Wednesday, October 14, 2009

Maqedoni, gjuha shqipe nuk përdoret në dokumente zyrtare

Qytetarët që kanë probleme të ndryshme në Qeveri vazhdojnë të detyrohen t‘i bëjnë kërkesat dhe lutjet në gjuhën maqedonase, sepse një sugjerim të tillë e marrin edhe nga zyrtarë dhe nëpunës shqiptarë në Qeveri.

Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku mungesën e gjuhës shqipe e sheh si gjoja çështje teknike. “Kam pasur problem në komisionin e shkallës së dytë të Qeverisë, dhe ankesën më thanë ta bëjë në maqedonisht, sepse është më mirë. Ose nëse do të ishte në shqip, as që do të përfillej dhe zvarritet”, - thekson Idriz M, nga Kumanova, i cili thekson se ka pasur komunikim me Qeverinë, por kryesisht në gjuhën maqedonase zyrtare. Ai thekson se nuk mund të sigurojë informata dhe të njihet me aktivitetet, njoftime dhe shpalljet qeveritare, për shkak se edhe burimet e informimit apo faqja e internetit të Qeverisë, vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase.



Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku ka theksuar se mungesa e aplikimit të gjuhës shqipe bëhet për çështje teknike. “Problemi është teknik dhe nuk kemi pasur ndonjë shqiptarë që të azhurnonte faqen e Qeverisë dhe të mirëmbajë versionin shqip. Me konkurset e reja që kemi pranuar kuadro, do t‘i punësojmë disa që të merren me këto çështje për azhurnimin e faqes”, - ka theksuar zëdhënësi Duraku. Ekspertët për çështje juridike theksojnë se Qeveria me këtë shkel të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, por disa herë kjo nevojë ka hasur në veshë të shurdhër. G.SH

Tuesday, October 13, 2009

Orgjina dhe simbolet e flamurit !

"Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij, kanë karakter Kozmik, andaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegja njerëzore!

Gjithashtu, i gjen të mishëruara brënda simbolit të tij, të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar gjaku i Shqiptarëve, nëpër mijë-vjeçarët dhe peripecitë e civilizimit të vet të famshëm"!
Çdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror, ka origjinën si fillim proçesi historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij. Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme. Natyrisht i nënshtrohet një ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet koncepti qëndror, i veçantë, dhe më i rëndësishmi!…
Në fakt, këtë shkrim timin, unë dua t'ja dedikoj flamurit tonë kombëtar … Flamuri ynë, përbëhet siç edhe dihet prej dy ngjyrave kryesore. Nga e kuqja dhe e zeza! E kuqe, është fusha e flamurit! E zeza, qëndron në mes, me shqiponjën e famshme dykrerëshe. Pyetja shtrohet se pse duhet të jetë kështu? Ç'farë mesazhi fshihet për mijra e mijra vjet, mbrapa këtyre dy ngjyrave? Nga e kanë origjinën pra, këto simbole? Po ne brezi i sotëm, a mundemi të zbërthejmë codin e saj të vërtetë?…

Një filozofi e vjetër thotë; "Nëqoftëse përpiqet njeriu, për të gjithçka është e mundur"!…



Mbi flamurin Shqiptar padyshim në gjatësinë e shekujve është folur, shkruar, dhe komentuar mjaft! Autorë të ndryshëm, kanë thënë gjëra të rëndësishme rreth tij. Janë pasqyruar opinione, dhënë argumenta, edhe më tutje do të vazhdojnë të bëjnë po kështu! Eshtë padyshim, shumë-shumë e rëndësishme të gërmosh, mbledhësh, flasësh dhe komentosh rreth këtij simboli, sepse është shenja më kuptimplote, si dëshmitari i përjetshëm i origjinës tonë! Historia e tij është krejt e veçantë, siç është e veçantë dhe historia e popullit tonë. Sa i vjetër duhet të jetë ky symbol? Po populli Shqiptar, sa i vjetër është? Pikërisht rreth këtij subjekti, do të përdridhemi në këtë shkrim…

Le të themi fillimisht, se flamuri ynë kombëtar për të cilin po flasim, egziston si diçka materiale, dhe ka një përdorim të gjithanshëm praktik! Atë mundet ta mbash në dorë, në tavolinë, t'ja u tregosh të tjerëve në takime të ndryshme, si përfaqësi shtetërore, në ceremonitë, në përvjetore festash, ndeshje ndërkombëtare futbolli etj... Por nga përmbajtja, ai është një koncept abstrakt... Ai përfaqëson gjithashtu në mënyrë krejt të sintetizuar; filozofinë, kulturën, traditën, dhe eksperiencën e epokave të tëra... Eshtë dëshmitar i momenteve pozitive dhe negative... Dëshmitar i dorës parë në sukseset, dhe dështimet tona poashtu... Ai është vetë shpirti ynë! Njerëzit kanë vdekur nën hijen e tij... dhe kanë lindur poashtu... (dhe jo si ndonjë politikan që papërgjegjësisht deklaron për flamurin, sikur të ishte fjala për gruan e tij, duke thënë se, ai është thjesht një leckë)... Por flamuri i "Bijve të Shqipes" nuk është leckë, ai është Shenjti, sepse nëpërmjet tij ne zbulojmë origjinën tonë se nga vijmë, dhe që në mënyrë të dukshme na shtyn sot, të vazhdojmë të ruajmë lidhjet tona shpirtërore me Krijuesin!

Shkëputja në kohë

Sot shpesh hasim në pyetje praktike rreth elementëve përbërës të flamurit, si p.sh; se pse fusha është e kuqe? Po shqiponja pse është me dy koka? E të tjera si këto!... Sot gjindja, duan të dinë diçka më shumë... Dhe padyshim që ata kanë të drejtë...!

Me gjithë vështirësitë që vijnë prej shkëputjes në kohë prej filozofisë origjinale të të parëve tanë, sidomos në këtë mijëvjeçarin e fundit, unë kam qënë i mendimit se, ja vlen që ta nisësh një mision modest zbulimi, për të nxjerrë në sipërfaqe atë shpirt gjenial dhe të mrekullueshëm që kanë treguar gjatë epokave të kaluara, të famshmit "Bijtë e Shqipes"! Filozofia e jetës së tyre, s'ka dyshim që gjëndet e pasqyruar, në librat e shenjtë, në shpella, në gurët e varreve, në shkollat dhe universitetet, në librat e shenjtë!... Ata lanë gjurmë kudo ku shkelën, duke kaluar dhe jetuar!... Ata ishin mjeshtra ndërtimesh, njerëz me kurajo të veçantë, optimist të pandreqshëm, dhe mësues të mëdhenj poashtu!

Luftëtarë të rreptë, që njëherë në një kohë askush nuk ja u pa shpinën! Gjuha e tyre ishte gjuha e Zot-it!.. Megjithëse se gjatë tremijë e pesëqind vjeçarit, të cilin po e lëmë mbrapa, ne si komb kaluam tronditje dhe katastrofa të tmerrshme; shkëlqimet dhe rëniet e perandorive më të mëdha të kohëve si ato të Yllirëve, Hittitëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve, apo Bizantit, prap-se-prapë mbijetuam!... Dhe padyshim kjo është shenjë e mirë, është shenja e vërtetë e një rizgjimi të madh kolektiv!...



Kishte të drejtë profeti Nostredamus (1503-1566), kur predikonte për ne p.sh; "Shqiptarët ende nuk i kanë luajtur të gjitha kartërat e tyre dhe se padyshim ata përsëri do ta habisin gjithë botën në arenën ndëkombëtare"! Robert D'Angely, "Enigma", bot, Toena, Tiranë, 1998.

Për Yllirët që ishte popullsia e parë dhe origjinale e Europës dhe për vlerat e tyre në fushën dijes e teknologjisë, historiani i shquar Italian, Enzo Gatti, me një ironi krejt të dukshme, theksonte;

"E, pra, qytetërimi Grek dhe ai Romak nuk njihen që ta kenë krijuar, as pëlhurën, as bronxin, as rrotën, as qeramikën, mullinjtë me erë; dhe as grurin, as vreshtat, as ullinjtë, as shkrimin, dhe as rrugët e tulave... Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gëzimi, janë krenaria e popujve mesdhetarë: e Albano-Yllirëve"!...

Më poshtë akoma ai vazhdon,"Ky civilizim pati me siguri, shumë shekuj mirëqënie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatë në kohë e tregon qartë këtë gjë. E vetmja njësi matëse e zhvillimit paqësor është prodhimi i punës së njeriut!" Marrë nga, Libri, "Yllirët", bot i "Bargjini", Tiranë. 2005.

Për arësye metodologjike, ne do të përdorim për argumenta historike edhe disiplina të tjera simotra shkencore, si; Arkeologjia, Matematika, Gjeometria, Gjeografia, Letërsia, Gjuhësia, Filozofia, Folklori, Astronomia, Astrologjia, etj; Kjo gjë na bën pra, që të shkelim brënda territorit të historisë së sotme moderne!



Joseph Campbell u bë në vitet 80', "Babai Shpirtëror" i lëvizjes për zbulimin e të kaluarës sonë mithologjike dhe të interpretimit të saj me konceptet dhe eksperiencën e zhvillimit të shek. XX. Në programin e PBS, kanali 13, i intervistuar nga gazetari i shquar televiziv Amerikan Bill Moyers, deklaroi; "Mithet janë mbartësit e potencialit shpirtëror të jetës njerëzore" dhe si përgjigje të kësaj thënie në vazhdim, Moyers duke u bashkuar me idenë e tij thekson; "Mithet janë historira, rezultat i kërkimit të njeriut nëpër mijra-vjeçarët, për domethënien apo thelbin e të vërtetës"! Të dy ata me argumentat e tyre, në parim kishin të drejtë, por nëqoftëse mithet nga e kaluara nuk i përgjigjen nivelit të sotëm shkencor mbi vetvehten, dhe natyrës që na rrethon atëherë ato humbasin kredibilitetin për ç'farë flasin! Paul Von Ward, "Solaris Legacy" page xviii, publ, by Inner Eye Books, 1998.

Jo pa qëllim e vura këtë sentencë mbi mithologjinë, sepse ajo është bërë tani gati një nga burimet kryesore informative për një të kaluar tepër të largët. Mithologjia sot siç duket, ka mbetur elementi më rezistent përballë katastrofave të ndryshme natyrore që ka kaluar planeti ynë herë-pas-here, dhe gjithashtu dallgëve lajthitëse që janë pasqyruar në vetë psikologjinë e njeriut si individ, dhe kolektiv poashtu!

Diplomati i shquar Amerikan i fillimit të shek. XX, dhe adhuruesi i Shqiptarëve, Georg Fred Williams në artikullin e tij të famshëm "The Shkypetars" botuar fillimisht në revistën autoritative Amerikane të asaj kohe "Harper's Weekly" në vitin 1915, thekson mbi origjinën e Shqiptarëve si p.sh;

"Në parahistori, përpara se rapsodët Homerikë t'u këndonin hyjnive dhe heronjve mithologjikë, jetonte një popull me emrin "Pellazgë"… Duke zbritur më poshtë në artikullin e tij, ai vazhdon; "Ndërtimet me gurë të pagdhëndur, përballë Partenonit, në Akropolin e Athinës edhe sot e gjithë ditën quhen Pellazgjike"!… Këta banorë të lashtë, që njihen si "Pellazgët Hyjnorë" ndërtuan gjithashtu muret e mëdhenj primitive "Qiklopikë";(Ato të Phenix-it të Delvinës, apo ato të Ulqinit) (shën i imi), që siç e ka theksuar edhe Prof. Pokoki, ato janë ngritur shumë kohë përpara se Grekët të vinin në jetë"! Dihet që me teknologjinë e gurëve "Qiklopikë" janë konstruktuar edhe piramidat e Egjyptit!

Një paralele e çuditshme, kjo ndoshta për pseudo-historianët, të cilët ende vazhdojnë të manipulojnë me të kaluarën e Shqipëtarëve. Por edhe më tej, gjatë këtij shkrimi ne do të hasim kalimthi, dhe në mënyrë krejt të natyrshme, paralele të tëra të civilizimit Pellazgo-Yllir, me atë të Egjyptit të lashtë të Piramidave, që pothuajse kanë fare pak diference për kohën dhe hapësirën ku janë zhvilluar.

Megjithëse për kushtet e vështira të cilat ne po kalojmë si komb sot jemi të ndërgjegjshëm, se nuk do të jetë aq e lehtë që të saktësohet koha kur u kryen këto ndërtime, por jo aq e pamundur! Një gjë shihet se është e sigurtë, se ato janë ndërtuar prej duarve të mjeshtrave Pellazgjikë (paraardhësit e Shqiptarëve të sotëm), dhe se ato janë ndërtuar në një kohë, tepër-tepër të largët, mijëra-mijëra, vjeçare...


KULTI I ZEUSIT
Përpara se ti hyjmë një spjegimi të mirëfilltë mbi simbolin e Shqiponjës dhe se ... Lexo më tutjeçfarë përfaqëson ajo në flamur, neve na duhet, siç bëhet në raste të tilla që të kthehemi mbrapa në kohë, në kërkim të origjinës, dhe arësyeve se përse ky simbol gjatë epokave, ka kalur në kaq shumë proçese ndryshimi emrash!
Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynë i madh At Shtjefën Gjeçovi, në studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirët shkruante; "Zeus-i, kishte tre preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues), dhe Shqiponja, (zogu simbol i Diellit)"! Nga Libri "Trashëgimi Thrako-Yllire, Vepra, vëll. 2. Prishtinë, 1985.
Nga vinte origjina e këtij kulti, që duket se ka qenë më i vjetri në civilizimin human? Eshtë pikërisht kjo gjë, që historianët e ndryshëm tashmë i janë kthyer me forcë të madhe, dhe po zbulojnë shumë enigma të njeriut, dhe peripecitë që ka kaluar ai për ta populluar planetin Tokë!... (Maksim Zoto)

Per te lexuar te gjithe artikull e plote, kaq interesant dhe intrigues, klikoni ketu :
http://www.forumivirtual.com/historia/11467-orgjina-dhe-simbolet-e-flamurit.html


Çfarë duan gratë?

Sigmund Frojdi thoshte se, edhe pas tridhjetë vjet kërkimesh në seksologji, nuk arriti dot ta gjente se çfarë duan gratë, kur fjala është për seksin.

Shtysën që të kthehem edhe një herë tjetër tek kjo pyetje, e mora kur revista amerikane "The New York Times Magazine", e janarit të vitit 2009, botoi artikullin me titull: "Çfarë duan gratë". Ky artikull, padyshim, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, midis tyre edhe timen. Autorja e artikullit jep një përgjigje që më bëri të ngre vetullat nga habia.

Në këtë artikull, doktoresha Marta Meana, në esencë thotë: Kur bëhet fjalë për seksin, ajo që gratë dëshirojnë me të vërtetë është të jenë të pëlqyera. Sipas fjalëve të doktoreshës Meana: "Të jenë të dëshiruara, kjo është për gratë, një orgazmë e vërtetë"

Dr. Meana, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Las Vegasit në Nevada, ka studiuar për rreth njëzet vjet dëshirën seksuale të grave. Ajo thotë: "Unë nuk mohoj kënaqësinë e orgazmës. Por të jetë e dëshiruar prej partnerit, kjo është shumë eksituese për një grua. Të jesh e dëshiruar, do të thotë që burri nuk do vetëm të bëjë seks, por ai dëshiron të bëjë seks vetëm me ty".

Në fushën e jetës seksuale, gratë përpiqen që të jenë sa më të dëshiruara prej burrave. Për të arritur këtë qëllim ato harxhojnë shumë kohë, shumë energji dhe shumë para. Ato, më shumë duan të jenë të dëshiruara prej burrave, se sa të bëjnë seks me ta.

Një dëshirë tjetër e grave, kur fjala është për seksin, është të jenë të dominuara nga një burrë, të cilin e duan. Sipas doktoreshës Meana, "Ato nuk kujdesen për asgjë tjetër, veç që burri të ndjehet më mirë me to". Ato duan të dominohen nga një burrë që i dëshiron. Këtë dominim ato nuk e konsiderojnë as shtrëngim e as violencë. Ato pranojnë shumë sjellje seksuale sadiste prej një burri që i pëlqen ato. Dr. Meana thotë se, kur gratë flasin për skena seksuale dominimi, ato thonë: "Isha shumë e dëshiruar nga ai që e doja".


Një aspekt tjetër, nga më të komplikuarit të dëshirave femërore, është se ato, në kohë të ndryshme, duan gjëra të ndryshme. Dr. Meana thotë: "Gratë janë të komplikuara,por nuk janë konfuze . Disa herë ato duan të jenë të dëshiruara prej burrave. Herë të tjera duan vetëm seks. ATO DUAN KOMBINIMIN E GJERAVE".

P.s JU LUTEM, jo komente banale !

SHQIPJA E VJETËR ËSHTË ILLIRISHTJA E RE DHE ILLIRISHTJA E LASHTË ËSHTË BURIMI GREKO-LATIN

Shqipja e vjetër, nuk është lëruar sa duhet, as nga të huajtë, që vuan themelet albanistike, në mungesë të albanistëve shqiptar, përballë ballkanistikës, që udhëhoqen të gjitha seminaret e kongreset linguistike të kësaj fushe dhe nga të gjithë, dominoi i ashtuquajtur ekspanzioni edhe linguistik sllav, me një valë linguistësh, historianësh, e dietarësh, që sado u përpoqen gjoja për një realitet historik të mirëfilltë, u munduan të dominojë elementi sllav, në gjithë Ballkanistikën dhe linguistiken i.e., duke asgjësuar edhe vet hellenistiken, gjoja si shkencë greke, anipse vet shkronjat sllavishte, janë të profilit alfabetik grek, duke dalur edhe vet mbi mythin grek, si ekspanzion fuqizimi demografik - por që hasen në rrezistencë të fortë të Germanistikes, e cila kishte një eksperiencë të fortë historiko-linguistike, aq sa edhe rrodhi si emërtim gjithpërfshirës si linguistika indo-gjermanike. Pikërisht falë influences linguistike gjermanike edhe doli si ndihmë reale edhe ndaj Shqipes, si në aspektin historiografik, etnografik e arkeologjik edhe në atë linguistik, duke nxierrur rrënjet historike illirishte, ku deri në zbërthmet e fundit të mbishkrimeve të varreve mesape, e dëshifrimit të tyre, arriten në përfundime, se ''vetëm përmes rrënjeve të shqipes së vjetër, mund të dëshifrohen mbishkrimet e varrezave mesape dhe Shqipen e Vjetër e shohim si të vetmen zgjidhje dhe shqiptarët e sotëm i shohim në illirët e lashtë''.

Nuk kemi ende forma të tërësishme kapitujsh a veprash përkatëse, për historikun e Shqipes së Vjetër, vetëm ndonjë artikull, apo tërthorazi nga thema në themë, në theza e diotheza kolegjesh, me ndonjë theori linguistike, që ndritë gërmadhat e një hapësire të pafund, të një gjuhe madhore botërore të kohës paragreke e paralatine, që ishte illirishtja pellgasishte. Atje larg në krye të kolones së kohërave, shihen hallka të këputura arkeologjike, etnologjike e historiografike, ku detyrë mbi detyra i mbetet vetëm shqiptarit, të gjurmojë thellësisht, përmes ekipeve shkencore të mirëfillta përkatëse, duke finansuar vet shteti shqiptar (e ku mund të bëhet ende një gjë e tillë ende ), por vetëm në forma individuale, e sakrificave të shqiptarëve, në gjurmime linguistike nën një oqean gërmadhash të lashtësisë.

Një gjë duhet ditur, se nuk janë fajtore gjeneratat e sotme e tëardhme, kur nuk shohin gati asgjë reale historiko-linguistike e fonomorfologjike, nga lashtësia e Shqipes illirishte, kur shohin se antika po u përbëjka vetëm nga dy gjuhë e vjetra: greke e latine, e mu në to, ende nuk shihet burimi i vërtetë i tyre, kah erdhen gjuhet greke e latine, që u shndërruan edhe në grupe gjuhësh i.e.? Cila ishte ajo gjuha paragreke e paralatine? Kjo krijon një konfuzion mjegullirë, në vet gjeneratat, ngase ende edhepse shihen si fuqi të fjetura, po krijohet kundërthënja në mes vet gjeneratave, se nuk njohin një gjuhë të hershme burimore paragreke e paralatine edhe binë në vorbulla sa politike sa historike e skencore, kush nga vetkënaqja se nuk kemi burime shkencore, e kush nga deformizmi ideologjik shkencor, se duke mohuar vetveten, po u ngritkan në piedestale greke e latine. Kemi pasëraste kur mori pyetjesh, sielleshin edhe kështu:'po edehesikur tëdihet ai burimi i gjuhëve greke e latine, po edhe ai i linguistikes i.e. - çka pastaj'? Këtu shihet rënia e intelektit personal e kombëtar, që irriton studjuesit e rinj, nga gjenerata e vjetër e linguistëve tanë, që bënë aq sa bënë, por që për tu kthyer e risturkturuar shkencën albanistike, një mori veprash do tëmbeten të pavlera e të shkuara, nga se mungojnë pikërisht theoritë shkencore.Nuk mund tëmbetet Albanistika në esencen brënda kornizave të derisotme, ku qëllimisht, përqëllime tëcaktuara, u vua vet emri Albania, si toponom për shqiptarët ballkanik, si shtet i njohur botërisht - vetëm për të iu larguar esences absolute të historikut të lashtë të Shqipes së Vjetër dhe largimit nga rrënjet illirishte të vet Shqipes. Ka kohë, kur rrodhi një ide e gjurmimit linguistik të gjuhës arbane, Arbanishtes së Lashtë, me emërtim Arbanistika, ku u munduan tënxierrin në skenë historike Shqipen e Vjetër, deri edhe tek Aristidh Kolia (ku pësoi ashtu siç e dimë), se për tu drejtuar Albanistika, duhet të gjurmojmë në kërkime arbanistike, sepse Arbanishtja ka ekzistuar dhe ekziston është e gjallë tek arbanitët (arvanitët), kurse albanishtja është vetëm një hije qëllimisht, mbi Shqipen illire. Arbanistika duhet të zhvillohet, që të vijmë deri tek rrënjet illirishte dhe gjuhën illire pellgasgjike. Dikush mund të pyeti, pse siellemi vetëm në cirkun linguistik greko-latin, herë duke futur në thojza e herë pa to, duke shprehur një demoralizim, si ironi ndaj tëligave që iu bënë vet Shqipes, qe sot njihen botërisht vetëm gjuhët greke e latine dhe jo ato illirishte!
Këtu qëndron esenca e zbulimit të të vërtetes, ngase nuk ka asnjë spjegim përmes gjuhëve greke e latine,për illirishten sepse po ato ishin vet shuarja e illirishtes e vet mbuleses historike mbi shqiptarët, duke i quajtur historikisht barbarë dhe një gjuhë barbare të lashtë... Po cila ishte ajo Barbarishtja tani se? Këto skena komike u bënë qëllimisht, për të mbijetuar gjuhët greke e latine mbi substratin illiristik,qëjanë të vendosura kryekëput mbi atë taban substrat illiristik,sepsenuk kanë tjetër qendresë, bazë funksioni e zhvillimit - kur vet rrënjet e tyre janë krejt illirishte dhe vet ato dy gjuhë greke e latine janë drivate illirishte, vetëmse greqishtja i iku asaj të vjetres, me ndryshime sufiksale nga us,is illirishte në sufiksin - os dhe ato latine në sufiksin - um, kurse brëndia e seciles fjale është illirishte.

Greqishten e Vjetër dhe latinishten duhet t'i shohim si variante illirishte, kryesiht gjuha illire është në to burimi etno-linguistik, sepse shihet ethymologjia e lashtë, që vetëm Shqipja e Vjetër, ka fuqi spjegimi ethymologjik, në të gjitha segmentet linguistike e historiografike. Duket shumë komike çështja, pse dominojnë ende këto gjuhë mbi Shqipen e Vjetër, sikur të ishte gjithçka e lashtë vetëm greke e latine - e asgjë illirishte. Po, a dihet se balkani ishte i tëri illirik, Kaspik, e Adriatik - e si mos të gjindet asnjë shkrim, fletë a libër historik, e historiografik, as vet gjuha e asaj perandorie aq të madhe trekontinentale, gjithë ajo perandori botërore e kohës, sot të mos ketë asnjë shkrim, as gjuhë të veten origjinale? Kjo është sa komike aq tragjike,kur na dalin në skenë historike, dy gjuhë të lashta dhe një barbare - grek e latin dhe barbarë! Këtu shihet krejt invazioni edhe mbi Shqipen e Vjetër, që u degëzua në studimet albanistike të derisotme, në jeren anë thohet Shqipja e Vjetër, kurse në anën tjetër - albanishtja (albanische shprache, albanian language), ku na dalin dy termine e koncepte të ndryshme dhe mu për këtë edhe hasim në vështirësira etno-linguistike, të origjinës së vet Shqipes së Vjetër. Këto duhet gjurmuar e thelluar në shkencë, si pengesa kryesore për studime të mëtutjeshme. Pokështu edhe politikisht na sollen disa emërtime rreth identitetitnëpër histori: illir, arban, arbanasi, alban, albaner, scipetar, disa emërtime, ashtu sikurse sot identitetet: alban e kosovar, qëpo krijojnë mjegullirë mes vet shqiptarëve, kur të gjithë shqiptarët janë shqiptar shprehja brënda kombit dhe thonë: shqiptar e kosovar, gjoja si identiteti më i ri i ''zbuluar'' për shtetin e Kosovës! Kjo është kur ende nuk ka një reagim kombëtar i përgjithshëm, të vendoset për një identitet kombëtar, e jo disa sosh... Ashtu me gjuhën ashtu me politiken, u krijuan ndërskambëca histerike, që vet shqiptarët të marrin në t'thua në pragdere historike vetiu dhe me vet fajin e tyre, duke u shfajësuar, vet pushtuesit rrethepërqark kombit e brënda kombit shqiptar edhe duke u shfajësuar një botë...

Shqipen e Vjetër duhet kërkuar në illirishten, si burim i gjuhëve greke e latine, qëvetëm ndryshuan në shenjat alfabetike dhe sufiksale, duke shpërthyer në përmasa të lashtësisë botërore, sepse duke folur e studjuar gjuhën - flitet e studjohet kombi edhe vet bota!

Nezir Myrta (11.mars,2009)

Lekë të reja, lekë të vjetra...?

Ne shqiptarët duket sikur jemi popull që i urrejme ndryshimet, sidomos ato me kah pozitiv.
Ishte vera e nxehtë e vitit 1965, kur populli shqiptar iu drejtua bankave dhe arkave të kursimit për këmbimin e lekëve në raport me 10 lekë me 1 lekë.
Vendimi i qeverisë së asaj kohe kishte dalë në vitin 1964, por u zbatua nga data 16 gusht 1965, datë kjo që punonjësit morën rrogën e parë në lekë të konvertuar dhe çmimet e mallrave ndryshuan në bazë të kursit të konvertimit të përmendur më lart. Nga kjo kohë kanë kaluar 42 vjet dhe në Shqipëri shumë pak flitet me lekë, por me shtesa mbiemrash të panevojshme si lekë të rinj, lekë të vjetër apo lekë të reja e lekë të vjetra.
Nje 100-leksh, i barabartë përafërsisht me 0.8 euro, apo me 1.2$, shqiptohet akoma 1mijë lekë!!!

Kur të huajt hyjnë në raport me paratë tona, krijohet kaos total, por gjithashtu keqkuptime të panumërta ndodhin edhe midis shqiptareve, brenda dhe jashte vendit.

Një rast i fundit që më kujtohet, ishte me nje xhaxha që kishte shkuar të vinte dhëmbët dhe dentisti pasi i kishte treguar çmimin prej 25-mijë lekësh, kishin rënë ne ujdi. Por kur xhaxhai i kishte nxjerrë vetëm 2500 lekë nga xhepi, aty u bë hataja.
Gjithashtu vë re, qe ky keqkuptim përdoret abuzivisht në raste të ndryshme për efekte propagandistike.
-Në rastin e një dëmi të shkaktuar,llogaritja shkruhet 1 milion lekë, ndërsa në rastin e një investimi përdoret 10 milion lekë të vjetra... lol
Si është e mundur që fëmijët e vegjël kartëmonedhën prej 100 lekë, e lexojnë 1000 Lekë?
Si është e mundur që disa mësues u japin probleme fëmijëve me lekë të vjetër, ose ua japin çmimet e librave me lek të vjetra ose iu kërkojnë nga X lekë të vjetra për ekskursione të ndryshme, pa përmendur disa intervista me disa fëmijë, të cilët shprehen para kamerave televizive, e me rastin e 7 Marsit, mblodhën 5 mijë lekë për t’i blerë mësuesve lule, etj, etj. Ku kanë parë këta fëmijë, nxënës, studentë, pse jo dhe mësues, lekë të vjetra.
Thua, ndryshon vlera e lekut nga cilësia, mosha apo përdorimi i kartmonedhës ?
Ju bëjmë thirrje administratës shtetërore, qeveritare, deputetëve, politikanëve, medias elektronike dhe të shkruar, si dhe çdo shqiptari kudo që mëson, punon apo shërben se në Shqipëri ka vetëm lekë.)


Jeni gati ta kalojmë sëbashku këtë "mbeturinë" ?
Si e lexoni kartmonedhën e mëposhtme ? Stop Injorancës
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Jam sëmurë...

Dekada të arta pranverash
ku vështroj të njëjtë fytyrë hënore,
jam sëmurë, e di,
prezantohem në paketa gënjeshtrash (CV)
në kohën dëshirore!

Prej vitesh nuk nuhas
aromë kalemi në dorë,
tashmë specie moderne,
lexoj-jetoj në një inkubator,
të quajtur monitor.

Ky fruth i përhapur,
e më i shpejtë se paniku,
dhemb si një krah i thyer,
mbi shpatullën e një miku.

Epokë e marrë kuriozitetesh,
ku personazh shndërrohet çdokush,
nënën merr në telefon
të të sjellë peshqirin në dush !!!

Në punë përherë me vonesë,
drekën se takon kurrë para orës 5,
pi ujë me lekë
dhe pordhë falas dëgjoj,
nuk ndijoj, s'arrij të kuptoj
nëse dua apo s'dua të shpëtoj.

Kulturë shkretëtire,
që për çudi lulëzon në Ballkan,
arrij të gjej qetësi,
kur energji eletrike s'kam.

Boshllëk në shpirt
e thatësirë shterpe dëshirash,
prej një portofoli të sulmuar nga diarreja
më egër se më parë,
kontrollon e kufizon,
por për dreq s'e kuptoj sistemin monetar,
se investoj për të ardhmen
duke luajtur "Solitar".

Nuk di më të numëroj...
shtëpi me qera, orendi,
makinë me kredi,
jetë borxh lënë trashëgimi
fëmijëve, që lindin skllevër metropoli,
shtegëtuar prej arash të lëna djerr,
drejt një qyteti të ruralizuar,
dhuratë e një arsimi të mbetur stazh
përfaqësuar nga një sistem i fosilizuar.

Vrasës ëngjëjsh, ëngjëj vrasës
betim hipokrati kryer prej hipokriti,
fshehur pas këmishash të bardha,
vampirë-besnikë të këtij riti.

Nuk kam më besim sot,
ti nuk ke më ...atëherë.
Asfalt kafshuar, që djeg
lypsarë venedikas,
që fitojnë më tepër se një inxhinier.

Yt atë, një ishkomunist i përbetuar,
që tanimë "Ciao" përshëndet,
fëmijë çapkënë, që duke belbëzuar
mes duartrokitjesh, shajnë farën e vet.

Rini fodulle, arrogante, e përgjumur,
kokëboshe, që ndjek shembuj të gabuar,
nën ritëm impotentësh, me seksin refren,
dëshirat mbajnë nën duar.

Njerëzit që vriten për të zgjedhur
hajdutin e tyre të preferuar,
pa parë çmime që shpërthyen,
si adoloshentë puberteti,
ku hormonet tejkaluan arsyen.

Miliarda prapaskena... na gënjyen.
Antivirusi paska qënë mik i ngushtë me virusin,
pulë, lopë dhe derra njerëzisht të sëmurë,
përbri sysh, që përbëjnë destinacion,
e jo më urë...

Dhe ne bashkë si spektatorë indiferentë
të tragjedi-komedisë sonë shqiptare,
luajtur prej minjsh,
që gërryejnë simbole kombëtare.

Jam ne gjendje shoku, more shokë,
pardje bënte dimër,
çfarë stine do të jetë sot ?
Nese jeni te shokuar, ju vijme ne ndihme, kontakt :


Shkroi: Stop Injorancës ©
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Fakte që s’i njihni për Çe' Guevara-n

Ernesto Lynch, revolucionari që luante shah e u diplomua për mjekësi



Një mbiemër jo shumë tërheqës
Emri “Che Guevara” nxit ose dashuri ose urrejtje. Emri është sinonim me luftën për liri për disa dhe gjakderdhje për disa të tjerë. Ajo që shumë njerëz nuk dinë është se emri real i Che-së s’ishte dhe aq romantik. Emri i vërtetë i tij është Ernesto Lynch. Ky mbiemër s’ka të njëjtin efekt si Guevara. Mbiemri vjen prej faktit se familja e tij ishte gjysmë-irlandeze. Në foto shfaqet Ernesto Lynch në moshën 22-vjeçare.
Che dhe “bluza javore”
Che Guevara, kur ishte i ri kishte nofkën “Chancho” (derr), për shkak të zakonit të tij për të mos u larë, si dhe prej faktit që ai gjithmonë vishte një “bluzë javore”, që do të thotë se e ndërronte bluzën një herë në javë. Përgjatë gjithë jetës së tij (edhe më pas mesa duket) njerëzit kanë komentuar faktin që ai mbante erë të keqe, sigurisht jo përballë tij.

Ernesto “peshkopi”
Ndryshe nga imazhi qe kemi për Guevara-n, kur ishte i ri ai ishte lloji i personit që e quajmë “peshkop”. Ai luante shah dhe madje ka marrë pjesë në disa konkurse lokale. Përveç kohës që kalonte me shokët e tij të shahut ai lexonte poezitë që i donte me pasion të madh. Lëndët e tij të preferuara në shkollë ishin matematika dhe inxhinieria.
Kuban apo jo?
Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti për aksionin e tij në Kubë, ai në fakt ka lindur në Argjentinë. Fakti interesant është se ka lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është bërë qytetar kuban. Kur ai erdhi në jetë, gjëja e parë që babai i tij tha ishte, “Ajo që vihet re menjëherë është se në gjakun e birit tim rrjedh gjak rebelësh irlandezë”.

Rebel me titullin doktor
Duket se ka shumë diskutime mbi këtë fakt në burime të ndryshme informacioni, por në qershor të vitit 1953 Che Guevara përfundoi studimet në mjekësi dhe u diplomua si doktor Ernesto Guevara. Teksa studionte në mjekësi, ai ishte veçanërisht i interesuar në sëmundjen e lebrozës. Che mund të konsiderohet një rebel me titullin doktor.

Udhëtimi në SHBA
Në vitin 1964 Che udhëtoi drejt SHBA për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë që ai dënonte SHBA për politikat veçuese racore ai tha: “Ata që vrasin fëmijët e tyre dhe i diskriminojnë ato çdo ditë për shkak të ngjyrës së lëkurës; ato që i lënë të lirë vrasësit e të zinjve duke i mbrojtur dhe më tej ndëshkojnë popullatën me ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën legjitime për të jetuar si njerëz të lirë – si mund ta konsiderojnë vete ata rojtarë të lirisë?”

Pesë fëmijët e Che-së
Ne jemi mësuar ta shohim Guevara-n si revolucionar, pa e imagjinuar si njeri familjar, por në fakt ai ka pasur një fëmijë me gruan e tij të parë, Hilda Gadea. Ai ka pasur një vajzë që lindi në Meksiko Siti më 15 shkurt 1956, si dhe katër fëmijë me gruan e tij të dytë, revolucionaren Aleida March. Në foto është djali i Che-së, Camilo.
Pa duar
Pas ekzekutimit të tij, një doktor ushtarak preu duart e Che-së. Ushtarakët bolivianë e transferuan trupin e tij në një vend që s’bëhet i ditur dhe nuk bënë të ditur nëse trupi i tij u varros apo u dogj. Duart u ruajtën për t’u dërguar në Buenos Aires për identifikim të shenjave të gishtave, pasi ishin regjistruar në dosjet e policisë argjentinase.
Ikonë ironike
Fotot e shumta të fytyrës së tij janë kthyer në imazhet më komerciale të botës, duke u shfaqur në një sërë objektesh, si bluza, postera, tatuazhe. Në mënyrë ironike imazhi i tij ka kontribuar në kulturën e konsumit, të cilën ai thellësisht e përbuzte. Imazhi origjinal që është shumëfishuar gjithandej është shkrepur nga fotografi Alberto Korda.

Shën Ernesto
Guevara mbetet një hero kombëtar i dashur për shumë njerëz në Kubë, ku nxënësit e shkollës çdo mëngjes thonë, “Ne do bëhemi si Che”. Ndërkohë, Guevara është shenjtëruar nga disa fermerë në Bolivi si “Shën Ernesto”, të cilit i luten për ndihmë. Nuk është e nevojshme të thuhet se kisha Katolike nuk e konsideron Guevara-n si shenjt dhe e kundërshton këtë lloj adhurimi ndaj tij.TO

Me zemër në atdhe, me trup në një vend më të sigurt...

I denuar me denimin maksimal
nga gjykata e fatit :
i lindur "gjalle"

Linda duke qare
e njoha boten
duke u hequr zvarre
koka permbi libra
e prapanica permbi bange
per 18 vjet me rradhe
universitetin mbaron me 10-ta
ne emigracion shkon..
pastron puseta
ke apo s'ke vlera
se s'po na lejojne te jetojme
keta plehra
Hidherimi me ka zene ne fyt
e po me mbyt
me iken truri
me c'me shohin syte
tema e dites celulari
nokia a samsung
po kujt i plasi k...
ate vajzen qe redbull e malboro shijon
te lutem shikoje
i ati i saj naten
punon roje
po kete djale kete tip
tek ky benzi prototip
e njeh?
S'eshte Vip
2-3 kg transporton ne dite
ahhaha policia jone
neper krime vetem viktimat
arreston
femijet me fletet e abetares
mbeshtjellin misrat qe ne rruge shesin
filizat e ketij kombi
ne rruge po mbesin...
Paska ardhur kryetari i bashkise
per vizite ne qytetin tone
ne nuk kemi rruge
ai shetit me Sllon
keta nje leter shperblimi
me antraks e meritojne
e nje takim miqesor ne Hage
t'ia mundesojme



Ku po shkon keshtu vendi im ?
Kaos, skamje varferi
krim , vrasje, tragjedi
eter qe varrosin bij
nje rini qe gjen qetesi
tek kanabis sativa
nje rini pa alternativa
trauma sociale
thyerje e rregullave morale
per ate Zot jo s'eshte normale
figura te shquara nga arti e politika
qe sot shquhen per skandale
te lena ne meshire te fatit
zonat provinciale
ne mungese thuajse totale
e energjise elektrike
prirje te pergjithshme
ksenocentrike
dashuri per tendecat armike
e une dua te ngre zerin
nje apoteoze supersonike
kundra kesaj vuajtje
patologjike
se erdhi koha
te shkundim hirin e zhgenjimit
eshte koha per tu ndjere kudo
era e ndryshimit.

Atje ku dielli buzeqesh
atje ku njerezit s'merren vesh
atje ku ka plot pasuri
dhe i pasur s'eshte asnji.



SHQIPERI,SHQIPERI,SHQIPERI.


Shkroi Stop Injorancës © http://www.facebook.com/NdalPaditurise2


P.s Shkruar ne vitin 2003, per fat te keq, ende aktual...

Atlantida ! Përse Durrësi ?

Gjate mijevjecareve legjenda e Atlantites apo miti i saj eshte transmetuar deri ne ditet tona me gjithe madheshtine dhe bukurine qe ofron kjo histori sa njerezore aq edhe hyjnore.Shume historiane dhe studjues kan mare mbi kurrizin e tyre misionin e deshifrimit apo lokalizimit te ketij qyteti qe ka frymezuar shume breza filozofesh artistesh ,kinematografesh dhe mbi te gjitha hulumtuesish amatore dhe profesionist.
Qyteti i famshem eshte lokalizuar pothuajse ne te tere cepat e botes se njohur.Ne Evrope ne Afrike ne Azi ne Kine ne Ameriken Latine bile edhe jashte planetit tone ne hapesiren kozmike dhe duke i dhene emrit te ketij civilizimi nje nocion alien..Megjithese une besoj se shumica e ketyre njerezve qe i jane perkushtuar zbulimit te shekullit kane synime te sinqerta dhe njerezore ne kete sfide Titanike,me duhet te pohoj se ne nje pjese shume te madhe te studimeve reth kesaj teme verej nje tendence jo normale dhe jo te ndershme per ta ridikulizuar dhe denigruar kete teme nga burimi i saj origjinal (qe eshte padyshim Ballkani) dhe spostuar ate ne cepa te ndryshme te globit me qellime te paracaktuara dashakeqe.Quajeni po te doni edhe konspirocion planetar qe frymezimin e mer nga qarqet shovene qe sja vlen bara qirane ti permend. Eshte fakt se ne bote ka dhe ka patur civilizime te perngjashme me ate te Atlantides por asnjera prej tyre nuk i perputhet asaj ne kohe dhe hapesire.Personalisht mendoj se ato qe kembengulin ne ekzistencen e Atlantides Brenda kornizave te Mesdheut jane njerez me vision te qarte dhe te sinqerte qe meritojne respektin e gjithe banoreve te ketij pellgu.
Une mbi te gjitha mendoj se vetem Mesdheu i permbush te tera kushtet per ekzistene e qytetit te Atlantides.Njekohesisht besoj se ky qytet mund te ndodhet vetem ne themelet e qytetit te lashte antic te Durresit.Le te bejme nje permledhje te asaj c,ka une kam konstatuar,

1.Emri Atlantis mund te perkthehet vetem nga gjuha iliro-shqiptare.
At=Babe , Land=Dhe,toke, pra kemi nje fjale shume te njohur ne gjuhen tone Atdhe.
2.Ngjashmeria mahnitese midis emrit dhe historise se fisit te Atlantidasve me ate te Taulanteve.
2.Permasat e qytetit te Atlantides sipas Platos perputhen plotesisht me ate te Gjirit te Durresit (une mendoj se gjiri i Durresit eshte skeleti i jashtem i mbetur i qytetit te Atlantides).Sipas Platonit distanca midis qendres se qyteti dhe kanalit apo pjeses se jashtme te saj ishte 50stad= 7.5 km.Rrezaj e gjirit te Durresit ka po kete distance.Mund te kete nje tolerance prej disa metrash ,por hej Platoni sigurisht qe nuk e ka matur ate as nga toka as nga sateliti .Ne mundemi.
3.Atlantida u permbyt si pasoje e nje termeti te fuqishem i shoqeruar nga vale te fuqishme cunami.Durresi e ploteson kete skenar me se miri pasi eshte tronditur nga termete te fuqishme per shekuj te tere dhe permbytur me dhjetra here nga valet e furishme te Adriatikut.Vlen te permendim faktin se qyteti i Durresit ndodhet majft prane vijes ndarese te dy pllakave tektonike te Evropes dhe Afrikes gje kjo qe e ben ate shume vulnerable ndaj termeteve te fuqishme te proporcioneve biblike.Ne shek 11te mbas Krishtit kemi te dokumentuar nje termet te ketij lloji te shoqeruar me permbytje te furishme qe e detyroi popullsine e asaj kohe te zhvendodej e tera ne qytetin e Beratit derisa ujrat u terhoqen perseri.
4.Nga fotot satelitore dallohet mjafte mire forma e PERKRYER rethore e gjirit te Durresit.Nje forme e tille veshtire se me mund te kete per autoresi forcat naturore.
5.Po nga fotot satelitore dallohen mjaft qarte urat lidhese ne veri te Gjirit te Durresit qe shume kush i identifikon me muret rethuese te qytetit ne fjale.Por permasat Ciklope te tyre te bejne te dyshosh mjafte ne funksionin e tyre te vertete.Gjersia e ketyre mureve eshte vertete e jashtezakonshme.Ana Komnena thoshte ne shek 11 te mbas krishtit se mbi keto “mure” mund te kaloronin 4 kalores perbri njeri tjetrit pa asnje lloj problemi.Me te vertete edhe muri Kines do te dukej si nje gardh zungthi perpara tyre.Ndaj une them se ato nuk jane mure por udhet dhe rruget lidhese te zonave te ndryshme te qytetit te Atlantides.Faktet jane vizive dhe nuk kerkojne shume shkence por vetem perqendrim dhe vullnet te mire per te pranuar fakte te tilla.Ju mund ti matni vete keto mure me ane te opsionit “meter” ne programin Google Earth.Sigurisht duhet te dini te perdorni kompjuterin .Titulli “akademik shkence” eshte optional.Ne rast se ju e beni kete do te shikoni se permasat e ketyre “mureve” me gjeresi arijne deri ne 30m.

6.Shume kush mendon se historia e Platonit per Atlantiden eshte nje fiction apo trillim i tij.Ne qofte keshtu Ai(Platoni) paska qene vertete i marre kur ne historine e tij ka patur kurajon te implikoje Solonin (shtetar,poet,klerik babai i kulures helene),Crician (shtetar,diktator,persecutor i Sokratit,xhaxhai i vete Platonit,kryetar i diktatures Athinase te famekeqes “diktatura e te tridhjeteve” etj,etj).Vete Sokratin (Platoni ishte nxenes i tij).Por mbi te gjitha a ka mundesi qe Platoni te vinte ne “rrezik” reputacionin e tij te jashtezakonshem si filozof,gjeni letrave dhe shtetar i perkryer fale ligjeve dhe ideve te tij politike, me nje histori te tille te shpikur apo trilluar jo prej tij por prej Solonit dhe diktuar prej Cricias.Une besoj se jo.Po ju?
7.Ne historine e Platos Athinasit jane interactive me Atlantidasit ,Ato shkembejne madhra midis tyre .Anijet Athinase vizitojne portet e Atlantidasve dhe anasjelltas.Athinasit luftojne kunder Atlantidasve dhe e fitojne edhe luften.Kjo te ben te mendosh dhe te besosh se Atlantidasit ishin te pakten nje popull qe zonen e influences se tyre e kishin me pellgun e Mesdheut.
8.Shume veta spekullojne me permasat apo formen e teritorit te Atlantides.Por Platoni eshte mese i qarte ne tregimin e tij qofte kjo edhe me detaje gje qe te ben shume te dyshosh ne tezen se e tere kjo histori eshte nje trillim.Qyteti I Atlantides ishte nje ishull artificial (kemi edhe disa situate habitore te tij sesi njeriu mund te krijonte nje qytet te tille) ndersa teritori ku shtrihej perandoria e saj kishte permasat e Libise(Afrika Veriore)+Azine eVogel.
Arsyetoni edhe vete se ckuptim mund te kishte nje qytete ishull ne nje teritor apo “continent” Ishull.WOW.Nje ishull Brenda nje ishulli.Tip kutije kineze apo jo.?. Perse Atlantidasit duhej te krijonin nje ishull artificial si qytetin etyre kur ata jetonin vete ne nje ishull.Nuk ka llogjik nuk ka as sens.Qyeti I Atlantides ishte dicka e ngjashme me Venecian e sotme ndersa teritori i saj (Zona e Influences) ishte relative ne funksion te zgjerimit apo tkurrjes se pushtimeve te saj ne pellgun e Mesdheut.

Hej, une nuk jam profesionist.Cka do te thote nuk kam diplome as te historianit apo te arkeologut. Profesionistat shqiptare apo te huaj le te qendrojne rehat ne kullat e tyre te fildishte dhe le ti mbajne idete e tyre si relike derisa te shkojne ne ate bote.Ne mos gaboj jane teologet “profesionste” ata qe e vertetojne ekzistencen e botes se pertejme dhe historianet “profesioniste” ato qe vertetojne ekzistencen e vete Jezu Krishtit.Mbretit te mbretnise se amshume.Une si amator nuk kam probleme me to. Por ju lutem shume profesionisteve te mos jene edhe aq profesioniste sepse diploma vetem nje here meret.Ajo cka eshte e rendesishme eshte se si perdor njohurite e tua ne jete ne funksion te se mireqenies kolektive.Ndryshe , hej, piji lengun diplomes apo librave te tua “shkencor” qe si hyjne me ne pune as femijve te kopshtit qe jane duke evoluar me shpejte se vet idete tuaja.Personalisht njohe nje femije qe ne moshen 4 vjecare flet shkelqyeshem 3 gjuhe perfshi ketu edhe shqipen.Jemi ne epoken e internetit dhe keta akademik mendojne dhe veprojne si ne kohen e Epokes Se Erret.
Lexim te kendshem......... A. A.

Adnan Abrashi

Arrest me burg ekstremistit shqiptar

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Artan Kristo, i akuzuar për nxitje të terrorizmit.


Vendimi i trupit gjykues erdhi pasi prokuroria provoi se Kristo ishte i perfshire ne akte terroriste.
Ai ishte perfaqesues i fondacionit “Al Haramain”, i konsideruar si nder financuesit kryesore te terrorizmit nderkombetar.

Pavaresisht denimit, pala e akuzes ka bere te ditur se do te vazhdoje hetimet per shtetasin shqiptar.
Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullai, eshte arrestuar nga policia ne Durres, pas nje urdher-arresti te leshuar nga gjykata e Tiranes.
Ai hetohej prej afro tre muajsh nga prokuroria e kryeqytetit nen akuzen e nxitjes, thirrjes publike dhe propagandes per kryerjen e veprave me qellime terroriste.

Artan Kristo, ose Muhamed Abdullai


Kristo, me banim ne Durres, ishte denoncuar nga disa besimtare, pasi permes nje faqeje interneti te quajtur Albselefet, e perdorur nga te ashtuquajturit grupet e rinj te besimtareve myslimane, bente propagande per sulme terroriste.

Prokuroria nuk jep detaje konkrete mbi thirrjen dhe apelin qe u ka bere Kristo besimtareve permes internetit, por thote se ai ka qene perfshire me heret ne listen e personave te vene nen vezhgim, pasi bente pjese ne rrymat me tendenca ekstremiste te besimit mysliman ne Shqiperi.
Albselefet, nje faqe dedikuar nje rryme ekstremise te besimtareve shqiptare, hapet vetem per anetaret e regjistruar dhe permes saj Kristo leshonte apele per perdoruesit.
Burime prane prokurorise se Tiranes bejne te ditur se denoncimi i ardhur prane ketij institucioni u mor me shume seriozitet nga organi i hetimit per shkak se per kete ceshtje kishte nje interesim edhe nga struktura te sherbimeve amerikane.
Ai i leshonte thirrjet ne nje tjeter emer dhe hetimet e prokurorise cuan pikerisht tek ai. Pas nxjerrjes se urdher-arrestit, polcia nisi kerkimet ne Durres dhe Kavaje dhe beri te mundur ndalimin e Kristos ne qytetin e tij te banimit, ne oren 16.30 te se henes.
Kristo kishte punuar edhe ne Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe ishte pjesetar i grupit qe kundershtonte lidershipin e ketij komuniteti.

Ai ishte ne listen e te dyshuarve edhe per vrasjen e ish-sekretarit te pergjithshem te ketij komuniteti Sali Tivari, ne vitin 2003. Por hetimet nuk zbuluan prova dhe Kristo nuk u implikua ligjerisht ne kete vrasje.

Shekulli