Monday, September 28, 2009

"Është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve"

Ne shqiptarët jemi popull i vështirë. Sa të përulur e të paditur shfaqemi në pjesë të ndryshme të historisë, aq rebelë e të pashtruar shfaqemi në raste të tjera. Pse?!

Përgjigjen e ka dhënë ish- Mbreti, Ahmet Zogu, në Londër... Në një takim të mbretërve të mbarë botës në Londër, diku në vitet '30-të, një gazetar anglez, më shpoti dhe me pak nënçmim e pyet:

Si e ndjen veten mbreti i një populli liliput si shqiptaret, midis mbreterve te shteteve ku nuk perendon dielli kurre?!

Dy tre mbretër fqinjë filluan të gajaseshin, duke menduar se Mbreti Zog u zu mat...

Ai tha: "Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë".

Gazetarit, por më tepër mbretërve ziliqarë fqinjë, u ngriu qësëndia në buzë!



http://www.shekulli.com.al/2009/07/06/eshte-teper-e-veshtire-te-jesh-mbret-i-nje-milion-mbreterve.html

Ligjet më të çuditshme të Amerikës !!!

Një koleksion me ligje të çuditshme që shkojnë ndoshta prapa deri në histori, por që nuk janë abroguar kurrë dhe vazhdojnë të jenë në fuqi, megjithëse nuk vihen më shpesh në zbatim. Jo, vetëm për të qeshur!



- Në Teksas është e jashtëligjshme për gjithkënd të ketë në posedim dy palë pinca!!!!

- Në Filadelfia është e ndaluar të fusësh precëls (biskota të kripura) në qese letre, sipas një ligji të viti 1760.

- Një ligj në Alaskë të ndalon të shohësh një musë (lloj dreri) nga aeroplani.

- Në Korpus Kristi është e jashtëligjshme të rritësh aligatorë në shtëpi.

- Në Majami është i ndaluar imitimi i kafshëve.

- Në Arkansas është e jashtëligjshme të shqiptosh keq emrin e shtetit (Arkansas).

- Në Ilinois ka një ligj që thotë se makina duhet të drejtohet patjetër me një timon!!!

- Kalifornia ndalon gratë t’i japin makinës veshur me robdishan.

- Në Memfis, Tenesi, që një grua t’i japë makinës, duhet që një burrë të lajmërojë shoferët e tjerë në rrugë duke ecur në këmbë para makinës që po drejtohet nga gruaja!!!!

- Por në Tenesi ka dhe një ligj tjetër shumë të rrallë: ndalohet të drejtosh një makinë në gjumë!!!!

- Pas kësaj vjen Nju Jorku ku ndalohet t’i japin makinës njerëzit e verbër!!!

- Në Virxhinian Perëndimore vetëm bebet mund të udhëtojnë në një karrocë bebesh!!!

- Në Xhorxhia është e jashtëligjshme të gjuash me shuplakë një burrë në kurris apo gjoks.

- Berberëve, në Xhorxhia, iu ndalohet të shfaqin në vitrinë çmimet e shërbimit.

- Parlamenti i Luizianës kaloi një ligj jo shumë kohë më parë që vendoste një çmim tavan prej 25 cent për qerosët.

- Në Oklahoma ndalohen ekipet e bejsbollit të hedhin topin matanë gardhit të fushës.

- Në Roçester, Miçigan, ka një ligj që thotë se nëse dikush bën banjë në publik, duhet të

kalojë një inspektim të rrobave të banjës nga një polic në fillim!!!

- Në Kentaki ka një ligj që sanksionon se çdo njeri duhet të bëjë banjë të paktën një herë në vit.

- Në Utah, zogjtë kanë të drejtën e kalimit para automjeteve në të gjitha autostradat.

- Në Ohajo duhet të kesh liçensë për të mbajtur një ari.

- Në Tenesi ka një ligj që ndalon shitjen e Bolonja (nja sandviç me mish) të djelave.

- Në Virxhinia, kodi zgjedhor i viti 1930 ndalon korrupsionin dhe ryshfetet për çdo person tjetër veç kandidatëve politikë!!!

- Në Providencë, Rode Ajland është e jashtëligjshme të hidhesh nga ura!!!

- Në Kansas ndalohet të ecësh me një bufalo nëpër rrugë.

- Në florida është e ndaluar të fusësh kafshë (dele, lopë) në autobusët e shkollave.

- Lakrat nuk mund të shiten të dielën në New Xhersi.

- Në Kalveston është e ndaluar të kesh një deve të zgjidhur nëpër rrugë.

- Karolina e Veriut ka një ligj që thotë se ndalohet të zihen qentë me macet.

- Në Kliveland, Ohajo është e jashtëligjshme të lesh çimçakizin në vende publike.

- Në Virxhinia pulat nuk mund të bëjnë vezë para orës 8:00 dhe duhet të kenë mbaruar deri në 16:00.

- Në Nju Jork u ndalohet fëmijëve të kapin me dorë apo të mbledhin bishta cigaresh.

- Në Masaçusets është e ndaluar të fusësh domate në clam chowder (një lloj supe).

- Në Washington nuk mund të mbash të fshehur një armë që është më e gjatë se 6 këmbë

- Në San Francisko ka një ligj që ndalon të marrësh kuti bosh e të gjuash me to dikë.

- Në Kentaki u ndalohet tregtarëve të fusin klientët me zor në dyqan!!!

- Në Konektikat djemtë ndalohet t’i shkruajnë një vajze, nëna apo babai i së cilës e ka

ndaluar këtë marrëdhënie.

- Në Miçigan çiftet e martuara rrezikojnë burgun po nuk jetuan së bashku.

- Në Kolorado, nëse macja del nga shtëpia duhet të ketë një dritë në bisht!!!

- Në Kaliforni, një ligj i vitit 1925 thotë se ndalohet të tundesh kur kërcen!!!

- Në Utah, mes kërcimtarëve duhet të duket drita e ditës.

- Në Miçigan është e jashtëligjshme për një zonjë të ngrerë fundin e saj më shumë se 18

cm kur kalon në një pellg me baltë.

- Në Karolinën e Veriut është e ndalur që lepujt të vrapojnë nëpër rrugë.

- Në Xhorxhi është e jashtëligjshme të përhapësh një thashetheme të rremë!!!

- Në Virxhinian Perëndimore është e ndaluar të gatuash lakra për shkak të erës, mund të dënohesh me burg.

- Në Misuri burrët duhet të kenë leje për t’u rruar!!!

- Një ligj thotë se në Bulevardin e Hollivudit nuk mund të kalojnë njëkohësisht më shumë se 3000 dele njëkohësisht.

- Në Teksas dënohesh akoma me varje për vjedhjen e lopëve.

Burimi :ShqipMedia

Kopje me Bluetooth

Qëndron i maskuar, poshtë flokëve ose në mëngët e gjata. Është sa një çamçakëz petë dhe nuk dallohet nga pedagogët. Quhet Bluetooth Wireless dhe është teknika kopjace më e përhapur në auditoret e universiteteve shqiptare dhe njëkohësisht më shumë e kërkuara nga studentët në dyqanet e teknologjisë së lartë.

Vetëm në dy javët e fundit, shitësit raportojnë shitje përtej parashikimeve. Klientët janë po ata studentë, të cilët frika e ngeljes në provimet sezonale, i detyron të gjejnë forma nga më të sofistikuara kopjimi. Një i tillë, është edhe Bluetooth Wireless, që po njeh në këtë sezon provimesh, përhapje masive në auditorët e universiteteve. I përdorur më së shumti nga drejtuesit e automjeteve, aparati i thjeshtë në dukje, është kthyer tashmë në mjetin e shpëtimit për shumë nga studentët shqiptarë.


Aq i kërkuar është aparati nga studentët, sa që në fillim, kur shtron kërkesën, shitësit në dyqanet e pajisjeve teknologjike interesohen të dinë nëse e doni për provim ose jo dhe kur mësojnë se të duhet pikërisht për të kopjuar, nisin e të shpjegojnë fije e për pe mënyrën se si mund ta maskosh. Lindita, shitëse në një nga dyqanet Hi-tech, informon për gazetën "Shekulli", se kërkesa e lartë nga studentët për Bluetooth Wireless, i ka detyruar të marrin furnizim të dytë. "Aparati ka njohur shitjet më të mëdha në sezonin e provimeve të dimrit, kjo edhe për vetë faktin, pasi në këtë kohë ai mund të maskohet më lehtë, si nga studentët meshkuj ashtu edhe ato femra.


Por, edhe në këtë sezon ka goxha shitje, megjithëse duhet thënë se për meshkujt maskimi në këtë stinë i aparatit në trup është më i vështirë se në dimër për t'u kryer." Shitësja rrëfen më tej edhe mënyrën se si studentët e të dyja gjinive mund të maskojnë aparatin në trup. "Për meshkujt, duke qenë se kanë flokë të shkurtra, mënyra më e mirë për të përdorur Bluetooth Ëireless, është që të mbajnë veshur këmishë me mëngë të gjata. Duke qenë se vendosja e aparatit në vesh do t'i zbulonte, fare mirë ata mund të ngjisin aparatin në mëngë dhe të mbajnë dorën pranë veshit, për të dëgjuar bashkëbiseduesin që ndodhet jashtë derës së provimit". Më i thjeshtë është përdorimi i aparatit për femrat. "Për femrat, mbajtja e aparatit në vesh nuk është problem.


Duke qenë se pjesa më e madhe e tyre kanë flokë të gjata, mund ta maskojnë fare mirë, pa u diktuar nga pedagogu që zhvillon provimin". Shitësja sqaron se, hëpërhë, klientët që kërkojnë më shumë aparatin kopjac, janë studentët, ndërkohë që përjashton mundësinë, që përdorues të tij të jenë edhe nxënës të arsimit të mesëm apo atij 9-vjeçar. "Nuk mund të them nëse ka edhe nxënës që përdorin këtë teknikë kopjimi. Në dyqanin tonë ata që kanë kërkuar të blejnë deri më tani aparatin, janë studentë. Kjo ndodh jo sepse nxënësit nuk duan apo nuk dinë të kopjojnë, por sepse ndoshta kanë frikë se mund të pikasen nga mësuesit, pasi dihet që ndëshkimi është më i rëndë për nxënësit sesa për studentët kur kapen duke kopjuar", - sqaroi shitësja

Studentet femra, kopjace të përsosura



Kopjimi me Bluetooth Wireless, konfirmohet edhe nga vetë studentët. V. A., student në Universitetin Politeknik, pohon se ky aparat sa vjen dhe po gjen më shumë përhapje në provime. Aq perfekt është maskimi i tij, sa edhe vetë pedagogët e kanë pothuajse të pamundur të konstatojnë se, në sallën ku zhvillojnë provimin e tyre sezonal, ka studentë të cilët kopjojnë duke zgjedhur një teknikë të tillë. "Ne kemi shokë tanë të kursit, të cilët përdorin këtë teknikë kopjimi. Çdo gjë bëhet në prani të pedagogëve, të cilët as që e kuptojnë se studenti që kanë përballë, po kopjon", - rrëfen studenti.


Vështirësia e të kuptuarit se një student po kopjon, qëndron në faktin se Bluetooth Wireless është një aparat i thjeshtë, jo më i madh se një çamçakëz petë, i cili lidhet me aparatin celular pa kabllo. Aktivizimi i tij bëhet nëpërmjet opsionit Bluetooth, që ndodhet në menynë e aparatit celular. Një tjetër e mirë që i njihet këtij aparati është se, duke u lidhur me opsionin Bluetooth, zilja e telefonit eliminohet menjëherë, gjë që e bën edhe më të padukshëm. Më të avantazhuara për përdorimin e këtij aparati janë studentet femra, të cilat për shkak të mbajtjes së flokëve të gjata, mund ta përdorin atë në çdo sezon provimi, pa u shqetësuar se mund të diktohen nga pedagogët e lëndës.


Dikur i fshihnin kopjet poshtë bankës, sot kopjimi vjen nëpërmjet teknologjisë

Kohë e re, teknika të reja kopjimi




Ecën para teknologjia, por nuk mbetet pas edhe kopjimi. Kush e mban mend, duhet t'i kenë shpëtuar shtatë, kur mësuesi e kapte me kopje të fshehur poshtë në të ndenjura, apo kur kthente kokën pas nga shoku. Nuk është se këto teknika kopjimi nuk ekzistojnë edhe sot. I njohin nxënësit, por jo më pak edhe mësuesit, të cilët dikur kanë qenë vetë të ulur në banka. Ndoshta tani kopjimi është më i sofistikuar në teknikë, por sidoqoftë, kopjimet tradicionale mbeten triumfatore. Si për shembull, shkrimi i pyetjes në pëllëmbën e dorës, apo në parakrah, kalimi i kopjes bankë në bankë, shkarravitja e bankës etj.


Por, sidoqoftë, këto teknika të vjetra kopjimi, mbajnë mbi vete edhe rrezikshmërinë e lartë të zbulimit nga mësuesi. Kështu që, gjithmonë, pothuajse çdo brez nxënësish, stimulon teknika të reja komunikimi. Shembull konkret është fotokopja. Shumë vite më parë nuk njihej, por me të tani mund të bësh mrekulli. Mund të marrësh një libër, t'i ulësh rezonancën deri në 28 për qind dhe të kopjosh fare rehat pa u vënë re. Për të mos folur më pas për aparatet celularë, të cilët sa më të sofistikuar bëhen, aq më shumë ndikojnë në stimulimin e përmirësimit të teknikës së kopjimit, aq sa edhe ideja për të lënë çantat në katedrën e mësuesit, nuk pi më ujë.

Po ju ç'metoda keni përdorur ?

Burimi : http://www.shekulli.com.al/2009/07/06/kopje-me-bluetooth.html

Çoroditje e ç'orientime muzikore-kulturore !

“Askush si duket nuk është marrë më thellë me analizën e shkaqeve të moralitetit, jo vetëm te fëmijët, por edhe në popullsinë e rritur. Të mos flasim për një lloj stuhie, ose ndoshta indolence në fushën e kulturës e të krijimtarisë, ku, këtë e shohim të gjithë, të thuash pa ngjyrë pa ashtuquajtura “kulturë masive” të thuash pa ngjyrë, pa asnjë porosi, pa asnjë kualitet. Po ta shohim në mënyrë analitike serioze gjendjen në muzikën tonë, po t’i shikojmë disa kaseta dhe shirita me “këngë popullore” dhe me humor “të ri”, patjetër do të konkludojmë se kemi arsye për brengosje, se manipulohet shumë me patriotizëm, me ndjenjat e njerëzve, me demokracinë, me shijen (pa shije) sa për të bërë biznes dhe për të fituar sa më shumë para me bejte të llojllojshme, të zbrazta, këtu e në diasporë. Dhe, kjo s’vlen vetëm për hapësirën tonë kosovare. Është problem i përgjithshëm, pa dyshim i madh. Duhet të brengosemi dhe të na kap droja të themi si dhe pse veprojnë disa njerëz me melosin tonë dhe çka na ofrojnë si këngë të ashtuquajtura popullore, ose edhe argëtuese, këtu te ne. Shpesh ndodh që të dëgjojmë këngë me melodi që s’kanë asgjë të përbashkët me melosin autentik shqiptar, të dëgjojmë ndonjë “mikst” melodish, madje edhe fjalësh, (ndonëse ato janë shqip) të këngëve turke, greke, sllave, jevge, madje edhe arabe dhe kushedi se çfarë, por që në vend të haresë e të përjetimit artistik, shkaktojnë në shpirtin tonë zemërim, hidhërim.

Pse vallë? Pse kështu? A ekziston në ndonjë kënd të vetëdijes tonë kolektive, shtetërore, institucionale apo edhe indiduale përgjegjësia për këto dukuri? A mund të ndikojmë më kështu që t’ua premë rrugën sadopak bastardëve të kulturës sonë?A mund të na kushtojë kjo shtrenjtë si lëndim dhe krijim shprehish? Sido që të jetë, ka mundësi të veprojmë, ta shtrojmë rrugën më ndryshe, me kritere më serioze, me përgjegjësi kombëtare, që doemos duhet ta kemi, qoftë si opozitë, qoftë si opozitë, si pushtet (përkundër preokupimit me shumë probleme të rënda), por edhe si popull i zgjuar, si komb me perspektivë, që ndërlidhet dhe prore është në korrelacion me lashtësinë tonë, me veçoritë më cilësore dhe autentike të kulturës sonë. Dikush mund të thotë “ka kohë për këto punë”, sepse tani për tani jemi të ballafaquar me disa bëma të tjera, më me rëndësi. Megjithatë, është dhe duhet të jetë detyrim i dorës së parë, imperativ, pikërisht kujdesi për arsimin e kulturën, për shkencën dhe shëndetësinë, për krijimin dhe ngritjen e kuadrove të afta, do të thotë për një politikë më rigoroze kur është fjala për lëmenj, ku unë shoh boshtin e të gjitha çështjeve, madje kushtëzimin e perspektivës për një jetë më të mbarë”
(Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1977, f. 36-38)



“TALLAVA”
Haj, medet, medet-e
Po bëjnë djem e çika –
N’ duar t’ kujt ka mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N’ duar t’ matrapazëve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën popullore!
Që s’ njohin traditën,
Toskërishte, gegërishte;
Por na e ndalin rritën
Me këngë magjupishte?!
Humben këngët tona
Me atë bukuri-e!
Himn në dasmat tona –
“Çaje Shukarije!?”
Shih çka m’ tha një dit-e
Producent Maskari –
Këngët e traditës
Nuk po i han pazari!
-Po deshe albumi
T’ shkojë si bakllava,
Këndo këngë magjupishte
N’ stilin “Tallava!”

Demir Krasniqi, Gjilan, më 04.07.2008.




BOMBARDIMI I KANGËS SHQIPTARE

nga Agim Gashi

Producentët n´kamë janë çu
T´gjitha forcat i kanë bashku,
Me kangëtarë e me këngëtare
Me i shpallë luftë kangës shqiptare

Nga çdo anë ndihmë kanë kërku
Armë të randa me ju çu:
Ju çoj sinta Japonia,
Tarabuka vetë India,
Çon ezane Arabia,
Shumë gazela u çon Turqia,
Erdh buzuku nga Greqia,
E Llambada nga Brazilia!

Satelitët i kanë shterngu,
Për hava tuj fluturu,
Shpi për ship me ateru
Kangën shqipe me bombardu;
Tatlisesi ai komandant,
N´Kumanovë ka ba desant,
Luftë e madhe ashtë zhvillu
Kanga shqipe ashtë plagu!

Pllasin lopë, blegërojnë kallusha,
Plot kaseta na u mbush fusha,
Na u mbush fusha, na u mbush mali
Prej dashnisë po digjet djali,
Armatosen kërriçe e mushka;
Zinxhir n´vesh, kumona n´gusha,
S´mund po i nxjerrin topat prej lloçit
Dul Shehidja prej kallamoqit!

Kanë hap´ gojë bretkana e zhaba,
Këndojnë himnin „ Shiki-shiki-aba“!
Ja Muhamede jarabi,
Bane llugë si n´Arabi!

Shkyn gabzherrat, fryhen n´gusha,
Me Dadusha e me Salusha,
Me Nazusha, me Fatusha,
Me Zemrusha, me Takatlusha,
Fryhen n´studio me bedena,
E knojnë shqip si Lepa Brena!
Therrin vashat n´mes t´Prishtinës
Tu´ jau hangër rruzën e shpinës!

Marrë nga : Marre nga Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2008

Kuriozitete

1. Bërrylat nuk mund të puthiten, gjithashtu nuk mund të preken me gjuhë

2. Një lopë mund ti ngjisë shkallët, por s'mund ti zbresë ato

3. Në vitin 1987 America Airlines kurseu 40.000 dollarë vetëm sepse hoqi nga një kokërr ulliri në çdo sallatë që shërbente në klasin e parë

4. Duke shumëzuar 111.111.111 x 111.111.111 përfitohet 12.345.678.987.654.321

5. Eshtë e pamundur të teshtish me sy hapur ( e kotë qe e provoni!!!)

6. Mesatarisht nje mengjerash jeton 9 vjet me pak ne raport me ate qe perdor doren e djathte

7. Nje bubuzhel mund te jetoj 9 dite nqs i pritet koka... me pas vdes nga uria!

8. Elefantet jane te vetmet kafshe qe nuk mund te kercejne! (natyra eshte e zgjuar )

9. Normalisht nje njeri qesh 15 here ne dite

10. Thomas Alva Edison kishte frike nga erresira (mbase per kete arsye e shpiku llampen?)

11. Numri i famshem 666 qe lidhet me djallin, vjen nga romaket qe perdornin numrin DCLXVI si nje numer te vecante (si kemi ne 654321)

12. E keni pyetur ndonjehere veten se sa peshon nje re? Peggy LeMons, studjuese ne National Center for Atmospheric Research del Colorado, ka llogaritur se sa peshojne rete, duke perdorur si njesi matese elefantet. Nje re ne dimensione te vogla peshon 550 ton, rreth 100 elefant. Rete e nje stuhie i korrespondojne 200 milion pakiderma, 40 milion ne rastin e nje uragani.

