Ka dashtë vetë Zoti të më zgjedh si protagonist i dashurisë dhe ma ka dhënë mundësinë të depërtoj në të gjitha botërat e gjithësisë, përfshirë edhe Mbretërinë Qiellore, deri në Parajsë.
Duke shfrytëzuar rastin, brenda këtij privilegji të madh, në cilësinë e protagonistit të kësaj bote, kam takuar shumë personalitete të pavdekshme, që i kanë vënë vulë të madhe të dashurisë dhe të paqes njerëzore shekullit tonë. Por, një gëzim të madh në shpirtin tim, e kam ndjerë kur e kam takuar Shenjtëreshën e Dashurisë – të Lumturuarën Nënë Tereza, e cila si bijë e tokës sime, më ka dhënë një tjetër privilegj, duke më dhënë një letër speciale, që ta sjell dhe ta publikoj në mbarë botën!
Ja ku jam këtu, që me detyrë historike, të hap Letrën e së Lumes Nënë Tereza dhe ju ftoj të gjithëve që ta lexoni. Dua që të gjithë ta lexoni dhe mirë ta kuptoni. Ja pra, për ju njerëz të vullnetit të mirë, përmbajtja e tërësishme e letrës historike, me të cilën fillojmë ta ndryshojmë botën:
"Shumë të dashur vëllezër dhe të shumëdashura motra në botën tokësore, me urimet dhe bekimet më të mira për ju, përmes këtij tim vëllau – këtij Engjëlli të Vogël Kosovar – jua dërgoj këtë letër, duke ju lutur që ta lexoni dhe ta kuptoni mirë dhe me të gjithë fuqinë të lëvizni e të bëni diç në shërbim të njerëzimit.
Në botën tokësore, mjerisht, ende ka shumë njerëz të sëmuet, shumë njerëz të varfër dhe shumë nevojtarë, që kanë nevojë t'ua zgjasim dorën! Shkoni, gjeni të gjithë dhe ndihmojini! Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë dhe duhet të jetojnë! Por, që të mund të jetojnë duhet të ushqehen, të vishen mirë, të shërohen... Mos kini frikë! Shkoni e gjeni të gjithë! Ndihmojini! Përmes mrekullisë hyjnore, unë u dërgoj të gjithë juve një forcë speciale për t'u ndihmuar njerëzve dhe ju garantoj, se kur t'i shihni njerëzit që po jetojnë mirë, falë ndihmës suaj, ju në shpirt do të ndjeni një gëzim të madh – një lumturi të vërtetë – do të ndjeheni bash krenarë! Atëherë, mos prisni! Shkoni me vrap dhe menjëherë gjeni të gjithë nevojtarët! Nëse më kërkoni se si mund t'i ndihmoni, ju mësoj unë: - Gjithçka bëhet me fuqinë e dashurisë! Së pari zbatojeni këtë këshillë timen: Duajuni së pari mes jush, e pastaj duajini të gjithë nevojtarët! Vetëm me dashuri mund të ecim përpara qetësisht, dhe mund t'i ndihmojmë të tjerët! Me inspirim të vërtetë dashurie, mund të pakësoni pak luksin dhe t'u dhuroni të mira materiale të varfërve të afërt, ose t'i ndihmoni të sëmuarit që të shërohen, duke u blerë barëra, materiale sanitare... Por, dhurata më e mirë është dashuria! Një buzëqeshje e bukur i ndihmon shumë nevojtarët. Të harruarit dhe mosnjohja e urrejtjes, është gjithashtu një ndihmë e madhe!
Shumë të dashurit e mi – vëllezër e motra në botën tokësore, le t'i bashkojmë rrezet e dashurisë së mirëfilltë – unë nga qielli e ju në tokë dhe, pa vonuar, të jemi në mesin e nevojtarëve! Sikurse që unë jam e sigurtë se nuk do të mungojnë rrezet e dashurisë suaj, llogaritni edhe ju në ndihmën e rrezeve të dashurisë sime, për njerëzit nevojtarë dhe për të gjithë ju! Atëherë, le të bëhemi bashkë ylberë të bukur në mes nevojtarëve! Zoti do të na ndihmojë me bekime speciale dhe mrekullitë hyjnore nuk do të na mungojnë në asnjë çast! N'aksionin tonë të përbashkët, në shërbim të njerëzve nevojtarë, le t'i fshijmë të gjithë kufinjtë dhe të gjithë vijëzimet dalluese – në pikëpamjet racore, rajonale, apo fetare, sepse të gjithë jemi vëllezër e motra – bij e bija të të njëjtit Zot!
Më lejoni në fund, që paraprakisht t'u falënderoj të gjithëve për mirëkuptimin dhe për kontributin tuaj të pamungueshëm, në shërbim të njerëzve nevojtarë dhe bashkërisht ta falënderojmë Zotin, që me bekime speciale, shpirtërat tanë i ka mbushur me rreze dashurie! I qofshim falë Zotit sot e përjetemot! Ashtu qoftë – Amen!
Shkruan: Engjëll Koliqi, Lecco, dhjetor 2007
E Lumturuara – e juaja:
Gonxhe-Anjeza – Tereza
Bojaxhiu

Kush është Gonxhe Bojaxhiu ?
Mother Tereza
Shqiptarja e Shënjteruar
Nënë Tereza rrjedh nga një familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditës dhe më pas e shpërngulur ne Prizren e me vone ne Shkup. Ishte femija e trete e prinderve Kol dhe Drane Bojaxhiu. Lindi ne Shkup. I ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe atdhetare shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 Gushti, viti 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet ne gjuhen serbo-kroate. Familja e Nënë Terezës u transferua në Tiranë, pasi i ati saj vdiq i helmuar nga sllavët gjatë një udhëtimi për në Beograd ku shkoi për të hapur një shkollë shqipe. Pasionet e saj te rinise ishin te behej mesuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe në Institutin Motrat e Loretos, në Irlandë.
Sipas Artistes se Popullit Marija Kraja dhe njekohesisht mike e familjes se Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Tereza e ka quajtur ditën më të bukur të jetës së saj, ditën kur për herë të pare pas 50 vjetësh vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare e bëri shoqëruese të Papës gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 1993. Fqinjët e shtepise se prinderve te saj, që vonë e kishin mësuar emrin e saj, çuditeshin kur shihnin gruan e vogël por me famë të madhe që shkelte në rrugicën e tyre me këmbët e zbathura, tregon Marija Kraja.
Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetesh dhe qendrimi ne ambjente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip jane letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobël më 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi në gjuhën Shqipe.
Në çastin e marrjes se Çmimit Nobël më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.
Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kish dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Një tjetër letër ia kish nisur ish-Presidentit të Republikës në vitin 1989, te cilit i theksonte se: për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim. Kurse letrën e tretë ia kish drejtuar kryetares së Frontit Demokratik, te ciles i lutej që ta ndihmonte për të ardhur në Shqipëri pasi donte të shihte varrin e nënës së saj. Me ne fund, e para pashaportë (per kete rast ishte diplomatike) e dhënë për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezës e cila vizitoi Shqipërinë me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pashaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pashaporten Shqiptare ajo u pergjegj: E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do të jem vetë aty. Kur mori çmimin Nobël në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pashaportën, por ajo nuk pranoi.
Në vitin 1991 presidenca shqiptare krijoi dekoratat me tituj Urdhri Nënë Tereza e Artë dhe Nënë Tereza e Argjendtë. Ky urdhër do t’u jepej veprimtarëve të cilët do të jepnin ndihmesë të veçantë në shërbimet njerzore. R. Alia e dekretoi një urdhër të tillë, por nuk e dha ndonjëherë, ndoshta me pretekstin se në Shqipëri nuk kish të varfër e nuk kish vend për shërbime bamirësie. S. Berisha, që zuri vendin e tij e dha aq shumë këtë urdhër sa e shpërdoroi atë. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet nëse ekziston apo jo.
Kur erdhi për herë të dytë në Shqipëri ne Gusht 1992, ajo i shkruan një letër të shkurtër R. Alisë, i cili në atë kohë ishte futur në burg: …Iu falenderoj që dhatë leje për hapjen e misionit tonë në Shqipëri…Le të lutemi së bashku për popullin tonë. Lutu edhe ti! …..
Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi shte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se verën qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nënë Terezës, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta deguar ne Rome me rastin e saj te shënjeterimit. Por zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nënë Terezës beri qe ai skulptor ta harronte ëndrrën që pati.
Nënë Tereza vdiq në Kalkuta të Indisë më 5 Shtator 1997. Shënjtërimi i Nënë Terezës me 19 Tetor 2003 ne Sheshin e Shën Pjetrit ne Vatikan do te ndiqet nga 250’000 njerëz dhe do te filmohet nga te gjitha televizionet e botes. Paralelisht veprimtarite festive ne Tirane, Prishtine jane te shumta dhe te organizuara nga qeveria, Bashkia e Tiranës dhe Akademia e Shkencave. Për të po ngrihen përmendore në Tiranë, Prishtine, Bratislavë (Sllovaki), Strasburg (Evrope), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg (Afrika e Jugut), etj.
Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Klinton ka thënë botërisht në qershor 2002: Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7’500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960’000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47’000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3’400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime. Sot, Urdhri i saj ka më shumë se 700 shtëpia në 132 vende.
Nder titujt qe i jane dhene Nënë Terezës permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi vetë Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar Xhon Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjithe Nenave; Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.
Shkrimi i mësipërm u mbështet në shkrimet për Nënë Terezën të gazetave Illyria 8 Gusht 2003, Panorama 7, 17 Tetor 2003, Shekulli 15 Korrik 2003, Washington Post 16 Tetor 2003.
No comments:
Post a Comment