Saturday, October 24, 2009

Banka Botërore zbulon skandalin me TEC-in e Vlorës

Pas skandalit për prishjen e ndërtimeve në Jalë, një tjetër projekt i Bankës Botërore në Shqipëri, ai i Termocentralit të Vlorës, është keqpërdorur dhe ka devijuar nga politikat dhe misioni kryesor i bankës.

Paneli i Inspektimit, nje njesi e pavarur investigimi, e cila heton ankesat e atyre qe demtohen nga projektet e financuara nga banka, ka ngritur shqetesime te forta mbi gjithe procesin e perzgjedhjes se vendit mbi te cilin eshte ndertuar termocentrali dhe pasojat e tij ne ndotjen e mjedisit.



Paneli ka dale ne konkluzionin se ne rastin e TEC-it te Vlores, Banka Boterore nuk ka respektuar disa nga dispozitat e politikave te saj qe kane te bejne me vleresimin e projektit, vleresimin mjedisor, menaxhimin e pasurive kulturore dhe vleresimin ekonomik.

Ne njoftimin zyrtar, paneli i inspektimit thote se “Paneli konstatoi mangesi te ndjeshme ne permbushjen e kerkesave te politikave te Bankes per konsultimet.”

Por edhe kete here ashtu si ne rastin e Jales, paneli eshte vendosur para nje fakti te kryer duke pranuar se termocentrali tashme eshte ndertuar dhe vemendja duhet perqendruar per kufizimin e demeve, kryesisht atyre mjedisore, ne te ardhmen. Per kete Paneli ka ngarkuar banken te hartoje nje plan te detajuar per reagimin ndaj derdhjeve te naftes perpara se TEC-i i Vlores te vihet plotesisht ne pune.

Protestat e vlonjatëve kundra TEC-it.


“Eshte e nevojshme te sigurohet sa me pare blerja pa vonese e pajisjes se nevojshme si dhe te ndihmohen autoritetet shqiptare per te ngritur strukturat e duhura per te bere te mundur nje reagim te shpejte ndaj rrjedhjeve te mundshme te naftes, qe mund te kercenonin Gjirin e Vlores dhe industrine e turizimit atje” deklaron Paneli.

Nje tjeter shqetesim i ngritur nga Paneli eshte edhe ai mbi faktin se studimi i fizibilitetit dhe ai i vleresimit te mjedisit u pergatiten nga nje firme e vetme konsulente. Kjo perfundon Paneli nuk eshte ne perputhje me politiken e vleresimit mjedisor te bankes, e cila gjithmone kerkon pergatitjen e nje vleresimi te pavarur mbi pasojat e projekteve ne mjedis.

Hetimi i Panelit te Bankes Boterore mbi TEC-in e Vlores nisi pas ankeses zyrtare te Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores.

TCH

No comments: