Saturday, October 10, 2009

Greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga SHQIPJA

Studiuesi Çlirim Xhunga sjell interpretim të ri të greqishtes së vjetër.




LOGOS – Një lojë fjalësh
(Ese)

Në greqishten e vjetër Νωδός, ή, όν {νω* = νου* = njoh + δός*} do të thotë : që s’ka dhëmbë (qui n'a plus de dents). Por shihni me kujdes si është formuar kjo fjalë. Këtu νω, e cila është një nga hallkat e vargut skematik grek νε-, νη-, νί-, νο-, νύ-, νῶ- të ndërtuar duke u mbështetur në paradigmën e rrënjës shqipe NJOH, ka marrë kuptimin e pjesësëz mohuese JO, kurse δός vjen për çudi nga një fjalë tjetër, ku personazh kryesor i rrëfimit me një togfjalësh është qeni (që në greqisht dhe në latinisht mes shumë fjalëve luan rolin e luanit): κυνόδους, όδοντος (ό) {κυν* + όδο* = udhë, mënyrë + υς*} 1 dhëmbë qeni të njerëzve dhe kafshëve (dent canine des hommes et des animaux). Kështu nga mbiemri κυνόδους, i cili don të thotë fjalë për fjalë: qeni, prej qeni (sjellje, karakter, mënyrë, pamje etj.) grekët shpikën dhe latinët kopjuan fjalën ὀδούς, ὀδοντος dhëmb (dent), e cila në it. bën dente dhe në fr. dent.
Me një gur a disa gurë dijetarët e lashtë grekë e ata latinë pas tyre kanë arritur të krijojnë nga shqipja një a disa neologjizma! Jo vetëm kaq. Fantazia e tyre ka shkuar më tej. Duke shfrytëzuar labirintet e fantastikes grekët e lashtë kanë krijuar me shqipen njoh fjalë me kuptime nga më të shumëngjyrshmet. Ἀκατάψευστος {ἀκατά = ἀ pjes. moh. + ψε* = fshe + υσ* = ish (me kuptimin është) + τος*} thotë gjuha e lashtë greke dhe ndonjë poet latin: ajo që s’mund të fshihet dhe një mendim që s’errësohet nuk janë as fantastikë e as përrallorë (non fabuleux). Grekut i lipseshin fjalë të reja për të emërtuar dukuri të tjera, që mundësisht të dukeshin të ndryshme nga shqipja. Mjaft dukuri të natyrës e të shoqërisë prisnin t’u vihej një emër dhe greku, e pas tij latini, e gjetën rrugën. Me νουθετέω-ῶ {νο* = njo + υ* = unë + θε* = the (them) + τέω*} greku i vjetër tha: 1 fus në kujtesë (remettre en mémoire), rikujtoj (faire ressouvenir, rappeler); paralajmëroj dikë (avertir qqn), i kujtoj diçka dikujt (rappeler qqe ch. à qqn) kujtohem për (rappeler que) 2 paralajmëroj (avertir), qortoj (réprimander) II. qetësoj (calmer). Më pas veç kur u krijua fjala νότος, erë e jugut (vent du sud). Është po rrënja shqipe njoh, por kësaj here me prapashtesën τος, një hibrid me prejardhje po nga shqipja. Era e jugut u quajt kështu pasi dihej (pra, njihej) se kur frynte ajo sillte shiun (c. à d. de la pluie). Νότος u kopjua nga latinët, me gjithë prapashtesën τος, por u shkrua me shkronja «të reja» dhe u bë notus, që do të thotë hëm erë jugore, hëm i njoftun, duke zbuluar atë që u mundua të fshehë greku, prejardhjen e νότος nga shqipja. Por grekët s’u bënë merak që këtë të fshehtë ua mori vesh latini. E tërë puna është që të vërtetën të mos e marrë vesh vetëm shqiptari. Dhe greku ia ka arrritur qëllimit, për 3000 vjet shqiptarët dinë më pak për gjuhën e tyre se çdo evropian tjetër.
Greku, i cili ka dashur të ishte gjithnjë i pari, NIKI (Nji, një + qi, qe), τος e bëri τίς dhe ja ku doli fjala e re νοτίς, lagështirë. Latinët s’vonuan dhe e kthyen νοτίς «latinisht» në notis, për të thënë bashkë me notos, i njohur, i njoftun. Çudia më e madhe në historinë e filologjisë botërore dhe të albanologjisë është se ndonëse grekët dhe latinët s’i shpëtuan dot forcës magjepsëse të shqipes, dijetarët shqiptarë të shekullit XX nuk i shpëtuan dot grackës së trukeve morfologjike të grekëve dhe latinëve. Por gënjeshtra i ka le gambe (këmbët) të shkurtra. Ngado që të vërtiten e çfarëdo që të filozofojnë dijetarët grekë, latinë, gjermanë, anglezë, sllavë e të tjerë, dhe çfarëdo arme psikologjike, ekonomike apo vrastare të vënë në dispozicion të ideologjisë e politikës shtetet e tyre, këto kombe s’kanë për t’i shpëtuar ndëshkimit të së Vërtetës së Madhe, se gjuhët e tyre vijnë vetëm e vetëm nga shqipja. Jo vetëm kaq. Unë këtyre « Zotërinjve, Aristove, Arqive», këtyre «Kombeve të Qytetëruara» u them se 90% e zërit N në fjalorët e greqishtes së vjetër dhe të latinishtes, vijnë vetëm nga një rrënjë e shqipes, NJOH. Po të përfshijmë në këtë zë neologjizmat me prejardhje po nga shqipja si nau, naut, nav apo rrënjë të tjera të shqipes si nem, nëm dhe nuk, atëherë rezulton që leksiku i zërit N në këto fjalorë vjen 100% nga shqipja. Po të zbatojmë në filologji teoremën e Policit, por jo vetëm atë, rezulton se edhe gjuhët postlatine, gjermanike e sllave vijnë të gjitha nga shqipja. Me pak vullnet shqiptarët mund t’u vënë «evropianëve» në dispozicion, në një kohë relativisht të shkurtër, të gjithë materialin e nevojshëm e dokumentues.
Ndonëse s’qenë kurrë të zotë të krijojnë një gjuhë të tyre origjinale, grekët dhe latinët kanë provuar se me brumin e të tjerëve, pra të shqiptarëve, dhe me mendjen e tyre pjellore dinë të gatuajnë gjëra fantastike. Kështu, meqë νότος ishte një erë që vinte me drejtim nga jugu, Herodoti, Plutoni dhe Tuqididi menduan që me νῶτος ose νώτον të emërtonin kurrizin (dos) e gjithfarë gjërash të tjera. Fantazia e fantazistëve u shtri edhe më tej. Dishepujt (discipulus, që DIN SHQIP, fjalë e kohës së Aristotelit + dim. ul + us, është), që përpiqeshin të shkonin më tej se mësuesi, se ç’kishin një si νόσος, një hutim (égarement de l'esprit), një si shkallim (démence), i përfshinte një biçim marrëzie (folie), pasi dija e tepërt ishte νοσηρός e dëmshme për shëndetin (malsain, insalubre), por jo vetëm kaq! Kishte rrezik që edhe të νοσέω (krhs. me shqipen shënosh, shëndosh, por s’kanë asgjë të përbashkët etimologjikisht) të mbeteshin shpirtërisht të sëmurë (avoir l'esprit malade), apo edhe më keq, ata mund t’i pushtonte marrëzia (être atteint de folie). Me gjithë këto ogure të zinj që rrënja shqipe NJOH, kjo fjalë e çuditshme shqipe, po u sillte greko-romakëve, ata prapseprapë, vendosën në unanimitet që Ajo të përdorej edhe me kuptim pozitiv. Kështu ata krijuan mbiemrin νωΐτερος, α, ον, {νωΐ* = njoi, njohim + τερ* = të tërë + ος*} të tanët (notre) dhe përemrat vetorë të vetës I shumës të italishtes dhe frëngjishtes, (rsp. nous dhe noi).
Sot po e mbyllim me kaq. Kush don të bëj vetë një ese tjetër mbi rrënjën NJOH, a me një rrënjë tjetër të shqipes le të këshillojë me nge si fjalorët e greqishtes së vjetër, të latinishtes dhe të çdo gjuhe evropiane. Por për sa kohë Shqipëria do të jetë kjo që ka qenë këtu e njëqind vjet, unë i kujtoj të bëjë kujdes, se mund të mbetet, e pakta, pa punë dhe pa mjete jetese!



* * *



Intervistë nga gazetarja e Koha Jonë Magda. A.

Çlirim Xhunga edhe mund të paragjykohet, sepse zakonisht në të tilla raste thuhet: “si ka mundësi që një autor i panjohur të hedhë poshtë enciklopedinë botërore”, apo me fjalët e shoqëruara me nënqeshjet karakteristike tallëse “dava punë amatorësh”, gjë që buron nga inferioriteti dhe mosbesimi te fuqia e individit, të kudondodhur, që mund të përbëjë një qenie të besueshme me mendje revolucionarizuese, pavarësisht se në pamje apo funksionin formal që kryen mund të duket mosbesues, falë dhe asaj se sa shumë gabojnë njerëzit në shpërndarjen e meritave. Kanë gabuar dhe me Sokratin e madh, sepse qe i vetëm ndaj një filozofie të gabuar, masive, mbizotëruese!!! Do të ishte mirë që ai të gjykohej duke analizuar vetëm ato që thotë, pa llogaritur se kush i thotë, kjo e dyta s’ka pikë rëndësie, për të cilat në fakt ai është i bindur katërcipërisht që nuk ekziston askush që ta kundërshtojë. Dhe janë të shumtë autorët shqiptarë e të huaj që mbrojnë teza të ngjashme me të, në lidhje me prejardhjen e gjuhës shqipe, ndërkohë që ekziston dhe një shumicë që nuk e njeh mirë gjuhën shqipe apo që nuk do ta njohë, apo një pjesë që shprehet se rrezikon të thotë të vërtetat e saj. Ndërkohë Çlirimi shkon edhe më përtej tezave të derisotshme, duke sjellë fakte të reja. Ka një jetë që studion gjuhët e huaja dhe dy vjet ato antike. Ka studiuar për gjuhë-letërsi. Dhe me një guxim jo të zakonshëm që ia jep edhe prejardhja nga një familje tepër atdhetare thotë pa druajtje atë që mendon, gjë që s’kemi përse ta shohim aspak me paradyshim, përkundrazi....të ndalemi mirë... M.A.



Ju arrini në përfundimin se gjuha e vjetër greke vjen prej shqipes. A mund ta përmblidhni në mënyrë sintetike këtë pohim të jashtëzakonshëm dhe shkaqet që ju sollën këtu, nëse ai është vërtet i tillë?


Greqishtja është një gjuhë e ndërtuar në katedra gramaticienësh. Ky pohim s’është i ri. Këtë e konfirmojnë si Haustratte, ashtu edhe D’Agnely, ndonse unë nuk kam gjetur tek asnjeri prej tyre dëshmi gjuhësore bindëse. Por studimi ynë mbi greqishten e vjetër na tregon se këta dijetarë kanë patur prova të pakundërshtueshme për të shtruar këtë hipotezë, por kushtet nuk i kanë lejuar ta shtjellojnë atë. Greqishtja e vjetër jo vetëm që është një sajesë, një gjuhë e sajuar nga njerëz që flitnin një gjuhë tjetër, por ajo ngërthen në vetvete një mori problemesh të karakterit gjuhësor. Një shqipfolësi që bie në kontakt me literaturën e gjërë të autorëve të lashtë grek i lindin shumë pyetje në kokë dhe mjaft zhgënjime. Që në fillim të punës time zhgënjimi im ka qenë tepër i madh aq sa unë kam thënë me vete: Po çfarë katrahure paskan bërë këta njerëz me gjuhën e bukur shqipe! Konfuzioni leksikor e morfologjik në gjuhën greke është kaq i madh sa që here-herë më duket i qëllimshëm. Fjala në greqishten e vjetër është larguar shumë nga tabani i saj i origjinës, i shqipes, kemi zëvëndësime pavend të fjalëve shqipe me neologjizma belbëzuese homerike dhe posthomerike, mjaft rrënjë të rëndësishme të shqipes janë ngurtësuar në fondin mitologjik të ashtuquajtur grek duke humbur çdo kuptim në atë gjuhë. Fjala në greqishten e vjetër është e mbingarkuar ideologjikisht, është shumë e errët dhe s’është çudi që greqishtja e vjetër të jetë frut i një grushti priftërinjsh të ditur të lashtësisë, që nuk mund të thuhet me siguri se nga e kishin origjinën, pasi në gjuhën greke ne nuk shohim gjurmë të shënueshme të ndonjë gjuhe tjetër përveç shqipes. Greqishtja jo vetëm që ka lindur nga shqipja, por ajo është një gjuhë shumë më inferiore se ajo. Shqipja ia kalon greqishtes së vjetër në të gjitha drejtimet: si për nga pastërtia e rrënjës, pastërtia morfologjike dhe sintaksa e qartë.

Greqishtja e vjetër, është hartuar sipas një strukture morfologjike dhe sintaksore tashmë të deshifruar. Unë jam duke punuar për një fjalor etimologjik të saj duke u mbështetur mbi fjalorin e hartuar nga një nga leksikografët dhe filologët më të shquar në botë, që i kanë kushtuar jetën dhe krijimtarinë e tij greqishtes së vjetër, atë të leksikografit dhe filologut francez Bailley. Të dhënat që po dalin në dritë nga studimi i veprës së tij, të cilën e kam krahasuar me Iliadën, Odisenë dhe tekste të tjera të autorëve të lashtë grekë që ai merr në shqyrtim, janë befasuese. Greqishtja e vjetër është një gjuhë e ndërtuar sipas një strukture gramatikore skematike. Fjalëformimi aty bazohet te rrënjët e shqipes. Këtyre rrënjëve në greqisht iu shtohen parashtesa dhe prapashtesa, të cilat janë të ndërtuara po me brumë të shqipes. Kështu p.sh. shkallët e krahasimit te mbiemrat në greqisht ndërtohen me prapashtesën – τερος {τερ = i tërë + ος = është} në shkallën krahasore dhe me –τατος {ταν = të tan, të tërë + τος} në shkallën sipërore. Edhe leksiku i greqishtes së vjetër mbahet në këmbë nga rrënjë të shqipes. Herë – herë leksiku i greqishtes ndërtohet mbi vargje të ndërtuara me tema të së njëjtës paradigmë të shtjellimit të foljes në gjuhën shqipe si p.sh. Σμαρ, Μαρ; Σμερ, Μερ ; Σμορ, Μορ që në greqisht duan të thotë ndaj, shpërndaj (partager). Një shqipfolësi i bie lehtë në sy fakti që në greqisht Σμαρ = Μαρ, Σμερ = Μερ dhe Σμορ = Μορ dhe se pjesëza S nuk e ka vlerën mohuese që ka në shqip. Ky është një element i vogël, por shumë i rëndësishëm që dallon qartë shqipen nga greqishtja dhe që flet në favor të vjetërsisë së shqipes. Përveç vargjeve të llojit të mësipërm, në greqisht kemi vargje të ndërtuara me rrënjë të cilat në shqip shprehin koncepte të ndryshme siç është rasti i ΓFα: Γα, Γαν, Γε, Γεν, Γνη, Γον, Γvω, lind (naître, faire naître) ku Γα dhe Γαν vijnë nga shqipja ngjaj, Γε dhe Γεν vijnë nga shqipja gjej, Γνη dhe Γvω vijnë nga togfjalëshi q’ (që) njoh. Siç shihet, në rastin e dytë « keqkuptimet » mes rrënjëve të shqip dhe fjalëve në greqishten e vjetër janë edhe më të mëdha se në rastin e parë dhe flasin për një konfuzion jo të vogël, që ka ekzistuar në greqishten e vjetër.
Për të qëmtuar fjalën shqipe në greqisht nuk është gjithnjë një punë e lehtë. Hulumtimi i rrënjës së saj në greqisht si p. sh. te naut, ortho, sferë etj. i ngjan punës së një arkeologu, të cilit i duhet të mbledhë copa të thyera për të ngjitur një amforë. Nga krahasimi i leksikut të këtyre dy gjuhëve kuptojmë se në shumë raste greqishtja ka përvetësuar nga shqipja jo kuptimin e rrënjës së fjalës, por kuptimin e figurshëm të saj. Zhvillimi i mëtejshëm i gjuhës greke ka bërë që fjala shqipe të evoluojë në një mjedis të ri morfologjik. Gjatë këtij procesi diferencimi fjala greke është larguar mjaft në formë dhe në përmbajtje nga gjuha shqipe. Pra, ndryshimi thelbësor mes kuptimit të fjalës greke nga rrënja e saj shqipe qëndron në largimin e greqishtes nga kuptimi i parë burimor dhe veshja e fjalës me kuptime të mbartura po të rrënjës shqipe. Ky diversifikim e kapërcen edhe këtë cak të fundit, puna arrin deri aty sa që grekët për të emërtuar këmbën të përdorin rrënjën shqipe shkel, për forcën përdorin rrënjët krah dhe di , për të emërtuar fjalën mish thonë krye, ndërsa me rrënjën tonë gjak ata shprehin klithmën dhe perëndinë Bakus. Në greqishten homerike rrënja e shqipes shfaqet e diversifikuar si në shqiptim dhe në të shkruar. Kjo ka ndodhur në rradhë të parë sepse fjala shqipe ka kaluar nga njëri dialekt grek në tjetrin, duke pësuar ndryshime fonetike, dhe semantike sa që tek Iliada dhe Odisea ne gjejmë një mori fjalë që vërtiten rreth një rrënjë të vetme. Kështu krahas Re kemi Ra, krahas Er kemi Hr dhe Ir, krahas Pei kemi Fei, në krahë të Pa gjejmë Fa. Po kështu kemi Men, Man dhe Mhn, Damo dhe Dhmo, Xeir dhe Keir, Pur dhe Pir, Kar dhe Khr. Rrënja e tyre e përbashkët na bën të mendojmë se kjo nuk ka qenë vetëm rezultat i një procesi të gjatë të evoluimit gjuhësor të gjuhës ndër dialektet greke. Shndërrimet fonetike kanë shërbyer edhe për të ndërtuar fjalë të reja, kuptimet e figurshme të të cilave ruajnë edhe në kontekstin e ri gjithnjë një lidhje me rrënjën shqipe nga kanë dalë. Këto diferencime kanë bërë që greqishtja të duket si një gjuhë krejt e ndryshme nga shqipja, duke ngatërruar mjaft gramaticienë leshko, ndonse të dëgjuar dhe ca prej tyre shumë të dëgjuar, vendas e të huaj, të cilët deri më sot e kanë veçuar si shqipen ashtu dhe greqishten në familjen indoevropiane.


Eshtë shumë e vështirë të pohosh, por aspak e pamundur, se shekuj të tërë janë ngritur mbi një gabim të madh. Ç’mendoni për filologjinë botërore në këtë aspekt?


