Thursday, October 8, 2009

Stadiumet shqiptare.

Kur ka qenë hera e fundit, kur keni ndjekur një ndeshje futbolli në stadiumet shqiptare, superligë apo kategoria e parë ?

Personalisht kisha shumë kohë pa parë një ndeshje të tillë, që tani vetëm futboll nuk mundem më ta quaj. Pikërisht këtë të dielë pashë një arenë ku ndesheshin 25 gladiatorë, ku preteskti dukej një top futbolli. Në çastin kur një gladiator rrëzohej në tokë, qoftë edhe simulim, turma që ulëriste ngrihej e shante gjyqtarin/albitrin. Nga drejtimi i dorës ndryshonte dhe drejtimi i ofendimeve të turmës, njëherë e shante në kor albitrin njëra tifozeri dhe njëherë tjetra. Por presionet ndaj tij nuk vinin vetëm nga jashtë fushës. Vetë gladiatorët donin të gjithë sqarim një më një për çdo vendim të albitrit, njëri e shtynte dhe tjetri e tërhiqte. Policët që vendoseshin për të kontrrolluar turmat ishin plotësisht jashtë loje. Bidona në fushë, gura kokës albitrit anësor, shkundje hekurash rrethues për çdo vendim. Futbollistë/gladiatorë që shaheshin me tifozët e linin vende sqarimesh pas ndeshjes, tifozë të gjithë albitra, tifozë që ulërinin në të shara, pavarësisht se stadiumi ishte ngjitur disa pallateve të banuar me qytetarë, që nuk kishin si i shpëtonin thirrjeve banale në kor. Kërkova për futboll por nuk gjeta. Ndërsa dikur stadiumet mbusheshin edhe me gjininë femërore, sot aty gjeje përgjithësisht shtresën më pak qytetare të popullsisë.

Pas sherreve në mes tifozash kur policia luante herë spektatorin dhe herë vetë tifozin, një lojtar që del me të kuqe ndjek albitrin gjatë fushës për ta rrahur...
Në fund pas një pushimi mbi 10 minuta, e bindin albitrin të mos e ndërpresë ndeshjen, (ndoshta duke e kërcënuar).



Sa paguhet një albitër futbolli për të marrë përsipër këtë rrezik që mund ti kushtojë edhe jetën ???

Sporti nënkupton argëtim, por jam i sigurt që në pjesën më të madhe të stadiumeve shqiptare skenat janë të njëjtat dhe aty vetëm argëtim nuk përjeton.

Pyes ende veten, cila mund të jetë masa për të ndalur këtë degradim masiv ...

Shkroi Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: