Tuesday, October 6, 2009

Shërbimi shëndetësor në Shqipëri !

Ajo që dikur shërbente si kod moral dhe me te cilën mjekët betoheshin para se te fillojnë profesionin e tyre human, sot duket si nje tregim i bukur. Nëse dikur ishte “Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe” sot lirisht mund të përkthehet me “Portofoli i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe”.


Betimi i Hipokratit



Në çastin kur futem në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia, nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë, nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore, që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

Kur betimi i hipokratit shndërrohet në betimin e hipokritit...

Dermatologjia, aty ku kurohen semundjet e lekures ??? (2) http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Kontributi yt në korrupsion


Ç'është korrupsioni?
Fjalin i Sekretarit të Përgjithshmëm të OKB-së, Kofi Annan:

”“Korrupcioni dëmton të varfërit, në mënyrë jo të barabartë, duke devijuar fonde të cilat janë të destinuara për zhvillimin, duke vënë në rrezik aftësinë e një qeverie për të siguruar shërbime bazë, duke ushqyer pabarazinë dhe duke ç’inkurajuar ( larguar – dëmtuar ) ndihmën dhe investimet e huaja.”



Kur dikush e shpërdoron pushtetin apo vendin e punës, për të pasur përfitime personale, gjithashtu ai quhet i korruptuar.

Ajo që vlen të theksohet është se niveli i lartë i korrupsionit nuk është një fabul e krijuar, por një realitet i hidhur që ndikon në mënyrë vendimtare tek cilësia e jetës së shqiptarëve. Në përgjithësi kostoja e korrupsionit ndikon në mënyrë vendimtare tek ngadalësimi ose frenimi i rritjes ekonomike.
Korrupsioni ndikon gjithashtu tek cilësia e shërbimeve që merren nga publiku, pasi zyrtarët e korruptuar do ti përqendrojnë aktivitetet e tyre atje ku marrja e mitës është më e lehtë dhe më pak e dallueshme. Ai ndikon tek ndjenja e sigurisë pasi korrupsioni shkatërron sistemin e rendit publik dhe zbatimit të ligjit. Po ashtu niveli i lartë i korrupsionit dekurajon investimet si pasojë e arbitraritetit, paparishikueshmërisë dhe pasigurisë që shkaktohet prej tij.

Por ka disa të tjerë që mendojnë se korrupsioni është një çështje kulturore, që të gjithë shqiptarët nuk janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit. Në fakt pandjeshmëria e shqiptarëve është e kuptueshme, duke patur parasysh se korrupsioni në Shqipëri është shndërruar në një sistem të përditshëm dhe shqiptarëve për hir të mbijetesës, iu është regjur lëkura duke e duruar. Pavarësisht nga gjithpërfshirja në forma të ndryshme korrupsioni, duke variuar nga kontrabanda deri tek shtënia në dorë e disa shërbimeve elementare duke paguar një ryshfet, korrupsioni mbetet për t’u luftuar. Dhe gjithpërfshirja nuk duhet përdor si alibi për të imunizuar ata që janë përfituesit e drejtpërdrejtë nga korrupsioni, të cilët janë pikërisht ata që kanë pasur edhe fuqinë dhe detyrën për ta ndaluar, por që nuk e kanë ndaluar. Dhe bëhet fjalë për ata titullarë të institucioneve shtetërore të cilët duhet edhe të ishin gardianët e sistemit dhe të vetmit që mund të bënin diçka kundër tij. Pjesa tjetër e popullsisë me të vërtetë mund të ketë qenë e përfshirë, mirëpo ka qenë e detyruar dhe nuk e ka pasur të mundur që ta shmangë. Pra përgjegjësit kryesor të korrupsionit janë ose njerëzit që kishin për detyrë të siguronin zbatimin e ligjit, ose politikanët që kishin pushtetin për të bërë reforma ligjvënëse, ose përfituesit kryesorë më masiv të tij. Ndërkohë shumica tjetër është viktimë e një sistemi ku ata ishin të shantazhuar të jepnin ryshfet. Dhe bëhet fjalë për atë shumicë qytetarësh që mbase ka rastisur të pagojë një mjek për një serum bërë fëmijës së vet, apo kanë paguar një zyrtar për të marrë në mënyrë të përshpejtuar një pasaportë që i takonte por që, po ti vonohej i digjte dokumentet në Greqi.

Edhe pse gjithë segmentet e shoqërisë mund të jenë të përfshirë në korrupsion, pra edhe pse shumë të varfër apo pjesëtarë të tjerë të shtresave të ulëta mund të japin e marrin mitë, duhet të vihet në dukje se mitmarrja është një dukuri elitare. Me zhvillimin e korrupsionit mund të krijohet një situatë si kjo jona, ku një grup individësh paratë e fituara nga korrupsioni përpiqen të paguajnë për të mbajtur pozicionet e tyre zyrtare e për rrjedhojë të përfitojnë në mënyrë të vazhdueshme nga pjesa tjetër e shoqërisë. Në kushtet kur institucionet ligjore janë të dobëta, anëtarët e këtij rrjeti elitar kanë imunitet e nuk tremben nga ligji. Gjithashtu një pjesë e mirë e njerëzve që janë të lidhur me këta nuk paguajnë të njëjtat taksa që paguajnë të tjerët, bile përkundrazi janë mbledhësit kryesorë të mitës. Zyrtarët e vegjël që janë mbledhësit më të shpeshtë të mitës nuk guxojnë t’u kërkojnë ryshfete të fortëve me pushtet, bile i paguajnë ata që të sigurojnë imunitet në postet e tyre. Për rrjedhojë barra kryesore e korrupsionit bie mbi ata që janë më të dobët. Shumë të varfër detyrohen të përfshihen në korrupsion, sepse nuk kanë alternativa të tjera, ndërsa ata që mund të ndryshojnë situatën dhe kanë mundësi zgjedhje janë elitat. Prandaj viktimat kryesore janë të varfrit pasi korrupsioni vetëm thellon pabarazinë shoqërore.

Kjo ndodh në radhë të parë sepse korrupsioni dëmton progresivitetin e taksimit pasi ata që paguajnë ryshfet dhe bëjnë evazion fiskal, paguajnë vetëm taksat fiks e nuk paguajnë për fitimin e padeklaruar prej tyre, ose thjesht nuk paguajnë gjë. Korrupsioni bën që baza e taksapaguesve të ulet dhe për rrjedhojë shteti të mbledhë vetëm paratë e të ndershmëve dhe taksat e buxhetorëve si mësuesit, të cilët apriori janë të paguar keq. Zvogëlimi i buxhetit të shtetit bën që të pakësohen edhe shërbimet publike nga të cilat përfitojnë kryesisht të varfërit e jo të pasurit. Të pasurit e kanë më të lehtë të paguajnë shërbimet private. Familjet me të ardhura të vogla paguajnë një përqindje më të lartë të të ardhurave të tyre për ryshfetet.

Përveç dëmeve ekonomike dhe politike, rreziku tjetër që vjen nga mosprekja për një kohë të gjatë e korrupsionit për një kohë të gjatë është rreziku social. Nëse mosndëshkimi i korrupsionit mbizotëron, të korruptuarit e dikurshëm shndërrohen në heronjtë e mëvonshëm dhe parimet e ndershmërisë dhe të të qenurit punëtor, bëhen të përçmuara. Fatmirësisht shumica e popullit shqiptar me verdiktin e datës 3 korrik 2005, tregoi se edhe pse i madh, dëmi i korrupsionit është i kthyeshëm dhe i zgjidhshëm. Dhe ç’është me e rëndësishmja dëshmoi se shumica e njerëzve në Shqipëri, duan ta heqin qafe korrupsionin ndërkohë që vetëm një pakicë ishte për status quo-në. Në tre korrik shumica e shqiptarëve dëshmoi bindshëm se do ndershmërinë dhe jo ryshfetin, dhe hodhi poshtë alibinë antropologjike që shumë persona përpiqen të përdorin për të fshehur korrupsionin e tyre.

Cili ka qënë kontributi yt në korrupsion, psh. si e keni zënë vendin e punës ? http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

DREJTESIA, në sistemin e drejtësisë shqiptare ?

Demokracia e një shteti shprehet pikërisht nga pavarësia e sistemit drejtësor të tij.

Ç'mendoni për drejtësinë shqiptare, për nivelin e së saj ?

A gjykohen të gjithë qytetarët shqiptarë si të barabartë përballë ligjit ?

A janë të prekura nga korrupsioni këto institucione ?

Keni patur raste individuale të një padrejtësie ndaj jush, apo ndaj ndonjë të afërmit tuaj ?

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Ekzistojnë gjykatës të pakorruptueshëm, ata kushtojnë më tepër...

Shqiptarët SUPER supersticiozë ! Kisha e Shën Ndoit, Laç

Afro një milion shqiptarë, peligrinazh, "të prekin gjurmët" e shenjtit në Kishën e Shën Ndoit në Laç.

Pelegrinazhi është një rit i moçëm, të cilët shqiptarët e trashëgojnë nga të parët e tyre. Një peligrinazh i tillë ndodh gjithashtu edhe në malin e Tomorrit. Në këto vende të quajtura të shenjta, gjithashtu qarkullojnë shuma të paimagjinueshme parash, transparenca e të cilave lë shumë për të dëshiruar...

Në këtë kohë tranzicioni të përgjithshëm në shoqërine shqiptare, shqiptarët provojnë çdo mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre. Problemet e shumta në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kanë prodhuar një vorbull  tymnaje të madhe problemesh sociale, të cilat e kanë damllosur shoqërinë shqiptare shumë rëndë. 

 

Të zhgënjyer dhe të dërrmuar nga ky tranzicion shqiptarët i rikthehen peligrinazhit në Kishën e Shën Ndoit në Laç. Ka disa statistika informale që flasim për rreth 1 milion peligrinë. 

Për mbarësi, për ditë më të mira, për zgjidhje situatash nga më të ndryshmet. Ka nga ata që çojnë të sëmurët të prekin vendet e shenjta, siç ka edhe nga ata që fërkojne pashaportat në vendet ku shenjti ka prekur shkëmbinjtë, për një vizë. Diku dëgjohet zëri i megafonit i shërbyesve fetarë, që bëjnë thirrje që vendet e shenjta të mos goditen me monedha duke rrezikuar dëmtimin e tyre, por paratë të vendosen në vendet e posaçme. 

Ka mijëra e mijëra shqiptarë, që shpresa i dërgon të luten e të falen për një zgjidhje të problemeve të tyre të shumta e parrugëdalje.




Ajo që padyshim të bën përshtypje është fakti se numri i peligrinëve po parakalon numrin e votuesve në vendin tonë, të zhgënjyer nga politikbërja humane, drejt një shprese profane... 

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës

Aleksandri i Madh, gjuha burashaski dhe Ilirët e Pakistanit

Artikulli nga revista "The Bridge"
Po postojmë vetem pjesen qe flitet per Burushasket, pasi ka dhe pjese per popullin Pashtun=Pushtus, etj etj. Personi qe ka kryer kete artikull ka siguruar ne dore artikuj eksluziv nga bibloteka e Columbia University.
Marre nga "The Bridge" fq25.
Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave pa lavdi të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit.
Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë. Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet.

Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: “Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.
Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët.

Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983. Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit.

Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA. Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj. Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.

Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve


Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë). Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.

Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë


Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.

Zakonet shqiptare


Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t'u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën. Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete. Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna.

Rëndësia e studimit të hundëzakëve


Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.
Lidhje per gjuhën Burashki : http://www.few.vu.nl/~dick/Summaries/Languages/Burushaski.pdf
http://www.hunzo.com/Burushaski/b_words.asp
Banorë të Hundzës

Disa prej racë-përzierëve në Amerikë, MUND të kenë gjak shqiptar !

Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë rreth 200 komunitete etnike triracore. Këto bashkësi filluan te krijoheshin me arritjen e kolonëve të parë evropianë të cilët sollën me vete afrikanë dhe gjetën këtu banorë autoktonë që Kolombi, gabimisht i quajti indianë.



Anëtarët e një prej grupeve te tilla janë përfshirë sot nga një krizë identiteti. Ata njihen me emrin Melungeon dhe ka kohë qe janë hedhur në kërkim të rrënjëve të tyre etnike dhe disa prej tyre mendojnë se mund të jenë me prejardhje shqiptare.

Melungeonët jetojnë të përqendruar kryesisht në Apalache, vargmale që shtrihen në një sërë shtetesh në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se mbreti i rrokandrrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Eva Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln kanë qenë me prejardhje melungeun. Në listat e regjistrimit te popullsisë melungeonët nuk kualifikohen as si indianë, as si zezakë dhe as si të bardhë.

Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë Melungeonët të përfshihen nga një krizë identiteti dhe kjo krizë duket se është aq komplekse saqë po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen e tyre etnike do të marrësh 10 përgjigje të ndryshme.


Ata thonë se të parët e tyre kanë qëne nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezë, ballkanas, shqiptarë, grekë, kroatë e të tjerë të ardhur në Amerike nga mesi i viteve 1500. Por ç’thonë burimet historike?
Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikes në shekullin e 17, u befasuan kur duke hyrë në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje thuajse primitive.

Çuditërisht ata kishin tipare te ngjashme evropiane, por me një ngjyre lëkure paksa të zeshkët. Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm jane pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Këtë përfundim ata e bazojnë në shënimet e admiralit britanik të shekullit 16, Fransis Drake. Në vitet 1500, Britania ishte përfshirë në luftë më Spanjën, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar në ujrat e Mesdheut u ndesh me një anije turke që britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan.

Kur beteja përfundoi në hambarin e anijes turke, britanikët gjetën qindra robër, kryesisht nga vende te Ballkanit. Admirali Drake në shënimet e tij thotë se i mori këta robër në bordin e anijes se tij dhe në ndalesën më të parë që qëlloi në brigjet e Virxhinias, i zbriti në tokën e re. Fakti që melungeonët shikohen tani si një grup i përzier racor e etnik, studiuesit argumentojnë se me kalimin e kohës, këta ish-robër ranë në kontakt me fiset vendase indiane dhe u përzien me ta. Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit Wise në Virxhinia thotë se tek melungonët edhe sot mund të vihen re tiparet evropiane.


Zoti Kennedi vetë është melungeon. Në librin e tij, Melungonët, Rilindja e nje Populli Krenar, Brent Kennedy, thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh. Për shembull është pranuar se vetë emri Melungeon rrjedh nga frëngjishtja Melange që do të thotë i përzier. Por zoti Kennedi këmbëngul, se melungeon rrjedh nga turqishtja melunkam - të mallkuar. Ky argument duket disi bindës po të mendohet gjendja pa asnjë shpresë e ish-robërve per t'u kthyer në vendlindjet e tyre. Por ndonjë studiues hedh tezën se melungeon mund të rrjedhë edhe nga shqipja mall-kam, ose kam mall, po të kihen parasysh shënimet e admirali Drake ku thuhet se mes robërve kishte qindra armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Historiani Kennedy thotë se edhe emri i fisit indian Cherokee vjen nga fjala shirokë - e shprishur, e përhapur.


Por Shirokë quhet edhe era që sjell apo përhap retë e shiut; një fjalë kjo mbarë ballkanike. Toponimin Alabama, Brent Kennedy e shpjegon me turqishten Allah - Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania, si kujtim nostalgjik i të shpërngulurve për atdheun e të pareve të tyre?

Syri3.com

7 shërbime kërkimi, që duhet ti dijë çdo përdorues i Google-it.

Motorri i kërkimor i Google-it, nuk përdoret vetëm për të kërkuar, por edhe shumë funksione të tjera.
Ja shtatë shërbime kërkimi që çdokush duhet ti dijë.


1. Makina llogaritëse



N.q.s shkruan 3+2 ne Google, pasi të klikosh “Search” do të shfaqet rezultati (5 per ata që s'e dine ). Ky shërbim mund të përdoret edhe për llogaritje më të komplikuara si “3*(sqrt 8)^2=”.

2. Gjej orën në një shtet/qytet.



Për të gjetur sa është ora në këtë moment psh. në Londër duhet të shkruajmë “time london”, pra fjala “time” pasohet me emrin e shtetit apo qytetit.

3. Parashiko motin



Për të parashikuar motin në Tiranë psh duhet të shkruajme “weather Tirana”.

4. Merr info rreth "stock"-eve të kompanive.



Të dhënat bëhen të mundura nga Google Finance. Thjesht shkruan ticker-in e kompanisë, si psh. “AAPL” (që është tickeri i Apple Inc.)

5. Merr info rreth tërmetëve në kohë reale.



Shkruaj “Earthquake” dhe do të informohesh mbi tërmetet e fundit.

6. Konverto njësi të ndryshme.



Të shkruash “10 inch in cm” ne Google do të shfaqet “10 inch = 25.4 centimeters”. Gjithashtu mund të llogaritet edhe konvertimi i monedhave të ndryshme (”10 euros in dollars” psh.)


7. Gjej kuptimin e fjalëve si edhe fjalor i shumë gjuhëve të ndryshme, ndërmjet tyre dhe SHQIP



Google mund të përdoret edhe si fjalor (Anglisht-Anglisht). Thjesht shkruaj “define” e pasuar me fjalën e dëshiruar.



lexoj.com

Marrëveshja sekrete Ahmet Zogu-Nikolla Pashiç !


Gusht 1924
Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën "Dielli". Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin "Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli" (faqe 126-140 me titull "Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924" ). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë "Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar" (faqe 74-78, me titull "Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924" ).

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: "Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd ".

I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd . Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se "Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit". Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

Marrëveshja theksonte




"1.Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve".


Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë Zogun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.

Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t'u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe.

Misteret e MARS 1997, kush ishin shkaktarët ?

Mars, ky emër, që nënkupton mbarësinë, në fakt për shqiptarët ka qënë muaji i tragjedive. E tillë ishte dhe rënia e shtetit dhe lufta civile e vitit 1997. Shume pyetje pa përgjigje :
Sistemet piramidale pse nuk u ndaluan ? Kush ishte Vehbi Ali Muca dhe kush ishin perkrahesit e tij ? Kush ka qënë roli i FMN-së ? Për çfarë luftonte Z. Çaushi ?

Çfarë shkruanin në atë kohë mediat greke ? Përse u hapën depot e armëve ? Përse politikanët hezitojnë të japin një përgjigje apo të hedhin një akuzë, shkaktarëve të mars-1997-ës...

Përse askush nuk u dënua ? Përse shqiptarëve i mohohet e vërteta e tragjedisë së tyre, ku vdiqën fëmijë, të rinj, gra dhe pleq ?

http://www.youtube.com/watch?v=upM2SYyXolQ
Materialet e meposhteme jane eskluzive dhe hidhen per here te pare ne shtypin shqiptar, duke treguar me se miri, ate qe pergatitej ne Greqi kunder Shqiperise gjate diteve te tragjedise se madhe ne Shqiperi, te cilat do te mbetetn te paharruara ne mendjen e çdo shqiptari qe arriti ti perjetoje. Nje pjese e madhe e popullsise ne Shqiperi nuk arriti kurre te mesonte te verteten e hidhur se kush mori pjese ne prishjen e lumturise se shqiptareve, pas nje periudhe te eger 50-vjeçare te diktatures se proletariatit. Kush ishte shkaktari kryesore i prishjes se qetesise dhe rendit, ne vend, i harmonise dhe bumit ekonomik qe kish nisur ne Shqiperi dhe per ç'arsye u krye ky shkaterrim.
Me ane te ketij materiali i cili eshte nje analize politike e marredhenieve Shqiptaro-Greke nga viti 1997 e deri sot, i bazuar ne fakte te nxjerra nga vete shtypi dhe media greke, per here te pare po behet e mundur e dalja e te vertetes se hidhur ne shesh, ne nje moment, kur sulmi grek ndaj Shqiperise se pervuajtur ka arritur kulmin e tij me krijimin e te gjitha mundesive per aneksimin e plote te jugut te Shqiperise dhe varesine ekonomike dhe politike te vendit tone ne politiken ekspansioniste greke. Duke qene se materialet e meposhteme jane faktet me te gjalla te asaj ç'ka u gatua ne Shqiperi, komenti mbetet i panevojshem duke e lene lexuesin dhe çdo shqiptar te beje komentin personal mbi tragjedine e madhe shqiptare te vitit 1997.
Gazeta "Pondiqi" 20 Shkurt 1997
"Luftetari Shqiptar -- Mitropoliti i Konices e filloi perseri luften e tij: Kerkese per autonomi"
"Kryepeshkopi i Shqiperise Anastasios Janullatos dhe Mitropoliti i Konices, Andrea Trabelas u nisen nga e njejta "bime": Nga organizata e teolgeve "Zoi" me pas "Opus Dei" (Organizate shume e forte e Frankos ne Spanje) qe luajti rol percaktues nga vitet ’40 deri ne vitet ’70 – te. Njeri nga te mesipermit, Anastasio u shkeput nga ideologjite e thara dhe mori rrgen e studentit te juridikut ne vitin 1973 dhe sot ne Shqiperi perpiqet qe ta mbaje larg Kishen Ortodokse nga nacionalistet.
I dyti qe eshte djale shpirteror i Sebastianosit, ka ngritur bajrakun e tij te nacionalizmit dhe te autonomise se Epirit, duke mos perfillur as pozicionin zyrtar te qeverise greke dhe te politikave te tjera greke. Shembull per kete eshte deklarata e fundit me rastin e 83 vjetorit Epirit te Veriut." Për të interesuarit këtu keni materialin e plotë http://www.forumivirtual.com/politika-kombetare/3353-komploti-greko-komunist-kunder-demokracise-shqiptare.html

Konkluzion !
Hulumtimi, analiza dhe me se fundi botimi i ketyre dokumenteve qe prezantuam ne kete shkrim jane nje apel i vendosur ndaj te gjithe bashkeatdhetareve tane, patriote, nacionaliste qe besojne tek e drejta qe kane shqiptaret per te jetuar te lire ne trojet e tyre, ne te cilat kane ardhur bashke me Diellin. Ky material i bazuar ne pretendimet greke ndaj Shqiperise te dhena nga vete media greke, si dhe shtratit anti - kombetar qe ajo ka gjetur ne radhet e komunisteve shqiptare dhe elementit anti - shqiptar brenda shoqerise shqiptare, perfaqesuesve te qarqeve anti shqiptare greke ne pushtet dhe ne opozite, kane si qellim ti shtohen perpjekjeve te patrioteve dhe nacionalisteve demokrate shqiptare ane e mbane botes, e sigurisht atyre qe e perjetojne direkt presionin greko - komunist ne Shqiperi.
Me ane te ketij materiali dhe fakteve te hedhura per here te pare ne shtypin dhe median shqiptare, menduam se do te mundesojme perhapjen e te vertetes se hidhur, se kush ishte shkaktari kryesor i prishjes se qetesise qe mbreteronte ne Shqiperine e para vitit 1997 dhe se kush u mundua te minonte luften Per çlirimin dhe pavaresimin e Kosoves.
Ky materiali i bashkohet zerit te nacionalisteve shqiptar, punes se diaspores shqiptare jashte vendit, endrres se mijera intelektualeve shqiptare jashte Shqiperise dhe trojeve shqiptare, per te pare nje shtet te perparuar me te cilin ne mund te krenohemi.
Ky material, sherben si kushtrim, per te gjithe Shqiptaret brenda dhe jashte vendit, per te kuptuar, menduar dhe vepruar kunder asimilimit te Shqiperise dhe planeve te fqinjeve tane per aneksimin e vendit, shkaterrimin total te ekonomise tone, per nxjerrjen e Shqiperise jashte planeve dhe politikave te vendeve aleate te cilat duan te shohin nje Ballkan te zhvilluar por ne baze te stabilizimit te faktorit shqiptar te rroberuar ne shekuj nga fuqite dhe akset lindore.
Ne keto momente qe po luhet edhe akti final per stabilizimin e çeshtjes se pambyllur shqiptare, kur

Shqiperia eshte futur ne nje qorrsokak nga klika greko-serbe-komuniste, kur shqiptaret vazhdojne te marrin rruget e mergimit per nje jete me te mire duke kenaqur endrren serbo-greke per pastrim etnik te trojeve shqiptare, kur truri dhe mendja e ndritur e intelektualeve shqiptare mergon dhe vuan pasojat e largimit nga Shqiperia dhe me deshperim pret ti jipet shansi i vetem per tu rikthyer, kur populli ne territorin e Republikes se Shqiperise ka arritur varferine maksimale dhe nje pesimizem patologjik per te ardhmen e vendit dhe politiken ne pergjithesi, kur çeshtja shqiptare eshte shitur ne menyren me flagrante ne tregjet e politikes serbo-greke, kur eshte zgjuar ndergjegjia kombetare e shqiptareve ane e mbane botes, duhet te kuptohet qarte nga çdo shqiptare se vetem ne jemi te zotet te rikthejme vlerat kombetare qe kane patur gjysherit dhe stergjysherit tane, vetem ne mund te ndalojme shperberjen tone si komb, vetem ne mund te pengojme andartizimin e jugut te Shqiperise, vetem ne mund te rifitojme besimin ne vetevete dhe ne arenen nderkombetare, vetem ne mund te rindertojme ekonomine tone te shkaterruar, vetem ne mund ti rikthejme vetes ekonomine familjare qe kishim filluar ta ngrinim deri ne vitin 1996, vetem ne mund te kthejme qetesine dhe rendin ne vend, dhe se fundi ne jemi pergjegjes per te ardhmen qe na pret dhe krijimin e nje platforme kombetare nga e cila do te varet mbarevajtja jone politike, ekonomike dhe shoqerore.

Per kete, ne rradhe te pare duhet ndergjegjesim mbi ate qe na ndodhi dhe se kush na shkaterroi e vazhdon te na shkaterroje dhe poshteroje, si dhe kthim ne vlerat e verteta kombetare dhe demokratike. Realizuan :Edith Harxhi, Mal Berisha

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, më i lashti i botës !

Kronologji e shkurtër e përdorimit të këtij simboli
  1. Aparenca e parë historike: afërsisht në vitin 2300 para erës sonë në disa gdhendje që gjenden në Lagash të Babilonisë (Iraku i sotëm)
  2. E shfaqur në monumente të qytetërimit të Hititëve, 1250 para erës sonë
  3. E përdorur si simbol kryesor i Perandorisë së Bizantit
  4. E përdorur nga Sulxhukët (Turqi) në shekullin e 13 të erës sonë
  5. Për herë të parë shfaqet e dokumentuar në Evropë rreth vitit 1800 të erës sonë (pikturat të cilat e dokumentojnë këtë, ndodhen në një manastir në St.Emmeram/Regensburg të Gjermanisë)
  6. E përdorur për herë të parë si simbol në armatura në Habsburg, 16 mars 1365
  7. Që nga 1433 është pjesë simbolikës së ushtrisë gjermane
  8. Që nga shekulli i 15 është e përdorur në Rusi, fillimisht nga Carët e tani nga shteti
  9. Shqipëria e përdor në flamur dhe e ka simbol kombëtar. Eshte simboli ynë më i lashtë
  10. Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

    Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

    Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

    Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij? Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni). Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase. Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte. Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone. Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht. Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

    Simboli i shqiponjes gjate shekujve

    Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore. Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide. Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera. Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate). Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell. Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes. Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille. Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken. Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore. Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj. Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende. Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216-1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes. Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore. Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera. Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet. Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj. Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor. Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar. Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi. Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror. Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

    Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

    Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre. Sipas historianit latin, Ovid: Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme. Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike. Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi." Herodoti do te shkruante per Feniksin: "Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi." Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise. Çfare eshte Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo? Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si "Hermeticizem". Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne: "Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta. Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter." Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?" shkruan: "Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit. Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale. Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre. Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit. Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç' eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim. Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6) Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin. Ne Egjyptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme. Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine): "Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe puplash me ngjyre te ndezur. Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi. Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

    A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?

    Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes. Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme. Duhet pasur parasysh se Shen Pavli themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes. Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire. Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene "shqiponje". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij. Qe shqiptaret te jene "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjes me dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni. Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim te tille. "Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike. Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?ili. Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per shkak te qytet-shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate ilire fjala "ALP" do te thote i bardhe. Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka (shqiptar). Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan). Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir. Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet. Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka. Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me mbreterine Hitite. Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: "The Kingdom of the Hittites(Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: "Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti. Mes gjuheve semitike, prapashtesa ili, tregon thjesht Zotin." Hititet dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje arkeologjike. Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane "pronaret e ligjshem" te nje simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te antikitetit. Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit. Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit. Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin. "Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana." Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan: "Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare." Pra nese kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe. Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç'thote nje prej emrave me te njohur te studimit te historise dhe teologjise. Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave. Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: "Feniksi eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte edhe rrenje e feniks, FE_=cikel. Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit."

    Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere.

    Nga Albert Hitoaliaj Koha Jonë, 5 korrik 2006