Wednesday, October 14, 2009

Maqedoni, gjuha shqipe nuk përdoret në dokumente zyrtare

Qytetarët që kanë probleme të ndryshme në Qeveri vazhdojnë të detyrohen t‘i bëjnë kërkesat dhe lutjet në gjuhën maqedonase, sepse një sugjerim të tillë e marrin edhe nga zyrtarë dhe nëpunës shqiptarë në Qeveri.

Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku mungesën e gjuhës shqipe e sheh si gjoja çështje teknike. “Kam pasur problem në komisionin e shkallës së dytë të Qeverisë, dhe ankesën më thanë ta bëjë në maqedonisht, sepse është më mirë. Ose nëse do të ishte në shqip, as që do të përfillej dhe zvarritet”, - thekson Idriz M, nga Kumanova, i cili thekson se ka pasur komunikim me Qeverinë, por kryesisht në gjuhën maqedonase zyrtare. Ai thekson se nuk mund të sigurojë informata dhe të njihet me aktivitetet, njoftime dhe shpalljet qeveritare, për shkak se edhe burimet e informimit apo faqja e internetit të Qeverisë, vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase.



Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku ka theksuar se mungesa e aplikimit të gjuhës shqipe bëhet për çështje teknike. “Problemi është teknik dhe nuk kemi pasur ndonjë shqiptarë që të azhurnonte faqen e Qeverisë dhe të mirëmbajë versionin shqip. Me konkurset e reja që kemi pranuar kuadro, do t‘i punësojmë disa që të merren me këto çështje për azhurnimin e faqes”, - ka theksuar zëdhënësi Duraku. Ekspertët për çështje juridike theksojnë se Qeveria me këtë shkel të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, por disa herë kjo nevojë ka hasur në veshë të shurdhër. G.SH

No comments: