Shumë kritika dhe shpoti, që hidhen në adresë të analistëve, janë të pavërteta.
Një dokument, i gjetur në Arkivin e Shtetit dhe i bërë publik në tekstin e "Historisë 12" të popullit shqiptar, thotë se, që në shekullin e 7-të para Krishtit, pra para demokracisë së vjetër greke, një grup analistësh, që bënin plazh në Kepin e Rodonit, lanë shënimin e mëposhtëm:
"Do të vijë koha që dy tufat e mëdha në këto troje të lashta (trojet ishin të reja në atë kohë, por kjo provon saktësinë e profecisë së tyre) do të kërleshen rregullisht dhe njëra prej tyre do të fitojë".
Tufa është një referencë e qartë për partitë politike të sotme, pra për kështjellat e demokracisë. Mund të duket çudi, por çfarë është thënë atëherë, ka ndodhur rregullisht në zgjedhjet e vitit 1991, 1992, 1996, 1997, 2001 dhe 2005. Historianët po rreken të shpjegojnë rastin e vitit 2009, ku rezultojnë dy fitues.
Analistët e kohës së lashtë kanë lënë shënime të bollshme edhe për shpikjet që tronditën botën në shekullin e 20-të. "Shumë pasqyra do të shfaqen në këto anë, por vetëm njëra do të jetë e vërtetë, e sinqertë dhe e besueshme".
Pasqyrat janë një metaforë e qartë për televizionet. Ky përfundim mund të hajë pak diskutim, por pjesa e dytë e profecisë "vetëm njëra do të jetë e vërtetë" është një referencë e qartë për Televizionin Publik. Për këtë nuk ka diskutim.
Por shënimi më mbresëlënës ndoshta edhe më i debatuari, që dëshmon se koncepti i ndarjes së pushteteve (deri më sot kjo meritë u referohej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët nga ana e tyre u frymëzuan nga Monteskie), i ka rrënjët në trekëndëshin Shijak - Shkodër - Shëmri.

"17 burra do t‘i japin secilit atë që i takon. Të gjithë në tufë gabojnë, me përjashtim të kryetarit. Ai di atë që ju të tjerët nuk e dini. Në shpellë kalohet nga shtegu i tufës së njerëzve. Atyre që futen në shpellë do të dalin pa kuaj. Me barin që kursehet do të bëhet mullar!".
Numri 17 është një referencë e qartë për Gjykatën e Lartë të vendit që ka 17 anëtarë. Tufat, e thamë më lart, janë partitë politike. Kryetari - është kryetar. Shpella, ku mbërrin vetëm pasi ke kaluar shtegun e njerëzve, është Parlamenti. Përzgjedhja bëhet nga tufa e njerëzve, ndërsa dalja prej andej, pa kuaj - fjali që ka lënë në errësirë mendjen e historianëve që prej 20 vjetësh - është sqaruar vetëm ditët e fundit. Për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet politike të ditës, kuajt janë makinat që do t‘u hiqen së shpejti deputetëve. Bari, që bëhet mullar është nafta e kursyer, e që ndryshe i thonë edhe ari i zi.
Me këto tri zbulesa, që për nga rëndësia, saktësia dhe aktualiteti lënë shumë prapa Nostradamusin, dua të tërheq vëmendjen e kritikëve të analistëve. Mos na bini në qafë! Edhe nëse nuk na pëlqeni dhe nuk na kuptoni ju, që jeni bashkëkohësit tanë, do na kuptojnë brezat që do të vijnë.
Shqip
No comments:
Post a Comment