Sunday, October 11, 2009

Për nder të emrit SHQIPTAR

Shume eshte spekulluar me emrin e kombit shqiptar si edhe me kulturen, gjuhen, traditat, heronjte, historine, trojet dhe me se fundi shtetin dhe fene e ketij populli europian ADN-ja e te cilit, eshte me e vjeter se te gjitha keto me larte. Per fatin e keq shume nga historianet, akademiket, apo albanologet e huaj ose shqipetare, jane munduar te zgjidhin nje aksiome me anen e teoremave e formulave shumengjyreshe. Per kete shkak ne sot jemi akoma ne kerkim te identitetit , i cili ka marre formen e emigrantit kokeulur te zgjuar e punetor.
Ai gjendet ne cdo kontinent te banuar , renden e brodhen skaj me skaj dhe pastaj humben mes popullit qe e priti si birin e tij . Por jo gjithnje ka qene keshtu. Qe ne dhe gjithe bota e qyteteruar shqipetare te kuptojme civilizimin si dhe shkrimin e historise se vertete te saj, duhet te jemi te gatshem ta pranojme te verteten te zhveshur nga ideologjite shtremberuese, interesat personale apo kolektive si dhe nga idiotizmi i pafajshem qe prej shekujsh ka pllakosur dhe renduar mbi kombin shqiptar. Ne perhere na kane detyruar te pranojme pasojat e cdo rrethane si nje femije qe ha buke me zor nga frika e drurit. Femija keshtu u mesua dhe nuk donte te ritej me kurre, por vazhdon te sillet si i vogel ndonese mjekra i ka zene rrenje shekullore. Per kete fajin e kemi vete. Shume prej shqiptareve krenohen sot me nje histori sa gjysmake aq edhe te shtrember, e cila po e le shqiptarin te rrokulliset neper lemshin e erret e te mjegullt qe krijoi zgjedha e felliqur otomane e pashallareve , bejlereveve dhe veglave te tyre me mendimet, paragjykimet dhe zakonet jo shqipetare qe ata ndermoren ne trojet e Arberit te kulturuar e te fe vetebesuar.
Historine e bejne gjithmone fitimtaret, ndonese ajo gjithmone supozohet te mbeshtetet mbi faktet te cilat jane sa relative aq edhe efikase. Keto fakte persa i perket cdo kendveshtrimi mbi kombin Shqiptar mbijetojne edhe sot te gjalla. Kjo fale gjuhes se tabanit, gjuhes meme te te gjitha gjuheve te shkrojtura te Europes se lashte, e te qyteteruar, qe u fol ne mase nga i gjithe populli i Ballkanit. Keshtu mund te shpegojme trashegimine e kesaj gjuhe mijevjecare ne ditet tona, vetem me anen e te folurit. Eshte fat dhe kenaqesi te flasesh gjuhen e nenes shqipe, por do te ishte nder dhe krenari te dije se kete gjuhe foli edhe “I mjeri”, (Omeri) me heronjte legjendare te tij. Po kete gjuhe trashegoi Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, Kostandini i Madh dhe me tej shume heronj e figura te shquara te rajonit, te cileve duhet t’ua u shkruajme bemat dhe historine e vertete me zell, mencuri, trimeri dhe heroizem, sikunder ata treguan ne udheheqjen e njerezimit drejt te ardhmes se lavdishme te tij.
Historine e vertete mos e presim te vije vete sepse koha kalon dhe bashke me te do te veniten edhe shpresat per te gjetur identitetin tone. Historia e kombit mbron nen vetevete identitetin kombetar me kulturen , heronjte, traditat dhe gjuhen e tij. Ne sot ju biem me qafe kot e ju kerkojme qiqra ne hell, fuqive te medha te Evropes. I akuzojme se ata na e vodhen historine, kur ne vete j'ua falem te tjereve cdo aspekt te saj, sepse ishin te huaja nen konceptin anadollak te emrit dhe te kultit turk, nen rrogozin e te cilit rane shumica e Shqipetareve te Ilirise per shekuj e shekuj. I vetmi ngushellim dhe krenari per ne sot eshte gjuha shqipe e cila fale patrioteve te vertete si Kostandin Kristoforidhi , Sotir Peci , Luigj Gurakuqi , De Rada e te tjere u perhap me shkrim si rrezet e diellit , per te ndricuar mendjen e shpirtin e cdo shqiptari dhe per te djegur mykun e zi dhe shekullor qe i kishte marre frymen kombit meme te dijes. Keta gjenerale te dijes frymezoheshin nga e kaluara heroike e popullit shqipetar , si nga ata heronjte e botes se kulturuar, por pagane , ashtu edhe nga ata te botes se re .
Te tille ishin Kostandini i Madh dhe Gjergj Kastrioti, te cilet u bene mbrojtesit e botes se kulturuar, te civilizuar apo te krishtere, pa te cilet nuk do te kishim nje lulezim te shoqerise se civilizuar dhe demokratike europiane.
Qe ne sot te kuptojme dhe nderojme identitetin e shqiptarit duhet te njohim kulturen dhe historine e vertete, me dashurine dhe urrejtjen e intrigave politiko-fetare, qe bashkon sot popujt e Ballkanit. Interesa famekeqe injorantesh na kane drejtuar ne greminen e perbuzjes se njeri-tjetrit prej shekujsh. Duke u futur ne labirintet e kohes se shkuar, ngrohtesia e njerezve me kulture, por edhe egersia, egoizmi apo injoranca e disa te tjereve,do te na ndihmojne te hedhim drite pertej mjegulles qe mbulon dhe ruan te paprekur perjetesine e te vertetes , fushave te betejave ku jane shkruar me gjak historia e shqiponjave te pavdekshme. Vetem atehere do te kuptonim Xhorxh Bajronin kur fliste per luften Greko – Turke dhe shprehej se nuk po merrte vesh , kush dhe me ke luftonte, pasi ne te dy krahet e frontit shaheshe shqip. Vetem atehere do te kuptonim se trekendeshi ilir i Ballkanit kishte vetem nje popull autokton . Ata quhen shqiptare, pellazge, ilire, epiriote, arber, arbanitas, arnaute dhe albanian. Zgjedha e mallkuar e anadollakeve otomane , jo vetem rendoi mbi kombin shqipetar si gozhdat mbi trupin e Krishtit , por i ndau dhe i percau ata si kudo tjeter qe kjo zgjedhe u perball me qyteterimmin. Shqiptaret tani kishin fene ne vend te kartes jeshile qe gezojne sot ne bote , apo te militantizmit politik qe gezojne sot ne Shqiperi. Shqiptaret e krishtere, shumica orthodokse, nuk mund te hidhnin poshte traditat dhe kulturen bizantine te qyteteruar per nje kulture aspak shqiptare naive dhe te prapambetur si ajo otomane. Ata luftuan me pushke dhe me pene, per te debuar nga trojet e tyre kete semundje te keqe, qe po mbulonte diellin me vrerin e saj. Por virusi i koleres otomane vit pas viti behej me i forte, sa arriti nje kohe qe duhet ta pranoje ate, per te marre ajer.
Shume e pranuan , te tjere u larguan e te tjere luanin me sy mbyllurazi. Sidoqofte tani virusi ishte pjese e imunitetit te trupit dhe e kishte pergatitur ate per nje renie ne gjume te thelle. Do te kalonin shekuj per tu zgjuar nga ky gjume , atehere kur virusi i kishte humbur fuqite e plota , megjithate tashme ai ishte pergjegjes per mendimin dhe pasojat. Shqiptaret e infektuar harruan gjithcka edhe ne emer te sulltanit, do te krenoheshin si shqiptare madje si Turq. Nga ana tjeter shqipetaret e pa infektuar, duke pare efektin e miqve te tyre , do te luftonin te gjenin vaksinen per te mos patur fatin e te varferve. Ata menduan se e gjeten ne Mars te vitit 1821. Ajo do te perbehej nga berthama, qe do te ishin kapedanet dhe trimat shqipetare dhe nga membrana e jashtme mbrojtese , shoqeria e civilizuar, kristiane europiane me ne krye Rusine. Ate qe krijuesit nuk parashikuan, por qe edhe nuk e parandalonin , do te ishte imuniteti, i cili vepronte vetem nepermjet kodit magjik greqisht, pasi shqipja nuk mesohej si gjuhe e shkruar ende. Per nder te kodit te gjithe do te quheshin greke, dhe vendi qe ata popullonin, Greqi. Vetem keshtu do te kuptonim mospranimin e gjuhes shqipe as edhe jozyrtare ne shoqerine e shtetit te ri grek. Shqipja u cilesua gjuhe barbare ne parlamentin grek se nuk shkruhej (ky qe preteksti) por sepse njohja e nje gjuhe vetem folese , te sprovuar mbijetuese mbi kohrat dhe faktoret veprues, u pa si rreziku kryesor per te ndjelle virusin helmprures ne nje shoqeri te imunizuar. Ndryshimet politiko-fetare kulturore te viteve ne vijim do ta kthenin imunitetin e fituar ne armen me te forte te qarqeve antishqipetare greke. Nga ana tjeter (megjithese nuk kishte ndarje), pas gjumit te thelle shqipetaret e infektuar nga kultura kalbezuese turke, vecanerisht ata pashallare , bejlere e agallare qe gezonin ofiqet , pelqimin dhe fene muslimane te sulltanit do te perpiqeshin me cdo kusht ti mbanin ato. Ata do ta vazhdonin luften me vellezerit shqipetare kristiane, e cila ne fakt ishte nje lufte civile , kulturore , fetare shqipetare. Kjo lufte filloi nga te gjithe se bashku me shpata e thika ne duar ,kunder koleres otomane dhe po perfundonte me pushke dhe kobure ne grykat e njeri tjetrit. Shkaterrimi i identitetit te shqiptarit po ndodhte perpara syve te atyre qe luftonin si Greke nga njera ane , dhe atyre qe luftonin si turq nga ana tjeter ,por qe ne te vertete kishin pire qumeshtin e nenes shqipe. Njohja e kombit Grek , ngjan me kurorezimin e nuses , princeshes se bukur shqiptare , ne dasmen e saj. Ajo tani mbreteronte me te gjitha te drejtat dhe pasurine e te pareve te saj por me emrin e princit te cilin e kishte pare vetem ne ender dhe i kishte premtuar mbreterine e popullit te saj.
Shpetimi i identitetit shqiptar ne keto rrethana do te pritej vetem prej patrioteve intelektuale, te cilet e pane si detyre kryesore te shenjteronin popullin me shpirtin e kombit shqiptar , gjuhen shqipe . Shkrimi dhe mesimi i saj ne shkolla do te ishte jo vetem antidoda kunder virusit helm-prures otoman , por edhe arma me e forte e kombit shqiptar kunder padrejtesive dhe armiqve te tij. Fryma e saj do te sillte perseri ngrohtesine ne zemrat e shqiptareve , ashtu si edhe dielli do te triumfonte mbi erresiren , per te perhapur ndricimin e qyteterimit .
Ne sot nuk do te kishim identitet shqiptar po te mos kishim ndermjet te tjeresh burra shteti si Sotir Peci dhe Kostandin Cekrezi te cilet shqiperuan shqipen dhe kombezuan kombin me vepren e tyre madhore patriotike. Emrat dhe puna e tyre e madhe per te vetevendosur identitetin shqipetar me nder ne vend, u la ne harrese si gjate komunizmit ashtu edhe pas tij. Meritat e tyre ju kredituan padrejtesisht figurave te tjera patriotike kombetare per shkak te interesave politike kontradiktore qe ata mbartnin ne identitetin e tyre liridashes , kundrejt nje sistemi revolucionalist , diktatorial komunist. Emrat e tyre sot duhet ti kene universitetet , akademite , institutet dhe selite me te larta te arsimit dhe shtetit e te te gjitha fushave te tjera, per nder te emrit shqiptar. Pa keta trima e te tjere ne sot do te ishim Greke e Turq. Por ndersa Greket morren te gjitha te mirat nga ne, Turqit na dhane te gjitha te mirat e tyre! Nuk e di per cfare te me vije mire qe kombi shqipetar ka dhene apo ka marre?! Nje fjale e urte e popullit thote: c’te japesh do marresh. Duke u nisur nga faktet nuk do te pranoja te ishte e vertete pasi mbi pese shekuj c’morrem nga turqit, ishte vetem nje injorance anadollake dhe nje fe e injektuar me detyrim. Ndersa kultura , arti , civilizimi dhe feja qe ne i dhame Europes dhe shtetit Grek ishin themelet ne krijimin e nje shoqerie moderne , te civilizuar dhe demokratike Europiane dhe jane ne te vertete zbukurimet e identitetit shqipetar. Une do te krenohesha me to perpara Europes dhe botes se sotme dhe aspak me shprehjen se kombi shqipetar eshte 70% musliman. Evropa dhe bota mbane i kane borxh kombit shqiptar tani, nje pjese te mire te historise se tyre.
Duke njojtur te shkuaren kemi gjetur identitetin, dhe duke vene ne dobi te se rese amanetin e te shkuares mund te themi me nder:

Të jesh krenar që je shqiptar nuk është gjithçka, por e vetmja mundësi.



Nga Frankli Zdruli

No comments: