"E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11:55 shënon momentin e lindjes së një njeriu të klonuar. Është një bebe vajzë, e pagëzuar me emrin Evë, lindur nga një grua amerikane 31-vjeçare." Ky është lajmi që Brigitte Boisselier, udhëheqësja shkencore e firmës raeliane CLONAID, komunikon përpara shtypit dhe televizionit në Hollywood, një ditë më pas.
Klonimi i njeriut ka qenë një nga temat më të artikuluara nga mediat gjatë dy viteve të fundit. Kjo, për faktin se tre shkencëtarë të vetëquajtur ekspertë në klonimin e njerëzve, italiani Severino Antinori, qiprioti Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garën e tyre për të klonuar njeriun e parë e kanë inskenuar në mënyre spektakolare.
Në vitin 2001 raelianët, kështu quhen anëtaret e sektit të UFO-ve, ku bën pjesë edhe Brigitte Boisselier, njoftonte botën se njeriu i parë i klonuar ishte në ardhje e sipër. Por prej këtij kloni, që sot duhet të ishte një fëmijë njëvjeçar, nuk ka asnjë gjurmë. Antinori komunikonte në një konferencë shtypi në majin e kaluar që tre gra ishin tashmë shtatzëna me fëmije të klonuar, njëra prej tyre duhet të lindte në nëntor. Nëntori iku e bashkë me të edhe dhjetori, por për të nuk u fol më. Në dhjetor, në një tjetër konferencë shtypi në Romë, Antinori njofton se në fillim të janarit pritet të lindë një fëmijë i klonuar. Pas një maratone lajmesh bombastike, të paprovuara dhe më pas të harruara, është vështirë të kuptohet se ku mbaron blofi dhe ku fillon realiteti. Kjo gjendje nuk bëhet më e qartë as edhe kur Brigitte Boisselier në 4 janar 2003 njofton lindjen e fëmijës së dytë klon: një bebe vajzë, bijë e një lesbikeje 31-vjeçare holandeze. Faktet përsëri mungojnë.
Metoda e klonimit është etabluar për herë të parë tek kafshët. Klonim quhet procesi i prodhimit të qenieve të gjalla me material gjenetik identik. Dolly, delja më e famshme e botës, është e para kafshë gjitare (kështu quhen kafshët që i ushqejnë të porsalindurit e tyre me qumështin e gjirit) e klonuar. Për të prodhuar Dolly-n, materiali gjenetik i marrë nga një qelizë e diferencuar e trupit programohet sërish duke e kthyer mbrapsht në gjendjen fillestare embrionale. Paralelisht, nga një kafshë tjetër femër merret një qelizë vezë, së cilës i hiqet materiali gjenetik i vet dhe i zëvendësohet me materialin gjenetik të qelizës së trupit, tashmë të riprogramuar. Kjo vezë me materialin e ri gjenetik është embrioni i cili fillon dhe ndahet më tej në qeliza. Kur numri i qelizave bëhet rreth 100, embrioni transplantohet në uterusin e një kafshe femër të tretë për të përfunduar zhvillimin embrional e për të dhënë një kafshë të re. Për Ian Wilmut, shkencëtarin që klonoi Dolly-n, klonimi ishte një mundësi për të prodhuar kopje identike të kafshëve të dobishme. Me kërkimet e tij, ai synon, para së gjithash, të manipulojë delet gjenetikisht në mënyrë të tillë që në përbërje të materialit të tyre gjenetik të kenë gjene që prodhojnë substanca speciale, si p.sh. medikamente. Këto substanca duhet të depozitohen në qumështin e deles nga i cili do të ekstraktohen më pas për t'u fabrikuar në medikamente. Gjatë riprodhimit seksual një pjesë e gjeneve të manipuluara reduktohet. Për të eliminuar këto humbje Wilmut mendoi të përdorte klonimin.
Klonimi i Dolly-t shënoi fillimin e një serie të gjatë klonimi tek kafshët. Grupe të tjera shkencëtarësh kanë arritur të klonojnë lopë, derra, dhi, mace, lepuj dhe minj. E megjithatë, klonimi tek kafshët nuk është bërë akoma një metodë rutine. Suksesi i klonimit është shumë i ulët dhe nuk e kalon shifrën 3%. Wilmut vetë raporton se rruga për tek Dolly kaloi nëpërmjet 276 dështimesh. Një dështim gjatë klonimit do të thotë një lindje me defekt ose vdekje. Por, edhe kafshët tashmë të klonuara nuk paraqesin një pamje shumë idilike. Një nga sindromat më të përhapura ndër to është mbipesha. Kjo mbipeshë është edhe shkaku që shumë lindje bëhen me ndihmën e operacioneve. Përveç mbipeshës shumë klone kanë deformime në embrion, të pakapshme nga aparatet. P.sh., tek delet e klonuara është vënë re prania jonormale e shumë muskujve që pengojnë funksionimin normal të organeve të brendshme. Vetë superstari Dolly vuan nga arthritis, një sëmundje e zakonshme pleqërie. Për shkencëtarët është akoma e paqartë se si klonimi influencon shëndetin e kafshëve dhe gjatësinë e jetës së tyre. Po nëse klonimi është një metodë akoma e pastudiuar mirë, përse ky nxitim për të klonuar njerëzit?
Severino Antinori (56), një nga gjinekologët më të famshëm të botës, si mjek riprodhimi që është, e sheh pamundësinë e lindjes së fëmijëve si një sëmundje që duhet të kurohet, kurse klonimin si terapi. Drejtuesi i një konsortiumi ku punojnë të paktën 40 shkencëtarë nga 18 vende të botës, Antinori ka hyrë në histori si gjinekologu që, në 1994, bëri të lindë një grua 63-vjeçare me anën e metodës së fertilizimit artificial. Antinori deklaron se e drejta për të pasur një fëmijë është një e drejtë themelore e njerëzimit. Ashtu si Antinori, edhe raelianët e konsiderojnë mundësinë e të pasurit fëmijë si një "të drejtë humane". Vetëm se e drejta humane për raelianët nënkuptohet nën prizmin e ideologjisë së tyre. Sipas raelianëve jeta në tokë nuk është krijuar as nga Zoti dhe as nga evolucioni. Jeta në tokë është një krijim i qëllimshëm shkencor, një eksperiment në epruvetë me materialin gjenetik për të materializuar një imazh që njerëz shumë të zhvilluar shkencërisht, Elohims (ata që erdhën nga qielli), kishin për njeriun në kokën e tyre. Bimë, kafshë dhe një njeri të ngjashëm me ta, të aftë që një ditë të krijojnë jetën në planetë të tjerë ishin rezultati final i këtij krijimi shkencor. Edhe vetë profetët, Buda, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi janë krijuar, zgjedhur e edukuar nga Elohims. Rael, një gazetar francez, është ambasadori i përzgjedhur i jashtëtokësorëve, që duhet të mundësojë kthimin e jashtëtokësorëve në tokë. Raelianët janë të obliguar përpara krijuesve të tyre, Elohims, që të klonojnë njerëz. Për këtë qëllim, përpara 5 vjetësh, Claude Vorilhon, 56, gruaja e sektit të UFO-ve, krijon firmën bioteknologjike Clonaid me në krye biologun franceze dhe njëkohësisht anëtare e sektit raelian, Brigitte Boisselier (46).
A është teknikisht e mundur të klonohet njeriu?
Dyshimet janë të mëdha. Para një viti firma amerikane "Advanced Cell Technology" bëri publik faktin që në laboratorin e saj ishte bërë e mundur prodhimi i një embrioni-klon. Megjithatë, ky klon arriti deri në fazën 6-qelizore pa arritur dot stadin prej 100 qelizash që konsiderohet si një stad kritik për një zhvillim të suksesshëm. Shkencëtarët mendojnë se, teorikisht, klonimi i njeriut është i mundshëm. Një farë eksperience dhe përgatitjeje e mjaftueshme shkencore do të mund t'i mjaftonin edhe një shkencëtari mesatar për të realizuar klonimin njerëzor. Është, megjithatë, e paqartë nëse Antinori dhe Clonaid janë në gjendje të klonojnë njeriun. Antinori dhe Clonaid nga ana e tyre nuk kanë paraqitur as edhe një të dhënë për mënyrën se si i kanë zhvilluar eksperimentet e tyre. Po ashtu, nuk kanë paraqitur as edhe një evidencë që të provojë nëse Eve dhe sishoqja e saj janë klonuar. Për të provuar se dy klone njerëzore janë vërtet klone, duhet që materiali gjenetik i fëmijës të jetë identik me atë të njeriut që po klonohet. Komuniteti shkencor i ka kërkuar Clonaid-it që t'i ftojë shkencëtaret për të bërë një verifikim të tillë. Në intervistat e saj, por edhe në faqen zyrtare të Clonaid, Brigitte Boisselier ka premtuar se kjo do të bëhet e mundur. Por shkencëtarit-gazetar Michael A. Guillen, të cilit i ishte premtuar t'i bënte këto verifikime, praktikisht iu mbyll dera. Vetë Guillen komenton se e gjitha nuk është vetëm se një veprim i llogaritur mirë që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Nëse është kështu, qëllimi është arritur. Raportimet për klonimin, duke përfshirë edhe vetë këtë artikull, mbushin sot faqet e gazetave dhe rubrikat e lajmeve të të gjitha kanaleve televizive. Për t'u përmendur: Kanali i njohur i lajmeve CNN raportimet e tij për klonimin e Eve i kishte planifikuar në oraret më të frekuentuara nga teleshikuesit.
Për çdo arritje shkencore diskutohet relevanca, potenciali ekonomik si dhe rreziqet që vijnë prej tij. Mosbashkëpunimi midis klonuesve dhe komunitetit shkencor e ka bërë një diskutim të tillë të pamundur. Një situatë e tillë nuk është vetëm se një ftesë e hapur për pyetje dhe shqetësime. Një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit të shkencëtarëve, të komiteteve të etistëve dhe qeverive është që klonimi i njerëzve po bëhet nga firma private. Ndershmëria shkencore, shpjegimi i rreziqeve që klonimi sjell me vete, përmendja dhe insistimi në faktin që realizimi praktik i metodës kalon nëpër një kalvar të gjatë mundimesh janë në konflikt të drejtpërdrejtë me qëllimin final të një firme private: Fitimin. Shqetësimi i mësipërm nuk është i ekzagjeruar. Një shëtitje në faqet sibernetike të firmës Clonaid të çon drejt e në zemrën e një kopshti idilik alla "New brave world" mbi të cilin fluturojnë Zeppeline, në bisht të të cilëve varen reklamat shumëngjyrëshe: "Ejani dhe kthehuni në vendin tuaj shtatzëna me fëmijën e ëndërruar!" ose "Jeni një çift steril pa shpresa për të pasur fëmijën e ëndrrave tuaja, jeni homoseksual i dëshiruar për të pasur një fëmijë që të trashëgojë gjenet tuaja, doni thjesht të klonoheni, atëherë drejtojuni Clonaid". Shumë premtime e shpresa dhe asnjë fjalë për vështirësitë e klonimit si metode, asnjë fjalë për faktin që njeriu akoma nuk e ka të qartë se çfarë konsekuencash ka kjo metodë për shëndetin.
Për të pasur një bebe-klon duhet që të manipulohet një numër i madh qelizash vezë. 50 deri 100 qeliza të manipuluara me sukses duhet më pas të implantohen në uterusin e një femre. Konsideruar që suksesi i klonimit është vetëm 3%, i bie që për të pasur një bebe-klon të vetëm duhet të implantohen të paktën 30 deri në 50 gra. Për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet që njeriu të ketë në dispozicion një harem të tërë me gra, të gatshme për të eksperimentuar me trupin e tyre. Mbetet ende një puzzle për t'u zgjidhur se ku e ka gjetur një harem të tillë një gjinekolog si Severino Antinori. Kurse për raelianët, një sekt që numëron dhjetëra mijëra anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën, këto janë shifra dhe realitete që nuk trembin. Mendohet që Clonaid të ketë implantuar deri tani të paktën rreth 50 gra, të gjitha anëtare të sektit. Identiteti i njerëzve të klonuar, identiteti i grave që marrin pjesë në këtë eksperiment mbahen tepër sekrete.
Klonimi është, përveç të tjerave, edhe një metodë shumë e shtrenjtë. Koston e saj e paguajnë anëtarët e sektit raelian, por edhe klientët e shumtë të Clonaid. Klientë të Clonaid janë çifte sterile apo homoseksuale që dëshirojnë të kenë një fëmijë me çdo çmim, njerëz të moshuar që shpresojnë të ringjallen mbas vdekjes, të pasur që besojnë se me paratë e tyre mund të blejnë përjetësinë, prindër që u kanë vdekur fëmijët dhe kërkojnë të kenë një “dublikatë” të tyre. Një nga grupet me potencial të madh klientele për raelianët janë edhe ushtarët amerikanë. Ndërhyrja ushtarake amerikane në shumë vende të nxehta politikisht shoqërohet edhe me shumë ushtarë të vrarë që lënë pas dhimbjen e shumë prindërve që ndoshta do të dëshironin t'i kthejnë fëmijët e tyre në jetë. Rreth 100 000 deri në 200 000 dollarë amerikanë është kostoja përkundrejt së cilës bëhet i mundur konservimi i qelizave të të vdekurve, pa përfshirë koston e klonimit vetë. Thuhet që Clonaid të ketë tashmë të arkivuara nëpër frigoriferë qeliza të konservuara të rreth 2000 njerëzve që presin të klonohen dikur.
Me gjithë publicitetin e madh kushtuar klonimit njerëzor, ngelet ende e hapur mundësia që eksperimente me klonet njerëzore të jenë bërë apo të jenë duke u bërë në fshehtësi edhe nga protagonistë të tjerë akoma të panjohur. Frika e daljes se një fenomeni të tillë nga kontrolli ka bërë që shumë shtete t'i paraprijnë atij me ligje. Në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Angli klonimi është i ndaluar me ligj. Në Amerikë, klonimi nuk është i ndaluar me ligj. Megjithatë, për të klonuar duhet një leje e posaçme nga Food and Drug Administration. Por ka vende në të cilat nuk ka fare ligj që rregullon klonimin. Janë pikërisht këto vende që u kanë hapur dyert Clonaid dhe Antinorit për të kryer klonimin njerëzor. Nuk përjashtohet fare mundësia që, vende të pazhvilluara dhe të pambrojtura me ligj, të lakmohen nga sharlatanë dhe ideologë të çfarëdo lloji si territore për të realizuar projekte të tilla. Kjo është edhe arsyeja që shumë qeveri, shkencëtarë dhe etistë kërkojnë që klonimi të ndalohet në gjithë botën. Deri tani pa shumë sukses. Një iniciativë gjermano-franceze, e cila synon të ndalojë klonimin e njerëzve në rang botëror, dështoi nëntorin e kaluar si rezultat i vetos së amerikanëve.
E ndërsa bota vazhdon të vërtitet perplekse midis realitetit dhe blofit, midis problemeve të së përditshmes dhe së ardhmes së paqartë, partizanët e klonimit vazhdojnë të ëndërrojnë dhe t'i shtyjnë më tej kufijtë e fantazisë. Si raelianët ashtu edhe Antinori (ky prononcohet në mënyrë pak më të vagët se konkurrentët e tij) e shohin klonimin si një mundësi për të përmirësuar racën njerëzore. Clonaid shkon më larg dhe fton në faqen zyrtare të tij çifte që duan të bëhen prindër të zgjedhin fëmijën e ëndrrave të tyre në një katalog. Në katalog janë regjistruar njerëz kandidatë për t'u klonuar, njerëz të vlerësuar si "superiorë gjenetikisht". Jo vetëm kaq. Hapi tjetër për raelianët, do të jetë transferimi i informacionit dhe i personalitetit nëpërmjet klonimit. Sipas raelianëve, transferimi i informacionit dhe personalitetit do të na heqë mundimin e të qenit fëmijë, mundimin e rritjes, mundimin e të shkuarit në shkollë, mundimin e edukimit sepse: "Një qelizë e trupit tonë e konservuar para se në të vdesim do të jetë në gjendje të rikrijojë trupin tonë të plotë, ashtu siç ishte para vdekjes … përfshirë njohuritë tona shkencore dhe personalitetin tonë" ("The true face of god", Rael, Kapitulli i 7). Vetëm njëzet vjet durim, kërkon Rael për këtë komoditet.
Edhe pse në dukje një zgjidhje e nevojshme, ndalimi total i klonimit vë në rrezik studimet dhe kërkimet me qelizat embrionale, studime në të cilat janë projektuar shumë shpresa. Qelizat embrionale kanë aftësinë të diferencohen në qeliza të indeve të ndryshme të cilat formojnë trupin tonë, trurin, zemrën, mëlçinë, muskujt. Vitet e fundit shkencëtaret kane arritur t'i marrin këto qeliza nga embrioni dhe t'i rrisin në mënyrë artificiale në laborator dhe t'i shndërrojnë ato në qeliza zemre apo truri. Kjo arritje i ka hapur dyert një sërë projektesh shpresëdhënëse. Një nga këto projekte, p.sh., është përdorimi i qelizave embrionale për të zhvilluar artificialisht një ind të caktuar, p.sh., mëlçinë, që më vonë do t'i transplantohet pacientit nga i cili janë marrë qelizat embrionale. Një projekt i tillë do të mundësonte se pari organet që do të transplantohen. Sot i vetmi burim organesh për t'u transplantuar janë organet e njerëzve që vdesin. Ka pacientë që presin me vite të tëra mundësinë e transplantimit dhe që, jo rrallë, vdesin përpara se ky moment t'u mundësohet. Së dyti, ky projekt synon të zgjidhë problemin e kompatibilitetit midis organit që do të implantohet dhe individit ku ky organ do të implantohet. Nëse një organ është jo kompatibël me trupin ku ai implantohet, ai nuk pranohet nga ky trup, trupi e flak atë jashtë si një mish të huaj. Nëse organi prodhohet nga qelizat e vetë pacientit, atëherë trupi e njeh atë si një pjesë të tij duke mundësuar transplantim të suksesshëm. Një projekt tjetër që bazohet tek përdorimi i qelizave embrionale është prodhimi i medikamenteve të përshtatura për çdo individ. Procedura e prodhimit të ilaçeve sot është ajo e prodhimit në masë. Ky nënkupton që një X-ilaç ka efekt kurues në një përqindje të lartë njerëzish. Megjithatë ky ilaç nuk ka të njëjtin efekt kurues tek çdo njeri, sepse çdo njeri është ndryshe nga tjetri. Prodhimi i ilaçeve në qelizat tona individuale mundëson një efekt shumë specifik që, si pasojë, e bën procesin e kurimit në vetvete shumë efecient. Është e panevojshme të thuhet se këto projekte do të revolucionarizonin mjekësinë.
Përveçse pasojave në shkencë dhe mjekësi, një ndalim total i klonimit në gjithë botën do të kishte pasoja edhe për ekonominë e shumë vendeve. Singapori, p.sh., me legjislacionin e tij favorizues për studimet më qeliza embrionale, është bërë Meka e shumë firmave bioteknologjike dhe farmaceutike. Po kështu vende si Anglia, ku vetëm klonimi i njerëzve ndalohet me lig, por jo studimi i qelizave embrionale, janë bërë atraktive për firmat bioteknolgjike të vendeve ku këto studime janë të pamundura. Në rast ndalimi total të klonimit një listë e madhe firmash e kompanish do të mbylleshin duke çuar në rritjen e papunësisë së një segmenti shumë të kualifikuar të shoqërisë dhe do të çonte në humbje financiare të mëdha.

Pyetja është klonuar apo s'është klonuar është akoma në ajër. Asnjë njoftim i ri për klonime të reja, as një njoftim mbi klonimet e vjetra. Antinori, në një nga konferencat e tij të shtypit, deklaronte se në një klimë kaq armiqësore ndaj tij, nuk e ndiente të nevojshme të njoftonte nëse i ka apo jo klonuar njerëzit e tij. Në konferencën e tij më të fundit, Antinori akuzoi ministrin italian të Shëndetësisë për një politikë terrori ndaj tij dhe institutit që ai drejton. "Edhe Galileun bota nuk e kuptoi", - ishte koment i tij vetëjustifikues. Në një situatë më të vështirë ndihet drejtuesi i sektit Raelian Claude Vorilhon. Tanimë atij i duhet të dalë para gjyqit në Florida. Institucionet shëndetësore e akuzojnë atë se ka shkelur ligjin amerikan dhe ka klonuar pa autorizimin e organeve kompetente. Claude Vorilhon akuzohet, mbi të gjitha, se ka kryer me njerëzit eksperimente që rrezikojnë jetën e tyre. Akuza aspak të lehta që ndoshta shpjegojnë edhe pse mbas entuziazmit fillestar Claude Vorilhon nxitoi të sqaronte publikisht se nuk kishte të bënte me Clonaid-in, se nuk e dinte ku ishin laboratorët dhe as se cilat gra ishin bërë apo presin të bëhen nëna klonesh. Ideja e një shoqërie më të mirë, më superiore, një "brave world", është një ide që ka obsesuar gjithmonë njeriun. Ishte viti 1932, kur Aldous Huxley botoi romanin e tij të famshëm "Brave new world". Një roman science fiction, ku përshkruhet një botë e re njerëzish, një shoqëri klonesh e diferencuar sipas superioritetit gjenetik. Një shoqëri që të frikëson me sterilitetin e saj, një shoqëri që të frikëson po aq sa edhe një diktaturë. Që prej 1932 e këtej shoqëria njerëzore ka kaluar në një seri fazash duke u profiluar nga një "New brave world" tek tjetra, duke paguar më pas edhe koston e çdo lloj eksperimenti. Sterilizime, spastrime, përzgjedhje janë metoda tashmë të provuara e sprovuara në përmasa të paimagjinueshme. Mjafton një lexim i shpejtë i historisë së largët dhe rikujtimi i historisë së afërme, të jetuar e ndjekur nga të gjithë ne. Leksioni që këto eksperimente njerëzore kanë dhënë është i njëjtë me atë që shoqëria e seleksionuar në laborator e Huxley-it jep: Gjenet nuk janë shkaku i problemeve të pazgjidhura të shoqërisë njerëzore. Përmirësimi i gjeneve nuk i zgjidh problemet e shoqërisë njerëzore.
Marrë nga popbiologji.blogspot.com
No comments:
Post a Comment