i mëparshëm materialet e duhura, që do ti duheshin për të pregatitur buxhetin, kontrollin strategjik dhe përmirësimin e planit ekzistues.

Departamenti ku punonte bleta tani, ishte një vend i trishtë, ku askush nuk buzëqeshte më dhe kushdo që të ishte do të mërzitej.
Atëherë në këto rrethana bleta bindi luanin që ishte domosdoshmëri një studim klimaterik i ambjentit të punës.
Luani duke parë raportet e ndryshme, vuri re që departamenti ku punonte milingona kishte një rënie të ndjeshme të punës, duke patur më pak prodhim se më parë.
Kështu ai rekrutoi bufin, që ishte shumë i njohur si këshillues dhe me famë për zgjidhje problemesh të tilla. Bufi kaloi 3 muaj në departament dhe më pas u kthye me një raport të stërmadh, që përmbante volume të panumërta që arrinin në përfundimin se : Departamenti është i mbipopulluar.

Hamendësoni se cilin punonjës pushoi të parin Luani ?

Milingonën sigurisht, pasi ajo tregoi mungesë motivimi dhe një qëndrim jo serioz në punë.

Përherë të vetmit që ndëshkohen, janë pikërisht ata që vërtetë punojnë.

Nëse shqiptarët do të ishin praktikues të islamit ?

Të analizojmë objektivat e situatës si dhe avantazhet:

1) Gratë nuk do i jepnin më makinës

a) Nuk do të ketë më trafik makinash
b) Nuk do të ketë më probleme për të parkuar
c) Numri i aksidenteve rrugore do të pakësohet


2) Gratë nuk do të kenë mundësinë të flasin

a) Do pakesohet papastertia akustike


3) Gratë nuk do të punojne më

a) Do të krijohen vende të reja pune


4) Gratë nuk do të kenë më autonominë për të bërë pazar (shoping)

a) Do shtohen kursimet financiare ne familje


5) Gratë do duhet të veshin të gjitha perçe

a) Do jene gati ne 5 minuta
b) S'do kete me banjo ambulante neper rruge
c) S'do kete me merzitje kur degjon fjaline: "O Zot sa jam shendoshur?"
d) "Do blej kete veshjen ngjyre jeshile ose kete tjetren ngjyre te verdhe nga Singapore?"
e) "Nuk di çfare te vesh kete mengjes!"


6) Gratë do t'i nënshtrohen komplet burrit

a) Nuk do kete me zenka familjare (UNE THEM, TI BEN)
Poker, birra edhe bilardo cdo mbremje me miqte


7) Poligam të tipit: "E dashur a bëjmë dashuri sonte?"

"Jo i dashur kam nje dhembje koke."
I fut nje shkelm e perzen edhe thua "Po e ndryshoj, po marr gruan tjeter,!"

Vetëm për të qeshur !
Buzëqesh tek xhaxhi

Vartësia virtuale !


Sëmundja me e re, sëmundja w.w.w.

Para disa ditësh dëgjoj një të njohurin tim, i cili kërkonte me ngulm të gjente e-mail-in e një komshijes së tij. Një çast ndala të mendoj...!!!



Njerëzit po e keqpërdorin teknologjinë duke abuzuar me të mirat e saj. Janë lënë bosh fushat e gjelbërta, për të zënë rrënjë nëpër karrige e kolltuqë, që sa vijnë e bëhen më komodë. Duket sikur nuk duam të kemi më nevojë as për veten, nuk na duhet më as shtylla kurrizore, madje mund të rrezikojmë të rimarrim shtatin e majmunit stërgjysh.
Nuk ka duhen më librat, nuk na duhet më kalemi e letra, nuk na duhen më kartolinat. Nuk na duhen më fishkëllimat poshtë pallateve, nuk na duhet të përshëndetmi njerëzish në rrugë ndërsa kalojmë indiferentë, arrogantë, e ndërkohë në anën tjetër për disa orë në chat ... veç jetës, të tregojmë edhe pjesët më intime.

Në Japoni shoku vret shokun e vet, për një shpatë virtuale, të cilën ia kishte marrë borxh, po në një lojë virtuale. Në Shqipëri gjithashtu, shkojmë në pushime për t'ua treguar "të tjerëve fotot", duke harruar ti jetojmë vetë ato çaste. Mendojmë ç'të bëjmë që të dalë bukur në status. Kuize idiote, shokë rëre, pije ekzotike dhe lule virtuale pa aromë. Poetë qesharakë të cilët ngrihen në piedestal, e figura historike të përdhosura nga padija e tastierë-shtypësve.

Jetë virtuale, dashuri virtuale, tradhëti virtuale, botë e rreme virtuale që kthen skllevër në perandorë, e perandorë në skllevër.

MOS ABUZONI : edhe e mira edhe kënaqësia ka një kufi, që fare pak e ndan nga çmenduria kolektive !

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ku do të pëlqente të ishe tani ?

BURG... e kalon gjithë kohën në një dhomë 8x10m
PUNË... e kalon gjithë kohën në një dhomë 6x8m

BURG... 3 herë, të japin bukë
PUNË... 1 herë ta japin një pushim për të ngrënë drekë, edhe këtë duhet ta paguash vetë

BURG... nëqoftëse sillesh mirë, të lirojnë më herët
PUNË... nëqoftëse punon mirë, të japin edhe më shumë për të punuar

BURG... dyert ti hap dikush çdoherë
PUNË... të gjitha dyert duhet ti hapësh vetë

BURG... mundesh të shikosh televizor por edhe të luash lojëra
PUNË... të heqin direkt nga puna nëse kapesh duke parë TV, apo duke luajtur lojëra

BURG... e ke WC-në për vete
PUNË... e ndan WC-në për një tufë njerëzish

BURG... Familja mundet të të vizitojë
PUNË... As të flasësh në telefon me familjen nuk guxon

BURG... të gjitha i ke të paguara, madje nuk duhet as të punosh
PUNË... shklyhesh duke punuar dhe paguan edhe gabimet me gjoba

BURG... aty ka roje
PUNË... atyre i thone menaxhera

Sa afër, e sa larg jemi (SHQIPËRI - ITALI)


Përsiatje pas kërkimit të dështuar të një pavioni shqiptar në Fiera Internazionale dell’Artigianato në Fierence.


Doja të shprehja një shqetësim si një student që ndodhet larg vendit nga ku është lindur, rritur dhe pjekur. Është viti i shtatë që jetoj e studioj në një nga qendrat e kulturës, artit dhe qytetarisë botërore, në qytetin e Firences në Itali.
Është e pashmangshme që t’i shpëtosh gjatë këtyre viteve skalitjes së jetës me kulturën e kësaj bote sa të re aq dhe të vjetër.
Ashtu si unë, janë të shumtë studentët shqiptarë që studiojnë në shumë qendra të botës, nga ku janë duke u formuar si profesionistë të ardhshëm. Jam larguar nga Shqipëria, sapo kam mbaruar shkollën e mesme dhe sapo më kanë quajtur të pjekur, me dëshirën dhe ëndrrën për të jetuar e studiuar në një botë të re, në një kulturë të re.
Jam larguar nga një vend, nga një vend që në atë moshë më thoshte veçse ik dhe vetëm ik. Sa hap e mbyll sytë jam gjendur në botën që aq shumë e kisha dëshiruar, të parë veçse nga largësia e televizionit.
Fillon një jetë e re, fytyra të reja, rregulla të reja, ndërtime të reja…. Çdo gjë ndryshe!

Vitet ndjekin dalëngadalë njeri-tjetrin pa u ndjerë. Malli për vendlindjen është kthyer në një kujtim, sepse tashmë rreth meje janë dhe dhjetëra studentë të tjerë.
Të gjithë përpiqemi me sa mundemi që me studimin, punën tonë dhe sjelljen të ndikojmë sadopak në të mirë të vendit tonë, edhe pse jemi larg.
Përpiqemi, që me anë të veprimtarive të ndryshme kulturore dhe shoqërore, si studentë të tregojmë dhe të shfaqim Shqipërinë e vërtetë. Atë Shqipëri që pak veta e njohin, të thyejmë mite që tashmë njihen nga cilido.
Por a mjaftojmë vetëm ne si studentë? Nga gjithë këto vite kam arritur në përfundimin se bota është e larmishme dhe në larminë e saj mirëpret dhe respekton shqiptarët e ndershëm, të punës dhe ata të kulturës. Ndoshta më shumë nga çfarë mund të mendohet.
Nga ana tjetër, është për t’u pikëlluar kur sheh se jo e njëjta gjë ndodh me shtetin shqiptar.
Mendoj se nuk ka shqiptar që mund të gjejë një shpjegim të arsyeshëm për këtë sjellje të çuditshme dhe arrogante të shtetit shqiptar.
Nga data 25 prill deri më 3 maj, këtu në Firence u mbajt veprimtaria “Mercato Internazionale dell’Artigianato”, në shqip “Tregu Ndërkombëtar i Artizanatit”.
Një ndër shumë veprimtaritë kulturore dhe artistike që mbahen çdo muaj në këtë qytet të kulturës, në kështjellën që ndodhet në zemër të qytetit. Të gjitha këto veprimtari vizitohen nga mijëra turistë nga e gjithë bota.
Bashkë me shumë miqtë të mi studentë isha dhe unë të shihja punën e duarartëve nga e mbarë bota. Kemi shëtitur për rreth katër orë më radhë në të gjithë pavjonet e mundshme. Kemi parë të gjithë botën aty. Kishte pavjone nga Amerika Latine, Afrika, Azia e largët, etj. Pothuajse të gjitha vendet e
Evropës. Një shumëllojshmëri punimesh nga më të bukurat dhe nga më të çuditshmet.
Më bëri shumë përshtypje që në pavijonin e Rusisë ndër të tjera kishte shumë stema dhe simbole ushtarake të një regjimi të rënë me kohë.
Po ne? Shqipëria apo Albania? Në çfarë pike të këtij planeti artizanësh ndodheshim?
Të gjithë e dimë se duarartët shqiptarë arrijnë të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ishim dhe nën legjendën që shpjegonte vendosjen e pavjoneve, por në vendin dhe numrin e caktuar gjendej pavjoni i një shteti tjetër!!! Jemi ndjerë shumë të trishtuar, gati të pikëlluar.
Kërkuam pareshtur se mos kishte ndodhur ndonjë gabim. Ishte e kotë! Shqipëria nuk merrte pjesë!!!
Pse vallë kështu? A jemi larg nga Firence dhe Italia? A mos vallë ne si shqiptarë nuk kemi art dhe artizanat për të paraqitur? Apo ndoshta nuk na kanë ftuar?! Këtë të fundit nuk e besoj. Pasi u informova, u bëra me dije se vitin e kaluar po në Firence, organizatorët i kishin dhënë Shqipërisë një hapësirë FALAS, që të paraqiste artin dhe kulturën e saj. Vendet e tjera duhet të paguajnë për këtë gjë! Edhe në këtë rast Shqipëria nuk kishte marrë pjesë, sepse pala shqiptare nuk e kish vënë ujin në zjarr, sepse ndoshta kishin kuptuar se nuk kishte përfitim vetjak për xhepat e burokratëve shqiptarë.
A mos vallë nuk kemi njerëz me aq kulturë në Ministrinë e Kulturës apo gjetkë, sa të dinë tëkuptojnë sesa vlera ka puna e shqiptarëve, sa kulturë të trashëguar ka Shqipëria dhe se si duhet të përfaqësohet Ajo në botë? Fjalët janë vetëm fjalë! Dy vjet ikën! Dy vjet rresht pa u përfaqësuarnë një nga qendrat botërore të artit dhe kulturës!
Sikur vetëm shqiptarët të blinin në atë pavjon,do të kish qenë një arritje ekonomike, meqenëse në kohët e sotme bëhen përpjekje me çdo kusht që të bëhet paraja njësi matëse.
Fatkeqësisht vë re se dëshira e botës së qytetëruar për të na ndihmuar është më e madhe sesa vullneti ynë për të ndryshuar! Kjo është diçka që më pikëllon pa masë.

Lidhje : http://www.shqiptariiitalise.com/media/SI_Luglio_09.pdf

Trojet shqiptare, një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombëtar

Shqipëria ! Një territor i cili ka deri në 300 ditë diell në vit, një territor ku katër stinët e vitit janë të dallueshme me karakteristikat e tyre të veçanta klimaterike, një territor me shumëllojshmëri të konfiguracionit gjeografik, që nga riviera e deri tek malet e mbuluara me borë, një territor me një shumëllojshmëri të florës me më shumë se 3300 specie, një territor me një mundësi kultivimi të të gjitha varieteteve të drithërave, pemëve e perimeve. Do të duheshin edhe disa ditë diell më shumë që në trojet shqiptare të kultivohej edhe bananja.

Një territor me një shumëllojshmëri të resurseve minerare, rreth 54 lloje mineraresh nga më të rrallat, me cilësi dhe bollëk dhe të kërkuara në gjithë botën. Një vend me pasuri të jashtëzakonshme burimesh ujore natyrale dhe minerale. Një vend në udhëkryq të botës së vjetër, ku janë kyçur dhe kyçen rrugët dhe interesat gjeostrategjike e gjeopolitike të të tri kontinenteve të botës së vjetër dhe shtetgrupeve të interesave gjeopilotike e gjeostrategjike edhe nga kontinentet tjera.
Për të mos u zgjatur në këtë lëmi, besoj që mjafton për fillimin e asaj që kam ndërmend të provoj të shtjelloj në këtë artikull të shkurtër.

Duke i pasur parasysh kushtet klimaterike, pasuritë dhe shumëllojshmërinë e të mirave materiale, që këtij vendi ia ka dhënë dhuratë nëna natyrë, nuk ka se si që edhe rraca njerëzore e këtyre trevave të mos jetë lloj i veçantë dhe të mos zgjoj interesimin e të tjerëve për rigjenerimin e rracave të cilat çdo ditë e më tepër po e humbin vitalitetin e tyre dhe po shkojnë nga një pleqëri e pakthim kombesh deri në krizë shuarje të ndonjërit prej tyre. Për këtë, e në anën tjetër edhe ato që përmenda më lartë,besoj që qendrat e vendosjes, nuk janë të interesuara për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të ballkanit, kështu që dje, sot dhe në të ardhmen, gjithnjë do të lënë hapur çështjen shqiptare, që kur ka nevojë ndonjëri prej popujve, në krizë pleqërie, për të rivitalizuar rracën dhe kombin e vetë, apo ca sish, do të riaktivizonin çështjen shqiptare dhe do të hapnin dyertë në heshtje, në emër humanizmit dhe të strehimit të atyre fatkeqëve që do të rrezikoheshin nga fqinjët shovinist të nxitur dhe të sëmurë qëllimisht nga një shqiptarofobi që nga mesjeta e hershme.
-Kujt iu desh që në Ukrainë të dërgohen me qindra mijëra shqiptarë, të cilët askush nuk e di se kur dhe nga u vendosën atje!?
-Kush i shtyri për mërgim kolonitë shqiptare në Egjipt, Siri, Liban, dhe në të gjitha shtetet tjera arabe!?
-Kujt iu deshën, kur dhe nga kush u detyruan për mërgim kolonitë shqiptare në Rumani,Bullgari, Turqi, (vetëm në Turqi ka disa miliona shqiptarë që edhe sot e kësaj dita flasin shqip)!?
-Kujt iu desh dhe kush i detyroi shpërnguljet drejt Italisë, kryesisht në Kalabri dhe Siçili që edhe sot e kësaj dite njihen si arbëreshë!?
-Përçka u bë genocidi dhe shpërngulja me dhunë e Çamëve nga trojet e tyre stërgjyshore, pse u lejua të behet shpërngulja dhe shfarosja e më se 720 fshatrave të Toplicës, Vranjës, Leskocit dhe Nishit!?

Jo rastësisht që nga fillimi i shekullit të njëzetë kohë pas kohe, u bënë shpërnguljet e popullësisë shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe viseve shqiptare në Greqi në drejtim të Turqisë, me marrëveshje ndërshtetërore Jugosllavi-Turqi respektivisht Greqi-Turqi .
Jo rastësisht në fillim të viteve shtatëdhjeta vllezërit tanë nga Kosova u shiten dhe stërshiten nga shteti i atëhershëm Jugosllavia e Titos, si të ishin skllevër. Atyre u bëheshin kontrollime shëndetësore deri në detajet më të imëta, siç janë dhëmbët dhe seleksionoheshin nga mjekë specialistë të rekrutuar dhe të paguar nga vetë RFGJ.Këta fatkeqë edhe sot e kësaj dite quhen si;-' Punëtorë me punë të përkohshme në botën e jashtme '(sic!?). Ndoshta politika ka të drejtë, sepse pjesa dërmuese e këtyre njerëzve me 'punë të përkohëshme' në botën e jashtme varrosen në vendlindjen e tyre, që aqë shumë e deshën,e ndihmuanë, po e ndihmojnë, po e dojnë dhe do ta duanë me nostalgjinë e mërgimtarit. Për këta punëtorë 'me punë të përkohëshme në botën e jashtme' që edhe kafshatën e gojës së fëmijve të tyre e ndanë për ta mbajtur gjall vendlindjen dhe që aqë shumë bënë për Te, nuk kujdeset askush përveç tregëtarëve, të cilët , kur vjen koha e pushimeve iu rrinë gadi ngritjes së qmimeve në mënyrë që të zhvatin sa më shumë të ardhura të pista nga djersa e dhe gjaku i këtyre fatkëqinjëve ,mërgimtarë.
-Si mund të quhen 'punëtorë me punë të përkohshme në botën e jashtme' këta njerëz që edhe fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur në botën e jashtme dhe tani po rritet edhe brezi i tretë ,dmth, nipat dhe mbesat e atyre që janë shitur nga Jugosllavia e Titos që nga demonstratat studentore e gjithëpopullore të vitit 1968 e këndej?!!!...
-Pse së pakut Qeveria e Republikës së Kosovës,cilado qoftë ajo, nga viti 1999 e këndej nuk e quajnë me emrin e vërtetë këtë pjesë të mërgatës shqiptare.

Pas vrullit të shitjes së pjesës më vitale të popullit tonë drejt Gjermanisë, filloi shitja, rekrutimi dhe dërgimi, i djemëve dhe vajzave më vitale, po me të njejtat kushte, mos më rigoroze, në drejtim të Zvicres dhe aty këtu edhe në shtetet tjera për rreth, pastaj në Libi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Australi derisa erdhi një ditë që i hapën dyertë të gjitha shtetet evropiane dhe në fund edhe shtetet skandinave dhe Mbretëia e Bashkuar,(Anglia).


Sot nuk ka vend në botë që nuk ka shqiptarë,diku më shumë e diku më pak, por janë vendet e industrializuara që kanë përthithë pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare. Në Turqi numërohen rreth 4.000.000(katër milion) shqiptarë, kjo shifër jozyrtarisht mendohet të jetë edhe më e madhe, në Ukrainë mendohet të jenë rreth 250.000 (dyqindepesëdhjetëmijë) shqiptarë, në Zvicer zyrtarisht janë rreth 250.000(dyqindepesëdhjetëmijë) shqiptarë vetëm nga Kosova, në Gjermani zyrtarisht janë rreth 400.000 (katërqindmijë) vetëm nga Kosova, në shtetet e Beneluksit janë dikund rreth 200.000(dyqindmijë), por këto shifër mendohet të jenë më të larta duke pasë parasysh që këto shtete, shumicën e emigrantëve i konsiderojnë si jugosllav, Grek, Turq, e të tjerë, varësisht nga shtetësia e tyre, e jo nga kombësia. Në Francë, Spanjë e Portugali duhet të ketë rreth 80.000(tetëdhjetëmijë) shqiptarë, në shtetet skandinave janë dikund rreth 145.000 (njëqindedyzetepesëmijë) shqiptarë (kryesisht të ikur pas viteve të '90-ta), në Angli janë rreth 50.000 (pesëdhjetëmijë) shqiptarë, në SHBA janë dikund rreth 500.000 (pesëqindmijë) shqiptarë, kurse në Australinë e largët janë diku rreth 130.000 (njëqindetridhjetëmijë) shqiptarë. Vetëm në Greqi janë mbi 750.000 (shtatëqindepesëdhjetëmijë) shqiptarë, kurse në Itali rreth 650.000 (gjashtëqindpesëdhjetëmijë) shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre nga Shqipëria londineze, të gjithë këta të larguar mbas viteve '90-ta, pa i përmendur disa dhjetëra mijëra nga Kosova, Maqedonia etj.

Mos të harrojmë që truri dhe intelekti shqiptar i përgatitur me aq mund dhe sakrifica, me djersë dhe gjak nga populli ynë po përthithet nga shtetet perëndimore. Sa për ilustrim, vetëm në Kanada prej vitit 1990 deri më sot kanë emigruar më shumë se 13.000 (trembëdhjetëmijë) intelektualë shqiptarë bashkë me familjet e tyre.
-A e dimë dhe a do ta mësojmë ndonjëherë ne shqiptarët numrin e vërtetë të shqiptarëve, që jetojnë në trojet shqiptare?
-A do ta dimë ndonjëherë ne shqiptarët , numrin e vërtetë të bashkëkombasve tanë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare?
-Mos vallë trojet shqiptare po përdoren si një fidanishte njerëzore për rigjenerimin e rracës njerëzore në planetin Tokë?!


Deri më sot kjo temë nuk është marrë në trajtim të veçantë, përveç përmendjes së herëpasherëshme të shpërnguljeve të shqiptarve nga trojet shqiptare, të aneksuara nga ish-jugosllavija, për në Turqi dhe shkëmbimit të popullësisë muslimane ndaj asaj të krishterë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në fillimshekullin e njëzetë.
Deri më tani asnjëherë nuk është ngritur zëri i politikës zyrtare shqiptare kundër këtyre padrejtësive, por edhe nismat e shoqatave apo lëvizjeve të ndryshme që kërkojnë vënjen e drejtësisë në vend për krimet , gjenocidin shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullësisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë, për habinë më të madhe, ngulfaten dhe pengohen nga politika zyrtare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare!?...
Unë nuk mund të kuptoj se si është e mundur që politika shqiptare e Kosovës, në negociatat shtesë, dhe me anë të 'Traktatit të miqësisë', apo më mirë me thënë Diktatit të Nënshtrimit, në emër të 'mbrojtjes dhe realizimit' të të drejtave dhe aspiratave të popullit të Kosovës, Serbisë ia falën të gjitha krimet dhe genocidin që ushtroi në shekuj ndaj popullit shqiptar dhe në anën tjetër po i kërkojnë miqësi, kur ne të gjithë e dimë që deri më sot, nga pala serbe nuk është thënë asnjë fjalë pendimi apo kërkim faljeje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar në kurriz të popullit tonë, por përkundrazi përditë e më shumë shtohen kërcënimet që vijnë nga ana e tyre,...!?
-Po a nuk janë Hebrenjët ata të cilët edhe sot e kësaj dite kërkojnë dëmshpërblim nga gjermanët për genocidin që ushtroi nazifashizmi mbi ta!?
-Po sikur të kishin harruar dhe falur krimet që u bënë ndaj tyre, a do të kishin shtetin e tyre dhe a do të ishin izraelitët ata që janë sot,...,!?
-Po a nuk janë armenët ata që padisin shtetin Turk për krimet dhe genocidin e bërë ndaj tyre në fillimshekullin njëzetë? ,...,e shumë raste të tjera të ngjajshme si këto.
-Pse deri më sot, politika shqiptare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për genocidin serb dhe shfarosjen e popullësisë së Toplicës, kurshumlisë, Nishit, Vranjës , Leskocit,..., etj. !?
-Pse deri më sot asnjë qeveri shqiptare nuk ka ngritur zërin kundër genocidit shtetëror grek ndaj popullësisë Çame!?
-Deri më sot politika shqiptare, Çështjen Çame nuk e ka quajtur me emërin e vërtetë ,genocid dhe shfarosje, por vetëm problem pronash!?
-Deri kur do të heshtim për padrejtësitë, krimet dhe genocidin e bërë në kurriz të popullit shqiptar, për pushtimet, kolonizimet e ngushtimet sistematike dhe të vazhdueshme të hapësirave të trojeve Iliro-shqiptare nga fqinjët shovinistë e gjakpirës sllavo-greko-ortodoksë!?
-Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojmë dhe të falim, apo më mirë të themi të injorojmë dhe të shkelim mbi gjakun e brezave që aq shumë sakrifikuan për ruajtjen e qënies kombëtare, gjuhës, kulturës dhe tërësisë teritoriale..!?

-Apo ndoshta këta zotërinjë të politikës aktuale shqiptare,një ditë do të shkojnë aq larg saqë, nga 'bujaria' dhe 'zemërgjerësia' e tyre, do t'i kërkojnë falje, Turqisë për qëndresën shekullore dhe luftërat e betejat e pandërprera të popullit tonë që nga pushtimet e para të perandorisë Osmane e deri në Çlirimin dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë më 1912 ! Ndoshta këta zotërinjë të politikës aktuale shqiptare, do t'i kërkojnë falje edhe Bullgarisë dhe Greqisë për qëndresën e popullit shqiptar për ruajtjen e tërësisë së qenies dhe trojeve shqiptare dhe në fund , ndoshta këta zotërinjë të politikës aktuale shqiptare, do t'i kërkojnë falje edhe Malit të Zi dhe Serbisë për rezistencën që ua bëri populli ynë ndër shekuj dhe siqomos në luftën e fundit me në ballë UCK-në!?...

Nuk është për tu habitur që ky lloj stereotipi i politikës shqiptare në përgjithësi dhe kosovare në veçanti, ndoshta edhe do t'i paguajnë dëmshpërblim Serbisë nga ndjersa dhe gjaku i popullit tonë, për ushtarët, paramilitarët, mercenarët e të gjithë çetnikët dhe kriminelët që lanë kockat në dheun e Kosovës,...,!?
****
Gjyshi im i ndjerë shpesh më thoshte:
- Biro, një njeri që nuk shitet për pare, për lavire dhe për pushtet, populli thotë se , ai njeri nuk matet, as me ar, as me diamant, as me xhevahir. Jo biro, ari, diamanti dhe xhevahiri janë gurë që nxirren nga dheu. Unë mendoj që një njeri, i cili nuk mashtrohet me këto tri sende, nuk matet me kurrgjë, sepse nuk ka kandar që e peshon atë. Ai qëndron moralisht më lartë se gjithëkush tjetër.
-Po çka do të kishte thënë gjyshi im i ndjerë për këta burreca, këtë lloj sui generis politikanjësh, që veten e quajnë 'shpëtimtarë të kombit',...,!?
Një deputet në parlamentin e Kosovës pati thënë se:
- 'Juve, anëtarëve të Grupit të Unitetit, duhet me ua marrë imunitetin dhe në vend tuajin të emërohen gra, sepse gratë janë shumë më të lidhura për këtë tokë!'
-A nuk është kjo një aksiomë për gjithë politikën shqiptare të këtij transicioni që nuk i dihet fundi !?

U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë në Atdhe apo në diasporë kudoqofshin ata dhe Akademisë së shkencave të të dy gjysëmshteteve shqiptare dhe të gjithë studiusëve që të fillojnë të merren seriozisht me këtë çështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën, ardhmërinë, perspektivën dhe mirëqenjen e Kombit Shqiptar.



Gjergj Driloni

Misteri i Trekëndëshit të Bermudës

Avionët dhe anijet që zhduken në shumë raste nuk lënë asnjë gjurmë. Zhduken në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Trekëndëshi i Bermudeve: Çfarë ndodh ?



"Trekëndëshi i Bermudeve" (apo Bermudës) është një emër konvencionalisht i njohur për të treguar zonën e Detit të Karaibeve që përfshin Ishujt Bahamas, Ishujt Bermude, Porto Rikon dhe Kubën. Bëhet fjalë për një vend misterioz dhe njëkohësisht famëkeq, për shkak të fenomeneve të zhdukjes dhe të ndërhyrjeve që ndodhin.

Protagonistë janë pilotët e avionëve dhe të anijeve, të cilët shpesh kanë vërejtur se me të hyrë në këtë zonë busullat çmenden dhe sinjalet e radios humbasin. Është si të hysh në një botë tjetër, në një dimension tjetër. Pastaj, në mënyrë të papritur, gjithçka qetësohet dhe kthehet si më parë. Kurse herë të tjera, avionë dhe anije që kalojnë atje janë zhdukur në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Zhdukjet janë verifikuar nga '800 në vitet '70 të '900-ës, por në realitet Kristofor Kolombi në '400-ën e kish vërejtur tashmë personalisht ekzistencën e energjive të çuditshme në vend. Një rast veçanërisht domethënës ka ndodhur në vitin 1963, kur dy avionë, pa u përplasur njëri me tjetrin, do të rrëzoheshin njëkohësisht. Në realitet, anomali në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk janë dhe aq zhdukjet sesa mungesa e mbeturinave.

Avionët dhe anijet që zhduken në shumë raste nuk lënë asnjë gjurmë. Zhduken në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta. Për shkak të këtyre ndodhive misterioze, trekëndëshi i Bermudeve është quajtur edhe "Trekëndëshi i Djallit" ose "Trekëndëshi i Mallkuar".

Trekëndëshi i Bermudeve dhe mbeturinat e mbytura: Studimi i Çarlz Berlicit

Çarlz Berlici është një studiues arkeologjie që ka kryer eksplorime nënujore. Në librin e tij "Atlantida kontinenti i tetë" (1984) i kushton një kapitull të tërë Trekëndëshit të Bermudeve, të titulluar "Mbeturina të mbytura në Trekëndëshin e Bermudeve". Në këtë libër, Berlici përcjell dëshmitë e disa marinarëve të cilët kanë vërejtur nga lart ndërtime të mbytura në këtë zonë. Ka mundësi që të ekzistojnë mbeturina të mbytura?

Çfarë misteresh fsheh Trekëndëshi i Bermudeve? Në konferencën "Mite dhe realitete të Atlantidës" është thënë se nën ujërat e oqeanit, pikërisht në zonën e Trekëndëshit të Mallkuar, gjendet një piramidë misterioze, ndoshta me origjinë atlantidase, e cila rrezaton një energji të fuqishme. Është kjo energji ajo që shkakton zhdukjet dhe që i çmend busullat dhe mjetet e tjera të komunikimit?

Në librin e tij, Berlici flet pikërisht për këtë piramidë, bile na thotë diçka më shumë. Jo vetëm që do të ishte vërtet piramida, por se do të kishte mbeturina arkitektonike në kuptimin e vërtetë të fjalës, midis të cilave një mur me origjinë të dukshme njerëzore. Këto rrënoja u përkasin 12 mijë viteve më parë, në mos më shumë, edhe pse natyrisht shkencëtarët këmbëngulin që t'i deklarojnë se këto mbeturina janë "natyrore".

Me këtë "qytet" të mbytur është marrë Doktori Menson Valentin, që për 25 vjet me radhë ka studiuar dhe shqyrtuar zonën nënujore në fjalë. Doktor Valentini është paleontolog, gjeolog dhe arkeolog nënujor, pse jo dhe speleolog amator dhe pilot avionësh. Gjatë një interviste të bërë me Berlicin, ai ka deklaruar: "E gjithë zona e Bahama Benksit, gjatë akullnajës së fundit, ndodhej sipër nivelit të detit dhe u mbyt nga shkrirja e mëtejshme e akujve. (...)

Në të gjithë zonën e Biminit ka një suksesion të vazhdueshëm skemash dhe modelesh arkitektonike, katrore dhe katërkëndore, të cilat përbëjnë konturet dhe dimensionet e atij vendi që ndodhet nën ujë. Mirëpo e gjitha kjo më bindi se dikur zona ishte e banuar nga popuj të lashtë. [...] Në shkretëtirën e Naxkas në Peru kam parë figura gjeometrike me përmasa të ndryshme, të cilat përbëjnë provën e pranisë së lashtë të njeriut në këtë lokalitet dhe shumë figura të tilla janë të ngjashme me modulet e Bahama Benksit".

Duke vazhduar për sa i përket qëndrimit të shkencëtarëve: "Jam i bindur se motivi sipas të cilit shumë shkencëtarë hezitojnë apo deri refuzojnë për t'i vizituar këto dhe rrënoja të tjera misterioze dhe enigmatike, është për t'u kërkuar në faktin që kanë frikë se duhet të vënë në diskutim teoritë e tyre, shpjegimet e tyre sempliciste. [...] Preferojnë të vazhdojnë t'i konsiderojnë shumë rrënoja e statuja si kapriço të natyrës".

Pyetjes së Berlicit: "Cili popull mund t'i ketë ndërtuar këto rrugë apo mure?", Doktor Valentini i është përgjigjur:

"Të njëjtit njerëz që kanë bërë sferat e mëdha të Amerikës Qendrore, kokat e gurta të Tehuantepekut, platformat e mëdha mbështetëse të tempullit të Baalbekut në Liban dhe të atij të Maltës në Mesdhe, e njëjta racë që ka ndërtuar Stonhenxhin në Angli dhe muret ciklopike të Saksahuamànit dhe të Ollantajtambos në Peru, menhirët dhe rrugët e gurta të Bretanjës dhe rrënojat kolosale të Tiahuanakos në Bolivi, dhe statujat e Ishullit të Pashkëve - një racë parahistorike që ishte në gjendje të spostonte, përpunonte dhe realizonte blloqe gurësh gjiganteske, sipas sistemesh dhe metodash që vazhdojnë të mbesin mister për ne njerëzit modernë".

Energjia e kristalit dhe fuqia piramidale

Për të kuptuar më mirë se nga vjen energjia e rrezatuar nga kjo piramidë, duhet të marrim në konsideratë faktorë të tjerë. Në artikullin e tij "Perandoria e diellit", Pablo Ayo flet për një kristal që duhet të ndodhet në brendësi të kësaj piramide. Ja se çfarë shkruan studiuesi: "Sipas sensitivit Edgar Cayce, në bazën e teknologjisë atlantidase ishin disa kristale, struktura atomike e të cilëve duhej modifikuar për të ndriçuar dhe përcjellë sasira të mëdha energjie të absorbuar nga toka, deti, dielli dhe nga yjet, si një lloj Vale Tesla e stërmadhe.

Shpesh këto kristale ndodheshin në brendësi ndërtesash të ngjashme me tempuj, të studiuara për të rritur potencialin e kristaleve. Fantazi? Jo tamam. Në vitin 1970, një ekspeditë zhytësish amerikanë që po eksploronte në ujërat e Ishujve Bahamas, në kërkim anijesh të mbytura, u ndesh me një qytet të mbytur, të gjatë kilometra të tëra. Doktor Rei Braun, i cili ishte midis zhytësve, gërmoi midis rrënojave një piramidë që "shkëlqente tamam si pasqyrë".

Disa dhjetëra metra nga maja e piramidave ndodhej një hapje që çonte në një dhomë të brendshme, në të cilën Brauni pa në ujin e pistë e të kripur një kristal të madh të mbajtur nga dy duar metalike. Zhytësi kurajoz e mori kristalin dhe e nxori në sipërfaqe. Brauni e posedon akoma sot atë dhe pohon se kur e merr në dorë këtë kristal të rrumbullakët - në brendësi të të cilit ravijëzohen forma piramidale - ndjehet një "vibracion shumë i fuqishëm, por ndoshta është sugjestionim".

Po, ndoshta ose bëhet fjalë për potencial energjitik mbeturinë e kristaleve për të cilët fliste Cayce. "Ndërtesat e ngjashme me tempuj, të studiuara për të rritur potencialin e kristaleve", janë piramidat. Piramidat kishin pikërisht funksionin e kanalizimit të energjisë.

Nëqoftëse për të rrezatuar këtë energji të fuqishme nga piramidat e Ishujve Bahamas (që për pasojë duhet t'i korrespondojë të njëjtës piramidë të Trekëndëshit të Bermudës, veç në mos pastë më shumë se një) ka qenë kristali, duke parë që ky kristal sot ndodhet në duart e Doktor Braunit, nuk duhet të verifikohen më zhdukje apo interferenca nga viti 1970 e prapa (datë në të cilën ai ka nxjerrë kristalin nga fundi i detit).

Do të duhej të investigohej mbi datat e zhdukjeve. Nëqoftëse këto janë verifikuar njësoj, kjo nënkupton se piramida rrezaton energji, pavarësisht nga kristali ose që ekzistojnë shkaqe të tjera që duhen kërkuar. Duke analizuar listat e zhdukjes së avionëve dhe të anijeve, të përcjella nga site Wikipedia dhe nga site të tjera internetore, vërejmë se zhdukjet kanë ndodhur të paktën deri në gjysmën e dytë të viteve '70.

Gjithsesi, nëqoftëse ekziston një piramidë, duhet konsideruar se piramida është në vetvete një kanalizues i energjisë pikërisht prej formës së saj. Në librin e tij "Kultura enigmatike egjiptiane", Ernesto Baròn ia kushton kapitullin e katërt të librit pikërisht energjisë piramidale dhe shkruan: "Fjala piramidë rrjedh nga greqishtja "pyramidos", që do të thotë "zjarr në qendër", domethënë energji apo nxehtësi që merret në qendër apo në pikën qendrore të këtij trekëndëshi apo piramide.

Të tjerë ia atribuojnë emrin "piramidë" fenikasesh "pirimi-din", përkthimi i të cilës është "drita" apo "masa hyjnore".

Piramidat janë një lloj centralesh atomike përftuese, gjeneruese dhe transmetuese të energjisë. Përftojnë nga kozmosi tipe dhe nëntipe të ndryshme vibracionesh, që pastaj gjenerohen në brendësi të tyre për t'u kanalizuar apo transmetuar.. Ky akumulim energjie logjikisht ndodh edhe në male. Prova qëndron në faktin që kulturat e mëdha i krijuan tempujt e tyre kryesorë në male të mëdha të quajtur male të shenjta.

Kujtojmë për shembull Malin Olimp, seli e Zeusit, babait të zotave; Malin Sinai ku Moisiu mori Tabelat e Ligjit të Zotit; kodrinën ose malin e Montserratit në Katalonjë të Spanjës, ku ndodhet Kupa e Shenjtë e Krishtit, etj.".

Ekzagjërim apo realitet?

Siç shpjegohet deri këtu, Trekëndëshi i Bermudeve ka famën se është një vend shumë i rrezikshëm dhe emri i tij rrethohet nga një aureolë misteri dhe shqetësimi. Megjithatë, jo të gjithë janë dakord me faktin se ajo që ndodh, është efektivisht e pashpjegueshme. Disa kritika i janë bërë pikërisht studimit të Berlicit (veç të tjerash, autor i një libri pikërisht mbi Trekëndëshin e Bermudeve, me titullin "Trekëndëshi i mallkuar", 1999).

Në fakt konsiderohet se një numër i caktuar të dhënash që ai i paraqet si reale, në të vërtetë janë të falsifikuara apo të ekzagjeruara. Studime të kryera në Amerikë, në vitin 1981, nga "United States Geological Survey", theksojnë se këto evenimente të çuditshme mund të jenë përcaktuar nga "emisione metani natyror që mund të bëhen një kërcënim për lundrueshmërinë e anijeve".

Megjithatë, edhe Kristofor Kolombi kur ka kaluar aty, ka vërejtur jo vetëm keqfunksionime të busullës, por edhe "drita vallëzuese në horizont". Kjo u shpjegua me rënien e një meteoriti (vështirë të thuash se ky shpjegim është i besueshëm).

Ndoshta do të ishte e vërtetë që studimi i Berlicit është paksa i ekzagjeruar, ndoshta kristali nuk ekziston... por duke parë që piramida rrezaton energji (dhe kjo është provuar) dhe me sa duket një piramidë nën ujë ekziston, atëherë ka mundësi që shkaku i evenimenteve nuk është as meteoriti, as edhe emisionet e gazit metan.


Në brendësi të një zone të kufizuar nga një vijë imagjinare janë zhdukur një numër i konsiderueshëm avionësh dhe anijesh - Viti 1945 do të shënonte fillimin e sagës moderne Përpjekjet e pafuqishme të shkencëtarëve.

Ngjarje të çuditshme duket se kanë ndodhur në Oqeanin Atlantik përballë brigjeve të Shteteve të Bashkuara. Në brendësi të një zone të kufizuar nga një vijë imagjinare që bashkon Bermudat, Floridën dhe Porto Rikon, një trekëndësh, brinjët e të cilit janë secila rreth dymijë kilometra të gjatë, janë zhdukur në rrethana të mistershme një numër i konsiderueshëm avionësh dhe anijesh.

Qielli shkëlqente nga yjet dhe avioni DC-3 po i afrohej aeroportit të Majamit. Fluturimi nga San Juan (Porto Riko) po shkonte mirë. Krejt papritur, komunikimi mes kullës së kontrollit dhe avionit u ndërpre. Pothuajse menjëherë nisi një operacion i ngjeshur kontrolli. Koha ishte ideale, shikueshmëria në parametra optimalë, por nga ekuipazhi i DC-3 nuk kishte ngelur asnjë gjurmë. Ata ishin zhdukur në asgjë, agimin e datës 28 dhjetor 1948.

Të njëjtin fat kishte pësuar disa muaj më parë edhe Star Tiger, një avion linje i kompanisë “British South American Airways”, ndërsa po u afroheshin Bermudave. Disa javë pas zhdukjes së DC-3, Star Ariel, binjak i Star Tiger, kishte humbur çdo lloj kontakti me kullën mes Bermudave dhe Xhamajkës. Megjithë mjetet e panumërta të angazhuar në kërkime, incidenti mbeti një enigmë dhe asnjë pjesë e avionit nuk u gjet dot.

Por më 5 dhjetor 1945 është verifikuar edhe drama më e pabesueshme. Atë pasdite, pesë avionë raketahedhës Avenger të Marinës së Shteteve të Bashkuara u ngritën në fluturim nga baza e Fort Lauderdale për një fluturim të shkurtër stërvitor.

Ishte një mision rutinë, që përfundoi në një tragjedi të tmerrshme të rrethuar nga misteri dhe me vdekjen e mundshme të katërmbëdhjetë anëtarëve të ekuipazhit. Edhe pse nuk kishte asnjë të dhënë për mot të keq, komandanti i skuadriljes komunikoi përmes radios se të pestë avionët kishin humbur rrugën dhe nuk ishin në gjendje të kuptonin drejtimin në të cilin po vazhdonin të fluturonin.

Disa çaste pas këtij mesazhi dramatik, komunikimi u ndërpre, për të mos rifilluar kurrë më. Dy avionë të Marinës u dërguan menjëherë në zonën ku mendohej se kishin humbur gjurmët e patrullës. Pas disa orësh, edhe si pasojë e përkeqësimit të kushteve metereologjike, avionët që ishin nisur në kërkim të të humburve morën urdhrin për t’u rikthyer në bazë. Vetëm njëri prej tyre u kthye.

Kërkimet vazhduan për pesë ditë, por pa dhënë asnjë rezultat. Ky episod do të shënonte fillimin e sagës moderne të të ashtuquajturit Trekëndëshi i Bermudave. Shumë incidente të tjera u shënuan gjatë viteve ’40. City Belle u gjet i braktisur pranë brigjeve të Bahamasit në vitin 1946, saktësisht një vit pas tragjedisë së TBM Avenger, dhe Rubiconi ishte shndërruar në një anije fantazëm që i drejtohej bregut përgjatë Floridës, kur u gjet në kushte të shkëlqyera në tetor të vitit 1944.

Por, në bordin e saj nuk kishte asnjë shenjë jete. Në vitin 1940 Gloria Colita u gjet e braktisur, por në kushte të shkëlqyera, përgjatë bregut perëndimor të Floridës në Gjirin e Meksikës. Dhe duke u kthyer pas në kohë, në gusht të vitit 1935 imbarkimi La Dahama u shfaq në gjendje të përkryer në Trekëndëshin e Bermudave disa ditë pasi një tjetër anije e kishte parë gati në fundosje.

Në vitin 1931 anija norvegjeze Stavenger u zhduk në Bahamas së bashku me dyzet e tre burrat që kishte në bord, sikurse ndodhi edhe në një ditë të qetë prilli të vitit 1925 me anijen Raifuku Maru e cila do të lëshonte mesazhin e tmerrshëm: “Ejani shpejt, është e tmerrshme! Nuk mund të largohemi”.

Anija Carroll A. Deering u gjet e kapërthyer në Diamond Shoals në janar të vitit 1921 me vela të mbledhura. Dy mace ishin të vetmet krijesa të gjalla të mbetura në bord. Gjëja më e çuditshme ishte se tryeza ishte e shtruar, në pritje të një ekuipazhi që nuk do të mund ta shijonte dot kurrë ushqimin e gatuar.

Në të njëjtin vit një duzinë anijesh humbi pa lënë asnjë gjurmë në të njëjtat koordinata. Në vitin 1918 Marina e Shteteve të Bashkuara sinjalizoi një tjetër zhdukje: behej fjale per anijen e transportit Cyclops, e gjatë rreth 170 metra me 309 burra në bord, në lundrim nga Barbados drejt Baltomorës. Megjithëse ishte një nga imbarkimet e para e pajisur me radio në bordin prej saj nuk u lëshua asnjë sinjal SOS. Për të ushqyer më shumë misterin e kësaj ngjarjeje do të shërbenin edhe zhdukja në vitin 1941 në të njëjtat koordinata e dy anijeve simotra me Cyclops, Proteus dhe Nereus.

Çudia:Tragjedi të pashpjegueshme ?

Kristofor Kolombi, në udhëtimin e tij të parë drejt zbulimit të Botës së Re në vitin 1492 hasi në fenomene që tronditën ekuipazhin e anijes

Fama e trishtueshme e këtij deti haset edhe gjatë shekujve të mëparshëm. Një nga të parët që lundroi në ato zona, Kristofor Kolombi, në udhëtimin e tij të parë drejt zbulimit të Botës së Re në vitin 1492 hasi në fenomene që tronditën ekuipazhin e anijes së tij: një vetëtimë e zjarrtë ra mbi det, busullat u çorientuan dhe një dritë e çuditshme u shfaq në errësirën e natës.

Edhe pse referimet ndaj këtyre fenomeneve janë fragmentare, një ngjarje e dokumentuar është zhdukja e të paktën katër imbarkimeve amerikane në periudhën kohore mes viteve 1781 dhe 1812. Në vitin 1840 Rosalie, një anije franceze, u gjet e braktisur pranë Nassau: vela të mbledhura, një ngarkesë e konsiderueshme e paprekur dhe e gjitha në gjendje të shkëlqyer. Një anije luftarake suedeze, Lotta, u zhduk në vitin 1866 pranë Haitit, e ndjekur dy vite më pas nga Viergo, një anije tregtare spanjolle.

Por një nga misteret më të mëdhenj të detit mbetet zhdukja e Atalantës në vitin 1880. Anija u nis nga Bermuda në janar për në Angli me një ekuipazh të përbërë nga treqind kadetë dhe oficerë dhe nuk u gjend më kurrë. Zinxhiri i fatkeqësive vazhdon në vitin 1884 me Miramonin, një anije me vela italiane e nisur nga Nju Orleans dhe e zhdukur në hiç. Në tetor të vitit 1902 anija gjermane Freya do të gjendej e braktisur në këto brigje.

Historia duket se përsëritet edhe në kohët më të afërta: kushte të mira metereologjike, asnjë problem mekanik, komunikime normale me radio, dhe më pas heshtje totale. Pothuajse asnjëherë nuk janë gjetur relike apo është marrë ndonjë mesazh kërkese për ndihmë.

Përjashtimi i vetëm do të ndodhte në shkurt të vitit 1953, kur një avion anglez me tridhjetë e nëntë persona në bord do të lëshonte një SOS ndërsa gjendej në veri të Trekëndëshit: kërkesa për ndihmë u ndërpre papritur. Operacionet e shpëtimit nuk dhanë asnjë rezultat. Në mars të vitit 1950 një katërmotorsh Globemaster amerikan i nisur drejt Irlandës u zhduk në Trekëndësh, i ndjekur disa muaj më pas, nga anija Sandra; ishte një natë e qetë tropikale dhe anija transportonte 340 tonelata me insekticide.

Incidentet kanë vazhduar pa pushim: një Super Constellation i Marinës në vitin 1954 me 42 persona në bord; Sourthen Districts e mbushur me një ngarkesë squfuri në të njëjtin vit; jahti Connemara IV i gjetur i braktisur në qendër të Trekëndëshit në vitin 1955. Një vit më vonë do të ishte radha e një Marine Sky Raider me 10 persona në bord. Në janar të vitit 1958 botuesi Harvey Conover së bashku me disa familjarë u nis nga Key West në jahtin e tij drejt Majamit.

Të gjithë u zhdukën përgjithnjë. Në vitin 1962 një avion cisternë KB-50 i Forcave Ajrore u ngrit në fluturim nga baza ajrore e Langley (Virxhinia) me drejtim ishujt Azzore me nëntë persona në bord. Pak kohë pas ngritjes kulla e kontrollit mori një mesazh të shkurtër, i cili tregonte për një avari. Megjithë kërkimin intensiv, akoma edhe një herë nuk do të gjendeshin gjurmë të të zhdukurve.

Në korrik të vitit 1963 Marina dhe roja bregdetare amerikane u impenjuan për dhjetë ditë në kërkimet e Sno’Boy, një peskarexhë, gjurmët së cilës kishin humbur në afërsi të Xhamajkës. Dy muaj më pas do të ishte radha e dy avionëve çisternë KC-135. Kur mbeturinat e tyre u gjetën në afërsi të Bermudave, u mendua për një përplasje në ajër, por gjetja e copëzave të tjera në largësinë 160 milje e shtoi misterin.

Nëse avionët nuk ishin përplasur me njëri-tjetrin, si mund të shpjegohej rënia e tyre simultane? Por, ngjarjet misterioze nuk do të përfundonin këtu. Në qershor të vitit 1965, në qershor, një avion C-119 i Forcave Ajrore Amerikane u zhduk pashpjegueshmërisht pasi kishte lëshuar një mesazh të pakuptueshëm. Në janar të vitit 1967 i njëjti fat i takoi edhe një avioni transporti Chase YC-122 gjatë një fluturimi të shkurtër mes Fort Lauderdale dhe Bimini.

Në korrik të vitit 1969, megjithë kushtet e shkëlqyera metereologjike, u gjetën pesë imbarkime të braktisura. Muajin pasardhës, edhe Bill Verity, një lundërtar ekspert në fushën e tij, u zhduk në Trekëndësh. Të tjera ngjarje të pashpjegueshme ndodhën gjatë viteve në vazhdim. Në vitin 1971 do të humbnin anije transporti si Elisabeth dhe El Caribe. Në vitin 1973, ishte Anita, anija më e madhe e transportit të mallrave që e nisur nga Norfolku do të humbte përgjithnjë në ujrat e famëkeqit Trekëndësh i Bermudave.

explorerunivers.forumslife.com

Bollano ndalon këngët shqip në Himarë

Në fillim ndërhyri në program për të hequr pjesët me motive patriotike, pastaj anuloi aktivitetin. Historia e bëmave të liderit të minoritetit grek.





Fenomeni "Bollano" befason sërish. Kryebashkiaku i Himarës ka përzënë artistët e vegjël durrsakë nga territori i tij, duke mos lejuar të japin shfaqje. Muaj më parë, ai kishte rënë dakord për këtë aktivitet, duke u siguruar më parë që në programin artistik nuk do të kishte këngë e valle patriotike shqiptare dhe as do të shfaqej gjëkundi flamuri kuqezi. Ditën e premte, një reagim krejtësisht i pazakontë dhe befasues ka qenë mirëpritja për grupin prej 28 vetash nga Durrësi. Reagimi ka shokuar jo vetëm drejtuesit e rritur të grupit, por edhe fëmijët që ishin përgatitur për të dhënë shfaqjen e radhës për bashkëmoshatarët e tyre dhe qytetarët në Himarë. Grupi i refuzuar nga qytetari nr.1 i Himarës ishte ai i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, një qendër e mirënjohur në rang mbarëkombëtar për aktivitetet e shumta dhe cilësore që organizon. Në kuadrin e një turi të nisur muaj më parë, trupa e artistëve të vegjël durrsakë mbërriti ditën e premte në Himarë për të organizuar aktivitetin artistik me një program të reduktuar, "të qethur" muaj më parë nga Bollano prej valleve e këngëve me tematikë patriotike. Bashkë me ta, kanë udhëtuar dhe disa këngëtarë të vegjël të qendrës së Vlorës. Të ngarkuar dhe me foninë, disa veshje karakteristike popullore dhe të kërcimeve moderne, fëmijët mbërritën në Himarë të lodhur nga rruga, por të entuziazmuar për shfaqjen që do të jepnin pas një pushimi disa orësh. Situata ndryshoi nga mohimi i realizimit të shfaqjes. Ndonëse ishte kontaktuar në prill për këtë aktivitet, atëherë kur ai kishte shqetësimin e dënimit gjyqësor dhe gjithçka u la për në një kohë tjetër, Bollano pretendoi se duhej të ishte njoftuar dy muaj më parë për shfaqjen dhe se biseda e mëparshme ishte shfuqizuar për shkak të kohës. Arsyetimi i kryebashkiakut Bollano është argumentuar si një pretekst i keq për të bllokuar aktivitetin në një prej ambienteve publike të Himarës, ndërkohë që muaj më parë ai pati kërkuar programin që do të paraqitej para publikut nga fëmijët artistë dhe kishte bërë ndërhyrjet personale në të. Takimi paraprak në pranverë mes drejtuesve të grupit dhe kryebashkiakut kishte qenë befasia e parë. Ndërhyrjet e kryebashkiakut patën diktuar ndjeshëm përmbajtjen e programit, duke u fokusuar te këngët fëmijënore dhe vallet e Shqipërisë së Mesme, duke kërkuar dhe heqjen nga programi artistik të numrave me motive patriotike. Reagimi i drejtorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, Naim Kërçuku, për ta bërë të arsyetojë kreun e bashkisë që gjithnjë ndez debate në Shqipëri me veprimet dhe deklaratat e tij, ka qenë i kotë. Asgjë nuk është zhbërë nga vendimi i Bollanos për të anuluar koncertin e fëmijëve që ushtrohen gjatë gjithë vitit në klubet fëmijënore të ish-shtëpisë së pionerit në Durrës, për të kultivuar dhe çuar më përpara talentet e tyre dhe argëtuar me to bashkëmoshatarët, si në ditë të veçanta festive, ashtu dhe gjatë sezonit të verës. Fëmijët artistë kanë mbetur të zhgënjyer nga gjithçka ndodhi në Himarën bregdetare, ku të paktën përfituan nga zemërgjerësia e Bollanos për t‘u kredhur njëherë në det, pasi dhe për këtë u është dashur të marrin leje. Nuk ka munguar as prania e policisë, e cila gjithsesi nuk ka ndërhyrë, pasi nuk ka pasur vend për acarime të mëtejshme, aq më tepër për një aktivitet që synonte të bënte art dhe argëtim. Më pas, fëmijët e zhvendosën aktivitetin e tyre artistik mes pushuesve në Llogora, duke lënë pas shijen e hidhur të një refuzimi që më shumë se këdo, lëndoi fëmijët.


Refuzimi


Përfaqësuesi i një komuniteti qytetar në tokë shqiptare dhe me banorë shqiptarë, përveç atyre të minoritetit grek, vuri kushte për zhveshjen nga kombëtarja të numrave artistikë që do t‘u servireshin qytetarëve të tij. Bollano ka preferuar këngë si "Dua mamin, dua babin" apo vallet e kënduara "Ra faja prej fikut", "Napoloni" dhe ka refuzuar të gjitha pjesët e programit që mbështeteshin në motivet patriotike shqiptare, si vallet "Qëndisja e Flamurit", "Vallja e Shqipeve" etj. Një fobi nga elementi shqiptar?! Një fobi e frikshme që mbi të gjitha cenon dinjitetin kombëtar, vë në pikëpyetje përkatësinë kombëtare të fëmijëve, gjithëpërfshirjen në një komunitet ndëretnik. Ngjarja e thjeshtë në dukje përcjell mesazhe të qarta të qëndrimit të Bollanos, që tashmë është kthyer në fenomen.

Karriera


Bollano, nga provokimi i "Aleancës për Kombin" te ngjitja në pushtet dhe dënimi me burg




Historia e liderit të grekëve të Shqipërisë




Vasillaq Bollano, i njohur gjerësisht me emrin e shkurtuar Vasil, u shfaq relativisht vonë në skenën politike të minoritetit grek në Shqipëri. Ndoshta pikërisht sepse vinte nga Himara, një zonë që nuk e gëzon statusin e minoritetit, Bollano pati një karrierë të shpejtë brenda strukturave politike të grekëve të Shqipërisë, e më pas edhe në strukturat shtetërore. Ai u shfaq për herë të parë në skenën politike në vitin 2000, kur kreu i atëhershëm i PBDNJ-së, i ndjeri Vasil Melo, e pranoi si kandidat për kryetar bashkie në Himarë, me insistimin e Athinës zyrtare.

Në atë kohë Bollano u akuzua se bëri një fushatë të "pisët", pasi premtoi viza greke në këmbim të votave. Por nuk arriti të fitonte, për shkak të asaj që u quajt "Aleanca për Kombin", që bashkoi të gjitha partitë shqiptare kundër PBDNJ-së. Bollano mori atë vit rreth 1200 vota, por në raundin e dytë të zgjedhjeve iu bashkuan kundër 1100 vota të PS-së, 600 të PD-së, 500 të PSD-së dhe dhjetëra të tjera të partive të vogla.

Në vitin 2003, kur PBDNJ-ja bashkëqeveriste me Partinë Socialiste, nuk kishte më vend për aleanca patriotësh. Vasillaq Bollano u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës pas votimeve tejet të tensionuara, me shpërthime eksplozivash dhe protestash antishqiptare në zemër të Labërisë.

Me të marrë në dorë bashkinë, aktiviteti i tij brenda strukturave të grekëve u bë shumë i dendur. Deklaratat që irritonin shqiptarët pasonin njëra-tjetrën dhe Bollano u shndërrua në pak kohë në personazhin më të njohur ndër grekët e Shqipërisë. Si forcoi pozitat brenda të tijve dhe fitoi simpatinë e Athinës, Bollano filloi pak nga pak të kalonte nga fjalët te veprat.

Duke shfrytëzuar autoritetin që i jep ligji mbi punonjësit e zyrës së gjendjes civile, kryebashkiaku i Himarës bllokoi fillimisht procesin e regjistrimit të jabanxhinjve si qytetarë të Himarës. Më pas, duke anashkaluar institucionet shtetërore, mundësoi hapjen e një shkolle greke në Himarë. Megjithëse shkolla ishte private, kryebashkiaku siguroi transportin e fëmijëve me mjetet e bashkisë. Denoncimi i këtyre fakteve ra në vesh të shurdhër për një kohë të gjatë. Autoritetet e shtetit shqiptar u munduan në çdo kohë të fusin në të njëjtin thes akuzat për antishqiptarizëm që ngrinin njerëz të painformuar të politikës e shoqërisë "civile" me akuza për shkelje konkrete të ligjit.

Bollano arriti të gjente përherë rrugëdalje, deri sa erdhi e u përplas edhe me vetë qeverinë dhe dhëndrin e Kryeministrit Berisha, i cili administronte një projekt të Bankës Botërore.

Në vitin 2007, kur kishte arritur që falë ligjit elektoral dhe mbështetjes së PD-së të merrte mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Himarës, Bollano urdhëroi policinë bashkiake të shkulte nga një pjesë e rrugës nacionale të gjitha tabelat që tregonin vendet turistike, monumentet e kulturës dhe ato natyrore. Zyrtarisht, Bollano pretendonte se tabelat ishin vënë pa lejen e tij, por shkaku i shkuljes ishte refuzimi i kërkesës së tij për t‘i shkruar tabelat edhe në greqisht.

Disa muaj pas shkuljes së tabelave, kur ngjarja u denoncua nga shtypi (Gazeta "Shqip", 1 mars 2008), Prokuroria e Vlorës hapi hetimet dhe pas gati një viti, procesi në ngarkim të Vasillaq Bollanos përfundoi me dënimin e tij me gjashtë muaj burg dhe pesë milionë lekë gjobë, pasi u gjet fajtor për shpërdorim detyre.

Procesi gjyqësor i dha më shumë shtysë Bollanos të ngrihej më lart në strukturat politike të grekëve të Shqipërisë. Nga sekretar i përgjithshëm i organizatës "Omonia", ai u zgjodh kryetar i kësaj organizate, që është në fakt vetë zemra e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Gjatë kohës që ndiqej penalisht, kreu i ri i "Omonias" filloi të zgjerojë ndikimin e tij, duke afruar pranë vetes shoqatat e pronarëve të Bregut dhe duke e hapur kështu diskutimin "grek-jogrek" përtej së imagjinueshmes, deri te banorët Nivicës.

I tërhequr gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009 për të mos dëmtuar imazhin e PBDNJ-së, Bollano po shfaqet sërish tani që zgjedhjet mbaruan.

Shqip Vali Qyrfyçi, Kamber Velaj