Monday, October 12, 2009

Ahmet Zogu, nën këndvështrimin e një historiani të huaj

Mbreti Zog i shqiptarëve ishte monarku evropian më i pazakontë i shekullit të 20-të; një njeri pa asnjë lidhje mbretërore që themeloi mbretërinë e tij në vitin 1928.



Bashkëkohësit nuk dinin çfarë të mendonin. Epitetet për të varionin sipas shijeve dhe opinioneve nga me te ndryshmet. Sigurisht që në sytë e të huajve mbërritja e beftë e këtij mbreti,shtoi misterin e një vendi të njohur kryesisht për malet, revoltat dhe gjakmarrjen. Sado që Mbreti dëshironte të identifikohej me rregullin dhe progresin, emri i tij ishte më së shumti i lidhur me intrigat politike qe implementoheshin atehere ne politiken e brishte shqiptare. Ai ka rrëfyer: “Jeta ime është një histori aventurash”. Oborri i tij në miniaturë në Tiranë vuri në punë imagjinatën e botës perëndimore në vitet ’30, para se fashistët italianë ta detyronin të arratisej dhe stalinistët e post-luftës ta mbanin aty. Komunistët më pas e minimizuan vendin e tij në histori, vendin e një njeriu që sipas çdo standardi objektiv duhej të renditej si një prej figurave të tij më të shquara. Për pesë dekada me radhë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, sinonim i marksizëm-leninizmit, por si kudo në Evropën lindore, përfundimi i Luftës së Ftohtë ka shfaqur vazhdimësi të së shkuarës së para luftës që sistemi totalitar i kishte fshirë.Një editorial i “The Times” iu referua njëherë “mbretit të çuditshëm Zog si një shtojcë ireale” e historisë së Shqipërisë. Ky libër ka si qëllim ta bëjë atë të duket real. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme, me kufij të mirëpërcaktuar dhe një traditë qeverisjeje ftohen të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane.Mbreti Zog ishte një kuriozitet dhe mbeti kështu deri ne fund.Nga bashkëkohësit e tij ai etiketohej si nje personalitet me rezonance te gjere. Edhe sot reputacioni i tij është burim debatesh, por Zogu ishte padyshim një prej figurave më të shquara në historinë shqiptare. Edhe pse i njohur për politikbërje origjinale, ai premtoi të vinte rregull e progres në një vend që s’kishte njohur prej kohësh asnjërin prej këtyre. “Unë e bëra Shqipërinë”, ka thënë ai.Në biografinë e parë të plotë, Jason Tomes eksploron realitetin pas një njeriu të përshkruar nga “The Times” si “mbreti i çuditshëm Zog” dhe dëshmon se ai ka qenë produkt i një hapësire dhe kohe unike. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme janë të ftuar të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane dhe të njihen me një mbret, i cili u ka qëlluar atentatorëve të tij dhe që i paguante faturat me shufra ari.

JASON TOMES ka dhënë mësim lëndën e historisë dhe politikës moderne në universitetet e Oksfordit, Varshavës dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën. Ai është autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesëdhjetë artikujve për “Oxford Dictionary of National Biography”.



Një audiencë me mbretin Zog
Vendi më i harruar i Evropës, Shqipëria. Në vitet ’30 tragetet zbarkonin çdo ditë nga taka e Italisë dhe një avion pesë vendesh i “Adria-Aero-Lloyd” fluturonte tre herë në javë drejt aeroportit të Tiranës, por shërbimet ishin nën standardet e përdorimit dhe nuk viheshin dot në punë pa subvencione. Në vendin më të vogël ballkanik, të huajt ishin aq të rrallë sa bëheshin menjëherë të famshëm. Një anglez, francez apo amerikan i respektuar, i cili shfaqte interes të kënaqshëm ndaj vendit mund ta kishte relativisht të lehtë të përftonte një pritje nga mbreti-politikan. Ekzistonte një histori sipas të cilës kur Zogu mërzitej u telefononte hoteleve për të gjetur ndonjë të huaj interesant që të shkëmbente dy llafe me të. Pallati i tij ishte më pak se pesë minuta larg dhe gjuha e përbashkët gjendej shumë kollaj. Mbreti nuk ishte kozmopolitan, por ai fliste turqisht shumë mirë, gjermanisht mirë dhe frëngjisht mjaftueshëm për të biseduar. Anglishtja nuk ishte opsion, ai refuzonte të humbiste kohë me një gjuhë, e cila i bindej gramatikës vetëm dhjetë për qind. Një roje me një “Z” të ndritshme në pelerinë shoqëronte vizitorët përmes rrugës me tulla të kuqe në kompleksin mbretëror, në juglindje të sheshit qendror. Një sekretar, mbase Sotir Martini, apo adjutanti energjik Zef Sereqi shfaqeshin para të ftuarve për t’i informuar mbi disa pika të protokollit. Dymbëdhjetë hapa më tej shfaqej vila dykatëshe me stuko të verdhë, e cila ishte ndërtuar për një tregtar turk para luftës. I drejtuar në sallonin e vogël të pritjes me pasqyra të ndritshme dhe llambadarë venecianë vizitori mund të shihte stallierin e oborrit nëpërmjet perdeve përpara se të shfaqeshin kanatet e xhamit. Një burrë me flokë kafe dilte menjëherë në skenë, i ulur në fund të një dhomë të gjatë dhe të ndriçuar mirë, e mobiluar në stil modern me letër muri ngjyrë të gjelbër. Mbreti dukej i vogël dhe thuajse i padukshëm ndërmjet tryezës së madhe prej druri të kuq dhe portretit të madh të varur në murin mbas. Syprina e tryezës ishte e rregullt dhe me shkëlqim. Në pikturë shfaqej një grua e ashpër meso-moshë me një paraqitje jo dhe aq mbretërore. Vizitori hynte në dhomë dhe kollitej lehtë. Kishte gjithnjë një shtëllunge tymi duhani dhe rrallëherë ndonjë dritare të hapur. Ai përkulej tre herë (siç ishte udhëzuar) dhe ecte përpara me hapa të kujdesshëm. Ata më me pak fat janë penguar shpeshherë në qilimat dekorativë të shtruar në dyshemenë e lëmuar. Teksa i afrohej tryezës, sytë e tij përqendroheshin në tiparin më ekstravagant në horizont: Mustaqet e Mbretit. Edhe pse shumë të mëdha, ato ishin gjithmonë të rregulluara dhe të stiluara me maja të holla të rregullta. Tundimi për t’u ngulur sytë mustaqeve duhej nënshtruar teksa mbreti ngrihej avash dhe pëshpëriste disa fjalë përshëndetje me zë të ulët e të qartë. Ai ishte rreth 1 metër e 80 i gjatë, qëndrimi i tij i drejtë dhe figura e tij thatime. Ai bënte çmos që të dukej i mbajtur: Një kostum ngjyrë gri dopiopet nga Savile Roë, një këmishë e bardhë nga Sulka, Paris, këpucë të prodhuara me dorë në Itali. Një buzëqeshje e qetë shoqëronte shtrëngimin e fortë të dorës dhe vizitori ulej.

“Një cigare?”
Me një gjest mospërfillës, Mbreti ofronte një sërë markash cigaresh nga tavolina e tij. Ai merrte gjithnjë një për vete (i kërkonte falje jo duhanpirësve) dhe teksa cigarishtja e mbante të zënë për një moment, vizitori mund të skanonte në mendje mbretin. Ai kishte një fytyrë të gjatë si rozë, jo me tipare mesdhetare, që vinte në formë konike nga balli i gjerë tek mjekra e ngushtë. Balli ishte i lartë dhe mund të kishte qenë më i lartë po të mos ishte për flokët e krehur në anën e majtë. Më pas, vihej re, sado e çuditshme që të ngjajë, se mjekra nuk ishte aq e mprehtë sa dukej në fotografi. Tipari që binte më shumë në sy ishte hunda e drejtë, e cila në profil shkrihej me ballin në vijë të drejtë. Herë pas herë vetullat e rëna i jepnin një pamje zymtësisht të përvuajtur që ngjante simpatike dhe lehtësisht komike. Vizitori më pas pyeste veten nëse aristokrati 38-vjeçar ishte vërtet prijësi i pamëshirshëm malësor, i cili kishte shkatërruar rivalët e tij dhe themeluar mbretërinë. Zogu ulej në karrigen e tij, buzëqeshte sërish lehtë, a thua se po i zbulonte vizitorit hijen e një sekreti që veç ai vetë e dinte. Pavarësisht plogështisë që i shfaqej në portret, sytë blu në gri ishin gjithmonë në gatishmëri. “Shkrepini pyetjet tuaja të pavend”, thoshte duke qeshur përpara se të vazhdonte të jepte përgjigje krejtësisht të matura. Pse e ktheu Shqipërinë nga republikë në monarki para disa vjetësh? Kishte vetëm një arsye për këtë. Ndryshimi ishte bërë në përputhje me shpirtin dhe dëshirën e shqiptarëve, themeli politik i të cilëve kishte qenë gjithnjë ndarja në prijës e baronë, secili i udhëhequr nga një shef suprem. Intonacioni i zërit të tij ngjante çuditërisht i ri; një lloj rezervimi adoleshent davariste menjëherë idenë e një gjarpri dhome. “I vetmi ndryshim për mua është se, në vend që të punoj tetë orë në ditë tani punoj 18 dhe mbaj përgjegjësi për gjithë shtetin. Jam një punonjës i vetëm që bëj punën time. Ky është kuptimi i mbretërisë për mua”, thoshte me një ngërdheshje komike. Mbreti sigurisht nuk e mohonte faktin se Shqipëria kishte probleme të mëdha financiare. Si mund të përballojë një familje mbretërore një komb aq i varfër? Ky kundërshtim zhvendosej me mirësjellje nga atmosfera. “Financiarisht, një mbret nuk i kushton një vendi asnjë qindarkë më shumë se një president”. Të dy kanë nevojë për një pallat. Të dy kanë nevojë për roje. Me një buzëqeshje tjetër – e ngjyrosur me një nuancë të pavend melankolie romantike – Zogu i referohej uniformës së tij të bardhë me zbukurime floriri, e lidhur ngushtë me të. Ajo ishte blerë para se ai të merrte fronin: “Kur isha president duhej të vishesha siç ma kërkonte posti, por edhe më i varfri i shqiptarëve ka një nuancë mbretërore, ndaj tani që jam mbreti i tyre nuk është e nevojshme që ta theksoj në një ndonjë mënyrë”. Në një mënyrë kokëfortë dukej sikur ai kërkonte aprovim, edhe intimitet. Ai kishte një intonacion intim të alternuar me përmbajtjen aspak personale të përgjigjeve të tij dhe i mbante sytë e ngulur me ngulm tek i ftuari, i pavëmendshëm ndaj gumëzhimave të ndihmësve të tij që depërtonin mes dyerve të xhamit. Ishte gabim i zakonshëm që monarkia të konsiderohet si luksoze, vazhdonte më tej ai. “Adoptimi i një regjimi që i shkon më shumë për shtat vendit garanton stabilitet më të madh të brendshëm, i cili si pasojë garanton dhe mbështetje më të madhe të huaj”. Një republike ballkanike s’kishte qenë ndonjëherë anomali. Sigurisht, mbreti i shqiptarëve nuk mendonte se i takonte e drejta hyjnore. Ai ishte një monark kushtetues, i cili e kuptonte se pushteti i tij vinte nga njerëzit.

Kjo nënkuptonte një regjim të lirë dhe demokratik?
Zogu ishte gati të tundte kokën në shenjë miratimi, kur i kujtohej se të huajt kishin zakonin e ngatërrueshëm të ulnin e ngrinin kokën për të pohuar dhe të tundin kokën anash për të mohuar. Ai sforcohej për të lëvizur kokën poshtë-lart. “Si mbret i popullit tim unë nuk kam asnjë interes se cila parti fiton dhomën e lartë përmes metodave kushtetuese. Kjo do të ndihmojë në edukimin e njerëzve sipas linjave demokratike, si në SHBA dhe do të sigurojë liri më të madhe për të gjithë”.

Kishte parti politike në Shqipëri?
Jo në kuptimin formal për momentin, rrëfente ai. Për momentin, mbreti i shqiptarëve duhej të ishte lideri dhe mësuesi i popullit të tij. Zhvillimi i vërtetë politik, do kohë. “Nuk mund të mësohet një fëmijë pesë vjeç njësoj siç mund të mësohet një i rritur. Vetëm me vazhdimin e luftës ndaj analfabetizmit, fuqitë dhe përgjegjësitë e njerëzve të zgjedhur si përfaqësues, mund të rriten.” Progres i konsiderueshëm ishte bërë në arsim, theksonte ai. Jo shumë kohë më parë, jo më shumë se dy mijë fëmijë shkonin në shkollë. Sot, ky numër ishte rreth 60 mijë.



Kur do të fitojnë femrat shqiptare të drejta të barabarta politike?
“Statusi i lartë e femrave është një prej faktorëve kryesorë në forcimin e një shteti”, deklaronte me bindje Zogu. “Mendoj se do të ndjej përmbushjen e misionit më të madh të jetës sime, kur statusi dhe kultura e femrave në Shqipëri të arrijë majat, fillimisht në lartësinë e vendeve të tjera ballkanike e më pas në nivelin e femrave të botës perëndimore”. Të drejtat politike ishin vetëm një segment i procesit. “Unë dua t’i arsimoj femrat, por dua dhe t’u mësoj të jenë nëna e shtëpiake të mira. Unë dua që femrat shqiptare të jenë gra të mira si ajo”. Ai e kthente karrigen dhe përkulej lehtësisht ndaj portretit që varej në murin pas tij, i vetmi portret në dhomë në fakt. “Ajo është nëna ime”, shpjegonte ai me ndjenjë dhe ndalej një moment për të vënë rregull në mendimet e tij e për të ndezur një cigare tjetër. Poligamia dhe fejesa në djep ishin ndaluar tashmë dhe shumë shpejt do hiqej dhe perçja. “Do jetë një proces i gjatë sepse na duhet të çrrënjosim shumë paragjykime e menjëherë më pas do të vijë dhe e drejta e votimit për femrat.


E drejta e votës për gratë është një fenomen i ri dhe në shoqëritë më të avancuara, kujtoni.
“Ne jemi shekuj pas Evropës për sa i përket civilizimit”, vërente Mbreti me një rrudhje vetullash. Kushdo mund ta dallonte se subjektet e tij të bisedës ishin injoranca dhe progresi. Nuk ishte faji i tyre. Sundimi turk deri në vitin 1912 i kishte lënë ndjenjat, moralin dhe metodat bujqësore të Mesjetës. Nëse vizitori udhëtonte në male, ai do shokohej me kushtet më të varfra të jetesës që mund të gjendeshin në Evropë. “Më vjen shumë turp nga kjo ndonjëherë”, psherëtinte ai. “Justifikimi ynë i vetëm është se nuk i bëjmë dot të gjitha njëherësh”. Pesëqind vjet qëndrim në vend, duhej të ç’bëheshin në një farë mënyre. “Është qëllimi im që të civilizoj njerëzit e mi dhe t’i bëj me sa të mundem që të përftojnë zakonet dhe traditat perëndimore”. Gjakmarrja mund të jetë e pranishme në vende të ndryshme të mbretërisë, por ligji dhe rregulli kishin bërë progres të madh së fundmi. Mbreti thoshte ftohtë se dhe ai vetë ishte objekt i shumë armiqësive, e asnjë prej tyre s’kishte pasur sukses. Në një pikë të intervistës, Mbreti e linte cigaren dhe përkulje lehtë me vështrim reflektues ndër sy. Duke vënë duart e bardha delikate në tryezë, ai fliste butë dhe ndershmërisht: “Unë do u mbetem besnik interesave të Shqipërisë dhe mirëqenies së popullit të saj, edhe nëse më duhet të sakrifikoj jetën. Nëse këto fjalë nuk justifikojnë veprimet e mia, atëherë gjithçka kam bërë deri tani për vendin tim, është thjesht shtirje”.Kushdo që s’ishte bindur nga ndershmëria e Zogut deri në këtë pikë, mbase s’do bindej kurrë. Sidoqoftë, vizitori i sjellshëm i uronte suksese në misionin e tij. Ministër i Brendshëm në moshën 24-vjeçare; Kryeministër në moshën 27-vjeçare; President në moshën 29-vjeçare dhe mbret në moshën 32-vjeçare – ai me siguri që kishte punuar fort për konsolidimin e kombit shqiptar. Sovrani i kënaqur falënderonte më pas vizitorin për mendjemprehtësinë e tij. Qeveritë e huaja, fatkeqësisht nuk ishin gjithnjë aq të shpejta për të vlerësuar punën e tij. Shqipëria ishte një vend i vogël, thuajse aq sa Uellsi apo Nju Xhersi: 354 kilometra e gjatë dhe 144 e gjerë. Por Zogu insistonte se pozicioni në hyrje të detit Adriatik, i jepte rëndësi strategjike të rëndësishme. “Pavarësia e Shqipërisë është thelbësore për paqen në Evropë”, pohonte ai. Duhet të jetë një shtet neutral, i përhershëm si Zvicra. Ky krahasim mund të çohej dhe më tej. Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin “Hirushen” e tij në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, edhe plazhe mesdhetare.

Tirana O.

Buletini i luftës !

Transmetojmë buletinin javor 05-11 tetor:



- Në Finiq u shemb muri romak, një nga shembujt e rrallë në teknikën "opus reticulatum" të mbetur kësaj ane të Ballkanit. U mbijetoi furtunave të 18 shekujve dhe më në fund, në shekullin XXI, e prishi një fshatar që do të zgjeronte shtëpinë me paratë që kish vënë mënjanë nga kurbeti i Greqisë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur para ndonjë muaji, por deri para pak ditësh ishte mbajtur e fshehtë me sukses nga ana e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve.

- Në Tiranë oficerët e përmbarimit filluan veprimet për nxjerrjen në rrugë të madhe të koleksioneve të Muzeut të Shkencave të Natyrës. Pjesa më e vjetër e këtyre koleksioneve janë krijuar që në vitet ‘30 nga françeskanët e Shkodrës. Enveri, françeskanët vërtet që i çoi në litar, por koleksionet ua ruajti me kujdes, duke u shtuar edhe të tjera të krijuara në 40 vjetët e diktaturës.

- Në lulishten para stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", filloi nga ndërtimi një godinë. Meqenëse kemi të bëjmë me një godinë me leje, të paktën kemi të bëjmë me shkatërrim të ligjshëm dhe jo të paligjshëm. Pushtonjësit italianë, 70 vjet më parë, e blenë atë tokë dhe ia dhuruan qytetit duke e bërë lulishte, ndërsa ne çlirimtarët, shtatëdhjetë vjet më pas, po e zëmë me beton.

- Vazhdon me ritme të përshpejtuara shkatërrimi i hotel "Dajtit". I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosion dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern europian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Ka përfunduar plaçkitja tërësore nga brenda deri edhe tek abazhurët dhe kornizat e dyerve dhe të kaloriferëve, ndërsa po punohet për shkuljen dhe vjedhjen e blloqeve të skalitura të mermerit me përmasa të mëdha. Ajo që e bën edhe më interesante këtë proces nga pikëpamja psikologjike është se ajo çka nuk ka qenë e mundur të vidhet për shkak se është e ngjitur në mur, është thyer në mënyrë metodike. Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma më e lartë e barbarisë. Ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë.

- Në Korçë vazhdojnë punimet për heqjen e asfaltit dhe shtrimin me pllaka të Bulevard Republikës. Kjo ka qenë rruga më moderne e qytetit në vitet ‘30 dhe një nga rrugët e para në vend të shtruara me asfalt. Sot, në vend që të ndreqim pikërisht këtë element, bulevardit po i hiqet asfalti dhe po shtrohet me pllaka, ndërsa rrugicave të lagjes muze po u hiqet kalldrëmi dhe po shtrohen me asfalt. Ta kisha me të dëgjuar s‘do ta besoja, por e pashë vetë para tri ditësh.

- Me dinjitetin tragjik që i ka karakterizuar në shekuj kafshët shqiptare, një grusht syresh vazhdojnë të vuajnë në grahmat e fundit në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Institucionet po presin me durim ngordhjen e tyre për mbylljen përfundimtare të Kopshtit dhe kthimin e tij në zonë ndërtimi. Shkenca thotë se pas shfaqjes së shenjave të para të artit, kujdesi për kafshët duhet të ketë qenë hapi i dytë drejt njeriut të qytetëruar.

- Në Butrint gjatë kësaj jave u shkatërrua gurorja antike 2400-vjeçare dhe, mu rrëzë kanalit, njëqind metra nga kështjella trekëndore, po punohet me ritme të përshpejtuara për lartimin e një ndërtese trekatëshe. Venedikasve kur e ndërtuan atë kështjellë në shekullin XVII, Ali pashait kur e restauroi në të XVIII-in, Eduard Lirit kur e pikturoi më 1850-n dhe Ugolinit kur e rizbuloi më 1926, nuk u kishte shkuar ndër mënd dot një idiotësi e tillë.

- Në Berat në lagjen "Goricë" me fonde të Institutit të Monumenteve po provohet të restaurohen kalldrëmet. Një grup banorësh të lagjes u ankuan se vunë re që kalldrëmi i restauruar nuk është më me pllaka guri, por me zall lumi. Që ta merrni vesh ju, në Mesjetë dallimi mes qytetit dhe fshatit ishte se kalldrëmi i fshatit ishte me gurë të palatuar ose me zall lumi, që kushtonte pak gjë, ndërsa kalldrëmi i qyteteve (dhe veçanërisht në qytete të fisme si Berati) bëhej me pllaka guri të latuara. Të jetë çështje e fshatarizimit të qytetit, apo thjesht çështje tenderi?

- Nga Durrësi vjen lajmi i ndërrimit të destinacionit të një pjese të parkut të Kampit të Pionierëve, në zonë ndërtimi për Pallate 8-katëshe. Kjo zonë është ndër të fundmet zona të gjelbra dhe të pyllëzuara të mbetura në të gjithë gjatësinë prej 15 km të Gjirit të Durrësit nga Currilat deri në Karpen. E ndërtuar fillimisht nga italianët gjatë Pushtimit dhe më pas i zgjeruar nga Komandanti nën zgjedhën e Diktaturës, pishat gjigante të kësaj mushkërie të gjelbër me ç‘duket nuk ia dolën t‘i mbijetojnë babëzisë së Demokracisë.

- Në qendër të Tiranës vazhdon i quajturi rikonstruksion i Piramidës. Në këtë kuadër, godina po zhvishet nga veshja prej mermeri të bardhë dhe po vishet me pllaka granili gri. Mermeri origjinal ishte sjellë nga Kararra e Italisë, duke zgjedhur kështu mermerin më të bardhë që njihet në Europë. Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr. Tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr. Bolshevizmi, përpara se të jetë ideologji, është mënyrë të menduari dhe vepruari.

- Nga Veriu kësaj jave nuk kemi lajme të reja. Sqarim: në Veri meqenëse shkatërrimi i trashëgimisë është i vazhdueshëm ("opus perpetum" do thoshin latinët), nuk përbën lajm java kur prishet diçka, por java që do të kalonte pa prishur ndonjë gjë.

Me kaq mbyllim buletinin javor të luftës së shqiptarëve kundër Shqipërisë.

p.s. Dhe pastaj na vjen keq kur maqedonasit shkruajnë për ne se kemi zbritur nga mali!!!



Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma superiore e barbarisë, pasi ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë.


Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr, ndërsa tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur atë me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr.

ARTAN LAME, Shqip

Si po humbet shqipja në Mal të Zi ?

Hajde, doddi ovamo. A po m’ndigjon. Zzuri!”. E dëgjoj bash mirë. Por, nuk di si t’ia kthej, njeriut që më thotë t’i afrohem dhe më nguc.

Në Mal të Zi, është e vështirë që t’i dallosh shqiptarët me malazezët e provincës. Ia kthej serbisht. I shpjegoj se dua të iki në Danilovgrad. Pak i intereson. Minuta më pas, e ndjej teksa kuturiset me një gegnishte të butë, drejt një miku të tij. Zgërdhihen të dy. Janë zhytur në kënaqësinë e tyre, duke përfolur me epsh format e një gruaje të re matanë. Tejet, një grua e pambajtur malazeze, që është në shalter-in (sportelin-serb.) e stacionit të autobusit, më jep një shpjegim blic. Numrat e orarit duket sikur i rrotullohen në gojë. I them të mi përsërisë dhe nëse:...A ka mundësi shqip?! “Pak di...”, ma kthen shqip. Dreqin, jam në Ulqin...



Në Podgoricë
I bindem instinktit, sipas të cilit në Ballkan është më mirë të fillosh rrugëtimin nga kryeqyteti. Podgorica e ditëve tona, është tejet larg Titogradit (emrit të saj deri më ’90), kur ne e kundronim në televizion dhe si simbol i qytetit ishin pesë pallate të larta. Një orë e gjysmë më vonë jam atje. Stacioni i Podgoricës ka mbetur i njëjtë. Po aq i vjetër, vetëm se është shtuar ai grepshi rrotullues, që nuk të lë të dalësh nga stacioni, pa check-out biletën. Në kujtesën time ka mbetur viti 1991, koha e Luftës së Kroacisë, kur isha duke pritur një autobus mesnate, që do të më përcillte në Rijekë...Pak ‘larg’, por ndanë luftës. Vetëm 150 metra më tutje, në lulishten, nga ku kujtoj paramilitarët, është bërë një ndërtesë shumë-funksionale dhe një klub bash i mirë. Pranë është sërish muri i vjetër. E shikoj më ëndje, mikun e vjetër material. Pallati, nga ku dilnin dikur paramilitarët me ngazëllim dhe tërsëllimë me kamat që u rrëshqinin deri afër gjurit, është po ai. Por është qetësi. Familje të qeta qytetarësh të mesëm shikojnë moskokëçarës, poshtë aparateve të plakur të kondicionerëve. Në një shtyllë, afër, ka mbetur ende një slogan i ndeshjes Mali i Zi-Italia, “Hajmo Cernagorci”... Shqipen e dëgjoj rastësisht nga një grup shqiptarësh, që ankohen për diçka mesveti, në rrugën që të çon në qytetin e vjetër. Çuditërisht kanë zënë paralel të gjithë trotuarin dhe janë të veshur jo mirë. Frizura u ka mbetur me kohën e Zdravko Çoliq...Ankohen. Të gjithë. Në stacion. Në rrugë. Në kafiç. Duke ardhur, kam lexuar tek “Vijesti” se në Nikshiq sindikatat kërkojnë punë për 900 punëtorë dhe jo 600. S’i dëgjojnë. Zonja Krizë ka sjellë dhuratë kudo shkurtime, ndërsa Euro dhimbet. Qoftë dhe këtyre qyqarëve shqiptarë, që po bëjnë aq poterë. Mali i Zi nuk mund të bëjë gjëra të tjera veç reformave të mëdha, sipas shefit të Bankës Botërore, Jan Peters Olters. Dhe, malazezët duhet ta dinë mirë këtë. “Nissta... Oni ne razumi”, më thotë Relja, një miku im gazetar serb, që më rrëfen shpesh anektoda me ta. Qeshim shpesh, kur kujtojmë se Mali i Zi ka të mbushur personazhe, duke mos harruar dhe që shumë syresh kanë emrat e famëkeqëve Radovan Karaxhiq...Sllobodan Millosheviq, Blazha Jovanoviq...Personalisht, nuk më duken aq budallenj, sa i duken mikut tim serb. Me skuthllikun e zakonshëm atavik, pak kohë më parë- gati ua mbyllën të vetmin zë në median e shkruar, shqiptarëve. “Koha Javore”, që është e vendosur në një vend si të harruar në “Bulevar revolucije” u paratha të mbyllej me argumentin e krizës dhe botimin pastaj thjesht si shtojcë e ‘Pobjedës”, pjesë e të cilës është. Dhe, minutat e pakta në televizionin publik shtetëror në gjuhën shqipe nuk mjaftojnë për asgjë. U sensibilizua. Justifikimi? Kriza!!! Diçka duket se po kalon. Mundohem të lidhem me një kolegun tim shqiptar, redaktor te “Koha”, por ai ma kthen se është në Oslo. Nedeljko Raduloviq, një koleg tjetër- mik i vjetër, që në vitet e fundit është bërë i njohur, më thotë se është në Vjenë. Mbyllur. Kudo. Mbyllur. Për fat, në qendrën e re të Qytetit, që është përshtatur vetëm për këmbësorët, është një librari moderne. Atje marr me të mirë kohën. Janë të njohurit serbë Paviq, Kish, Basara, librat e të cilëve qëndrojnë bashkë. Shqip kurrkund. Vetëm se shqiptarët mbesin ende fajtorë për gjendjen e tyre. Kanë të njëjtin numër deputetësh katër edhe pas marsit ‘09, njësoj si më 1990 dhe 1996, por janë gjithmonë të palidhur me njëri-tjetrin për pozitën dhe statusin e bashkëkombasve. Kjo i bën malazezët t’i soditin, dhe t’ua marrin të drejtat pak e nga pak. “Vijesti” këtë ditë lajmëron faktin se po bëhet një klub i politikës shqiptare, por pa Dinoshën. Asgjë nuk kupton nga media ballkanike një i huaj. Kujtoj një publiciste amerikane, që më pyeste 15 vjet më parë për Fatos Nanon...”Pse është në burg ky. Çfarë krimi ka bërë?”. Eh. Çfarë mund të bëjmë ne veç tollovisë?! Ndërkohë malazezët ecin. Me fytyrën e zakonshme të përvuajtur Mali i Zi ka marrë investime pa fund, por të gjitha tashmë derdhen në qytetet e saj bregdetare dhe kuptohet në kryeqytetin e vendit, që ka ndryshuar krejtësisht. Shqiptarët rrinë dhe i vështrojnë. I ndihën për pavarësinë. U binden. Kurse, qyteti që dikur ruante emrin e Mareshallit Tito dhe rrotullohet i gjithë pas hotel “Crna Gorës”, pak kujtohet për ta. Instiktivisht i jam afruar pjesës së vjetër dhe varoshit të vjetër që është te xhamia. Edhe ajo po transformohet nga pak. I ngjan si dy pika uji, lagjeve të traditës së Shkodrës. Fakti është se ky vend, ka qenë thjesht një vend i shqiptarëve dhe si avanpost i mbrojtjes së tyre për Shkodrën hijerëndë. Në vend të kullave të vetme tashmë janë dy ose pak më shumë qendra të mëdha tregtare, që kundrohen që këtu. Malazezët ngatërrohen kur u thua qendra e qytetit: Kanë këtë të vjetrën ku është sahat Kulla dhe atë të renë. “Nisam vidio sahat”, i them dikujt sepse nuk po shoh orën e qytetit të vjetër...”Tamo je, ne ide”, ma kthen një burrë bashkë me të shoqen, duke qeshur dhe më shpjeguar se nuk ka ku të shkojë. Kur, kjo funksiononte, këtu ishin zyrat periferike të tregtarëve shkodranë Jak Bianki, Ndrekë Muzhani, Ndrekë Çoba, Filip Parruca, Pjetër Suma...Ata dërgonin artikuj importi kafe, sheqer, stofra, leshi, pambuku..., shkruan studiuesi Zija Shkodra. Sot, kohët kanë ndryshuar, sapo-evropianët të kërkojnë 10 euro për ‘ekolosskog poreza’ (Taksë ekologjike) dhe 30 euro për prikolici (rulotët). Kjo i ka bërë evropianët e qëmotit, që të mendohen kur vijnë. Jo më kot, 6250 turistë që janë në këto ditë përbëjnë gati 16% më pak se një vit më parë...Kurse 1.1 milion turistët e parashikuar duken si utopi, që të vijnë më në këtë vend. Lëvizja në dy bursat e Malit të Zi në tre muajt e parë të 2009 ka lëvizur nga 54.29 milion euro, që do të thotë 4,5 për qind më pak sesa të njëjtën kohë një vit më parë...Ndërmarrjet kanë rrudhur kapitalet dhe po aq edhe xhepat e njerëzve. Shqiptarët më shumë akoma. Kanë mbetur një grusht në Podgoricë, që u duhet të mbijetojnë. Janë të shkrirë, por pak adresat që kemi duket se nuk na e kanë ngenë në këtë fundjavë. “Ani, herën tjetër po”, më thotë nga pas telefonit, një zë i këndshëm gruaje intelektuale, që nuk do të më flasë për shqipen. A do të ketë vallë herë tjetër? Në Podgoricë mësohet në Universitet shqip, dhe ish Ambasadori i Federatës Jugosllave Marko, një shqiptar i besimit katolik, jepte mësim këtu. Për fat, shqipja ruhet vetëm në fiset e paepura katolike, që janë në kufij me Shqipërinë. Sa për qytetarët, duket se ata e kanë braktisur me kohë, më thotë një kosovar. Iki nga varoshi. Xhamia është e mbyllur?!!!

Intermexo
Nga fundi i shekullit XVIII, borgjezia shqiptare nisi të përdorë dhe shqipen e shkruar me alfabetin latin. Ky fenomen që nisi nga mesi i shekullit të XIX u shtua dhe vazhdonte dhe përbënte një nevojë të dorës së parë, jo vetëm në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore të shtresës tregtare të pasur por edhe të borgjezisë kombëtare e në disa raste dhe të mikroborgjezisë me shtrirje deri në Podgoricë, shkruan Shkodra.

Mali i Zi, sherr dhe me serbët
Atëbotë, Shkodra kishte në vartësinë e saj shtatë sanxhaqe të mëdha, të cilat përfshinin një zonë të gjerë bujqësore-blegtorale që shkonte nga Tivari, Ulqini, Podgorica...Tregtarët shkodranë arritën ta bëjnë institucion gjuhën e vendit të tyre...Anipse, Shqiptarët sot, i druhen gjuhës së tyre. Përçarja i bën të ngatërruar dhe pak qesharakë. Për ironi të fatit, tashmë me gjuhën po vuajnë dhe serbët. Në vazhdën e modifikimeve gjuhësore, sllavët malazezë, po mundohen t’i shmangen serbishtes, në pak elementë, duke i lënë vëllezërit e mëdhenj të tmerruar. Pak të poshtëruar. Në Podgoricë, shqipja e vetme është e pak banorëve dhe e ndonjë njeriu në stacion, që ngutet të shkojë në perëndim të vendit mikroskopik. Në dokumente, malazezët stërbetohen se respektojnë standardin evropian. Respektin e pakicave. S’duket aq e vërtetë. Shqiptarët po e humbin dukshëm gjuhën, por tashmë me luftën e butë me pambuk. ‘Njësoj’, Presidenti i SNS Momçilo Vuksanoviç kërkon kthimin e gjuhës serbe në fillore dhe të mesme dhe vendosjen e lidhje së drejtë të institucioneve të Malit të Zi me Serbinë. “Vërtet, problemi i vetëm i Malit të Zi është Serbia”, thotë këto ditë Gjukanoviç. Për ne, është ai problemi. Burokracia e bashkëpunëtorëve të tij nuk na e mundëson një intervistë. Po Z.Gjukanoviç ka dhe probleme të tjera. Serbët u kërkojnë malazezëve të kenë kujdes për dy shtetësinë në pasaporta. Ivica Daçiç Ministri i Brendshëm serb, është i zemëruar. Malazezët, sikur të mos ekzistojë fare Serbia- japin një reportazh të gjatë të “Crna Gora” moj dio planete, ku të rinj pastrojnë në Cetinjë, Nikshiq, Kolashin, Rozhaje, Mojkovc, Beranë, për sezonin e ri. Budva, tashmë zonja e rëndë, e turizmit vendas, ka mbledhur të gjithë angazhimin vendas. Shqiptarët atje janë gjithnjë e më pak. Por, të ardhurit nga Shqipëria, gjithnjë e më shumë. Për fat, shumica e tabelave janë pa ciriliken e lodhshme...Dita po i afrohet fundit. Në një dyqan Cd-sh, ku shtyj minutat e fundit, shikoj se janë Cd-të kushtuar Karaxhiqit. Pastaj turbo-folku sllav.

Edith Durham
Të nesërmen në mëngjes, malësorët më shoqëruan te Qafa e Kishës dhe pastaj me kalin u drejtuam për në Podgoricë, pas një përpjekje të vendosur nga ana e kalit që donte të shkonte ose në shtëpinë e vet të vjetër, spitali në Tuz ose në kullën turke të djegur në kufi. Ishte mbrëmja e 3 nëntorit, kur arritëm të lodhur në qytet...Malazezët ishin tërbuar nga dështimi i bisedimeve për dorëzim. Kështu kam shkruar në atë kohë:”Urrejtja dhe egërsia e tyre janë të tmerrshme. Ata nuk bëhen merak në qoftë se fëmijët myslimanë do të vdesin nga uria; ata deklarojnë se do të asgjësojnë gjithë popullsinë myslimane. Malësorët janë të zemëruar me qëndrimin malazias dhe unë parashikoj se në të ardhmen do të ketë ndërlikime të mëdha”...Në Podgoricë, kur misri iu shpërnda grave, të cilat i kishin burrat në front, katolikët më kot kërkuan ndihmë dhe në vend të saj morën fyerje. U njoftua dhe besohej se batalionet e shqiptarëve, që ishin shtetas malazias, me qëllim ishin vënë në pozicionet më të rrezikshme. Podgoricanët zbaviteshin duke vizituar dyqanet e tregtarëve katolikë dhe duke u përshkruar atyre mënyrat me të cilat të afërmit e tyre në Shkodër do të masakroheshin sapo të binte qyteti. Një ditë një i ri me uniformë oficeri u ul afër meje në tryezë dhe u lavdërua se brenda dy vjetëve asnjeri nuk do të guxonte të fliste Shqip në Shkodër.

Për në Ulqin
Po i drejtohem në fakt stacionit. Ia vlen me u qetësu, pas një udhëtimi të pafatë, që të prehesh në një qytet shqiptar. Kujtoj shkrimin e Durhamit dhe çuditem sesi Zonjës i kemi marrë gjithnjë më të mirat. Ajo vetë duket se ka shkuar po aq mirë dhe me serbët dhe malazezët. I kemi vlejtur eksplorimeve të saj antropologjike dhe etnografike. Është vonë, ndërsa një ushtar i ri, pranë meje mbllaçitet fort. Mbase, ndonjë paraardhësi të tij, Durhami i ka rrëfyer se shqiptarët e ruajtën gjuhën dhe me Romën, Bizantin, turqit dhe... flasin sërish shqip..ndërsa Ju...”Shkojmë mirë, gjithsesi me shqiptarët”, më thotë një burrë i vjetër, me të cilin vrasim minutat e mbetura, para se të largohemi. Më pyet pastaj për Shkodrën. Në shtatëdhjetë vitet e jetës së tij, nuk ka qenë asnjëherë dy orë më tej. Hija e Shkodrës i mbyt ende cërnagorasit...Ka pllakosur e tërë mbrëmja dhe më duhet të largohem. Me vete kam libra dhe zhgënjim. Nuk kam mundur të bëjë një intervistë, ndërsa njerëzit thjesht më kanë konfuzuar. Shqipja? Më ka ndihur pak. Duan t’ia presin krahët shqipes malazezët dhe në këtë punë duket se u po u vijnë në ndihmë dhe shqiptarët. Kur mbërrij në Ulqin më duket sikur jam në vendin tim. Intim. I këndshëm dhe shumë arkaik, të jep përshtypjen e Qafës Pazarit në Gjirokastër në Bulevardin Skandërbeg dhe më tej, fill poshtë këmbës së Kështjellës zulmëmadhe të Balshajve, ...edhe pak Sarandë. Ulqini vajton kohën e shkuar, ndërsa një banor, që ka një klub bash përballë xhamisë në qendër, më rrëfen sesi mblidheshin turistët gjermanë dhe kundronin myezinin, që këndonte me zërin e tij mbi minare. Po më bën diçka për të ngrënë. Zhduket. Vjen. Ndërrojmë pak muhabet. “Allahile, tash këndojnë me magnetofon. Nissta ne mogu da ccujess”, ma kthen serbisht me brengë. “Pse serbisht”-i them. “Ani ka mbet”. Po kështu ma kthejnë të rinj, që i pyes për një adresë. Dy djelmosha kosovarë nuk orientohen njësoj si unë. Për fat, ata i kanë thënë vërtetë lamtumirë serbishtes. Duhet t’i ndih unë serbisht me shqiptarët. Duket se aromën e shqiptarëve do e ndjej pak orë më vonë në ag, kur dua të gjej në Merajë, familjen e njohur Mani. Në fakt janë Maniç dhe brez pas brezi ruajnë tyrben e famshme, ku është i vendosur trupi i Mesisë së rremë Sabbatai Zevit, që vdiq pikërisht në ditën e Shpërblesës (sipas kalendarit hebraik 54337 apo shtator te vitit 1676), dy javë para se të ishte pesëdhjetë vjeç. Një grua e re më dërgon atje, por më lutet, që të mos fotografoj. Asllani, i mbeturi gjallë i vëllezërve Maniç, është përgjegjësi kryesor i tyrbes, që nuk hapet. Është krenar për shqipen, ndërsa më paralajmëron se më do të mirën, që s’më le të fotografoj, sepse hija e tyrbes të shiton. Përreth janë varret me elementët e funebrit Islam të familjes. Më tej një tyrbe e Resulbegut. Shikon mbi Pazar dhe dëgjoj, që ka qenë njeriu, që ka pritur Krajl Nikollën këtu. E pyes burrin për shqiptarët dhe gjuhën: Po e vështirë të mbahet gjuha, më thotë burri. Çelet pak nga pak, ndërsa po aq ngadalë i vjen dhe adhurimi për Shqipërinë. Ende është e bukur shqipja, kur e dëgjojnë nga shqiptarët. Familja e tij është një nga familjet më të vjetra të Ulqinit dhe falë tyre është ruajtur dhe një pjesë e integritetit shqiptar. Ndahemi me burrin, por më tej tregut krahasojmë çmimet. Na pyesin serbisht, por dy vajza të reja, që kanë mallin, kënaqen duke folur shqip dhe na kundrojnë për shqipen letrare. Një ditë më pas, një njeri i letrave, Hajro Ulqinaku, me një të folur gati metaforike më thotë se malazezët po ua marrin pak nga pak shqipen. Si ka të ngjarë-i themi. “Po në shkolla nuk ka mësues. Malazezët janë kudo”. Malazezët janë vetëm 10% në qytet por të mjaftë që t’ua shtypin pak nga pak kokën shqiptarëve. Që tash merren vesh mes tyre më shumë sllavisht. “Janë dy elementë në popujt bilingue që kanë lidhje me ruajtjen e gjuhës: Prestigji dhe shkollimi, më ka thënë Znj. Eda Derhemi pedagoge e shkencave të Komunikimit në Illinois. Nëse nuk e shikon këtë mos bëj gjykime”. E ka të vështirë ta kuptojë shpjegimin tim edhe pse shqiptarët e diasporës i njeh shumë më mirë se unë. Nuk më bëhet t’i them se Ulqini është simboli i rënies së shqiptarëve të Malit të Zi. Në vendin, që ishte perla e ish-Jugosllavisë dhe e përkëdhelura e turistëve evropianë, tash është bërë një aneks dhe për malazezët. Shtëpi të tëra bosh. Papastërti. Çmime të larta. Zhgënjim. “Vijesti” i trullos dhe më shumë ulqinakët, kur jep lajmin se Sheiku Isa i Emirateve Arabe, një nga familja e njohur e Al-Nihijan në Abu Dabi, që do të marrë një segment të madh plazhi në Ada Bojana, është paraqitur në një foto marrë nga një vidio e NBS-së duke torturuar një tregtar. Ka pak edhe lajme të mira sepse britanikët e CUBUS LUX kanë përgatitur një projekt për plazhin e Ulqinit, Valdanos, por fjalë dhe fjalë. Në garë janë dhe rusët. “Ah të ktheheshim si më parë. Të gjithë do t’i bënim”, më thotë Resmiu, pronari i hotelit, ku kam ndenjur dhe që ka të shënuar gjermanisht, anglisht dhe serbisht që jep dhoma. Kamarieri i tij shqiptar flet shumë mirë gjermanisht dhe anglisht, serbisht...dhe dobët shqip. Do të ndryshojë thonë ulqinakët dhe presin. Të kujtojnë pak vlonjatet dhe sarandiotët në pritjen e tyre gati ‘homerike’ për klientë. Por, Zoti nuk është gjithnjë kaq dashamirë. Të gjithë presin gjermanët, si dikur. DPA, në këto ditë shprese të tyre, ua ka kthyer serbisht: Nestassica struje i vode(pamjaftueshmëria e energjisë dhe ujit), nedostatak puteve ( rrugët me të meta), loss servil (Shërbimi i keq), visoke cijene(çmimet e larta) i nekontrolisana gradnja mogli bi cernogorski turizam da dovedu do bankrotstva, që me pak fjalë shpjegohet se s’janë larg falimentit...
...
Këto janë nga punët më të domosdoshme të kryebashkiakut, që një mbrëmje e hasim, teksa përuron me botuesin Fatmir Toçin, kujtimet e ish-presidentit Moisiu. Janë shumë shqiptarë të pranishëm, në një sallë të vogël të Pallatit të Kulturës. Për fat, flitet shqip. Kjo s’mjafton për ish-portin e Shkodrës, që kur iu aneksua Malit të Zi më 1880 filloi të rrudhej dhe rrudhej pafund. Dhe, humbja më e madhe e këtij vendi, është shqipja. Atë që e flasin, gjithmonë e më pak të rinjtë dhe moshat e mesme. Këtë e ndjej, kur me një shofer shkodran kthehem pas. “Ej deda, ponovo. Je mirë”-i thotë një malazez çapraz në kufi të vjetrit. “Dreqin sa e duen paranë këta. Po na mësojnë dhe gjuhën”, më thotë plaku. Ikim. Ngucemi.

Trojet shqiptare në Mal të Zi


Para nje muaji nje student shqiptar nga Tuzi cuditerisht me tha se kuotat e shqiptareve te Malit te Zi ne Tirane mbeten gjithnje te pazena. Fakt eshte qe nje pakice e vogel e tyre studiojne ne Tirane, Prishtine apo Gjakove, mirepo shumica e te rinjve studiojne neper Podgorice, Kotorr, Budva, Tivar, Sarajeve apo Dubrovnike, me nje fjale jo shqip!

Nuk duhet te krenohemi vetem me te kaluaren, por duhet te shikojme drejt e ardhmes. Edhe pse ka shume prej shestansave qe e shprehin publikisht qe Gjon Buzuku kinse nuk ka sherbyer neper viset e Shestanit. E vertete eshte qe nje plage e madhe por nuk duhet te vetekenaqemi me kete realitet kur shumica e femijeve te tyre nga Tivari apo Ulqini preferojne me teper gjuhen sllave. Arsyet i kam shume te qarta, sepse femijet e tyre parapergatiten me kete lloj gjuhe "jo-shqip" per diplomim ne te ardhmen neper fakultete te PG!

Tash lind pyetja pse Ulqini (qytet me shumice shqiptare) nuk hap ne nje te ardhme te shkurter ndonje Shkolle te Larte apo Fakultete qe te rinjte e tyre t'i mbaj ne gjirin e saj!??

E rikthesoj qe organizata te ndryshme e revista si Malesia, Buzuku, Zani i Shna Ndout (reviste e fretnve te Tuzit) apo gazeta "Koha Javore" kryejne nje pune kolosale. Por eshte problem pasi qe ato behen me tirazh mjaft te kufizuar pasi qe mbare populli yne nuk e ka aq per deshire leximin. Flas ne pergjithesi, mjafton t'i degjosh edhe gazetaret e Shqiperise apo Kosoves qe ankohen per gazetat e tyre qe nuk shiten gjithsej.

Po ashtu kam verejtur qe neper fshatra te thella te Lezhes (psh. imagjino Torovica!!) shihen me mire TV Malazeze (nder to edhe BOIN e Teuta) qe jane ne shqip. Duhet me teper vemendje nga te dy shtetet shqiptare tashme.

Megjithate mos te harrojme se edhe ne Prizren para do koheve u vinte turp te flisnin shqip shume qytetareve. Pra si ne Prizren apo si ne Ulqin dikurshem si ne Stamboll, ku qytetareve shqiptare u vjen turp te flasin gjuhen e vulgut e te barinjve, e flasin nje gjuhe tjeter ckado.

Ndoshta do ishte e nevojeshme nje studim i tradites qytetare shqiptare dhe nje ridemsionim i saj. Se te vjen keq qe Malesia e Tuzit apo zonat e Ulqinit elementi gjuhesor i shqipes eshte duke u dobesuar. Duhet me teper vemendje per keto "plage"! Fund-prilli 2009


MAPO

“Gjuha shqipe, baza nga rrjedhin të gjitha gjuhët e botës".

Studiuesi i gjuhësisë, Çlirim Xhunga, merr guximin të hapë një debat të zjarrtë mbi hershmërinë e gjuhës shqipe. Sipas tij, gjuha shqipe është nga gjuhët më të hershme në botë, madje themeli i tërë gjuhëve të tjera.

Nuk marrim përsipër të miratojmë këtë pohim të tij, pasi nuk jeni në gjendje ta bëjmë atë, por mendojmë se nuk është me vend as ta braktisim. Xhunga mendon se ato që thotë i ka të bazuara dhe i argumenton me teorinë e tij, e cila bazohet në çelësin e tërë gjuhëve, në themel të të cilave qëndrojnë fare pak fjalë. Prej tyre formohet një mori e pafund fjalësh, të cilat përbëjnë gjuhët aktuale, që kanë ardhur duke u përmirësuar dhe pasuruar brez pas brezi. Natyrisht, ne e pranuam me droje dhe mëdyshje, por përderisa ai është i gatshëm të përballet me cilindo gjuhëtar që kërkon argumente, menduam se në këtë mes nuk ka ndonjë të keqe. Mund të ketë prej gjuhëtarëve ndonjë që do Lë thotë se ku na paska qenë ky studiues i heshtur dhe pak i njohur. E drejta e tyre. Ashtu siç ka të drejtë edhe Çlirimi të thotë mendimin e tij. Do të ishte me interesante të prisnin dhe ndonjë qëndrim të ndonjë specialisti të gjuhës shqipe, të hershmërisë së saj dhe lidhjeve që ka me gjuhë të tjera, sikur dhe vetëm në disa pika.

Ai ka pohuar edhe më parë që jo vetëm që është autoktone, por gjithë gjuhët e botës e kanë origjinën nga shqipja. Në të gjitha rrënjët kryesore të shqipes, por edhe të gjuhëve të tjera. mund të futet simboli i yllit. Ky yll shihet si çelësi i formimit të mijëra fjalëve.

Gjithçka ai e bazon në studimet e tij. Ka thelluar njohuritë në lëmin gjuhësor, duke njohur në bazën e tyre dhe gjuhët greke, latinishte, gotishte, sllavishten kishtare, turqisht, arabisht, hebraishte dhe deri tek gjuha japoneze. Nga të gjitha të dhënat i rezulton se gjuha shqipe është themeli i gjuhëve të botës. Për këtë është i gatshëm të ballafaqohet me këdo që mendon ndryshe. Kur flet për gjuhën shqipe dhe shqiptarët, ai kupton arbërit, ilirët apo edhe paraardhësit e tyre. Pra, me fjalën shqiptar, thotë se kërkon të përfshijë tërë paraardhësit tanë. Dhe ka arritur në konkluzionin se bashkë me fjalën, edhe mendimi ka vulën shqiptare. Pra, logjika nuk është vepër e Platonit, as e Aristotelit, por vepër e mendimit shqiptar. Nga shqipja kanë lindur të gjitha gjuhët e tjera. Këtë ai e mbështet me një strukturë leksikore, që është baza e fjalës në çdo gjuhë dhe që hap rrugën për zbërthim etimologjik të çdo fjale.





- Z. Çlirim, gjatë bisedës përmendët studimin etimologjik. Mund të na thoni diçka më shumë?


- Po. Shkenca zyrtare e etimologjisë nuk ka qenë në gjendje të plotësojë detyrën e saj për të zbërthyer kuptimin e fjalës dhe për të përcaktuar, mandej, origjinën e saj. Zbërthimi i kuptimeve që kanë fjalët e thesarit Leksikor të gjuhëve kryesore të botës, e në radhë të parë të gjuhës shqipe, që është themeli i tyre, do ta bëjë më të lehtë përcaktimin dhe kuptimin e itinerarit që ka ndjekur një koncept i caktuar për t'u formuar e për t'u shprehur me tinguj të caktuar, dhe për të përcaktuar se në cilën gjuhë ajo është shprehur për herë të parë. Teorikisht, kjo e fundit është thjesht një kuriozitet shkencor, pasi praktikisht të gjitha gjuhët e huaja, duke operuar vetëm me lëndën gjuhësore të shqipes, kanë humbur që në fillim të drejtën e autorit.


- Si duhet ta kuptojmë këtë që thoni?


- Siç do të shihet më vonë, të gjitha gjuhët janë në thelb një shqipe e shkruar ndryshe. Dhe kjo është një nga të fshehtat më të mëdha e më të bukura që pret t'i zbulohet kujtdo që merret me këtë fushë të etimologjisë. Etimologjisë, ashtu siç ajo është konceptuar, studiuar dhe manipuluar deri më sot, i ka ardhur fundi. Mjetet e saj kanë qenë të pamjaftueshme, dhe herë-herë të dëmshme, duke mos lejuar t'u jepet përgjigje mistereve rreth origjinës së gjuhëve në përgjithësi dhe të fjalës në veçanti.


- Përse ndodh kjo, sipas jush?


- Etimologjia nuk është në gjendje të na shpjegojë përse fjalët frënge entier dhe shqipja e tërë kanë një origjinë, se si është e mundur që the first time dhe hera e parë janë kaq të afërta, pa u vënë re nga askush. Se si descend to the hell është vjelë nga një tekst i shqipes, duke marrë kuptim krejt tjetër. Si është e mundur që shprehjet "në atë çast", "v tem cas", "en ces temps" të vijë nga i njëjti tekst shqip që do të thotë "At q'është them, tha" (është fjala për orën dymbëdhjetë të natës, e cila në anglisht lexon "twelve" = tha y11 vjen, në arabisht tevekkel (dorëzohem te zoti) e në shqip teveqel (torollak), dhe në frëngjisht dëfëquer!!)?


- Dhe përse ndodh kështu, përse shkencëtarët heshtin dhe nuk e thonë një të vërtetë të tillë. Apo ka ndryshuar etimologjia e fjalëve?


- Etimologjia po ndryshon, megjithatë në qarqet shkencore zyrtare shqiptare ne nuk po shohim asnjë reagim dhe aq më pak, të tregohet kujdes apo ndihmë sado e vogël në këtë drejtim. Përkundrazi.


- Cili është shkaku që nuk reagohet?


- Ka shumë shkaqe. Qëndrime të tilla, qofshin nga pozita mediokre, apo të udhëhequra e të nxitura nga politika të caktuara antishqiptare, drejtohen kundër interesave të kombit tonë, dhe i shërbejnë vetëm atyre qarqeve të huaja fetare dhe aristokratike. të cilat gjithnjë janë bërë pengesë, pasi ekzistenca, mbijetesa e tyre dhe suksesi i Katrahurës që ata projektojnë çdo ditë në mbarë botën lidhet drejtpërsëdrejti dhe me SHQIPEN, një nga çelsat kryesorë që të çon te e Vërteta. Moshedhja dritë mbi shqipen mban në këmbë ideologji që drejtohen kundër njeriut në përgjithësi dhe kundër shqiptarit në veçanti. Hedhja dritë mbi shqipen, pa dëshirën tonë, do të sjellë vetvetiu zhdukjen e tyre, të fesë dhe të Aristokracisë, pra të Aristofesë, si dhe zhgënjimin e kujtdo që është rritur me filozofinë e përbuzjes dhe urrejtjes ndaj tjetrit, ndaj njeriut.


- Ju mendoni se duhet të ndriçohet shpirti i njerëzve dhe t'u thuhet një e vërtetë e cila deri tani u është fshehur?


- Pa dyshim. Ndriçimi i shpirtit nga e vërteta do të bëjë që njerëzit të çlirohen nga paragjykime e besime të dëmshme, që kanë shërbyer vetëm për t'i përçarë e për t'i ndërsyer përjetësisht kundër njeri - tjetrit. Ata do të fillojnë të merren vetëm me gjëra të dobishme për ta dhe për natyrën që i ka krijuar.


- Bëni fjalë për një frikë? Ç’është kjo frikë?


- Kjo frikë e madhe ka bërë që Feja dhe Aristokracia (Aristofeja) të pengojnë sistematikisht studimet mbi shqipen, të pengojnë arsimimin e vërtetë të shqiptarit, konkurrimin e tij dhe të gjuhës shqipe në skenën e madhe të diturisë botërore. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me mallkimin e shqipes, por kanë bërë dhe vazhdojnë edhe sot të bëjnë përpjekje të ethshme për të pengnar daljen në dritë të dokumenteve të vjetra të shqipes, siç është rasti i pengimit të hapur nga ana e Vatikanit, i librit të 1210 të Teodor Shkodranit..


- Keni siguri në këto që thoni?


- Patjetër. Më thoni ju, përse pas një mijë e pesëqind vjetësh (është koha e "Dark Ages", e "Errësirës së Madhe të Mesjetës", kur pranë botës shqiptare kanë lindur njëkohësisht të gjitha alfabetet, shkrimet, dhe gjuhët e tjera të botës), 40 kilometra me rafte me libra të Bibliotekave të Vatikanit, bibliotekat e shpellave të murgjëve dhe heremitëve në Malin Athos, të qendrave kryesore të fesë dhe të bibliotekave të fisnikërisë evropiane e botërore si dhe dhjetra - mijëra manastireve. qendrave islame, budiste etj., qëndrojnë ende të mbyllura për shqiptarët?


- Pak më parë, përmendët fjalën "çelës" të gjuhëve. Ç'është ky çelës?


- Çelësi i zbërthimit të fjalëve në gjuhën shqipe dhe në të gjitha gjuhët e tjera, siç e thotë dhe vetë fjala (çelës) është rrënja Y11. Për të emërtuar, për shembull, sendin çelës, përveçse në shqip, thuajse në të gjitha gjuhët e tjera ne gjejmë brenda konceptit çelës rrënjën e shqipes yll si p.sh. greq. klidhi, frëng. clé, ger. Schlüssel, sllav. kljuç, kor. Jolse etj. etj. Edhe aty leu kjo rrënjë .1mungon" si p.sh. në italisht, leksikografi ka përdorur fjalën (la) chiave, e cila përmban në vetvete një lloj çelësi tjetër, pra një rregull primitiv fjalëformues siç është barazimi i = av (ku av vjen nga shqipja ay, një sinonim i rrënjës y11 dhe "e'' në fund të fjalës don të thotë barazim; është). Rrënja Y11 ndihmon për rrokjen e përmbajtjes së vërtetë të dijes. Përpara se me këtë fjalë të emërtohej sendi çelës, ajo-fjalë ka dashur të thotë " çelësi i dijes''.


- Po fjalë të tjera, fjalë themel siç i quani ju, a ka?


- Ashtu si fjala çelës dhe fjala themel, e cila ka shtegtuar në greqishte në trajtën themelion, në fillim ka shërbyer për të shprehur themelin e dijes. Më pas, ose dhe njëkohësisht, me termin themel janë emërtuar themelet e një ndërtese, të një sistemi filozofik etj.


- Më tej, çfarë mund të thoni për këtë?


- Ylli, Ari dhe folja (j)am, dikur një folje kryesore e shqipes, e cila ka kaluar në rolin ndihmës për vetë rolin që ka luajtur në krijimin e të gjitha foljeve të tjera, por dhe për rolin që ajo ka marrë në gjuhë në krijimin e kohëve të përbëra dhe mjaft fjalive të thjeshta, janë dhe themeli i gjuhës.


- Çfarë simbolizon Ylli, sipas jush?


- Ylli, nga një simbol pagan është vënë më vonë në qendër të letërsisë fetare e laike dhe ka shërbyer për krijimin e shumë fjalëve të reja me kuptime e ngjyrime semantike të reja. Ylli dhe ari (floriri) personifikojnë përjetësinë, madhështinë, rininë e përjetshme, bukurinë, dashurinë, forcën dhe zgjuarsinë, dhe shprehin shumë koncepte, ide, ndjenja e përjetime të tjera që lidhen me botën e brendshme, me veprimtarinë e njeriut dhe përshtypjet, mendimet, reflektimet e deri te abstraksionet që ai ka ndërtuar duke u mbështetur në përvojën e tij dhe të tjerëve. Por Ylli dhe Ari shprehin në gjuhë dhe anën tjetër, të kundërtën e të mirës, të së bukurës, të së fortës, duke na dhënë të shëmtuarën, të ultën, mizoren etj. Pra, dualiteti në gjuhë dhe në logjike shprehet me anë të dualizmit, që përmban vetë fjala y11 (dual, vjen nga shqipja e do të thotë: al, y11 mbart në vetvete dykuptimësinë, ai shpreh dy anët e kundërta të së Njëjtës, të Njëshit, të Idesë Absolute, të Materies etj.), si dhe me anë të sinonimisë dhe dallimeve që fjala yll ka me fjalën Ar, Ay, At dhe Un(ë).


- Si mund të na e konkretizoni më tej këtë dukuri gjuhësore?


- Nuk është thjesht dukuri, por themel gjuhësor, çelës i tyre. Sot do të ndalemi në disa momente, që ne sjellim për lexuesin shqiptar e që sqarojnë më tej Kodin e Shqipes, të botuar nga ana jonë kohët e fundit në shtypin shqiptar.


Këtu po japim një tabelë që na tregon përemrin dëftor Ay, Ai, të cilin ne gjejmë në literaturë, si në shqip, ashtu dhe në gjuhë të tjera, të shkruar: au, e, i, j, o, dhe



Ai Au ia ya

Ab

Af

Ap

Av

Aw

Ba

Fa

Pa

Va

Wa

si dhe b, p, f, v, w


Disa shembuj:

anglisht: eye, i (aj)

frëngjisht: outil

gjermanisht: Auge, Augsburg, Ich, ja

greqisht: augites, aidios, aigjeas, thebes (thivis), odhos, oinos, pentateuchos, periodho, vios

hebraishte: yahweh, jehovah

latinisht: abilis, augustus, audios, capabilis, cavus, facilis, iter, vinum, vita

rusisht. jazik

shqip: avitem, i ftohur, fushë, habitem, hapur,


- Mendimet që po hidhni ju për çështjen e gjuhësisë ka mundësi të ngjallin ndonjë debat të mundshëm, debat i cili mund të na sjellë mendime të njëjta me të tuat, por dhe mendime të kundërta. Sidoqoftë, besoj se ju jeni i gatshëm të merrni pjesë në këtë debat, duke u dhënë përgjigje edhe të tjerëve, ose të paktën duke miratuar ose kundërshtuar pohimet e tyre. Unë e kam të qartë se nuk është e lehtë të përballosh një debat të tillë, jo vetëm teknikisht. por dhe për shkaqe të tjera, por sidoqoftë, ju që keni marrë përsipër të provuar vërtetësinë e asaj që pohoni se gjuha shqipe është jo vetëm një nga gjuhët më të vjetra, por dhe “mëma” e gjuhëve të tjera. medoemos duhet të tregoni dhe angazhimin dhe durimin e duhur. Aq më tepër. që bëni fjalë për gjenezën e saj. Dhe me që jemi këtu z. Çlirim, unë do ta filloja pyetjen time të parë: Sipas jush, aktualisht është e vështirë të debatosh për gjenezën e gjuhës?


- Të debatosh mbi gjenezën e gjuhës, rrugëtimin e formimit të saj, sot janë të paktë ata njerëz që mund ta bëjnë. Dhe ndër këta të paktë, që mund të jenë një grusht profesorësh që rrethojnë papën, mitropolitët e fesë ortodokse, rabinë e lamanë, pra ata pak dijetarë që sot vegjetojnë nën hijen e atyre pak qendrave të pushtetit botëror, si në Angli, Riad, Japoni e gjetkë, askush nuk guxon të flasë për këtë temë, pasi humbet pozitën shoqërore, po e po, por mund të humbasë kokën e të shuhet pak e nga pak edhe si farë.


-Pse, kaq problematike është kjo temë?


- Po, kaq rëndësi ka kjo temë. E këtë pakkush nga ne e kupton. Ndryshe, ne shqiptarët do ta kishim shumë më të thjeshtë të kuptonim shumë përse: përse mbi kombin shqiptar ra një errësirë njëmijë e pesëqind vjeçare, e cila u ça për pak dekada vetëm në epokën skënderbejane. Megjithëse kemi gati njëqind vjet që kemi shtetin tonë, ky shtet nuk na ka shërbyer aspak për të hedhur dritë me fuqi mbi çështjen e etnogjenezës tonë. Unë vetë, jeta ime është dëshmi, unë jam dëshmitar i egërsisë mc të cilën shteti shqiptar guxon t'i vërsulet për ta mbytur me çdo mjet ekonomik, psikologjik edhe deri vrastare këdo që kërkon të hedhë dritë mbi çështje të rëndësishme të racës tonë. Nuk është fjala për shtetin aktual, por për të në tërësi e në çdo kohë. E si mund të pretendohet pastaj, që dikush a disa të kenë guximin të hapin gojën për këto çështje?


- Jeni i sigurtë për këtë?


- A keni dëgjuar ndonjë të flasë, të debatojë, të kundërshtojë a të miratojë diçka nga ato që them unë, nga ato që kam thënë unë që nga 30 marsi i vitit 2005, kur u botua shkrimi im i parë mbi gjenezën e shqipes? Askush s'ka guxuar, pasi Evropa dhe SHBA-të do të ngrenë në këmbë, në vendin tonë, në shtëpinë tonë, SHISHIN shqiptar, Policinë Kriminale shqiptare dhe të gjithë ata shqiptarë të veckël, "dijetarë" apo njerëz të thjeshtë, që të vërsulen çdo ditë me shpoti, përbuzje e gjithfarë "mjeshtërish" të nxjerra nga sirtarët, nga teoria dhe praktika e shkollës së psikologjisë së Pavlovit dhe pavlovëve moderne, e do të vihet në përdorim e gjithë teknologjia e Mundimit Njerëzor që Aristofeja ka ngritur me kujdes që nga kohët që historia ka nisur t'i regjistrojë e deri më sot, atë teknologji që gëlon mbi tokë dhe mbi Tokë.


-Po media çfarë roli ka luajtur?


-E tërë media është vënë në një mënyrë a në një tjetër në shërbim të këtij përbindëshi që quhet Aristofe.

Aristofeja përpiqet të të mundë, të të zhdukë, e në pamundësi, të të poshtërojë, të të degradojë fizikisht e mendërisht, ty dhe familjen tënde, të shtrëngojë (duke trembur) fisin, miqësinë, të njohur e të panjohur, komshinj, e deri tërë lagjen ku banon, do t'i detyrojë të të qëndrojnë sa më larg, pasi ti je bartës i virusit më të keq e të rrezikshëm për të, i diçkaje, që (sipas meje) është e vërteta mbi shqipen, mbi gjuhën, si dhe e vërteta mbi bazat e Sundimit mbi njeriun dhe shoqërinë, dhe Metodën e saj.


-Si mund të zhvillohet një debat i tillë sipas jush?


-Debati, zoti Dragoti, mund të bëhet i lirë vetëm atëherë kur njerëzit me të cilët ti debaton janë të lirë. Në Shqipëri ne nuk kemi liri. S'mund të ketë liri kur individi rron me frikën se për mendimet e tij ai mund të mbetet një dite pa bukë. Për çfarë lirie mund të flasim ne në Shqipëri kur shtrëngesa ekonomike po bën kërdinë, fëmijë të tmerruar dridhen para pamjes së 11ahtarshme të të afërmit që vdes, kur shohin këmbët e nënës që tundet nën litar, të motrës që vdes duke u dridhur nga konvulsionet e helmimit'? Këto ngjarje, që veshi dhe syri na i zë gati për ditë, shtypi ynë i quan paturpësisht "akte depresioni". Ne i shohim, por harrojmë..


- A mund të na thoni se si e shihni qenien tonë, pra popullin shqiptar në raport me tërë këtë amulli ngjarjesh në tërësi dhe ato gjuhësore në veçanti?


-I ngjajmë atyre fokave me barrë, të cilat nga pamundësia për të lëvizur shohin se si ariu i bardhë provon mbi lëkurën e tyre dhëmbët e mprehtë dhe kullufit atë fokë të gjorë që e ka lëkurën më

të butë. Ky ritual zhvillohet në Shqipëri dhe në botë çdo ditë. Aristofeja argëtohet duke marrë më qafë gjithnjë më të dobëtin, kështu qc "më të fortët" zënë mend dhe s'guxojnë të ngrihen kundër saj.


- Ju mendoni se luftohet sistematikisht dhe me program kundër shqipes?


- Në Shqipëri jo vetëm luftohet kundër shqipes, por gjithçka e keqe që është bërë dhe vazhdon të bëhet kundër shqiptarit, bëhet me kalem në dorë. Kështu ka ndodhur vrasja e Emin Spahisë, që pajtoi 300 familje në Mbishkodër, pasi shqiptari s'duhet të jetojë në paqe, në mirësi e në begati, ndryshe ai do të ketë kohë të shohë se ç'ndodh përreth tij e do të kërkojë të dijë se ç'është kjo Aristofe, përse ajo ka mijëra vjet që s'i shqitet racës njerëzore, si rron ajo dhe ç'bën ajo për të mbijetuar. Shqiptari do të mësonte se përse në Shqipëri ndodhën lëvizje të pakontrolluara migracioni, ç'është politika e zbrazjes "spontane" të fshatit dhe “përqëndrimit'' të shqiptarëve në metropolin e Tiranës nën parullën e lëvizjes së lirë të njeriut dhe "dëshirës për një jetë më të mirë".


-Tërë këto që thatë, kanë lidhje me shqipen?


-Ju pyesni a kanë lidhje të gjitha këto me shqipen. Kanë lidhje me ligjet e saj, me rregullat e fjalëformimit, ligjet fonetike, semantikën, gjuhësinë e krahasuar etj. Asnjë gjuhëtar s'mund t'i kapërcejë me sukses këto barriera në qoftë se ai mbyll sytë para gjithçkaje që ndodh rreth tij, pasi këto barriera e pengojnë direkt të bëjë lirisht dhe punën e tij.


-Dhe në këto ngjarje, më tepër regresive të shqipes, mendoni se ka gisht ajo që ju e quani Aristofe?


- Në Shqipëri gjithçka është bërë me kalem, 1997, rënia e shtetit shqiptar, 1998, ngjarjet e Kosovës. Ne, sot, fatkeqësisht, nderojmë si shpëtimtarë në Shqipëri dhe në Kosovë organizatorët e vërtetë të masakrave antishqiptare, njerëzit e Aristofesë, ata që edukojnë e arsimojnë Millosheviçë e Hyseinë, ata që i ngrenë e që i ndëshkojnë. Në këtë botë të vogël politikën nuk e bën as Bushi e as ndonjë politikan shqiptar. Të gjithë këta janë shërbëtorë të bindur të Aristofesë. Këta zbatojnë platformat e saj, ajo i pompon, ajo u jep know - how-n e Poshtërsisë, po ajo Aristofe i zbret nga froni me lezet. Kush e meriton sipas kutit të saj, mbetet në histori si "kolos", kush nuk e meriton, ai përfundon i njollosur. Nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave.


- Atëherë, çfarë është dhe çfarë duhet të mbetet e pastër?


- E pastër, i bardhë si veladoni festiv i Papëve, murgeshave, hoxhallarëve, lamanëve, rabinëve etj. duhet të mbetet vetëm Aristofeja. Gjithçka përreth "duhet" të jetë e përbaltur, e njollosur, mëkatare. Njeriu nuk meriton të rrojë si njeri, pasi ai na qenka (uj = yll, lupus. "av yll është" për tjetrin. Shikoni se sa tragjiko-komike është kjo dhe në gjuhësi, ku Ylli është edhe Perëndia dhe Ujku, i Miri dhe Djalli (Diavolos, Diaholos, që don të thotë se djall është ay që "Di që AV = AB = OL, pra Yll është". Këto gjëra janë për të qeshur e për të qarë. Aristofeja, apo NEVERIA si e quaj unë në ditarin tim, e ndër shokët e mi, ka luajtur e vazhdon të luajë për shtatë palë qejfe në kurriz të njeriut e të shqiptarit vetëm e vetëm sepse ne, njerëzit e thjeshtë, përfshirë dhe ata që e mbajnë veten për të ditur ("Dija është një Injorancë e Mësuar", thotë prifti i nderuar Nikola di Kuza në shek. XV, dhe ai e ka fjalën për dijen në shkencat shoqërore), nuk e kuptojmë se gjithçka është ndërtuar për të nxitur armiqësinë mes njerëzve, mes grupeve shoqërore, e mes kombeve. Kjo armiqësi u thellua sidomos pasi dijetarë të Aristofesë krijuan Esperantot e para, Gotishten, Sllavishten e Vjetër, Greqishten e Vjetër dhe Latinishten, e shumë e shumë të tjera.


-Pra, sipas jush, edhe greqishtja e latinishtja, krahasuar me shqipen, janë gjuhë dytësore?


-Siç e shihni, unë s'kam vënë në krye të gjuhëve të tjera (me shqipen s'guxon të krahasohet asnjëra prej tyre) as greqishten e vjetër e as ndonjë gjuhë tjetër. Tani unë jam duke përgatitur një kapitull mbi PARADOKSIN e greqishtes së Vjetër dhe të Latinishtes, ku përmes gjetjeve të mia do të vërtetoj se fjalë si p.sh. Skandalon, që ne e gjejmë te autorët "e lashtë" grekë, nuk është më e vjetër se shekulli i IX i erës tonë dhe ka lindur në truallin e sllavishtes kishtare, se si fjala Muzë, që hap vjershërimin e Homerit "në shekullin e VIII p.e.s. (?!) nuk është më e vjetër se gjuha arabe, që e ka burimin pas mesit të mijëvjeçarit të parë të erës tonë.


-Si mund të na e konkretizoni këto që sapo thatë?


-Po. Pa u zgjatur me fjalë po u jap disa shembuj. Vini re kombinimin e AY & AR Nga kombinimi i tabelës së botuar në numrin e djeshëm me rrënjën shqipe Ar është përftuar tabela e mëposhtme, ku ne dallojmë foljen shqipe bëj (këtu: bërë) në të gjitha gjuhët. Kjo tabelë mund të pasurohet nga vetë lexuesi me shembuj të tjerë, si p.sh. nga au + ar janë përftuar afar, afër, afor-, -afur- etj., etj.






AT


Emrin AT, ne e gjejmë në shqip dhe në gjuhë të tjera në trajtat e shkruara si më poshtë:


ad, adh, at, ath, ti, ud, udh, ut, uth, tat, tet, tot, tut


Kështu p.sh. gjemë:

Arabisht: zekat

Anglisht: death, dead, Teetottem, Tottenham

Egjiptiane: Thot, Tuttankhamon

Greqisht. Adam, thanatos, Athos, Athina, aitios, themistios, tithenai

Gjermanisht. Toten, Teuton Frëngjisht. outil

Italisht. -ato

Latinisht. -atus, attendere

Shqip: Adam, Adhamudh, At (edhe kalit), çuditem, Teuta

Sllavisht. çudno


Rast i veçantë i emrit AT është

tetë / a = numri 8 si te pushtet

tat - shtatë , numri 7 anglisht. state

Gjermanisht: Stadt

Greqisht: Theta

Shqip. shtatë, tetë, pushtet, Tetor, Det, Thetis, shtet, shtator, qytet



AR


Për rrënjën AR kemi folur dhe më parë. Këtu vlen të kuptohet dhe të ndiqet sinonimia që rrënja AR ka me rrënjën' tjetër shqipe Yll. Kështu p.sh. në qoftë se ne në shqip themi “ar” (flori) në turqisht ar-it i thonë altin, shqipes viç në angl. i thonë veal (vij si yll, krhs. buall si yll vjen", kurban = "si ar vjen" e që kanë lidhje leksikore me viçin "që, si i= yll vjen", sepse viçi është njëmotak, njëvjeçar, ai çdo vit bëhet kurban njëlloj si Krishti "q' AR, Yll ish") dhe në frëngj. veau (vjen ay vjen si yll).

Fjalët e krijuara me rrënjën AR (ar, er, ir, or, ur, ra, re, ri, ro, ru) janë "pambarim", Këtu po ndalemi në disa prej tyre:


Anglisht: church, raven

Frëngjisht: alentour, corbeau, courber, tour, tourner,

Gjermanisht: beurteilen, Urzeit, Urkunde, Urteil

Greqisht: aristo-, arqi, qirios, Hristos, ortho

Italisht: augurare

Latinisht: cardinalis, crucis, curvus, Circea, esuriturus, ordin-;

Shqip. ar, burim, ogur, urdhër, urë, urim, përurim, urtësi



YLL


Rrënjën Y11 ne e gjejmë të shkruar si: al, el, il, ol, ul, la, le, li, lo, lu ; po kështu, bl, fl, eu, pl, vl. Më poshtë po japim disa shembuj.


Anglisht: floor, tool, valley

Frëngjisht: outil

Gjermanisht: field

Greqisht: katholikos, kalispera

Hebraishte: Bethlehem

Latinisht: absolutus, angulus, cultus, cultura, liberalis, miraculum, nullifidian, ultima

Rusisht: uliçnij

Sllovakisht: brizgalica

Shqip. gjallë, gjel, gjilpërë, kultonj (kujtoj), ngul, ngjallem, përul, përkul, shekull. shkul, ungjill, vegël, ylber

Turqisht: altin, ulama


Rrënja yll është e njëvlerëshme me u (unë) dhe uj(ë). Rolin e rrënjës Yll e shpjegon greqishtja Hyl-, që do të thotë materie, pasi Ylli dhe sinonimet e tij emërtojnë gjithçka që ka krijuar natyra (< tan, them Ar), gjithçka që është materie (< tam, them Ar) si dhe gjithçka që është produkt i perceptimit, njohjes dhe abstraksionit.


Kështu kemi:

Anglisht: water

Gjermanisht: Wasser

Greqisht: uios

Latinisht: liquidus

Shqip: ujë, ujdis


- Deri tani kemi folur për gjenezën e gjuhës dhe nevojën për t'u thelluar më tej në të. Sot, po vazhdojmë dhe me fjalëformimin dhe hap pas hapi të zbulojmë fakte të reja që tregojnë apo provojnë realisht hershmërinë e gjuhës sonë. Sepse, ka autorë që e konsiderojnë shqipen më të vonë se gjuhët e tjera evropiane, si latinishtja, greqishtja, gjermanishtja etj. Me këtë nuk duam të mohojmë atë çka ju thoni në mendimin tuaj gjuhësor, por të vëmë në dukje që krahas mendimeve të tilla për një prapambetje në fjalëformim të shqipes, ka dhe mendime që bazohen në studime konkrete sipas të cilave, fjalëformimi e ka bazën pikërisht tek gjuha shqipe, siç keni pohuar dhe ju herë pas here. Dhe, meqë jemi në këtë fushë. unë po ju pyes: Ç’është për ju fjalëformimi?


- Fjalëformimi është fusha e gjuhësisë që na shërben më mirë se çdo gjë tjetër për të provuar, se të gjitha gjuhët vijnë nga shipja. Që gjuhët kanë një gjenezë të vetme, kjo pranohet nga shumica e gjuhëtarëve sot. Duke pranuar për një çast që kjo gjenezë e tyre të jetë shqipja, siç këmbëngulim ne, atëherë rrjedh që gjuhët e dyta, të treta e kështu me radhë, të kenë lindur njëra pas tjetrës apo dhe njëkohësisht në një periudhë të caktuar historike (që për ne përkon me Errësirën Mesjetare). Këto gjuhë s'do të mund të krijoheshin nga një gjuhë e pazhvilluar, primitive, pasi vetë dijetarët që i kanë ndërtuar, kanë folur e shkruar një gjuhë të zhvilluar, fort të bukur e të mirë.


- Mjafton kaq për të thënë se gjithë gjuhët e kanë zanafillën tek gjuha shqipe? Me një fjalë, cili është pretendimi juaj gjuhësor me të cilin ju mbroni tezën se gjuha shqipe qëndron në themel të të gjitha gjuhëve të tjera?


- Argumentet janë të panumërta dhe kjo del në analizën e fjalëve dërmuese të çdo gjuhe. Së fundi, fakti që të gjitha gjuhët kanë në përbërje të fjalëve të leksikut të tyre vetëm pesë rrënjët kryesore të shqipes; YLL, AR, AY, AT dhe UNË, pesë foljet bazë po të shqipes; JAM, BËJ, VIJ, THEM dhe THËRRAS, si dhe fakti tjetër që këto fjalë ne i gjejmë të gjitha së bashku, me kuptimin e tyre të parë të ruajtur vetëm në gjuhën shqipe, na lejon të deklarojmë këtu se këto janë një provë e pakundërshtueshme, e padiskutueshme se gjuha jonë, pra gjuha shqipe ka qenë gjuha e parë, dhe se ajo në kohën kur janë krijuar gjuhët e tjera ka pasur një stad zhvillimi për t'u lakmuar nga të gjithë. Vërtetimi i kësaj teze tashmë përbën thjesht histori. Ajo që mbetet tashmë për t'u bërë është thjesht puna për hartimin e një fjalori të plotë etimologjik.


- Sipas jush, si është krijuar gjuha ose cila është fillesa e origjinës së gjuhës?

- Studimi mbi origjinën e gjuhës na tregon se fjalët janë krijuar individualisht, por edhe duke u nisur nga togfjalësha apo shprehje të thjeshta primitive. Në fillim të këtij shkrimi, ne zumë në gojë shprehjet sinonimike në atë çast, v tem ças dhe en ces temps. Shohim se tem e sllavishtes është e njëjtë me tem te temps e frëngjishtes dhe të e shqipes. Të tria këto vijnë nga shqipja "them". Më tej, sllavishtja v, shqipja at, dhe shkronja p te

frëngjishtja temps (kohë) duan të thonë Ai, At. Fjalët që mbeten për t'u sqaruar tani janë ças (orë në sllavisht), çast në shqip dhe ces (këto) në frëngjisht. Këtu ne kemi togfjalëshin shqip q'është. Pa shihni se ç'vende kanë zënë ato nga ana gramatikore. Tem në sllavisht ka zënë vendin e përemrit dëftor, në shqip atë të nyjes së përparme dhe në frëngjisht ka hyrë në përbërje të emrit temps. Togfjalëshi q'është në shqip ka krijuar emrin çast, në frëngjisht mbiemrin dëftor ces, dhe në . sllavisht emrin ças. Të tria këto shprehje: v tem ças, në atë çast të dhe en ces temps kumtojnë të njëjtën ide, pra, "në atë çast", "në ato momente", por primitivisht ato thoshin: "them që At, që Ai është (bërë)".


- Jeni i sigurtë për këto dhe mendoni se kanë lidhje me besimin fetar apo me fe të ndryshme?


-Në fetë monoteiste kjo shprehje lidhet me orën dymbëdhjetë të natës, kur Krishti i krishterë apo ndonjë Krisht tjetër pritet të ringjallet.

Një shembull i ngjashëm me sa thamë më sipër është shprehja tjetër që ne kemi sjellë në vëmendjen tuaj: descend to the hell, që në anglisht do të thotë "zbres në ferr". Descend to hell vjen nga shqipja dhe do të thotë "desh q'jen (që të jenë) te qielli". Është fjala për Krishtin që zbret në ferr për të marrë ata q'u ka falur mëkatet e për t'i shpënë në qiell, në parajsë. Descend(zbres) në gjuhët latine dhe në anglisht vjen nga shprehja shqip "deshi që të jenë" dhe hell (ferri) vjen nga shqipja qiell. Descend është e njëjtë me gjermanishten stecken (them që janë), dhe ka në gjermanisht thuajse po atë kuptim ndodhem, jam etj.


- Ndonjë shembull më bindës, i cili mund të lidhet edhe me foljet ndihmëse të gjuhës shqipe, meqë dikur e keni përmendur një fakt të tillë.


-Është me interes të ndiqet se si folja jam ka zënë në shumë gjuhë vendin e parafjalës si te shqipet më, në, në frëngj. en, në ger. im, in e kështu me radhë..


- Çfarë na tregojnë shembuj të tillë?


- Këta shembuj na tregojnë se studimi etimologjik s'mund të përqëndrohet vetëm në konkordanca leksikore nga gjuha në gjuhë të natyrës një-me-një, pra për çdo emër ne të kërkojmë me çdo kusht të gjejmë përgjegjësin e saj në një gjuhë tjetër. Siç po e shohim, fjalëformimi dhe leksiku janë diçka tjetër, që kapërcen kufijtë e asaj çfarë mund të kemi mësuar në shkollë apo lexuar deri më sot ndër dijetarë të tjerë. Pra, çdo fjalë lipset të merret e të studjohet në disa kontekste të caktuara për të kuptuar më mirë origjinën e saj.


- A gjenden dorëshkrime të hershme të gjuhës shqipe dhe nëse po, përse nuk bëhen publike?


- Pavarësisht nga mungesa e dorëshkrimeve të vjetra (Stedimlija e shtyn datën e dokumenteve të para të shqipes në shekullin e pestë të erës sonë), për të shpënë punën tonë studimore përpara burime shumë të çmuara e të dorës së parë mbeten ende Buzuku, Bogdani e autorë të vjetër shqiptarë, si dhe folklori i pasur shqiptar, proverbat, aforizmat, shprehjet frazeologjike, ashtu si dhe dokumentet e autorëve të vjetër në gjuhë të tjera.


- Përse na shërbejnë dokumente të tilla?


- Dokumentet e shkruara në gjuhë të tjera ne na ndihmojnë të ndjekim origjinën e fjalëve të thesarit tonë leksikor. Kështu, p.sh. fjala derë në shqip ka ardhur nëpërmjet një shndërrimi fonetik të thira, thërras, fjalë që ne e gjejmë të tillë te greqishtja e vjetër dhe ajo e re ku ajo ka mbetur e pandryshuar.

Folja thërras nuk ka në greqisht atë funksion që ka dhe në shqip. Me thrasis greku identifikon njeriun e pasjellshëm. duke aluduar për poterexhiun, njeriun që thërret, por thërras si folje në vete, dhe me kuptimin që ka tek ne "flas me zë të lartë, bërtas", greqishtja nuk e ka.


- Ka ndërrime të shpeshta në fonetikën e gjuhës sonë?


- Shqipja është ndër të paktat gjuhë, në mos e vetmja, ku fjala në mote ka pësuar ndërrime fonetike të ndjeshme. Kjo situatë na rezulton ndryshe në gjuhë të tjera letrare. P.sh. leksiku i Dantes dhe i Rabëlesë, thuajse nuk ka pësuar asnjë ndryshim ndër vite si në italisht, po ashtu dhe në frëngjisht. Kjo dukuri duhet të ketë lidhje të ngushtë me faktin se materiali gjuhësor në mendjen e popullit tonë lëvrin e përpunohet më natyrshëm, pa kurrfarë barriere gjuhësore e logjike, ndryshe nga çdo popull tjetër.


- Vetëm kaq, apo keni diçka tjetër për të shtuar?


- Unë kam shumë për të thënë për çdo problem gjuhësor, por mbase nuk mund të thuhen të gjitha në një faqe apo edhe më shumë se një faqe gazete. Më poshtë, po japim pjesoren e foljes bëj në shqip, e cila hyn në të gjitha gjuhët e tjera.



Bëj (au + ar)

Pak më sipër, folëm për rrugën që ka ndjekur pjesorja e folja bëj në të gjitha gjuhët, përfshirë dhe në gjuhën shqipe. Këtu më poshtë po japim një tabelë më të plotë të saj, pasi kemi përfshirë dhe ato forma që kanë pësuar crase, "krasitje".


br fr pr vr wr

bar far par var uar war

ber fer per ver uer wer

bir fir pir vir uir wir

bor for por vor uor wor

bur fur pur vur uur wur

yer


edhe pair, peir, pour etj.

P.sh.

Anglisht: fire, burden

Flamisht. vor

Frëngjisht: pourri

Gjermanisht. werden

Greqisht. pros

Latinisht. purus, primus, Bosphorus

Sllavisht. brizgalica

Shqip/ Berat, bërtet, bërthamë, gjilpërë, Përmet, turbulluar, vërtet, i varfër


Në toponimi: -burg, -borough



VIJ

Kjo folje e rëndësishme, një nga pesë foljet e shqipes me të cilat mbahet ngrehina e të gjitha gjuhëve të botës, ajo merr trajtat e mëposhtme, shtjellimi i të cilave kërkon më shumë vend se një shkrim në gazetë.


van

be fe pe ve ven ue, uen ye, yen we, wen

bi fi pi vi vin wi, win

bo fo po vo von wo, won

bu fu pu vu vun wu, wun


Kështu p. sh.

Arabisht. Fikhu Zekat

Anglisht. veal, wind, wine

Frëngjisht. veau, voir, j'ai vu

Hebraisht. Bethlehem, Yaweh, Jehowah

Gjermanisht. Bismarck

Greqisht. Fidias, opion

Italisht: vento

Latinisht. adventus, Bona Fides, Fidayee, Fidias, opiurn, vagus, vedere, vendere, venire, vigilia

Shqip. Bulqiza, Buthrotis, lëviz, ngadhënjye, mallëngjye, i veçantë, vegël, verë, vetëm, vë re, vij, vigan, vuaj, vuajtje



JAM

Folja (j)am, siç e kemi thënë dhe në shkrimet tona të mëparshme, paraqitet me vargjet e mëposhtme. Të gjitha këtyre trajtave u mungojnë kategoritë e numrit. kohës dhe mënyrës, në fjalë ato shprehin rëndom vetëm kuptimin e foljes jam në v. 111. njëjës, të së tashmes së dëftores është.


am, an, ern, en, im, in,om, on, um, un, ma, na, me, ne, mi, ni, mo, no, mu, nu; as, es, is, os, us, sa, se, si, so, su; ash, esh, ish, osh, ush, sha, she, shi, sho, shu; az, ez, iz, oz, uz, za, ze, zi, zo, zu, azh, ezh, izh, ozh, uzh, zha, zhe, zhi, zho, zhu



TOGFJALËSHI “Q + (J’)AM”

Togfjalëshi "që + jam", që merr trajta të shumta sipas formulës x * (j) am ku x = c, ch, h, g, gj, j, k, qu, y, z, x.


Kështu p.sh. kemi:


c + (j’)am

cam cem cim com cum

can cen cin con cun

cas ces cis cos cus

sac sec sic soc suc

cash cesh cish cosh cush

shac shec shic shoc shuc

caz cez ciz coz cuz

zac zec zic zoc zuc

cazh cezh cizh cozh cuzh

zhac zhec zhic zhoc zhuc



ch + (j’)am

cham chem chim chom chum

chan chen chin chon chun

chas ches chis chos chus

sach sech sich soch such

chash chesh chish chosh chush

shach shech shich shoch shuch

chaz chez chiz choz chuz

zach zech zich zoch zuch

chazh chezh chizh chozh chuzh

zhach zhech zhich zhoch zhuch



h + (j’)am

ham hem him hom hum

han hen hin hon hun

has hes his hos hus

sah seh sih soh suh

hash hesh hish hosh hush

shah sheh shih shoh shuh

haz hez hiz hoz huz

zah zeh zih zoh zuh

hazh hezh hizh hozh huzh

zhah zheh zhih zhoh zhuh



g + (j’)am

gam gem gim gom gum

gan gen gin gon gun

gas ges gis gos gus

sag seg sig sog sug

gash gesh gish gosh gush

shag sheg shig shog shug

gaz gez giz goz guz

zag zeg zig zog zug

gazh gezh gizh gozh guzh

zhag zheg zhig zhog zhug



gj + (j’)am

gjam gjem gjim gjom gjum

gjan gjen gjin gjon gjun

gjas gjes gjis gjos gjus

sagj segj sigj sogj sugj

gjash gjesh gjish gjosh gjush

shagj shegj shigj shogj shugj

gjaz gjez gjiz gjoz gjuz

zagj zegj zigj zogj zugj

gjazh gjezh gjizh gjozh gjuzh

zhagj zhegj zhigj zhogj zhugj



j + (j’)am

jam jem jim jom jum

jan jen jin jon jun

jas jes jis jos jus

saj sej sij soj suj

jash jesh jish josh jush

shaj shej shij shoj shuj

jaz jez jiz joz juz

zaj zej zij zoj zuj

jazh jezh jizh jozh juzh

zhaj zhej zhij zhoj zhuj


k + (j’)am

kam kem kim kom kum

kan ken kin kon kun

kas kes kis kos kus

sak sek sik sok suk

kash kesh kish kosh kush

shak shek shik shok shuk

kaz kez kiz koz kuz

zak zek zik zok zuk

kazh kezh kizh kozh kuzh

zhak zhek zhik zhok zhuk


qu + (j’)am

quam quem quim quom quum

quan quen quin quon quun

quas ques quis quos quus

saqu sequ siqu soqu suqu

quash quesh quish quosh quush

shaqu shequ shiqu shoqu shuqu

quaz quez quiz quoz quuz

zaqu zequ ziqu zoqu zuqu

quazh quezh quizh quozh quuzh

zhaqu zhequ zhiqu zhoqu zhuqu


y + (j’)am

yam yem yim yom yum

yan yen yin yon yun

yas yes yis yos yus

say sey siy soy suy

yash yesh yish yosh yush

shay shey shiy shoy shuy

yaz yez yiz yoz yuz

zay zey ziy zoy zuy

yazh yezh yizh yozh yuzh

zhay zhey zhiy zhoy zhuy


z + (j’)am

zam zem zim zom zum

zan zen zin zon zun

zas zes zis zos zus

saz sez siz soz suz

zash zesh zish zosh zush

shaz shez shiz shoz shuz

zaz zez ziz zoz zuz

zaz zez ziz zoz zuz

zazh zezh zizh zozh zuzh

zhaz zhez zhiz zhoz zhuz



x + (j’)am

xam xem xim xom xum

xan xen xin xon xun

xas xes xis xos xus

sax sex six sox sux

xash xesh xish xosh xush

shax shex shix shox shux

xaz xez xiz xoz xuz

zax zex zix zox zux

xazh xezh xizh xozh xuzh

zhax zhex zhix zhox zhux


Shembuj:

Anglisht. custom, kin, kinship,

Arabisht. zekat

Greqisht. Pentateuqos

Gjermanisht. Urkunde, Verkuendigung, Kunde

Latinisht. -caes- (Caesar), -ces-, - cis-, -cus-, -sec- , -socsectus, socialis

Shqip. çështje, i veçantë


Toponimi

ham

Anglisht. Hampton, Tottenham,



X “Q'ish”


Togfjalëshin "që ish", ndër të tjera, e gjejmë në trajtat: cc, gg, kk, ss, zz



E, i, o, (u) dhe p, b, f, v,


Kombinimi mes e, i, o, (u) dhe p, b, f, v, të cilat shprehin në mënyrë të sintetizuar Au, yllin, arin, atin dhe un(ë) kanë shërbyer për të shtuar larminë e mjeteve shprehëse, lakonicitetin e tyre dhe në mungesë të informacionit dhe të errësirës së plotë mbi gjenezën e tyre të fshehin përmbajtjen a të mbulojnë ndonjëherë karakterin skandaloz e të turpshëm moralisht dhe ideologjikisht të vetë fjalës. Këto shkronja - fjalë apo fjalë - shkronja duke u kombinuar me rrënjët Yll, Ar, Ay, At, dhe Unë si dhe me pesë foljet kryesore të shqipes dhe të gjithë gjuhëve të botës si Bëj, Jam, Them, Thërras dhe Vij, kanë krijuar shumicën e fjalëve të pazbërthyeshme apo të zbërthyera keq deri më sot nga gjuhëtarët. Kështu, nga këto kombinime do të hasni "rrënjë" të tilla si angl. if, of, off, gjer. ob, oben, shqipja në qoftë se, shqipja e turq. qofte etj. etj. Kobinime të tilla marrin trajtën aff, afp, afv, etj., effe, effi, ev, evo, etj. ifi, ip, iper, etj., off, ofp, opf, ov, etj. pfl e kështu me radhë. Këto "rrënjë" prapa kuptimit të fjalës, pra primitivisht duan të thonë "ay yl1 vjen", dhe "ay yll është bërë".


Kur bëjmë fjalë për mjetet fjalëformuese, vëmendje duhet treguar në leximin, kuptimin e zbërthimin e vetë termave të terminologjisë shkencore, të cilat flasin më shumë se shpjegimi i thatë që na japin fjalorët. S'mjafton që ne t'u nxëmë kuptimin, por lipset të mësojmë t'i zbërthejmë vetë këto terma, pasi leksikografi dhe shkencëtari kanë fshehur në vetë termin çelësin e "rregullit" apo ligjit që kanë dashur të na transmetojnë. Kështu, te shumica e termave shkencore në përgjithësi dhe atyre gjuhësore e letrare në veçanti, sekreti dhe çelësi i zbërthimit të tyre lidhet drejtpërsëdrejti me vetë fjalën, mënyrën e ndërtimit apo prejardhjes së tyre. Mund ta fillojmë me vetë fjalën “ligj”,e cila në anglisht bën law, në frëngjisht loi, në italisht legge, ku ligj është vetë termi Yll, rreth të cilit rrotullohet e tërë Dija. Më pas do të përmendim termin rregull, që në anglisht i thonë rule, në frëngjisht règle, në gjermanisht Regel, në italisht, regola, ku rregullin e përbën sinonimia dhe metafora që ekziston mes këtyre dy rrënjëve. Tjetër shembull është crase (krazë), që sipas fjalorëve shpreh kontraksionin e zanores fundore të një fjale me zanoren e fjalës pasardhëse. Por, në fakt, ky shpjegim s'është i plotë, pasi crase është në të vërtetë një "krasitje" e zanores te grupi car, cer, cir, cor, cur, char, cher etj. si te emri Krisht, shembull model i një crase, pasi ai vjen nga togfjalëshi "që Ar ishte", pra, Floriri apo Aris, Perëndia "greke" e Luftës. Kraze të tilla janë dhe br, fr, pr, phr, vr, wr që ne kemi paraqitur më parë te tabela e pjesores së foljes shqipe bëj.


Terma të tjerë, që flasin vetë për veten e tyre janë metateza, metafora etj. Larousse e shpjegon gabim metatezën, apo e mjegullon qëllimisht këtë term, duke na dhënë si shembull metateze kalimin nga frëngjishtja e vjetër, formage në frëngjishten e re fromage, ku me metatezë nënkupton vendkëmbimin e r-së nga for- me fro-. Kodi i shqipes na mëson se te for- dhe fro- ne s'kemi asnjë lloj vendkëmbimi të ndonjë bashkëtingëlloreje apo rrokjeje, pasi or, dhe ro janë e njëjta gjë, e që të dyja janë forma të rrënjës shqipe AR. Tjetër është metateza, e tjetër kërkon të na thotë Larousse në shpjegimin e kësaj fjale, një linjë që ndjek edhe Fjalori i Gjuhës Shqipe, duke përdorur fjalën vendkëmbim. Te metateza, dhe te shembujt që sjell Larousse, s'kemi të bëjmë me asnjë vendkëmbim. Te for- dhe fro- ne dallojmë dy fjalë, fjalën - shkronjë f = ay dhe fjalën rrokje or = ro = ar. Pra, në thelb, aty në rastin më të mirë kemi një rrotullim të or në ro. Edhe këtij rrotullimi, hollë - hollë, s'dihet se ç'kah do t'i japim, pasi kur të zbërthehen të gjitha fjalët etimologjikisht do të shihet se do të kemi po aq fjalë me ro sa dhe me or në temën e tyre. Duke pranuar këtë konfuzion të fundit si metatezë, le të mësojmë përse fjala metathesis është vetë metatezë: ajo vetë ka në përbërje të saj një MET, që është e rrotulluara e TEM, THEM. Jo vetëm nga ana kuptimore, as edhe pse termi është 100 % shqip, por edhe sikur vendkëmbimi të ishte për një çast identik me metatezën, farkimi i fjalës metatezë flet për mendje gjeniu, më bukur e në mënyrë më lakonike ky term s'kishte si të kryhej.



A, e, i, o


A, e, i, o në fund të fjalës shprehin rëndom barazimin kuptimor mes dy a më shumë pjesëve përbërëse të fjalës.



Gjatë rrjedhës së historisë gjuhëtarët kanë përdorur disa truke fjalëformuese, të cilat kanë qenë të mirëpritura, pasi kanë kontribuar në pasurimin e leksikut dhe zhvillimin e gjuhës në përgjithësi. Por sot, pas shumë shekujsh, në valën e “globalizmit”" të bujshëm dhe "demokratizimit" shurdhues të "shoqërisë", mbajtja fshehur e këtyre teknikave fjalëformuese zbulon thelbin antidernokratik të të gjitha atyre shkollave dhe gjuhëtarëve, që përpiqen të mbajnë të vërtetat shkencore (gjuhësore) larg njerëzve, larg brezit që po rritet.

Ndër truket fjalëformuese, që, gjuhëtarët kanë shfrytëzuar për formimin e fjalëve të reja, po përmendim formimin e fjalëve në shqip, anglisht e frëngjisht me anë të parashtesave kundërshtuese si pa, de-, dhe prapashtesën mohuese -less. Përpara se këto parashtesa të fiksoheshin me kuptimin që kanë sot, ato kanë shërbyer për të krijuar fjalë të reja përmes një back - formation, duke ngatërruar kështu dhe gjuhëtarët më të zotë. Kështu p.sh. kemi:


anglisht. nga - less (yll është) janë formuar fjalë si cease nga ceaseless, key nga keyless etj. Në frëngjisht nga fjalë që fillojnë me dem (them) -janë krijuar foljet mentir, monter, masquer, ménager etj.


Kështu që këtu parashtesa de(përveç se kur buron nga shqipja de = them.) është një truk mashtrues që fsheh lojën e vërtetë fjalëformuese.

Në shqip, fjalë që fillojnë me parashtesën pa-: i dukshëm vjen nga i padukshëm, fytyrë vjen nga i pafytyrë etj, etj.

Mjetet e shfrytëzuara për formimin e fjalëve janë të pasura dhe kushdo që do t'i ngjitet shpatit të thepisur të etimologjisë do të zbulojë vërtet gjëra mahnitëse e të mrekullueshme.



Disa shembuj çiftesh fjalëformuese


Zakonisht, fjalët janë formuar me ndihmën e dy prej rrënjëve kryesore të shqipes apo trajtat e shkurtuara të tyre. Jo rrallë ndeshim brenda një fjale përsëritje të së njëjtës "ide", që s'ka asnjë funksion tjetër veç kujdesit te leksikografit anonim apo dijetar për të mos rënë në përsëritje me një fjalë tjetër, apo që fjala e krijuar të ketë një tingëllim të veçantë e muzikalitet të spikatur. Më poshtë po japim fjalë të krijuar me çifte rrënjësh të tilla.


Ar & Ay

Arabisht: Arabia


Ar & Bërë

Në shqip: arbër, dëfryer


Ar vjen

Në anglisht. Sheriff, Sherwood

Arabisht. mutesarrif, Sharif

Frëngjisht. arriver, arriviste, dëfëquer

Greqisht. metamorfo, Orfeis,Serifos


Ar & Yll

Anglisht: graseless, reestablish

Latinisht: gracilis, stabilire


At & Ar

Arabisht: kadar

Anglisht: scatter

Latinisht: quarter quattuor

Shqip: katër shkatërroj

Turqisht: kederlenmek


At & Yll

Latinisht: adolescent, adulari


Ay & Ar

Arabisht: Muzafer

Greqisht:aforismos, varvaros

Italisht: barbiere

Shqip: i bardhë, bërthamë, hapësirë, var, varr, vardisem, i varfër, i verbër, verem


Ay & At

Anglisht:. put (forth)

Latinisht: ab esse ad posse valet


Ay & bërë

Anglisht:. put (forth)

Arabisht: Muzaaffar, Muzawit

Turqisht: Muzafer,


Ay, e, i , o & vjen

Anglisht eve, even, evening, if, of, off, often, open

Gjermanisht:. eben, ob, oben

Frëngjisht:. abusive


Ay & yll

Anglisht: deep, please

Arabisht: Faisal

Frëngjisht: corbeau, plaisir

Gjermanisht:. tief

Greqisht: apostolos, kalipto

Latinisht: abilis, apostolus, debilitare, falsus, notabilis, placere

Sllavisht: bjellij, Bulgaria, Biellorusia

Shqip: Bulqiza, fal, fall, fellë (thellë), fellësi (thellësi), korbi, pëlqyer

Turgisht: damlla, havale, havalandirmak, kurban,


Bërë Ai

Anglisht: bright

Gjermanisht: ausbreiten, breit


Bërë Ar

Greqisht. freniris


Bërë At

Frëngjisht: parachute

Italisht: frutto


Bërë Ay

Anglisht: sprout

Greqisht:. festival


E bërë, bërë E

Italisht: divertire

turqisht. myzevir


Bërë IGreqisht:. (dhen) bori, frenitis, parasitos

Latinisht:. experiential

Shqip: buri


Bërë O

Latinisht: parochialis


Bërë Yll

Shqip:frujti (Bu)


O & I

Gregisht: paroikos

Shqip. nevojë, përvojë


I & EShqip: përgjigje


O & Pl

Greqisht: opion

Latinisht: opium


Vjen EItalisht: vendere


Vjen I, I vjen

Shqip: venitem, ngadhënjye, mallëngjye


Yll & Ar

Frëngjisht: alentour

Hebraisht: Elazar, Yisrael

Latinisht: cardinalis, ludicrous

Shqip: rrotullohem, sorollatje, uluras


Yll & At

Arabisht: Muslihuddin

Frëngjisht: lutter

Greqisht: lepta, lefta

Shqip: luftoj


Yll bërë

Anglisht: glower

Greqisht: kalispera

Hollandisht: Tillburg

Latinisht: turb- (turbulentus, turbidus, turbare, perturbare etj.), temporalis

Portugalisht: Brasil

Shqip: i qelbur, turbulluar, valë, ylber


Yll & I

Anglisht: illusive

Frëngjisht: ëlusive,


Yll vjen Anglisht: Albion, alive, eleven, love

Arabisht: tevekkel

Frëngjisht: Gilbert, Gelbart, Holbain

Gjermanisht: Hilbert, lieben

Latinisht: faeculentus, Helveticus, velos

Rusisht: Bjellorussia

Sllavisht: Bullatovi, Jugoslavi, Slovaki

Shqip: teveqel, Veqilharxhi, thelb (thelpinj)

Turqisht. tevekel, vekil



Togfjalëshi “q’është thirrur (quajtur)

c + am+ thirr, thërr(as)

ch + am + thirr, thërr(as)

g + am + thirr, thërr(as)

h + am + thirr, thërr(as)

k + am + thirr, thërr(as)

q, qu + am + thirr, thërr(as)


ku thir, thërr(as) zhvillohet sipas vargjeve:

thërras tar, ter, tir, tor, tur, rat, ret, rit, rot, rut; tra, tre, tri, tro, tru; dar, der, dir, dor, dur, rad, red, rid, rod, rud; dra, dre, dri, dro, dru; thar, ther, thir, thor, thur, rath, reth, rith, roth, ruth; thra, thre, thri, thro, thru; dhar, dher, dhir, dhor, dhur, radh, redh, ridh, rodh, rudh; dhra, dhre, dhri, dhro, dhru;


Shembuj:

Anglisht: Astral, Astir, Austria, - caster, gallantry, Ontario, under

Frëngjisht: dëmentir , demonter,

Gjermanisht: unter

Italsht: intrigante

Shqip: Gjirokastër, Kastrati, Kastrioti



dhe

Anglisht:: trap, Thursday

Italisht: triste, Trieste

Flamisht: trekken, troosten

Frwngjisht: diriger, guider

Gjermanisht: Treppen

Shqip: drejt, troç, trokas, turbulluar

Turqisht: -tirmak, -turmak, -dirmak



Togfjalëshi "është thënë" (quajtur)

p.sh.

- anthus, anthos


Në toponimi gjejmë prapashtesën "që thonë", pra, që quhet:

-dam, den, -don, -dun, -din, -gton, -cton, qthon p.sh.

Anglisht: Washington, autokton

Frëngjisht: Verdun

Hollandisht: Rotterdam

Shqip: tokë


Folja them sipas formulës x (j)am ku x = t, d, th, dh

da, de, di do, du, ad, ed, id, od, ud, ta, te, ti, to, tu, at, et, it, ot, ut, tam, tan, tem, ten, tim, tin, tom, ton, tum, tun, mat, nat, met, net, mit, nit, mot, not; muf, nut; tas, tes, tis, tos, tus, sat, set, sit, sot, sut, dam, dan, dem, den, dim, din, dom, don, dum, dun, mad, nad, med, ned, mid, nid, mod, nod, mud, nud; das, des, dis, dos, dus, sad, sed, sid, sod, sud; tham, than, them, then, thim, thin, thom, thon, thum, thun, math, nath, meth, neth, mith, nith, moth, noth, muth, nath thas, thes, this, thos, thus, sath, seth, sith,, soth, suth ; tha, the, thi, tho, thu, ath, eth, ith, oth, uth ; dham, dhan, dhem, dhen, dhim, dhin, dhom, dhon, dhum, dhun, madh, nadh, medh, nedh, midh, nidh, modh, nodh, mudh, nudh; dhas, dhes, dhis, dhos, dhus, sadh, sedh, sidh, sodh, sudh

dha, dhe, dhi, dho, dhu, adh, edh, idh, odh, udh.

Shtesë: sam, sem, sim, som, sum, sin, son, sun, mas, mes, mis, mos, mus, sham, shem, shim; shom, shum, mash, mesh, mish, mosh, mush, maz, mez, miz, moz, muz


Shembuj me foljen them ndër gjuhë të ndryshme:


Arabisht: altin, mysliman, myslyman, mytesarif

Anglisht: fathom, phantom, phantom, time, Thomson, Thomas, Thompson

Frëngjisht: alentour, ceinture

Gjermanisht: Bismarck

Greqisht: temenios (temena turq.), fatos, pothos

Latinisht: eztinguere, distinguere, limit, phantasma, intendere, praendere, temporalis, tempus, ultima

Shqip: bredhur, dëmtim, habitem, avitem, dredhur, mbledhur, mbreti, përtim, sorollatje, shpëtim, shpërthim, tingull, themel, Thumanë



Fjalë që ndihmojnë për zbërthimin e kodit

Gjuhëtarë e leksikografë kanë lënë në çdo gjuhë gjurmë të "rregullave të fjalëformimit”, "të rregullave të shndërrimeve fonetike", aq sa po të kishim mundësi t'i rreshtonim të gjitha në një shkrim do të shtrohej pyetja se përse duheshin kaq shumë shembuj e po aq përsëritje të bezdishme.

Kështu p.sh.

Frëngjisht: auparavant = au para av është

Latinisht: oculis o = ul, facilis fa = il

Shqip: vështirë v = ir



Rrugë të pasurimit të fjalës me kuptime të reja

brutto nga Brutus

katil nga Catilina

severus nga Severius

tutkun nga Tuttankhamon

Intervistoi Nuri Dragoi, gazetar i Republika

Mbi 5 blogje të këtij zotëriu të nderuar janë sulmuar, madje kanë arritur ti prishin të gjitha shënimet personale në kompjuter. Kush mund të sulmohet në këtë mënyrë...?! - Stop Injorancës!

http://clirimxhunga3.blogspot.com/2008/05/qershor-korrik.html

Sunday, October 11, 2009

Lëmosha ndihmon shfrytëzimin e fëmijëve...

Ne rruget e kryeqytetit Shqiptar, te bie ne sy prania e madhe e lypsareve, larmia e tyre, pozicionimet strategjike neper pika kyce, apo me te frekuenturat nga shtresat "e larta" apo me keq turistet.

Femije, gra e pleq, kryesisht me ngjyre qe lypin, "shesin" sherbime nga me te cuditshmet.

Mjafton te qendrosh 1 ore ne nje kafene nga zona e quajtur Ish blloku dhe ne tavoline mund te te vine te te "shesin" gazeta, lule, cakmake e paketa, larje xhamash neper kryqezime, kikirike, bajame, etj etj, kryesisht pjesa derrmuese femije, qe kane braktisur shkollat.

Bashkia e Tiranes ka ndermarre nje sere fushatash sensibilizuese per qytetaret, te mos ndihmojne ne shfrytezimin e ketyre femijeve, por perseri realiteti eshte shume larg ndergjegjesimit.


A u jepni lemoshe lypsareve ? A mendoni se pikerisht te hollat qe ju jepni, i nxisin keta njerez te kthehen ne krijesa parazitare te shoqerise tone, te cilat neser do te na kushtojne edhe me shtrenjte ?



Sot nje lypsar buze rruges fiton mesatarisht 2000 leke ne dite, po ju i fitoni aq ?

Nese te gjitha lemsohat do te jepeshin per bujari, atehere lypsaret do te kishin vdekur. F. Nietche !
E ardhmja e Shqiperise

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 

Të shkruajmë me drejtshkrim gjuhën shqipe.

Duke u nisur nga fakti që shoqëria shqiptare tashmë përdor dhe konsumon informacione dhe materiale nëpërmjet internetit, ku çdokush ka të drejtën të shkruajë (ndoshta edhe pa u redaktuar shkrimi i tij), atëherë drejtshkrimi i gjuhës tonë rrezikohet, pasi mbi një shembull të gabuar, ngrihen e ndërtohen dhjetra e dhjetra të tjerë.
Mendoj që është shumë e dobishme të rifreskohen rregullat e drejtshkrimit shqip, për një shkrim të pastër dhe të rregullt të shqipes.




Shenjat e Pikësimit


Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(;) dy pikat(: ), thonjëzat(" „), viza lidhëse(-) .

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore : Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Ku ishe (?)
Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :
Mos kalo (!)
Tri pikat, tregojnë që fjalia përmban një nëntekst ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje sepse shejtani besë s'ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje :
- një fjalë apo një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti …
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë :
Ata që më donin , erdhën ( ata që s'më donin , nuk erdhën .

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: ) portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .

Thonjëzat dhe vizat .
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

Thonjëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").

Shkurtimet
Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të përdorshme janë:
emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PS-- (Partia Socialiste), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre;
emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.

Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja).
Janë edhe kllapat e vogla ( dhe ) , te mesmet [ dhe ] DHE TË MËDHATË { dhe } . Pastaj është edhe apostrofi ' dhe viza para dialogut - .
Përdoret se bashku edhe pikëpyetja dhe pikëçuditja ?!