Luftë me pistoleta në mes të Tiranës për parkimin e makinës. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë, ndërkohë që policia ka mundur të arrestojë të dy protagonistët e ngjarjes, të cilët pavarësisht se janë qëlluar disa herë, kanë shpëtuar paq nga ky konflikt.
Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të shtunën në zonën e Laprakës. Sipas tyre, për këtë ngjarje, nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit u arrestuan në flagrancë shtetasit Gëzim Zef Dodaj dhe Franc Kastriot Kaloshi, përkatësisht 33 dhe 20 vjeç. Nga grupi hetimor mësohet se pikërisht te kryqëzimi i AMC-së, ata kanë qenë duke parkuar mjetet e tyre. Në ato momente, njëri i ka zënë rrugën tjetrit dhe kaq ka mjaftuar për të nisur një debat. E kaq është dashur për të kaluar në konflikt të ashpër dhe me fjalë fyese. Në ato momente, të dy protagonistët, Dodaj, i cili banon në rrugën "Vangjel Noti" dhe Kaloshi që banon në rrugën "Gjergj Legisi", kanë nxjerrë armët. Sipas policisë, njëri prej tyre ka nxjerrë automatikun, ndërsa tjetri pistoletën. Aty janë qëlluar për disa çaste, duke tmerruar edhe banorët e zonës, por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjeri. Në këto kushte, ata janë larguar duke u fshehur dhe më vonë ka mbërritur policia. Pa kaluar shumë kohë, duke përfituar edhe nga makinat e mbetura në vendin e ngjarjes, policia ka bërë identifikimin dhe më pas arrestimin e tyre.

Sipas të dhënave policore, në vendin e ngjarjes u gjet edhe një automatik "Kallashnikov". Gjithashtu, nga ekspertët e policisë u sekuestruan edhe disa gëzhoja të dy armëve të ndryshme. Nga ana tjetër, policia deklaroi se dyshohet që konflikti ka pasur zanafillë një sherr të mëparshëm. Sipas të dhënave hetimore, 20-vjeçari i kishte rrahur djalin Kaloshit. Për këtë arsye, Kaloshi ka dashur të hakmerret, por sipas policisë kjo mbetet në kuadrin e dyshimeve dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Shqip
No comments:
Post a Comment