Më së fundi përfaqësuesit e shtetit folën! Kjo duhet marrë si një shenjë e mirë. Se tanimë, argumentet duhet të ballafaqohen. Se tanimë, nuk mund të ecet me hermetizëm. Se tanimë, palë të tjera ekspertësh duhet të përfshihen në debat. Ajo që është e rëndësishme, marrëveshja tashmë po diskutohet dhe duhet të diskutohet më tej me publikun në hollësi. Dhe, më e rëndësishmja, ratifikimi është shtyrë…
Përpara se të fillojmë të trajtojmë në veçanti njërën pas tjetrën argumentet e parashtruara nga shteti në mbrojtje të marrëveshjes aktuale, mendojmë se është e nevojshme të mbahen parasysh për çdo argument këto pyetje:
Cili është interesi i palës shqiptare në trajtimin e argumentit specifik?
Çfarë lejon dhe ndalon Ligji Ndërkombëtar (Konventa) në gjetjen e konsensusit për marrëveshje?
Dhe, ajo që është e më rëndësishmja – Cilat kanë qenë pretendimet (CLAIMS) e palës shqiptare në negociata? A ka pasur pretendime pala shqiptare apo jo?
Cilin parim ka ndjekur pala shqiptare: parimin a baraslargësisë apo parimin e barazisë? Sepse, ka pasur një debat të gjerë në çështjet e përcaktimit të kufijve detarë midis shteteve, por UNCLOS me Konventën e 1982, qartazi ka kaluar prej termit: thjesht “equidistance” (baraslargësia), në “Equitable principles - Relevant circumstances” pra, në “parimin e barazisë-kushteve specifike. A është marrë parasysh kjo në negociata?
***
Më poshtë ne do të trajtojmë argumente të përdorur nga shteti duke dhënë versionin që sipas mendimit tonë duhet të kishte mbrojtur shteti shqiptar me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare. Nuk do të merremi, ashtu siç merren përfaqësues të shtetit, me skica dhe grafika spekulative, duke mos iu drejtuar parimeve bazë të UNCLOS, prej së cilave Shqipëria më shumë se sa sipërfaqe, ka humbur dinjitetin e saj.
Më poshtë një pjesë e argumenteve që kanë të bëjnë me disa parime bazë të sendërtimit të UNCLOS.
2. A DUHET TË DEBATOJME MBI NJE SKICË?
Dua të them shumë miqësisht, se të gjitha argumentet grafike që janë sjellë, tregojnë shkoqur se kemi një kuptim të skajshëm, midis të dy anëve (në fakt ne jemi një anë… se jemi tanët… e nuk jemi përballë palës fqinjë…), dhe ato në vend të sqarojnë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e shtojnë hermetizmin. Ju keni marrë për bazë një “skemë” me të cilën në media, për efekte të perceptimit pamor dhe kuptimësi prej të gjithëve, është përfytyruar një “futje” në Otranto, ku veç vijave janë dhënë disa shigjeta si punë “synimi” apo “prirje”, gjithnjë në favor të idesë ilustrative. Kaq. Është spekulim të merret një skemë e cila e thotë qartë se është “vetëm për ilustrim/for illustration only” dhe ta keni “konsideruar sikur ajo të jetë, një hartë”, dhe aty kërkoni saktësi në paraqitjen grafike, që mirëfilli nuk e ka këtë qëllim. Studimi ka shumë skema të tjera që ju nuk i keni marrë për bazë. Në to vërehet pozicionimi sado skematik i pikës “150”, ku mund të krijohet ideja që shqyrtohet. Ndërkaq, prej jush pritet që të sillni hartën e fundit, mbasi koordinatat janë tamam “si një kriptogram”. A mund të veprohet në këtë mënyrë, duke mos sjellë hartën e shtetit që ju thoni “se e kemi, por nuk ia japim gjithkujt” (sipas një përgjigjeje në intervistë)?
Pse vallë do të duhet ajo hartë në të ardhmen, kur pikërisht tani do të ishte kaq e nevojshme për ta parë, jo vetëm ligjvënësit dhe studiuesit, por edhe çdo shqiptar?
Ashtu dhe për Sarandën që “ju nuk e gjeni dot…”, keni marrë fotografinë tonë nga gazeta “Standard” për të na e përplasur rëndshëm, “se Gjiri i Sarandës nuk është ai që kemi paraqitur…”
Shteti i bën sqarimet duke përdorur materialet hartografike dhe gjeodezike të marrëveshjes. Ndërkaq, sot e tërë ditën mbi ca skema vendosen vija e llogari, çka nuk është normale. Ky duhet të jetë serioziteti i shtetit?
Apo është pjesë e atij hermetizmi që e thamë atypari? Të gjitha i kam shumë miqësisht.
2. GJIRI I SARANDES
Sipas shtetarëve, Gjiri i Sarandës ashtu siç është paraqitur, nuk plotëson kushtet për t’u trajtuar si ‘Gji’ në marrëveshje, për të ndërtuar vijëdrejtat bazore.
Argumentet e paraqitur janë:
- Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeografike.
- Nuk është i pranueshëm përcaktimi i Gjirit të Sarandës nga Kepi i Qefalit deri tek Kepi i Demës (Ksamil). Kjo pjesë e bregdetit përbëhet nga një tërësi gjiresh më të vegjël (Gjiri i Sarandës, Gjiri i Limionit, Gjiri i Kasolles, dhe Gjiri i Baxhos).
- Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeometrike.
- Gjiri i Sarandës, siç është paraqitur nga oponenca, nuk plotëson kushtin e një gjiri sipas nenit 10 të Konventës.
- Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja historike.
- Nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim të Kuvendit, asnjë akt ligjor (VKM) apo qoftë edhe një vendim të Bashkisë së qyteti të Sarandës që të përcaktojë një status të gjirit si “Historik”.
- Nuk ka argumente historike apo arkeologjike.
Oponenca
Çdo shqiptar që mund të dëgjojë apo lexojë argumente të tilla do të habitet se siç e thoni, “ju nuk e gjeni se ku është Gjiri dhe emri i tij”!!
Ju nuk e gjeni dot se ku është emri i Gjirit të Sarandës, as në hartë, as në Regjistrin Lundrimor, as në Gjeografinë Fizike. Të gjithë shqiptarët duhet të ngelen të befasuar, ndaj këtij argumenti që sillni, gjersa thoni: “Gjiri i Sarandës nuk e gjeni kërkundi.” Është i futur atje në fund, por edhe “ai aq i vogël nuk i plotëson kushtet e Ligjit te Detit”.
Për këtë ju jepni argumente, nuk është as gji i mbyllur, dhe as gji historik. Ju përdorni Udhëzuesin e Lundrimit (!!!) dhe nuk na citoni Gjeografinë Fizike të Shqipërisë.
Si vallë nuk mund ta shihni shkoqur se si merr drejtimin Juglindor në një kënd prej 450, prirja e detit, duke na treguar dukshëm gjirin që ka drejtimin për tek qyteti dhe porti? Aty është edhe dhe emri që iu mungon: Saranda. Prej aty, ka një prerje aq të theksuar në drejtim të jugut, saqë në një vijë të drejtë krijon edhe bazën e vogël të trapezit. Pastaj fillon përsëri hapja në drejtin të Jugperëndimit, deri në kepin e Mertesës (Vrojtimit).
Veç kësaj, mos vallë iu duken 5.3 km thellësi një largësi e vogël!? Ndërkohë, fakti se janë disa gjire të vegjël në përbërje te Gjirit më të madh të Sarandës nuk do të thotë asgjë. Edhe Gjiri i Kërkyrës përbëhet nga shumë gjire te vegjël, por trajtimi është si gji i madh. Natyrisht, Gjiri i Kërkyrës plotëson kushtin gjeometrik, por GJIRI JONE I SARANDES plotëson kushtin HISTORIK. Dhe, prej andej duhet të hiqen vijëdrejtat bazore. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtu bëhet fjalë për interesa të mëdha kombëtare dhe nuk mund të përjashtojmë pikërisht ato argumente që na japin të drejtën tonë për pretendime.
Po le të kalojmë tek argumentet tuaja, pse Saranda nuk duhet të quhet “Gji historik”.
Që në krye te herës kemi thënë se shteti shqiptar ka vajtur në bisedime i papërgatitur. Vërtet Gjiri i Sarandës nuk plotëson kushtin GJEOMETRIK të Konventës, por shteti ynë duhet të kishte ngritur pretendimin për GJI HISTORIK. Shteti ynë nuk mund të justifikohet me faktin se, “…NUK KA ASNJE LIGJ QE TE PERCAKTOJË KËTE STATUS”. Shteti e bën ligjin. Nuk ja bëjnë të tjerët. Duhej përgatitur baza ligjore dhe të shkonte e përgatitur në PRETENDIMIN (CLAIM), se gjiri i Sarandës është Gji Historik. Kemi bindje të plotë se argumente historike dhe arkeologjike ka me shumicë për ta trajtuar atë si të tillë. Natyrisht që pala greke do të kishte pasur kundërshtitë e saj për këtë gjë, por pala shqiptare duhet të kishte shkuar e përgatitur. Të gjitha argumentet e dhëna nga shteti, në fakt janë argumente që do të mund të përdoreshin nga pala greke. Por, shteti shqiptar do të thoshte: “Ja ku është baza ligjore, ja ku është ligji që e përcakton Gjirin e Sarandës me status gji historik, ja ku janë edhe argumentet”. Është shumë e rëndë që shteti mundohet të justifikohet me argumente që duhet të ishin argumentet e palës tjetër.
Faktorët që vlerësojnë dhe japin peshën e duhur të titullit historik në përcaktim të kufijve detarë janë:
• Ushtrim i autoritetit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar.
• Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti.
• Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga ana e shtetit tjetër.
• Ato mund të jenë të drejta historike, në pasurinë dhe trashëgiminë kulturore, në peshkim, në kalim, ekonomike, gjeostrategjike.
• Një titullim historik do të thotë se, asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë forcë për të ushtruar të drejta ndaj kësaj gjeohapësire detare që i referohet këtij titullimi.
• Titujt historikë, shmangin qenësinë e ndonjë titulli tjetër.
• Duke pasur konceptin e gjireve historike dhe rrënjën e tyre, koncepti i titullit historik, “mund të aplikohet në ujërat, jo vetëm të gjireve, por edhe të ngushtesave detare, të arkipelagëve dhe përgjithësisht tek të gjitha ato ujëra që mund të përfshihen nën zotërimin detar të shtetit.
Si është e mundur t’u dalësh e t’u japësh shqiptarëve një argument të tillë? Cili është interesi i palës shqiptare në këtë rast? Po a jeni të gatshëm t’u thoni shqiptarëve se edhe gjiret si ai i Tetranisit dhe Butrinit, të cilët i plotësojnë kushtin gjeometrik, nuk i kanë me ligj koordinatat gjeografike, kur në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë?!
Pa dashje, siç mendoj unë, ju në një farë mënyre kërkoni që të zhvishni jo vetëm në sy të shqiptarëve, por dhe të fqinjit tonë, Greqisë gjeohistorinë e Gjirit të Sarandës, që siç dihet është shumë e njohur prej palës tjetër, në kulturën dhe historinë tonë shumë të gjatë dhe të mbushur me plot mbijetesë dhe drama.
Kumtesa juaj nuk i bind shqiptarët.
Vetëm trajtesa për Gjirin e Sarandës, dhe “braktisja” që sipas mënyrës suaj i bëni në këtë marrëveshje, do të ishte e mjaftë që shqetësimi ynë i përbashkët t’ua sillte në vend shqiptarëve dinjitetin e tyre kombëtar.
Së fundi i qëndroj plotësisht argumenteve të mia duke thënë se, “është cenuar mëvetësia jonë shtetërore në përcaktimin e kufijve detarë në gjirin e Sarandës”.
3. GREQIA NUK ESHTE SHTET ARKIPELAG
Sipas përfaqësuesve të shtetit, në formë shumë të thatë deklarohet se: “Greqia nuk është shtet arkipelag”. Dhe, me këtë deklarim mbyllet i gjithë debati për çështjen e ishujve skajorë të arkipelagut të Ishujve Jonianë.
Oponenca
Së pari në asnjë moment nuk është thënë që Greqia është një shtet arkipelag. Por, konventa, në nenin 47 trajton në paragrafin (b) edhe nocionin “Arkipelag”. Ky nen duhej të merrej parasysh në negociata, pasi mospërfillja e tij shkakton humbje për Shqipërinë. Dhe, duhej të silleshin në vëmendje të negociatorëve precedentë të ngjashëm, ku efekti i ishujve në bashkësinë e tyre, siç është rasti i Arkipelagut të ujdhesave Joniane, për shkak të specifikes nuk është marrë parasysh.
Një nga “frakturat” që gjejmë tek UNCLOS, lidhet me atë se përveç shpjegimeve që jep për shtete të cilat janë tërësisht arkipelagorë, ka mungesë shpjegimi kur shteti është pjesërisht i tillë. Greqia, në pjesën kontinentale kryesore të saj (main land) është gadishull = siujdhesë. Përqark saj, lindje, jug, perëndim, ajo ka një shumësi ujdhesash, të cilat janë të grupuara në dy arkipelagë:
a. Arkipelagu i Ujdhesave Joniane
b. Arkipelagu i Ujdhesave Egjenane.
Atëherë vijat bazore matëse gjeometrike të ndarjes, paraqesin dy raste:
a. Kur ato mund të përcaktoheshin drejtpërdrejt nga Kontinenti.
b. Kur ato mund të përcaktoheshin, nga Kontinenti dhe nga Arkipelagët.
Midis fqinjëve, sikundër Greqia dhe Shqipëria, kemi një rast të veçantë, se ndarja e kufirit detar është i dyllojshëm:
(i) nga Dheu Kontinental i Republikës së Greqisë (mainland) që përkon me Ngushtesën Veriore të Korfuzit.
(ii)nga Arkipelagu i Ujdhesës së Korfuzit, ku si ujdhesë kryesore është Korfuzi.
Në një situatë të tillë, procesi i ndarjes së kufirit detar është i komplikuar, ndaj ai kërkon kujdes. Do të ketë tri lloje ndarjesh:
(i) Në Kepin e Stillos, Ujdhesa Tonga Shqipëria përfaqësohet në ndarje me Dheun Kontinental të Greqisë (main land), nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me Korfuzin (main island), të Arkipelagut me të njëjtin emër.
(ii) Në të gjithë hapësirën që vijon përgjatë Ngushtesës Veriore të Korfuzit në drejtim të veriut dhe veriperëndimit, Republika e Shqipërisë (main land) ka përballë Arkipelagun e Ujdhesave Joniane.
(iii) Në kufizim me Ngushtesën e Otrantos, ka një syprinë ujore të tretë që duhet të ndahet midis të tre shteteve: Itali, Shqipëri dhe Greqi.
Fakti që secila ujdhesë apo secili shkëmb (si Barketa apo Serpa) është konsideruar si të ishte një ujdhesë e veçantë, tregon shkoqur se ka qenë një pretendim në tavolinën e negociatave nga pala greke e cila është pranuar nga pala shqiptare. Pra, ajo që thuhet nga pala jonë se nuk është arkipelag, hidhet poshtë nga realiteti i trajtimit të secilës ujdhesë apo “shkëmb” si të ishin pika të veçuara, si kepe në gjire (siç e pranojnë vetë negociatorët shqiptarë), ku nuk është bërë gjë tjetër veçse, virtualisht janë hequr “vijëdrejta bazore” që mbyllin ujërat e brendshme të shtetit tjetër, pra hamendësojmë se duhet të ketë qenë një pretendim i “heshtur”, “pa bujë”, “pa zhurmë” i palës greke, e cila në fakt e ka pranuar se ka një grup ujdhesash (arkipelag), por e ka fshehur atë me termin “ishull”.
Në marrëveshje është luajtur në nenin e parë të saj, duke u përmendur termi: “Kontinent dhe ishull”
Në fundndarjen tokësore midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një DSH standard (12 md), mbasi kemi të bëjmë me një ngushtesë detare në të cilën ndahen vetëm ujërat e saj. Vijuar në ecurinë e arsyetimit tonë, për DSH, në ngushtesë për vet hapësirën e kufizuar, nuk mund të ketë DSH standard, por ekziston një i tillë sa është brezi ujor, i ndarë përgjysmë, në vijën e mesme, të baraslarguar nga vijat bazore. Gjendja nuk ndryshon edhe ne drejtim të veriut dhe veriperëndimit, ku ngushtesa zgjerohet. Largësia nga bregu shqiptar në brigjet e Korfuzit ka një maksimum në drejtëzën 29.900 metër = 16.07 md. 12 md përkon me të drejtën e njërit shtet, kuptohet se secilës palë, në rastin e sipërm, i takon 8.035 md. Kaq do të jetë edhe DSH.
