Tuesday, October 13, 2009

Çfarë duan gratë?

Sigmund Frojdi thoshte se, edhe pas tridhjetë vjet kërkimesh në seksologji, nuk arriti dot ta gjente se çfarë duan gratë, kur fjala është për seksin.

Shtysën që të kthehem edhe një herë tjetër tek kjo pyetje, e mora kur revista amerikane "The New York Times Magazine", e janarit të vitit 2009, botoi artikullin me titull: "Çfarë duan gratë". Ky artikull, padyshim, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, midis tyre edhe timen. Autorja e artikullit jep një përgjigje që më bëri të ngre vetullat nga habia.

Në këtë artikull, doktoresha Marta Meana, në esencë thotë: Kur bëhet fjalë për seksin, ajo që gratë dëshirojnë me të vërtetë është të jenë të pëlqyera. Sipas fjalëve të doktoreshës Meana: "Të jenë të dëshiruara, kjo është për gratë, një orgazmë e vërtetë"

Dr. Meana, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Las Vegasit në Nevada, ka studiuar për rreth njëzet vjet dëshirën seksuale të grave. Ajo thotë: "Unë nuk mohoj kënaqësinë e orgazmës. Por të jetë e dëshiruar prej partnerit, kjo është shumë eksituese për një grua. Të jesh e dëshiruar, do të thotë që burri nuk do vetëm të bëjë seks, por ai dëshiron të bëjë seks vetëm me ty".

Në fushën e jetës seksuale, gratë përpiqen që të jenë sa më të dëshiruara prej burrave. Për të arritur këtë qëllim ato harxhojnë shumë kohë, shumë energji dhe shumë para. Ato, më shumë duan të jenë të dëshiruara prej burrave, se sa të bëjnë seks me ta.

Një dëshirë tjetër e grave, kur fjala është për seksin, është të jenë të dominuara nga një burrë, të cilin e duan. Sipas doktoreshës Meana, "Ato nuk kujdesen për asgjë tjetër, veç që burri të ndjehet më mirë me to". Ato duan të dominohen nga një burrë që i dëshiron. Këtë dominim ato nuk e konsiderojnë as shtrëngim e as violencë. Ato pranojnë shumë sjellje seksuale sadiste prej një burri që i pëlqen ato. Dr. Meana thotë se, kur gratë flasin për skena seksuale dominimi, ato thonë: "Isha shumë e dëshiruar nga ai që e doja".


Një aspekt tjetër, nga më të komplikuarit të dëshirave femërore, është se ato, në kohë të ndryshme, duan gjëra të ndryshme. Dr. Meana thotë: "Gratë janë të komplikuara,por nuk janë konfuze . Disa herë ato duan të jenë të dëshiruara prej burrave. Herë të tjera duan vetëm seks. ATO DUAN KOMBINIMIN E GJERAVE".

P.s JU LUTEM, jo komente banale !

No comments: