Monday, September 28, 2009

Mos ua vidhni historinë shqiptarëve !

Anton Z. Çajupi, sërish, prej varri po na thërret: Zgjohuni prej gjumi shekullor, "o shqiptarë të mjerë, q'u ka marrë koka erë, e po luftoni për të tjerë...", mos u frikësoni se, Shqipëria Etnike nuk do të vdesë me këta politikanë të kallëpit "zylfiqarovski" dhe "sejdobajramovski" të shekullit XXI!

"Republika e Maqedonisë është një shtet i brishtë. Ndërtesën maqedone përpiqen ta mbajnë në kambë me paterica forcat ushtarake ndërkombëtare të vendosura në viset etnike shqiptare.." (Shih: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, Tiranë, 1998, f.44).

1. Historia në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike



*** Ferdinand Shevil : " The Greeks aren't the original inhabitants of the Balkan peninsula". ( Ferdinand Shevil, A History of the Balkans 1991: 1).

*** Robert d'Angely: " Gjuha shqipe, ose gjuha pellazgo-etrusko-shqipe, është gjuha më e lashtë e Europës " dhe se " shqipja është paraardhëse e greqishtes së lashtë." (L'Engime, Paris, MCMLXII; shqip: Enigma, "Toena", Tiranë,1998, f. 5).

Po ashtu, sa "janë pasardhës të ligjshëm" të Maqedonisë dhe të maqedonëve antikë grekët dhe "maqedonët" e sotëm, shkencërisht provon edhe ky konkluzion i shkencëtarit të shquar frëng, Robert d'Angely: "Sa për Aleksandrin e Madh, nga fakti që ai ishte maqedonas paska qenë bullgar, do të thotë të harrohet që, nëse Aleksandri i Madh ishte helen nga ARSIMIMI, por nga PREJARDHJA ishte SHQIPTAR, i edukuar dhe i arsimuar greqisht nga një SHQIPTAR prej Stagjire: ARISTOTELI.. Mjafton të lexohen tekstet e lashta, të cilat na mësojnë se Aleksandri i Madh, kur fliste me ushtarët e vet me disa nga gjeneralët, të gjithë maqedonas, u fliste në gjuhën e NËNËS. Kurse NËNA e tij ishte OLYMPIA EPIROTE DHE QË FLISTE SHQIP." ( Robert d'Angely, po aty, f.223-224).

Mjaftojnë këto dy fakte dhe argumente të qëndrueshme historike shkencore të famshmit Robert d'Angely (albanolog, lingustit, poliglot, historian, etnolog, etnograf etj); "njohës i shkëlqyerë i gjuhës shqipe, i sanskrishtes, i greqishtes, i latinishtes dhe i gjuhëve neolatine, burime këto fundamentale që e ndihmuan të zgjidhë enigmën shekullore të prejardhjes së racës dhe të gjuhës së Pellazgëve, të Ariasëve, të Hetitëve, të Helenëve, të Etruskëve, të Grekëve dhe të shqiptarëve, të përmbledhura në veprën emblematike me titull: "L'Engime", përmbajtja e së cilës përbëhet nga pesë vëllime të saj, së pari, të botuar në gjuhën frënge në Paris, e më pas të përkthyera në gjuhën shqipe. "Vëllimi i parë: Les Pelasges, 1990; vëllimi i dytë: Des Thraces et des Illyriens a Homere, 1990; vëllimi i tretë: Des Etrsques a l' Empire Byzantin, 1991; vëllimi i katërt: De l'Empire ottoman - Les Albanais - De L'Epire, 1991; vëllimi i pestë: Le Secret des Epitaphes, 1991)", të cilat prerazi përgënjeshtrojnë dhe hudhin poshtë si të pavlera tezat historiografike të falsifikuara të grekëve dhe maqedonëve të Josip B. Titos, se Maqedonia e sotme (1945-2009) nuk është fryt natyror, historik, etnik, racor, gjuhësor, kulturor, gjeografik, politik as territorial i Maqedonisë antike pellazgo-ilire. Si rrjedhim, nuk është kurrfarë prone trashëgimore as e grekëve e as e maqedonëve të Titos.

Sa më sipër, del e qartë e vërteta historike se, as grekët e as maqedonët e Titos dhe të Serbo-Jugosllavisë nuk janë pasardhës natyrorë as legjitimë të Maqedonisë Antike të Aleksandrit të Madh. Edhe pse grekët e vjetër dhe të rinj me shekuj e kanë falsifikuar historinë e Ballkanit, ashtu sikurse sllavët e Jugut të Ballkanit, historia objektive dhe e mirëfilltë e Ballkanit provon se maqedonët dhe Maqedonia antike janë pjellë direkte e pellazgëve dhe e Pellazgjisë, pasardhës së cilës janë ilirët dhe Illyria, shqiptarët dhe Shqipëria Etnike, jo grekët as maqedonët e sotëm, të cilët qe sa vite po luftojnë politikisht dhe "shkencërisht" për ta dëshmuar identitetin e tyre "maqedon antik".. Mirëpo, ndër të tjera, siç pamë edhe nga të dy shembujt konkret të shkencëtarit të shquar frëng, Robret d'Angely, historia flet ndryshe, në favor të së drejtës natyrore dhe të së drejtës së ligjshme të trashëgimisë së shqiptarëve mbi territorin gjeografik të Maqedonisë së sotme.

2. Politika



Siç kemi shkruar paraprakisht, me dhjetëra herë, kjo Maqedoni është ngrehinë artificiale e strategjisë politike dhe ushtarake e ish-RSFJ-së së Josip Broz Titos., ku në objektivat e interesave parësore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, patën mbizotëruar këta dy faktorë kryesorë: (1) Mbrojtja dhe siguria e dyfishtë e kufirit të Jugosllavisë ndaj kufirit me Greqinë dhe me Shqipërinë dhe (2) Mbrojtja dhe siguria ndaj kufirit me Bullgarinë. Ky ishte interesi thelbësor i krijimit të një Maqedonie artificiale në kurriz të shpërfytyrimit të së drejtës historike mbi territorin etnik të Shqipërisë dhe të Bullgarisë.

Vetë këmbëngulësia e Greqisë që t'i ndryshohet emri Maqedonisë së sotme të konglomeratit jugosllavo-serb, do të thotë copëtimin e saj territorial (jo vetëm në kuptimin semantik, propagandistik, politik dhe diplomatik të nocionit të saj) midis Greqisë dhe Maqedonisë artificiale, duke i përjashtuar shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike si titullarë legjitimë natyrorë.

Së shpejti, greko-maqedonët, do të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Mirëpo, prijësve politikë qeveritarë shqiptarë atje, si duket kjo çështje nuk po iu intereson fare. Për ta njësoj (si sivjet, si parvjet, si thotë populli, po merren me "politikë të lartë" antikombëtare dhe antivetëvendosëse"), nuk ka fare rëndësi se me çfarë emri po funksionon dhe, do të funksionojë ajo Maqedoni e Titos, kryesorja është, që ata me fanatizëm dhe me servilizëm po i ruajnë kolltukët e butë dhe të mëndafshtë, duke marrë paga të majme;duke u pasuruar gjithnjë më shumë në emër të rremë të patriotizmit dhe të demokracisë neokolonialiste shfrytëzuese, si ministra, nënministra të qeverisë dhe si deputetë të "Sobriana-s". Për popull, kush "po ia varë", kryesorja, - le te t'ua hedhin voton atyre, sa herë që iu duhet për ta sunduar sa më gjatë, sa më egërsisht, dhe sa më padrejtësisht atë, sikurse këtu e 20 vjet të shkuara (1990-2009).

Pse ndryshime, pse përplasje politike me bashkatdhetarët maqedonë, kur prijësit feudalë shqiptarë për veten dhe partitë e tyre i gëzojnë të të gjitha privilegjet, janë pasuruar, janë avanuar, duke ushtruar pushtetin shtetar në kurriz të së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, të cilët së bashku me maqedonët, edhe i kanë shndërruar në qytetarë të rendit të dytë-pakicë kombëtare!

Kjo është dhurata më e madhe anti-demokratike dhe anti-kombëtare, sipas së cilës populli shqiptar nën Maqedoni, është "shpërblyer" për dëgjueshmërinë dhe për disiplinimin e kurrizit të tij nën "reformat ekonomiko-politike-juridiko-demokratike" të sundimit tiranik dhe korruptues të pushtetmbajtësve sllavomaqedonë dhe filosllavomaqedonë.

Kjo formë logjikuese dhe vepruese e "bajraktarëve" politikë shqiptarë në qeverinë dhe në parlament e Republikës së Maqedonisë, është prova më e qëndrueshme materiale, se "shqiptarët nën Maqedoni, ende janë në gjumin e thellë shekullor", ashtu siç kanë konstatuar në takimin e tyre të fshehtë ministrat e jashtëm greko-maqedonë, Antonio Miloshoski dhe Dora Bakojnais në Nju-Jork, më 18 shtator 2008.. Nuk po dëshirojnë të ndryshojnë asgjë, por po vazhdojnë me dramën e tyre historike të hidhur nën sundimin e egër kolonial dhe anticivilizues të sllavomaqedonëve dhe të ministrave, të nënministrave dhe të deputetëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre, të ashtuquajtur demokratike dhe të lirë.

Se në çfarë shkalle qarqet udhëheqëse shqiptare janë të interesuara lidhur me ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë, dëshmon edhe kjo deklaratë e nënkryetarit të Republikës së Maqedonisë, Rafiz Haliti: "Qëndrimi ynë është i qartë. Zgjidhja e pranueshme për bashkatdhetarët tanë maqedonë, do të jetë e pranueshme edhe për BDI-në."(Shih: 09/07/2009http://www.setimes.com/

Si nga qëndrimi dhe nga sjellja e deritashme 20-vjeçare, e bërjes asgjë në favor të realizimit të së drejtës kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes së popullit shqiptar në Maqedoni, ashtu edhe nga qëndrimi i tashëm, i gabueshëm politik dhe kombëtar, sikurse ky i rafiz halitave, ali ahmetave, arben xhaferëve, menduh thaçëve...etj., le të kuptohet se atyre "palla e pallës nuk iu hanë" se çfarë statusi do të kenë shqiptarët, dhe se çfarë emri të ri do të ketë Maqedonia. Ndaj, edhe takimi tete a tete i ministrave të jashtëm sllavomaqedonë-grekë (Antonio Miloshovski - Dora Bakoianis, i bërë në Nju-Jork të Amerikës, më 18 shtator 2008) lidhur me pasivitetin dhe me inferioritetin shekullor të shqiptarëve në disfavor të identitetit të tyre kombëtar dhe shtetëror, është plotësisht real dhe objektiv, ashtu siç e ka "incizuar" saktësisht, në origjinal, Mr. Gafurr Adili (Kryetar i Përgjithshëm i Frontit Demokratik i Bashkimit Kombëtar): "Bakojanis: "Ju, Sllavët, keni ardhur këndej në shek. e VII-të mbas Krishtit dhe nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon dhe me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedi sa shekujve të para Krishtit". Milloshovski: "...dhe një gjë tjetër po ju them zonjë - më mirë është që të merremi vesh shpejt e shpejt, se ju e dini fort mirë dhe ne e dimë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedoni, prandaj, është më mirë ta mbyllim këtë punë, ju mbani atë pjesë që keni, kurse ne ta mbajmë këtë pjesë të Maqedonisë". Konkluzioni i Bakojanis: "Për cilin komb e ke fjalën, për Shqiptarët a? - Për ata mos u mërzit fare, ata janë në gjumë e nuk dinë as vetë se kurë do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi, edhe ne, edhe ju !....prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt..."(Shih: ALBANIAPress.com, 9 korrik 2009).

3. Federalizim ose ndarje!



Realisht, nuk është kurrfarë zgjidhjeje për statusin politik të shqiptarëve dhe të maqedonëve, vetëm ndryshimi i emrit të kësaj Maqedonie në "Maqedoninë Veriore", ashtu siç ka propozuar OKB-ja. Sepse, siç theksuam më sipër, problemi nuk qëndron midis Greqisë dhe Maqedonisë, por midis Shqipërisë dhe së ashtuquajturës Maqedoni, ku gjysma e popullsisë është shqiptare dhe, më se gjysma e territorit i përket Shqipërisë Etnike, jo Greqisë e as Maqeodnisë titiste. Ky është problemi i vërtetë historik, gjeopolitik, territorial dhe ndëretnik në Maqedoninë e sajuar jugosllave (1945-2009). Ky problem, duhet të zgjidhet vetëm në rrafshin e titullarëve ekzistues të Maqedonisë- shqiptarëve dhe bullgarëve. Kjo është çështje e ngutshme si për palën shqiptaro - bullgare, ashtu edhe për faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, të pranishëm në Maqedoni, që këtu e njëzet vjet më parë (1990-2009).

Duke qenë se, si maqedonët me prejardhje bullgare,ashtu edhe mbështetësit e tyre ndërkombëtarë janë të interesuar, që me çdo kusht, të ruajnë integritetin e Maqedonisë artificiale jugosllave, edhe pala shqiptare, e dëmtuar dhe e nënçmuar si "pakicë kombëtare", duhet ta mbështetë një strategji të tillë të moszhbërjes së kësaj Maqedonie artificiale, por me kusht që, t'i njihet e DREJTA E VETËVENDOSJES (kombëtare dhe shtetërore), ashtu sikurse maqedonëve me Kushtetutën në fuqi.

Kjo zgjidhje racionale dhe e drejtë për të dy palët, mund të arrihet vetëm me federalizimin e Maqedonisë, që nënkupton ndryshimin e Kushtetutës dhe të rendit ekzistues në Maqedoni. Kjo është formula e vetme politike, juridiko-kushtetuese dhe paqësore, që mund ta shpëtojë Maqedoninë artificiale të Jugosllavisë së Titos. Ndryshe, opsioni i fundit, do të ishte NDARJA e Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Mirëpo, ky opsion i imponuar, nuk do të ishte në interesin komplementar të palëve në konflikt, as të BE-së e as të bashkësisë ndërkombëtare, sepse pikësëpari do të vinin në pikëpyetje objektivat strategjiko-politike integruese të BE-së,jo vetëm në kuptimin rajonal ballkanik, por edhe në atë evropian, sepse do të vinte në shprehje korrigjimi dhe ndryshimi i kufijve ndërshtetërorë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Juglindore.

Pikësëpari, ndarja eventuale e Maqedonisë, do të ndikonte negativisht dhe me pasoja të paparashikuara edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore fqinje të Serbisë dhe të Kosovës, sepse Serbia do të insistonte që, me çdo kusht, ta copëtonte pjesën Veriore të Kosovës, së bashku me gjysmën e qytetit verior të Mitrovicës. Si pasojë e një "dridhjeje tektonike" të këtillë të truallit të Ballkanit, në kuptim të ngushtë, do të vinte në shprehje jo vetëm destabilizimi i paqes dhe i sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, por edhe deri te shpërthimi eventual i konflikteve të armatosura ndërmjet shteteve ballkanike, të rreshtuar dhe të mbështetur nga aleancat e ndryshme të tyre të shteteve të mëdha evropiane dhe botërore.

Për të evituar këtë rrezik me pasoja katastrofike për paqen dhe sigurinë e popujve në Ballkan dhe në Evropë, nevojitet që,sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë paqësore, të bëhet FEDERALIZIMI i Maqedonisë ndërmjet shqiptarëve dhe bullgarëve autoktonë.

4. "Maqedonia Veriore"-formulë e gabuar e OKB-së!



*** "Shqiptarët nuk mund të trajtohen në asnjë mënyrë si minoritet, por si pjesëtarë, njësoj si maqedonët, në shtetin e tyre të përbashkët. Ndryshe, kriza nuk mund të zbutet dhe ca më tepër të kapërcehet, në rast se nuk u njihen shqiptarëve të drejtat kombëtare, ashtu siç parashikojnë aktet themelore ndërkombëtare."(Shih: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, Tiranë, 1998, f.44-45).

Se sa grekët dhe maqedonët janë afër arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët dypalëshe (nën monitorimin e OKB-së) për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, këtë e provoi edhe takimi zyrtar i Matthew Nimetz, emisar special ndërkombëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me rastin e vizitës së tij, që i bëri Shkupit dhe Athinës, më 7 dhe 8 korrik 2009.

Ai, nga takimet, që i zhvilloi me qarqet e larta zyrtare maqedone (Gjorgje Ivanov, president, Nikola Gurevski, kryeministër dhe Antonio Miloshoski, ministër i Jashtëm, Rafiz Aliti, nënpresident dhe Xhevat Ademi i BDI-së ), dhe me ato greke, me ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojannis dhe me liderin e PASOK-ut, George Papandreu, deklaroi se " Unë besoj në bisedimet për një zgjidhje të favorshme reciproke; unë besoj se jemi shumë afër të që të gjejmë një zgjidhje, kjo është ajo pse unë jam më shumë optimist sesa më parë."( 09/07/2009http://www.setimes.com/). Si konkluzion i zhvillimit të bisedimeve me palët zyrtare greko-maqedone të Mathew Nemitz-it, del se Athina dhe Shkupi zyrtar (me gjithë disonancat ekzistuese) së shpejti, jo më larg se deri në tetor të vitit 2009, duhet të deklarohen se e pranojnë apo jo propozimin për ndryshimin e emërtimit të Maqedonisë në "Maqedni Veriore", të sugjeruar nga OKB-ja përmes emisarit të tyre special ndërkombëtar, Mathew Nemitz.

Pavarësisht se në çfarë faze të realizimit janë bisedimet e të dërguarit special të OKB-së, Mathew Nimetz me qarqet zyrtare të Shkupit dhe të Athinës për ndryshimin e emërtimit të Maqedonisë në "Maqedoni Veriore", ( e cila kryesisht është e banuar me shumicën dërrmuese shqiptare, "që shtrihen në Veri dhe në Perëndim të Republikës së Maqedonisë, që nga Dibra e deri në Kumanovë"(Shih: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, Tiranë, 1998, f.43), si subjekt politike shqiptare (që të gjitha - pozitë dhe opozitë), ashtu edhe mbarë populli shqiptar në Maqedoni, duhet të mospjatohet me një propozim të tillë, sepse në atë rast dy herë, do të viktimizohej si "peng" dhe si "plaçkë" historike, etnike dhe territoriale nën Greqi dhe nën "Maqedoni", edhe pse nuk i përkasin asnjërës e as tjetrës, por Shqipërisë Etnike.


5. "Razifët" duhet të jenë në anën e shqiptarëve, sepse me votat e tyre janë bërë vice-presidentë, vice-ministra dhe ministra të Maqedonisë sllavomaqedone!



Edhe pse nënpresidenti i Republikës së Maqedonisë, Razif Aliti, është deklaruar se do të pranojë çfarëdo zgjidhjeje qoftë, të arritur mes bashkëvendësve të tij maqedonë dhe grekëve për ndryshimin e emërtimit të Maqedonisë, shqiptarët që tani, prapë e kanë shansin historik, të ngrihen në këmbë kundër pazarllëqeve të tilla politike ndërmjet Athinës -Shkupit dhe Nju-Jorkut (KS të Kombeve të Bashkuara të Ban Ki Moon-it), që të kërkojnë realizimin e plotë të drejtave të tyre kombëtare dhe shtetërore mbi truallin e tyre indigjen etnik, që është pjesë e patjetërsueshme e Shqipërisë Etnike.

Përmbajtja e kërkesë së palës shqiptare, duhet të jetë: (1) Ose FEDERALIZIM ose (2) NDARJE e Maqedonisë artificiale jugosllave. Ndërkaq, nuk duhet pranuar opsionin e dytë (b) të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku thuhet se : "ose shqiptarët të gëzojnë të drejtën e një krahine autonome në kuadrin e Republikës së Maqedonisë"(Po aty, Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, f.45).

Një nga arsyet kryesore pse shqiptarët nuk duhet të pranojnë kurrfarë autonomie krahinore ose këtë status ekzistues politiko-juridik dhe kushtetues, është se ata nuk janë minoritet, por me numër janë shumicë, kur kihet parasysh fakti se maqedonë numërohen edhe përfaqësuesit e pakicave të tjera sllave në Maqedoni. Mirëpo, një statistikë e tillë e gjendjes dhe e strukturës demografike të shqiptarëve në Maqedoni, është falsifikuar, jo vetëm nga Maqedonia jugosllave e Titos, por që nga viti 1912 e deri më sot, në dekadën e parë të shekullit XXI, me qëllim, që të shqiptarëve t'iu mohohet e drejta historike dhe natyrore mbi territorin e tyre autokton. Këtë konstatim tonin mbi falsifikimin e statistikës regjistruese të popullsisë shqiptare nga regjimet e ndryshme të deritashme sllavomaqedone, e provon edhe ky vlerësim më i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë(1998): " Ka gati 20 vjet, që qeveritarët maqedonë nuk e shpallin numrin e saktë të shqiptarëve. Zyrtarisht thonë se shqiptarët përfaqësojnë rreth 23% të popullsisë së Republikës. Në të njëjtën kohë përjashtojnë ngas radhët e tyre rreth 170 mijë shqiptarë se ata e kanë humbur nënshtetësinë maqedone, gjë që nuk është e vërtetë. Por burime të tjera flasin për një masë më të madhe shqiptarësh..." (Po aty, Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, f. 43-44).

Sa më sipër, dhe para së gjithash, shikuar në retrospektivën historike, juridike ndërkombëtare, dhe evropiane demokratike, problemi nuk qëndron midis "maqedonëve" të sotëm dhe grekëve të sotëm, por midis bullgarëve dhe shqiptarëve, si titullarë të vetëm të kësaj Maqedonie artificiale me histori komuniste-socialiste jugosllave dekretuese.

Kërkesa për ndryshimin e emrit të "Maqedonisë" në "Maqedoni Veriore", do të thotë njohjen e së drejtës historike dhe ligjore të grekëve dhe të "maqedonëve" mbi territorin etnik indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë formulë të gabuar të OKB-së, nuk duhet ta pranojnë shqiptarët, sepse është në dëm të identitetit dhe të së drejtës së tyre trashëgimore historike dhe legjitime. Në vend të kësaj formule, shqiptarët duhet të kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, në mënyrë që të jenë të barabartë me "maqedonët" si komb shtetformues, ku për emërtimin e të cilit, do të vendosnin bashkërisht, pa lejuar asnjë ndërhyrje të jashtme nga ana e grekëve, të cilët po synojnë, që ta shkatërrojnë këtë Maqedoni artificiale, në emër të së "drejtës historike" si "vetmit trashëgimtarë" të Maqedonisë antike!

Këtë të drejtë absurde dhe të paqëndrueshme të Athinës, shqiptarët dhe "maqedonët", duhet ta flakin, duke e ndërtuar shtetin e tyre të përbashkët dykombësh: shqiptaro-bullgar, jo shqiptaro-maqedon, sepse këta "maqedonë" e as këta grekë, nuk janë pasardhës të maqedonëve të lashtë të Maqedonisë antike të Aleksandërit të Madh, por janë shqiptarët me prejardhje pellazgjike ngase edhe Maqedonia kishte të njëjtën origjinë pellazgjike.

Pavarësisht nga ushtrimi i trysnisë së faktorëve sllavomaqedonë dhe grekë në relacionin Shkup - Athinë, si dhe të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si ndërmjetës i "zgjidhjes" së kontestit greko-maqedon rreth ndryshimit të emrit të Maqedonisë në një "Maqedoni Veriore", shqiptarët që tani, duhet të ngrihen me kërkesën e tyre për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes o shtet dykombësh federal, o ndarje të Maqedonisë.

Pse iu sugjeroj këto dy opsione bashkëvendësve të mi shqiptarë, sepse sipas së drejtës së tyre historike dhe,asaj juridike ndërkombëtare. Pse iu sugjeroj këto dy opsione bashkëvendësve të mi shqiptarë, sepse
sipas së drejtës së tyre historike dhe,asaj juridike ndërkombëtare, si dhe të gjendjes faktike, të padurueshme dhe të papranueshme ( me status minoritar dhe si qytetarë të rendit të dytë), gëzojnë të drejtën e plotë dhe të pakundërshtueshme të mbrojtjes kombëtare dhe shtetërore dhe të drejtën e vetëvendosjes si komb dhe si shtet, ku realizimi i këtyre të drejtave fundamentale, në asnjë mënyrë nuk mund të cilësohet e as të shpallet agresion ndaj Republikës artificiale të Maqedonisë, pavarësisht nga oreksi dhe prapavija politiko-propagandistike e regjimit brutal dhe diskriminues të Maqedonisë ndaj shqiptarëve.

Për më tepër kërkesa e shqiptarëve për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes si komb dhe si shtet i barabartë me atë të maqedonëve dhe të Maqedonisë, para së gjithash, do të duhej të mbështetej nga themeluesit dhe bartësit e Rendit të Ri Botëror dhe të Bashkimit Evropian (BE); nga Organizata e Kombeve të Bashkuara; nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian(OSBE), si dhe nga NATO-ja, jo të luhej me fatin e tyre si "monedhë kusuri" të vendosjes së "ekuilibrit ballkanik" të marrëdhënieve dhe të interesave të ndryshme të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore.

Nëse jemi përcaktuar për dialog, për paqe, për demokraci dhe mirëqenie të të gjithë njerëzimit në dimensione evropiane dhe globale, atëherë, edhe shqiptarët në Ballkan, nuk duhet të jenë përjashtim, të diskriminuar, të copëtuar, të ndarë dhe të kolonizuara në katër shtetet fqinje sllvao-bizantine.

Shqiptarët në Maqedoninë komuniste të Titos po kërkojnë minimumin e minimumit-FEDERALIZIMIN-BARAZIMIN me sllavomaqedonët në truallin e tyre etnik shqiptar, gjë që kjo zgjidhje kompromisi, është padrejtësi historike dhe ligjore ndaj shqiptarëve. Mirëpo, shqiptarët,për ta ruajtur kohezionin e interesave dhe të marrëdhënieve reciproke me partnerët e tyre evropianë dhe ndërkombëtarë, që është në funksion të paqes, të bashkëpunimit, të qëndrueshmërisë dhe të sigurisë në Ballkan, në rastin konkret, duhet të bëjnë një koncesion të tillë ndaj aleatëve të tyre ndërkombëtarë -FEDERALIZIMIN PAQËSOR DHE DEMOKRATIK TË MAQEDONISË, jo kurrfarë riemërtimi të saj në "Maqedoni Veriore", sipas pretendimeve territoriale të Greqisë ndaj Maqedonisë dhe ndaj Shqipërisë.

Ndryshe, nëse përfillet kursi destruktiv, antidemokratik, antipaqësor dhe antiligjor i politikës dhe i diplomacisë së Athinës, që kjo Maqedoni, të transformohet në një "Maqedoni Veriore", s'ka dilemë se, një opsion i tillë arbitrar dhe i papranueshëm (historikisht dhe ligjërisht), do të çojë në NDARJEN e Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë.. Siç theksuam më lart, kjo ndarje më së paku do të ishte në interes të ruajtjes së stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes në Ballkan, madje edhe në Evropë, në kuptim më të gjerë.
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Alarmi, 20 % e të rinjve, mbipeshë ose obezë

Sipas të dhënave të ISHP-së, po rritet gjithnjë numri i personave me obezitet ose mbipeshë. Specialistët: Ja pasojat:



Obeziteti dhe mbipesha po kthehet gjithnjë e më shumë në problem shqetësues jo vetëm në botë, por edhe për vendin tonë. Numri i personave mbipeshë po vjen në rritje, duke sjellë pasoja mbi shëndetin. Sipas studiuesve të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, sot mbipesha vazhdon të mbetet një sfidë e re për shëndetin publik në tërë botën. Ndërkohë të dhënat tregojnë se vendi ynë tashmë futet në listën e vendeve të prekura nga fenomeni i obezitetit. Ndërsa shefi i shërbimit të Diabetologjisë në Pediatrinë e QSUT-së, Petrit Hoxha, pohon se fenomeni i mbipeshës dhe obeziteti, për fat të keq, po prek shumë edhe fëmijët.
****
Në vendin tonë, të dhënat e deritanishme flasin se 20 % e të rinjve të shkollave të mesme janë mbipeshë. Tek femrat, mbipesha shkon mesatarisht deri 26 %, ndërsa nga një studim në qytetin e Tiranës për mosha mbi 55 vjeç, u vu re se ky fenomen arrin në shifrën 28.6 %. "Të dhënat shqetësuese paraqiten tek fëmijët. Një tjetër studim për obezitetin dhe mbipeshën, tregoi se "rreth 15.2 % e fëmijëve janë mbipeshë dhe 3.8 % e tyre, obezë", - bëhet e ditur nga ISHP-ja. Nisur nga këto të dhëna, specialistët pohojnë se vëmendja duhet drejtuar tek parandalimi dhe frenimi i rritjes së obezitetit të moshës fëminore. "Kjo, pasi, trajtimi i obezitetit të instaluar është shumë i vështirë, por dhe mundësia e të qenit një adult obez është shumë e lartë. Gjithashtu, po kaq i vështirë është korrigjimi i zakoneve të gabuara ushqyese në moshë të rritur, të cilat janë fituar që në fëmijëri",- pohon Petrit Hoxha, duke shtuar se këta fëmijë janë më të predispozuar për t'u bërë diabetikë. Gjithashtu, për shkak të obezitetit dhe mbipeshës, fëmijët mund të vuajnë edhe nga hipertensioni, vështirësitë në fjetje, si dhe probleme psiko-sociale, si probleme të përparimit të ulët në mësime. Por, kanë dhe probabilitet të madhe të mbeten obezë në moshën e rritur dhe të zhvillojnë probleme të sëmundjeve serioze, me vuajtje dhe ulje të cilësisë së jetës së tyre.

Specialistët: Ja si përcaktohet mbipesha



Obeziteti është masë e madhe dhjamore, që vjen si rezultat i ngrënies së tepërt dhe djegies së pakët të kalorive të marra, apo depozitimi i tepruar i tepricave kalorike në formë dhjami. Për të përcaktuar peshën e shëndetshme, apo indeksin e masës trupore, çdo njeri mund ta përcaktojë vetë këtë tregues, duke pjesëtuar peshën e tij me gjatësinë në katror. Treguesi i masës trupore (IMT), midis 18,5-24,9 është normal apo i shëndetshëm. Nëse treguesi i masës trupore (IMT) është midis 25-30, personi është mbipeshë dhe nëse treguesi i masës trupore (IMT) është mbi 30, personi është obez.
Për mbajtjen e peshës trupore në limitet e rekomanduara (IMT te 20-25) dhe për të patur një ushqyerje të shëndetshme, mjekët rekomandojnë konsumimin e larmishmërisë së ushqimeve, bazuar në ushqime të ndryshme me origjine kryesisht bimore sesa shtazore, konsumimin e bukës, drithërave, orizit, disa herë në ditë, si dhe të zarzavateve e frutave të freskëta (së paku 400 gr në ditë) etj. Gjithashtu, krahas kësaj, ata rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë (30 minuta ecje e moderuar, të paktën 4 herë në javë).


Shekulli

Shprehjet më filozofike të të gjitha kohërave

Na kanë mbetur vetëm 7 miliard vjet për të jetuar ...



Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër. Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese dhe interesante, optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet. Cilat janë batutat për të qeshur të kryeministrit britanik, Churchill? Cilat prej thënieve të Platonit vlejnë edhe në ditët e sotme? A vlejnë leksionet e Bonapartit për miqtë dhe armiqtë edhe në luftërat e ditëve të sotme? Lexoni 100 thëniet më argëtuese dhe gazmore që politikanë, shkrimtarë, filozofë dhe aktorë kanë thënë.


Albert Ajnshtajn

¨E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.
¨Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.
¨Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.
¨Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues.
¨Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.
¨Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.
¨Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.
¨Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet.
¨Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.
¨Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.
¨Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.


Mark Twain

¨Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi.
¨Unë nuk mora pjesë në funeral, por dërgova një letër të këndshme kur thuhej se e miratova.
¨Nuk e kam lejuar asnjëherë shkollimin të ndërhyjë me arsimimin.
¨Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.
¨“Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?”
¨Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
¨Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
¨Blini tokë. Askush s’e prodhon më.
¨Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
¨Vera gjermane dallohet nga uthulla nga etiketa.
¨Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
¨Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
¨Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit.


Voltaire

¨Asnjë flokë bore në një ortek nuk ndjen se ka përgjegjësi.
¨Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë.
¨Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt.
¨Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi.
¨Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet.
¨Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë.
¨Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë.
¨Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe.
¨Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.
¨Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.
¨Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë.


Napoleon Bonaparti

¨Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
¨S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
¨Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.
¨Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
¨Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
¨Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
¨Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
¨Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
¨Një lider është një tregtar me shpresë.
¨Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
¨Throni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.


Winston Churchill

¨Është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave që janë provuar.
¨Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.
¨Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet
¨Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.
¨Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për dikë dikur në jetën tuaj.
¨Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një pesë-minutësh muhabet me një votues të zakonshëm.
¨Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.
¨Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.
¨Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.
¨Më pëlqejnë shumë derrat. Qentë na shohin me sy ngritur. Macet na shohin me sytë poshtë. Derrat na konsiderojnë si të barabartë.
¨Kam marrë më shumë nga alkooli, nga sa ka marrë alkooli nga unë.
¨Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë shumë herë.


George Carlin

¨“Pa koment” është një koment.
¨Nëse një person buzëqesh gjatë gjithë kohës, me siguri po shet diçka që s’punon.
¨Arsyeja pse e quajnë “Ëndrra amerikane” është se duhet të jesh në gjumë ta besosh.
¨Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron
¨Ah, ata francezët. Kanë një fjalë të ndryshme për gjithçka!
¨Azia: Katër shkronja të vogla, tre miliardë njerëz të vegjël.
¨Unë nuk i dalloj ngjyrat. Njerëzit më thonë se jam i bardhë dhe unë u besoj, sepse policët më thërrasin “zotëri”.
¨Gjithkush do të kishte besim tek vetja me një kokë plot me flokë. Por një qeros plot besim – ky është diamanti i dorës së parë.
¨Nëse një grua ju thotë se është njëzet dhe duket gjashtëmbëdhjetë vjeç, është dymbëdhjetë. Nëse ju thotë se është njëzet e gjashtë dhe duket si njëzet e gjashtë, është afër të dyzetave.
¨E gjithë bota çmendet kur reperi më i mirë është i bardhë, lojtari më i mirë i golfit është i zi, më i gjati në “NBA” është kinez, zviceranët fitojnë Kupën e Botës, Franca akuzon SHBA-në për arrogancë dhe Gjermania s’do të shkojë në luftë.


Benjamin Franklin

¨Nëse do të kuptosh të metat e një vajze, lavdëroje tek shoqet.
¨Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur.
¨Ka vetëm tre miq besnikë, një grua e vjetër, një qen i vjetër dhe para në dorë.
¨Eksperienca është një mësuese e dashur dhe vetëm budallenjtë mësojnë nga gjëra të tjera.
¨Të zgjuarit nuk kanë nevojë për këshillat. Vetëm budallenjtë nuk duan t’i marrin.
¨Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë.
¨Miqtë, ashtu si peshku, fillojnë t’u vijë erë pas tri ditëve.
¨Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese.

Platoni

¨Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.
¨Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
¨Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.
¨Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.
¨Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.
¨Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.


George Bernard Shaw

¨Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më.
¨Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi.
¨Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika.
¨Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion.
¨Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta.
¨Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.
¨Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj.
¨Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët.
¨Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi.
¨Nëse s’e hiqni qafe një skelet të familjes, mund ta bëni të kërcejë.


Fredrick Nietzsche

¨Ah, gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
¨Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
¨Mënyra më e mirë për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh të ketë mendim më të lartë për ata që mendojë si ai se sa ata që mendojnë ndryshe.
¨Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia.
¨Shumë janë kokëfortë në kërkim të rrugës që kanë zgjedhur, pak në kërkim të qëllimit.
¨Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.
¨Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.
¨Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje.

Sunday, September 27, 2009

Për çdo femër, ka 11 partnerë ...

Njëmbëdhjetë! Duhet ta dini, është kjo mesatarja e partnerëve që një grua mund të koleksionojë në "karrierën e saj të dashurisë".

Këtë e shpjegon një kërkim i bërë mbi gra të të gjithë planetit, gra të moshës nga 16 deri në 49 vjeç.

Studimi ka përfshirë 9 606 gra nga e gjithë bota. Mesatarisht, gratë kanë treguar se kanë kryer marrëdhënien e parë seksuale në moshën 18-vjeçare.

Për të dhënë më shumë detaje, 17% e tyre tregojnë se kanë kryer marrëdhënie për herë të parë kur kanë qenë 15 vjeçe dhe 32% kur kanë qenë 17 vjeçe.



Në përgjithësi, pothuajse gjysma e grave që morën pjesë në studim ka kryer seks për herë të parë kur ishin akoma minorene.

Për sa i përket numrit të partnerëve, mesatarja botërore, ashtu si thamë dhe më sipër, është 11, por gratë europiane janë ato që ndërrojnë më pak partnerë në jetën e tyre seksuale, me një mesatare prej 10 lidhjesh të deklaruara.
Ato që janë në krye të klasifikimit për sa i përket ndërrimit të partnerëve janë aziatiket, me 14.3%, më pas vijnë amerikanojugoret, me 12 dhe amerikanoverioret me rreth 11.


Sigurisht që kërkimi dhe rezultati i 11 partnerëve për gra janë spontane. Pra...11 janë ata që deklarohen, sepse në të vërtetë, kushedi ...?
Shekullli
...mund të përdoren edhe gishtat e këmbës...


Duke marrë parasysh që sipas rregullit të treshit meshkujt e shumëzojnë me 3 numrin e partnerëve që kanë patur dhe femrat e pjestojnë me tre, lind një dyshim që kjo mesatare tek meshkujt, mund të jetë ... më e ulët !!!

Por mos u traumatizoni, ndoshta ju nuk do ta dini kurrë të vërtetën...

Modelet ekonomike të shpjeguara nëpërmjet lopëve

SOCIALIZËM
Ti ke dy lopë.
Ti ja jëp njërën komshiut.

KOMUNIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja dhe të jëp ty pak qumësht.

FASHIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja dhe të shet ty pak qumësht.

NAZIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja dhe të eleminon ty.

BUROKRATIZËM
Ti ke dy lopë.
Shteti t’i merr të dyja, eleminon njërën, mjel tjetrën, dhe pastaj e derdh qumështin poshtë.

KAPITALIZMI TRADICIONAL
Ti ke dy lopë.
Ti shet njërën dhe blen një dem.
Kopeja shumohet dhe ekonomia rritet.
Ti i shet ato dhe del në pension me të ardhurat që ke.

SURREALIZËM
Ti ke dy xhirafa.
Qeveria kërkon që ti ndjekësh kurs harmonike (vegël muzikore).

NJË KOORPORATË AMERIKANE
Ti ke dy lopë.
Ti shet njërën dhe shtrëngon tjetrën që të prodhojë aq qumësht sa do të prodhonin 4 lopë.
Më vonë, ti punëson një konsulent për të analizuar pse lopa ngordhi.

KAPITALIZMI I NDËRMARRJES ENRON
Ti ke dy lopë.
Ti shet tre prej tyre tek kompania jote e listuar në bursë, duke përdorur letra me vlerë të blera në bankë nga kunati yt, pastaj kryen një shkëmbim borxhi me një ofertë të përgjithshme në mënyrë që të marrësh mbprasht të katërta lopët, me një përjashtim tatimor për pesë lopë.
Të drejtat e qumështit të gjashtë lopëve transferohen nëpërmjet një ndërmjetësi në një Kompani të Ishujve Cayman, pronari sekret i së cilës është aksioneri kryesor i cili shet të drejtat për shtatë lopët mprapsht tek kompania jote e listuar.
Raporti vjetor thotë se kompania zotëron tetë lopë, me mundësinë për një më shumë.
Ti shet një lopë për të blerë një president të ri të Shteteve të Bashkuara, dhe duke mbetur me nëntë lopë në zotërim.
Asnje bilanc nuk ofrohet gjatë publikimit të raportit.
Atëhere publiku të blen ty një dem.

NJË KORPORATË FRANCEZE
Ti ke dy lopë.
Ti shkon ne grevë, organizon një rebelim dhe bllokon rrugët, sepse ti do tre lopë.

NJË KORPORATË JAPONEZE
Ti ke dy lopë.
Ti i ri-projekton ato në mënyrë që ato të jënë sa një-të-dhjetat e madhësizë së një lope të zakonshme dhe të prodhojnë njëzet herë më shumë qumësht.
Pastaj ti krijon imazh kartonash (një lopë të zgjuar) duke e quajtur “Cowkimon” dhe e tregton nëpër botë.

NJË KORPORATË GJERMANE
Ti ke dy lopë.
Ti i ri-ndërton në mënyre mekanike që ato të mund të jetojnë për 100 vjet, të hanë një herë në muaj, dhe të vetë mjelen.

NJË KORPORATË ITALIANE
Ti ke dy lopë, por ti nuk e di se ku janë.
Ti vendos që të shkosh për të ngrënë drekë.

NJË KORPORATË RUSE
Ti ke dy lopë.
Ti i numëron ato dhe mëson që ke pesë lopë.
Ti i numëron ato përsëri dhe mëson që ke 42 lopë.
Ti i numëron ato përsëri dhe mëson që ke 2 lopë.
Ti ndalon së numëruari lopët dhe hap edhe një shishe tjetë vodka.

NJË KORPORATË ZVICERIANE
Ti ke 5000 lopë. Asnjë prej tyre nuk të përket ty.
Ti i taton pronarët për magazinimin e tyre.

NJË KORPORATË KINEZE
Ti ke dy lopë.
Ti ke 300 veta që i mjelin ato.
Ti deklaron se ke punësim të plotë, dhe me produktivitet të lartë dhe të bollshëm.
Ti arreston gazetarin i cili raportoi gjendjen e vërtetë.

NJË KORPORATË INDIANE
Ti ke dy lopë.
Ti i adhuron dhe ju falesh atyre.

NJË KORPORATË BRITANIKE
Ti ke dy lopë.
Të dyja janë të çmendura.

NJË KORPORATË IRAKENE
Të gjithë mendojnë që ke shumë lopë.
Ti u thua atyre që nuk ke asnjë.
Asnjë nuk të beson ty, kështu që ato të bombardojnë keqaz dhe pushtojnë shtetin tënd.
Ti akoma nuk ke lopë, por të paktën tani ti je pjesë e Demokracisë.

NJË KORPORATË AUSTRALIANE
Ti ke dy lopë.
Biznesi duket se ecën shumë mirë.
Ti e mbyll zyrën dhe shkon për të pirë ca birra për të festuar.

NJË KORPORATË NEO-ZELANDEZE
Ti ke dy lopë.
Lopa në të majtë duket shumë tërheqëse.

Sugjeruar nga Sidlir Shkëmbi

Po një koorporatë shqiptare vallë ?

Barsaleta për gjirokastritët

Në këto ditë të nxehta vere, pak humor të frekson vërtetë.

Kësaj rradhe kemi përzgjedhur pak humor "gjirokastritësh". Atyre nami u ka dalë si kërrnacë, në fakt nuk kanë asgjë më shumë apo më pak se çdo pjesë tjetër e banorëve të qyteteve të tjera, kështu u mbetet vetëm të mos na keqkuptojnë. Jo më kot thonë më mirë syri sesa nami...
Mund të kontribuoni edhe ju.


***Ndeshje futbolli, Gjirokastër-Elbasan.
Arbitri hedh monedhën, dymijë të plagosur.....


***Përse gjirokastritët nuk kanë dashur kurre të blejnë frigoriferë? Sepse nuk besonin se me të mbyllur derën, fikej drita!

***E pyet një shok gjirokastritin:
-“Si është e mundur që t’u dogj shtëpia, kur ti ishe vetë aty?
- “I bëra katër here zile zyrës së zjarrëfikësave, por nuk më mori njeri në telefon!”

***- Si mund të shërohet një gjirokastrit nga belbëzimet?
- Duke bërë një telefonatë ndërkombëtare!

***Dy djem të rinj nga gjirokastra shkojnë me automjetin e tyre në një elektroaut. Po - i thotë elektroauti, ç'problem keni djema. Na është djegur kjo llampa që pulson përherë këtu në kroskot. Bëhej fjalë për llampën e rezervës...

***Një djalë nga gjirokastra fiton konkursin kombëtar të matematikës. I gëzuar shkon me vrap në shtëpi për ti dhënë lajmin e mrekullueshëm prindërve. Babai i tij u bë aq me krahë kur e dëgjoi sa i tha :
Hajde bir, do të të çoj tek pastiçeria më e mirë e qytetit, të shikosh si hahen pastat.

***Si mund të çmendësh një gjirokastrit ?
- E vë në një dhomë të rrumbullakët dhe i thua që ka 10€ në një prej cepave te saj !

***Një gjirokastrit hyn në një ëmbëltore:
- Më falni, sa kushtojnë ato kutitë me çokollata?
- Ah... Ato dy kutitë bashkë mund t'ua jap për 15.000 Lek!
- Po vetëm një ?
- 10.000 Lek!
- Në rregull, po marr atë tjetrën...

***Shkon një gjirokastrit të blejë një makinë. Pasi bien dakord për çmimin e gjithçka tjetër, gjirokastriti e pyet shitësin për konsumin e karburantit, sa harxhon kjo makinë ? Një lugë - ia kthen shitësi, duke buzëqeshur. Ore lugë e mora vesh une, kthehet gjirokastriti, po bëhet fjalë për lugë gjelle apo kafeje, se këtu ndryshon puna.


***Një gjirokastrit kthehet në shtëpi pasi kishte blerë një shishe të shtrenjtë me verë.
Shket nga shkallët e katit dhe bie përtokë. Në çast shikon që ishte mbuluar me një lëng të kuq......
“O Zot - tha, të shpresojmë që është gjak....."

***Një gjirokastrit urdhëron një dopio-whiskey. Eshtë duke pirë, kur vë re një mizë, që noton brenda në gotë. I nevrikosur e nxjerr jashtë dhe e mbështet mbi tavolinë ,duke e shtypur me gishta.
“Pështy, bastarde, pështy!"

***Një gjirokastrit kthehet shpejt nga puna.
Në kopshtin e shtëpise sheh të parkuar furgonin e hidraulikut.
Duke ngritur sytë nga qielli lutet:
“Të lutem, Zot, bëj që të jetë dashnori i saj...."


***Çfarë lloj vaji përdor një masazhator gjirokastrit ?
Atë të komshiut..


***Një gjirokastrit duke bërë ujët e trashë, i bie në bide një 10-lekësh. Ta marr mos ta marr, mendon ! Po do bej duart pis për një 10 leksh, po në fund të fundit 10 lekshi im është, pse mos ta marr... dhe kështu në dilemë e sipër me veten hedh edhe një 10 lekësh tjetër. Ooooooooooo thotë tani, për 20 lekë futem vetë i tëri brenda ...

***Një pensionist gjirokastrit në momentet e tij të fundit të jetës. Dua t'iu shikoj të gjithëve përpara se të vdes. Ku e kam djalin, ku e kam vajzën e vogël, ku e kam nipin, ma thërrisni edhe motrën. A jeni të gjithë këtu ? Po - përgjigjen njëzëri njerëzit e tij.
Po kur jeni të gjithë këtu, pse e lini kot dritën ndezur në dhomën matanë atëherë ???

***Na ishte nje çift gjirokastritësh dhe do hanin drekën, e shoqja po skuqte dy vezë. Ndërkohë ra sinjali i televizorit dhe nuk punonte më, kështu i shoqi iku ta rregullonte. Mirëpo frynte një erë e madhe dhe e hodhi poshtë nga çatia.
Duke rënë kaloj afër dritares dhe i bërtet nuses:
Mos i skuq të dyja vezët, se më duket se nuk vij më në shtëpi...

***Mos e provoni kurrë të flisni me shërbimin e klientit celular në Gjirokastër, linja në çdo moment është e zënë. Gjirokastritët tërë kohën pyesin operatorin sa lekë kanë në telefon...

***Një gjirokastrit sapo ka humbur të shoqen, i drejtohet gazetës për të publikuar njoftimin.
“Mirëdita, duhet të njoftoj për një vdekje"
“Ju lutem, më jepni tekstin“
“Vdiq Yllka"
“Si??? Joo, nuk është e mundur! E ke idenë sesa Yllka mund të ketë në Gjirokastër? Dhe dije, që deri në pesë fjalë, tarifa është e njëjtë"
"Ah, vërtet? Mirë.
Atëherë shkruaj: VDIQ YLLKA, SHES PERDE BOJEQIELLI"


ASNJEHERE NUK KAM KUPTUAR PSE GJIROKASTRITET KUR HANE BUKE, LIDHIN ME LITAR MACEN ?

Shkroi dhe përzgjodhi: Stop Injorancës

Racizmi ndër shqiptarë...

Racizmi dhe diskriminimi, "të ligjëruar" në Shqipëri



Romët nuk lejohen të pinë as një kafe në bare hotelesh në Tiranë
Racizmi dhe diskriminimi në vendin tonë është prezent, i prekshëm dhe i egër për këdo që e provon në kurriz të tij. Gazetarët e "Fiks"-it janë ndalur në dy momente: E para, në një gjimnaz në Peqin, ku mësimi zhvillohet veçmas për nxënësit e fshatit dhe qytetit. E dyta, gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, nuk janë lejuar në disa lokale të kryeqytetit të pinë kafe.

Në gjimnazin "Zihni Magani" në qytetin e Peqinit, një klasë quhet "Klasa e Fshatit" dhe klasa tjetër paralele "Klasa e Qytetit". Një diskriminim i hapur në ditët e sotme, preteksi është vetëm një lëndë mësimi. Nxënësit që vijnë nga fshati dhe që mësojnë në një klasë veçmas nga ajo e qytetit, si gjuhë të huaj kanë frëngjishten, kurse nxënësit e qytetit anglishten. Dhe ka mjaftuar vetëm ky "fakt", që nxënësit të diskriminohen hapur.



Ky fenomen shkon dhe përshkallëzohet edhe më keq kur bëhet fjalë edhe nëpërmjet shqiptarëve të trojeve të ndryshme, shqiptarë të Kosovës - Maqedonisë, Malit të Zi - çamë, veri-jug, lab-laluc, tirons-durrsak, korçar-pogradecar, elbasanlli - peqins, alidems - kombinats, qytet-fshat demokrat-socialist ...etj etj.

Thua vallë se shqiptarët shtrihen në 28 milion km katrorë e në zona kaq të ndara, për të pësuar ndryshime kaq thelbësore mes tyre? Eshtë koha ta duam njeri-tjetrin, të jemi më bashkë se kurdoherë.

Nuk mund të gjykosh kurrë një individ për rrethanat të cilat nuk i ka zgjedhur ai, për kushtet në të cilat mund të ishe ndodhur edhe ti...

Racizmi është një injorancë e madhe. Jemi të gjithë shqiptarë !

Kafshët shtëpiake (domestike)

Çdo ditë e më tepër rritet numri i njerëzve që shëtisin me kafshë domestike nëpër këmbë apo në krahë, raca të ndryshme qensh, nga pekinezi e deri tek dobermani. Ndonjëherë madje të krijohet ideja që nuk janë njerëzit që nxjerrin shëtitje qentë, por janë kafshët që nxjerrin shëtitje njerëzit...
Kjo dukuri ndodh në raport të drejtë, me rritjen e numrit të njerëzve që jetojnë në skamje.

Nga njëra anë njerëz që zgjasin duart për bukën e gojës, nga ana tjetër njerëz që bredhin supermakete për të gjetur ushqimin e preferuar të kafshës së tyre. Nga njëra anë njerëz që nuk kanë një strehë ku ti shpëtojnë erës, shiut apo vapës, nga ana tjetër njerëz që ndërtojnë streha për kafshë domestike.

Sa vaksinohen kafshët shtëpiake dhe a njihen rreziqet që mund ti kanosin këto kafshë, njerëzve, apo më keq fëmijëve të vegjël ?

Sa e shëndetshme mund të jetë për rracë qensh garash psh. të banojë në pallat dhe sa e shëndetshme është për fqinjtë tuaj të dëgjojnë papushim të lehurat e qenve nga ballkoni juaj ?

Si ndjeheni kur shkëmbeheni në rrugë me një jetim, ndërkohë që ju rrisni një kafshë ?
.

Mesazhi i këtij shkrimi nuk është kundra kafshëve, pasi edhe ato kanë të drejtën e jetës. Një tjetër pikë që doja të prekja është prania e qenve "rrugaçë" në Shqipëri..
Qen që kanë shqyer dhe infektuar njerëz, qen që bëjnë ligjin natën, e ku ka zona ku nuk lëvizet pa mbushur xhepat me gurë... Edhe ndonjë shkop me vete, s'do ishte i tepërt.

F. Niçe : Qeni nuk është kafsha më besnike, ajo e do njeriun për interes e pronar të vetin ka interesin.

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 Stop Injorancës


Eshtë më mirë të rrisim kafshë ?




Apo të rrisim fëmijë ?

Fjala “Gur” në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, para 29 shekujve

Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve.

Epilologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike prej ari të gjuhës shqipe. Një tronditje e madhe në botën shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M. Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku gjendeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj. Këto emra ilirë janë ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e gurtë”.

Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i dyfishtë . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të Homerit si emërtim. Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala “Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike. Edhe më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai petras”.

Në 1920 në gërmimet arkeologjike të bëra në Dodonë u zbulua dhe një tabelë bronxi me emër njëriu Guras. Ky emër ilir gjendet si toponim edhe në Kretë, në Kylkadë dhe Tesali. Historiani antik Arriani, në librin e tijë kushtuar Aleksandrit të madh (4,23) thotë se:”Aleksandri marshoi nëpërmjet një vëndi të quajtur “Guraioi”, ku kishte dhe një lumë me të njëjtin emër”, gjatë fushatës së Aleksandrit të madh në Indi. Duke studiuar me kujdes Biblën e Shenjtë, kemi gjetur papritur një dëshmi unike gati dy shekuj më të vjetër se sa tekstet e Homerit ku përmendet fjala ilire shqipe “Gur”.

Vendndodhja e kësajë dëshmie është në:”Libri i dytë i Mbretërve” (9,27). Aty tregohet episodi sesi Jehu bëri kryengritje dhe vrau Akzarin, duke u bërë vetë mbret i Judesë dhe Izraelit. Unë konsultova disa tekste të botimeve të Biblës së Shenjtë në gjuhën shqipe. Në Biblën e Shenjtë (Diodadi i ri) përkthim i vitit 1991, 1994 shtypur në Brindisi në vitin 1995 në faqen 424 thuhet: “Dhe e gjuajtën (Akazian) në të përpjetën e Gurit që është afër Iblehamit“. Në versionin e Biblës së Shenjtë shtypur në Jongloed, viti 1993 në faqen 398, përkthimi shqip është : “pranë vëndit ku rruga është drejtë Gurit e kthen për në drejtim të Jiblamit”. Në versionin e Biblës së Shenjtë në shqip botuar nga nga “The Albanian Bible Society” Firence 1995 faqe 722 thuhet: ”E gjuajtën në të përpjetën e Gurit që është afër Iblemit”. Të tërheq vëmëndjen se ndërsa për toponimin Ibleam shqipërohët edhe në formën Jiblam, osë Iblami, në të gjitha rastet e mësiperme, toponimi i vëndit i quajtur “Guri” jepet korrekt. Për ta konkretizuar vërtetësinë e toponimit “Gur” pashë variantët e Biblave në greqisht dhe latinisht, kur në të dy rastet ky toponim është në formën “Gur”. Në “Holy Bible”, në “International version“, botuar nga “International Bible Society”, në 1984 në faqen 267 pasazhi “on the way up to Gur near Ibleam” Në “La Bible”, “Nouvelle edition revue” Paris, (përkthim nga origjinali hebraisht dhe greqisht)në faqën 440 thuhet : “à la montée de Gour près Yivleim”.

Pra del qartë se në variantet e dy gjuhëve kryesore të njërëzimit të Biblave të autorizuara në anglisht dhe frëngjisht toponinimi quhet konkretisht “Gur”. Vërtetohet kështu që fjala shqipe gur është përcjellë si toponom dhe ka mbëtur e fiksuar në :”Librin e dytë të mbretërve” që dihet është shkruar në shekullin e IX përpara Krishtit. Madje saktësia e përmendjes së toponimit “Gur” mund të arrihet deri në kronologjinë e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit të Jehut, i cili vrau Akazin. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 841 përpara Krishtit. Mbas kësaj vrasje Jehu u bë mbret i Judesë dhe Izraelit në vitet 841- 814 përpara Krishtit. Duke parë përkthimin madhështor në gjuhën shqipe “Besëlidhja e vjetër dhe Besëlidhja e re“ nga Dom Simon Filipaj, botuar më 1994, në Ferizaj që është kryevepër filologjike e shqipërimeve shqipe në të gjitha kohërat, në faqën 448 në postshënimin nr 27 jepet një shpjegim gjeografik i vëndit ku Jehu vrau Akazian. Kështu Ibleami quhet sot Tel Belame dhe është në jug të Jeninit, gati dhjetë km në jug të Jezrahelit në rrugën drejt Jeruzalemit. Kjo do të thotë që edhe vëndi i quajtur “Gur” nuk është shumë larg Qytetit të shenjtë Jeruzalem. Do të ishte një kërkim i frytëshëm për të parë nëse ka mbijetuar toponimi “Gur” apo është ndryshuar.

Ajo që është esencialisht e rëndësishme për ne shqipëtarët është se fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramendëse, përpara 29 shekujvë pra perpara 2900 vjetëve. Kjo është dëshmia më e vjetër e një fjale në gjuhën shqipe deri më sot. Nuk është aspak një zbulim i thjeshtë dhe për të nuk mund të këtë më asnjë lloj skepticismi. Miku im Petro Zheji në librin e tij “Shqipja Dhe Sanskritishtja” botuar më 1996 flet gjerësisht për fjalën “Gur” dhe e quan një nga fjalët më të lashta të njërëzimit, një fjalë operatore që ka ndikuar në shumë gjuhë të botës, që gjendët në sanskrishten në formën “Giri” apo në latinishtën “Gravis” (i rëndë) në sllavisht “Gora” (mal) “Granica” (kufi),apo në gjermanishten “Gral” (guri i shenjtë), në greqishten “Aguridhe” (rrush i pabërë, i fortë si gur).
Madje Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike që kanë në thelb fjalën “Gur”, edhe tek emri i Gorgonës (shikimi i të cilës kthën gjithçka në gur), madje ka zbuluar se varri i Timurlenit në Samarkandë quhet “Gur – i – mirë”. Sipas Zhejit fjala “Gur” shtrihet që nga India e vjetër dhe e largët deri në skajet më veriorë të europës. Kjo është një fjalë që e kanë patur pellazgët që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një fjalë e gjallë vetëm tek një popull në botë, vetëm tek ne shqipëtarët. Madje fjala “Gur”, fjalë njërrokëshe hyn tek fjalët e para të njërëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe të gruas së tijë Pyrras që mbijetuan mbas një katastrofe dhe për të krijuar njërëzimin hodhën pas shpine eshtrat e tokës, që janë gurët. Nga gurët që hodhi burri lindën burra, dhe nga gurët që hodhi gruaja lindën gra. Ky koncept që jeta del nga guri ka mbijetuar tek miti i hyjnisë Mithra , që gjoja ka dalë nga brëndësia e një shkëmbi (Petra Genetri).

Interesante është që në kryeveprën poetike të poetit të madh romak Lukani (shek.I-rë pas Krishtit) të quajtur “Farsala” libri i VI po tregohet beteja historike në qytetin e Durrësit midis Cesarit dhe Pompeut, përmendet në një varg edhe emri i shkëmbit të madh i quajtur sot “Shkëmbi i Kavajës” .
Lukani thotë shprehimisht që “banori Taulant e quan Petra”. Në fakt “Petra” është greqëzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vërtetë është kjo, saqë në dokumentet mesjetare përmendet kisha e Shën Kollit (Nikollës) e “Gurit” që më vonë në gojën e shqipëtarëve ka vënë emrin e fshatit “Shkallnur” (Shën Kolli i gurit = Shkallnur). Kjo do të thotë që emri “Gur” i këtij shkëmbi në jug të qytetit të stërlashtë të Durrësit ka mbijetuar në të gjitha kohërat pamvarësishtë nga kronikanët latinë apo grekë që kanë përdorur fjalë të ndryshme ose emra të tjerë për këtë shkëmb të madh, është trashëguar emri fillestar nga thellësitë e kohërave.

Madje edhe emri i ishullit të Sazanit pranë Karaburunit lidhet me latinishtën vulgare “Saso” , që do të thotë “Gur”. Kjo do të thotë që në hershmëri ishulli i Sazanit është quajtur ishulli “Gur”. Ky fakt ndërlidh ishullin e Shqipërisë me atë subjektin homerik të “Guras Petras”, që kemi folur më sipër. Është e njejta llogjikë emërtimi ku për parësi ka emri i stërvjetër “Gur” .
Siç u shpreha më sipër fjala shqipe “Gur” është emblema më e vjetër gjuhësore e gjuhës shqipe në të gjitha kohërat./abcshqip/

Elton Varfi

Indi, vajzat mbjellin fushat nudo

Fermerët në një shtet në lindje të Indise u kanë kërkuar vajzave të tyre të pamartuara që të punojnë tokat të zhveshura në mënyrë që të vënë në siklet zotat e motit, që të sjellin reshjet për tokat e tyre të thata.

Sipas “Reuters”, dëshmitarët kanë pare vajza të zhveshura në shtetin e Biharit që punonin tokën dhe këndonin këngë të vjetra pas perendimit të diellit duke iu lutur zotave.

India këtë vit ka vuajtur thatësirën më të madhe në këto dekada.

TCH