13. Fjala "varreza" vjen nga greqishtja "koimetirion" qe do te thote "vend per te fjetur"

14. Te hash nje molle, eshte me efektive se nje filxhan kafe per te ndenjur zgjuar...

15. Nje xhirafe mund ti pastroj veshet e saj lehtesishte me gjuhe

16. Milingonat shtriqen ne mengjes sapo zgjohen

17. Ne 1/3 e botes, akullorja me vanilje eshte ajo me e shitura

18. Shimjet dhe delfinat jane te vetmet kafshe qe e njohin veten e tyre perpara nje pasqyre...

(NUK) Jemi atdheu i maskarenjve

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU TE IKEN PER LESH KOKA.

KU KAM DASHUR MEME E AT.
KU NA GRIN FAJDET, PARATE.

KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA DRITA, POR PISHTARE.

KU TE MBYT PLUHURI, TALLASHI.
KU KERCET E PRET KALLASHI.

KU KA DIAMANT E AR.
POR S'GJEN UJE PER TU LARE.

KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA PARTI PER LLOGJE

MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
NJE POLITIKAN 10 BODYGUARDA.

KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

KU KA RRUGE E TROTUAR
SI PER NJEREZ DHE PER GOMARE.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

KU BEJNE C'MOS, SHESIN DHE DHEMBET.
VEC TE IKIN NGA SYTE KEMBET.

KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE CDO KATEGORIE.

KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT.
PA LEJE ESHTE NGRITUR NJE PALLAT.

E TANI PUNOJ LUGAT.
NE PRONAT E NJE GREKU PLAK.

KU NGROH VEZE REVOLUCIONI.
ME DIPLOME PROSTITUCIONI.

KU NE MUAJ MERR 200-MIJE LEKE.
DHE S'BLEN DOT NJE PALE BREKE.

MEMEDHE, ESHTE SHQIPERIA.
KU SE PYET NENEN E BIJA.

KU TE RRJEPIN SI GJEL DETI.
MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

KU DOKTORET JANE KASAPE.
PO S'PAGOVE TE THERIN PRAPE.

KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
VAJZA, NE MBATHJE E SUTJENA.

KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

KU NE DISKO, PUB E BARE.
NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

KU KA BINGO E LOJRA FATI.
INTERNET E DHOME CHATI.

KU USHTRIA NUK TE MBRON.
POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON.

KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

MEMEDHE, ESHTE KY DHE.
KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

KU NE SHKOLLE PERDORET DROGA.
DHE DREJTORIT I NGRIHET RROGA.

KU PER PLEQTE, QE KANE TENSIONIN.
SHTETI IU NDERPRET PENSIONIN.

KU VIDHEN E SHITEN NDIHMAT.
QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

KU NE SHKALLET E PALLATIT TE KULTURES.
TJETRI HEQ BREKET, E IA KEPUT SHURRES.

KU PRESIN BURRAT TEK USHTARI.
QE TE VIJE TI MARRE PRONARI.

KU NENA, PER TE RRITUR FEMINE.
E SHET NDERIN PER 20-MIJE.

...vazhdon...

Kontrast

Ngjarje e vërtetë !

Zoti Ministër i Mbrojtjes !



Më lejoni që me shumë respekt të marr guximin t'ju shpjegoj sa më poshtë vijon, dhe t'i lutem vullnetit tuaj të mirë për të bërë sforcimin e duhur për një sqarim të shpejtë të çështjes.
Jam në pritje të thirrjes nën armë. Jam 24 vjeç dhe jam i martuar me një vejushë 44 vjeçare, e cila ka një vajzë 25 vjeçe. Babai im është martuar me këtë vajzë. Kështu, aktualisht babai im është bërë edhe dhëndrri im, meqënse është martuar me vajzën time. Përveç kësaj, nusja është bërë edhe njerka ime, duke qënë gruaja e babait tim.

Gruaja ime dhe unë në muajin janar u bëmë me një fëmijë. Ky fëmijë është kështu vëllai i gruas së babait tim, pra kunat i babait tim; përveç kësaj është edhe daja im, përderisa është edhe vëllai i njerkës sime. Biri im pra është edhe daja im.

Gruaja e babait tim për Krishtlindje lindi një fëmijë, që njëkohësisht është edhe vëllai im përderisa është fëmijë i babait tim, dhe nipi im përderisa është fëmijë i fëmijës së gruas sime. Unë jam pra vëlla i nipit tim, dhe meqënse burri i nënës së një njeriu është babai i tij, rezulton që unë jam babai i vajzës së gruas sime dhe vëllai i birit të vet.

Kështu që unë jam gjyshi im!



Me shpjegimin e gjithë kësaj, ju lutem më lejoni të mos e kryej shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sepse ligji e ndalon që babai, i biri dhe nipi të kryejnë shërbimin ushtarak në të njëjtën kohë.
I bindur që do të gjej mirëkuptimin tuaj, ju lutem z. Ministër të pranoni konsideratat e mia më të shquara.





Kjo letër është dërguar më të vërtetë nga një i ri shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Republic of Analbania

"Problemi më i madh me komunikimin është iluzioni se po ndodh vërtetë"

George Bernard Shaw

Hap ndonjë ditë, cilëndo ditë, ndonjë nga të përditëshmet e shtypit shqiptar dhe tek këmbët e tua do bien si insekte gjithëfarësoj analizash shtypi me tema të perceptuara në module psikoekzistenciale (sa inteligjente tingëlloi kjo huh?), të trajtuara në mënyrën që të ngjajnë elitare, gati të tejbotëshme, mbushur me fjalë të huaja, të panjohura, mbytur me koncepte të largëta sa google.com, por gjithësesi të vështira, si për të provuar me shkrim se autorët i përkasin tjetër rangu, tjetër klase. Këta janë mësuesit e kombit, farisej të gatshëm për të ligjëruar pafund për çdosend. Kujdes nga këta, se realisht nuk thonë shumë përveçse "shikomëni mua sa i dijshëm (lexo provincial) jam".

Këto analiza e debate skarco janë vepra të atyre që në gjuhen e plebejve si ne quhen llafollogë profesionistë, që shkruajnë jo aq për të përcjellë mesazhe sesa për të masturbuar me ëmbëlsinë e tingullit të zërit, apo gërmës së tyre. Të vetëkënaqur ngrihen në ajër si tullumbace të fryra prej fjalësh të mëdha e termash që për t'i lexuar e shqipëruar njeriut normal i duhen gjithëfarësoj shtrembërimesh t'ia dali. Opinionet e tyre, njëherësh nihiliste dhe të vetëkënaqura, janë editorialet e debatucëve, "perlat" e midhjeve tona elitare, që prodhojnë pafund mendim. Këta gjela, dy, tri herë në javë bëjnë vezë mendore. Por, pafat, s'janë veçse mufka, adoleshentë të thinjur e të papërmbushur.

A na nevojiten debate profesionistësh apo profesionistë debatesh?

Ndize televizorin për të ndjekur një transmetim debati dhe do gjesh po këta tipa euriditë, analistët e shtypit (dhe televizionit...dhe të çdo mediumi nën diell) duke dhënë më shumë mend. Këta opinionistët tanë të kudogjendur e të gjithëdijshëm kanë një tabiat të padurueshëm për tu marrë me gjithëçka. Nuk ka rëndësi ç'është tema, analistët e qytetit buzë Lanës janë të gatshëm të shprehen për çdosend.

Qoftë mbarështimi i bletëve, marksizmi, turizmi, Kushtetuta, letërsia, zgjedhjet amerikane, centralet bërthamore, kultivimi i trangullit, filozofia, ndërtimet pa leje, seksi, historia e Gjergj Kastriotit, moda, sallameria, ekonomia etj etj...këto janë të gjitha brenda fushës së tyre (pafund) të ekspertizës. Këta pleq janë të gatshëm të diskutojnë çështjet e rinisë... këta burra japin mend për problemet e gruas.

Nuk është aspak çudi që në të njëjtën mbrëmje, në të njëjtën orë, në kanale të ndryshme televizive të shikosh të njëjtit syresh duke folur për tema pa lidhje njëra me tjetrën... Janë të habitshëm, mrekullues, shterpë. Janë arratisur ekspertët, janë harruar akademikët dhe profesionistët. Larg qëndrojnë teknokratët, heshtin ekonomistët, struken juristët. Civilët na mësojnë mbi ushtrinë. Ushtarakët të mbajnë shënime! Në televizionet shqiptare dominojnë psikopatët e gjithëdijshëm.

Këta kanë uzurpuar studiot dhe faqet e shtypit, janë opinionistë dhe opinionbërës, natyrisht janë edhe opinon analizues. Këta në bashkëpunim me njëri tjetrin janë viktimat dhe autorët e shterpësisë së debatit publik ndër shqiptarët. Këta nuk i lënë rradhë ekspertëve, nuk u lëshojnë vend atyre që vërtetë kanë diçka për të thënë e për të dhënë. E kështu, pa e kuptuar as vetë kontribuojnë në sterilizimin e vazhdueshëm të mendimit në këtë vend. Janë mistrecë nga natyra, apo mistrecë të stërvitur. Shesin mend, e blejnë kravata - gjithësesi pa shije.

Unë nuk di të them se çfarë e mundësoi forcimin e këtyre tipave opinionisësh batutaxhinj, aq sa nuk di të them çfarë i bën hijenat të arrijnë t'i marrin thelën luanit, por keqardhje ndjej. Sepse ky vend ka ekonomistë, bujq, biznesmenë, juristë, filozofë, historianë, gjuhëtarë e gjithfarë profesionistësh brilantë që kanë shumë më tepër për të dhënë se debatucët, por që nuk gjejnë më as dëshirën për të hyrë në biseda të kota me ata që kujtojnë se dinë, e që në këmbim mbeten jashtë debatit publik. Kjo është një kosto reale për shqiptarin e thjeshtë, që në vend se të informohet dhe edukohet nga profesionistët, sorrollatet hundësh nga hajvanët që kanë përmbytur hapësirat mediatike.