S’është aspak çudi. Në trajtimin e çështjeve të tilla të rëndësishme si prejardhja e gjuhëve, në themel të punës studimore filologjike ka sunduar kriteri ideologjik e ai politik dhe shumë më pak kriteri shkencor. Deri më sot asnjë studiues shqiptar nuk e ka ballafaquar gjuhën shqipe frontalisht me gjuhën greke. Që të dërdëllisësh për vjetërsinë e shqipes në këto anë të dheut, së pari duhet të kishe krahasuar më parë shqipen me gjuhën e fqinjit tonë më të vjetër, atë të grekërve. Duhesh marrë në analizë së pari nga vetë studiuesit shqiptarë gjuha e Homerit dhe e autorëve të lashtë grekë, para se të merreshin në konsideratë shkencëtarë të dyshimtë si Mayer me shokë. Filologjia botërore dhe mjaft studjues shqiptarë e marrin të mirëqenë vjetërsinë e gjuhës greke, ndërsa mua më rezulton se greqishtja e vjetër s’është gjë tjetër veçse një përpjekje për të ndërtuar një gjuhë universale, diçka e ngjashme me ëndrrën e Zamenhofit në shek. XIX.
Nuk duhet të ngatërrojmë këtu qëndrimin tonë ndaj vjetërsisë dhe gramatikës së greqishtes së vjetër me rëndësinë e padiskutueshme që kjo gjuhë mori në zhvillimin e dijes njerëzore në tërësi dhe në lindjen dhe zhvillimin e gjuhëve të vendeve evropianopërendimore. Edhe shqipja e re ka mjaft neologjizma grekolatine, frut i dijetarëve të fushave të ndryshme të dijes, paçka se të gjitha pa përjashtim janë krijuar me brumin e saj.

Cilat janë dy shkaqet kryesore, sipas jush, të këtij qëndrimi: mosnjohja e shqipes, apo mungesa e dëshirës për të pranuar logjikën e saj?

Edhe këto ditë unë lexoj në buletine filologjike europiane se si linguistika përpiqet t’u japë shpjegim problemeve gjuhësore me anë të aparateve analitikë të gabuar, që vijnë nga mosnjohja e shqipes, por dhe nga predispozioni jodashamirës ndaj shqipes dhe popullit që e flet atë. Kjo mungesë predispozicioni ka arsye të njohura të vjetra politike, por nuk duhet nënvleftësuar dhe ndikimi që do të kishte një afirmim i rolit të gjuhës tonë dhe vendi që ajo do të zinte në rrafshin e familjes indoevropiane, qoftë dhe në aspektin më periferik të saj, atë komercial, pasi një afirmim i tillë do të thoshte një kthim të vëmendjes së mbarë botës drejt shqiptarëve dhe Shqipërisë, gjë që do të shqetësonte shumë fqinjin tonë grek, i cili sot përfiton shumë nga turizmi kulturor.
Shqetësimin grek e kanë për çudi edhe evropianët e tjerë. Ata s’e kanë për gjë të deklarojnë se 60 deri në 80 % të leksikut të tyre vjen nga greqishtja dhe latinishtja, por ngurrojnë (mbase duhet përdorur fjalë tjetër) të pranojnë që ato bashkë me greqishten vijnë nga shqipja. Nuk e di. Qarqe të caktuar në Evropë nuk kanë qenë historikisht të interesuar të hidhet dritë mbi lashtësinë e shqipes. Botimet e kohëve të fundit, që po habitin botën shqiptare dhe që po nervozojnë fqinjët grekë dhe turkë, po bëhen vetëm nën trusninë e shpërthimit të një vetëdije kombëtare nga ana e vetë shqiptarëve. Shumë gjëra janë ditur, dhe shumë akoma mbahen të fshehura në sytë e kombit tonë. Jo vetëm kaq. Sot të huajtë dinë dhe se ç’bluan koka e çdo shqiptari. Kur një pjesë e dijes rrezikon të dalë në dritë me përpjekjet e vetë shqiptarëve, të huajtë nxitojnë të nxjerrin të parët nga sirtarët e mbuluar nga pluhuri dhjetra apo qindravjeçar dokumente befasuese. Merrni si shembull të freskët D’Agnely dhe Faverialin. Kjo ndodh pasi dija për të fuqishmit është fuqi, pushtet. Kur ajo bëhet e të gjithë popullit, kjo dijë humbet fuqinë dhe shndërrohet në mall, nga i cili po ata vetë që e zotëronin duan të nxjerrin përfitimin më të madh të mundshëm ekonomik, politik e ideologjik. Por e keqja më e madhe për ne shqiptarët janë antishqiptarët që lind toka jonë. Edhe kur Lajbnici u shpreh se shqipja është gjuha ilirëve të lashtë gazeta shqiptare “Albania”, në Bruksel, do të shkruante se ne kemi respekt për këtë dijetar të madh por ai nuk ka ditur më shumë se 100 fjalë shqip. Kur një dijetar frëng u bë gati të publikonte dokumenta të lashta të shqipes në vitet 20’ ambasada shqiptare ia ndali vrullin. Një dorë e zezë e ndaloi kardinal Skiroin të botonte veprën e tij për Mesharin. Po ajo dorë mbyti Petro Ninin Luarasin dhe Aristidh Kolën.

Po gjuhëtarë, të huaj edhe shqiptarë, si Mayeri, Hahni, Çabej etj, si vallë nuk mbërritën deri në këto caqe kërkimore?

Në Shqipëri gjuhësia krahasimtare deri më sot është marrë me probleme të dorës së dytë, gjithsesi shumë të vyera e që kanë hedhur dritë në raportet e shqipes me gjuhë të tjera, por që nuk kanë qenë në gjendje të afirmojnë rolin e vërtetë, primar, që shqipja ka pasur në familjen indoevropiane. Studimi i shqipes përvec interesit shkencor është i lidhur ngushtë me interesa kombëtare shpeshherë të nëpërkëmbura nga përfaqësues e dijetarë të popujve, që nuk kanë qenë të zotë të ruajnë gjuhën e të parëve të tyre. Studimi i greqishtes së vjetër dhe i latinishtes më kanë krijuar bindjen se shqipja është gjuha e vetme e gjallë e krijuar ndonjëherë nga një popull në këto anë të dheut.

Po a jeni njohur me autorët kryesorë botërorë në këtë lëmë, edhe grekë, dhe etimologjinë që ata përdorin për gjuhën e vjetër greke?

Unë jam mbështetur kryesisht në punë studimore të autorëve më në zë në botë të greqishtes së vjetër si Bailly dhe Lidell. Sa për qëndrimin e fqinjëve grekë ndaj gjuhës shqipe, shqiptarëve dhe historisë së tyre, ksenofobia e tyre është një gjë më se e njohur. Grekët kanë qenë fqinjët tanë më të vjetër, autorët e tyre të lashtë, emrat e të cilëve shpjegohen vetëm nëpërmjet shqipes, janë treguar shumë të kursyer në veprat e tyre për paraardhësit tanë. Si grekërit, dhe latinët kanë të drejtë të krenohen për kontributin që i kanë dhënë dijes së njerëzimit, por ata duhet t’i njohin shqipes autorësinë e gjuhës së tyre. Si greqishtja ashtu dhe latinishtja nuk arrijnë të shpjegojë kurrgjë për rrënjët e fjalëve te veta. Shpjegimi i prejardhjes së fondit të leksikut të greqishtes së vjetër mund të bëhet vetëm me anë të gjuhës shqipe.


Shpjegimi me anë të shqipes të rrënjëve të këtyre fjalëve, nëse është kështu, hedh poshtë në fakt hipotezën për marrje të anasjelltë….

Po. Kur dalin nga konteksti i greqishtes rrënjët e shqipes nuk kanë kuptim në atë gjuhë. Këtë e ka vënë re me gjenialitet edhe Petro Zheji kur flet për gjuhën sanskrite, të cilën e kompromenton vetë emri. Te shqipja këto rrënjë qëndrojnë më natyrshëm, zhvillohen me një vërtetësi, bukuri, tingëllim magjepsës e të pakrahasueshëm. Fjalë të rëndësishme e shumë të bukura të shqipes janë marrë dhe janë vënë në rolin e shërbëtorit në strukturën morfologjike të greqishtes së vjetër. Kështu, me trajta të foljeve shqipe them, kam dhe jam janë formuar shumica e prapashtesa të diatezave të foljes greke. Po kështu dhe mjaft rrënjë të tjera të shqipes si leu, mendoj, thërras etj. luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fjalëformimin. Një fakt shumë i bukur dhe shumë interesant është se te gjuha e Homerit marrin pjesë gjallërisht si dialektet e shqipes në trojet ku banojnë shqiptarët etnikë edhe në ato të diasporës ekzistuese në Greqi dhe Itali, fakt ky që hedh poshtë shterpësinë e diskutimit ndërdialektor në Shqipëri. Jo vetëm gegërishtja, por edhe shqipja e diasporës, sidomos ajo e Arbëreshëve të Italisë, tek e cila mes shumë barbarizmave latine dhe greke gjinden thesare të vërtetë, format (glosat) më të vjetra të shqipes, të cilat duhet të rigjejnë vendin e tyre në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe nga ku janë zbuar me dhunë tridhjetë vjet më parë, dhe kështu ato të rizënë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe.


Pse dhe si ka ndodhur kjo “huamarrje”?

Në leksikun e greqishtes shumica e fjalëve janë kompozita të ndërtuara me dy a më shumë rrënjë të shqipes, të cilat siç thamë edhe më lart po të nxirren nga trupi i fjalës greke nuk kanë asnjë kuptim për të. Greqishtja nuk i shpjegon dot. Jo vetëm kaq. Në greqisht shumica e fjalëve të bukura shqipe kanë humbur kuptimin e tyre burimor dhe shprehin kuptime të mbartura, dytësore e deri në nocione që s’kanë më lidhje me vetë fjalën burimore. Kjo situatë në leksikun e greqishtes së vjetër mund të ketë arsye të ndryshme. Platoni në shek.V ngulte këmbë që autorët grekë të asaj kohe duhet të gjenin rrugë të tjera për krijimin e fjalëve të reja pasi etimologjia nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte në këtë drejtim. Greqishtja nuk është në gjendje t’u japë shpjegime figurave mitologjike, toponimeve greke, emrave të popujve që kanë banuar viset e Greqisë në lashtësi. Gjatë punës tonë me tekstet e Iliadës dhe të Odisesë ne shohim se shumë fjalë shqipe janë kuptuar dhe përdoren gabim nga vetë autori i tyre, gabim i cili është transmetuar ndër autorë të tjerë të lashtë grekë e që është ngulitur më pas në fjalorë e gramatika. Mjaft nga paskajoret e greqishtes janë sajesa gramaticienësh, dhe nuk mungojnë rastet kur shtjellimi i paradigmës së tyre bëhet me rrënjë të shqipes që s’kanë lidhje me njëra tjetrën.
Ndër fjalë të vjetra të shqipes që dokumentohen te Homeri dhe autorët e lashtë grekë duke filluar nga shekulli 7 –të p.e.s. ne kemi hasur: afroj, agë, agi, agon, anë, ankon, aq, ar, ata, ato, ba, bashkë, bëj, cep, cipë, dal, gjoj (dëgjoj), dha, dhashë, dhe, dheu, dhe (edhe), dhjam, di, diell, ditë, do (dua), i egër, enë, era, jam (dhe një pjesë e paradigmës së saj), fat, fill, flas, fle, frikë, fryj, fsheh, ftoj, gënjej, gjak, i gjallë, gjë (gjëra), i gjërë, gjej, gjel, gjellë, të gjithë, gju, grua, gunë, halë, hall, hap, hedh, heq, heu (pasth.), hip (dhe hop, hof etj.), humb, iki, jeta, kam (dhe një pjesë e paradigmës së saj), kap, kaptoj, kaq, kat, këto, klith, kohë, krah, krye, kryej, kthej, ku, la (lart), lë, leu, lidh, ligje (vaj), lip (dhe lyp), ma (mama), i madh, mat (dhe mas), marr, mbaj, mbi, mbys, me, mend, mendoj, mes, mik, mish, mos, natë, ndaj, ndihmoj, ndjej, në, nem, nëm, ngjaj, ngjyej, ngrej, ngushtë, një, njeri, njoh, nuk, nxit, ora, ore (pasth.), pa (shoh), pa (pjes. moh.), para, parë, për, peshë, pjell, plagë, plang, planc, plot, prag, prij, punë, pyes, qaj, qiell, qëlloj, qen, qëndroj, qenë, qepa, i qetë, qiell, qindi, ra (vargu ra, re, rri etj. me një zhvillim interesant në greqisht), rrah, rrëzë, rrëzoj, rri, rris, rrjedh, rrjep, rroit, rroj, shkoj, shoh (dhe një pjesë e paradigmës së saj), shpie, shquaj, shqyej, shtëpi, shterroj, shtie, shtroj, sit, sjell, sulem, tan, i tërë, tërheq, thaj, them (dhe një pjesë e paradigmës së saj)), therr, thërras, , thurr, thyej, ti, tjetër, tokë, tremb, trim, tym, udhë, uji, ul, vajti, valle, vapë, var, varr, vë, vij, vras, vulë, yll, zë, zihem, zili, zjej, nyjet e përparme i, e, të. Sigurisht, duhet të ketë dhe ca të tjera fjalë, por jo shumë. Kjo jo për faj të shqipes dhe shqiptarëve. Si grekët dhe latinët i kanë pasur në mes të tyre shqiptarët e ditur dhe shqipen e bukur dhe shumë të pasur. Por nga shqipja ata kanë marrë vetëm një grusht fjalësh për të ndërtuar me to gjuhët dhe kulturat e tyre duke lënë në errësirë trashëgiminë gjuhësore, dijen, traditat dhe kontributin e shqiptarëve vetëm e vetëm «për të mahnitur me gjeninë e tyre» tërë botën. Kush ka sy dhe veshë, kush ka pak mend mund të konstatojë se kjo lojë e vjetër po vazhdon edhe në ditët tona m’u para hundës tonë. Edhe sot e kësaj dite mjaft shqiptarë detyrohen të ndërrojnë identitetin e tyre në dhe të huaj në mënyrë që atje t’u hapen rrugët e dijes dhe të jetës.


Kur ka ndodhur sipas jush krijimi i greqishtes së vjetër?


Iliada dhe Odisea janë ndër dokumentet, të cilët kurorëzuan procesin e formimit të greqishtes së vjetër dhe ndarjen e saj përfundimtare me shqipen dhe strukturën e saj morfologjike dhe sintaksore.



Kaq ndikim gëzon greqishtja dhe politika greke te shkenca europiane?

Greqishtja qëndron në themel të gjuhëve evropiane. Ajo është një gjuhë më e studjuar nga të huajt se gjuha shqipe. Te Homeri dhe autorë të tjerë grek e ka origjinën shumica e fjalëve të leksikut të latinishtes dhe të gjuhëve të sotme latine e gjermanike. Nga ana tjetër, kanë munguar punime që të vërtetojnë se shqipja është një gjuhë më e vjetër. Këto mendoj se janë dy arsyet e këtij qëndrimi.

Nëse shqiptarët do të ishin aq të kultivuar në dijet e tyre si e shpjegoni faktin që më pas gjuha shqipe nuk u shkrua?

Në Vatikan është zbuluar një dokument që daton 350 vjet para Mesharit dhe e ardhmja mund të na japë ne shqiptarëve surpriza të tjera më interesante. Mungesa e shkrimit të shqipes në periudhën e shkëlqimit të Greqisë së Lashtë dhe të Romës së Lashtë lidhet me arsye historike, por në thelb, si greqishtja e vjetër ashtu edhe latinishtja s’janë gjë tjetër vecse vazhdime të deformuara të shqipes në dy alfabete të ndryshme.

Nuk druhesh se duke thënë këtë pohim dëmton interesa të mëdha politike e ndoshta njëkohësisht edhe jetën tënde private?

S’kam frikë megjithëse shumë nga ata që janë marrë me thelbin e shqipes dhe kanë hedhur dritë mbi identitetin e kombit shqiptar kanë rrezikuar mirëqenien e tyre dhe vetë jetën. Gjithçka pritet. Qeveritë tona janë zgjatim i qarqeve të huaja. Unë nuk kam besim se ne na udhëheqin shqiptarët.


Nuk druhesh se mund ta quajnë punë amatore, siç ndodh shpesh sot ndaj atyre që mbrojnë të tilla teza?


Le t’ia lëmë fjalën opinionit të specializuar për t’u shprehur për këtë çështje.


Të rejat që sjell studimi:

• Leksiku i greqishtes së vjetër është i ndërtuar sipas një strukture skematike në formë vargjesh horizontalë, që rrjedhin nga e njëjta paradigmë apo pjesë të paradigmave të ndryshme të shqipes duke na dhënë kështu vargje uniformë dhe të përzjerë.

• Në paradigmat e foljeve greke ngërthehen në mjaft raste rrënjë të shqipes që vijnë nga paradigma të ndryshme.

• Pjesëzat mohuese, kundërshtuese, veçuese etj. në greqisht dhe latinisht : 1 a-, ap-, ab-, abs- vijnë nga rrënjët shqipe hap, afroj etj. dhe 2 ne-, ni-, no- nga shqipja njoh.

• Ngarkesa, apo ngjyrimi ideologjik, jashtëgjuhësor i fjalës, është një element shumë i rëndësishëm i fjalëformimit në greqishten e vjetër dhe në latinisht. Injorimi i këtij elementi në studimet filologjike, shpeshherë i qëllimshëm, ka bërë që filologjia të ndjekë me galdim për mijra vjet një rrugë të gabuar, dhe mijra e mijra libra, broshura, kumtesa e referate kanë hedhur errësirë mbi të vërtetën.


• Kuptimi i an, pan, para është i tkurrur e deri i përmbysur te parashtesat greke.


Ekstrakte nga fjalori etimologjik i greqishtes së vjetër:

ἄπτερος {ἀ pjes. moh. + ἀπ = hap + τερ* = i tërë + ος*} pa krahë (non ailé). ἀπ. μῦθος { μῦ* m’i + θος* thosh} OD. fjalë pa krahë (parole non ailée), që nuk fluturojnë (qui ne peut s'envoler) pa pendë (sans plumes). S. πτερον për të kuptuar se si greqishtja ka filluar të largohet nga shqipja që në shek. X – VIII p. kr. S. R. hap.

ἀρχή, ῆς (ἡ) {αρ* = ar (flori) + χ’ = që + ῆς*} kush ndodhet përpara, në krye (ce qui est en avant) A fillesa (commencement) I principi (principe), origjina (origine). II pika e nisjes (point de départà, fundi i diçkaje (bout, extrémité d'une chose) 2 fig. princip (principe), themeli (fondement). B 1 komandim (commandement), pushtet (pouvoir), autoretit (autorité) 2 detyrë (charge), magistrature) 2 ajo që i nështrohet një autoriteti, perandori, mbretëri, vend i qeverisur (ce qui est soumis à une autorité, empire, royaume. pays gouverné). S’është e vërtetë që në fillim ishte ἀρχή –ja. Në fillim qe πόνος , punë e lodhshme (travail fatigant), ishte κυνηγία, gjuetia (la chasse). Kur κυνηγός (gjuetari le chasseur) ὁδηγέω (gjeti udhë të reja frayer un chemin), atëhere ai ἀργέω (ar gjeti dhe s’punoi më ne travaillait pas). Të gjitha kuptimet dhe nuancat e αρχή rrjedhin nga cilësitë, që ka metali i arit (floriri) dhe përfytyrimi që ka ai që e posedon për veten e tij, apo kalemxhiu për padronin e tij. S. R. ar (flori), qe (jam), që.
ἀρχηγετεύω {ἀρ* = ar + χη* = qi (që, i cili + γε* + gje (gjej) + τεω*} komandoj (commander à). Siç shihet këtu ἀρ*, χη* dhe γετεύω* kanë kuptimin e tyre të vërtetë dhe jo ato të mbartura nga kalemxhinjtë e antikitetit. S. ἀργέω, κυνηγετέω.
ἀρχηγετέω-ώ {ἀρ* = ar + χη* = qi (që, i cili + γετε* gjete (gjente) + ω*} filloj (commencer). ἀρχηγετέω dhe ἀρχηγετεύω ndryshojnë vetëm nga një ύ, një nga artificat e shumta greke për t’i dhënë fjalëve të tyre kuptime të ndryshme e sa më të errëta.

ἁγνεία, ας (ἡ) {ἁ* 1 pasth. habie; gëzimi 2 pjes. moh. ; + γ* q’, që + νε* = njeh + ία} 1 pastërti (pureté), dlirësi (chasteté) 2 pastrim (purification). Tek γνε = që njeh, ne kemi kuptimin idealist dhe agnosticist të fjalës njoh. Kush thotë se ne mund të njohim (γνο= qno = q’ njo = që e njoh) botën që na rrethon, atëhere ai qne-n, pra gënjen. [ἀγνεύω]. S. ἁγνεύω. R. njoh
ἁγνεύω {ἁ *, pjes. moh. + γ* q’, që + νε* = njeh + υ* u (unë) + ω*} I 1 jokal. jam i pastërt (être pur= πυρ = gr. zjarr, shqip. i pirë) 2 ruaj veten të pastër (se garder pur de) 3 konsideroj si detyrë fetare (regarder comme un devoir religieux de) II kal. pastroj (purifier). Në të kr. ἁγνεύω shkruhet ἥγνεύευκα = i gnjeu ka, pra ka gënjyer. Krhs. lat. ignesco, bëhet flakë në fytyrë, siç duke primit. nga gënjeshtra, kurse , agnellus, qingj i njomë (fig. i urtë). ἁγνεύω është ndërtuar sipas vargut skematik grek νε-, νη-, νί-, νο-, νύ-, νῶ-, një kopje e shtjellimit të shqipes njoh. S. κνεφάζω, νεύω. R. njoh.

Ἀφροδίτη, Ἁφροδίτη, ης (ἡ) 1 Afërdita, lat. Venus, perëndeshë e dashurisë dhe e bukurisë, që grekët besonin se kishte lindur nga shkuma e valëve (Aphrodite, lat. Venus, déesse de l'amour et de la beauté, que les Grecs croyaient née de l'écume des flots. 2 kënaqësi e dashurisë (plaisirs de l'amour) 2 dashuri (amour), dëshirë plot pasion (désir passionné), pasion (passion) 3 gëzim i miqësisë (jouissance de l'amitié), kënaqësi (plaisir) 4 hijeshi (grâce), bukuri (beauté) 5 planeti Venus (la planète Vénus). Spas Bailly me origj. fenikase.
ἀφρονέω-ώ {ἀφρον* = afron (afroj) + έω*} Humb llogjikën (être insensé). ἀφρονέω shtjellohet vetëm në pjes. e tash. së greqishtes. ἀφρον- vjen nga shqipja afron, afrohem. Si shqipja afroj edhe fjala e huazuar ἀφρον vjen nga onomatopeja fr, fër, frë, e cila në shqipe ka një përhapje të madhe si te shprehja bën fër – fër, fërfëllij, fërfëlloj, fërfërit, fërgëlloj, fërgohem, fërgoj, fërkoj, fërshëllej, frigoj, frikoj, fryj etj. [ἄφρων].
φρονέω I 1 kal. kam aftësinë të mendoj, të ndjej e të jetoj (avoir la faculté de penser et de sentir, d'où vivre) 2 tregohem i llogjikshëm (être dans son bon sens) 3 mendoj (penser). φρονέω është një neologjizëm i vjetër grek, që ka si antonim ἀφρονέω, humb llogjikën (être insensé). Këtë λόγος (lojë) fjalësh grekët e vjetër e ka shtrirë mbi një numur shumë të madh rrënjësh shqipe për të shprehur mbase më bukur mendimet e tyre por edhe për t’u larguar sa më shumë nga shqipja e për ta errësuar sa më shumë mendimin. II kal. 1 kam në shpirt (avoir dans l'esprit) 2 ëndërroj (songer à), projektoj (projeter de).

Ἣρα, ας (ἡ) {Ἣρ* = erë ; fig. zemërim, furi + ας* = ash, është} Hera, bija e Kronos dhe Reas, e shoqja e Zeusit Spas. Bailly etj. e vetmja etimologji e mundshme është (si shpesh herë) një fjalë sanskrite : svar, qielli (le ciel). S. ἀὴp, ἀνἠρ, Κήp. Krhs. lat.
Ἡράκλειος, α ose ος, ον {Ἡρά* + κ* = q’, që + λε* = le (lind) + ιος*} i Heraklit, që ka lidhje me Herakliun (d'Hèraklès, qui concerne Hèraklès). Krhs. me Herkulin te latinët.
Ἡρακλῆς, έους, thirr. –εις Herakliu, lat. Herkuli, i biri i Zeusit dhe Alkmenës ( Hèraklès (Hercule) demi-dieu, fils de Zeus et d'Alkmèna, Alcmène). Bailly dyshon te fjala e aut. të vjetër që sugjerojnë prejardhjen e fj. nga Ἣρα dhe κλέος, me mendimin se kjo fjalë vjen nga ἥρως. S. Ἣρα, ἥρως, κλέος (që + le = lindur + osh).

κήρυξ, κήρυκος { κ* = q’, që + ήρ* 1 erë 2 hi (pluhur) + υκ*= ik + ος*} I çdo person që njofton publikisht me zë të lartë (toute personne qui annonce à haute voix).1 në epokat heroike, kasnec apo mesazher i perëndive, Hermes (dans les temps héroïques, héraut ou messager des dieux, Hermès) 2 kasnec i perëndive (héraut des rois) 3 mesazher i paqes dhe i luftës, në asambletë publike. ( héraut pour les messages de paix et de guerre ; dans les assemblées publiques). II gjel (coq). Krhs. κήρυκος me ἅγγελος, ἀγγελικός, që lidhen bashkë nga roli që gjeli ka luajtur për të lajmëruar agimin e ditës. Gr. ἅγγελος dhe lat. angelus e kanë fjalën gjel në temë, kurse κήρυξ e mbart si metaforë. Krhs. κήρυκος me lat. angelus, fr. heraut, dhe hero në të gjitha gjuhët. κήρυκος ka dhënë në latinisht thuajse të gjitha fjalët që fillojnë me cur- si currere, fr. courir e it. correre.

λῆρος, ον (ὁ) { λῆρ* = i lirë + ος*I I 1 llomotitje (radotage, bavardage, sottise, niaiserie) 2 llafazan, llomotitës (radoteur) II 1 objekt pa vlerë (objet sans valeur) 2 objekt mondan (objet mondain) 3 zbukurim grash (ornement pour les femmes).

μένος {μεν* < men, menje, mendje + ος} shpirt (âme). Bailley jep si rrënjë të saj μέν, mendoj (penser).
μένω {< menoj, mendoj} kam një dëshirë (avoir un désir). Kjo folje ka vetëm të kryerën : μέμονα, kam dëshëruar (kupto : menduar).

νοέω, οῶ { νο* = njoh + έω*, οῶ*} futet në shpirt (se mettre dans l'esprit) : 1 shikoj, perceptoj (voir, s'apercevoir de, me anë të shqisave, par l'entremise des sens), 2 kuptoj (comprendre, me anë të reflektimit, par la réflexion) II 1 kam në shpirt (avoir dans l'esprit) : νόον νοεϊν, IL. kam një mendim në kokë (avoir une pensée dans l'esprit) 2 meditoj (méditer) III abs. 1 tregohem i kujdeshëm (avoir du bon sens, être prudent, sage) 2 me pasë një kuptim (avoir un sens, une signification) Il mes. 1 mendoj, meditoj (penser en soi-même, méditer) 2 mendoj për diçka, dikë (penser à). Këtej kanë ardhur lat. –gno, nosco, it. -nosco, angl. knoë, gjerm kennen. S. νόος.

νόος-νοῦς, νοου-νοῦ (ὁ) { νό* = njoh + ος*, ῦς*, ου*, ῦ*} 1 aftësi për të menduar (faculté de penser), inteligjencë (intelligence), shpirt (esprit), mendim pensée): τον νοῦν ἔχειν ATT. drejtoj vëmendjen, çoj mendje te (diriger sa pensée, son attention sur) ὲν νῷ ἔχειν, PLAT. në mendje e kam (avoir dans l'esprit, dans la mémoire) 2 urtësi (sagesse), νόῳ, OD. σὺν νόῳ, HDT. me mirësi, inteligjencë, reflektim (avec bon sens, avec intelligence, avec réflexion); οὐδενὶ ξὺν νῷ, PLAT. pa asnjë inteligjencë (sans aucune intelligence); νοῦ κενος, SOF. pa mendim (sans esprit), jo inteligjent (inintelligent), νοῦν ἔχειν, SOF. ka mendim (avoir de l'esprit), jam inteligjent (être intelligent), νοῦν ούκ ἔχειν, SOF. kam aftësinë mendore për (avoir l'intelligence de), mësoj (apprendre à). νοῦν ούκ ἔχει, SOF. kjo s’është parë e as dëgjuar (cela n'a pas le sens commun), është absurde (cela est absurde), e pallogjikshme (déraisonnable) 3 mendim, projekt, interes, këndvështrim (pensée, projet, intention, manière de voir), νόον νοεῖν, IL. βουλεύειν, OD. kam një synim, një projekt (avoir une intention, un dessein). S. γνούς.

νουθετέω-ῶ {νο* = njo + υ* = unë + θε* = the (them) + τέω*} 1 fus në kujtesë (remettre en mémoire), rikujtoj (faire ressouvenir, rappeler) ; paralajmëroj dikë (avertir qqn), i kujtoj diçka dikujt (rappeler qqe ch. à qqn) kujtohem për (rappeler que) 2 paralajmëroj (avertir), qortoj (réprimander) II qetësoj (calmer).

ὁδηγέω {ὁδ* < udhë + η* = e (atë e) γέ* gjej + ω*} tregoj rrugën (conduire sur la route, guider) 2 çaj rrugën (frayer un chemin).

ὁμηρεία {ὁ* < oh + μηρ* < mir, marr + εία*} pengdhënie apo dhënie garancie (action de donner en otage ou en garantie), peng sigurie apo miqësie (gage de sûreté ou d'amitié).

Ὃμηρος Homeri, autor i supozuar i Iliadës dhe i Odisesë (Homère, poète épique, auteur supposé de l'Iliade et de l'Odyssée).

σπεῖος, εος-ους (τὸ) epike e σπέος.
σπέος (τὸ) {σπέ* = shpie ; shtëpi + ος*} shpellë, guvë (antre, caverne). R. dhan. σπῆϊ, dhan. sh. σπέσσι ose σπήεσσι. ὕλη δὲ σπέος e gjet në shtëpi (He found her at home). Hom.

τοκάς, τοκάδος { τοκ* < tokë + άς*} mb. çka ka lindur apo lind (qui a enfanté ou qui enfante). em. nënë (mère, kur është fjala për kafshë që kanë pjellur apo pjellin, en parl. d'animaux, qui a mis bas ou qui met bas).
τοκεύς { τοκε* tokë + ύς*} ai që krijon, ati (celui qui engendre, père) ; ἡ τοκεύς, ESKILI nëna (la mère). Në sh. dhe duel : prindërit (parents). Krhs. formimin e fjalës τοκεύς me Ζεύς, Zeus {zë ish).

Çlirim Xhunga

Shkrim i botuar te gazeta Koha Jonë më 31 mars dhe 1 prill 2005. Meqënëse interneti nuk i njeh fontet e greqishtes së "vjetër", disa fjalë greke janë të palexueshme). Kush din se me çfarë fonti mund të ndreqet kjo gjë është i lutur të na e ndihmojë.

Burimi : http://clirimxhunga4.blogspot.com/2008/05/greqishtja-e-vjeter-dhe-latinishtja.html

No comments: