Moskë – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka shprehur “shqetësimin” e Moskës për shkak të deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve.
Duke komentuar deklaratën e Berishës që ai dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të punojnë “për elimiminin e pengesave që pengojnë shqiptarët të ndjehen të bashkuar në tërë territorin në të cilin jetojnë”, Lavrov citohet nga mediat serbe të ketë thënë se kjo deklaratë duhet të ngjallë reagime të fuqishme të BE-së dhe NATO-s.
“Një reagim të tillë nuk e kemi dëgjuar. Shpresoj që në mungesë të komunikatave publike nga kryeqytetet evropiane, megjithatë në këtë temë të bëhen punë të domosdoshme me udhëheqjen shqiptare”, ka thënë Lavrov pas takimit me homologun e tij serb Vuk Jeremiq në Moskë.

Ndërkaq në lidhje me Kosovën Lavrov ka thënë se kompetencat e Misionit të OKB-së nuk duhet zëvendësuar me kompetencat e strukturave të tjera. Në këtë kontekst Lavrov ka kritikuar udhëheqjen e Prishtinës dhe linjën e saj "jokontstruktive", e cila pengon harmonizimin e marrëveshjeve midis Beogradit dhe faktorëve ndërkombëtarë që punojnë në Kosovë. Lavrov ka kërkuar zbatimin rigoroz të rezolutës 1244 të KB në Kosovë. (qik/start)
Çfarë i duhet këtyre zotërinjve me bashkimin natyral të shqiptarëve, një e drejtë e pamohueshme për çdo qënie njerëzore ? Me çfarë logjike në vitin 2009 Z. Lavrov kërkon të ndalojë lëvizjen e lirë të njerëzve ?
E kuptoni sa janë për tu mishëruar këta njerëz, sa të prapambetur janë ? Si mund të shkosh drejt një Europe të bashkuar, duke mbyllur kufinjtë ndaj vëllezërve fqinj ?
No comments:
Post a Comment