Në këto kushte shoqëria jonë rrezikon të mbetet e varfër, injorante dhe e mefshtë, e paedukuar dhe e pa dije. Si mund të formojmë opinione të mirëinforumuara kur gjith' ç'dëgjojmë e ç'lexojmë është produkt i narcistave të vegjël analistë që kërcejnë pupthi çdo rast që u jepet për t'u shfaqur në televizion? Është koha të bëhemi të ndërgjegjshëm, pak më të shkathët e pakëz më të mençur, për të kuptuar se kemi nevojë të lexojmë e të dëgjojmë nga ata që dinë çfarë flasin e flasin shkoqur për çfarë dinë. Mjaft me këta që të llafosurën e kanë për profesion, e profesion s'kanë, pos llafollogjisë. Duhet të kuptojmë që koston e paguajmë vetë ne si shoqëri kur debati real, edukues dhe informues për çështjet mungon, kur komunikimi i vërtetë mungon.

Blendi Salaj

peshkupauje

Unë njoh një shqiptar - atë e njeh edhe ti

Unë njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë alfabetin
Njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë gjuhën
Edhe një, që do ta ndryshojë flamurin
Një tjetër, që do ta ndryshojë himnin
Dhe një, që do ta ndryshojë historinë

Unë njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë emrin
Unë njoh një, që do ta ndryshojë mbiemrin
Njoh një shqiptar, që do të ndryshoje edhe emrin, edhe mbiemrin
Një tjetër, që do ta ndryshojë origjinën

Unë njoh një shqiptar, që do ta ndryshojë kombin
Dhe ta ndërtojë një komb për vete
Sipas dëshirës:

Komb privat
Histori private
Hero privat
Gjuhë private
Alfabet privat
Për ditë të liga, për ditë të mira
Dhe,
Unë njoh këtë shqiptar trazovaç
Që do të ndryshonte çdo gjë, edhe Tokën
Por, kurrë, veten!

E njoh unë atë! Edhe ti...
Dhe e dua, ashtu si është, trazovaç...
kërcënues, mburracak, kokëfortë, plëngprishës
E dua se po bërtet nga dëshpërimi
Bota rreth tij po ndryshon
E ai mbeti..


Naser Aliu

Shqipëria e Arian Çanit

Prej më se dy muaj rrekem të ulem e të shkruaj diçka për zhvillimet në këtë vend, por e kam pasur të pamundur. I kam zili ata që shfaqen natë e ditë në ekrane, që mbushin faqet e gazetave apo që, në një farë mënyre, përpiqen të jenë aktivë në opinionin publik. Nganjëherë më duket se të gjithë po rrotullojmë një gur të madh, i cili vërtitet e vërtitet e kthehet përsëri në vend. Ngandonjëherë tjetër më duket vetja i zhytur në një llucë të trashë dhe ngado shoh njerëz që llapashiten si fëmijë të lumtur në llucën e trashë dhe, ashtu si në jerm, përpiqen edhe aty në llucë të ngjajnë me modele të harruara heronjsh. Në fakt çfarë është kjo Shqipëri? Dhe kam disa kohë që mendoj se Shqipëria jonë është ajo që na paraqet me mjeshtëri çdo të premte Arian Çani. Çfarë ka ndodhur?

Në këta dy muaj, bashkë me disa studentë të mi, në kuadër të një projekti, kryem edhe një monitorim modest për programet më të ndjekura nga televizionet shqiptare dhe çudia ishte se ditën e diel, kur Top Channel transmeton show-un "E diell" dhe TV Klan show-un "E diela shqiptare", një show tjetër, ai i Arian Çanit "Zonë e lirë", megjithëse ritransmetim, ishte më i ndjekuri. Çfarë ka ndodhur? Është një fenomen, një dukuri që meriton të vështrohet nga disa anë. Në radhë të parë, Arian Çani është një nga profesionistët më të talentuar të gazetarisë shqiptare të viteve të tranzicionit. Në të gjitha mediat që ai ka punuar dhe në ato që ai ka drejtuar, mediat e drejtuara prej tij kanë qenë lider në hapësirën publike shqiptare.

Mirëpo me projektin e tij "Zonë e lirë" që ai e nisi me modesti në TVA, e vijoi në TV Klan dhe që tani po e realizon në "Vizion Plus", Arian Çani me intuitën e tij të hollë, me talentin e tij, ka arritur të kapë dhe të tregojë në imazh ajrin shqiptar, ka arritur që ta ndiejë thellë tragjikomedinë shqiptare dhe e paraqit atë me notat e një ironie të hollë, duke përdorur si mjet një nga anët më moderne të komunikimit, që është vetironia. Shqipëria që paraqit ai në "Zonë e lirë" është Shqipëria reale, e çmendur politikisht, e zhytur në mediokritet kolektiv, një vend që prodhon skandale pa fund dhe që i përtyp ato me lehtësinë që përtypnim ne dikur trahananë me miell misri e të djegur me qepë e vaj kikirik.

Kjo Shqipëri lakuriq del në show-n e Çanit ashtu siç dilte dikur Italia e neorealistëve italianë. Në dialogun që ai bën me të ftuarit dhe me publikun që e sheh në sy, ai nuk merr asnjë gjë seriozisht. Ndërsa kompozimi i skenës është me të vërtetë i gjetur. Në dy krahë janë vendosur mbështetësit e PD-së të veshur me T-shërta PD dhe ata të PS-së të veshur gjithashtu më T-shërtat e PS-së. Sapo nis spektakli, ai vetë na përshëndet me urimin e famshëm: "Mirëmbrëma ...Doktor...!" Nuk ka më bukur. Në fakt, kjo është Shqipëria e doktorit, e atij doktori që ka 18 vjet që na ka mbirë në sy, që është bërë personazhi ynë qesharak, që ngryset e gdhihet në ekrane, që nuk ka lënë fjalë të fjalorit vulgar pa e bërë publike. Ne të gjithë jemi shtojca të historisë së doktorit dhe Çani me mjeshtëri e nis show-n e tij me këtë urim si për të na kujtuar të gjithëve se këtej e mbrapa ju do të shihni Shqipërinë e doktorit.

Ngjarjet më të rëndësishme të javës përcillen herë-herë nga analistë seriozë, por kur është fjala për të komentuar ngjarjet botërore, dynjanë e madhe, për t'u treguar shqiptarëve të doktorit se si ta kuptojnë botën, ai fton atë analist që jo vetëm të kënaq me thellësinë dhe me stilin popullor të shpjegimit të botës me baballarë e me pleq, por edhe me batutat folklorike. Dhe Çani që e ndien dhe e shijon mirë ironinë, ndalon për të na thënë edhe ne se sa i madh është analisti. Ky ton ironik e bën spektaklin të shkrifët dhe shqiptarët e doktorit ndjehen më të lehtësuar. Pastaj vjen pjesa më brilante e spektaklit. Ai e ka menduar që aty të jenë të gjithë ata këngëtarë apo artistë që prodhojnë video, klipe, që bëjnë ture në Shqipëri, që këndojnë natë e ditë në stacionet e specializuara të këngës shqiptare. Dialogu me ta është vërtet thelbi i jetës kulturore shqiptare. Aty Çani është i papërmbajtshëm.

Ngacmimet me këngëtaret e bukura, batutat me heronjtë e rinfolkut shqiptar që nxjerrin lakuriq Shqipërinë e doktorit kanë brenda ironi, satirë, tragjikomedi, gjithçka që të bën të mendosh se, kështu siç po na vijnë punët në këtë vend, është më mirë që të fillojmë të tallemi në fillim me veten tonë, pastaj me të tjerët dhe, më në fund, është mirë të mos marrim seriozisht asgjë. Në Shqipërinë e Arian Çanit flitet për çdo gjë, përmenden të gjitha, të ftuarve u serviret nga Sofija gjithmonë një pije. Skena të duket se është një pjesë e jetës shqiptare, e bareve ku flitet për çdo gjë dhe ku parakalon mendjelehtësia, dallkaukllëku, mediokriteti, çdo gjë që, po të vështrohet ashtu siç e vështron Çani, të gajas së qeshuri. Ndaj spektakli i tij ka sukses dhe njerëzit e ndjekin, se gjithsecili sheh aty një pjesë të dallkaukllëkut të vet, një pjesë të mediokritetit të vet, sheh aty të projektuar modelin e tij të jetës që është i detyruar ta ndjekë në këtë vend ku prodhohet me shumicë sharlatanizëm e tragjikomedi.

Ndërkaq dy show-t e tjera që transmetohen të dielën po priten ftohtë nga publiku, se janë konceptuar që në fillim si imitime të vonuara të spektakleve italiane që tani jo vetëm italianët, por edhe shqiptarët nuk i shohin më. Dhe e gjitha kjo ndodh se drejtuesit e tyre e marrin seriozisht Shqipërinë e doktorit, ndërsa Arian Çani me intuitën dhe talentin e ka kuptuar se regjistri për të lexuar këtë vend është satira dhe vetironia. Përtej këtij konstatimi dhe përtej asaj që realizon show "Zonë e lirë", jemi ne të tjerët. Është e natyrshme të themi se tranzicioni i gjatë shkatërron më shumë se çdo gjë të vetëndjerit e një kombi. Ndërsa kjo që po ndodh me ne është me të vërtetë e vajtueshme. Për shkak të mungesës së modelit, shqiptarët nuk dinë se ku të projektohen.

Tani është bërë modë që historia mund të shkruhet nga kushdo, që gjithsecili ka në dorë të shpallë për të vërtetë jo atë që ka mësuar, por atë që nuk di, pra injorancën. Mungesa e komunikimit mes shqiptarëve, krijimi i ishujve tragjikë e të vetmuar ku gjithsecili ngulet, ngre çadrën, zhvishet lakuriq dhe nis e shan ata që kalojnë aty pari apo ishulltarët e tjerë, është bërë tani modeli më aktiv i jetës shqiptare. Presioni i patolerueshëm i zotërimit të komunikimit politik me imazhet që na sjellin mediat e kanë zhvendosur komunikimin kulturor apo social në skaje të humbura dhe për shkak të kësaj këtu nuk prodhohet asnjë ngjarje, nuk ka kuptim të bësh asgjë.

Universitete të rrëgjuara, institucione kërkimore të shuara, pa filma, pa libra, pa teatër, por vetëm me një telekomandë në dorë - ky është portreti dhe imazhi i shqiptarit të sotëm, i atij shqiptari që Arian Çani e njeh shumë bukur dhe na e tregon të gjithëve ditën e premte, duke na kujtuar se këtë Shqipëri e kemi peshqesh nga ai që Çani e përshëndet të parin me urimin e famshëm: Mirëmbrëma Doktor...!
• Ilir Yzeiri (panorama)