Tuesday, September 29, 2009
Nano dhe Berisha, fotot e pabotuara të Triestes
Rrëfimi ekskluziv për takimin misterioz të 22 shkurtit 1992. Të gjitha detajet e darkës së përbashkët
Për herë të parë hidhet dritë mbi takimin e shumëpërfolur të Triestes. Pas 17 vjetësh, historia nis të shpluhurojë faktet më të komentuara gjatë gjithë kësaj kohe, duke prodhuar legjenda dhe mite për pakte, apo pazare politike. Shumë është thënë për "Takimin e Triestes", kur Fatos Nano, kryetari i ri i PS-së, po përgatitej për të dalë në opozitë dhe Sali Berisha, kreu i PD-së, po bëhej gati për pushtet. Ishim vetëm një muaj nga zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992. Dy protagonistët kryesorë të politikës në Shqipëri shkëmbenin replika nga më të egrat. Në politikën shqiptare u fut edhe precedenti i prishjes së mitingjeve, madje edhe me dhunë. Ndërsa një ditë shkurti, papritur Nano dhe Berisha, i cili shoqërohej nga Kryeministri i ardhshëm, Aleksandër Meksi, u takuan në qytetin verior të Italisë, duke darkuar së bashku me shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë. Me figurën e njohur të mërgatës shqiptare, prof. Mentor Çokun dhe Ylli Jasën, ish-gazetar në seksionin e jashtëm të Radio Tirana. Ylli Jasa, dëshmitari i takimit të datës 21 shkurt të 1992-shit mes Sali Berishës, Fatos Nanos dhe Aleksandër Meksit, rrëfen në detaje se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është biseduar në atë tryezë. Disa fotografi, të cilat botohen për herë të parë ekskluzivisht në gazetën "Shqip" pas 17 vjetësh, janë dëshmi të mbrëmjes aq shumë të diskutuar të shkurtit 1992. "Nuk ka pasur asnjë takim sekret, apo komplot. Gjithçka ndodhi në mënyrë spontane. Në atë tryezë nuk u fol kurrë për ndarje pushtetesh", shprehet Jasa, i cili për tri ditë ka shoqëruar liderët e politikës shqiptare që merrnin pjesë në Konferencën për Demokracinë, organizuar në Trieste. Forcat politike vazhdimisht e kanë quajtur si një pakt për ndarjen e pushteteve takimin e Triestes, si tryezë ku u përcaktua që Sali Berisha të merrte postin e Presidentit, ndërsa Nano atë të Kryeministrit. Por Jasa i hedh poshtë të gjitha këto pretendime. Sipas tij, në një tryezë ku ishte i pranishëm ai dhe profesor Mentor Çoku, nuk mund të flitej për sekrete, apo të vendosej për fatet e Shqipërisë. Në intervistën e mëposhtme, Ylli Jasa rrëfen të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje, mbi të cilën forcat politike kanë hamendësuar gjatë.
Ju jeni dëshmitar i takimit të shumëpërfolur të Triestes në shkurt të 1992-shit mes Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Aleksandër Meksit. Një takim i cili dëshmohet edhe prej fotove ekskluzive që ju keni. Si u gjendët aty?
Disa muaj para shkurtit të ‘92-shit, përmes një kartoline urimi për Vitin e Ri, pata lidhur miqësi me doktor, profesor Mentor Çokun, i cili sot nuk gjendet më mes nesh. Në atë kohë ai ishte president i Institutit të Studimeve Islamike në Romë. Përveç faktit që të dy ishin shqiptarë, ishim edhe azilantë politikë, status të cilin ai e kishte marrë shumë më herët. E kishte numrin tim të telefonit dhe në shkurt më njofton se në datat 22 dhe 23 do të zhvillohej një konferencë, ku do të merrnin pjesë disa nga liderët politikë shqiptarë. "Do të vijë Fatos Nano, Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi", më tha. Me kaq u mbyll kjo bisedë. Unë isha pika e kontaktit për ta. Do t‘i shoqëroja me makinën time. Kisha prenotuar "JOLLY hotel" në Trieste e po ashtu do të isha edhe koordinatori i konferencës në lidhje me gazetarët, meqenëse tashmë i kisha krijuar disa njohje dhe kisha shkruar në shtypin e atjeshëm. Sapo mbërritën në datën 21 shkurt 1992 të dyja grupet, nga një anë Berisha me Meksin dhe nga ana tjetër Nano, u gjendën para faktit që unë isha shoqëruesi i të dyja palëve. E kuptova situatën dhe i ftova të hipnin në makinë, sepse isha i njëjti person që do i shoqëronte. Pritëm të vinte me ne edhe profesor Mentor Çoku.
Të dyja palët kishin ardhur më vete në Trieste? Si reaguan kur u kërkuat të hipnin në të njëjtën makinë?
Kishin ardhur me të njëjtin avion, por nuk e di nëse ishin bashkë, apo nëse flisnin me njëri-tjetrin. Pashë që kishte një lloj vështirësie në të qenit bashkë, ishin dy grupe opozitare. Nuk e di sa e thellë ishte kjo opozitë, por për gati tri ditë e dy net i shoqërova dhe takimi i tyre ishte spontan. Hëngrëm një darkë në një nga restorantet e Triestes dhe profesor Çoku i ftoi të uleshin në një tavolinë të përbashkët. Pati mëdyshje, nuk ishte e lehtë që të uleshin. Por në fund të fundit nuk po shkelej ndonjë parim. Kisha në xhep një aparat fotografik dhe i ftoj të ngrenë një dolli për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kështu është fokusuar në foto ky takim që ishte mjaft njerëzor.
Në qarqet politike ky takim do të komentohej si misterioz, i fshehtë, por edhe një takim i ndarjes së pushteteve. A ishte me të vërtetë i tillë?
Takimi ishte shumë spontan dhe nuk ka asgjë sekrete. Një tavolinë e tillë nuk shërben për të ndarë pushtete, aq më tepër që të pranishëm ishim unë dhe profesor Mentor Çoku. Gjithë kohës që isha nuk pashë dhe as dëgjova ndonjë gjë që ka të bëjë me ndarjen e pushteteve. Tema e bisedës nuk kishte ndonjë interes të veçantë. Këtu është përfolur shumë për takimin e Triestes si një komplot i madh, i errët dhe si një sekret. Nuk ka asnjë sekret.
Çfarë u bisedua në atë tavolinë?
Nuk mund të them me saktësi se çfarë u fol para 17 vitesh. Mbresa që unë pata ishte që Fatos Nano, i cili përfaqësonte krahun socialist të moderuar, jo Partinë Komuniste të Enverit, dukej sikur apriori mbante mbi shpatulla të gjitha gjynahet e komunistëve të tjerë, ndërkohë që krahu i ri demokratik që lindte me kohën zero, kishte "avantazhin" e të mos pasurit histori mbrapa. Pati edhe fjalë të hedhura me kunj kundër njëri-tjetrit, por pas kësaj ngjarjeje, me një komunikim shumë njerëzor, nuk mund ta përfytyroja që Nano do të shkonte në burg.
Nuk u diskutua për rrugët që Shqipëria do të merrte në të ardhmen?
Kujtoj se për Fatosin, një partner i fortë për ne ishte Greqia. Faktin që ne lidheshim përmes tokës me Greqinë, e shikonte si një mundësi të madhe për emigracionin. Ndërsa partneri ynë më i madh strategjik, sipas tij, do të ishte Gjermania me një potencial të konsiderueshëm financiar, disiplinë, traditë dhe interes të madh gjeopolitik. Opsioni i tretë dhe i fundit i Nanos ishte që partneri ynë më i afërt për të hyrë në Evropë është Italia, por të gjitha këto mbyllen në një çadër, dorëzën e së cilës e mbajnë Shtetet e Bashkuara.
Ju i keni shoqëruar edhe në kthimin e tyre. Udhëtuan sërish të tre?
Udhëtuam drejt aeroportit të Triestes bashkë me Nanon, Berishën, Meksin dhe Çokun. Përcollëm profesor Çokun, Berishën dhe Meksin, ndërsa me Nanon dolëm edhe 24 orë të tjera në ambientet shik të Triestes.
Fotot e këtij takimi ju nuk i keni publikuar më parë e po ashtu nuk keni reaguar ndaj komenteve për një takim komplot në Trieste. Pse?
Nuk kam qenë në Shqipëri kur është përgojuar për këto takime, nuk kam pasur rastin, ose askush nuk ka kërkuar të dijë se kush ka qenë aty, çfarë është bërë në të vërtetë. Janë thënë gjithnjë gjëra të turbullta. Për më tepër, në Itali, lajmet i merr vesh gjithnjë me vonesë dhe reagimi im do të ishte një gol pasi kishte mbaruar ndeshja. Gjithsesi, unë jam dëshmitar, isha aty dhe nuk ka ndodhur ndonjë marrëveshje e fshehtë apo sekrete. Fatet e Shqipërisë nuk zgjidhen përmes një dollie. Madje takime të tilla duhet të mbizotërojnë në politikën shqiptare. Unë këto ditë ndodhesha për një vizitë të shkurtër në Shqipëri dhe e kisha menduar publikimin e këtyre fotove. Kjo koincidoi edhe me përvjetorin e lëvizjes rinore. Unë i kam ruajtur dhe nuk i kam manipuluar asnjëherë këto fotografi, nuk i kam nxjerrë në internet. Madje, në periudha zgjedhjesh, persona që e dinë ekzistencën e tyre m‘i kanë kërkuar për t‘i nxjerrë e ndoshta edhe për të hedhur baltë mbi njërin apo tjetrin. Unë i kam ruajtur me një lloj fanatizmi.
Kush j'ua ka kërkuar fotografitë, njerëz të politikës?
Jo, njerëz të lidhur me shtypin. Nuk e di se kush mund të jetë pas tyre, por sigurisht që mund të përbënte një scoop që në momente zgjedhjesh, një forcë tjetër politike t‘i përdorte kundra këtyre dy palëve.
I ka njeri tjetër këto fotografi?
I kanë vetëm ata që janë në foto.
Keni mbajtur komunikim më pas me Nanon, Berishën dhe Meksin?
Jo, nuk kam mbajtur. Pavarësisht nga opinioni im personal se si e ka drejtuar njëri apo tjetri vendin, i quaj miqtë e mi. Nuk kam pasur komunikim edhe për mungesë mundësie, sepse jeta ka ecur me problemet e saj. Unë merrem me problemet e emigracionit në Itali, ata merren me problemet e shqiptarëve në Shqipëri.
Kush është Ylli Jasa?
Kam lindur më 1 korrik 1959 në Pragë, Çekosllovaki. Im atë, Naim Jasa, ka qenë diplomat profesionist i qeverisë shqiptare në atë periudhë. Pas një karriere 18 - 19-vjeçare si diplomat nëpër botë, në Çeki, Algjeri, Kinë, Kore etj., erdhi në Shqipëri. Si babi dhe nëna janë rritur në familje patriotësh. Dajat e mi që mbanin mbiemrin Kurti janë dëshmorë, ndërsa njeri xhaxha(Skënder Jasa) është ndër themeluesit e Debatikut. Kjo do të thotë që jemi të lidhur me historinë e këtij vendi. Unë kam ardhur në Shqipëri në moshën 7-vjeçare. Jam diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega Financë në vitin 1985. Në atë periudhë jam martuar me shoqen time të bankës, Najada. Për një periudhë kohe kam punuar si ekonomist revizor dhe më vonë si gazetar redaktor në Radion e Jashtme në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Më 28 korrik të vitit 1990 kam migruar në Itali bashkë me time shoqe, e cila ishte shtatzënë. Djali ynë ka lindur në Trieste. Vitet e para ishin një eksperiencë e dhimbshme, sepse fillova të përballem me një shtet të huaj, njoha si mikpritjen italiane, por edhe burokracinë e madhe të atij shteti. E para gjë që bëra ishte azhornimi me sistemin ligjor. Unë isha një kërkues azilant politik e për këtë m‘u desh të mësoja të interpretoja ligjet italiane që përcaktonin kriteret për të përfituar këtë status. Status, i cili m‘u njoh në 10 tetor të vitit 1990. Më parë, në shtator, kisha organizuar një konferencë shtypi ku fola për situatën në Shqipëri, një situatë dramatike, e cila akoma vazhdon të ketë pasoja. Ndonëse ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e disa shqiptarëve të tjerë, ata më braktisën duke pasur frikë për pasoja. Një nga aspektet kryesore se pse vazhdojnë të vuajnë shqiptarët është mungesa e kurajës, një frikë e përgjithshme që në pamje të parë duket abstrakte, por mund të jetë edhe shumë konkrete kur nuk ke ujë, drita, perspektivë dhe kur vuan një realitet që nuk është shumë i kthjellët. Ndërsa sot unë vazhdoj të merrem me zgjidhjen e problemeve të emigracionit në Itali.
Burimi :G. Shqip
Fjalor SHQIP - TURQISHT
Tani që jemi në sezonin e verës, ku një pjesë e madhe e shqiptarëve pushojnë në bregdetin turk, mendojmë që një fjalor dy-gjuhësh është mëse i domosdoshëm...
SHQIP---------------------
Shitje e mallrave te vjedhura - Arnaut pazar
Ferr - Shejtan Dynja
Vlonjat - Cakmak milet
Thashethem - Bosh pallavra
Bllok shenimesh - Hesap defter
Celular - Muhabet hava
Disko - Gjullurdi bodrum
Prezervativ - Shyqyr llastik (lezet llastik ne dialekt)
Mbremje festive - Aksham aheng
Nxënes -Medrese qyqar
Plazh - Maskarallek dynja
Penallti - Serbez hyxhym
Sherbim 24-oresh - 24 sahat hyzmet
Varrezat - Parking rahmetli
Bilete kthyese - Pishman billet
Autostrada - Hyxhym xhade
Kupa Boterore - Gjygym dynja
Veterinar - Hajvan doktor
Marsh Funeber - Rahmet Aheng
Fjalim Perkujtimor - Rahmet Muhabet
Rroba Plazhi - Jazek Kostum
Hotel Me 5 Yje - Han Lezet
Antena E Satelitit - Cerep Ujdi Sehir Kashun
Terminator - Teneqe shejtan
Ciceron - Llapa-llap zanat
Windows XP - Penxhere XP
Rrip sigurimi - Ushkur sagllam
Humorist - Gallat zanat
Aeroplan - Hava dollap
Zezak - Zift milet
Marrëveshje paqeje - Rehat ujdi
Psikiatër - Budallallëk hekim
Pediatër - Mistrec hekim
Kinema - Kallaballek sehir
CD - Aheng tepsi
Burg - Edepsëz xhehnem
Titanik - Qamet vaporr
Amerikan –> Gjullurdi milet
Grek - Jazëk milet
Italian - Gallatë milet
Serb - Kopuk milet
Rroba banjo - Lemeri benevrek
Dhembje koke - Tepelek siklet
Ndihmë ekonomike - Fukarallëk sevap
Eklips i diellit – Biçim aksham
Boksier - Dajak usta
Bankier - Dallaver qatip
Kallashnikov - Batërdi dyfek
Trimerite e Herkulit - Tangerlleqet e Hekuranit
Michael Schumacher - Shejtan yrysh sokak
Grataçiele - Xhamllek kala
Dasme - Gjullurdi qeflli
Vetevrasje - Penxhere bulldum
Parashyt - Çarçaf lemeri
Papagall - Qerrata hajvan
Prostitute - Pisllek zanat
Televizor - Sehir dynja
Film i huaj - Jabanxhi sehir
Lavatrice - Gjullurdi Kazan
Spirance - Bulldum Cengel
Fundi i Botes - Dynja Qamet
Cigare - Katran Duhan
Radio -> Aheng dallap.
Frigorifer -> Kallkan Dollap
Televizor -> Sehir Dollap
Dhembje koke -> Tepelek siklet
Diarrhea -> Mender siklet
Robokopi -> Teneqe xhandar
Sutjena -> Cica rehatllik
Pasaporta -> Surrat tapi
Vetevrasje -> Penxhere "bulldum"
Fushe futbolli amerikan -> Sakat bahce
Viagra -> shyqyr kalem
Orgji -> Kallaballëk lezet
Seks oral -> Poçkallari bereqet
President -> Kolltuk pasha
Teleskop -> Sehir hava
Emigrant -> Sikter milet
Ndihmë ekonomike -> Fukarallëk sevap
Autostradë -> Hyxhym xhade
Shqiponja -> Turbo bylbyl
Demostrata -> Kallaballëk gjullurdi
Boksier -> Dajak usta
Bankier -> Dallaver qatip
Gay -> Biçim dylber
Kompjuter -> Qerrata dollap
Kallashnikov -> Batërdi dyfek
Impotencë -> Qejf meazallah
Altoparlant -> Muhabet oturak
Ekspert i huaj në fushën ekonomike -> Jabanxhi usta hesap mejdan
Marrëveshje paqeje -> Rehat ujdi
Seks -> Qejf marshallah
Dëshirë seksuale -> Qejf ishallah
Gazetë -> Maskarallëk qitap
Trangull -> Jeshil dajak
Aeroplan -> Bin Laden Hava
Sekretaria telefonike -> Hazër xhevap
Gjarpër -> Llahtar ushkur
Regjistër notash -> Mynxyrë defter
Amnisti –> Satër pishman
Profesor -> Medrese delenxhi
No comment -> Hiç muhabet
Intrigë e dashuri -> Sherr & sevda
Mashkull që bën zhvishet ne publik -> Jazëk efendi
Ftesë për darkë -> Qyl pilaf
Shesh lufte -> Kasaphanë mejdan
Shqipëria në periudhë tranzicioni -> Çorap vatan
Celular - Xhep telefon (keshtu i thone vertet)
Serenate KORCARE - aksham saze GORICARE
P.s Çdokush prej jush është i lutur të shtojë fjalë të reja nëse zotëron, për ta pasuruar fjalorin tonë.
Dumreja, perla karstike e harruar e Mesdheut
ELBASAN -Mrekullitë natyrore të Shqipërisë janë të shumta, por padyshim një prej më kryesoreve të saj është Dumreja e Elbasanit, e njohur si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Dhurata më e çmuar që natyra i ka bërë kësaj zone, janë afro 85 liqene karstike dhe pozicioni i shkëlqyer gjeografik e tepër i favorshëm i saj për t'u zhvilluar në të gjitha aspektet e për t'u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët por edhe për biznesin.
Për atë që dëshiron të shohë nga afër mrekullitë që natyra i ka falur zonës së Dumresë, nuk është aspak e vështirë që të shkojë deri atje. Pasi ke kaluar Elbasanin nëpërmjet unazës së qytetit, kryqëzimin e Cërrikut, nuk duhen më shumë se treçerek ore udhëtim jo fort i lodhshëm që të futesh në zonën e Dumresë. Kur ke lënë mbrapa qytetin e Cërrikut, sapo rruga hyn në fshatin Shalës, fillon e prek nga afër mrekullitë që natyra i ka falur kësaj zone. Përgjatë rrugës janë ngritur disa lokale që frekuentohen së tepërmi nga mysafirët e Dumresë. Ato janë të kohës dhe në to nuk mungon asgjë e për fat, janë të një kualiteti që gjithkujt i lë një përshtypje të mirë që nga larg e jo më kur shijon peshkun e liqeneve të Dumresë të pjekur në zgarë e plot mishra të llojeve të tjera. Gatimi cilësisht i mirë dhe shërbimi i kulturuar në to, të bëjnë të çlodhesh e ta marrësh rrugën plot energji e freski për në drejtim të qytetit të Belshit. Rruga nuk është dhe aq e amortizuar, por me fondet që janë shpenzuar vitet e fundit, ajo është për të ardhur keq. "Disa miliona dollarë janë shpenzuar në aksin që lidh Elbasanin me zonën e Dumresë, por me fondet është abuzuar së tepërmi. Për këtë na vjen keq, sepse po të mos ishin dhënë para, nuk kishim ç'të thoshim", - shprehen banorët e zonës.
Sipas tyre, kur shikon tërë ato mrekulli që të ofrojnë liqenet e shumta karstike, të vjen keq që nuk është bërë ajo që duhej për fshatrat e qytetin e Belshit. Ai të shfaqet mjaft piktoresk nga kthesa e rrugës që të çon në qendër të tij. Liqeni në buzë të tij dhe vilat e reja të banorëve të rinj e të vjetër, e kanë bërë edhe më të bukur atë. Por jo çdo gjë shkon ashtu sikurse duhet për sa i takon kritereve të zhvillimit të sektorit të ndërtimeve në breg të liqenit. Vetë banorët gjykojnë se bregu i liqenit duhet të çlirohet nga ndërtesat shumëkatëshe prej betoni, themelet e të cilave janë ngritura në cekëtinën e tij. Krahas kësaj, banorët janë të alarmuar për shkallën e lartë të ndotjes së ujërave të liqeneve, për zbutjen e së cilës aktualisht nuk po merret asnjë lloj mase.
Është një zonë tepër e njohur dhe nga më të mëdhatë në Shqipëri. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 21.500 hektarësh, ku më se 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike, numri i të cilëve shkon në 85. Zona e Dumresë shtrihet midis lumenjve Devoll në jug dhe Shkumbin në veri dhe fillon aty ku mbaron fusha e Pazhokut në Cërrik e përfundon atje ku nis fusha e Myzeqesë. Vendndodhja në kryqëzimin e rrugëve më të rëndësishme që lidhin fushën e Elbasanit me Myze-qenë, luginën e Devollit me luginën e Shkumbinit dhe malësitë përreth, Vërçë, Sulovë, Shpat, Peqin dhe Krrabë, ka favorizuar ndërveprimin e kulturave dhe gjeneruar vendbanimet historike e hapësirat jetike të saj. Kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë është Belshi. Mësohet se rilindësi i madh, Sami Frashëri e kishte projektuar që ai të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Argumentet e këtij personaliteti të shquar edhe sot e kësaj dite nuk ka arritur dot kush t'i hedhë poshtë, pavarësisht se ka kaluar një kohë kaq e gjatë që kur ai e bëri publike një ide të tillë. Sipas Sami Frashërit, ideja e tij për të qenë Belshi kryeqytet i Shqipërisë ishte nxitur nga fakti se kjo zonë është kërthiza e vendit tonë dhe se bukuritë natyrore të saj janë vërtet të pazakonta. Imagjinoni një kryeqytet me 85 liqene karstike, ku njëri është më i bukur se tjetri. Sipërfaqet e këtyre liqeneve janë afro 14.2 km2, me një aftësi ujëmbajtëse 26 milion m3. Ekzistenca e kodrave të rrumbullakosura e me lartësi të njëjtë që ndahen nga njëra-tjetra nga lugina të vogla, qafa e gropa i kanë dhënë pllajës së Dumresë një pamje të valëzuar që e bën atë mahnitëse. Qendra e Dumresë sa vjen e popullohet më dendur nga banorët e krahinës, pasi ajo ka filluar të zhvillohet me ritme të kënaqshme. Belshi së fundmi ka filluar të vizitohet edhe nga turistët vendas e të huaj dhe shumë shpejt vendasit besojnë se kryeqendra e Dumresë do të "pushtohet" nga turistët, pasi e meriton këtë si një nga perlat karstike të Mesdheut. Por banorët e kësaj qyteze, sidomos ata që merren me biznes, mendojnë se kjo nuk do të jetë një realitet që i takon një kohe të afërt. Ende Belshi vuan nga mungesa e një infrastrukture normale. Në qytet uji është me orar dhe i pamjaftueshëm; energjia elektrike vazhdon të jetë me kufizime të tejzgjatura, ndërsa ndotja mbizotëron në një nivel shqetësues.
Zona e Dumresë dhe kryeqendra e saj Belshi, në Shqipëri dhe jashtë saj identifikohen për shkak të numrit të madh të liqeneve karstike. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre arrin në 770 hektarë. Vëllimin më të madh të ujit në këto liqene, e ka ai Merhoes me 11.3 milionë metra kub. Po kështu, të mëdhenj konsiderohen edhe liqeni i Çestinjës me 97 hektarë; Seferani 87.5 hektarë; i Degës 37.5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit, me 0.5 hektarë. Ndërsa më të thellë janë: Merhoja 61 metra; Peraska 51 metra; Çërraga 29 metra; Seferani 20.8 metra etj. Thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë, është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e gropave të tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht. Këto liqene kanë tejdukshmëri të vogël dhe në thellësinë 15 metra, në disa prej tyre vihen re shenja të acidit sulfhidrik. Në liqenet e Dumresë gjendet me shumicë edhe torfa, e cila është një depozitim organogjen i karbonizuar. Ndërkohë që të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e bregliqenore.
Bimësia natyrore e Dumresë aktualisht është shumë e varfër dhe të vjen keq që kanë mbetur vetëm korije të degraduara dushku e shkurresh në jug, veçanërisht në rrethinat e fshatit Dëshiran. Në fshatrat e kësaj zone dhjetëra vite më parë ekzistonin masivet shekullore të dushkajave; pylli e nënpylli i harlisur; kullotat dimërore e verore; bimësia e pasur liqenore e bregliqenore; shumëllojshmëria e botës shtazore ujore e tokësore që gëlonte dikur në brigjet liqenore,buronjat e shumta etj. Ato formonin një areal të papërsëritshëm për nga lloji e pasuria në Shqipëri e më gjerë që ja vlen të shpenzohet e të investohet për të gjeneruar të ardhmen. Në periudhën 1951-1970 filloi prerja e dushkajave si dhe hapja pa kriter e tokave të reja që solli erozionin. Një dëm i madh konsiderohet edhe shfrytëzimi i pakontrolluar dhe intensive i ujërave të liqeneve për ujitje si urbanizimi duke shkelur rregullat që janë shoqëruar me çrregullim të ekosistemit. Banorët e Dumresë nga ana tjetër janë të motivuar për krijimin e hapësirave jetike duke u vënë vetë në mbrojtje të hapësirave mjedisore. Ata kanë filluar ta mbrojnë natyrën me fanatizëm.
Zhvillimi i biznesit të vogël dhe atij të mesëm sipas strategjive lokale afat mesme dhe afat gjatë të zhvillimit të ekonomisë, është prioritet i shpallur nga pushteti vendor i zonës së Dumresë. Një rol të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit të saj, luan përmirësimi i infrastrukturës rrugore, por kjo ende lë shumë për të dëshiruar. Banorët këtë e shqetësim e ngrenë me forcë sa herë që ju jepet rasti, duke kërkuar nga pushteti vendor që të bëhet diçka më shumë për Belshin.
G.Shqiptare

DUMREJA

LIQENET KARSTIKE

BIMESIA

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT
Zhvillimi i biznesit të vogël dhe atij të mesëm sipas strategjive lokale afat mesme dhe afat gjatë të zhvillimit të ekonomisë, është prioritet i shpallur nga pushteti vendor i zonës së Dumresë. Një rol të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit të saj, luan përmirësimi i infrastrukturës rrugore, por kjo ende lë shumë për të dëshiruar. Banorët këtë e shqetësim e ngrenë me forcë sa herë që ju jepet rasti, duke kërkuar nga pushteti vendor që të bëhet diçka më shumë për Belshin.
G.Shqiptare
Dënimi me VDEKJE
A kemi të drejtë t'ia marrim jetën një njeriu që ka kryer një krim ? Mjafton apo tepron t'ia marrim NE jetën një njeriu, qoftë edhe kriminel? Po nëse një njeri kryen dy vrasje, si mund të paguajë dëmin që ka kryer ?
USA është pro dënimit me vdekje, ndërsa Europa...jo.
Si mendoni, a duhet te rivendoset ne Shqiperi denimi me vdekje, per te shuar statistikat e vrasjeve, qe perafersisht duken "statistika lufte" ?
Shtetet e zhvilluara qe sot festojne 100-vjetorin pa vjedhje, e kane arritur kete ndergjegjesim nepermjet nje ligji te hekurt. Kujtojme rastin e vendeve te ftohta, me qeli qe mbajne vetem nje te burgosur ne mes te qytetit, ku, kur hynte nje i burgosur i ri, vritej ai i meparshmi.
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 Stop Injorancës
P.s Po nëse do të vrasim dikë dhe më pas rezulton që ai ka qënë i pafajshëm...?
Përplas kokën dhe nis të flasë anglisht, më parë s’dinte asnjë fjalë
Një sportist çek, i cili nuk dinte më shumë se 2 fjalë anglisht, u godit në kokë gjatë një gare motorësh dhe u zgjua duke folur anglishte të pastër. Matej Kus, 18-vjeçari motorist, pësoi një aksident të rëndë duke rënë nga motori, disa sekonda më pas i kaloi një tjetër motor mbi kokë. Ai mbeti pa ndjenja për 45 minuta dhe kur u zgjua i pyeti doktorët se çfarë kishte ndodhur dhe ku ishte, me një theks të përsosur anglez. Shefi i skuadrës, Peter Waite thotë: “Më dukej si një folës lajmesh. Ai thotë përmes përkthyesve: “Anglishten duhet ta kem pasur thellë në koklë, por me siguri më duhet një “beng” në kokë dhe ta përplasja diku që ajo të dilte”.
Burimi: Tirana Observer
Burimi: Tirana Observer
Si shpjegohet një ndodhi e tillë ?
Dhe pastaj Hollywood-i zbuloi shqiptarët....
Më pëlqen kinemaja, më shumë më tërheq ajo e Tarantinos, kritikë të ndryshëm thonë që me Ungloriuos Bastards do shikojmë një Tarantino ndryshe, ndoshta. Ky ishte një nga trailerat që po shfaqeshin në kinema në momentin që po prisnim të fillonte Angels & Demons. Pas Unglorious Basterds, filloi një trailer tjetër, bëhej fjalë për filmin “The Taking of Pelham 1 2 3” ,remake i atij te 1974 lidhje :http://www.imdb.com/title/ tt1111422/ , regjia nga Tony Scott. Protagonistët kryesorë, Denzel Washington, John Travoltadhe James Gandolfini(The Sopranos) etj. Në shtëpi duke lundruar në internet lexova një artikull të postuar në një blog i cili me prezantoi me një protagonist tjetër të këtij filmi, Victor Gojcaj, shqiptar. Kurioziteti bëri të tijin, gërmova më tepër, vajta tek linku i Imdb-së së filmit, shikoj që një tjetër shqiptar bënte pjesë në kast, Robert Vataj. Lexova më tutje për tramën e filmit, bëhej fjalë për një grup personash të cilët rrëmbenin një tren të metrosë në New York, pjesëtarë të bandës ishin edhe të dy shqipëtarët. Nëse do isha një 15 vjeçar do mendoja sa mirë : armë, luftë, aksidente. Më pëlqenin shumë filmat aksion, por kësaj rradhe thashë me vete “filloi edhe Hollywood-i”.
Arsyeja se pse mendova këtë gjë është se duke jetuar në Itali, vend i cili mund të konsiderohet fqinj, ne nuk kemi një reputacion të mirë si shqipëtarë, jo vetëm ne por të gjithë ata të huaj të cilët për disa faktorë ndodhen në një situatë historike disi komplekse.
Problemi qëndron se me fqinjët këto janë pak a shumë gjëra normale,bashkëjetesa këto ka, me dikë vete mirë me dikë tjetër ke raporte më të këndshme, dhe deri diku mund edhe të kuptohen, problemi siç e thashë më-parë qëndron kur keq për ty flet e gjithë lagjia. Kjo nuk është diçka e këndshme apo një situatë e cila të ndihmon në jetesën tënde në atë ambient.
Filloi me filmin “Inside Man“, një bandë hajdutësh të cilët po kryenin një grabitje në një bankë, për të vështirësuar punën hetuese të policisë, në sfond të bisedave kishin vendosur një fjalim të “Enver Hoxhes”, një përfshirje jo drejtpërdrejt të Shqipëtarëve në një situatë jo të këndshme. Pastaj sërish me filmin “Taken“, ku një agjent i CIA-s pasi i rrëmbyen vajzën, gjendet në një situate ku ka të bëjë me një bandë shqiptarësh të cilët ishin kriminelë, banditë, drogmenë, trafikantë të qënieve njerëzore dhe në film përshkruheshin si të një niveli jo-njerëzor, nga funksionarë të policisë franceze. Së fundi, siç e lexuat në fillim të artikullit, me filmin “The Taking of Pelham 1 2 3″, sërish një përfshirje e shqiptarëve në një situatë të tillë, shqiptarë rrëmbyes.
Besoj lind natyrshëm pyetja, mos gjë-vallë po “etiketohemi”? Hollywood-i në rastin tonë luan rolin e atij që nuk flet mire për ne në lagje, duke parë edhe fuqinë që mbart në ndikimin e opinionit publik. Ky lloj prezantimi në nivel botëror nuk besoj se do luajë një rol pozitiv. Fuqinë influencuese që ka Hollywood-i të gjithë e dimë, ndaj shpresoj që filma të tille ku nacionaliteti ynë si shqiptarë të mos jetë vetëm në këtë aspekt negativ si në rastet e mësipërme. Duhet theksuar që me këtë shkrim sidoqoftë qëllimi nuk është kritikimi në asnjë mënyrë i profesionalitetit të aktorëve të këtyre filmave (Arben Bajraktaraj, personazhi Marko në filmin Taken, ka qenë pjesë e kastit edhe në filmin Harry Potter and the Order of the Phoenix e shumë të tjerë akoma, pra kapacitetin dhe nivelin për filma Hollywood-ianë e kanë ), këtu bëhet fjalë për nacionalitetin si personazhe të protagonistëve në këto filma. Do mbarojë me kaq, apo do shikojmë sërish prodhime të tilla nga ana e Hollywood-it? Po “etiketohemi”?
P.S. Egziston një fshat në Itali, quhet Corleone. Para pak vitesh me shumë këmbëngulje, bashkiaku i tij kërkoi që të ndryshonte emrin e fshatit, duke qëne se kishte një imazh të keq prej filmit The Godfather.
Burimi: Einar, eklipsi.com

Fjalori i rrugës...
Dyfytyrësia si status simbol !
Sot kemi njerëz që kanë dy shtëpi, një në metropol e një një bregdet, dy partnerë, një në shtëpi e një tjetër në restorant, dy automjete, një për punë e një kur jemi papunë, dy mendime, një që e besojmë e një tjetër që e shprehim, dy fjalorë, një për në shtëpi e një në rrugë...
Kur ecim rrugëve dëgjojmë fëmijë që bisedojnë me njëri-tjetrin duke përmendur fisin, mama, motër dhe me epitete nga më të padëgjuarat. Kur ulemi nëpër bare, të tërheq vëmendjen bashkëbisedimi mes seksesh të kundërta, me një fjalor që kryesisht kufizohet vetëm tek organet seksuale. Tek-tuk këtë fjalor e hasim edhe nëpër institucione apo media.
Po në familje, flitet me këtë fjalor sot ?
Duket hipokrizi, që nuk gjejmë guxim e vullnet për ta moderuar veten, qoftë për të ruajtur etikën kudo që të ndodhemi, qoftë për t'u shprehur lirshëm siç ndjehemi, në çdo ambjent.
Kur shohim një film të kinematografisë botërore, dëgjojmë fjalë "të pista" që fëmija i thotë prindit të vet. Madje nga përdorimi i shpeshtë i këtij fjalori, fjalët e pista kanë humbur gravitetin e tyre psh Fuck off tashmë përkthehet shporru, sono i cazzi miei përkthehet :janë punët e mia etj, por nëse një fjalor të tillë do ta hasnim në një film shqiptar, pjesa dërrmuese e familjeve do ndërronin kanal, edhe pse këtë fjalor mund ta dëgjosh në jetën e përditshme.
Fjalët e pista në shqip përkundrazi, kanë një peshë aq të rëndë, saqë kur na shajnë në gjuhë të huaj, na duket si përkëdhelje.
Përbën etika e të folurit më kulturë, apo do të vazhdojmë ende me dy standarte ?
E di që je shqiptar kur ...?
Vetëm për pak humor :
1. Je kushëri me gjysmën e njerëzve që njeh.
2. Ke të paktën 10 shokë qe e kanë emrin Genti, Tani apo Bledi.
3. Në martesën tënde normalisht vijne 400 të ftuar.
4. Ne martesen tende njeh vetem 1/4 e te ftuarve.
5. Ne martesen tende kenga e pare eshte gjithmone, "Dy dele, 300 pare".
6. Ke bere nje xhiro me shkollen ne Kruje.
7. Jeton mes vajzash qe tentojne te shfaqin 25 vjec, e jane vetem 15-te
8. Do lesh bakshish dhe ne supermarket.
9. Ke tre pale kepuce te zeza.
10. Ke me shume alkool ne dollapin e shtepise sesa ka bari i lagjes.
11. Je 30 vjec dhe ta rregullon krevatin mamaja.
12. Kur ke dasem fustanin ia merr shoqes
13. Sa here qe del ne televizor kryetari i partise pozitare me bindjet e tij, plaku yt fillon ta shaje nga 'robt e shpise'.
14. Nuk del dot te hedhesh plehrat pa lyer syte
15. Ke te pakten nje te aferm, me te cilin familja jote nuk flet.
16. Kur jeton jashte Shqiperise, nuk do te kesh te besh me shqiptaret.
17. E urren basketbollin, por plehrat i ben perhere kosh nga ballkoni.
18. Xhaja jot ben nje vere, qe eshte me e forte se rakia.
19. Je i bindur qe gjithcka eshte nje konspiracion kunder teje dhe vendit tend.
20. Plaku yt mendon se e ka telefonin nen pergjim.
21. Nqs je vajze dhe nuk je martuar pas 20-vjec, je nje beqare e stazhionuar.
22. Mamaja jote e ka mbeshtetur jeten mbi leximin e filxhanit te kafese.
23. Prinderit e tu nuk puthen ne sy te femijeve, por per tu rrahur se kane problem.
24. Rakia kuron cdo semundje dhe perdoret dhe per masazh.
25. Nuk lan enet me pretekstin qe te prishen thonjte
26. Miqte e tet eti te japin raki qe 16-vjec.
27. Prindrit e tu e kthejne cdo kopesht nje ferme fruta-perimesh, ku ka aq shume domate/qepe/speca sa per ti shuar urine gjithe lagjes.
28. Frigoriferi eshte aq plot me mish e salcice sa te mund te perballohen 10 vjet zi buke.
29. Mamaja jote thote qe nuk merret me thashetheme mbi miqte, por e di shume mire qe e ben.
30. Je ne tavoline me dy miq dhe nderkohe keni 4 ide te ndryshme politike.
31. Merr 4 ne histori dhe di permendesh filmin Skenderbeu
32. Gjyshja jote thote qe te pjerdhurit ben mire per shendetin.
34. Degjon prindrit qe flasin, kur je akoma 100 metra larg nga shtepia.
35. Mamaja jote nuk hedh asnjehere ne plehra ate qe mbetet nga dreka, por e ha ne darke e ne mengjesin e dites tjeter.
38. Dhe nje muaj pas vitit te ri vazhdoni te hani bakllavane e pergatitur
39. Ke patjeter nje xhup lekure.
40. Gjyshja jote te ndjek per te te dhene arra me mjalte, cdo here qe ka marre te ftohte.
41. Dhe nqs je e shendoshe vesh rroba qe te rrine puthitur.
42. Gjyshi te jepte raki qe para se te te dilnin dhembet.
43. Prindrit e tu me zor nuk i rezistojne tundimit per te mbyllur cdo ballkon te shtepise me verande.
44. Ke gjithmone modelin e fundit te celularit, qe del ne treg, nganjehere dhe ate qe akoma nuk ka dale, por vazhdon e ben zile.
45. Nuk arrin ta bindesh nene tende se tenxheret me veshe jane me te mira se ato pa veshe.
46. Mund te rrish tre-kater ore me nje kafe ne bar, duke thene : nuk shtyhet.
47. Prinderit te tu kur flasin ne telefon me te afermit jashte shtetit, bertasin qe te degjohen.
48. Je i bindur qe te gjithe personazhet e famshem te historise ne bote jane me origjine shqiptare.
49. Je i papune por ke nje benz per te levizur.
50. Nuk i ke pare me floket e gjyshes, qe kur ka vdekur gjyshi.
51. Je 100kg, por mamaja akoma te thote qe je i dobet.
52. Punon ne Itali si murator, por kur kthehesh ne Shqiperi u thua te gjitheve qe je biznesmen.
54. Nuk e ben kurre sot nje pune, qe mund te behet neser.
55. I konsideron taksat si nje shtypje te tmerrshme te shtetit ndaj qytetarit.
56. Blen nje makine te re ne momentin qe vendos te kthehesh per te jetuar ne shqiperi.
57. Je 30-vjec dhe rrobat ti lan akoma mamaja.
58. Mamaja jote nuk gjen qetesi nqs ti nuk vesh kanatjeren.
59. Te kane mesuar qe jo vetem te duash te afermit e tu, por dhe kusherinjte e 13-te sikur te ishin vellezerit e tu.
60. I therret te gjithe politikanet e botes, me emer.
61. Nuk je kurre i vendosur nese do te jetosh jashte apo do te kthehesh ne Shqiperi.
62. Te gjithe te afermit meshkuj qe takon kane tre dite parruajtur.
63. Mban te fshehur diku nje arme zjarri per siguri.
65. Nqs Kina do te pushtone boten do te beheshe pa medyshje budist.
66. Di mbi 3 gjuhe te huaja, por nuk di akoma alfabetin shqip.
Monday, September 28, 2009
Alarmi, 52% e vdekjeve për shkak të zemrës
TIRANË- Shifra alarmante dhe këshilla për ndryshim të stilit të jetesës kanë dhënë sot në Ditën Botërore të Zemrës mjekët kardiologë. Sipas tyre, 52 % e vdekjeve në vend vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit, ndërkohë që 80% e këtyre vdekjeve janë të parakohshme.
"Në tre vdekje nga gjithë sëmundjet kronike, 2 janë nga zemra dhe qarkullimi dhe ky është një problem shumë i madh për shoqërinë shqiptare"- thanë mjekët.
"Në tre vdekje nga gjithë sëmundjet kronike, 2 janë nga zemra dhe qarkullimi dhe ky është një problem shumë i madh për shoqërinë shqiptare"- thanë mjekët.
Ata këshillojnë ndryshim të stilit të jetesës, duke filluar që me mënyrën e të ushqyerit, aktivitetin fizik dhe mënjanimin e alkoolit dhe të duhanit.
"Në rrezik nuk janë vetëm pirësit e duhanit, por edhe gjithë të tjerët që thithin tymin që lëshojnë duhanpirësit"- thanë ata, duke shtuar se majmëria ose dhjamosja është një tjetër problem shqetësues. Kjo, pasi po t'i referohesh shifrave zyrtare, 30% e shqiptarëve janë obezë. Mjekët bëjnë apel për parandalimin e sëmundjes që sjell jo vetëm rrezik, por edhe vdekshmëri të lartë, duke kujtuar njerëzit për kontrolle të vazhdueshme që të mos arrihet në kurimin, por në parandalimin në kohë.
Shekulli
Subscribe to:
Comments (Atom)