Wednesday, September 30, 2009

Klisheja e lajmit bëhet realitet: Njeriu kafshon qenin

Kriteri universal i vlerësimit të profesionit gazetaresk se “lajm nuk është kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”, u realizua në Kanada.

Jonathan Schacher, banor i qytetit Saskatchewan në Kanada, kafshoi në hundë qenin e tij të racës pitbull terrier pasi nuk arriti ta bindte dot që të mos kacafytej me qenin e fqinjit. I ndodhur në qendër të vëmendjes në qytetin Saskatoon, Jonathan e shpjegon kështu situatën:



''Në pjesën e mbrapse të shtëpisë kam një bahçe të vogël të rrethuar me mur të lartë të pakalueshëm për ndonjë kafshë. Shpeshherë e nxirrja qenin tim pas shtëpie të shëtiste dhe e stërvitja për të mësuar disa urdhra. Një ditë, dëgjoj nga pas shtëpie disa zhurma dhe kacafytje. Shkoj të shoh dhe vërej se qeni im po kacafytje me qenin e fqinjit. U mundova t’i ndaj: e pamundur. Megjithëse e urdhërova disa herë ta lëshonte, qeni e kishte kafshuar prej hunde dhe nuk e lëshonte. U detyrova dhe unë ta kafshoja prej hunde qenin tim, derisa ai e lëshoi qenin e fqinjit.”

Në fund, Jonathan Schacher thekson se ''Pasi e kafshova qenin në hundë, ai u qetësua në mënyrë të habitshme dhe më lëpinte në fytyrë sikur po më kërkonte të falur.”

Start

Tuesday, September 29, 2009

Zbulohet vjedhja e votave të 28 qershorit, ja provat e manipulimit.

Emisioni "Faktori Plus" në Vizion Plus sjell fakte tronditëse të manipulimit përmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatë numërimit, ndryshe shkruhen. E vërteta bëhet më e hidhur, për shkak se kutitë e mbyllura mund të fshehin skandale më të mëdha.


Hetimi paraprak, përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. "Faktor Plus" bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD në KZAZ nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mije vota në favor të saj, pra një deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës, dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.



Por, le t'i shikojmë konkretisht disa rezultate...

- Në Qendrën e Votimit nr. 0255, në Shkodër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 327 vota, kurse sipas numërimit, që ne i bëmë nga kamera, ajo ka marrë 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD.

Po në këtë Qendër Votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por sipas numërimit tonë ka 14 vota. Pra i bie që PR i janë shtuar 12 vota.

Interesante është se i janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistëve u kanë dhënë sa gjysma e Fatmir Mediut.

Por më i dëmtuari në këtë qendër votimi del Nikollë Lesi, partisë së të cilit i kanë hequr 16 vota. Në procesverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohë që nga numërimi ynë ai ka marrë 19 vota.

Nëse këto shifra i marrim si maksimumin e manipulimit, atëherë i bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 fletë në çdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mijë vota. Por, nga llogaritë për gjithë KZAZ-të, del se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi, çka e çon në gati 9 mijë vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për t'i hequr PD një deputet. Ky deputet mund të kalojë në favor të PS ose LZHK.



- Një tjetër procesverbal është ai qendrës nr. 0294. Në këtë qendër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD ka marrë 246 vota, ndërsa nga numërimi ynë ka marrë 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota.

- Një tjetër qendër rekord, ku PD ka shtuar 64 vota, është qendra 259, në Shkodër. Nga numërimi ynë PD ka marrë 341 vota dhe ka shënuar 405 vota, kurse LZHK i janë hequr 5 vota. Në këtë qendër ka dhe 27 vota të shtuara për Partinë Socialiste. Sipas numërimit tonë, PS ka marrë 153 vota, ndërsa në procesverbal ka 180 vota.

Ky shkatërrim i procesit në këtë mënyrë shton dyshimet se shifrat reale të dy partive të mëdha dhe partive që kanë mbetur jashtë parlamentit, janë krejt të ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht një deputet më shumë në Shkodër, por, nëse marrim këto shifra, ajo mund të ketë shtuar edhe dy deputetë artificialisht në Shkodër. Po ashtu ndryshon historia dhe për Partinë Socialiste dhe LZHK.

Por, siç e theksuam dhe në fillim, ky është një hetim në kushte shumë skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart një sërë problemesh, që të shtojnë dyshimin se kemi të bëjmë me një veprim të paramenduar.

Eksperti Julian Mema, që ka hetuar CD-në e KZAZ numër 40 në Shkodër, shpjegon problemet që ka hasur.

Sipas tij, problemi i parë është gjendja pa inventar e filmimit. Në regjistrim mungon numri i Qendrës së Votimit, kur hapet kutia dhe ekspertëve u është dashur ta hetojnë atë nga vula e komisionerit pas fletës së votimit.

Një tjetër problem, sipas ekspertëve, është dhe thyerja e Kodit për filmimin e fletës. Siç mund ta shihni në kamera, fletët nuk mbahen 4 sekonda para objektivit të saj, siç parashikon Kodi, por kalojnë formalisht pa u kuptuar asgjë në fund.

Sipas ekspertëve, që kanë hetuar, ka edhe probleme të tjera të rënda, siç është censurimi i pamjeve filmike, duke ndërprerë filmimin në mënyrë të pakuptimtë. Një gjë e tillë ilustrohet për shembull në qendrën 263, sipas ekspertit Julian Mema.

Hetimi i CD-ve nxjerr dhe një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me mungesën e filmimit të procesverbaleve, kur mbyllen kutitë dhe kur hapen ato, si dhe cilësinë shpesh shumë të keqe të filmimit.

Pra, gjithë parregullsitë, që ne kemi hetuar, janë gjetur, duke marrë parasysh dhe këto vështirësi që me probabilitet mund të rrisin numrin e falsifikimeve në kutitë e votimit.

Si përfundim, një hetim për CD-të hedh në erë procesin zgjedhor, por nuk na çon tek e vërteta e hidhur që mund të jetë brenda kutive. Për këtë arsye, një hetim fizik i kutive përmes ekspertëve të paanshëm do ta bënte më të qartë historinë e këtij procesi, që po mban peng besimin politik në vend. Faktet konkrete janë brenda kutive dhe çdo përpjekje për ta shmangur këtë hetim, do të shtojë më shumë dyshimet për një dirigjim të procesit të manipulimit, prej pushtetit.

Tema

Ku ka turp më të madh sesa të tallesh me vullnetin dhe votën e popullit, që plot qytetari shkon të votojë, duke besuar dhe menduar të kontribuojë me të vetmen gjë të cilën e ka në dorë, me votën !!!

Kisha Ortodokse “pushton” Ministrinë e Mbrojtjes

Është pak të themi se jemi të skandalizuar. Aty ku rrinim ne dikur, në lulishte, për të ndarë ndonjë pare muhabet, prej vitesh është rrethuar dhe po ndërtohet një kishë e madhe.

Nuk jemi kundër ndërtimit të kishës, sepse disa prej shokëve tanë janë të besimit ortodoks, por si ushtarakë të vjetër ne nuk mund të mos rebelohemi prej atyre pamjeve që në shohin sytë përditë e më shumë. Në hyrjen anësore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në të djathtë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, janë ngritur armaturat dhe çdokujt që do t’i duhet të hyjë në ministri, mjafton të hidhet nga vendi ku ndërtohet kisha dhe je brenda në institucionin e rëndësishëm shtetëror. A i shohin ministri, vartësit, ata të Policisë Ndërtimore, se çfarë po bëhet?

Me respekt, një grup ushtarakësh në rezervë

Ndërtimi gjigant në lulishten mes ministrive dhe selisë së PS-së, kalon çdo limit. Armaturat kapërcejnë murin ndarës të zyrës së ministrit.

Pas kësaj letre shumë shqetësuese të një grupi qytetarësh për shkeljen e rregullave elementare në fushën e ndërtimit dhe mos reagimit të instancave shtetërore, ne shkruam për ta parë gjendjen në vend. Tabloja për paraqitet është ashtu siç përshkruhet në letrën e ushtarakëve në rezervë. Sipër murit as dy metra të lartë që rrethon pjesën e prapme të Ministrisë së Mbrojtjes, është ngritur një radhë e gjatë armaturash, ndërsa betonimi ka shkuar disa metra lart. Këto pjesë që kanë kapërcyer murin e Ministrisë së Mbrojtjes, mendohet se do të jenë pjesa hyrëse e Kishës së re Ortodokse në qendër të Tiranës. Kisha tashmë i ka treguar përmasat e saj gjigante, duke u bërë fqinje shumë e afërt me disa prej ministrive, si ajo e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Ushqimit, si dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Shtrihet mbi ish-lulishten që shtrihej deri pak vite më parë, mes disa ministrive të rëndësishme dhe selisë së Partisë Socialiste. Sot mjafton të zgjatësh një dërrasë skele që përdorin punëtorët dhe, bujrum, gjendesh në Ministrinë e Mbrojtjes.

Lulishtja ishte rregulluar nga bashkia e Tiranës në vitin 1999, pas prishjes së kioskave dhe lokaleve që kishin zaptuar lulishten pas vitit 1992. Kishte plot stola dhe rrugina për të shëtitur dhe në çdo orë të ditës dhe të natës shikoje familjarë dhe fëmijë që pushonin dhe argëtoheshin.

***

Ne foto Hyrja anesore e Ministrise se Mbrojtjes. Mbi murin rrethues te institucionit vazhdon te ngrihet ndertimi betonarme, pjese e kompleksit te kishes se re Ortodokse


Por, kjo pjesë e gjelbëruar e Tiranës, me vendim të qeverisë “Nano” në 6 shkurt 2003 iu shit trualli, që sipas vendimit ishte në pjesën lindore të pronës që kishte patur, me një sipërfaqe prej 966 metër katrorë dhe me çmim 1 600 lekë metri. Ishte po qeveria e z.Nano që në 23 prill 2004, ndryshon vendimin e një viti më parë, duke e bërë sipërfaqen 1079 metër katrorë. Dy vite më vonë, në 1 shkurt 2006, qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, vendosi që Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i kalohet në pronësi, pa shpërblim, trualli, me sipërfaqe 460 m2, që ndodhet në pjesën veriore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës. Është kjo pjesë ku ndërtimi ka avancuar shumë, duke kapërcyer edhe muret e Ministrisë së Mbrojtjes dhe përballë selisë së Bankës Raiffeisen.

Zyra e shtypit asnjë përgjigje, faqja on-line e Kishës nuk publikon projektin.

Ndërtimi madhështor, asnjë tabelë punimesh


Godina gjigante që po ndërtohet është fiks mbrapa selisë së Partisë Socialiste dhe nga konstatimet, zë një sipërfaqe të konsiderueshme. Nëse ju rastis të kaloni andej, do të vini re se objekti në ndërtim nuk ka instaluar asnjë tabele treguese për godinën e re që po ngrihet. Që të jemi plotësisht të saktë, aty ka një tabelë, por është thjesht paralajmëruese për kalimtarët dhe ka këtë përmbajtje: “KUJDES! LART PUNOHET!”.

Kërkuam pranë zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse në Shqipëri, që të na viheshin në dispozicion disa të dhëna rreth kësaj katedraleje të re. Kontaktuam rreth 4 herë radhazi, megjithatë, kjo e fundit nuk e plotësoi kërkesën e gazetës. Fillimisht, na u tha se personat përgjegjës nuk kishin lënë për zyrën e shtypit asnjë lloj materiali rreth katedrales dhe për fat të keq, ndodhen jashtë për aktivitet, ndaj nuk mund t’ju ndihmojmë me atë që kërkoni. Sidoqoftë, na këshilluan që të interesohemi se ka mundësi të kthehen për 3 ditë. Ashtu bëmë! Megjithatë edhe herën e fundit që ishim, na përcollën me fjalë të ngjashme: “Që të marrim “OK!” e dhënies së informacionit, duhet të autorizohemi nga personat kompetentë, të cilët fatkeqësisht ndodhen akoma jashtë. Kështu që, për çdo gjë tjetër mund t’ju ndihmojmë, por jo për këtë çështje!”. Dhe që të jemi të qartë, hera e fundit që shkuam për t’u interesuar ishte pas disa ditësh. Donim të ishim të sigurt se ishin kthyer këta persona kompetentë, por ja që ishim gabuar. Ka mundësi të jenë akoma jashtë!!!

Hapëm faqen on-line të Kishës Ortodokse Autoqefale, me adresën www.orthodoxalbania.org. Aty gjen materiale të bollshme për të bërë edhe dossierë për historinë, rrënimin dhe ringritjen e Kishës Ortodokse, projekte për ndërtimet, por asnjë rresht dhe asnjë genplan për ndërtimin madhështor në qendër të Tiranës.

Kisha Ortodokse: Kemi hapur qindra vende pune.

“Ne, investitorët më seriozë në vend”


“Që prej vitit 1992, Kisha Orthodhokse ka organizuar një zyrë teknike që ka realizuar shumë projekte ndërtimi. Në katërmbëdhjetë vitet e fundit janë ndërtuar 90 kisha të reja, janë restauruar 80 kisha-monument kulture dhe 5 manastire, dhe janë riparuar 141 kisha. Janë ngritur më shumë se 20 ndërtesa të tjera, të reja. Për më tepër, kompleksi Akademia Theologjike ”Ngjallja e Krishtit” dhe Manastiri i Shën Vlashit janë ndërtuar në vendin e tyre historik, pranë Durrësit.

Kisha gjithashtu ka blerë dhe rinovuar ndërtesa të mëdha për Kryepiskopatën e Tiranës, Mitropolinë e Gjirokastrës dhe Shkollën e Mesme Kishtare ”Kryqi i Nderuar”. Kisha ka blerë ndërtesa për të zhvilluar edukimin shpirtëror dhe shkollor në Lushnje, Shtëpinë e Murgeshave dhe shtëpitë e pritjes në Tiranë, Korçë dhe Kavajë. Janë ndërtuar dhe blerë godina për klinika dhe kopshte në qytete të ndryshme.

Mitropolitë e Korçës dhe të Beratit janë rinovuar, po ashtu Manastiret e Ardenicës, Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, Shën Joan Vladimirit në Elbasan dhe Fjetja e Hyjlindëses në Zvërnec. Së fundi është ndërtuar kompleksi i punishteve ”Nazaret” në Tiranë, që përfshin: shtypshkronjë, punishte qirinjsh, zdrukthtari, punishte për gdhendjen e drurit, si edhe studio ikonografike, mozaiku, restaurimi.

Nëpërmjet projekteve të saj të ndërtimit, Kisha Orthodhokse është duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke hapur qindra vende pune dhe duke ndihmuar shumë firma ndërtimi dhe specialistë. Kisha Orthodhokse është konsideruar si një prej investitorëve më seriozë në vend.

Vendimet e Nanos dhe Berishës, për zgjerimin e Kishës Ortodokse

V E N D I M

Nr. 81, datë 06.02.2003

PËR SHITJE TRUALLI, KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË -

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të nenit 3 e të paragrafit të parë, të nenit 8 të Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i shitet trualli me sipërfaqe prej 966 m2 në qytetin e Tiranës, në pjesën lindore të pronës së kësaj kishe, sipas genplanit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Çmimi i shitjes së truallit të jetë 1 600 lekë/m2.

3. Ngarkohet Bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

***

VENDIM

Nr.241, datë 23.4.2004

Për një ndryshim e shtesë në Vendimin Nr.81, datë 06.02.2003 të Këshillit të Ministrave “Për shitje trualli Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës e të neneve 3. shkronja “b” dhe 8. paragrafi i parë i Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Në Vendimin Nr.81, datë 06.02.2003 të Këshillit të Ministrave, të bëhet ky ndryshim e kjo shtesë:

a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon:

“1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i shitet trualli me sipërfaqe prej 1079 m2, në pjesën lindore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtij vendimi”.

b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Të ardhurat, që realizohen nga shitja e truallit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, të derdhen në Buxhetin e Shtetit”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri

Fatos Nano

Vendim

Nr.64, datë 01.02.2006

Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të një trualli, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b” të nenit 3 të Ligjit Nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave:

Vendosi:

1. Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t’i kalohet në pronësi, pa shpërblim, trualli me sipërfaqe 460 m2, që ndodhet në pjesën veriore të pronës së kësaj kishe, në qytetin e Tiranës, sipas genplanit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Bashkia e Tiranës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri

Sali Berisha

Vitore Nela, Shekulli

Ka njeri njohuri, që pikërisht poshtë kësaj kishe ndodhen ndërlidhjet e tyneleve të nëndheshme të ministrive, që do të përdoreshin në raste emergjente ?
Kjo është një zonë jashtëzakonisht strategjike për qytetin e Tiranës. Veç kësaj, këtu duket sikur po ndërtohet një kal troje...

Polonia do tredhë pedofilët. Tusk: Janë njerëz të degjeneruar

Polonia ka miratuar një ligj që e bën të detyrueshëm tredhjen e pedofilëve. Ligji ka ngjallur mjaft polemika në vend, dhe është i pari në Europë i kësaj natyre.

Sipas ligjit, të sponsorizuar nga qendra e Polonisë së Djathtë, pedofilët e dënuar për përdhunimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç ose për përdhunim të një personi të familjes do të duhet t'i nënshtrohet terapisë kimike të organeve gjenitale pas lirimit të tyre nga burgu.

"Qëllimi i këtij aksioni është përmirësimi i shëndetit mendor të të dënuarve si dhe ulja e epsheve të tyre", tha zëdhënësi i qeverisë në një deklaratë. "Pra mbrojtja e popullatës nga njerëz të tillë, pasi askush nuk garanton se persona të tillë nuk do ta përsërisin më krimin, shtoi ai.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk që vitin e kaluar kishte lajmëruar tredhjen e pedofilëve që ai i quan njerëz të degjeneruar. "Nuk mendoj se mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet t'i referohet këtyre lloj ngjarjeve", ka deklaruar ai. Ligji ka tërhequr mendjen e shoqatave për të drejtat e njeriut, por Kryeministri nuk e tërhoqi atë.

Shekulli
Donald Tusk

Profesori grek në intervistë tek New York Times : “Ne flisnim shqip, të tjerët na bënë grekë”



Profesori i Universitetit të Athinës Nikos Dimou, në intervistë për New York Times (gazeta më e madhe në Amerikë) duke folur për Muzeun e ri të Athinës deklaroi, që grekët e sotëm flisnin shqip dhe s'kanë lidhje me grekët e lashtë.




“It’s the fault of a German,” Mr. Dimou said about Greek pride in this cause. He was referring to Johann Winckelmann, the 18th-century German art historian whose vision of an ancient Greece “populated by beautiful, tall, blond, wise people, representing perfection,” as Mr. Dimou put it, was in a sense imposed on the country to shape modern Greek identity.

“We used to speak Albanian and call ourselves Romans, but then Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, they all told us, ‘No, you are Hellenes, direct descendants of Plato and Socrates,’ and that did it. If a small, poor nation has such a burden put on its shoulders, it will never recover.”



Përkthim:



Është faji i një gjermani, thot z.Dimou për kokëfortësinë e grekëve në këtë çeshtje. Dimou fliste për Johann Winckelmann, historian gjerman i arteve të shekullit të 18, vizioni i së cilit ishte për “një Greqi të lashtë të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, të urtë që riprezantonin perfeksionin”, si z.Dimou tha ishte e imponuar te shteti grek, që të krijonte identitetin modern grek.

“Ne flisnim shqip dhe e quanim vetveten Bizantinë”, por atëherë Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix,e të tërë na thanë, “Jo, ju jeni Grekë, pasardhës direkt të Platonit e Sokratit” dhe atëherë filluan problemet. Por një komb i vogël dhe i varfër, që ka një ngarkesë të tillë mbi supet e tij, kurrë nuk do shërohet.



Burimi i informacionit : http://www.nytimes.com/2009/06/24/arts/design/24abroad.html?_r=4&pagewanted=2

Ç'është Politika ?

Një fëmijë pyet babanë e tij : Baba çfarë është politika ?



Babai mendohet pak dhe pastaj ia nis të shpjegojë...
Po ta tregoj me një shembull biri im. Unë që punoj dhe sjell në shtëpi para, jam kapitalisti, nëna jote, që më administron paratë është qeveria, gruaja që na fshin shtëpinë është klasa punëtore, ti biri im që ke të drejtat e tua mbi këtë kapital je populli ndërsa motra jote e vogël, që porsa na ka lindur është e ardhmja.

Djali i nguliti mirë në mendje këto thënie të babait të vet dhe shkoi të flejë duke u menduar. Pas orës dy të natës, djali ishte akoma zgjuar dhe mendohej, kur ndërkohë nis të qajë motra e tij e vogel dhe ai shkon ti flasë dikujt, që të përkujdesej për motrën.
Shkon tek babai por nuk e gjeti, shikon nënën në një gjumë të thellë, shkon tek pastruesja dhe atje gjen edhe te atin, të ishin mberthyer keq...

Atëherë djali kthehet tek motra e vogël që qante dhe i thote: "Motra ime mos qaj më, sepse unë e kam kuptuar mirë se çfarë është politika.

Kapitalisti rri sipër klasës punëtore, ndërsa qeveria fle gjume për shtatë palë qefe dhe popullin e shkretë nuk e dëgjon askush, ndërsa e ardhmja dhjet në brekë

.

Elena Gjika (Dora D'Istria) dhe Çështja Kombëtare Shqiptare!

Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19. Ajo dha një kontribut të shquar dhe në çështjen kombëtare shqiptare. Iu përkushtua çështjes shqiptare, duke qenë aktive në zgjidhjen e saj.


Elena Gjika studioi prejardhjen e shqiptarëve duke gërmuar në arkiva dhe për historinë e shqiptarëve thoshte : Erdhi koha që edhe historia jonë të dalë nga varri, ku e kanë futur farisenjtë e shumtë.

Ajo konstatonte: Trualli i të parëve tanë ruan kujtime të çmueshme nga qytetërimi i lashtë! … meqë bashkatdhetarë t e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë…. Kryesorja për shqiptarët është që të përcaktohet mirë prejardhja e tyre e lashtë dhe të mos ngatërrohen me ndonjë fis sllav pak a shumë të errët, sikurse bëjnë akoma mjaft dijetarë, fjalorë enciklopedikë dhe gazetarë.... Unë besoj si ju, zotëri, se duhet përfituar nga çdo rast për të përhapur ide më të sakta mbi prejardhjen historinë dhe gjuhën e stërgjyshërve tanë.

Elena Gjika analizoi dhe plagët e shqiptarëve, një ndër ta ishte edhe përçarja. Ajo thotë: duhet zgjuar ndjenja e bashkimit në shkallë kombëtare. Pa e zhvilluar plotësisht këtë ndjenjë, nuk duhet ndërmarrë asnjë hap përfundimtar, sepse shqiptarët mund të shfrytëzohen për interesa që nuk janë të tyre. …Por fryma fisnore, ende më e fortë se fryma kombëtare, mund të ushqejë tek ata iluzione të rrezikshme.
Prandaj, para se të fillojnë luftën e fundit, ata duhet të harrojnë mosmarrëveshjet shekullore që kanë ndarë toskët dhe gegët, bij të po atij atdheu, sepse kjo është rruga që u siguron pavarësinë e vendit.

Ajo flet edhe për kontributin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane:
"Trimëria e tyre u jep të drejtën të luajnë rolin kryesor në gadishullin lindor."… Turqia do të katandisej për t'i qarë hallin derisa edhe vetë Azia e Vogël është mësuar të dridhet përpara shqiptarëve, trimëria e të cilëve ka mbetur po ajo që ka qenë në kohën e Skënderbeut" "Në shekullin XVII dora e hekurt e të tmerrshmit Muhamet Qypryliu Rishëliëja e Lindjes myslimane, e shpëtoi vendin nga përkuljet e para të ëmbla të këtij gjumi fatal." Çështja e rënies së Perandorisë Osmane ka për shqiptarët një rëndësi që nuk e ka për të tjerët.

Shqetësim për të, që ishte shqetësim edhe për mbarë shqiptarët, ishte tendenca e pansllavizmit që po dukej në horizont. Ajo në lidhje me këtë thoshte: Është e domosdoshme t'i pritet këtu rruga dyndjes së pansllavizmit… . Turqia e verbuar humbi marrëzisht përkrahjen e atyre që mund t'u prisnin rrugën përparimeve gjithnjë e më të mëdha të pansllavizmit. …Duket sikur ministrat turq nuk kanë asnjë ide mbi shpalljet dhe përgatitjet e pansllavizmit, të cilit sukseset e habitshme të pangjermanizmit ia kanë shtuar së tepërmi shpresat. … Në fakt, planet e pansllavizmit nuk parashikojnë asgjë të mirë si për shqiptarët ashtu dhe për rumunët e grekët. …
Pushtimi i Shqipërisë është prej kohe një nga ëndrrat më të preferuara të politikanëve më të vendosur të pansllavizmit. … Është shumë e vërtetë, zotëri, siç e thoni fort bukur, që shqiptarët, të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël edhe para kërcënimeve të pansllavizmit, vendosën të mbajnë anën e Perandorisë Osmane. … ….ditën që osmani do të dorëzohet, serbët
do të sulmojnë shqiptarët, bullgarët do të hidhen mbi grekët etj dhe kështu beteja e popujve do të pasohet nga lufta e dy feve, që prej aq shekujsh përpiqen të shtien në dorë gadishullin tonë…... Perëndimi është i interesuar të pengojë synimet për zhdukjen e shqiptarëve si komb. Simbas tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet shkatërruar pengesa e fundit, që nuk i lejon pansllavizmit të dalë në Adriatik dhe në Detin Jon.

Elena Gjika flet edhe për rrugët që do t'i nxjerrin shqiptarët nga prapambetja. Ajo thotë ... përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, që është baza e bashkimit politik. Ajo flet për përhapjen e arsimit e të diturisë, për krijimin e institucioneve kulturore e arsimore shqiptare, për ngritjen e një Akademie Shqiptare, hartimin e fjalorit shqiptar. Për organizimin e lëvizjes politike në Shqipëri, si një hap më tej, që do të çonte më vonë në lëvizje të armatosur kombëtare. Ideja për bashkimin kombëtar shprehet para së gjithash në idenë e saj se "Pa rilindje letrare nuk ka aspak ringjallje politike"... … puna e parë në Lindje nuk janë deklaratat apo manifestimet "patriotike" , por të zgjuarit e jetës intelektuale, që është burim i çdo veprimtarie shoqërore dhe i çdo përparimi të vërtetë.

Kurorëzimi i bashkimit politik dhe kryengritjes së armatosur do të çonte në një vend të bashkuar ku dëshira e Gjikës ishte që të bëhet "toka e trimave dhe atdheu i bujqve punëtorë dhe të zgjuar, që do të mundin ta bëjnë pjellor këtë vend të vaditur me gjak prej kaq shekujsh"

Nga libri Ahmet Kondo "Dora D'Istria për çështjen Kombëtare". Në këtë libër gjendet edhe korrespondenca e Dora D'Istrias me Jeronim De Radën.

Për të ndjekur materialin e plotë shtypni këtu : http://www.forumivirtual.com/historia/3183-elena-gjika-dora-distria-dhe-ceshtja-kombetare-shqiptare.html

100% e Hebrejve në Shqipëri - Shpëtuan gjatë Holocaustit

- Nju Jork, të dielën më 5 nentor, një vend i posaçëm iu dha edhe leksioneve që paraqiten aty edhe Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA Nju Jork, SHBA. Leksioni, i çiftit bashkëshortor DioGuardi, ishte titulluar "100% e Hebrejve në Shqipëri - Shpëtuan gjatë Holocaustit"



Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, iu beri te ditur hebrejve se: "Ka shume pak njerez qe kane njohuri per historikun e gjate te tolerances fetare shqiptare dhe rezistencen e tyre ndaj shtypjes. Keta njerez nuk kane njohurine me te vogel se gjate Luftes se Dyte Boterore, te gjithe hebrenjte qe jetonin ne Shqiperi, dhe ata qe kishin arritur te shkelnin dhe te kerkonin strehe ne kete toke i shpetuan zhdukjes nga Holokausti. Keto informata u ndrydhen e shtypen nga regjimi komunist - stalinist i Enver Hoxhes, i cili e sundoi Shqiperine per nje gjysme shekulli. Kur hebraiket evropiane filluan te iknin nga vendet e tyre ne drejtim te Shqiperise, me qellim qe t’i shpetonin asaj qe po shpalosej para syve te tyre ne Evropen Perendimore ne fillim te viteve te tridhjeta, ne Shqiperi jetonin rreth 200 hebrenj.
Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperi jetonin afer 2000 hebrenj(shumicen e tyre i fotografoi edhe fotografi hebre Geshner). Me plote bindje mund te thuhet se i vetmi vend qe mund te pohoje me te drejte se brenda kufijve te tij tij i kishin shpetuar Holokaustit te gjithe hebrenjte - eshte Shqiperia dhe jane shqiptaret ne Ballkan, pohoi DioGuardi. Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe Keshilltare per Çeshtje te Ballkanit ne LQSHA Nju Jork, SHBA, u perqendua ne temen e lidhur mes Beses se shqiptarve dhe mbrojtjes se hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo tha se:" Besa, e cila nderlidh nderin personal dhe respektin e barazine me te tjeret, ne menyre te pandashme dhe komplekse, eshte themel i Kanunit. Besa ka domethenie te shumefishte, duke filluar nga feja, mirebesimi paqesor, armepushimi dhe fjala e nderit deri te premtimi i shenjte dhe obligimi per ta mbajtur premtimin dhe per te ofruar mikpritje dhe mbrojtje. Ajo parasheh mbrojtjen e mikun ne menyre te palekundur dhe te pakompromis, nese lipset edhe me kusht vetesakrifikimi.
Sipas saj: "Keto vlera dhe kjo etike jane pikerisht ajo qe i beri shqiptaret te merrnin nje rol te papare per shpetimin e hebrenjve nga Holokausti. Kjo ilustron fuqishem nderlidhjen intime midis beses dhe tolerances fetare qe e kane karakterizuar Shqiperine e shqiptaret nder shekuj. Njekohesisht, historia e tyre nuk eshte vetem histori e shtypjes, por ashtu siç na deshmon sjellja e tyre e guximshme gjate Holokaustit, ajo eshte edhe histori e rezistences ndaj shtypjes, histori e tolerances fetare dhe histori e perkushtimit per drejtesine." perfundoj Shirley Cloyes DioGuardi.

“Si shpëtuam hebrenjtë nga Holokausti”



Holokausti mbetet kujtimi më i frikshëm dhe më i dhimbshëm për 38 familje beratase, që strehuan rreth 600 hebrenj të përndjekur nga ushtria gjermane. Dhe po kështu për Kujtimin, që në atë kohë ishte vetëm 11 vjeç, dhe i është dashur t’u rrijë pranë e të mbrojë në shtëpinë e tij dykatëshe 18 mysafirë të rrallë, që ishin edhe kategoria më e persekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, viti 1943 do të ishte një ankth i vërtetë për familjen Civeja. Pushtimi i Beratit nga batalioni gjerman solli edhe frikën për masakrën e radhës. “U detyruam të linim qytetin dhe të fshiheshim në një fshat aty pranë, ku gjendeshin të afërmit tanë. Morën edhe mysafirët e largët, ndërsa kemi shpëtuar për mrekulli”, shprehet i moshuari.

Kujtim Civeja, 72 vjec, nje prej djemve te Qani Civese, rrefen momentet kur nje pjese e baneses se tij eshte mbushur me hebrenj te perndjekur nga regjimi nazist. “Ne shtepine tone dykateshe, me tete dhoma, u strehuan 16 persona, te rritur dhe femije”, thote Kujtimi. Ne moshe te vogel, ai nuk e kuptonte perse keta njerez te huaj ishin mirepritur ne banesen e tij. Ndersa sot shprehet se ndihet krenar per vepren qe kreu atehere babai i tij. Sipas 72-vjecarit, hebrenjte erdhen nga fundi i vitit 1943 ne Berat. “Pasi biseduan me babane, Qaniun, u vendosen ne tete dhomat e shtepise dykateshe. Ishin shume te sjellshem dhe korrekt. Me kujtohet qe shpesh e perdornin ne biseda shprehjen, “jemi ne besen e nje myslimani”, tregon Kujtimi.

Strehimi dhe mbrojtja e 16 qytetareve izraelite ka zgjatur per me se shtate muaj. “Por, ne nje cast qe do te bombardohej Berati nga ushtria gjermane, babai se bashku me ne dhe ata u larguam, duke u strehuar ne nje fshat, te njerezit tane, per disa dite, duke shpetuar ne momentet e fundit. Kur kryheshin kontrolle nga ana e gjermaneve neper qytet, babai i udhezonte hebrenjte te visheshin me rroba te vjetra, shqiptarce, pasi ata gjate gjithe kohes visheshin me rroba te mira dhe europiance”, deshmon 72-vjecari per persekutimin vitet e fundit te luftes. Me pas, grupi i hebrenjve, duke ndjere rrezikun e madh, u shperngulen per te ikur ne drejtim te Greqise. “Me pas nuk arritem te mesonim asgje per fatin e tyre, edhe pse na thane qe nuk do ta harrojme kur mikpritjen dhe ndihmen qe na dhate. Kryesori i tyre quhej Jakov, nje tjeter thirrej Isak, kurse nje prej moshatareve tane kishte emrin Sami, sepse ata kishin jetuar per pak kohe edhe ne Kosove dhe mesuan te flisnin shqip”, perfundon Kujtimi rrefimin.

Berati mbledh ambasadoret dhe historianet



Banoret e Beratit kane hapur dyert gjate Holokaustit nazist, duke mirepritur, strehuar dhe ruajtur 600 hebrenj. Kane qene plote 38 familje, te cilat gjate Lufte se Dyte Boterore pranuan te strehonin ne banesat e tyre hebrenjte e persekutuar nga pushtimi nazist. Dje, ne nje konference shkencore me rastin e dites nderkombetare “Berati per shpetimin e hebrenjve”, ky qytet eshte kthyer ne vemendjen e historianeve per rolin qe luajti ne mbrojtje te kesaj shtrese te perndjekur nga regjimi hitlerian. Prezent ne kete jubile edhe ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John L. Withers dhe diplomatja izraelite, Amira Aron.

Ne prag te 27 janarit, dites nderkombetare te njohur ndryshe si perkujtimi per Holokaustin (SHoa), nen kujdesin e Bashkise se Beratit, konsullates se nderit e Izraelit ne Tirane dhe Akademise se Shkencave, ka nisur punimet konferenca qe eshte zhvilluar ne ambientet e Galerise se Arteve “Eduart Lear”. Konferenca eshte organizuar ne qytetin e Beratit, pasi ky qytet eshte i njohur per kontributin dhe mbrojtjen e hebrenjve. Nga 2264 hebrenj te strehuar ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore, 600 prej tyre gjeten strehe dhe mbrojtje ne qytetin e gurte. Ne konference kane marre pjese akademike, studiues te njohur, historiane dhe perfaqesues te disa institucioneve nderkombetare me seli ne Tirane.

Seanca e pare e konferences eshte drejtuar nga akademiku, prof. dr. Jorgo Bulo, ndersa dy te tjerat nga prof. dr. Aleksander Meksi dhe prof. dr. Sostas Gjakoumis. Bulo tha se, “Shqiperia nuk ka probleme me ndergjegjen e vete per sa i takon Holokaustit”. Madje, ai shtoi se ne Shqiperi dhe Berat vihen re elemente te jetes e kultures se hebrenjve. Konferencen e pershendeti dhe kryetari i Bashkise Berat, Fadil Nasufi. Ne vijim kane folur ambasadorja e Izraelit, Amira Aron dhe ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, John L. Withers. Me pas nga ana e Bashkise se Beratit u jane dhene tituj mirenjohjeje per shqiptaret qe shpetuan hebrenjte gjate Luftes se Dyte se Boterore. Konferenca ka vijuar me kumtesat e pergatitura nga studiues dhe historiane, lidhur me aspekte te historise se hebrenjve ne Shqiperi. Ambasadorja Aron falenderoi qytetaret beratas per mikpritjen gjate Holokaustit dhe shprehu mirenjohje per aktin e kryer.

Pakez histori, “Hebrenjte dhe shqiptaret”



Shqiperia dhe populli shqiptar konsiderohen nga opinioni boteror si nje rast unik ne qendrimin qe mbajten ndaj hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore dhe pushtimit fashist, jo vetem duke mirepritur, ruajtur hebrenjte e shperngulur dhe te ardhur ketu gjate luftes, por edhe duke mos kallezuar prane autoriteteve pushtuese naziste asnje prej tyre. Shqiperia u be vendi i vetem qe kishte me shume hebrenj pas lufte se perpara saj, ndryshe nga fati i miliona hebrenjve te tjere neper Evrope, qe u ekzekutuan apo perfunduan ne kampet famekeqe naziste te frymezuar prej filozofise raciste dhe te pastrimit etnik fashist. Asambleja e Pergjithshme e OKB-se e ka shpallur 27 Janarin si “Diten Nderkombetare te Perkujtimit te Holokaustit” dhe percaktoi detyrimin e vendeve anetare per te nderuar kujtimin e viktimave te Holokaustit, si dhe ndermarrjen e programeve e veprimtarive per te parandaluar akte te tjera te gjenocidit. Dhe ne vitin 2004, edhe Kuvendi i Shqiperise shpalli 27 Janarin si Diten e Kujteses.

Para luftes, Shqiperia kishte vetem 200 hebrenj, qe e kishin deklaruar etnicitetin e tyre. Ne fund te luftes, Shqiperia kishte 2500-3000 hebrenj te ardhur nga Dalmacia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia. Shqiperia eshte ndoshta vendi i vetem i pushtuar prej nazifashisteve qe nuk miratoi asnje ligj anti-hebraik gjate luftes. Hebrenjte erdhen ne Shqiperi nga vendet e Ballkanit ne forme grupimi kolektiv dhe ne forme individuale. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet historike-kulturore midis shqiptareve dhe hebrenjve ekzistojne qysh prej antikitetit. Gjurmet e ketyre lidhjeve jane ruajtur ne arkeologji, ne etnologji, ne besim e rite, ne histori e kronika dhe ne arkiva.

Sipas studiuesit te njohur shqiptar per kete ceshtje, prof. dr. Shaban Sinani, kater jane ardhjet me te medha te hebrenjve ne hapesiren shqiptare dhe te katra lidhen me periudhat me te njohura te rrezikimit te shpeshte kolektiv te hebrenjve:

Tri grupimet me te medha te hebrenjve te ardhur nga ky rajon per te gjetur shpetim ketu jane:



- 192 hebrenj te Kotorrit (1942, Mali i Zi)

- 350 hebrenj te Dalmacise (Splitit, 1942)

- 500 hebrenj te Serbise, perqendruar ne Kosove (1942)

Lidhje : http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=18316

Gjuha e Perëndive - Aristidh Kola

PELLAZGET DHANE QYTETERIM !




"Gjuha e perëndive", një libër studimor që përpiqet të hedhë dritë mbi lashtësinë e Pellazgëve. Autori i këtij libri është arvanitasi i madh, Aristidh Kola. Duke u bazuar në studimet e tij personale, por edhe në ato të studiuesve të tjerë, që kanë pasur lidhje me çështjen pellazgjike dhe me tezën e gjuhëve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve, por edhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës. Pellazgët, si populli më i qytetëruar, nuk ua dhanë elementët e qytetërimit të tyre vetëm grekëve, por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve të tjerë.

Kush është gjuha e perëndive ?



Libri "Gjuha e Perendive" i arvanitasit te madh Aristidh Kola trajton nje ceshtje qe nuk eshte aspak e re, por ndoshta edhe me e vjeter se kontinenti yne, ceshtjen e gjuhes dhe te identitetit te Pellazgeve. Intelektuali Arvanitas prej Italise se poshtme, Dhimitrios Kamaradas ishte i pari qe i entuziasmuar nga afrimi i fjaleve arvanitase me ato homerike e parahomerike, tha se: "Gjuha Arvanitase eshte gjuha e perendive", eshte pikerisht ajo gjuhe qe permend Homeri, dhe si te tille ai nenkuptonte gjuhen shume te vjeter pellazgjike, gjuhen e atyre njerezve qe u dhane emra perendive dhe menyrave te adhurimit. Ky konstatim i Kamarades, i dha titullin ketij libri. I madhi Aristidh Kola edh poshte tezen e indoevropianizmit, dhe kembengul, duke u mbeshtetur ne fakte se gjuha rrenje nga e cila kane rrjedhur te tjerat eshte pellazgjishtja, gjuha e popullit qe themeloi qyteterimin boteror. Nder te tjera autori permend se:- Pavaresisht se jam ne kundershtim -ndoshta absolut- me mendimin sundues lidhur me indoevropianet une mund te jap nje sqarim, gjithmone ne lidhje me kete ceshtje.
  1. Deshmi, legjenda, tradita, fjale, monumente per pellazget kemi qe nga Gadishulli Iberik gjer ne Indi, kurse jo per Indoevropianet.
  2. Teoria Indoevropiane eshte pjelle e fantazise shkencore, qe u mbeshtet ne bashkesine e rrenjeve gjuhesore qe nga Evropa e gjer ne Indi. Nderkohe qe kjo bashkesi shpjegohet fare mire me teorine pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt teori pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt "bashkegjuhesi pellazgjke", por Indoevropiane ose Indogjermane; nuk besoj se ka ndihmuar per kete shkenca, me shume se sa synime te tjera te ndryshme prej saj..
  3. Djepi i Indoevropianeve percaktohej me bindje te plote ne brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjate shekullit te kaluar. Me vone u transferua ne Kauakaz, ne Pamir dhe tani se fundmi nderroi vend ne Evrope, gjithnje me po te njejten bindje fanatike.
  4. Permenden fakte per spostimin e indoevropianeve me pretendimin qe ata te pranoheshin nga historia, permendeshin hollesira etj, dmth. vogelsira hipotetike dhe fantastike - bile dhe data- me bindjen se ishte fjala per dokumenta historike te pakundershtueshme, qe shkencetaret e katedrave riprodhojne me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikerisht ashtu sic mbjellin ne mentalitetin e femijeve tane mesuesit se mitologjia hebraike eshte frymezuar nga perendia dhe eshte e pakundershtueshme, kurse mitologjia greke eshte dicka si perrallat arabe. Ne nje kohe kur duhet thene se gjithe permbajtjea dhe substanca e botes se Greqise se vjeter fshihet ne mitologjinee greke!
  5. Gjuhetaret- te paret bile qe mbrojten kete teori- permendin fjalore te plote rrenjesh indoevropiane, qe ndersa ne fillim me te drejte u konsiderua si hipotetike, tani ekzistojne tendenca te konsiderohen si te pakundershtueshme. Vec kesaj nuk jane pak "ligjet" gjuhesore qe jane nisur mbi baze te kesaj hipoteze.


Per keto arsye, dhe per pikepamjen qe kam formuar per Pellazget, e konsideroj si krejt te gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti qe, nga evropa e deri ne Indi, ndoshta edhe me gjere, ekziston nje bashkesi elementesh gjuhesore, shpjegohet me faktin se ato kishin per djep Ballkanin veri-perendimor, ku egzistonin edhe qenda shume te lashta te kultures Pellazgjike e te kultit te Dodones. E Dodonet dhe mali Tomorr permenden qe nga Epiri e gjer ne Shqiperi qendrore. Nderkohe qe nje dege pellazgjike(iliriane), Dardanet, kane lene gjurme te forta te kalimit te tyre qe nga Ballkani veri-perendimor gjer ne Indi e Tibet. Gjithsesi, te gjitha keto analizohen me mire ne kete studim per pellazget. Aq me teper qe te njejten rruge do te ndjeke pas shume shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur ne Indi prifterinjte do ti kallzojne atij per fushata te meparshme te bashkatdhetareve te vet ne ate vend. Historianet do ti vene ne dyshim keto (sipas supozimeve te historianeve, prifterinjte kerkonin ti benin qejfin Aleksandrit, por nese kane dashur qe te bejne nje gje te tille do ti thoshin qe ishte i pari qe po pushtonte Indine e jo i treti), por tashme perkrahesit e teorive indoevropiane duket se jane te gati te bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India ne Evrope, por ndodhi e kunderta. Keshtu filloi "corientiomi" i hipotezes indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Ne hapesiren malore te Ballkanit veriperendimor e te Arkadise , linden (autoktone nga Toka e jo nga perendite) Pellazget dhe qe ketu ata mberriten ne te kater anet e botes, aq sa mund tci quash edhe "popull i zgjedhur i races njerezore" qe krijoi qyteterimin ketu e 10.000 vjet me pare.

Po cilët ishin pellazgët ?



Po cila ishte gjuha e pellazgeve? Dime se ishte nje popull shume i madh ne numer, qe u perhap ne gjithe Greqine, qe asokohe quhej bile Pellazgjia, ne Azine e vogel, ne Itali, ne Afriken e Veriut dhe ne Gadishullin Iberik. Dime gjithashtu se pellazget krijuan sistemin fetar te grekerve, u dhane emrat perendive dhe caktuan rregullat eadhurimit. Dime se ishin nje popull qe leviznin nga nje vend ne tjetrin, kerkues e i perngjasuar me lejleket, sepse edhe keta shpende edhe pas largimit te tyre kthehen gjithmone ne atdheun e tyre. Shume shkencetare te mevonshem i kane identifikuar Pellazget me Arvanitasit e sotem, te tjere e kane hedhur poshte kete variant duke thene se ndersa njohim shume gjera per Arvanitasit e sigurisht edhe gjuhen e tyre - nenuk njohim aspak gjuhen pellazge dhe si rrjedhim nuk mund te kemi nje element krahasues te sigurte. Por eshte per tu cuditur se si ekspozohen me kaq seriozitet hollesira rreth nje fare race indoevropiane dhe nuk konsiderohen te mjaftueshem elemente qe disponohen per pellazget. Kur ke nje sistem te plote e te njohur mire fetar, ideologjik, kur ke referimet e panumurta nga me te vjeterit, kur e ke te dhene bindjen e popullit e te prifterinjve te ditur se paraardhesit e grekerve jane Pellazget, kur ke fjale e toponomi, madje edhe emrat e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vet e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vecanta dhe nuk nxjerr kete konkluzion, atehere duhet te te ndodhin dy gjera: ose ke pamjaftueshmeri arsyetimi ose je ne zoterim te nje qellimi te lejueshem, ose me mire te palejueshem.

Grekët e vjetër pohonin prejardhjen nga Pellazgët



Perendite e Olimpit dhe kulte shume te lashte pellazgjike, perbejne jo vetem sistemin me te bukur te adhurimit, por edhe te vetmin qe mbeshtetet ne logjiken e paster, ne kundershtim me fete e njohura nga ne qe mbeshteten te besimi. Sipas mendimtareve te vjeter krijonjesit e ketij sistemi te mrekullueshem adhurimi jane Pellazget: Pellazget per te cilet jane formuluar mendime nga me te ndryshmet, si nga shkrimtaret e vjeter ashtu edhe nga shkrimtaret e rinj, qe thone se ata nuk jane nje popull fantastic- ose i supozuar ne menyre konvencionale ashtu sic jane te ashtuquajtrit "indoevropiane"-por nje popull real, me identitet cultural e personalitet konket. Greket e vjete kishin bindjen e thelle se ishin pasardhes te Pellazgeve, po megjithate, Herodoti qe shkroi i pari per historine dhe qe na transmetoi kete bindje, eshte perseri i pari qe e vuri ne dyshim ate, duke e transmetuar keshtu kete dyshim edhe tek historianet qe erdhen pas tij, deri me sot. Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e te prifterinjve te ditur rreth origjines se tyre pellazgjike, por ai vete dyshon duke u bazuar ne bindjen e vet se Pellazget ishin nje komb barbar, jo per ndonje arsye tjeter, por ngaqe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga ajo e grekerve te kohes se tij, ashtu sic arriti te kostatonte ai vete ne tre qytete qe flisnin akoma gjuhen pellazgjike. E ne kete perfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thelle-por qe rezulton aq e gabuar-se gjuhet e popujve mbeten te pandryshuara e nuk zhvillohen.("Kombi Grek-thote ai- sic me duket mua, perdor gjithnje po ate gjuhe"). Ata qe nuk pranojne prejardhjen e grekerve nga Pellazget hedhin poshte bindjet e perhapura te Grekerve te vjeter dhe bazohen ne perfundimin e Herodotit. Por ky perfundim bazohet ne nje logjike te gabuar sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohes edhe ndryshon.



Aleksandri i Madh dhe heronjtë mitikë flisnin pellazgjisht



Pas valeve te ndryshme te fanatizmit fetar lindor, nje grup shqiptaresh te Moreas dhe pjeses tjeter te Ballkanit do te detyrohet qe te largohet nga atdheu per ne Itali. Nje grup tjeter do te shperngulet ne Azine e vogel, nje tjeter ne vendet e bregut te Danubit dhe ne Evkinso dhe nje tjeter grup ne Afriken veriore e kryesisht ne Egjipt dhe Mesopotami. Keshtu do te perseritet historia e vjeter e pellazgeve te shperngulur, pikerisht ne te njejtat vende.Arvanitasit e Greqise brenda brbarise se pushtimit turk, do te marrin barren e luftes clirimtare qe do te arrije kulmin ne epopene e rilindjes me 1821. Pothuaj te gjithe heronjte e vitit 1821 jane arvanitas dhe flasin gjuhen arvanitase qe sot ne Greqi eshte kaq e perbuzur dhe rrezikohet te zhduket. Kjo gjuhe, pra pellazgjishtja , nuk eshte vetem "gjuha e perendive" te Homerit, sic tha Dhimiter Kamarada, por edhe "gjuha e heronjve" te Greqise. Ajo nuk eshte vetem gjuha e heronjve te 1821, por edhe e atyre mitike qe jetuan ne periudhen para-Homerike, d.m.th ne nje periudhe kur gjuha jone nuk ishte shtjelluar ne vecantine e njohur gjuhesore te Homerit dhe ruante bazat fillestare karakteristike te saj, ashtu sic ato ekzistojne ne gjuhen shqipe. Por shume te dhena deshmojne se kjo gjuhe ishte dhe gjuha e Aleksandrit te madh dhe e strategeve te tij. Nese do te kemi parasysh se e ema e tij, Olimbiadha ishte me prejardhje nga Mollosia, se atje jetoi shume vjet edhe Aleksandri, se nga Iliria drejt Maqedonise ai coi gjedhen maqedonase te njohur historikisht, e perbere nga nje grup i Vorieonve, se fjalet e lashta maqedonase te njohura qe jane ruajtur, jane te njejta me arvanitaset, atehere kuptojme se sa e vertete eshte ajo qe shkruan Finlei tek "Historia e Revolucionit Grek", d.m.th. qe Aleksandri i Madh, ne simpoziumet e tij me strateget e vet fliste nje dialekt te hershem arvanitas.

Aristidh Kola, biografi e shkurtër



Aristidh Kola lindi ne Greqi me 1944 ne fshatin Kaskaveli te qytetit te Fives ne rrethin e Tebes. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Athines (fakulteti Juridik) dhe punoi per shume kohe si avokat. Me 1985 u detyrua qe te linte profesionin e avokatit per t'u marre me studimin e arvanitasve, ku ne te njejten kohe iu besua detyra e kryetarit te Lidhjes se Arvanitasve te Greqise. Beri te mundur me perpjekjet e tij personale rizgjimin e levizjes kulturore dhe kombetare te tradites arvanitase. Me 1995 nis botimin e revistes "Besa" dhe te revistes 2 mujore "Arvanon". Ka botuar librat "Arvanitasit dhe origjina e grekeve", i cili eshte ribotuar 10 here ne Greqi, "Gjuha e perendive", "Greqia ne kurthin e serbeve te Miloshevicit", "Fjalori krahasues i gjuhes arvaitase", "Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore", "Proklamata e lidhjes arvanitase te vitit 1899","Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian". Kishte te pergatitur librin "Ditari i Kosoves" dhe libra te tjere. Aristidh kola vdiq ne Athine ne rrethana te dyshimta e te perfolura. Ai njihet prej opinionit ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe kudo ku jetojne shqiptare, jo vetem si studiues i origjines se tij historike, por edhe si mbrojtes i denje i emigranteve te pambrojtur shqiptare ne Greqi, te cilet per shume vite jane bere object i nje diskriminimi te eger racial. Por mbi te gjitha ai do te kujtohet gjithmone prej popullit shqiptar si dhe prej miqve te tij kudo ne bote, per kurajon e tij te pashembullt prej qytetari qe tregoi ne ambjentin ultranacionalist ne luften e drejte qe beri Aleanca Atlantike kundra genocidit serb ne Kosove.

Përgatiti: Albert Hitoaliaj

Dhimitër Pilika

Dijetari i madh dhe i heshtur -

Kanë kaluar dhjetë vjet kur mediat franceze shkruanin me gërma të mëdha “Shqiptarët pushtojnë Francën”, ndërsa për të “shqiptari që korrigjon të folurën e francezëve”.


Prof.Dr Dhimitri Pilika, konsiderohet si një nga dijetarët më të mëdhenj shqiptarë dhe, madje si pellazgologu më i mirë. Ishte njohës i shkëlqyer i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si latinisht, greqishte e vjetër, hebraisht, kinezçen e vjetër, etj.

Ai lindi në Korçë më 30 prill 1923. Pasi mbaron Liceun Francez të vendlindjes fillon studimet pranë Universitetit të Sienës në Itali. Merr pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare në drejtimin e njësiteve guerile. Pas Çlirimit, në 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores "Zëri i rinisë", në Korçë dhe bashkëpunon ngushtë me gazetën "Përpara" të Korçës. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli "Doktor" në histori dhe gjuhë shqipe pranë Fakultetit të Filozofisë, si dhe në romanistikë - helenistikë tek Fakulteti i Filologjisë pranë po të njëjtit Universitet të Pragës. Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qendër e nderuar studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Karlit në Pragë, ku ngarkohet si profesor me ligjërimin e mbarë disiplinave albanistike.

Gjatë një qëndrimi afro 15-vjeçar nxjerr në dritë, 64 botime çekosllovake me brendi arbërore, si monografi - dorëshkrim, tekste akademike, fjalorë, tekste per gramatikën, historinë e përgjithshme dhe letërsinë, antologji të këngëve tona popullore dhe partizane, kushtetuta jonë shtetërore, vepra "Shqipëria vend shqiponjash" në gjuhët shqip, anglisht, frëngjisht, rusisht, ribotimi i "Fjalorit" të Konstandin Kristoforidhit etj. Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë në letërsinë, artin, shkencën, kulturën çekosllovake në përgjithësi dhe sjell në Shqipëri 30 arka me dokumente të rëndësishme, apo siç i quante “albanica”. Mes tyre renditen dorëshkrimet e “Bletës” së Thimi Mitkos, vulat e Skënderbeut, dorëshkrime mbi Arbërinë, Voskopojën, Gjergj Kastriotin, etj.

Kthehet në Tiranë pas prishjes së marrëdhënieve me Çekosllovakinë dhe fillon punën pranë Universitetit të Tiranës dhe vazhdon me zell punën shkencore dhe kërkues. Vazhdon të botojë studime e monografi, si dhe zbulimet e rralla e bëra në Çekosllovaki, si 21 dokumente që vërtetojnë praninë e shqiptarëve në trojet amtare mes shekujve II dhe XI të erës sonë, dorëshkrimin e një poeme të pabotuar, prej mëse 1500 strofash tëtërrokëshe në italishten mesjetare, mbi Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe një pafundësi materialesh të tjera.

Internohet në fshatrat e Lushnjes, ku edhe atje vazhdon të punojë. Kur ndodhi kjo, Lasgush Poradeci, miku i tij, do të shkruante : “Bretkosat e ugarit se ç’vranë drenë e malit”. Pas viteve ’90, do të vazhdojë aktivitetin e tij dhe do të jetë një nga emrat më të lakuar në sesionet shkencore.

Vdes në spital në 31 dhjetor 2003, në mjerim dhe vetmi të plotë. Nga z.Vasil Qesari - Francë


Nga"Shekulli" http://www.forumivirtual.com/personalite-te-shquara-shqiptare/8932-dhimiter-pilika.html