Po nëse vijat bazore do të pranoheshin nga Kontinenti, atëherë në matjen e DSH të Greqisë do të përfshihej jo vetëm gjerësia e ngushtesës, por edhe ujdhesa kryesore, Korfuzi. Ky kufi i parë është edhe fund-ujdhesa, ku përkojnë 12 md. Hapësira e afërt vijimore (Contigous zone) është në drejtim të perëndimit dhe pa ndonjë problem, për ndarje me Shqipërinë.
U cek se, ndarja ujore dhe e shtrat-detit midis të dy shteteve, ka dy pjesë të saj të cilat po i përsërisim:
(i) Midis pjesës kontinentale të të dy shteteve ( main lands) të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë, që përkon me kundruallin, në Kepin e Stillos, ku dhe fillon Ngushtesa.
(ii)Midis Arkipelagut ujdhesor të Korfuzit dhe pjesës kontinentale (main land)të Shqipërisë.
Dhe, pyetja tjetër do të shtrohet nëse do të merret për bazë pjesa kontinentale për të dy shtetet, apo sipas veçorisë së mësipërme, ujdhesat e shpërndara rrotull Korfuzit (bashkësi ujdhesash)?
Kjo veçori është realitet që perceptohet, një realitet gjeohistorik, që nga zanafilla. Në kuptimin më të njohur popullor të fqinjërisë, në jug të Shqipërisë dhe bregun në veçanti, sa hedh sytë përtej, duket Korfuzi; aty janë brigjet ujdhesore, fqinje, mike, tradicionale, dhënë-marrëse, që në kohë të kohës. Aty pra, është një njësi gjeografike e Greqisë. S’do mend shumë, se edhe vijat gjeometrike matëse detare aty do të jenë. Mirëpo, sapo të përfytyrosh, pak më tej, në jug e juglindje, ke Dheun Kryesor të Greqisë (main land), atëherë je i detyruar që të veprosh në bazë të veçorive që të sjell vet Arkipelagu. Përqendrohesh në këtë gjeohapësirë matjeje e ndarjeje, për t’iu drejtuar UNCLOS. Ajo jep parime kryesore, duke të cekur “shtetin arkipelagor”, ndërkaq Greqia nuk është e tillë, por që përfshin dy arkipelagë, në vijim të Dheut të saj Kontinental.
Ndërsa në pikën (b) të nenit të cituar thuhet:
• (b) “Arkipelag” do të kuptohet një grup ujdhesash, duke përfshirë dhe pjesë të këtyre ujdhesave, përmidise ujore lidhëse si dhe tipare të tjera natyrore, të cilat janë kaq të afërta e të ndërthurura, që kësillojshëm: ujdhesat, ujorët dhe tiparet natyrore, në tërësi të tyre formojnë një entitet gjeografik, ekonomik dhe politik, ose që historikisht kanë qenë të tilla”.
Pas kësaj do të dilte edhe matja e llogaritja që kemi bërë ne, për të gjithë Arkipelagun e Ujdhesave joniane, dhe Korfuzin në veçanti që nuk e plotëson kushtin 1: 1 dhe 9: 1.
Kjo, automatikisht do të rrëzonte parimin e “ishull”, që citohet në marrëveshje, dhe të gjitha matjet do të kishin si vija bazore normale apo vijëdrejta bazore për gjiret që i plotësojnë kushtet gjeometrike. Ndërkaq, ujdhesa mëmë, Korfuzi do të ishte referimi ku do të merreshin vijat bazore normale dhe vijëdrejtat bazore (për gjiret).
Arritja e një përfundimi të tillë ka shumë rëndësi jo vetëm për ujdhesën skajore Othonoi, që është në drejtim të Otrantos (do të trajtohet në një syth të veçantë), por edhe për shkëmbinjtë në Kanalin e Korfuzit (Barketa, Serpa), të cilat kanë pasur një efekt në humbje të barazisë midis të dy vendeve, në përcaktimin e kufijve detarë.
Trajtesa jonë përqendrohet në parimet bazë të Konventës, midis të cilëve, shqyrtimi me kujdes i bashkësisë së Ujdhesave Joniane (arkipelag) si dhe ujdhesat (shkëmbinjtë) anësorë, prej të cilëve është cenuar rëndshëm barazia.
Është e qartë për të gjithë se ujërat arkipelagorë përbëjnë ujërat e brendshëm të një shteti, ashtu sikundër gjiret, dhe në ndarjen e fundit Republika e Greqisë është superiore kur fqinja e saj Shqipëria, ngelet në humbje të këtyre hapësirave të cilat janë në të njëjtin det dhe njësi gjeografike të tij.
Në praktikën ndarëse të shumë shteteve, ujdhesat e vogla janë injoruar në ndarjet detare. Kështu, në kufijtë Indi-Sri Lanka, ujdhesa Adams Bridge në të dy anët e kufirit nuk u përfillën. Një numër ujdhesash të vogla nuk janë marrë parasysh në kufijtë detare Iran-Katar, Danimarkë-Suedi. Në kufirin Itali-Greqi, ujdhesave greke u është dhënë një efekt pjesor. Përgjatë kufirit detar Jugosllavi-Itali, ujdhesat ish-jugosllave ndodhen shumë afër njëri me tjetrin, apo që për ujdhesat Kajola dhe Pelagruz, të cilat patën një efekt “nul” dhe u zgjidh me bisedime. Nëse të gjitha ujdhesat e ish-Jugosllavisë do të ishin si bazë nistore për vijat ndarëse bazore, mesorja (median line = vija e mesme), do të kishte një avantazh për Jugosllavinë, duke iu afruar më shumë kufirit bregor me Italinë. Në marrëveshjen midis Italisë dhe Tunizisë nuk merren parasysh disa ujdhesa italiane. Efekt pjesor i është dhënë edhe ujdhesës së Gotland (55.000 banorë), Suedi, në marrëveshjen në ish- Bashkimin Sovjetik. Marrëveshja midis Finlandës dhe Suedisë për përcaktimin e kufijve detarë në detin Aland dhe atë Baltik, u jep një efekt “0” ujdhesave Bogskar.
Pranimi nga pala shqiptare i trajtimit të ujdhesave dhe shkëmbinjve apo cektinave ranore detare në po të njëjtin “status” si “kepe...apo fund- vijë e zbaticës astronomike në Dheun mëmë ishullor”, është në fund të fundit dështimi më pikant në bisedime dhe humbja më e madhe për interesat e Shqipërisë, në përcaktimin e kufijve detarë midis të dy vendeve. Ujdhesa Mëmë Korfuzi do të ishte referimi fundor i vijave bazore. Matja dhe llogaritja që kemi bërë nuk është një hamendësim dhe dëshirë e autorit të studimit, por është një realitet ligjor i humbur nga ana e Shqipërisë. Matjet dhe llogaritjet tona kanë sendërtuar UNCLOS edhe në përgjithësi siç e thotë diplomati Hoxha, por edhe në veçanti, për secilin nen, mbështetur tek veçoritë që ajo shpërfaq për të dy vendet në pozicionin e tyre gjeografik.
Në trajtesa të mëtutjeshme do të rishqyrtohen pikat më nevralgjike të mosbarazisë.
“BARKETA”, UJDHESA TRAGJIKE
E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësore nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50. 000, kufirin tokësor. Në fundin e vijës kufitare me Greqinë, përballë ujdhesës Tonga, në krahë të kepit të Stillos, në buzëujin e dhe buzëdheun shqiptar të ndarë, ndodhet piramida e fundit kufitare dhe përshkrimet e kësaj vije, nr.79. Po nuk ka asnjë hartë topografike apo detare që të shënojë se ujdhesa e mësipërme, i përket Shqipërisë.
Përballë Korfuzit, në Gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijnë lindje/perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz), ndodhen të dy shkëmbore, Tignosso (Fanari) dhe Barketa (shkëmb), të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar është marrë parasysh mesorja që ndan ngushtesën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër në drejtimin e tokës shqiptare, çka tregon se për hir të baraslargësisë në Ngushtesë, vetëm Barketa duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit.
Njoftimi që është dhënë në mediume shqiptare se Tignosso dhe Barketa iu është dhënë Shqipërisë nga Komisioni Ndërkombëtar, nuk është i besueshëm, derisa nuk kemi gjetur asnjë dokument, përshkrimor apo hartografik që të vërtetojë atë.
Barketa, qysh prej asaj ndarjeje tokësore të të dy shteteve fqinje duhet t’i përkiste Shqipërisë, për të respektuar parimin e baraslargësisë. Mirëpo, as kjo ujdhesë njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar ka ngelur në harrim, derisa kërrkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë për menaxhim. Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913 nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen ujërave prej këtij shkëmbi dëshmitar.
Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA**Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

No comments:
Post a Comment