Njerëzit i lajnë duart më shpesh pas kryerjes së nevojave personale, nëse mendojnë se dikush i shikon, që do të thotë se këtë e bëjnë për shkak të turpit dhe jo për shëndetin e tyre.
Për të vërejtur ndikimin e mesazheve për domosdoshmërinë e larjes së duarve me sapun, ekspertët kanë analizuar 250.000 njerëz në Londër.
Për të vërejtur ndikimin e mesazheve për domosdoshmërinë e larjes së duarve me sapun, ekspertët kanë analizuar 250.000 njerëz në Londër.
Me këtë rast, ata kanë vendosur mesazhe të tilla, si “Uji nuk i vret bakteret, por sapuni”. Ndërsa është vërejtur se mesazhi më i suksesshëm kishte qenë “A i lan duart me sapun personi pranë jush?”.
Sipas rezultateve të përgjithshme është vërejtur se femrat janë më të kujdesshme në mbajtjen e higjienës, ndërkohë që vetëm 1/3 e meshkujve i kishin pastruar duart me sapun, detergjent apo shampo pas kryerjes së nevojave personale.
Është vërejtur se te meshkujt kishin pasur ndikim mesazhet më ‘arrogante’, si p.sh. “Lajini me sapun se më vonë do të hani”. Ndërkohë femrat kishin reaguar më mirë ndaj mesazheve të zakonshme të cilat kishin shërbyer vetëm për t’ua përkujtuar se duhet t’i lajnë duart.
Telegrafi
Po sikur të hamendësojmë, sa do të ishte përqindja e meshkujve shqiptarë që duart i lajnë me detergjentë pastrues si sapun, shampo etj ?
No comments:
Post a Comment