Pas ngjarjes në Fier ku një djalosh 26 vjecar me probleme mendore jetonte i lidhur me zinxhire prej 3 vjetësh në koliben e qenit, një skandal edhe më i madh shënohet, por këtë radhë në Maqellarë të Dibrës.
Dy motrat, Thëllënxa dhe Fidane Keshi mbahen prej plot 22 vjetësh në një kolibe me zinxhirë të lidhura nga babai. 70 vjecari Dine Keshi, babai i motrave ka bërë të ditur se të bijat janë agresive dhe rrezik për banorët ndaj është detyruar ti lidhë. Babai shpjegon se vajzat vuajnë nga problemet mendore, por pavarësisht kësaj nuk mjekohen.

Familja Keshi jeton në kushte të mjerueshme ekonomike. Vajzat aktualisht trajtohen vetëm me pension invaliditeti. Ato jetojnë dhe ushqehen në koliben e sajuar me dërrasa e llamarina. Babai i tyre rrëfen se nëna e vajzave ka vite që ka vdekur, ndërsa ai në pamundësi të ruajtjes së tyre i ka lidhur me zinxhirë.
Pak ditë më parë TVNews24 zbuloi një rast të ngjashëm që tronditi mbarë opinionin. 26 vjecari Fatmir Rashu mbahej prej 3 vjetësh i lidhur me zinxhirë në një kolibe, në Levan të Fierit. Lajmi i transmetuar në NEWS 24, BalkanWeb e "Gazeta Shqiptare" nxitën sensibilizimin dhe reagimin e institucioneve vendore.
d.b/BalkanWeb
Viedo YT : http://www.youtube.com/wat
No comments:
Post a Comment