Thursday, October 8, 2009

Sekuestrohet sot Muzeu i Shkencave, zhduket historia 100 vjeçare

Pedagogë e studentë janë mbledhur sot para Muzeut të Shkencave të Natyrës në pritje të mbërritjes së policisë, e cila ka njoftuar se do të zbatojë sot urdhrin e Përmbarimit, për lirimin e godinës dhe kthimin e saj pronarit.

Muzeu i Shkencave


Drejtori i Muzeut ka bërë me dije se njoftimi nga zyra përmbarimore është marrë pak ditë më parë. "Jemi njoftuar se sot do të realizohet ajo që quhet zbatim me forcë i urdhrit përmbarimor për lirimin e objektit në fjalë. Ne jemi këtu për të shprehur qëndrimin e prerë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, për të mos zbatuar këtë vendim, pasi nuk dimë si do jetë fati i objekteve që ndodhen në të"- thotë ai.
Sipas drejtorit, i është dërguar një letër-propozim, rektorit të UT-së, ministrit të Arsimit dhe kryeministrit për shpalljen e këtij, si një objekt i rëndësisë së veçantë;
të nxirret urdhër për shpronësim të pronarëve për interesa publike dhe ndërprerjen e veprimeve përmbarimore për ruajtjen e këtij objekti me vlera.

Pedagogët thonë se me këtë vendim zhduket historia 100 vjeçare me vlera të pariparueshme. Pas kësaj, ne mbetemi i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një muze të historisë së Natyrës.

Shekulli

No comments: