Përgjithësisht shqiptarët e kanë humbur interesin për politikën mbasi e shohin të pamundur që të arrihet demokracia në Shqipëri. Dhe jo rastësisht. Shqiptarët janë një ndër popujt më të poshtëruar të Evropës.
Qeveritaret dhe në përgjithësi politikanët po e sundojnë këtë komb si feud personal që e kalojnë dorë më dorë si prostitutë, me të cilën mund të bëhet gjithçka do.
E vetmja rrugë për të vendosur dinjitetin kombëtar është ekstremizmi ndaj politikaneve. Atyre duhet t'u dridhet toka nën këmbë. Më vjen keq që e them këtë, por edhe popujt e tjerë ka ardhur një pikë që kështu kanë vepruar.
Politika na ka shtyrë ta urrejmë njëri - tjetrin dhe të përbuzim veten dhe tjetrin. Ndarjet e thella krahinore, partiake, fetare, shoqërore për një komb 3 -4 miljon banorë janë të padobishëm, madje shumë të dëmshëm.
Në 12 vitet e fundit, 8 vite nën PS dhe 4 vite nën PD, populli është mashtruar në mënyrë të përsëritur.

Ku janë premtimet për drejtësi dhe integrim në Evropë? Jemi shoqëri ku fiton i forti dhe horri që paguan politikanin dhe gjyqtarin, dhe jemi gjithashtu shoqëria e fundit bashkë me Bosnjën dhe Kosovën, që nuk mundemi të lëvizim pa u kontrolluar si qentë nëpër ambasada dhe pika kufitare.
Le ti kapim për zverku politikanët - Ky është versioni im i zgjidhjes.
E-mail kondi001@yahoo.it, tek Shekulli
No comments:
Post a Comment